Pse PD nuk mbrojti dot Berishën në Kuvend?

18 Janar 2011, 21:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fotografia e seancës së ditës së hënë, mes të tjerash është dhe një fotografi origjinale për raportet mes Sali Berishës dhe partisë së tij. Çdo lider në botë, që i bie fati i keq të jetë në atë pozicion që ishte ai të hënën në mbrëmje para publikut shqiptar në sallën e Kuvendit, i llogarit mirë jo vetëm gjestet dhe fjalimet, por dhe raportet e tij me bashkëpunëtorët dhe shpërndarjen e peshës së përgjegjësisë së betejës tek të gjithë. Por fotografia e asaj seance deshifronte qartë shkretëtirën dhe hipokrizinë që ai ka prodhuar me politikën e tij personale në PD. Në  momentin më të vështirë, më degradues për të, kur dhe fyerjet dhe sharjet i mbaruan, një sms e familjes në celularin e Lulëzim Bashës mjaftoi që ai të ndërpriste të vjellat e tij kundër opozitës. U qetësua befas, lejoi Bashën të komunikonte me Topallin dhe të mbyllej seanca. Ishte në të vërtet gjëja e duhur që duhet të bënte minuta më parë, por që askush nuk po guxonte t’ia thoshte. Në krahun e tij të djathtë rrinte Genc Pollo, me dy duar para fytyrës për të mbuluar kënaqësinë që i prodhonte degradimi i armikut të tij të heshtur, tashmë shef i tij. Pak më tutje Genc Ruli që bënte grimasa pafajësie. Nga ana tjetër Ridvan Bode, që herë pas here ngrihej e dilte jashtë me fytyrën e tij të vrerosur, që dukej sikur ia parandjente zemra që kjo seancë po i shkurtonte ditët e pazareve të tij. Gjakftohtë dhe i palexueshëm rrinte Arben Imami, njeriu që ka guxuar të marrë armët kundër tij. Nervoze ishte Majlinda Bregu për shkak të batutave erotike të disa djemve të opozitës, por dhe ajo nuk kish lidhje me fjalimin e Berishës, por me hallet e veta.  Ngjitur me Berishën rrinte Lulëzim Basha, i ngrirë, pa nerva dhe gjak, me sy të zgurdulluar përfund sallës, ku piskamat e plagosura të Ilir Metës ishin përgjigjet e vetme ndaj sjelljeve të ashpra të opozitës. Edhe pse vetëm 20 centimetra larg Sali Berishës, Basha nuk guxoi asnjëherë ta ndalte apo t’i bënte ndonjë gjest që t’i krijonte idenë se po i turpëronte të gjithë. Vetëm kur Familja i nisi sms që të ndalte çburrërimin e mëtejshëm të Sali Berishës, ai veproi menjëherë.

Të gjithë ne që i njohim këto 20 vjet ata personazhe e dimë mirë se çfarë mendojnë në ato momente. Përveç Jozefina Topallit që e ka të ndaluar të mendojë, por vetëm të ndjejë politikisht për Sali Berishën, të tjerët ishin të ftohtë akull në distancën e tyre me kryetarin. Nuk mund të flisnin dot pasi secilit mund t’i përmendeshin aferat e veta dhe heshtën, duke krijuar kështu një kontrast real mes tyre dhe kryetarit.

Por a i vlen Berishës një PD e tillë?

