Një organizatë veteranësh, që përfaqëson ish- ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë kërcënime verbale ndaj një gazetari të njohur në Kosovë, Halil Matoshi, për shkak të qëndrimit të tij kritik kryesisht ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, me të cilin identifikohen politikisht këta “veteranë”. Kërcënimi ndaj Matoshit pasoi fjalorin e rëndë ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili u etiketua si “spiun i Serbisë”. Sulmet ndaj një gazetari kritik dhe ndaj një lideri opozitar, kur vijnë me adresë të qarta nga garniturat e pushtetit, janë një lakmues i keq për degradimin e demokracisë në një vend. Në momentin delikat që po kalon Kosova, nga demonizmi që i është bërë nga media botërore raportit të Dik Martit, ndihmuar dhe nga reagimi foshnjor i shqiptarëve, një sinjal i dytë i këtij lloji është një noterizim i akuzave në shumicë të pavërtetueshme të atij raporti.
Për një perëndimor që ka dyshimet e veta për pamjen makabër me të cilin vizatohen disa klane të UÇK-së në atë raport, kur dëgjon se të njëjtat klane po kërcënojnë me mbyllje goje dhe dhunë verbale ndaj kritikëve të kryeministrit Thaçi, kanë shumë herë më tepër arsye të besojnë atë çfarë u ka mbetur në mendje nga fushata më e egër ndërkombëtare kundër Kosovës që ka ndodhur ndonjëherë.
Nëse do të futeshim për një moment në logjikën e akuzuesve të kolegut tim Matoshi apo opozitarit Albin Kurti, pra nëse do të më lejonin qoftë dhe për një sekondë të mendoja me logjikën e tyre, tani duhet të isha duke shkruar se këta veteranët e UÇK-së janë bashkëpunëtorët më të mirë të serbëve, pasi po vazhdojnë tu japin atyre argumente përse mund të kenë ndodhur vrasje të tilla gjatë luftës dhe përse disa klane të UÇK kanë qëndruar pas vrasjeve politike. Por unë nuk do t’ia lejoj vetes të mendoj si ata, dhe jam fare i qartë se ata e bëjnë këtë turp thjesht si njerëz që nuk dinë ç’bëjnë. Të pafuqishëm të përballojnë debatin politik, të pafuqishëm për të përballuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pazot për të konkurruar për një shoqëri të hapur dhe demokratike, dhe mbi të gjithë të paaftë për një shoqëri konkurruese, ata po ngjizin pa vetëdije, bile në mënyrë të sinqertë, në Kosovë disa koncepte fashiste për raportin mes individit dhe lirisë. Ata kanë filluar të justifikohen për rrallimin e oksigjenit për lirinë e medias dhe liritë politike në Kosovë siç justifikoheshin në gjyqin e Nurembergut krerët nazistë, të cilët donin të konsideroheshin të pafajshëm për shkeljen e lirive, pasi ata ishin sjellësit e lirisë në Gjermani. Liria e prodhuar nga lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë është liria më simbolike e njerëzimit, pasi ajo është dhe ndoshta për një kohë të gjatë do të mbetet e vetmja luftë botërore për të drejtat njerëzore në botë. Asnjëherë NATO dhe Perëndimi nuk kanë rrëmbyer avionët dhe nuk kanë dërguar ushtritë në një front në emër të lirive njerëzore. Lufta e Perëndimit për çlirimin e Kosovës ndërroi konceptin për sovranitetin e një vendi, pasi provoi se një shtet mund të humbasë sovranitetin e tij të dhunshëm mbi një territor, nëse është i paaftë të respektojë liritë themelore të atyre qytetarëve. Unë e di që disa nga ata që quhen sot veteranë të UÇK, edhe pse në moshë të re, ndjehen të lodhur nga këto leksione dhe i bien shkurt, duke u përpjekur t’i mbyllin gojën gjithkujt. Kjo është një kulturë që fatkeqësisht në Kosovë zuri rrënjë bashkë me përpjekjet e disa klaneve të UÇK për të dominuar politikisht luftën dhe për të vjelë prej saj frytet e pushtetit. Sot në Kosovë në mënyrë të paprecedentë janë ende të pahetuar dhe të pagjykuara të gjitha vrasjet delikate me karakter politik ku përfshihen gazetarë, këshilltarë politikë apo dhe figura politike. Mos-hetimi i tyre dhe mos-dënimi i askujt për ato krime, ka krijuar një kulturë të së drejtës për të vrarë dhe dhunuar fizikisht apo verbalisht kundërshtarin. Shumë gazetarë në Kosovë, por dhe në Shqipëri, heshtën kur ato krime ndodhën në emër të “imazhit” të Kosovës, por sot ky imazh po rrënohet jo aq shumë se ato krime ndodhën, por se ato krime nuk u hetuan dhe nuk u gjykuan kurrë, duke na ekspozuar para botës si një shoqëri tribale.
Trimërimi i njerëzve të tillë, që kërkojnë tu mbyllin gojën gazetarëve kritik si Matoshi apo opozitarëve si Kurti, nuk është e rrezikshme se mund të rrezikojë jetët e atyre që po sulmohen, por është e rrezikshme se po shërben si argument për të gjithë ata që duan të besojnë se Kosova është një vend ku krimi dikton politikën dhe median. Ky është një problem i madh dhe serioz, përtej fatit fizik dhe politik të Halil Matoshit dhe Albin Kurtit. E di që ngjarje të tilla ndajnë shoqërinë dhe gjenden plot njerëz që thonë se Matoshi e meriton drurin, apo Albin Kurti plumbin, por Kosova nuk e meriton këtë turp. Ndjellësit e dhunës së re politike në Kosovë janë ndjellësit e rinj të fatkeqësisë së Kosovës dhe ne duhet t’i ndërgjegjësojmë ata, edhe nëse besojmë realisht se e bëjnë ngaqë s’dinë të bëjnë gjë tjetër në jetë veç të vrasin dhe kërcënojnë.
Comments are closed.
O veterane te nderuar te UCK-se!Nese me te vertete u dhimset Kosova,UCK-ja e kreu misionin e vet,dhe eshte nje organizate e nderuar .Adem Jashari dhe te tjere deshmore dhane jeten per Kosoven e lire dhe demokratike.Atehere,STUPCIN ne nje shtet demokratik e perdorin organet kompetente qe rrjedhin nga nje qeveri demokratike.Mos merrni shembull nga ky karadyzeni i jone ketu ne shtetin ame,ju keni akoma shansin qe te ndertoni nje demokraci alla perendimore se jeni me ta dale e me te bredhur neper demokracite e perendimit.Nese edhe Kosova do te ndertoje nje pseudodemokraci si kjo qe eshte ndertuar ketu ne Shqiperi,atehere une mbetem skeptik,ne ndonjehere do zejme mend,apo do mencurohemi si te tjeret rreth nesh.Mos e humbni kete shans qe ua dha Amerika e Evropa perendimore.Mos degjoni dyzenet e karadyzenit tone se ua ka me hile ,kete e ka vertetuar ky 20 vjetsh qe kaluam me te.Mbi te gjitha besojini rinise ,e jo atyre qe u regjen e u bene turshi qe ne kohe te Jugosllavise se Titos.Me nderime…
Betimi i ushtarëve të UÇK-së
“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!”
Te dashur bashkekombas shqiptare.Pa fjale qe jane bere edhe krime sepse lufte ishte.Te thuash se ne jemi te pafajshem se serbet bene me shume eshte kriminale.Qe ta kuptojme me mire shikoni Berishen dhe Thacin se si bejne politike duke akuzuar kundershtaret e tyre si kriminele si kryemafien.A doni me shume fakte qe serbet te perdorin kundra nesh?Berisha dhe Thaci po e cojne kombin tone ne lufte civile per interesat e tyre mafioze.Keta njeres duhet te largohen nga politika dhe ti hapet rruge zgjedhjeve te ndershme ne shqiperi dhe ne kosove.Mjaft me kete politike vella vrasese ne tere hapesiren e kombit shqiptar ne Shqiperi kosove maqedoni dhe ne trevat e tjera Shqiptare.Ne na ka dale nami qe vrasim prapa kraheve njeri tjetrin dhe jemi te pa edukuar si politikanet tane
Ne kete situate qe eshte ceshtja e Kosoves mbas raportit teDikut qe per mendimin tim nuk eshte gje tjeter vecse nje palaco i mjere,si dhe te tjeret qe kane mbeshtetur ate,te gjithe shqiptaret duhet pa dallim te luftojne jo Dikun qe per nga emri eshte shume kuptimplote por platformen e tije qe eshte e pregatitur ne Beograd ,Moske ,Athine apo gjetiu.Te gjithe jemi te bindur se cfar lufte po ben Beogradi per te penguar Kosoven.Por duhet patur shume kujdes nga gjaku yne i prishur si Sali Berisha Ilir Meta me kompani,edhe nga ata gazetare qe hiqen te ndershem duke na nxjerre bythen perjashta apo nga ata palaco Shqiptare qe duan te na shesin ndershmeri ,diplomaci apo demokraci sikur e gjithe bota ti kete mesuar keto nga ne.Le te dale nje nga keta palaco dhe te thote per nje nga luftrat ne te gjithe boten qe eshte zhvilluar e ndershme dhe pa krime ,kur vete lufta eshte nje krim,Si. mund te barazohen krimet serbe me ato te Kosoves edhe ne qofte se kane ndodhur.Vetem nje parti e mirefillte nacionaliste mbare shqiptare do te ishte nje paralizuese e forte ndaj ketyre te ashtuquajtur,gazetare ,analista ,demokrate ,politikane Shqiptare apo dreqi vete e di sec jane
Shkrimi i gazetarit mero Baze eshte reale .Ai krtikone disa inedivide te ,UCK,qe kane prishure ose zbehur imazhin e Uck duke grabitur shtetin dhe duke pasuare per nje kohe te shkurtere.Mero Baze me te drejte mbron ,Halile Matoshin ,dhe Albin Kurtin qe jane sulmuar nga shocata e vetraneve te UCK ,
Letra e Nexhmije Xhuglinit dërguar Dushan Mugoshës:
7 maj 1944
I dashur shoku Dushan
…
Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht me erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’ikje. Megjithë se kemi ndenjë pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashti si edhe shokët tonë më të afërt.
Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marr malli dhe për malet dhe fushat e Shqipëris që i lave me djersë dhe që u pive dhallën apo jo?
Jo vetëm ne, por i gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që. Sigurojmë me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin punës, që të formojmë e naltësojmë partinë tonë dhe t’i sigurojmë edhe popullit tonë pushtetin e tij.
Vetëm kështu do të shpërbljemë dhe ndihmën tuaj të vlefshme.
Dushan, thuaji shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqnore. Mos na harro. Po të mundesh na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë.
Të fala shoqnore Nexhmija
(Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).
Me gjithe respektin e madh qe kam per luften e UCK-se,nuk do doja qe Kosova te eci ne gjurmet e Shqiperise per kercenimet ndaj gazetareve apo opozites.
Duke lexuar kete analize te situates se Kosoves sot , me kujtohet nje urim qe Presidenti Topi i beri Kosoves me rastin e Vitit te ri , ku midis te tjerash ju rekomandoi ; Per mua kure mos merni shembull nga politika shqiptare, nga ajo s’ke cfare meson. Por , po te shikosh dhe analizosh gjithe veprimtarine e qeverise se Kosoves eshte e pa mundue te mos na bien ne sy nje perputhje e gjerave tamam ashtu sic jane bere ne Shqiperi. Ne qofte se Thaci do me te vertete vendin e tij edhe une pajtohem plotesisht me thenien e Presidentit Topi : Larg mesimeve te politikes shqiptare. Shikonani neve sot, kemi 20- vjet qe ne asnje gje nuk mund te krenohemi pervecse marjes se vizave te fundit. Ju uroj kosovarve nje ardhmeri me te mire