U bënë dy ditë që Sali Berisha dhe Ilir Meta po mallkojnë shtypin. I pari është fokusuar tek Filip Çakuli, drejtori i emisionit Fiks Fare, i cili i ka rrëzuar Berishës më shumë ministra se sa ka ndërruar ai vetë. Ky i dyti ka dy- tri ditë që merret me mua, pasi mendon se kam hartuar një plan për rrëzimin e tij. Nuk do t’ia vlente të merreshim me paranojat e njerëzve që po u lëviz karrigia nën vete, por më duhet të ndalem për hir të kolegëve të mi gazetarë dhe atyre që kjo kupolë e plasaritur pushteti kërkon të frikësojë.
Sali Berisha e njeh mirë Filip Çakulin. Ai është një nga themeluesit e Rilindjes Demokratike dhe një nga gazetarët më jetëgjatë në të, mos gaboj ka ikur prej andej diku nga viti 2003, kur ka nisur emisionin Fiks Fare. Nuk dua të fyej kolegun Çakuli duke ju lutur Berishës t’i njohë ndonjë meritë për të si gazetar, por e theksoj këtë fakt pasi Berisha ka ruajtur gjatë qetësinë me kritikat e kolegut Çakuli. Arsyet pse ka disa ditë rresht që bën deklarata zyrtare kundër tij, nuk kanë të bëjnë me Filip Çakulin. Siç e njeh Berisha dhe ne të gjithë, këto sulme Filipi i koleksionon që t’i ketë subjekte humori në të ardhmen. Këtë Berisha e di mirë. Ulërimat dhe histeritë e tij kundër Filip Çakulit bëhen që të frikësohet gazetaria kritike ndaj tij dhe askush të mos guxojë të jetë në anën e Çakulit nëse ndoshta ndonjë ditë del ndonjë raport mbi jetën e tij si sekretar partie, si urdhërues internimesh apo ndonjë pazar i fëmijëve të tij me sekserët e familjes. Sali Berisha ka vendosur t’i dalë para çdo të keqeje, dhe të shpallë demon gazetarin që të vetmin moment relaksi në ditën e tij të punës ka kur dëgjon Sali Berishën ta shajë.
E theksova më lart se Sali Berisha ka ruajtur gjatë qetësinë me Filip çakulin edhe kur ai e ka tallur, kur e ka ballafaquar me gënjeshtrat e veta, kur i ka denoncuar vjedhjet dhe problemet brenda PD-së. Është hera e parë që Sali Berisha, pasi ka ngrirë raportet me të, e sulmon në mënyrë banale si burracak. Kjo humbje e qetësisë së tij është lakmuesi më i mirë i gjendjes së tij reale shpirtërore dhe makthit ku e kanë futur skandalet e qeverisë dhe familjes së tij. Ai është sot një njeri që më shumë se ne të tjerët, më shumë se Filip Çakuli, më shumë se unë, më shumë se çdo koleg i yni, kërkon të dijë vërtet ç’i ka bërë djali, ç’i ka bërë vajza, ç’i kanë bërë mbesat dhe nipat e pafund të gruas dhe të tij, ç’i kanë bërë kunetërit dhe baxhanakët, kush ka vjedhur dhe kush është kapur… Janë pyetje ankthi pa fund, që e kanë rrënuar në fytyrë, e kanë mplakur më shumë se sa mosha biologjike, dhe e kanë roitur më shumë se sa lejohet të na përfaqësojë një njeri normal. E kanë bërë thjesht një bishë të egërsuar, që mendon se ai nuk ka faj që vjedh, se nuk ka faj që vret, se nuk ka faj që mbron hajdutët, por kanë faj “lajmësit” që u thonë shqiptarëve të vërtetën. Për ironi të fatit në përvjetorin e 20-të të gazetës së parë pluraliste në vend pas rënies së komunizmit, ai u sforcua të përmendte betimin e tij se “lajmësi nuk preket”, por ka që nga e “marta e zezë” e tij që vetëm me lajmësin po merret. Ka harruar për një moment që në zyrë të Dritan Priftit nuk ka qenë Filip Çakuli, por Ilir Meta dhe e ka pranuar. Me Dritan Priftin nuk ka folur Filip Çakuli, por Ilir Meta dhe e ka pranuar. Gënjeshtrat për vendime gjyqesh të pamarra nuk i ka zbuluar Filip Çakuli, por drejtësia shqiptare, dhe kjo është e provuar. Pazaret për HEC dhe tendera në Albpetrol në favor të grupeve të dyshimta financiare nuk i ka bërë Filip Çakuli, por Ilir Meta. Qetësia e humbur e Sali Berishës me “lajmësin” në këtë rast dëshmon se ai ka qenë koshient për gjithë çka ndodhur, dhe projekti i tij diabolik për të qeverisur duke vjedhur qenka i bazuar mbi mbylljen e gojës së shtypit. Dhe nuk është se nuk ka arritur suksese në këtë drejtim. Por siç ndodh rëndom, milionat që harxhon për t’i mbyllur gojën një medie t’i hedhë në ujin e pistë të Lanës qoftë dhe një ekran, qoftë dhe një cep gazete, qoftë dhe një tavolinë emisioni. Përveç vendeve ku diktaturat e kanë me ligj mbylljen e gojës, çdo shoqëri autoritare ku sundon korrupsioni, varfëria dhe despotizmi politik, e ka humbur gjithmonë betejën me zërat kritikë në shtyp. Sali Berisha është thjesht duke i ndërtuar një piedestal lavdie gazetarit që u tregoi shqiptarëve fytyrën e pushtetit të tij, edhe pse realisht nuk e ka me çfarë ka bërë ky gazetar, por me çfarë mund të bëjë.
Për Ilir Metën nuk kam çfarë të them edhe pse ai po merret përditë me mua. Ai është ende në spazmat e dhimbjes nga ikja prej karriges dhe mendon se është krim që një gazetar të angazhohet kundër tij edhe si gazetar, edhe si qytetar. Nuk kam përgjigje për të, pasi ndryshe nga Berisha, ai nuk tremb më askënd, por bërtet me zë të lart që t’i dalë frika nga ata që i rrinë rrotull dhe e shikojnë në sy të zemëruar që u ndërpreu ëndrrën e plaçkitjes së këtij vendi. Le të ikë të qetësohet se ka bërë aq lek sa të shpëtojë prej tyre, por jo prej historisë.
Comments are closed.
Rradhet e te mjereve per te degjuar dhe pare ne ekranet shqiptare se cfare behet keto dite kane arritur numurin e tyre me te larte. Keta te mjere shpresojne se diteve gri te dimrit te stergjate Berishjan po ju vjen fundi. Shpirtrat e tyre renkojne nga urejtja , mjerimi , shpresa per te ardhmen, nga shpirti i hakmarjes kunder baldosave te supermajmura . Sot keto baldosa i ka nxjere uji jashte, ata kane ngecur ne rere , ne te gjithe i shikojme dhe………. Na duhet nje Lenin , qe ne dimrin e acarte te na ngrohe me fjalen e tij, qe me zerin e tij te fuqishem te ngreje adrenalinen e ketyre te mjereve, te ngreje doren e tij per te treguar te ardhmen . Te shtyje keta baldosa larg ujit njehere e pergjithmone , se ata i njohin me mire se kushdo baticat dhe zbaticat . Ata po presin dallgen e rradhes per te hyre perseri ne det , dhe ketyre te mjerve do tu dohet te presin vite te tera pa fund qe ndoshta ndonje dallge tjeter ti hedhe parseri ne breg , por te mjeret nuk do te jene me , ne vend te tyre do te kene mbetur skeletet e urise , mjerimit , shkaterimit perfundimtar. Me duhet nje Lenin qe ta ndjek pas…….
Konkluzion me se i drejte HUMBJA E QETESISE se Sali Berishes.
Por per t`u dukur,i qete(ashtu si Llambi i dikurshem i “Portokallise”),Ne mallkimet e tij ka filluar te perdore edhe “fjaleshpejtat”,problema keto per aktoret skenike,por qe i sherbejne edhe ketij “aktori” te deshtuar politik.
Keshtu ai megjithese shan e mallekon “cimkat”qe zbuluan korrupsionin e Tij dhe te Metes,po me “syrin ” e “cimkave” ligjeron:
“Kocua i tha Kicos,Kicua i tha Kocos…”
I mjeri i vetequajtur Kryeminister,sa ne hall te madh qe eshte”!!!!!
Mr Mero!
In my opinion you have absolutely right in your analysis .Once again please as a citizen of this country courageously go ahead and denounces this government that only with the people.have no connection
Friendly a simple voice but patriotic
Ore Memalioti , e para gjuha jote patriotike nuk mendoj se eshte anglisht nejse po i tregon njerezve qe flet e shkruan ca anaglisht nuk me duket ndonje prob i madh por kur i kerkon ketij “Bazes” ( perkthehet mbeturine ne greqisht) te bej patriotin me vjen per te qeshur dhe per te qare.
po te flasesh anglisht, hajde-de… po ai as anglisht s’e ka ne rregull. nuk e marr vesh pse eshte hequr komenti im… kur komenti te cilit iu pergjigja eshte kapur si kepusha pas qenit.
Media eshte pushteti i katert, te cilin nuk mund ta zoteroje as zoti vete…
eshte ajo qe e kthen shumicen ne pakice dhe pakicen ne shumice.
kete gje e dinte shume mire pushteti komunist ne shqiperi dhe e kontrolloi deri me vdekje..
Nuk besoj se do kthehemi mbrapa ne kohe, duhet te ecim perpara….
Humbja e qetesise se Sali Berishes eshte sukses , pasi e ndjen peshen e fajit dhe te ndeshkimit. Media opozitare po e ben punen e vet , te shohim politiken opozitare socialiste se do ta drejtoje apo manipuloje levizjen antikorrupsion ndaj qeverise shqiptare ne 21 janar.
zotrules
O zot i ligjit te salimetes per ty eshte normale se dhe hajduterin e mafien qe eshte ulur kembkryq e perkthen ne shtet ligjor?? Te gjithe me gjuhen e zagareve pushtetar flasin dhe ti je nje nder ta,Nuk ka ndeshkim me te madh dhe pozicion te felliqur shoqeror se sa karshilleku me kete qeveri e keta qeveritar —o zotrules qe perkthimi me i mire do ishte ZOTI I MAFIES ik e fillo filloren te mesosh nga e para cfare eshte fjala memedhe e patriot qe per ty nuk kane dhe s’ka si te kene kuptim.Edhe njeher pershendetje plehre e kaluar plehres po u vjen fundi tani dhe Merua e Filipi te jesh i bindur ti– jane pena e cmuar e zgjimit letargjik te nje shumice te shtypur ne palce me vellon ”demokraci e liri” ne keto 20- vjet.
O djalosh, po mos u bej qesharak tani… Nuk tregohet trimeria ne internet. As nuk del me trim sa me budalla te tregohesh. Nuk e mora vesh se ku u irritove ti nga fjalet e mia njehere. Ti vete thua qe je patriot dhe shkruan ketu ne anglisht. cfare lesh patrioti je ti qe ke turp te flasesh gjuhen tende; dhe kur e merr mundimin ta flasesh, nxjerr vetem sharje??? Meqe ra fjala, edhe anglishten per IBRET e faqe te zeze e ke.
Gjithsesi, qeveria nuk eshte e imja, brumbulli skraparlli dhe berishovici, nuk jane te mite. Me ata, qeverine dhe koalicionin, beni cfare te doni. Kapini dhe nje nga nje po te doni. Vetem mire i behet atij kombi.
Por, qe te me drejtoheshe ashtu??? Per nder nuk e prisja kurre. Nuk e dija qe PS-ja, opozita apo populli qe torturohet nga ajo qeveri te kishte ne mes te tij individe te kalibrit tend. Deri ne momentin para se te lexoja komentet e tua, isha i bindur dhe vija doren ne zjarr qe injorante dhe mitingashe, qafleshe, te pakrehur, kokeqoshe, sherrxhinj, militante dhe gdhenj te pagdhendur qe shperthejne ne kete forme te demtuar emocionale, kishte vetem PD-ja. Kjo me jepte shprese ne nje fare menyre, se po te vinin forcat opozitare ne pushtet, mendoja qe do ndryshonte dhe kultura e drejtimit dhe berjes se ligjit… vete egzistenca jote, jo vetem me nxjerr gabim mua, po tregon se ne c’menyre drastike reduktohen shpresat per nje te ardhme per te qene ne ate vend.
Meron dhe Cakullin ne vecanti, i perkrah ne te gjitha ato qe thone. Gezohem qe Merua si i brendshem qe ka qene, i flet publikut sot haptas. Te pakten Merua ka cfare flet, i njeh gjerat me shume se ne qe ne rastin me te mire, dime vetem pordhet e njeri-tjetrit. Cakulli eshte i madh, edhe si komedian, edhe per gazetarine me hosten qe ben te fiksi. vleresimet me te medha nga une.
prandaj, si bertite, si u corre, si u ngjire o Memaliot, nuk ndryshon gje ti. thjesht ma shpife me nivelin qe paskan, si langojte e berishovicit, si ata kunder berishovicit.
Eh mor zotrules me filloi mire mengjesi kur lexova reagimin tend. Qesh dhe vetem qesh. Thuaj shyqyr qe kemi edhe njerez te tille se qeveria nga njerezit me kravata nuk hidhet dot. Po mos u irrito e njeri se shkruesi i mesiperm nxjerr vetem dufin e grumbulluar ketu e 20 vjet me pare. Si te “penes dhe te pushkes” plotesojne njeri-tjetrin. Pershendetje ty dhe Memaljotit.
Po pse ashtu shfryhet dufi??? Me te parin qe te del perpara? Atij sikur i eshte bllokuar kallashi dhe do i pushoje vetem kur t’i mbarojne plumbat. Po te kishte doren pak me te qendrueshme te pakten; se ai po ja fut bresheri nga te tera anet! Duf kemi dhe ti dhe une, po te pakten dime nga ta drejtojme tyten. Keta s’lane laraske ne kembe!
Jam i bindur se te gjithe militantet e Partise Demokratike,dhe te gjithe ish kapterat e Skraparit te Levizjes Socialiste per Integrim,tashti kane zene cepin me intim ta shtepise ,ose jane mbyllur brenda ne Halene e shtepise dhe po numurojne paret qe kane kap.Dhe turfullojne me vehte .Inatin e kane me Sali RAM Pall Berishen dhe me Ilir Kryemadh Meten,se pse nuk ishin aq te zote sa “Tu mbyllnin gojen apo ti blinin Filip Cakulin apo Mero Bazen.Turfullojne me vehte dhe peshperisin pa e pas mendjen fjalen :Debilat”.E dhe e kane inatin me Salen qe me idiotesine e tij,ua prishi dhe po ua prish cdo dite dhe me keq endren per tu pasuruar me meriten e vetme :”Te bash para duke u be militant partie dhe me diploma false te blera ke cepi i gjykates se rruges se Durresit”
Nuk eshte mire e nje popull ose nje komunitet ta personifikoni me nje njeri, i mire apo i keq qofte. Njeerzit e thjeshte si nga Skrapari, Trpooja Tirana, apo Vlora, per çdo dite sa zbardh agimi e deri sa ngryset dita, punojne e robetohen per te nxjerre kafshaten e bukes, dhe nuk e meritojne kete personifikim, prandaj ju lutem shume te jeni te kujdesshem me etiketimet, pasi tregoni kulturen dhe intelektin tuaj. Flm
Eshte e vertete, se kjo bande kriminale ne pushtet, me shume se Prokurorine dhe Gjykatat e kapura, ka frike gazetaret e formatit Çakulli, Baze, M.Nano, M.Dervishi, Rozhanin, Vangjelin, A.Bashen etj etj, Qe gjithesesi jane pak, shume pak per te perballuar kalbesiren qe perhapin ne mediat e sotme paramecet mediatike si Frangaj, Fevzot, Çilet e zotit Sal, A.Hoxhajt e se fundmi edhe Manjanet, Shametet e Zhejet e dhjetra qindra gazetare fatkeqe qe imitojne apo detyrohen ti imitojne keto modele aspak te lakmueshme ne gazetari.
Perballe amoralitetit te skajshem te tyre, gjeste si ai i Mustafa Nanos,ne Alsatin e Taçit, jane e vetmja menyre per te shprehur revolten e shoqerise shqiptare ndaj gjendjeskueka katandisur shtypin blerja e pushtetit te masmedias.
Prej vitesh, berishizmi si filozofi shtetdrejtimi nepermjet sulmimit te kundershtarit me akuza monstruoze te pavertetuara kurre, ka synuar krijimin e nje realiteti virtual te rreme, ku roli i lolove te shtypit ka qene vendimtar. Kjo race intelektualisht impotente qevete quhet “analiste” nuk duhet lene te flase ne asnje studio, ashtu sic do ajo, jo duke e ndjekur por duke i perplasur ne fytyrepara gjithe shqiptareve, shemtine shpirterore e njerezore te tyre, ashtu sic beri Nano me “pasbythesin e shefave” Manjanin e LS(dhi)I(se).
Ka ardhur koha qe keta gazetare kurajoze, te dalin nga studiot televizive dhe redaksite e gazetave per tu vene ne balle te protestave popullore, perkrah çdo opozitari te sotem. Te protestosh sot perkrah çdo shqiptari, nukdo te thote te shkelesh pavaresine tendesi gazetar, perkundrazi do te te sherbeje edhe ty qe neser te te vije turp po qe se nuk del ne proteste ndaj qeritarevete radhes. Ky regjim gangesteresh, me shume senga gjithecka ka frike nga perballja me ju, jone studio por ne rruge ne balle te popullit perkrah opozites.
Me ju duhet te ishin bashkuar edhe “elita intelektuale”, e cila s’eshte cudi te rishfaqet me “peticione dhe anti-mitingje, e cila per fatkeqesine tone dhe turpin e saj hesht ne menyren me te turpshme, sic heshti 50 vjet resht, duke na shnderuar ne vendin e veten ish-komunist pa desidence!!
Vihuni ne balle te protestave per te shpetuar nga kjo bande kriminale,per te krijuar modelin qe neser pushtetaret te mos guxojne te behen si keta te sotmit. Sot si ne vitin e larget 1997, nuk ka nevoje per program dhe alternative politike, por per alternative shoqerore RIVENDOSJA E MORALIT.
Zoti Mero Baze, pergezimet e mia te sinqerta per kritiken e vazhdueshme qe i drejton kesaj klase politike te kalbur, qe ti e ke njofur nga me afer se kolget e tu gazetar e me siguri disa gjera arrin ti kuptosh me shpejt e per ate qe jane ne te vertete e jo per ate qe duan te duken.
Nuk e kam degjuar hajdutin Meta te flase kunder jush, e nqs esht e vertete ateher si dhate nje shpjegim per Berishen kunder Cakullit duhet ta jepni edhe per Meten kunder jush.
Por keto dite rastisa ne nje artikull nga nje kolegu juaj (qe sme kujtohet emri) qe fliste per Karrieren e hajdutit Meta ne Qeverine SHqiptare. Ne kete artikull flitej edhe per marrdheniet e para midis tij dhe Berishes, dhe esht nje moment kur Meta ishte krhyeminister dhe do arrestonte Berishen ne seline e PD-se qe ju zoti Baze jeni bere personazhi i trete i kesaj skene, kur jeni futur ne seline e PD dhe 5 minuta me vone Berisha doli jashte megjithse e dinte qe do arrestohej.
Per hir te misionit te gazetarit ju kerkoj qe te beni drite mbi kete ngjarje, pasi edhe ne librin tuaj kjo kangelur e pazbardhur.
A I ISHIT JU QE BETE NDERMJETESIN MIDIS METES E BERISHES ???
Qe i cuat fjalen e Metes se nuk donte ta burgoste me te vertete Berishen por thjesht per propagande do e mbante nje dite ne burg e do ta nxjirrte serish. Gje qe i dha kurajon e sigurine Berishes qe doli nga selia edhe pse e dinte qe do arrestohej, duke i dhene nje arme te forte politike per ta perdorur ne ditet ne vazhdim.
A I ISHIT JU QE BETE NDERMJETESIN MIDIS METES E BERISHES ???
Shpresoj qe te pergjgjesh, sepse jam i sigurt qe shume nga lexuesit shqiptar jane te nje mendje, e mqs lexojne perdite artikujt tuaj kjo esht dicka qe u deturoheni. Faleminderit.
Mero Baze nje shkrime shume i mire dhe reale.Ju me te drejte akuzoni ,Ilere Meten dhe Sali Berishen per korropcjone.
Permendja e betimit”Lajmesi nuk preket”nga dr.Tyryryja nuk eshte ironi e fatit por mesazhi i koduar per oferten e papare ndaj Filip Cakullit ne kembim te heshtjes.Kete se kam hipoteze por bindje.
Per pasoje dua ti them Filipit…….FALEMINDERIT.
z,Mero Baze kur ti vazhdove luften me korrupsjonin e Qjeveris dhe te familjes se k,ministrit ishte e veshtir por vendosmeria jote patriotike po tregon forcen e nje gazetari te vendosur per te luftu krimin dhe korrupsjonin qe drejtohet nga qeveria e votave te vjellurave, ti do te gezosh respektin e te gjith shqiptareve kudo qe jan ne shqiperi dhe jasht.
Lere moj Elena Leninin dhe teorine e tij menjane! Shpetimi i shqiptareve nuk eshte tek Lenini, por tek imponimi i demokracise lenineve shqiptare. Nuk mposhten Lenini-Sali dhe Stalini-Ilir duke i bere thirje per ndihme Leninit te Rusise dhe ideve e metodave te tij.
Koha e vertetoi formulen e vitit 1992. Fatkeqsisht…
http://vertet.blogspot.com/2011/01/1992.html
Mero urime, si gjithmone i vertete dhe konciz duke perdorur nje gjuhe qytetare, megjithese keta plehra i meritojne mallkimet dhe sharrjet nga me te rendat!
Zoti Mero.S’kam arsye t’ju besoj juve dhe cdo analisti tjeter.Se di ke Mero te njoh .Ate para 5 viteve,apo Meron e sotem.Ju lutem ma thoni.Si ju jane dhe shume analiste te tjere.Gjithsesi beni mire qe kritikoni.Shpresoj te mos ndryshoni neser.Tung.
Ne se e gjithe dynjaja ndryshon,zhvillohet,shkon perpara(dhe nuk ben keq)ne kete shqiperine tone te vogel tipa si tini x apo y mendojne ndryshe,ne vitet 90-91 nuk kish njeri qe mos perkrahte PD apo kryetarin e saj,nje nga ta isha dhe une por ja qe vitet kaluan dhe me keqardhje konstatoj se ne keto 5 vitet e fundit pervec vjedhjes se rruges kombit,permbytjeve me shumice te shkodraneve,apo vrasjeve masive jo pak por 26 persona ne Gerdec!kjo qeveri vazhdon te prishe,shkaterroje,dhe te vjedhe pa fund(do te prishe piramiden qe eshte bere me taksat e shqiptareve,ka bere shkaterrimin e pyjeve,te parqeve,dhe bregdetit!vjedhje ministrash nga Basha i pari duke vazhduar me Rrulin,Vasilin,dhe se fundmi me kokelopen) ti shkosh kondra pozites nuk perben mekat!
e kunderta do ishte e pa moralshme,Mero Baze fare mire mund te mbyllte syte e veshet dhe te rreshtohej ne rradhen e gjate te sahanelepiresve per te bere ate qe po bejne cakenjte e babezitur te Saliut!ky eshte morali i njerzve te ndershem qe per fat te keq jane shume pak.
Ne se dicka do ndryshoje ne kete vend koha eshte tani,koha maskarenjve po perendon duke marre me vete edhe Meten,e Berishen sic mori Fatosin!vetem keshtu mund te themi se edhe ne po ndryshojme per mire…
Kater greraket ne nje rrjesht ne tryeze me ne krye padronin mafioz Grerakun e Madhe me ish zvendes kryeministe e minister e tani i flakur nga forca e qytetareve te Tiranes nga qeveria,kane filluar me thumbin e tyre te thumbojne nga te kater anet si majtas lart e poshte,ke te gjejne perpara e sa kaq nuk vonojne te kthejne koken edhe prapa vetes ndaj hijes se tyre se mos i ze per gryke.Motua e tyre prej kohe ka qene te MBROHEMI nga spiunet ne rradhet tona e ne vecanti tani e me pas nga persona qe i kishim ne llogore dhe jo pak gazetare te blere nga opozita dhe me shpirt kazme e cinike qe me menyra te paskruptulla po na nxorrin si mashtruse,korruptuese,mafioze,manjate per pare dhe grabitje toke e koncesione. e po na nxierrin ne shesh e mejdanit shqiptar.Dhimbja me e madhe e grerakeve me thumb te nxiere ashtu qaresh ne publik ka qene dhe eshte te mos leshojne karigen me cdo spazme qe do te vije nga te gjitha anet,si nga publikui opozitar , ane e mbane shqiperise dhe nga opozita politike.Cdo ze kundeshtar qe del nga i pangreni,i papuni,i mashtrusit nga mafia e persona ne zyrat e te ashtuquajtur shtet ligjor, i cdo gazetari qe provon mashrimet,korrupsionin dhe bemat e tyre eshte sipas tyre krim ose kriminel i paguar.Ne shoqerin autoritaste te grerakeve ku sundon korrupsioni,vaferia e despotizmi politik e paskan te ligjeshme te mbyllin gojen publiku,intelektuali,atdhetatari, dashamiresit jashte vendit dhe te gjithe gazetaret,stacionet radofonike e televizive progresive dhe nuk mungojne investimet marramendese per ato qe trumbetojne e grerakeve.Me siguri mbare shqiptaret do tu thone jo shume large qetesohuni si cimka(tartabiqe) pas hekurave qe i kini ndertuar vete.
Monark! Behu koherent, nuk eshte koha te merresh me Baze por me realitetin, leri ngjarjet e vogla, lene konceptin provincial, “Po ti ashtu e po ti keshtu”. Fol si shqiptar, fol si njeri, leri vogelsirat. I dime te gjitha, tani diskutohet Shqiperia dhe e ardhmja e saj e jo e ardhmja e Bazes apo e ardhmja jote.
Lere konceptin provincial…..e bukur kjo. Une si shqiptar po flas, e si njeri e nqs per ty keto jane voglesira, apo me sa duket i dike te gjitha, nuk jane per mua e nuk duhet te jen per lexuesin.
Ketu une po flas per argumenta qe u takojne te gjithve, e jo per gjera personale, prandaj mendohu e pastaj shkruaj,mos fol kot sa per te fol.
Ky reagim i zotit Baze kunder atij qe ben pyetje jo komode esht paralel me reagimin e qeveris me lajmsin.
Monark! Pranoj qe shkrimet e tua nuk duhen censuruar, por te pakten mos na shkruaj vogelsira qe mbaheshin dikur nga SHIK neper blloqe, sa kafe piu, ke takoi ne oren10:30, sa cigare piu etj. Duken tendecioze per mendimin tim. Nejse. Gjithesecili ketu po harxhon kohen e tij ndaj dhe ti mund te shkruash c’te duash, une nje nderhyrje sugjerimi te dhashe, te kerkoj ndjese.
Z Mero Baze ju respektoj per kontributin dhe sakrificat tuaja per te realizuar misionin tuaj si gazetar dhe qytetar i Shqiperise.Ju zoti Mero ishit nder te paret qe ngritet zerin kunder pushtetit te Berishes dhe u angazhuat seriozisht duke gjetur prova dhe fakte qe implikonin rende pjestaret e ketij pushteti ne abuzime te pa fund dhe veprimtari kriminale.Pergjigja e njerezve te pushtetit ndaj jush ishte e dhunshme dhe jashte cdo logjike njerezore duke pasuar edhe ne mbylljen e e Gazetes Tema dhe emisionit tuaj:,,Faktori Plus,, pasi po demtonte aferat e njerezve me pushtet.Ju zoti Mero e dini vete e cfare qendrimi te mbani ,por do te ishte mire te merrni pjese ne Demostraten e Shqiptareve kunder rregjimit te Vjedhjes dhe Mashtrimit,kunder atyre qe i hapin rruge ekonomise se ,,Miqve,, dhe sulmojne e shkaterrojne ekonomine e ,,Armiqve,, Shqiperia dhe shqiptaret nuk mund te durojne me ket rregjim hajduttesh,dhe kriminelesh me pasoja te renda per te gjithe ne.
Mero! Nuk te keshilloj te dalesh ne miting. Ti dhe Dritan Prifti e keni te ndaluar rreptesisht te dilni per gjah apo peshkim, ju ndalohet afrimi ne grumbullime njerezish, ju ndalohet te merrni pako mbi 30 gr peshe. Mjafton puna dhe misioni kolosal qe po i beni vendit deri tani.
Nuk e di pse po u jep kaq shume rendesi ketyre “kamaleoneve’ te ketyre koheve.
Ju garantoj se keto dy jane me te garantuarit ne Shqiperi.
Populli thote se “nuk e gjen gje gjene e keqe”. Keto dy cenie te gjalla me fytyre njeriu nuk munde te krahasohen me qenie me te pavlefshme njerezore. Keshtu i nderuar Epirioti, te hyje garant une per kte sa askush nuk do ta caje b. ndonje per keta “instrumenta”. Per nje gje duhet keta dy te ruhen. Te ruhen nga vete sera e tyre.
Sera e tyre munde te improvizoje dicka si ‘Djegja e ndonje makine” per te akuzuar Berishen pastaj. Komunistet i dine shume mire manovrat “gebelsiane” dhe i kane perdorur ne te kaluaren. (siq ka qene bomba ne ambasen ruse ne kohen e Dulles etje etj. I din shume mire keto ti Z. Epirioti.