Seanca e djeshme dëshmoi se Berisha po paguan çmimin e dhunimit të asaj partie mbi kurriz të vet. Qeveria e PD-së, e përbërë në tërësi nga njerëz të cilëve Berisha ka dashur t’u mbyllë gojën duke i bërë ministra, shihej qartë që në shumicë përçmonte atë që bënte kryeministri, por u shijonte, dhe vazhdon tu shijojë karrigia ku janë ulur, dhe heshtnin me cinizëm. Përveç Pollos që nuk e fshehte dot gëzimin për atë që ndodhte, të tjerët ishin të kënaqur me portretin e tyre indiferent. Grupi parlamentar i PD-së, në shumicë një  bashkësi e tredhur politikisht dhe e qartë në besnikërinë e vet ndaj Berishës, nuk dinte si ta mbronte. Dikush tentonte të duartrokiste, pastaj shihte nga shoku në krah dhe pushonte. Dikush tentonte të ngrihej në këmbë të imitonte të fortët e opozitës, pastaj dekurajohej dhe ulej. Dikush tentonte të qeshte me ato që thoshte Berisha, por kur dëgjonte ato që i thoshin deputetët e opozitës, ulej prapë në vend.  Pafuqia e tyre reale qëndronte tek fakti se ata nuk e dinin çfarë mendonte Berisha atë çast. Ata nuk dinin si ta ndihmonin kryetarin e tyre, i cili në një nga gjendjet më të rënda psiqike që ka qenë ndonjë herë para publikut shqiptar, po rrezikonte realisht pushtetin e tyre. Askush prej tyre nuk reagoi, së paku t’i shkonte pranë Berishës dhe t’i thoshte “Boll se na fundose!”. Në atë moment njihen miqtë e mirë, politikanët e mirë dhe njerëzit e sinqertë. Në atë sallë dje Berisha kishte në krah hipokritë dhe përballë eunukë. Të dy i bënë keq po njësoj: e lanë të dukej i marrë. Çdo parti tjetër e madhe nuk do të kishte shkuar deri këtu. Do dilte dikush t’i mbante dorën, dikush t’i ulte zërin e mikrofonit apo t’i thoshte në një nga tre pushimet: Boll! Nuk e bëri dot askush. Disa u gëzuan, shumica u mërzitën, por të gjithë heshtën. Të vetmit që e duan vërtet edhe kryeministër, edhe normal, janë njerëzit e familjes së tij, të cilët u alarmuan pasi u ikën milionat nga duart dhe e ndalën. Dhe ai i dëgjoi ata me të cilët ndan pushtetin, dhe jo ata me të cilët ndan sallën e Kuvendit. Ata ishin të pafuqishëm për ta ndalur, pasi nuk janë në pushtet.

14 komente në “Pse PD nuk mbrojti dot Berishën në Kuvend?”

  1. skaran says:

    Cfare te bejne servilet e Sales vecse te rrine e te shohin sesi lideri i tyre marroset dhe con vendin ne gremine.

  2. Teodor Nushi says:

    Nuk e di, por me krijohet nje pershtypje nga leximi i ketij shkrimi, sikur autori nuk e priste kete shfaqje te peshtire te Saliut dhe mund te ndodhte qe ndonje nga ata te salles t’i thoshte atij MJAFT. Ai stan, ate bulmet ka. Mos prisni shfaqje te ndryshme nga e mbremshmja. saliu ka qene i semure psiqik edhe kur Ju zoti Baze sihit keshilltar i tij. Por sot semundja ka shkuar ne nje stad te pakthyeshem. Nuk ka me sherim. Shpetimi i vetem eshte vetem t’i veshim Saliut kemishen e forces. Problemi eshte se nuk eshte vetem Saliu i semure. Ne ate stan, jane infektuar shume me virusin qe ka semurur Saliun. E pate Jozefinen si kakariste ajo, atje maje “plehut” si ato pulat pasi bejne veze. Por ne fakt, shfaqjq ishte ndryshe. Gjelat Sali (dhe ky qendroi gjate) dhe Ilir, hipur maje plehut benin glase, dhe Jozi, kujtonte se bente ajo veze. E shkreta, sa poshte ka rene. Qe eshte injorante, e lige, e semure nga narcizizmi, e pakulture, vulgare, servile, kjo nuk do shume mend. Por qe eshte katandisur ne nje karagjoze pa asnje vlere, kete e tregoi mbreme.

  3. bllokman says:

    Nuk flasin ata se Kane frike se I rreh sala siç rrifte njehere e nje kohe Albina Karamitron. Sala kur thoshte legena, qener etj etj e ka pas per kto te vetet se vetem ata nuk flasin por edhe nuk Kane se çflasin ata vetem neper deklarata per shtyp e hapin gojen kur I nxjerr saliu me zorr te vjellin vrere kunder kolegeve te tyre ne te njejten kohe qe porositesi I atyre deklaratave masturbohet ne zyren e tij bashke me ndonje “prostitute politike ” si meta , xhuveli, ceka apo dhe vete kryemafiozi kryefamiljari kryehajduti kryeqelbesira fatos nano qe I rri afer dhe udhezon kete fshatar qe kemi kryeminister qe e meriton termin ma**k

  4. Epirioti says:

    Fatkeqesia nuk qendron ne degradimin e Berishes se psikopat ka qene me pare se te merrej me politike, por me e rende akoma eshte se me daljen nga skena politike e Sali Berishes, vendi humbet te drejten per te patur pluralizem. Mendoni neser kur Sala te kepus qafen dhe te jape doreheqjen. Kush nga ata qe jane ne ate salle parlamenti nga PD-ja do i beje opozite PS-se kur ajo te vije ne pushtet. Asnje, shumica do largohen si zagar Nanua te shijojne pasurine e vjedhur te shqiptareve qyteteve te Europes. Nje pjese tjeter do zbythet ne bisneset e krijuara nga kjo periudhe dhe pjesa e mbetur do filloje allishverishet me PS-ne si dhe po bejne disa te PS-se sot me qeverine e Berishes. Vendi do ngelet prape me nje pushtet qe nuk ka te ngritur asnje tulle te shtetit. Pra, sado te mire te jene PS-istat e ardhshem ne pushtet, kur nuk ka shtet nuk ka demokraci, nuk ka pluralizem. Sali Berisha ka nje energji dhe vullnet te madh per t’ia patur zili, por se e ka ne kahun negativ dhe mbajtja e te gjithe pushtetit ne menyre te centralizuar do i jape shkas renimit te metejshem te vendit edhe pas ardhjes ne pushtet te PS, duke e lene vendin nje diktature te re te pashpallur. Sali Berisha ben mire qe para se te qerohet nga ai post te organizoje zgjedhej te lira brenda PD-se duke afruar te djathtet e vertete dhe tradicional, ne menyre qe pervec njolles se shumices se shqiptareve si antikombetar ti ngelet edhe nami i keq nga ajo pakice e PD-se qe e ka perkrahur deri tani si shkaterues i Partise Demokratike dhe tradhetar i idealeve te tyre.

    1. bllokman says:

      Ti thua qe ta mbajme salen ne pushtet akoma sa te na Dale ndonje nga pd qe di te beje opozite? Ti ditke se çfare do te ndodhe po erdhi ps ne pushtet?? Ketij vendi njerez si Ty I duhen

  5. shqipja says:

    DUAN TE BEJNE DHE PARLAMENT TE RI MASKARENJTE ME PARET TONA SI SHPERBLIM PER KETO QE NA BEJNE ..

  6. Frederik says:

    Leshimi i bute i sistemit socialist , nje thike ne shpine per demokracine shqiptare

    Deshira e madhe per ndryshim perfshiu thuajse pjesen me te madhe te rinise se viteve 90 , e cila deshironte standarte jete si ne perendim pavaresisht se ato ishin ende te panjohura ne sistemin ne te cilin jetonin. Ndryshimi I sistemeve ndodhi butesisht duke e leshuar ate gradualisht . Por a ishte ky dorezim gradual I pushtetit nje dorezim perfundimtar I tij ? . Historia njerezore ka treguar se ndryshimi I pushtetit ndodh gjithmone me perplasje te forta per shkak te interesave diametralisht te kunderta ekonomike dhe politike. Sistemi socialist, pavaresisht ideologjise qe ai prodhonte mbi barazine njerezore, ne vetevete ishte nje sistem perandorak ku njeshi ishte I pakorigjueshem , “gjithmone I drejte” , dhe “ largpames“. Kjo ishte aq e vertete sa ata e sanksionuan me kushtetetute denimin per agjitacion dhe propagande , neni 55 I Rep Pop Soc te Shqiperise , mbi çdokend qe do te guxonte te fliste dicka ndryshe apo ne kundershtim me njeshin apo ideologjine qe ai kishte prodhuar “ne kushte krijuese“. Por a mund ta linte pushtetin kaq bindshem kjo klase qe drejtonte ne vitet 90 kete pushtet ? Absolutisht jo. Levizja studentore e vitit ‘90 , nuk ishte vecse nje manipulim I deshires se mijera e mijera veteve per te ndryshuar sistemin. Pasi sistemi socialist mori fund ne krejt lindjen , Shqiperia nuk mundej te vazhdonte me tej ta mbante ate , pasi nuk kishte fuqi ekonomike dhe ushtarake qe te perballej me bllokaden ekonomike perendimore dhe ndoshta nje sulmi te mundshem nga ana e NATO-s per ndryshimin e sistemit politik mbi bazen e ruajtjes se lirise dhe te drejtave njerezore.
    Ne kushte te tilla Ramiz Alia planifikoi metamorfozen e pushtetit socialist duke percaktuar aktoret pasardhes te politikes se tij , te cilet do te vendoseshin ne krye te levizjeve te manipuluara popullore per ndryshimin e pushtetit.
    Levizja studentore ishte nje levizje e rastesishme , e paorganizuar mbi baza te verteta organizimi anti-sistem , me fryme kerkesash teknike , e cila u zhvillua me tej duke I lejuar pushteti,te beheshin grupe masive dhe dikush do t’i drejtonte drejt levizjes politike. Ishte koha kur studentet ne vetevete flisnin kunder pushtetit ne grupe te vogla te besuara shoqerore , ku ne shumicen e rasteve ata ishin dy vete pasi ekzistonte rreziku I nenit 55 , denimi per agjitacion dhe propagande. Pra , koha ishte e tille ku fryma perendimore ndihej ne zemren studentore , por organizimi studentor mbi baza grupesh per nje qellim te percaktuar politik mungonte. Si mund te flasim qe nje gjendje e tille mund te ndryshonte pushtetin diktatorial , kur dihet se nje regjim I tille nuk I kursen kurre jetet e njerezve. Dihet se detyra numer nje e organeve te rendit , policise, sigurimit , ushtrise ,- ne rastin e nje demonstrate te tille anti pushtet ishte marrja e informacionit dhe goditja e grupeve qe ne baze . Valle a i mungonte pushtetit diktatorial informacioni se cfare ndodhte ne zemer te Tiranes ? Absolutisht jo. Por ata duheshin lejuar , pasi ishte pergatitur loja e metamorfozes se pushtetit diktatorial qe ata te mos gjykoheshin per ato qe kishin bere. Sa e lehte qe shtypja e kesaj mase popullore ne Tirane kur njerezit do te rrezonin bustin e Enver Hoxhes , u duk qarte vetem me nje reagim te nje oficeri me disa shoke te cilet ishin te pajisur me qente pastore ku masa , u terhoq menjehere nga busti.
    Populli shqiptar i gjendur ne kushtet e manipulimit terapik te ideologjise komuniste dhe presionit te forte te organeve te pushtetit per denimin e cdo forme kunder tij, ishte I pamesuar me ate qe rinia e tij do te kerkonte . Ai gezonte qe ky ndryshim u krye butesisht , pa gjak dhe besonte gjithmone se ditet qe do te vinin ishin me te mira.
    Ai vazhdoi t’I besoje aktoreve te rinj politike te cilet u vune ne krye te levizjes studentore dhe me tej . Bijte e ketij vendi qe ishin me aktive dhe te drejte per nje ndryshim te sistemit dolen hapur per te mbeshtetur Partine e re opozitare qe sapo ishte krijuar , por demonet ishin vene ne krye dhe vallezonin me maska. Vallja e tyre vazhdon ende. Ne Partine Demokratike do te pranoheshin te gjithe opozitaret e pushtetit pa asnje dallim , por ata qe do te ishin te paster , pa njolle ne cv-te e tyre do te thjeshtoheshin me kalimin e kohes. Ata ose do te goditeshin per gabimet me te vogla ose vriteshin sipas figures duke e bere hero , ( ku e rendesishme ishte eleminimi I rrezikut te frymes qe ata sillnin se sa te berit hero) , ose nuk do t’u jepej vlera apo pozicioni I drejtimit ne Parti apo ne administraten shteterore. Gjithcka do te kryhej gradualisht ne kohe dhe pa u vene re.
    Gjate ketyre 20 viteve , ata qe ishin me te vertete opozitare te sistemit , te persekutuarit , nuk moren asnjehere te drejten e tyre apo perfshirjen e tyre pa dallim ne jeten politike . Ata u perdoren sic u perdor nje populli I tere I manipuluar ende nga pjella komuniste , e cila drejton pushtetin gjoja demokratik prej 20 vjetesh. Reformat ne drejtimin e prones kane deshtuar dhe bere me qellim kunder te drejtes se pronarit.
    Po pergatitet nje klase e re ekonomike jo mbi bazen e aftesise per te fituar ne treg , por e mbeshtetur fort nga pushteti ne pabarazi te plote me te tjeret , e cila perfiton ekonomikisht dhe do te jete neser percaktuese e politikes , pasi te kene mbaruar komplet reformat e duhura per kalimin e sistemit tranzitor ne sistemin kapital . Kjo klase e re ekonomike eshte e perbere nga trashegimtaret e ish drejtuesve te ish pushtetit diktatorial , te gjithe besniket e zgjedhur te Partise se Punes te metamorfizuar ne drejtimin e Partive kryesore apo dhe anetare besnike si dikur komunistet e thjeshte , te afte per te thene vetem “po” boseve te tyre partiake pavaresisht se jane ne kundershtim me interesat e demokracise apo dhe ato patriotike. Pra do te kemi nje vazhdimesi te perandorit .
    Gjithe te tjeret perballen me gjuhen e ligjit ne njeren ane dhe ne anen tjeter me planet djallezore per eleminimin e tyre ekonomik apo dhe fizik nese eshte I rrezikshem per frymen e drejtuesve te rinj. Demokratet e paster jane perdorur dhe me pas konsumuar apo lene ne harrese nga demoni ne krye . Pra vendi I tyre nuk mund te jete ne kete klase te manipuluar politike.
    PD me gjithe levizjet qe ka kryer , e ka larguar thuajse perfundimisht shtresen e te perndjekurve politike si votuese te saj.
    Partia Socialiste po hap rrugen e futjes se kesaj klase ne rradhet e saj per realizimin e te drejtave te tyre dhe endrres per demokraci. Por a eshte I natyrshem ky pozicionim I tyre ne PS ? Sigurisht qe jo. Por loja ende vazhdon . Njezet vjet I sorollati dhe u tall me ta PD-ja me Sali Berishen ne krye dhe tashme eshte rradha e PS qe te beje lojen e saj.
    Ne krye te PD ne qender apo rrethe do te lejohen te bejne karriere bijte e komunisteve te anetaresuar ne PD apo njerez te tjere besnike qe I kane sherbyer dhe I sherbejne ende pushtetit perandorak . Tashme dhe pushteti gjoja demokratik ngjan ende me pushtetin perandorak , ku perandori Sali vendos dhe per fatin e jetes se njerzve si dikur ne arenat e gladiatoreve. Ai ka “ te drejte” t’i kercenoje ata me jete kur ata e meritojne sipas tij , apo ka te drejte t’i beje ata dhe heronj nese vendos ai , apo t’i beje dhe figura te “shquara “ pavaresisht vlerave te tyre. Ai ka “te drejte” te shese dhe Atdheun tek armiku per hater te pushtetit perandorak dhe te mos ta gjeje gje pasi e ka percare njerezine dhe e ka varferuar ate ne kushtet e mjerimit . Ai nuk pergjigjet tek askush pasi nuk ka me te madh se ai.Ai ka “te drejte” te thote se vendi yne eshte zhvilluar dhe do te behet nga me te zhvilluarit ne bote ,paradoks i madh ky , ai ka “te drejte” te thote se ne duhet te jetojme me kanune dhe jo me ligje , pasi e ka fort per zemer t’i mbaje njerezit ne vellavrasje dhe te percare per interes te pushtetit te tij perandorak. Ai me fuqine dhe djallezine e pushtetit te tij ka prodhuar media helmatisese per ndergjegjen kombetare te shitura per pese para .
    Ne Shqiperi nuk ka demokraci reale , demokratet e vertete duhet ta fitojne ate. Sali Berisha si aktori i zgjedhur nga pushtetit ditatorial per metamorfozen e atij pushteti ,nuk e dorezon ate ,pushteti i merret atij .

    Ketu qendron dhe nje nga gabimet kryesore te perendimit , i cili ka ditur te hyje me force atje ku atij i eshte dashur. Nuk mund t’i besohej demokracia trshegimtareve te zgjedhur te perandorit . Ata nuk mund te bejne tjeter veçse te percojne me tej frymen e tij, pra t’i fusin thiken pas shpine demokracise shqiptare .

    Frederik

  7. Frederik says:

    ndryshimi i pushtetit – lapsus – dmth ndryshimi i sistemit

  8. Epirioti says:

    Pershkrim i sakte i realitetit, mos harro makinen qe leshonte boje si zjarrefikse dhe ishin mbi 25 qen pastor ate dite ne shesh para bustit te Enverit. Sot fshatar te turrur nga cdo cep i humbur i vendit jane pozicionuar si antikomunist te betuar duke mbajtur ne sirtar si suvenir teserat e partise se PPSH, e u vendosen ne PS dhe PD me urdher nga ish sistemi dhe agjenturat e huaja serbo-greke-arabe

  9. Petrit Kola says:

    PD-ja, nuk egziston.
    Ajo e ke plotesuarr misionin e saj kriminal dhe antikombetar.
    Se shpejti behet edhe ceremonia mortore.

  10. Ermal says:

    Te lumte pena dhe nje here Mero, editorialet e tua gjithmone jane si fotografite e celuloidit, fokusohen perhere tek i njejti objekt, por asnjehere nuk nxjerrin te njejten foto, pasi ndryshon kendi i veshtrimit,shtohet drita, ngjyrat, shtohen objekte te tjera perreth kryesorit.

  11. Claus says:

    Nga “Epopeja e Ballit Kombetar” e Shefqet Musaraj me vine parasysh vargjet aq te njohur:
    ” U mbyt gjemia me federale
    O burra shpejto kush mund te dale”
    Vargje me se aktuale. Kush eshte ai qe do te merret me vete nga Berisha? Kane kohen perpara, dhe koha eshte para.
    A u kujtohet more miq te “Temes” se si e linin Partine e Punes dhe Ramiz Aline ate kohe te shkuar?
    Si hidhnin teserat e Partise dhe brenda nates beheshin opozitare te thekur?
    Vetem per nje person kam respekt dhe ky respekt po me rritet dita-dites. Me kujtohet Göbels-i dhe tere familja e tij tek filmi ” Der Untergang” (Ditet e fundit te Hitlerit), se si Göbels dhe tere familja e tij shkuan ne ate bote me doren e tyre se bashku me ate vete.
    Dhe ky respekt eshte per Zonjen Jozefina Topallin e cila ka vendosur te behet harakiri me shefin e saj te madh S.B. Te pakten te na krijonin edhe disa te tjere kete “respekt” se ka rrezik te na dalin opozitare te thekur te S.B. pas 21 janarit dhe prape do ti shohim fytyrat e tyre kudo, ne TV,parlament etj. Eksperienca e tyre nuk mungon kemi Genc Rulin, Genc Pollon, etj,etj,etj, kerma qe vdesin dhe ngjallen, jashte cdo ligji natyror. Merreni o lexues kete si ironi te hidhur ose jo, por ky eshte mendimi im.

  12. miri says:

    jozi, edhe te qeshuren e ka si idiote.

  13. driton says:

    Mero Baze shkrime reale dhe krtike i madhe per ,Sali Berishen.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje