Përse fletëthirrja e parë duhet t’i shkojë Sali Berishës?

22 Janar 2011, 18:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeprokurorja e vendit, Ina Rama, duhet të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit kryesor të krimit të vrasjeve para godinës së qeverisë, kryeministrin në detyrë Sali Berisha. Zhvillimet e ditës së djeshme provuan qartë se Sali Berisha plotëson gjithë kriteret e të dyshuarit kryesor në këtë ngjarje për disa arsye.

Arsyeja e parë nga pikëpamja ligjore është se ai rrëzoi publikisht brenda 24 orëve alibinë e ngritur për mos pasjen gisht në vrasje. Në orën 19.30 të datës 21 janar ai deklaroi se demonstruesit janë vrarë nga Edi Rama dhe njerëz të tij të porositur me armë pistoletë- kalibër i lehtë. Këtë deklaratë e ka bërë kur akoma asnjë plumb nuk ishte hequr nga trupat e viktimave dhe kur të plagosurit po liheshin qëllimisht të vdisnin pa kujdes mjekësor në mjediset e spitalit. Një drejtues politik i spitalit ushtarak u përzje në krijimin e kësaj alibie, dhe kjo e bën më të besueshme ekzistencën e një alibie zyrtare të përgatitur për krimin. Dje prokuroria provoi se vrasjet ishin kryer nga gardistët dhe lëshoi urdhër arreste. Pas kësaj Sali Berisha ndryshoi qëndrim dhe filloi të justifikojë veprimet e Gardës. Duke imituar mënyrën se si Ilir Meta u soll me policët që vranë militantë të PD-së në vitin 2000 kur u sulmua Komisariati i Tropojës dhe kur arrestoi atë vetë, Sali Berisha shpërbleu me nga një rrogë mujore gjithë efektivin e Gardës dhe policisë që morën pjesë në aksion, duke marrë kështu qëndrim tërësisht të kundërt me drejtësinë për këtë çështje. Vetërrëzimi i alibisë së ngritur në një krim, është provë se personi është i përfshirë në krim dhe përpiqet të fshihet.

Arsyeja e dytë përse Berisha duhet thirrur si i dyshuari kryesor për vrasjet e kryera, është skema dinamike e ngjarjes dhe mënyra se si u kryen vrasjet. Sali Berisha ka pranuar se ka qenë në zyrën e tij gjatë gjithë kohës. Kjo e detyron atë ligjërisht të jap shpjegime për çdo sekondë të kohës kur janë kryer vrasjet dhe të zbardhen gjithë telefonatat e tij. Lulëzim Basha është filmuar në dritaren e zyrës së tij së bashku me drejtorin e policisë dhe kjo ua ul atyre përgjegjësinë për urdhrat e dhëna në prani të kryeministrit. Sali Berisha ngelet me këtë rast përgjegjës kryesor. Vrasjet janë kryer të gjitha në një hark të shkurtër kohor. Dy prej tyre sipas kamerave janë kryer nga i njëjti vend, nga kryeministria, brenda 5 sekondave, pra dy gjuajte të njëpasnjëshme. Momenti kur janë kryer ka qenë fundi i protestës kur njerëzit thuajse ishin tërhequr dhe nuk ka pasë asnjë arsye teknike për të urdhëruar vrasjet. Vrasjet janë urdhëruar politikisht pasi vetëm Sali Berishës i interesonte një bilanc me viktima për të vërtetuar akuzat paraprake që kishte bërë se Edi Rama do të sillte në Tiranë trafikantë droge dhe kriminelë. Siç shihet pas vrasjeve, viktimat janë njerëz të varfër nga jugu në veri të Shqipërisë, pa asnjë lidhje me njëri- tjetrin përveç bindjeve opozitare dhe të paorganizuar në ndonjë skemë kriminale. Kjo detyron Sali Berishën të shpjegojë informacionet që ka pasur dhe arsyet pse ka urdhëruar vrasjet në fund të demonstratës.

Arsyeja e tretë përse Berisha duhet pyetur si i dyshuari kryesor është artikulimi prej tij i ekzistencës së një skenari nga treshja Rama- Ruçi- Gjinushi. Kur këtë e thotë kryeministri i një vendi në krizë, në një ditë si ajo e djeshmja, është shumë e rëndë dhe duhet marrë seriozisht. Kryeministri duhet të dorëzojë gjithë informacionin për ekzistencën e këtij skenari në prokurori dhe t’i hapë rrugën hetimeve. Në rast të kundërt, kjo duhet konsideruar përpjekje për devijim të hetimeve për katër të vrarët dhe duhet të penalizohet.

Arsyeja e fundit përse Berisha duhet të thirret në prokurori është morale. Ai në gjithë jetën e vet nuk e ka përfillur kurrë drejtësinë dhe nuk ka pranuar të shkojë aty për të dëshmuar për asnjë ngjarje. Ai e ka injoruar atë institucion dhe për një vrasje politike në derën e zyrës së tij, vrasjen e Azem Hajdarit, ku ka disa pika të errëta të përfshirjes së tij në dinamikën e ngjarjes.  Arsyetimi deri më sot ka qenë se prokuroria ka qenë një kundërshtare politike e tij. Sot ne kemi një institucion në krye të së cilit është emëruar një kryeprokurore prej Sali Berishës. Sali Berisha duhet të provojë të respektoj drejtësinë duke bashkëpunuar me të. Ndryshe ai do të krijojë një precedent historik të mungesës së respektit për drejtësinë, e cila do të ndikojë keq në kulturën politike shqiptare. Nëse Sali Berisha nuk merret në pyetje si person kyç në zhvillimet tragjike të 21 janarit, atëherë drejtësia për katër të vrarët nuk do të vendoset kurrë dhe ky vend nuk do të gjejë qetësi nga vetëgjyqësia. Këtu, pjesë e krimit do të jetë dhe institucioni i prokurorisë.

