Shumica parlamentare e kryeministrit Sali Berisha u poshtërua publikisht të dielën në mbrëmje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e thirrur për të nënshkruar luftën ndaj gjithë pushteteve të tjera në vend, ndaj atij gjyqësor, Presidentit dhe medies së lirë. Nuk dua të ndalem tek hapat e shpejtë me të cilat Sali Berisha po përpiqet të ringjallë kronologjinë e vitit 1997. Nuk ka nevojë as të komentoj çmenduritë e tij kundër kryeprokurores, kryetarit të shërbimit informativ, presidentit dhe gazetarëve që kanë mbuluar ngjarjet e 21 Janarit. Dua të ndalem tek një detaj tronditës nga seanca e jashtëzakonshme, e cila tregon shumë sa poshtë ka rënë dinjiteti i një deputeti të zakonshëm shqiptar. Ishte momenti kur fliste Ilir Meta, njeriu për bllokun e ryshfeteve të të cilit po digjet Shqipëria. Për miliona shqiptarë në atë kohë ai që fliste ishte një fytyrë e urryer, një hajdut perfekt i kapur me presh në duar duke bërë pazare për miliona në zyrat e shtetit shqiptar. Për miliona shqiptarë të majtë e të djathtë, kur flet privatisht, ai është një njeri që nuk duhet të ketë më vend, jo më në politikën shqiptare dhe në pushtet, por as në radhët e qytetarëve të lirë. E pra, të dielën në mbrëmje nuk më kishte shkuar mendja se ekzistonte një copë toke në Shqipëri ku ky njeri nuk urrehej si hajdut, por duartrokitej si hero. Ajo ishte gjysma e territorit të sallës së Kuvendit të Shqipërisë, në pjesën ku ulen deputetët e Partisë Demokratike. Ilir Meta fliste dhe hakërrehej ndaj liderit të opozitës, e mallkonte atë bashke më të gjallët dhe të vdekurit e tij, dhe rreth 70 burra e gra të pafytyrë, pa emër e pa dinjitet e duartrokisnin. Kam kohë që kur takoj demokratë apo socialistë kam vetëm një pikë të përbashkët me ta, që Ilir Meta është hajdut. Kam kohë që takoj deputetë të PD-së, që privatisht të thonë se po bëhen kurban për kokën e Ilir Metës. Kam kohë që nuk gjej njeri në këtë vend të mbroj atë që ka bërë ky zyrtar me paret e qytetarëve shqiptarë. Por të dielën në mbrëmje kam parë diçka që nuk do ta harroj kurrë. Në një sallë gjysëm të mbushur, deputetët e partisë më të madhe në pushtet, partisë e cila ka përmbysur komunizmin dhe ka një shpresë për miliona shqiptarë, ishin zvogëluar nga tmerri i asaj që po ndodhte dhe të strukur në karriget e tyre prisnin tu nxirrte frikën një njeri, Ilir Meta. Një parti e madhe, dinjitoze, një parti që ka bërë histori në këtë vend, ishte katandisur të dielën në mbrëmje në një çetë frikacake që priste t’i nxirrte frikën zëvendës-kryehajduti i Shqipërisë. Duartrokitjet e tyre atë mbasdite të diele, do të kujtohen gjatë në historinë e politikës shqiptare, si poshtërim i parlamentarizmit. Rrallëherë deputetët e një parlamenti të lirë mund të duartrokasin. Duartrokitjet e deputetëve ishte një gjest i parlamentit komunist, që njoftonte hyrjen në sallë të Enver Hoxhës apo fillimin dhe fundin e fjalimit të tij. Pas 20 vjetësh në sallën e atij Kuvendi duartrokitjet u kthyen fatkeqësisht nga partia që ka përmbysur komunizmin, për një figurinë që tashmë ka përfunduar në koshin e plehrave të historisë si hajdut. Unë nuk e di ç’do të thonë nesër ata deputetë kur të jenë njerëz të lirë, por di të them se çdo demokrat i ndershëm shqiptar të dielën në mbrëmje është ndjerë i turpëruar nga duartrokitjet e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur për Ilir Metën. PD ka plot probleme të saj. Ka të gjallët dhe të vdekurit e saj, ka dështimet dhe sukseset e saj. Është e turpshme që në vitin 2011 ajo të ketë vetëm një hero, për të cilën është gati të fusë Shqipërinë në luftë, Ilir Metën. Nuk di si ndjehen ato familje demokratësh që Ilir Meta u ka vrarë djemtë në Komisariatin e Tropojës, pasi shpresoj që ato nuk janë të pacipa si Familja Berisha që e ha turpin me bukë. Nuk di si ndjehen ata deputetë që kanë qenë të dielën në mbrëmje të detyruar të duartrokasin Ilir Metën, pasi nuk besoj se ata janë pjesë e vjedhjeve dhe plaçkitjes së vendit si familja Meta dhe Berisha. Nuk di si ndjehen ata mijëra demokratë që shkojnë tashmë si hero të tyre Ilir Metën dhe si armiq të vendit të tyre Presidentin, Kryeprokurore, Kryetarin e SHIK, ambasadorët e huaj, medien e lirë dhe gjithkënd tjetër që kërkon dënimin e hajdutëve dhe vrasësve në këtë vend. Di të them se ky vend kurrë nuk ka qenë më i poshtëruar nga një hajdut, siç është sot. Di të them se ky vend kurrë nuk ka qenë në prag të një grushti shteti siç është sot, kur kryeministri i ka shpallur luftë gjithë institucioneve. Di të them se ky vend nuk ka qenë prej 1997 kurrë më afër se sot në prag të luftës civile dhe vëllavrasjes. Dhe kur mendon se e gjitha kjo po ndodh vetëm për shkak të bllokut të Ilir Metës, ku është gdhendur axhenda e hajdutërisë dhe plaçkitjes së këtij vendi, e kupton pse duartrokitjet e shumicës në Kuvend për këtë kufomë, ndajnë Shqipërinë normale dhe dinjitoze, nga një pakicë në pushtet e poshtëruar nga Familja Berisha Meta. Shumë njerëz ishin tronditur nga fakti se deputetët duartrokisnin ditën që në tokë u përcollën tri kufoma. Edhe pse e rëndë, kjo gjë nuk më trondit kur e bëjnë ata që kanë vrarë me gjakftohtësi. Unë u trondita më shumë nga fakti që ata duartrokisnin Kufomën e politikës shqiptare që është gjallë. Ky është fundi i PD-së.
Comments are closed.
Dikur thuhej per nje person: “E hengri dhe ky lugen e corbes”, kur ai i hynte nje rruge te keqe e pa krye. Mesa duket, ka ardhur momenti te themi “E piu dhe ky gllenjken e gjakut”. Me aktin e mbremshem, Saliu i detyroi te tijte, te gjithe, pa perjashtim, te pinin nga gjaku i derdhur ne dt 21 ne Bulevard!
Turp ! Turp ! Turpi i perpifte tere ato plehra qe kane qene ne parlament ,o Mero !
Shpresova ashtu si ty se do te dilte nje bir nene te thyente akullin e t’u hapte rrugen te tjereve sa nuk qe akoma shume vone, por jo … … !!!
Ka shume kohe qe demokratet i jane larguar ( ose i ka larguar) Berishes si semundje me rrezikshmeri te larte . Te gjithe ato qe jane ne qeveri e deputete te PD sot , te harrojne se do te kene te bejne me me PD-ne ,te mos guxojne te justifikohen se paten frike ! Vetem kane ruajtur interesat e tyre e karrigen qeveritare. Te mos kujtojne se populli do te harroje fytyrat e tyre prej tradhetaresh te interesave te vendit e shkeles se gjakut te atyre qe i votuan e i sollen ne ato karrige . I vrafte djersa e gjaku i tyre !
I ka shpelare trurin atyre truthareve ai maskara ,deri ne piken qe te mos kuptojne se cfare po bejne ; e shndruan PD-ne ne Parti nazi-fashiste . Te kishte dalluar Enveri dhe Nexhmia aftesite e rralla te ketij krimineli ,do t’a kishte te sigurt Partine e diktaturen edhe sot .
Propozoj qe tash e tutje PD-se t’i nderrojne emrin dhe te gjithe kreret e infektuar nga semundja , se asnje nuk do ta votoje me . Ai derr ka njollosur sot emrin e Demokracise, te Demokrateve te ndershem e te Shqiptareve ne mbare boten. Ai sot ka cuar dem 20 vite sakrifica te popullit demokrat qe e ka besuar, ndjekur e votuar . S’kemi qene kaq naive sa te mos e dinim se ai ndonje here edhe genjente apo edhe vidhnin per te ( sidomos se fundi) ,por kurre nuk kemi besuar se ai kriminel mund edhe te na vriste ashtu per kot, se i do mideja ,se nuk duhet ti prekim kryeministrine ; a thua se ia ka lene i ati trashegim . Si e ka fshehur xhanem kaq mjeshterisht fytyren e vrasesit ?! … Mashtroi qindra mijera Shqiptare per 20 vjet, e tmerreshme ! Eshte vone ,e dime , por “Me mire vone se kurre” – thote populli , te na shporret njehere e pergjithmone nga syte, mbase me mire do te ishte te perfundonte ne burg se e meriton eshte e keqja me e vogel qe mund t’i ndodhe. Burgosja , mashtrimi, genjeshtra , hipokrizia ,manipulimi , pabesia , vrasja paskekan qene veglat e tij per keto vite; qe ju shofte raca e mallkuar !!! … Sebashku me ate Lirine qe thone se eshte serbe ,por turinjte i ka si kineze , eftohte , e pashprehur ,kam pershtypjen e pashpirte … … …
Une nuk i heq asnje presje kesaj analize-klithme te Mero Bazes. Thirrja me urgjence e asaj seance parlamentare me sillte ne sy e ne mendje here pleniumet famkeqe , here diten kur kuvendi u mblodh me shpejtesi ne 97 -en te rishpallte mes duartrokitjesh Berishen President.
Te dielen Berisha mblodhi kuvendin ne mes te nates per tu rishpallur diktator.
U fol per nje puc shteti te paprecedente ne asnje vend e asnje kohe qe Prokuroria, Shish, Presidenti, Media dhe Popullli opozitar kishin organizuar.
Kaq grupe armiqesore te zbuluara ne nje dite, Enver Hoxha nuk i nxori ne 40 vjet.
E pashe parlamentin pikerisht ne momentin kur Ilir Horr Meta po sokellinte nga foltorja e kur partia e marre peng ne salle, duartrokiste me zemren e shpresen e cuar peshe nga ish Krimineli, ish Mafiozi e ish Tarfikanti Meta.:-) Dhe mu dhimbsen ata…, mu dhimbs vendi… mu dhimbs vetja.
73 vota pro numeroi falanga e militantizmit dhe mediokritetit qe drejton e shemton parlamentin, per ngritjen e komisionit hetimor qe vetem emri i ARANIT CELES i mungonte.
Por ky eshte padyshim fundi dhe dashte zoti qofte i paqte…
Ata jane vetem 73.Sot ata 73 kane armet dhe forcen e armeve ne anen e tyre,por jo forcen uragan te popullit
Eshte hera e pare qe po ja mendimin tim hapur ne nje gazete ,dua si qytetare te falenderoj nga zemra gazetarin Mero Baze ,i cili ne keto dite te turbullta po na mbush me guxim e shprese ,se te pakten kane mbetur edhe ne Shqiperi disa intelektuale e analiste te ndershem qe me kurajo po analizojne hap pas hapi ate zezone ku po rreket te fuse perseri atdheun tone nje njeri qe ka emrin Sali Berisha. Ajo cka ai ,se bashku me te zezen Jozefine nen simfonine e Ilir metes kurdisen ne parlamentin shqiptar nuk eshte tjeter vecse tragji-komedia e fundit tetyre .Ju ,mero Baze ndiet dhimbje per ato parlamentare qe humben cdo ndjeje njerezore duke duartrokitur vdekjen ,mua kjo skene me ngjau me darken e Makbetit ,ku te ftuarit e zbuluan krimin e kurores se makbetit ,por nuk guxuan te dilnin hapur ,keshtu po ndodh edhe ne shekullin 21 tek ne ,por besoj se pylli i brinjes i gjithe shqiperise do ia tregoje vendin ketij Makbeti ,zojes Makbet [JOZEFINE]e te gjithe atyre qe kane guximin te tallen me gjakun e pafajshem te atyre qe rane per lirin e evertete .
Mbi Kopshtin Botanik ndodhet nje nga shtepite e Ilir Cepanit me vlere 2 milione euro, me pishine perpara dhe me nje luks te tepruar qe vetem nje fshatar nga Cepani dhe nje fshatare nga Dibra dine ta krijojne. Verefikojeni te dashur gazetare dhe do filloni te kuptoni pse ai njeri i trashe nga turpi dhe nga mendja vjelle mbi popullin kaq makabritete te peshtira. Verefikoni pasurite e tundshme dhe te patundshme te deputeteve te PD-se per te kuptuar duartrokitjen djersitese te drames se te djeles ne parlament. Asnje prej tyre nuk duartroket nga frika e Metes apo e Berishes, dikur po por sot jo. Sot ata duartrokasin sepse jane te gjithe Met dhe Berishe, jane zengjine te rinj qe pasurine e vjedhur e quajne moral normal te ekzistences se tyre, e quajne trendy-n normal qe duhet te ndjeke cdo deputet i pozites ne cdo kohe.
Ata, o Mero duartrokiten standartin e ri qe duhet te kene politikanet (te djathte apo te majte), sepse merita e tyre qendron ne mospasjen e reagimit te popullit, ndaj dhe hezitonte Rama gjithmone te hapte kete lloj ideologjie te re per vendit e te vjeter te botes se civilizuar, protesten per te drejten e popullit e jo ate te te drejtes se opozites. Kutia e Pandores u hap tashme, ndaj dridhen e duartrokasin PD-istet, ndaj struken e percarten PS-istet. Vrulli i te rinjve ne 21 Janar frikeson tashme politikanet e majte e te djathte, ndaj dhe barkalucet europian po vrapojne te vendosin marredhenie mes PD-se e PS-se, per te mos lejuar popullin te vendose, por te vazhdojne ata te drejtojne me kesisoj marionetash te ndyshkura.
Nese Rama e kupton kete hile dhe vihet ne krah te popullit, me gjithe pasojat qe i rrezikojne pasurine e tij, ai fiton dhe respektohet nga populli me kushtin qe te mos e dredhe me. Nese fillon lojen politike me takime “Krokodilesh”, s’e ka te gjate ne politike, do shfaqet ne Shqiperi edhe nje parti “Vetvendosja” si edhe ne Kosove. Fto intelektualet e ndershem z. Rama, fto rinine e paepur, fto emigrantet e shkolluar. Jepi mundesi vetes te hysh ne histori, jo si rrezuesi i Berishes por si fillues i epokes se civilizimit dhe perparimit te vendit tone te mrekullueshem.
O zoti Baze, Cfare merresh me nje hajdut ordiner: te gjithe e dine qe palamenti nuk ka deputete mazhorance por ka kukulla qe luajne teater nen drejtimin e kriminelit e vrasesit sali berisha.
gazetat e media e vertete duhet te shkruaj kur do te futet ne burg ky hajdut ordiner qe me vota te vjedhura u be zevendeskryeminister, kur do futet ne burg i cmenduri qe me vota te vjedhura u be kryenimister dhe vodhi vrau e preu sa s’mban me. Kur Kur Kur???? populli eshte zgjuar nga gjumi , kur do te zgjohet prokuroria dhe drejtesia kete duhet te beje media te ndeze ate drite qe presin te gjithe shqiptaret… qe te shpetojme nje here e mire nga njerez te tille kriminele.
.I nderuar z.Baze !Tashme nuk eshte e nevojeshme qe te na kujtoshe ate periudhe pasi te gjithe jemi deshmimtare se kush e rezoi komunizmin!Ate e rezoi R.Alia se bashku me Ju perdej Atlantikut.Komunizmin e rezoi etja e nje populli qe kishte per liri e demokraci,e” jo hajduteria qe eshte sot ne parlament!Sistemine kaluar e rezuan Studentet e jo doktoret e çmendur i dashur Mero.Kjo parti ka vlera te pa mohueshme qe mban te gjalle nje diktatore,qe eshte e reshtuar ashtu siç thoni edhe ju pas nje diktatori qe kur vret,partia duartroket,qe kur shet partia duartroket.Demokratet e vertet z.Baze i gjene sot larg kesaj partie ose te ikur nga kjo jete fale punes se shkelqyer te diktatorit.Sa per skenat qe ju e ne se bashku u tronditem kur i pame s’eshte hera e pare i nderuar z.Baze.Kjo parti e ky parlament beri vrasjet me monstruoze te 2 Prillit (skenar i pa haruar),kjo parti e ky parlament krijoji sist.piramidal e u vodhi parate shqipetareve,kjo parti e ky parlament krijoi 97 e grushtin e shtetit,kjo parti e ky parlament me arkivolin e te ndjerit Hajdari godiste dyert e kryeministrise(skena makabre),kjo parti e py parlament krijoi tragjedine e gerdecit,kjo parti e ky parlament vrau te ndjerin RHoxha,kjo parti e ky parlament mbyti dy here radhazi Shkodren e krenohej qe e kish ba Shkodren si Venecia,kjo parti e ky parlament vrau tre te pangopur,qe kishin ardhe per te kerkuar buke e asgje me teper,dhe se fundi kjo parti e ky parlament mban ne krye nje skicofren si udheheqesin me te madh te te gjithe kohrave.Ky eshte paradoksi qe jetojme sot i dashur Baze e ku merita deri diku ju takon edhe Juve qe me mund e me djerse ,me apo pa interes personal,antivlerat ja serviret ketij populli si vlera.Ndaj dhe shqipetaret sot te lexojne e nuk te besojne.Aresyet me mire se une i dini vete por te pakten te pamoraleshmen mos na i servirni si te moraleshme!Ky popull e ky vend nuk ka nevoje per plera por per vlera.
Vet i zgjodhi e vet i vuri,me ne fund po ju hyn huri.S’po bej gje tjeter vetem po them nje shprehje te femijerise.Ku me boli i lagjes vet vendoste se ishte komandanti,vet ndante skuadrat dhe po vet e gjuante topin i pari dhe per gjithe encet.Ja kjo po ndodh sot ne kuvendin e Shqiperise,vetem se jo me me kalamajte e lagjes.Tashme keta kalamaj jane rritur dhe jane bere goxha.I ka zgjedh bosi i tyre,vet me doren e tij.Me lista militantesh dhe servilash,me civira dhe dhiploma te blera ke qoshku i gjykates ke rruga e Durrsit apo ne “shkollen e Magjistratures” se Golemit.O zot,a eshte valle e afert ajo dite kur do na ike nga syte kjo skote e neveritshme,qe tashti po na improvizon edhe junten?Bashke me ate shef qe edhe e ka ngjizur ne gjerizet e vjetra te kombit….
Z. Mero, po atyre nuk u doli frika, sepse ata nyk kishin frike, kishin ankth. Dhe ankthi vetem vet’hiqet me kalimin e kohes. Ç’do perpjekje per ta larguar, me xheste e fjale, jo vetem qe eshte e pasuksesshme, por tregon me saktesine me te madhe shkallen e humbjes se arsyes se atij qe tenton.
Shembuj:
S.B. kercenon c’do gje qe leviz dhe eshte kundra tij.
I. M. i quan llum demonstruesit. {Qe te jesh i paster duhet te jesh hajdut. Po Ilir, “llum” jane.)
L.Demi nxjerr nga goja gjera pa lidhje e kuptim dhe ulet me nje lloj zngerdheshjeje duke meduar se ka triumfuar mbi ankthin.
Dhe … momentet e mbylljes se seances. “Trimi i çartur” E.Paloka ulet e ngrihet nga karrig’ja per te sinkronizuar levizjet e tij me ato te S.B. Ç’ke mor “trim” !?
…. s’mund te shkruaj me, se po me vjen per te vjelle.
Shkrime shume i mire dhe reale i gazetarit ,Mero Baze.Ai me te drejte denon lufeten kundere korropcjonit si jane te ,korropturit Ilere Metta dhe Regjimi jo demokratik dhe ,jo libreale i kryeminisriete,Sali Berisha.Te lumte ,Mero Baze.
Deri dje isha kunder luftes,por sot them se duhet cuar me arme per te hequr kete kriminel nga pushteti.
Kufomat dhe Paraja . e djela e jazakonshme per te gjithe ne solli dy pamje rrenqethese, Ne kanalet televizive te PD shikoje nje Parlament te percudnuar , te frikesuar , me sharlatanen Topalli ne krye qe villnin vrer kunder Rames dhe therisnin per hakmarje , kurse ne kanalet e tjera televizive zemra te coptohej nga pamjet qe shikonim . Njeres me lote ne sy dhe me zemren e mbushur gjithe urejtje per kete pushtet vrasesish , percillnin te dashurit e tyre per ne banesen e fundit . Berisha eshte i pa shpirt , ai nuk tundet edhe para kofomave mjafton qe te vrase dhe shkretoje cdo gje kunder tij. Sot ai i dergon kercenime Rames , ai do te frikesoje kete popull ,por mjaft me .
Te gjithe ne shesh kunder ketin nazisti
Dua ti drejtohem kolegut tim Ismail Hoxha,sot deputet i PD-se ne Parlament.
I dashur Ismail,je ende ne kohe per te marre anen e Popullit tend,qe shteti yt gangster e vret ne udhe me duar ne xhep;qe shteti yt gangster pasi e ka katandisur ne standartin e kafshates i thote qe je sic nuk e ke enderruar,aq mire jeton. Bej doreheqje,per hir te ndjeshmerive shqetesuese qe kemi ndare bashke per fatet e Arsimit te Larte ne kohen e gangsterit F.Nano,por qe shteti yt i sherbimeve kriminale e sherbesave hajvane e ka katandisur sot ne diten me te zeze;koleget e tu mezi moren pagen ne 18 janar.Mos me thuaj qe nuk di gje se kjo do te mjaftonte te te urreja.Mos me bej te mendoj se kam ndare shqetesime kombetare me nje shtinjak.Zemra ma do qe je ende ne kohe.
Mero ke shume te drejte, tani jemi me afer se kurre ne Europe dhe a e dini perse?
Ne Irlande kur cojne ne varr kufomen kendojne per arsyen se sipas bibles shpirti i i te vdekurit shkon ne qiell.
Ne Amerike cohen po ashtu ne varreza me bande qe ecin me nje hap pak me te ngadalte, por me bande ama, se edhe ne kete vend bibla thote qe shpirti te shkon ne qiell.
Pra dhe PD-ja shkon ne varreza me duartrokitje, po si do ti veje halli shpirtit te PD-S.B.? Se as shpirt nuk kane dhe as qiell. Po ku do tu shkoje valle, ne…
Duhet të kuptojnë se amerikanët dhe evropianët,italianët dhe të tjerë nuk i japin rendesi për popullin e Shqipërisë, ata thjesht duan stabilitet. Populli i Shqipërisë ose do të duhet të zgjohet dhe të shpëtoj nga berisha me forcë, ose do të duhet të japë dorëheqjen vetë të jetojnë në një tjetër diktaturë.Ne vendet e tyre ata smund ta imagjinojne kete regjim vrastar qe minon kushtetuten.
Une do ju lutem shume per te bere dicka nese eshte e mundur. Se pari a mund te beni nje ekspoze dhe nje paralelizem me ate qe ndodhi ne vitrin 97 kur Shqiperia digjej nga “horrat” dhe mbrohej nga “trimat” dhe krye k… trimi” zgjidhej president dhe festohej me te shtena armesh me seancen e ngritjes se komisonit berishist (me fal hetimor) nga ai qe vazhdon te quhet parlament dhe te votuar nga ata qe quhen ende deputet por ne fakt duhet te perdoret ndonje emertim tjeter per ta. E them kete se situatat jane te ngjashme si dy pika uji dhe kuptohet sepse kane te njejtin skenarist, regjizor dhe aktor kryesor Sali Berishen (ka frike te thote qe quhet Sali Ram Berisha se mbase nuk e di nese eshte vertet i Rames apo jo se Edvinit ja permend gjithmone emrin e te jatit). Se dyti a mund ta pyesni ju ose ndonje kolegu i juaj meqenese une nuk ndodhem ne Shqiperi kryeministirn se cfare faktesh dhe grup faktesh kishte per te ngritur kete komision hetimor se po te kete tja japi edhe prokurorise apo ka vetem me dyshime. Jo per gje por komisionet hetimore nuk ngrihen mbi dyshime sipas tij gjithmone. Se treti ju lutem shume duke qene se njihni shume kolege te medias a mund te beni nje krahasim se cfare thote berisha per meten ne te shkuaren dhe te tashmen si hajdut dhe baron droge si dhe njeriu i beses dhe burre zakoni si dhe anasjelltas cfare ka thene meta per te si vrases ne vlore e gerdec e me gjere dhe tashme per “horrrat” dhe “trimat” e sali protopapes me fal sali ram berishes? Faleminderit