35 komente në “Përse fletëthirrja e parë duhet t’i shkojë Sali Berishës?”

  1. chicago says:

    Mero Baze,me vjen mire qe perfundimisht ke kuptuar se kush eshte Sali Berisha dhe ke dalur hapur kunder tij me penen tende. Jeni ju dhe miqte e tu” demokrate” qe i benit elozhe Sali Berishes dhe i dhate fryme dhe i zgjatet jeten pushtetit dictatorial te armikut me te madh te shqiperise Sali Rame Berishes. U shperndate e krijuat parti pas partish (kaq qesharake nje popull prej 3.000.000 njerez ka 30-40 parti kur amerika me 300.000.000 njerez ka vetem dy partit) dhe tani kujtoheni ti kunderviheni Berishes. Mos harroni dhe populli shqiptar nuk e ka harruar se jeni JU qe e ushqyet dhe mbajtet ne kembe monstren Sali Berisha.Por kur i thone me mire vone se kurre. Urime

    1. raimondi says:

      ———– Nuk ka rendesi ajo se me ke ishte Mero atehere , sepse njeriu ndryshon me kohen -Sic tha njehre Gorbacovi …..Koha ndryshoi dhe ne ndryshuam bashke me te …
      ——Edhe Saliu deri dije nuk ishte as kriminel, as antishqiptar krahasuar me Nanon qe ishte dhe eshte nje spiun i rendomte i grekut –
      —-Ndersa sot Sala eshte edhe antishqiptar sepse i fali Greqise pjese nga ujerat teritoriale shqiptare, ben biznese me biznesmene serbe , kryen veprime Ekonomike kriminale kunder interesave te ekonomise shqiptare dhe te taxapaguesve shqiptare, kryen veprime politike kriminale duke shperfytyruar elementin me kryesor te Demokracise , VOTIMET , duke i manipuluar ato ne menyre skandaloze ——dhe i heq shqiptareve te drejten per te zgjedhur ate qe mendojne ata —
      —–Dhe me kete te fundit Sala eshte bere nje Stalin i vockel Vucidolas qe thote :–…..Votoni si te doni, se votat i numeroj une ….–Ne kete menyre SALA eshte njeriu me i Rezikshem i te Ardhmes demokratike te Shqiperise

      -Dhe per rastin ne fjale ——–Mero ka plotesisht te drejte , sepse ne cdo vend po te ishte SALA kur flet per nje vrasje dhe jep fakte qe e ka bere ky apo ai para se te behen hetimet ————–Prokuroria duhet ta therasi ate te parin per te dhene shpjegime –sepse nga menyra si flet SALA , ai duket sikur eshte bashkefajtor —dhe duhet te mbaje pergjejgesi penale
      ———–Natyrisht , SALA nuk i kupton keto gjera se eshte hajvan dhe kjo eshte per te qeshur se si flet ky lloj robi paraprakisht kur ka ndodhur nje krim dhe ti ke qene ne vendin e krimit ..!!!!!!!!????————–Nuk e kupton ai diot , se duke folur ne ate menyre kriminalzion vetveten
      —Mirpo PROKURORIA ne baze te ligjit te hetimit duhet te therrasi SALEN te parin , sepse ka qene ne vendin e krimit , dhe eshte i vetmi qe eshte shprehur ne lidhje me krimin —-
      —Sala me ato qe ka thene eshte i dyshuari kryesor dhe ne te njeten kohe deshmitari kryesor————Dhe Mero e ka kapur shume bukur kete fakt

      –Nde

      1. chicago says:

        pershendetje,dakort jam me ty qe njerezit me kohen ndryshojne dhe reflektojne per gabimet qe kane bere. Por keto gabime na shkaktuan 20 vjet humbje te democracise se vertete ; te asja democracie per te cilen studentet e dhjetorit dhane jeten e marshuan per nje qellim “freedom”.Sinqerisht nuk jam me asnje krah i majte apo i djathte .Me vjen keq per popullin dhe vendin tim dhe nuk me ndahet pyetja”dhe sa me shume populli yne mijravjecar do te vuaje dhe do te jete kaq i percare e i raskapitur? Fatemiresisht ketu ne amerike nuk kam kohe te mendoj per politike.Nuk e kam personalisht me Mero Bazen (e respektoj ;te gjithe bejme gabime por kemi kurajon ti pranojme dhe ti permisojme ne sensin positiv) .Oh Fatos Nano natyrish nje tjeter figure negative e politikes shqiptare por te pakten ai tregoi qytetarine (grek apo serb te gjithe mender nje H….jane ,te me falesh i nderuar zoteri per fjalorin por po na plas shpirti….)u terhoq dhe i la vendin nje tjetri.Te shpresojme qe nderkombetaret(si gjithnje ata e kane bere politiken e vendit tone ne shekuj-dhenje tokash apo ndarje kufish pa e vrare mendjen se sa drama e dhimbje i kane shkaketuar ketij populli te lashte sa dhe vete historia)ta theresin kokemalokun berisha e ti thone’- ik se koha jote mbaroi nuk na duhesh me….’
        Nderkombetaret na i kane nje borxh – te pranojne se Kosova e Shqiperia eshte nje .Nderime…

    2. davidi says:

      Chicago ka te drejte o Mero. Kanibali qe kemi kryeminister i tejkaloi parashikimet e tua o zoti Baze. Nuk u tregua dhe aq burracak sa po e komentoje ne shkrimet e para 21 janarit, nuk them se eshte burreri te vrasesh bashkekombasit, por edhe si Fatos Nano vaktit nuk do t’ia mbathte apo jo? Edhe Ed Rama u tregua axhami para kryeministrit nekrofil, vertet qe e quan me eufemizem “kundershtar politik” por edhe nga kundershtari mund te mesohet. Nuk mblidhen luledele ne nje fushe me dema sepse rrezikon te hash ndo1 bri ne prapanice. Ne Shqiperi per te marre pushtetin nuk ka strategji apo revolucione pink, orange apo rainbow. Ka lufte! Nqs nuk je gati per ta marre pushtetin, me mire rri aty ku je dhe prit zgjedhjet dhe kur te vijne zgjedhjet LUFTO PER TE RUAJTUR VOTAT! Diktatori enverist tani eshte me i forte se kurre, ShIK-un dhe Prokurorine se dikurshmes “Silvia Konti” do ti fuse ne dore nje here e pergjithmone po ashtu dhe Gjykatatat, Presidencen e ka nxjerre jashte loje, TVSh e ka te veten plus Tv private te tjera, Garden tregoi se e ka, Kryetar i KRrTRSh-se eshte, Financat po i ka, perfundimin nxirre vete, vetem te mos jete surreal dhe ironik, por pragmatik dhe pa kthim prapa.

  2. odi says:

    Mero ! situata na ka trishtuar pa mase. Realiteti po na vret . Nuk dime se si do te jete e ardhmja jone…
    Por nje gje duket qarte, qe kryeministri duhet te jape doreheqje te dyfishte nga pozicioni si kryeminister dhe kryetar i partise Demokratike , qe te shpetoje vendi nga i fundit politikan ” Pjelle e qeverise se Enver Hoxhes e kompani”. Jemi shume pesimist qe do te vihet drejtesi e se gjaku i paster i atyre qytetareve te gjore do te qetesohet . Shpresoj qe qeverise me ne krye kryeministrin mos ta lene te qete shpirtrat e viktimave .Deshiroj te behen te verteta historit e fantazmave e t i ndjekin ato deri ne vdekje .Uroj qe ZOTI ti ndeshkoje aty ku i dhemb me shume .Dhe te mos gjejne paqe e qetesi ne jete te jeteve .

  3. Ana says:

    Keni shume te drejte per keto qe shkruani Z. Mero. Sali Berisha gjithmone e ka shperfillur drejtesine, aq me shume tani me ne krye Ina Ramen, kryeprokurorjen me te paafte qe ka pare Shqiperia ndonjehere. Ajo nuk ka as forcen me te vogel sot ne Shqiperi, dhe kete e deshmoi qarte mosperfillja qe i beri policia e shtetit. Jane ne rritje zerat e atyre qe i kerkojne Ina Rames te largohet. Edhe une keshtu mendoj. Mendoj se ajo duhet te largohet tani dhe me nje fije nder. Ndoshta ajo mendon se po te iki do te mendojne se ishte e dobet dhe e paafte, por me mire kjo se ikja me turp me vone e garantuar. Por ajo eshte aq karrieriste, sa erdhi ne ate vend nga ane e anes pa e merituar asnje dite postin qe mban, dhe del pa pike turpi nje dite para dhe gjoja na mbush mendjen se puna e prokurorise ka qene pozitive. Harron ajo se ishte ajo qe mbylli ceshtjen e 14 shtatorit dhe madje donte te merrte edhe masa ndaj prokurorit qe kishte ceshtjen. Turp. Keshtu qe ajo nuk do te largohet, edhe pse prej kohesh ka treguar se nuk ka shpatulla per te mbajtur pergjegjesite qe i jep vendi i punes, por vetem mendje per te kombinuar rrobat e saj dhe krehur floket per tu dukur e bukur para nje tufe burrash, e as qe behet fjale per te kerkuar drejtesi. Ja kjo eshte fytyra e njeshit te organit te akuzes.

  4. monarku says:

    Berishes sbesoj se do i veje ndonje fletethirje sa te jete kjo klase politike ne krye.

    Tani per tani te shofim se cdo behet me 6 gardistet qe u arrestuan me sa lexova aty nga ora 19.
    Ky esht nje hap i pare ku te pakten peshqit e vegjel po perballen me pasojat e krimit te kryer, por duhet te pasohet menjehere me doreheqjen e qeverise, perdrisa shteti pranoi qe veproi si vrases e jo si mbrojtes i shtetasve te vet.

    1. Ana says:

      Jo vetem qe nuk do arrestohen gjashte gardistet, por sic e pate, tani Jozi Topallja solidarizohet me ata qe shtine mbi popullin e paarmatosur. Morali: shume mire qe vrate, solidarizohem edhe une me vrasjet, do tju jepen rroga shperblim per kete qe bete, dhe po e bete prape, prape do paguheni, lidhja e thjeshte lineare ne psikoligjine biheviorale.

  5. fakt says:

    Mendoj qe nderhyrja e presidentit do te kishte qene vendimtare ne kete moment. Cfare duhet te ndodhe me ne kete vend qe ai te shperndaje parlamentin… te kerkoje ngritjen e nje qeverie te perkohshme me prezencen e te gjitha partive dhe shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme. Por ai, si mjeshter i mosveprimit – do te belbezoje si hoxhe per qetesi dhe ruajtje te gjakftohtesise ..a thua nuk na mjaftojne deklaratat anemike te ambasadoreve.

  6. palla says:

    Ne kete katrahure , ka vetem nje rruge per te qetesuar gjendjen dhe arritjen e kompromisit, doreheqja(shkarkimi i qevereise me mire) dhe krijimi i nje qeverie te re , pa pranine e Saliut. Kthimi ne parlament i PS me nje projekt per ndryshime ne kushtetute dhe ndryshime rrenjesore ne ligjin elektoral te cilat duhet te konsistijne:
    1. Zgjedhja e presidentit me votim te drejteperdrejte dhe kompetenca e tij per te shkarkuar qeverine dhe shperndare parlamentin.
    2. Zgjedhja e prekurorit te pergjithshem me votim te drejteperdrejt
    3. Buxheti i institucioneve te pavarura duhet te percaktohet ne % ne baze te GDP, te mos ti lihet ne dore kryeministrit (te gjithe e shohim se si veprohet tani dhe ne te shkuaren).
    4. Reduktimi i kompetencave te kryeministrit, te cilat ju dhane me marreveshjen Sali – Edvin.
    5. Depudetet qe marrin poste qeveritare te dorezojne mandatin e depudetit (mbajtja e te dy posteve bie ne kundershtim me ndarje e pushteteve, legjislativ e administrativ)
    6. Depudetet , kryeminister, minister apo drejtues tjete shteteror te mos kete imunitet pervecese mbrojtje fizike kur e kerkon posti.
    Ne ligjin elektoral duhet te ndryshoje:
    1. KQZ duhet te jete i pavarur nga partite politike, si dhe te gjitha komisionet e tjera.
    2. Per ti shpetuar partite nga kthimi ne repart ushtarak dhe kryetarin e partise ne komandant ligji duhet te jete teresisht marzhoritar i paster dhe me 100 depudete. Te gjithe e kini pare se cfare ndodh ne kete perlament ushtaresh me propocionalin e listat e bera nga kryetaret e partive.
    3. Te kete te drejte te kandidoje per depudet cdo shtetas shqiptar pavaresisht se ku jeton, dhe pavaresisht se sa vjet ka larg atdheut.
    4. Te votojne te gjithe emigrantet ne qendra votimi ne vendbanimet e tyre.
    5. Te kete te drejten e rinumurimit te votave cdo parti politike apo organizate .
    6. Ti hiqet mandati nje depudeti kur parlamenti nuk e ben por ate e kerkon 50% + 1% e atyre qe kane marre pjese ne votim
    E kuptoj qe disa gjera duken absurde, por ne nje vend ku absurditeti eshte i shtruar kembekryq dhe horrat e godoshet tallen me popullin ku shteti ne tere keto vite eshte ndertuar mbi parimin “20 pula dyzt tava ha c’te hame o Muco Gllava” duhet vene fre dhe kufij, ndryshe edhe po te vije Edvini ne pushtet do te beje te njejten gje qe po ben Sala. Dhe kete e trgoi me marreveshjen e bere ne dryshimet ne ligjin elektoral dhe kompetencat e kryeministrit. Nqse Ps do te binde njerezit se kerkon te beje shtet dhe jo te marre pushtetin duhet ta tregoje me fakte. Gjithashtu do t’i jape Pd nje shanc te dyte(sepse demokracia eshte dhenie shanci) te tregoje qe eshte parti politike dhe jo klan mafiozesh. Pasi te behen keto mund te behen zgjedhjet e reja, dhe gjakrat do te jene ftohur e njerezit do ta marrin vesh se kush eshte per SHTETIN dhe kush per PUSHT-ETIN. Cdo here qe zgjedhjet kane ardhur nga presioni i rruges ne kemi rezultuar me njerez qe kane marre pushtetin por nuk kane bere shtet.

  7. Patriot Kodra says:

    Thuhet se shteti i pare shqipetare u krijua me 1912-ten.Le ta besojme kte si te vertete.Shtetet fqinje kishin shekuj me pare shtetin e tyre. Populli shqipetare duhet ta dije mbare, se tipat si Mero Baze, Spartak Kiqos Ngjelos and Edvin Kristaqos Ramos e kan vene ne gjunje nenen Shqiperi sa here qe Ajo eshte ngritur ne kembe. Dhe ky skenare per shekuj perseritet dhe perseritet. Pyes Spartakos Ngelos and Edvin Kristaqos Ramos se cfar do tu ndodhte demonstrueseve amerikane po te sulmonin “The White House” ???? siq huliganet e tyre sulmuan Godinat e shtetit ? Po organizatoreve si Ngelos e Ramos cfare do to ndodhte?????? Pyesni US

  8. everteta says:

    everteta

    Demonstratat jane nje nga te drejtat e lirite e garantuara ne cdo vend demokratik dhe nje nga mjetet me te fuqishme ne duart e popullit per te shprehur pakenaqesite e tij ndaj cdo qeverie. Dhuna eshte e denueshme nga cilado pale qe e ushtron ate. Policia, kur eshte e trajnuar dhe me profesionalitet te larte, nese protestat kthehen ne te dhunshme, duhet te dije se si te veproje per ta parandaluar perkeqesimin e saj, por ne asnje menyre nuk qellohet mbi popullin per te marre jete njerezish.
    E keqja eshte qe demokracia ne Shqiperi, eshte vetem ne leter, ne realitet, as policia e as prokuroria qe ne teori jane, ose me mire te themi duhet te jene “te pavarura”, jane plotesisht ne duart e nen urdherat e qeverise. Ne rastin e Shqiperise, ne duart e Saliut, dikur ishte ne duart e Enverit, te Tosit e te kujtdo pushtetari te pa principte e te pa moral. Shqiperise se shkrete nuk iu ndane ndonjehere diktatoret, edhe pse intelektualet dhe njerezit e mencuar e te pa infektuar nga kolera e diktatures se Enverit, nuk i mungojne. Po ku i lene pushtetaret e ketyre 20 vjeteve te fryre si kokoshe nga parate e vena me korrupsion e me sy te erresuar nga pushteti sa qe u duket sikur jane Zeusi vete?
    Zonjen Ina Rama e kam patur nxenese…e c’tu them more vellezer? Kur degjova qe e bene kryeprokurore, sa nuk me ra pika…e thashe me vete “mjere Shqiperia e mjere!” Dembele e mbi te gjitha hilacake e genjeshtare. Notat e “mira” i ka marre pa merite. E ata qe jane te pazote, por qe duan te behen me pozite, gjejne si rruge te vetme servilizmin dhe hipokrizine. Zgjedhje me te mire s’kish si bente Saliu. Vuri ne nje post aq te rendesishem e delikat, nje “kukull” qe ta kete nen sqetull sa here t’i duhet. As mos i shkoje ndermend njeriu qe Ina Rama do te ndeshkoje fajtorert apo fajtorin e vertete, s’ka nge ajo per keto pune, eshte e zene me mirembajtjen e fytyres e flokeve .
    Ne, populli Shqiptar, do te shpetojme vetem e vetem nese te gjithe figurat e sterkonsumuar te politikes shqiptare do te largohen nga skena politike, per t’i lene vend te rinjve me mendje te hapur e mundesisht te shkolluar jashte. Ka plot te tille. Po te mos behet kjo, Shqiperia nuk do te marre kurre fryme lirisht e nuk do te thithe kurre ajrine demokracise se vertete. Le te mos e harrojme thenien e mencur : Cdo popull ka ate qeveri qe meriton!
    Poshte diktatoret e cdo ngjyre qofshin!

  9. Claus says:

    E perditshmja zvicerane “Tages Anzeiger” hapet me lajmin :

    “Albanische Polizei erschiesst mehrere Demonstranten”

    “Policia shqiptare vret me arme zjarri disa demostrues”

  10. arsen says:

    Me thoni more njerez te mire!
    PO DOREHEQJE A MUND TE JAPE KY “kaqol” PRESODENT?!!!!!!!!
    Mos haroni se edhe nga zyra e tij, ka fushepamje se cfare perdori Saliu kunder shqipetareve.
    BAMIR! JEP DOREHEQJEN DHE MER NE DORE PD-ne!

  11. arjan says:

    Z. Baze e vetmja gje qe mund te bejme ne qe jemi ne emigrim eshte t’ju inkurajojme dhe te shprehim mirenjohjen tone te thelle per guximin dhe kurajon qe po tregoni ju dhe nje numer i paket gazetaresh ! Lexojme shkrimet tuaja dhe gjejme veten tone ne to , gjejme ato mendime dhe ndjenja qe kemi brenda nesh dhe qe i shohim te shprehura nepermjet jush . Ju faleminderit ! Arjani Greqi

  12. driton says:

    Shrime shume mire i gazetarit ,Mero Baze qe pashqyron poltikene krinale te shtetite dhe te Sali Berishese qe nuk e mbjane barren e pergjiese rethe vrasjave te 4 vravarave ne Shqiperi.

  13. miri says:

    … dhe e dyta “mjekut” pervers, i cili kishte “pare” shenjat e djegjes nga arma e zjarrit ne trupat e viktimave , te qelluare nga nje distance ne me pak se 1.5 m.

    P.S.
    Z. Mero, po te mos ishte videoja e NEWS 24 , qe shkaterroi intrigat e S.B. dhe shpures se tij, ata do e cmendnin kete popull me halicinacionet e tyre.

    Pra, te lutem, a mund te behet nje shkrim per kete TV. !?

  14. Ana says:

    Mjek Samiu rendi me vrap te jape versionin e tij prej mjeku me nje eksperience gati 20 vjecare ne plaget me arme zjarri. Kurse mjeksia ligjore tha se te vraret ishin qelluar nga nje largesi 10-20m. Hahaha, cfare palacoje, cfare profesionalizmi ne spitalet tona. Pale kur vrapoi te thoshte qe dy ishin plagosur sepse kishin tentuar te grabiteshin, dmth demonstruesit ishin te kesaj kategorie, plackites. Vaj medet.

  15. arber says:

    Z.Baze, ne te vertete si emigrant une lexoj me shume ose vetem Temen si gazete e vertete opozitare. Shpresoj qe misionin tuaj fisnik ta vazhdoni dhe me tej, pavaresisht qeverise se radhes.
    pershendetje

  16. andi says:

    Opozita ka bere nje gabim sepse ne ngjarjen e gerdecit i dhane doren Berishes ….Ky gabim do marri jete njerzish te tjere…Berisha beson ne mendjen e tij se ka fuqi hyjnore dhe do ti ngjaj Gjon Marka Gjonit.Me ane judes Kastriot Islami u be kodi zgjedhor sikur Berishes ju hap barku per shtet…Mjaftonin viktimat e gerdecit dhe perfshirja e familjes se tij me Mediun ,26 te vdekur….Ilir Metes duhet ta kishin ne krah por e hodhen ne krahet e Berishes,,,edhe jemi ketu tani…

  17. labi says:

    ne radhe te pare dua te falenderoj te gjithe ata gazetare jo ata “PSEUDOgazetare” qe tubimit ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” i dhane jete dhe nuk e kthyen ne nje podium politik,kam parasysh Gazet. e N24,V+,TN,etj.dua te falenderoj te gjithe ata Opinionist si Mero,Nano,Lubonja e disa te tjere qe me shkrimet e tyre jo partiake ma Pro Kombetare leshuan mesazhe politikaneve(se keshtu mund ti quajme) tane dhe neve si popull,nje mesazh qe une e kuptova keshtu: Demokracia eshte e semure,nuk ka vdekur,vetem se pushtetaret duan ta shenderrojne ne DIKTATURE.
    Per keto doja ti falenderoja dhe tu thosha qe nuk jane vetem;doja te falenderoja dhe Prof.Rexhep Qosen meshkrimin e Tij.
    Diçka tjeter qe po me trishton eshte se si ka mundesi qe nga radhet e mazhorances nuk doli asnje ze dhe te shkeputet nga kjo paturpesi qe po i behet popullit te djathte ne emer te te cilit flitet dhe vritet;akoma me keq zyra e Presidentit te Republikes,e atij presidenti te djathte,e atij qe nuk do te doja ta besoja qe eshte i kapur nga saliu pasi mendoja verberisht qe ishte pjesa me e moderuar e pd se bashku me Biberaj,Selami dhe pak te tjere,me fal por na zhgenjeve,si ka mundesi qe Juve zoti President skeni fuqi qe te shkarkoni drejtorin e policise qe nuk zbaton urdherin e Prokurorise;si mund te kerkoni bashkpunim me popullin kur ata te cilet e (duhet) ta drejtojne drejt BE e rrafin dhe e vrasin perse dalin dhe benjne gjene me demokratike Tubimin paqesor,Genoven Juve zoti president e njifni mire,e pra ne Tirane nuk pati njeres me fytyre te mbuluar si ne G8 e zhvilluar Atje.nuk dua te vazhdoj me tej pasi eshte e kote,dhe njehere FALEMINDERIT GAZETAVE DHE GAZETAREVE TE PAVARUR SI DHE OPINIONISTEVE,ah se per pak harrova Z.Mero kam nje mendim “sikur te behej nje grup Tv me TVSH+TVKLAN+ABC(keta satelitor qe shikojme ne emigrante) te pakten te kursenin frequencat nuk do ishte me mire,une i kam kançeluar nga memoria e dekoderit tim,kete gje ua keshilloj dhe te tjereve

  18. Petrit Kola says:

    Zoti Mero,
    Berisha tha se diten qe u ekzekutuan shqiptaret ai takoi nje ambasador.
    Ai ishte amasadori serb apo kush?

  19. Falcon says:

    sigurisht qe pena e Mero Bazes eshte vertet nje arme kundra juntes vucidolit..por fitorja e vertete del nga gryka e kallashnikovit..ata e shkrepen te paret ,tani eshte radha e popullit ..kriminelet duhen fut ne varr te gjalle dhe te shkaterrohet kjo bande hajdutesh kriminelesh trafikantesh te drejtuara me primitivitet nga sali rrahmon berishovic…i mire njohur si agjent i UDB ,sahan lepires i E hoxhes,vegel e klaneve mafioze italiane dhe sherbetor i perulur i grekerve…”penecilina “ka nevoje per nje age 7.62 made in Albania!

  20. luigj says:

    mero, s’ drejtohem me zotri ti nuk e meriton dhe do te perdhosej emri izotit. kam nje pytje :
    ky edi rama yt aka ndonje te mete qe ti kurre nuk e ke share.Ti je mjeshter i madh i shpifjeve dhe sharjeve
    Ti kurre nuk kedhane pergjigje pse vetem ty te kane rrahur disa here .Mos mendon se jemesia shqiptar
    U detyrova ta perdor emrin e Mesise qe ne fakt asht turp dhe fyerje per Mesine te perdore ne krahasim
    me sharlatan por nuk pata mundsi tjeter te pyesnja ty.mero merr njato lek qe te paguajn maskernjt
    per sherbimet qe uben.Shqiperia do te jetoje jashte deshirave tua e te edit , siç e meriton.

    1. shqipja says:

      LUIGJ …LLOGJIKA JOTE THOTE SE DUHET TE THOTE SE EDI RAMA PASKA TE META SIC KA BERISHA ,DHE PO JU THEM SE RAMA KA TE META PO AQ SA BERISHA ,
      POR ZOTERI HARRON SE KETE POPULL E QEVERIS BERISHA DHE GAZETARET DUHET TE JENE NE OPOZITE ME QEVERITE DHE EJO ME PARTITE E INDIVIDET .EDI DO TE GJYKOHET KUR TE QEVERISE DHE PO BERI SI BERISHA DO TE GJYKOHET NGA SHQIPTARET …

  21. endri says:

    BERISHA SAPO DEKLAROJ SE LULI KA BISEDUE ME KRYEPROKUROREN PER 6 FLETARRESETET QE MOS TE EKZEKUTOHEN SE PRISHET LINJA!!! ORE PO ATA QE HYJNE NE BURG E LEJN FMIJET PA BUK PSE SMENDON SALA SE U PRISHET JO VETEM LINJA POR EDHE TEREZIA….. BO BO CA NUK NIGJON NGA GOJA E KTIJ.

  22. labi says:

    kurse lili i sales sapo ofendoi femrat tiranese qe shkojne dhe pyesin per femijet e tyre,eh pike e zeze kur hajduti dhe vrasesi kerkojne fajtorin,po ne si popull ç’na ngelet per te kerkuar

  23. labi says:

    te fundit nga parlamenti jone me mire nga mbledhja e PD dhe lsi ,zonja topalli tha se filmimi i bere nga news24 eshte videomontazh,dhe jo i vertete

  24. Ndoc Sukaj says:

    Me mbrojtjen e pa ligjshme qe Qeveria po u ben te akuzuarve per krimin e vrasjes del qarte qe problemi final eshte per te mbrojtur,,Ujqit e Medhenj,,pasi deshtoj manipulimi i provave kryesore . Per te tjera prova te nje rendesie me te vogel ne ket moment nuk mund te dihet.Nje gje po kuptohet shum qarte qe ne te gjitha krimet e te gjitha dhojeve ku te implikuar jane Qeveritare apo bashkepunetore te tyre fajtoret nuk po denohen nga Drejtesia.Le te mbetemi me shprese qe te pakten ne ket rast Drejtesia jone te tregohet me e ,,Zgjuar,,se kriminelet dhe te veproje shpejt per te mos u lene kohe te shpetojne me ,,Akrobaci,,proceduriale dhe Lojra te tjera,,Legale,,

  25. odi says:

    Z. S’Patriot Kodra ! Qe vetem me fjalen patriot nuk ke asgje te perbashket. Si mundesh dot te mbrosh kryeministrin keto dite tragjike , nje ZOT i madh e di se si e ke hallin ….. A je informuar se se fundi Bishe Berisha e konsideroi pjese te Pucit edhe SHISH ? Akoma nuk je bindur cila eshte loja qe luhet dhe cili eshte kryeministri i ndritur ?? !!!! Mos valle je person i afert fare i tij ,qe ke shijuar edhe frytet e kusarise se tij te pashembullt ? Me siguri Kusarine e babezine e tij dhe femijeve te tij do t’ia kishte pasur zili edhe Alkapone qe ai me aq kenaqesi shoqeronte duke kenduar me grupin ” Elita Pese “, Ishte pikerisht refreni ku permendeshe emri i Alkapones qe atij i pelqente me shume, tashme jam shume i sigurt per kete.
    Mbase me genjen mendja … ose me mire deshiroj qe SHISH te kete fakte per skenarin e vertete te 21 Janarit qe me siguri do te jete skenari i Dora vete Berishes me Lulzimin (me mire t’i therrasin trishtimi) prandaj dhe nuk ka pasur c’ti rraportoje qeverise. Nuk e di se si nuk luajme nga mendte kur ne te ashtequajturin parlament thuhet qe pamjet e vrasjeve jane montazhe dhe me e tmerreshmja qeveria qe vret qytetaret ngre po vete nje komision hetimor . Pra Kriminelet qe bertasin kapni Kriminelin (por kete here kane harruar qe pamjet tregojne qarte se kush vrau) .

  26. bbb says:

    UNE E KAM THENE EDHE NE MESAZHET E MEPRASHME. NE 14 SHTATOR 1998, SALIU DUHEJ TE MERRTE DENIM KAPITAL PER SHKLEJEN RENDIT KUSHTETUS, DUKE ORGANIZUAR NJE GRUSHT TE PASTER SHTETI, DUKE SULMUAR KRYEMINISTRINE DHE RADIO TELEVIZIONIN SHTETEROR. POR AMBASADA AMERIKANE I DOLI NE KRAH SALIU DUKE MOS E LENE ATE TI JEPEJ DREJTESISE. KY PRECEDENT KRIJOI NJE “ALSIONI” SHUME TE RREZIKSHME PER MBARJVAJTEN SHTETIT, SPSE I THA SALES SE NE KETE VEND NUK MUND TE DENOHESH EDHE KUR SHKEL RENDIN KUSHTETUES QE ESHTE KRIMI ME I MADH.

  27. saimir says:

    Ka ardhur koha qe ne shqiperi te thuhet e te mbrohet e verteta!Ndoshta krimineli Berisha e kishte skenarin e tij qe me trupat e te vrareve gardistet e tij (civil)shikoni disa fytyra killerash qe gjenden kudo ne organizimin e protestave prane LSI ne kryeministri,pas ekzekutimeve)te shqyenin dyert e kryeministrise si me te ndjerin e te paharueshmin A.Hajdari.Si edhe here te tjera drejtoret e tij nga te cilet ka rreth 28 vjet qe varet ndoshta ia kishin dhene planin e ekzekutimit gabim.E per pasoje ndodhi ajo qe nuk pritej qe te ekzistonte filmimi nga nje gazetar ne krye te detyres gazetareske,si ata qe zbuluan shitjen e ujrave teritoriale greqise qe perseri me ndjenjen e larte e fisnikerine e gazetarit nxori e i dogji ne duar nje skenar ugurzi qe Saliu e kishte pergatitur ne drekimet me ndonje ambasadore!Alibija e tij tashme eshte vetem prove e nje institucioni qe quhet Prekurori e nje gur qe verteton qe ose ky institucion eshte i pavarur ose eshte ne duart e nje krimineli me pasaporte diplomatike qe quhet Sali Berisha.Turp per qendrimet e deritanishme te trupave diplomatike te akredituar ne kete vend.A thua qe demokracia te na jete shitur per diktature,amoralja te na jete servirur per morale,krimi per ndershmeri e feudalizmi per civilizim!Kete dhurate te madhe kemi marr si popull nga perendimi deri me sot te servirur me mjeshteri nga nje Shtet qe po s’te pati vasal te ka armik,qe po ishte krenar nuk te duron dot,qe po te duash me shume atdheun tend te eleminon me te gjitha mjetet.Kjo po tentohet te behet realitet edhe me derjtuesin e sotem te opozites!Turp dhe vetem turp.Ndaj do ti lutesha te gjithe popullit shqipetar shqiperia ka nevoje per ne o sot o kurr.Rrofte populli shqipetar e Shqiperia e shqipetareve e jo e jenave qe ç’do dite shqyejn copat e mbetura te saj.

  28. davidi says:

    Mero, me duket se kanibali qe kemi kryeminister i tejkaloi parashikimet e tua. Nuk u tregua dhe aq burracak sa po e komentoje ne shkrimet e para 21 janarit, nuk them se eshte burreri te vrasesh bashkekombasit, por edhe si Fatos Nano vaktit nuk do t’ia mbathte apo jo? Edhe Ed Rama u tregua axhami para kryeministrit nekrofil, vertet qe e quan me eufemizem “kundershtar politik” por edhe nga kundershtari mund te mesohet. Nuk mblidhen luledele ne nje fushe me dema sepse rrezikon te hash ndo1 bri ne prapanice. Ne Shqiperi per te marre pushtetin nuk ka strategji apo revolucione pink, orange apo rainbow. Ka lufte! Nqs nuk je gati per ta marre pushtetin, me mire rri aty ku je dhe prit zgjedhjet dhe kur te vijne zgjedhjet lufto per te ruajtur votat! Diktatori enverist tani eshte me i forte se kurre, ShIK-un dhe Prokurorine se dikurshmes “Silvia Konti” do ti fuse ne dore nje here e pergjithmone po ashtu dhe Gjykatatat, Presidencen e ka nxjerre jashte loje, TVSh e ka te veten plus Tv private te tjera, Garden tregoi se e ka, Kryetar i KRrTRSh-se eshte, Financat po i ka, perfundimin nxirre vete, vetem te mos jete surreal dhe ironik, por pragmatik dhe pa kthim prapa.

  29. Behar says:

    Situata qe po jetojme,e perseritur per te disaten here ne forma te ngjashme,per mua,nuk le vend per kurrfare shprese. Risia kesaj rradhe,eshte mos njohja nga rrugacet ne pushtet e organit kushtetues,prokurorise.
    Fakti qe institucionet nderkombetare nuk po ngrene zerin per kete rreshqitje te rrezikshme,tregon se sa e pashprese eshte e ardhmja jone. Per mua e vetmja shprese per ne shqiptaret eshte Zoti i Madh dhe meshireplote! na shpeto o Zot nga ky ferr ku na kane hedhur mendje te mbrapshta!
    Mund te tingelloje paradoks,por doreheqja e Ilir kusarit eshte me keq se po te qendronte ne ate karrige te ndotur,sepse tash po ndot gjithandej! tash jemi ne situaten absurde ku kemi nje kryeminister,Berishen dhe nje kryetar qeverie,Meten.Ky i fundit po ben duet me Berishen duke folur si minister i brendshem,i jashtem,i drejtesise, i mbrojtjes. Nuk merret vesh kush eshte bishte e kush sopata!!!!….

  30. luzasa15 says:

    Largohu shqiptaret qe kan dy fije mend duhet ti thone dhunes , organizusve te dhunes dhe te gjitha manipulimeve qe ben mediat per interesa te tyre. Deshiroj te komentoj dhe zjarrsherin e zotit Base kuder Idhullit te tij Berishes qe kur i kishin te lidhura interesat e ngrinte ate nre maja dhe tani qe jan prish interesat bene dhe rolin e prekurorit?! A seshte ky nje manipulim i radhes i tij? Un mendoj se po.
    Zoti Base a jeni ju per tu sulmuar shteti? Apo per shtetin ligjor?
    Perderisa u sulmua shteti prekuroria duhet te shqyrtoj kete ceshtje ne fillim dhe e dyta se si u be mbrojtja e shteti. Pra veprimi i prekuroris eshte krej diletant si dhe argumentat tuaja ne lidje me te. Une e di qe zjarshmeria juaj do ta pengoj mesazhin tim, por gjithsesi une bera timen, ndofta kjo ju ndihmon per te shruajtur me afer te vertetes dhe jo mashtrime kjo ska te beje me gazetarin.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje