Përse Berisha duhet të dorëzohet tani

28 Janar 2011, 22:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Doli përsëri dje. Pak para se të fillonte një nga tubimet paqësore më të frikshëm që kam parë në Tiranë, për nga përmasat dhe solemniteti, Berisha u shfaq para gazetarëve në përpjekjen e tij të fundit për ta ndalur lumin e njerëzve. Kishte dy ditë që paralajmëronte, dënonte me vdekje, tërhiqte policinë nga detyrat e saj funksionale, keqpërdorte deklaratat e ambasadorëve të perëndimit dhe veprimet e tyre rutinë për sigurinë, shpikte kampe stërvitore për kriminelë, qeveri në hije dhe puçistë të rinj, derisa gjeti që armiku kryesor është Presidenti. I duhej doemos të mos e shihte atë pamje nga  dritarja e zyrës së tij. Nuk di nëse e ngriti tinëz grilën e blinduar apo jo, por askush nuk e kishte mendjen tek ai. Tri memorialet e ngritura si kodra me lule të tre qytetarëve të ekzekutuar me urdhër të tij, u bënë vend pelegrinazhi për dhjetëra- mijëra qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Nuk e ndali dot edhe pse konsumoi gjithçka. Nga e premtja në të premte, opozita po kujton 3 të vrarë nga kryeministri para zyrës së tij, kurse kryeministri ka ekzekutuar praktikisht një sërë institucionesh të rëndësishme të shtetit duke e dërrmuar atë. Nga e premtja në të premte, ai ka ekzekutuar kryeprokuroren e Përgjithshme, duke e etiketuar ndrikull, lavire bulevardi, puçiste, gënjeshtare, të pafytyrë. Ka ekzekutuar Shërbimin Informativ Shtetëror, të cilin e ka konsideruar pjesë të puçit. Ka dënuar me vdekje liderin e opozitës. Ka shkatërruar dimensionin më delikat të ushtrisë shqiptarë- pjesë e NATO-s, depolitizimin, duke u bërë thirrje gjeneralëve të saj të mbrojnë pushtetin e tij. Në fund ka sulmuar dhe presidentin, duke e akuzuar si pjesë e skemës që kërkon të rrëzojë atë nga pushteti. Pra, për çdo ditë nga e premtja e shkuar, ky njeri e ka qëlluar përditë me grushta shtetin ku qeverisë, duke  nxjerrë jashtë loje gjithë institucionet e tij. E gjithë kjo ka ndodhur shpejt, si një film me xhiro të shpejta, brenda javës së zisë. Arsyeja është e qartë. Sali Berisha në çdo shtet normal, ku veprojnë minimumet e standardit të drejtësisë do të duhet të jetë i ndaluari kryesor i akuzës për tre të vrarët. Ka pranuar se ka qenë në zyrë të tij, ka tentuar të krijojë një alibi për vrasjet, dhe po tenton të shesë si informacione gjithë halucinacionet e tij që burojnë nga paranoja se po i marrin pushtetin. Në rrethana të tilla ky njeri kthehet në një rrezik kombëtar, pasi është i paparashikueshëm në lojërat e tij të çmendura me integritetin e shtetit shqiptar. Nëse dje do të ishim të ulur në një zyrë ku do të ishin dhe ambasadorët e Perëndimit, përfshi atë amerikan dhe ata të vendeve kryesore perëndimore dhe do të dëgjonin përkthyeset e tyre tu përkthente fjalimin e kryeministrit, me siguri secili prej tyre me vete do të mendonte si të gjendej një mënyrë që këtij njeriu t’i hiqej nga duart me takt pushteti, kjo bombë, e cila kur gjendet në duart e një të çmenduri mund të bëj hatanë. Gazetarët e medies perëndimore, që e kishin dëgjuar dje, e kishin kthyer menjëherë në objekt barsoletash dhe nuk i shkëpusnin dot asnjë fjali për t’ia cituar. Dhe nuk kishin faj. Çfarë t’i citonin seriozisht? Ti citonin që opozita ka kampe stërvitore, që ka bërë qeveri hije për puçin, që ka plan A dhe B të dështuar, dhe një C të pazbatuar, që Presidenti është në krye të komplotit kundër tij, që Edi Ramën do ta ekzekutojë po i shkoi më para zyrës së vet? Të gjitha këto e kalojnë kufirin e të marrit seriozisht si “burrë shteti”. Këto vetëm sa bindin secilin që e dëgjon, që ndaj tij duhet vërtet një plan për t’ia hequr nga duart këtë lodër të rrezikshme që po përdor kundër fatit të Shqipërisë. Dhe e gjithë kjo për një arsye shumë personale. Çdo drejtësi e lirë dhe e pavarur në këtë vend do të çojë në burg Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën për tri vrasjet. E di që shumë njerëz lëshojnë një ofshamë pesimizmi kur dëgjojnë këto fjalë, por Sali Berisha duhet të kuptojë që vrasjet politike nuk parashkruhen. Ato nuk kanë afat hetimi apo dënimi. Ato nuk mund të mbyllen me procedurë apo imunitet. Ato do të hetohen dhe do të dënohen një ditë. Nuk them dot që e bën Ina Rama, edhe pse nuk e mohoj këtë, por di të them që Shqipëria do të ketë një kryeprokuror që do ta dënojë këtë krim. Në mos sot dhe mot, pas 5 vjetësh apo diçka më vonë. Sali Berisha është i kapur në krim dhe po përpiqet të shkatërrojë shtetin për t’i shpëtuar përgjegjësisë së krimit. Po bën herë si i çmendur e herë si budalla, herë si “burrë shteti” e herë si halabak, herë si puçist e herë si viktimë, vetëm e vetëm që t’i shpëtojë këtij gjykimi. Por dënimi i tij është vulosur. Fëmijët e viktimave dje ishin në bulevard dhe puthën për herë të fundit para 200 mijë qytetarëve fotografitë e prindërve të tyre. I puthën dhe hodhën sytë e përlotur nga dritarja prej ku fshihet vrasësi i tyre. Askush të mos mendojë se mund të fitojë betejën me zemërimin e tyre. Nuk bëhet më fjalë për ikjen e Berishës nga pushteti, apo shkarkimin e Lulëzim Bashës. Bëhet fjalë për dënimin e tyre. Në këtë spirale ku ka hyrë zemërimi politik në Shqipëri nëse dënohen, do të jetë dënimi më i lehtë, pasi do të jenë të gjithë të rezervuar ta çojnë deri në fund drejtësinë për shkak të interesave politike. Nesër do të jetë më zi për ta. Nesër do të ndeshen me një drejtësi më gjakftohte dhe më perëndimore, nëse arrijmë të bëjmë shtet perëndimor, ose me një zemërim më primitiv dhe gjakmarrës nëse fati i të vrarëve i lihet vetëgjyqësisë. Prokurorja më komode për Sali Berishën ngelet Ina Rama. Presidenti më komod mbetet Bamir Topi. Dhe siç e ka thënë vetë, opozitari më komod mbetet Edi Rama. Është më mirë të dorëzohet sot, se sa të shkoj në burg si Pinoçeti kur do t’i duhet me vete dhe oturaku. Dhe do t’i duhet të durojë dhe distancimin e Aldo Bumçit p.sh.

29 komente në “Përse Berisha duhet të dorëzohet tani”

  1. huri says:

    A do prese valle Shqiperia,deri sa Saliu te veje me uturak ke 7 penxheret?Po femijet c’borxh i paskan Partise Demokratike, qe te na e mbaje kete horr dhe te mbaje peng te ardhmen e tyre?

    1. eddy says:

      O MERO PO SALI KOMUNISTI ESHTE I CMENDUR CFARE PRET NGA NJE NJERI I SEMURE DESSOLE MERO KLASA POLITICE SHQIPTARE TE MAJTE TE DJATHTE APO QENDRA DUHET TA LARGOJNE KETE TE SEMURE TA KUROJNE NE OSPITAL
      PSYCHIATRIQUE DHE ME VONE TA DORZOJNE NE GJYQE PER KRIMET AI ESHTE BERE SI DICTATORI HOXHA GJYQE VRASJE CAMPE PUCE; PO ME SA PO KUPTOJE UNE AI NUK PASKA AS FAMILJE

  2. hysni dajaku says:

    Pena top! tu befte o Mero!

  3. dymi says:

    Per kete njeri duhet nje denim i vecante e shembullor: Te vendoset roje- pastrues, me vendim gjykate per 18 vjet, ne nje wc publike ne qender te Tiranes .

  4. Petrit Kola says:

    Sunday, July 22, 2007
    Te shkrihet PD-ja !

    Sistemi pluralist ne Shqiperi filloi dhe mbetet nje farse. Ne fakt ai ishte dhe eshte nje proces i manipuluar dhe i kontrolluar ne detaje nga Partia e Punes me ne krye strategun e saj te viteve te fundit, zotin Ramiz Alia. Planifikimi dhe rezultatet praktike pare nen prizmin e skllavopronarise komuniste jane kryevepra sa qe duhet thene “Urreje Djallin por ki respekt per talentin e tij”.
    Kryevepra e Ramiz Alise per te cilen ai do te mbahet mend ne histori eshte krijimi i PD-se me komunista, sahanlepiresa ( individa te djathte) dhe bashkepuntore te sigurimit ( me se shumti individa te djathte).
    Qellimi i kryevepres Ramiziane , PD-se ishte pengimi i marrjes se pushtetit nga te djathtet, nacionalistat dhe te pavarurit. Ajo, PD-ja do te sherbente si roje, garanci dhe diktature brutale mbi ata te cilet do te kerkonin te sfidonin pushtetin komunist te viteve pas 1990-es. Fakt eshte se, PD-ja i tejkaloi detyrat e vena nga Ramiz Alia dhe sot ne Shqiperi realisht nuk egziston e djathta. Qellimi politik i krijimit te PD-se, likujdimi total i te djathtes shqiptare eshte realitet. Meritat per kete objektiv te harritur i takojne energjikut Sali Berisha te cilit elita komunista duhet ti kete borxhe nje monument pikerisht ne vendndodhjen e ish monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes.
    Pikerisht realizimi 100 % ne praktike i qellimit per te cilin u krijua PD-ja eshte edhe njera nga arsyet se perse ajo duhet te shperndahet dhe anetaret e saj ti bashkohen Partise Socialiste…. Foshnja e djathte u deshtua ne miter nga doktor Berisha. Praktikisht ndodhemi ne sistem njepartiak.

    Arsyeja e dyte perse PD-ja duhet te shperndahet eshte sepse ajo u konceptua dhe funksionoi si nje organizate kriminale ku pervec qellimit politik kishte edhe ate ekonomik. Pasurimit nepermjet vjedhjeve, grabitjeve, plackitjeve te prones, djerses dhe gjakut te shqiptareve. Kjo veprimtari kriminale mori formen me te qarte te tradhetise kombetare kur PD-ja furnizonte makinen ushtarake serbe qe ti mundesonte asaj vazhdimin e kasapanes njerzore ne gadishullin Ballkanik.
    Ashtu si i pari edhe qellimi i dyte, i pasurimit kriminal eshte realizuar ne menyre spektakulare ndaj organizata kriminale, PD-ja duhet te shkrihet dhe themeluesit dhe drejtuesit e kesaj organizate duhet te dalin para drejtesise popullore.

    Petrit Kola
    [email protected]

    1. chicago says:

      nuk kam cfare ti shtoj apo ti heq shkrimit tuaj eshte mese realist bravo. Por pyes kushhhhhhhhhh do ta heqe pd e salen .Une kam qene ne demostratat e 97 perpara ambasades americane ku na goditen e na bene cope ….shpresuam qe ai plehre me ne fund u pastrua nga shqiperia .Po te njejtat shkrime e sharje kunder tij kam degjuar ..por ai prap u riciklua ne politike dhe aq me keq ne krye prap te shtetit shqipetar tani si kryeminister prap si i pari i vendit .Nuk e di jam lemsh ne mendime mero please me qarteso kete lemsh :SI KA MUNDESI KY PACAVURE SALI ISHTE PRESIDENT BERI TE PARIN E VENDIT ME LIGJE ME DHUEN ME PIRAMIDAT BERI CDESHI NA COI NE 1997 E PERGJAKSHME DHE TANI NA BEHET KRYEMINSTER ME TE GJITHE FORCEN E PUSHTETIT BEN LIGJIN KUDO SHAN ,ULERET ,PELLET ,OFENDON,VJEDH,VRET, DISKRETITON NJEREZIT KU KANE MBARIM EPITETET PER KETE TE CMENDUR E ARMIK TE POULLIT…NJE DJETER PERLESHJE EGJAKSHME SHKATETUAR PRAP NGA KY SADIST DHE PRAP AI NE FUQI ….. oh truri nuk me punon me eshte per te ardhur keq per popullin tone….

  5. odi says:

    Besoj se lavderimet po behen te teperta o Mero ! Nga menyra se si shkruan me dukesh modest dhe profesionist i paperseritshem . Do te mbetesh ne historine e ketij populli si pena me e mprehte dhe analisti me me ze i ketyre koheve , dhe e meriton . Do te lutesha te mos keshe asnje pike meshire per Berishen se nuk ia vlen … Ai e ka hak te perfundoi si Pinoceti . Por mbetem gjithmone kembengules qe , te mos harrojne e t’i konfiskojne pronat , cilido qe te vije ne pushtet.

  6. elena marko says:

    Pa diskutim zemrat dhe syte ishin drejtuar tek sheshi pare Kryeministrise, urova organizatoret qe kishin gjetur nje zgjidhje shume domethenese me vendosjen e Fotove gjigande ne krah te Kryeministrise , shyqyr njerezit nuk shihnin gjate marshimit dritaret e Berishes , ato dritare te uryera qe ishin vraseset e atyre te mjereve .
    Eh sa deshire do te kishin populli shqiptar ti ikte nga skena politike ky Berishe qe pa frike e them ardhi ne historine tone per te na shkateruar , vrare, per te ne kthyer ne miq dhe armiq, per te ndare Shqiperine ne pro tij dhe kundra , per te shitur cdo pellembe te kesaj toke , …… por kam frike se Ai perseri do te jete , ai spara leshon kollaj , ai mund te terhiqet por kur kthehet te ben gjemen, kjo nuk duhet haruar.

  7. I zhgenjyeri says:

    Po sheh endrra me sy hapur o Mero. Qe te behet ajo qe thua ti dmth qe te vije koha qe te jepet llogari jo vetem per vrasjet por edhe per korrupsionin prej milionash e qe te behet kjo duhet qe te vije ne fuqi nje parti me politikane te PASTER e te PAKORRUPTUAR, utopi e vertete per kushtet tona, do te duhen te pakten nja 15 -20 vjet qe te behet nje gje e tille dhe gjer atehere “miku” yt tashme 66 vjeç mund te jete thirrur te jape llogari “atje lart” (si krishter i mire une kurre s’ja uroj nje gje te tille, rrofte sa me gjate, ate pune e di zoti, le ta fale po deshi AI) Sot per sot ti besoj se je dakord me mua qe 90-95% e atyre qe rrethojne Ramen qelbin era korrupsion po aq sa dhe te djathtet. Edhe po te vijne ne pushtet me do ta kene prap mendjen per te vjedhur dhe Rama i vetem s’ka çben (le te supozojme rastin ideal qe ai vete eshte i paster) sepse qe te mund te rregullohej puna do te duhej qe te jepej llogari per aktet e korrupsionit te te dy paleve qe me 1992. Nuk eshte kohe e larget sipas standarteve europiane, ne France psh. Shiraku do te dale ne gjyq per disa vende pune fiktive kur ishte krye bashkiaku i Parisit aty nga 85, po politikanet tane te te dy kraheve do te vazhdojne gamgam pa harruar zanatin e vjeter. Kushdo qofte ne pushte prej tye populli yne thote; “sorra sorres nuk ja nxjerr syte”

  8. Frederik says:

    Shkrimi eshte plotesisht i sakte dhe s’ka vend per te shtuar ne analizen qe i ben nje kryeministri aktual skizofren te vendit tone .

  9. AlbinoBlackSheep says:

    Mero gjithe ky artikull ku ti tregon se kush eshte Sala dhe pastaj shkon e titullon”Përse Berisha duhet të dorëzohet tani”.Ai do dorezohej po te mos ishte ajo kafsha qe e pershkruan ti. Per fatin tone te keq pershkrimi yt eshte i sakte.

  10. pellasgu says:

    Te thenat e Ramiz Alise 1989!

    JA KUSH DO TE JETE DEMOKRACIA JONE. MARRE NGA VENDIMET E BYROSE POLITIKE NE TETOR TE VITIT 1989!

    Sistemi yne ka kapitulluar perball atij Kapitalist, ndaj jemi te detyruar te ndyshojme strategji : u tha nga Ramiz Alia te pranishmeve. Kjo strategji do te synoje ne dy drejtime:

    1. Ne Respektimin E Te Drejtave Te Njeriut
    2. Ne Krijimin E Pluralizmit Plotik

    1) Te drejtat e njeriut jane dicka qe brenda nesh dhe mund te abuzohet deri diku, por pluralizmi do te behet se z’ben.

    2) Do te nxisim te krijohen parti sa te duhen; te majta e te djathta dhe te qendres, por gjithsesi keto Parti duhet te kontrollohen e te drejtohen nga ne.

    3) Ne krye te tyre duhet te nxirren njerez qe perkrahin strategjine tone. Partia qe do te marre pushtetin do te shaje Komunizmin ne themel e ne çati ne kete menyre do te fitojem SIMPATINE E Perendimit ANTI-Komunist. Ata qe jane ne burgje, te denuarit dhe ter persekutuarit Politik do te thone per ne : “Dhe keta e urrejne Komunizmin”.Do te afrohen dhe do te na perkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do ti afrojme dhe do tu japim pune te parendesishme, por kurre nuk do ti leme te marrin PUSHTETIN, sepse ata sapo te marrin fuqine, fillojne hakmarrjen, ne behemi hizmeqaret e tyre.

    4) Ne zbatimin e te drejtave te njeriut, duhet qe tu japim kompensim ne para te burgosurve e tu kompletojme komoditete banimi,ose te bejme sikur u japim derisa te kaloje ky brez dhe femijet s’do mbajne mend asgje. Te sekuestruarve dhe te ç’pronesuarve, do tu japim nga nje leter ne dore, qe ju njihet prona por asnje here nuk do do ju japim pronen. Ne forma te ndryshme do ti ngaterrojme me njeri tjetrin, te kalojne ne Gjykate ku do te zbatohet rrotacioni, nga Gjykata e shkalles se pare ne te dyte, dhe per difekte teknike kthim per rigjykim ne shkallen e pare. Ata jane te moshuar edhe gjukime kane . Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre, te cileve duke ju dhene nga nje pashaporte dhe me pak presion i largojme JASHTE. Ata qe do te pretendojne dhe te kembengulin do ti lendojme. Pasuria e tyre na perket ne, sepse ne e beme.

    Materiali qe me çoi GORBACOVI(PRESIDENTI RUSISE FILL PAS VDEKJES apo VRASJES se STALINIT), kam dy vjet qe e studioj dhe ata kane hecur shum perpara, per kete jeni ne dijeni.(Ramizi u kujton per poliken apo me mire regjimin e vuajtjet e populli ne kohen e CARIT te Rusise,psh koha se si bejleret trajtoni fshatarin)..Neve kemi kuader sa per shtat Komitete qendrore dhe te mos kemi frike. Ne kemi studim dhe platforma gati per zbatim; do te kete shum intelektuale qe do te kundershtojne, atyre nuk do tu japim pune.!!

    Nje shqetesim mund te krijojne intelektualet pensioniste, atyre do tu afrojme krijimin e Shoqates se Veteraneve te Luftes dhe te Punes, do u mbajme ison.

    Kosova eshte ne pragun e shpalljes se Kushtetutes, le te bejne si te duan, ne kemi platformen tone. C’do gje e kemi programuar, strategjine e kemi te gjith te qarte dhe kemi caktuar rruget per qellimin e misionit tone.Nen nje propagande ekstreme kunder Komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla te nomeklatures se larte Komuniste reformatore do te zbatojem strategjine tone ne ekonomi, qe “kapitalistet dhe pronaret e ardhshem ne nje vend ish socialist te jemi ne NJEREZIT TANE”.
    Me kete strategji brenda dy a tre Legjislaturave do te kemi ish “klasen komuniste NE klasen kapitaliste ”

    Sic e pat dhe ju dhe po t’mendoni pak a shum rrjedhen e ngjarjeve ne shqiperi qe nga 1989 e deri tani nuk ka ndryshuar gje nga keto te lart permendat. Ja pra kjo esht strategjia e vjeter apo me mire sic thuhet ne EUROPE “shkolla e vjeter”, qe eshte zbatuar me perpikmeri dhe diku,diku tejkaluar…c’do lider qe ka qene ne pushtet apo qe do te vije eshte pjese e PARISE SE TIRANES dhe nuk mund te beje ndryshe…zgjohu popull!!

  11. dino chicago says:

    Mero,ti je aq i sakte dhe aq fjale rrufe se flet me zemer te hapur,pa frike dhe pa menduar per tendera.Une e ndjej,ne te gjithe e ndjejme qe koleget te kane zili se qendrojne nje det larg teje,se dora u dridhet kur ulen te shkruajne.Bile ata shkruajne konfuz se ndryshe u thote mendja dhe te tjera ndjen zemra.Bile ke shume isha te “zerit te popullit” qe thurin homazhe per Salen…Ai i beson njeri ata??Le te zhgarravisin pune e tyre,dhe nuk kane dale dhe keq.! I shperblen kryetari si shperblimet me copa sallami qe u jepen qeneve kur kryejne detyrat mire..! Urime o gazetari madh i nje vendi te vogel..!

  12. pajtim says:

    Kam tri propozime:
    1. Fushes se plehrave ne periferi te Tiranes ti vihet emri Sali Vicidol Berisha
    2. Vorrezave te Sharres tu vihet emri Josefina Kiri Topalli
    3. Qafe priskes ti ndryshohwet emri ne Qafa e Sllobodankes

  13. saimir says:

    Dje une kam qene per here te pare prane Ambasadorit Amerikane ,ku dhe vete ai pas rreth 30 vitesh ndegjoi me vemendje te gjithe arsenalin qe ka perdorur Xheims Bondi ne serialet e tij :U habitel te dy se si nje kryeminister i mbante kaq mire ne mendje duke filluar nga “Pistoletat çader,stilolapse pistolete,thika me helm”!Per here te dyte ndegjoj nga miku im qe po ndiqnim kete konference shtypi qe e ricilesoi si “Bure shteti”!Iu ktheva dhe e pyeta se ku qendron ky etiketim qe i vini e ai mu pergjigj:A se shikoni qe thote gjera qe nuk i ka permendur asnje udheheqes deri me sote,as dhe i madhi Obama,a se shikoni qe kur e ndegjon te duket vetja sikur je jo ne toke por ne ndonje planet tjeter,epra me thoni kush mund ti thote keto perveçese nje “Burre shteti” si ai vete.A e kuptoni me tha qe eshte ai pa jam une ketu!A se degjuat qe ai ka pergjuar te madhin e Europes kur ka biseduar me Kryeopozitarin(se nuk dua tja ze emrin me goje ),a se ndegjoni kur deklaron se ka pergjuar te parin e botes kur ka biseduar me kryeopozitarin qe me kryeneçesine e fodullekun e nje Shqipetari te vertete nuk pranon ti bindet urdherave tona.Me se fundi edhe une u binda deiri ne fund te argumentimit te tij por ,çe do qe mbas dy oresh pame pas 20 vjetesh shqipetare qe dijne te demostrojne,qe dine te bejne e mbrojne traditat,qe dine te dashurojne e te urrejne,qe dine ti tregojne qofte Europes e perse jo edhe Amerikes qe ,jeni ju qe na quani ne njerez me bishte,por na jepni fjalen e na ndegjoni se si ju etiketojme neve Ju!Miku u hutua aq shume jo nga fjalet qe ndegjoi nga mua por nga ai tubim perkujtimor ,nga ai respekt per tre te rene qe “Burra shteti si Saliu kishin dhene urdher)te realizohej plani “SIN” per implikimin e kryeopozitarit Rama e qe perfundimisht edhe bota “demo….” mos te kishte probleme me me kete vend qe quhet vend Shqiponjash.Pas pak minutash mikut i ra zilja dhe mu largua pa me thene asnje fjale.Nuk do me zhduken kur nga mendja keto dy skena konferenca per shtyp e e nje “Xheims Bondi” dhe “Tubimi opozitar i kulturuar i qyteteruar “qe na ka munguar qe prej 20 vjetesh ,pasi gjithmone kemi pasur ne krye te saj “Zvaraniker” qe per interesa personale shesin edhe n deret e famijveve te tyre e jo me te nje vendi siç eshte Shqiperia.Rrofte populli shqipetar e poshte kriminelet,hajdutet,joshqipetaret,te ndjekur nga jenat qe kane zaptuar jeten e ketij vendi.

  14. Alban33 says:

    SLI BERISH LARG DUART NGA AMBASADA USA!

    ZOTI BARE ju lutem jepni kontributin tuaj per super demin qe Sali Berisha po i shkakton Kombit Shqiptar!

    Demet qe Sali Berisha i ka shkaktuar Kombit Shqiptar nuk kane te numeruar! Personalisht mendoj se pasuria me e madhe e gjith kombit shqiptar eshte miqesia dhe rrespekti i ndersjellte me popullin Amerikan. Shqiptaret e dine shume mire qe sado i pasur te jemi sa do te forte te jemi eshte e kote se pa Amerikanet Sllavet na shkatarrojne sa hap e mbyll syte! Europa nuk na ka ndihmuar kurre ne luften kundra sllaveve prandaj nga Iliria e madhe, vendi jone eshte katandisur ne 5 copeza te vogla dhe ne dy shtete mikroskopike edhe kjo fale Sheteteve te Bashkuara te Aberikes.
    Sali Berisha per inderesa te errta ka filluar ta shkatarroje edhe kete paruri te madhe dhe te vetme qe na ka ngelur (miqesia shqiptaro amerikane) Ai po perdor me djallezi dashurine e Ambasadorit Amerikan per popullin shqiptar duke e propaganduar ate si aleat te tj dhe partise demokratike!!! Jam shume i shqetesuar me nje ndjenje anti-amerikane qe po shkakton ky manipulim ne popullin shqiptar! Po te lexoni komentet e lexuesve ne media te ndryshme dhe po te degjoni nje program te News24 ne mengjes ku njerzit flasin direkt ne tv do ta vini re qe njerzit jane te indinjuar me komentin e Ambasadorit USA qe e paraqit Berishen si BURRE SHTETI!
    Dikush duhet ti informoje Amerikanet per kete dhe urgjentisht i duhet qepur goja ketij tradhetari te kombit shqiptar.

  15. Claus says:

    “Doli përsëri dje. Pak para se të fillonte një nga tubimet paqësore më të frikshëm që kam parë në Tiranë, për nga përmasat dhe solemniteti…”
    Ai “Requiem” (Moxarti nuk mundt ta mbaronte per shkak te vdekjes, ate e coi deri ne fund nxenesi e tij)
    ishte me te vertete nje homazh hyjnor qe te ngrinte peshe dhe njekohesisht te bente para asaj muzike te ndiheshe aq i “vogel” dhe i “pafuqishem”. Ishte nje porosi e princit Franz von Wahlsegg per veten tij nepermjet nje ndermjetesi, per te na dhene ate veper madheshtore qe pa me te voglin dyshim do te behej homazh solemn i asaj te premteje per ate tre njerez te thjeshte qe vinin qytete a fshatra te Shqiperise per te demostruar per nje jete me me shume dinjitet dhe me me shume shprese. Ne ato momente m`u ngjeth lekura, ndoshta dhe syte mu mbushen me lot dhe mendoja: A e degjon gje dhe ai, mbyllur ne ate zyre, qe per here te pare mu duk si nje zgafell ku rrine djajte te ndrydhur nen peshen dhe fuqine e asaj kreature hyjnore?
    A do ta gjente force dhe te degjonte vetem per nje cast shpirterat e aty tre njerezve, ndoshta dhe te tijin dhe te gjente force dhe kurajon te thoshte ” Jo, nuk mund te vazhdoj me tej, ju kerkoj ndjese”?
    Kisha nje kuriozitet te pamate ne ato momente se c`mendonte ai nen ate “Requiem” solemn dhe “te frikshem”.
    Ai mbeti i pambararur nga Ai qe e filloi, por uroj te mbetet ” i mbaruar” per jete njerezish qe kerkojne pune dhe buke.
    Lindur ne 27 Janar ne Salzburg, luhet ne 28 Janar ne Tirane, vepra e Tij.
    Kortezh me pak njerez ne nje dite te ftohte dhjetori qe levizte ne drejtim te varrezave popullore te Vjenes.
    Kortezh solemn qe levizte ne nje dite Janari shoqeruar nga nje mori e pafundme njerezish ne drejtim te Kryeministrise.
    Perseri pyes: “`C`fare mendon ai ne keto momente?”

  16. ...question says:

    ..a do ta arrijme gjalle ate dite? kur te denohet per krimet e tij,dhe a do te dalin ne drite ndonjehere krimet e tij???? ne mendjen time kam shume variante se si mund te jete fundi i Berishes, te gjitha jane te shemtuara fatkeqesisht… atij ne fakt i qan zemra te vdese si shoku Enver, dmth kriminel i mbuluar me lavdi mbreterore. Ai i kishte te gjitha mundesite per te qene nje burre shteti i shquar i nje vendi kaq te vuajtur si shqiperia!!! dhe nuk e humbi tani, e ka humbur prej 1994 kur donte te behej mbret pa kurore, dhe tregoi se ishte shpellar dhe burre i malesise se gjakoves!

  17. A e dini mezi po pres diten kur Liria bashke me Argiten ti shpien placka te lara dhe ushqime ne burg ketij xhaxhit te semure. Kur Luli i gjate e tmerresisht antipatik t’i kaloje ditet e tij bashke ne kamp me xhaxhin, kur gjithe rroca pocat qe i rrine para e mbrapa xhaxhit o te kene te njejtin fat me te , ata hajdutet ose pjesa tjeter qe vegjeton dhe qe del vetem ne konferenca shtypi te shajne me fjalet e xhaxhit , ketu e kam fjalen per ato mendjet qe na erdhen si shume te ndritur e na krijuan KOP -in para 2005. I njihni te gjithe keta cunaket per te cilet po flas , te gjithe si kuklla plasteline qe rrine nen hijen e xhaxhit. Keta te mos puthin me ne administraten shteterore dhe asgjekundi tjeter neper zyrat e te huajve (se rendom njerez te tille pa forme gjejne nganje foleze diku neper zyrat e ketyre te huajve te perkedhelur).Dua t’i shoh te punojne ne profesionet e tyre e t’i japin ketij vendi dhe kesaj shoqerie nese munden dhe nese ende i kane dijet qe kane marre ne bankat e shkollave me gjithe mastera e doktoratura qe na shpalosin turive. Asnje dite nuk punuan ne profesionet e tyre keta perkedhelira se vendosen t’i benin fresk xhaxhit.Pa dinjitet! Ah se harrova , Xhozin dua ta shoh te pastroje zyrat e kuvendit .

    1. arsen says:

      O Elona,
      Cne Liria dhe Argita te lajne rroba?
      Ato jane bashkefajtore dhe duhet te jen bashkevuajtese.
      Ne llogarite e tyre bankare dhe fondacion, jane fshehur parate e shqipetareve. Biles edhe te vete Shkelqesise se Tij Z. Sali Rame Berisha

  18. miri says:

    Z.Mero, po ti je personi qe njeh me mire se kuzhdo tjeter SB. Vertet beson se mund te dorezohet !?
    Po, do te “dorezohet” nepermjet Komisionit Hetimor Parlamentar i cili po “zbulon” organizatoret e “grushtit te shtetit” dhe kreun e “pucisteve”. Dhe kur te deklaroje zyrtarisht keto “zbulime”, pavaresisht se pjesa me e madhe e shqiptareve dhe nderkombetaret do qeshin me te madhe, SB do behet shume i rrezikshem duke kerkuar te ndeshkohen penalisht kreu dhe organizatoret.

  19. skender sylaj says:

    Respekte Mero-s dhe te gjithe shkruesve dhe lexuesve te Teme-s. Dikush ka thene dikur qe cdo popull e meriton qeverine qe ka mbi krye. Mos valle eshte gjiri yne qe ushqen me qumesht kete bastard ? Atehere me mire do te ishte qe nena (populli) qe lind bastarde te tille te sterilizohej sa me pare. Me besoni gabimi me i madh i jetes sime ishte qe nuk shkova emigrant si shumica me zgjuar e shqiptareve. Mos valle me mire do te ishte te me biresonte nje nene (popull) tjeter? Sepse te jesh bashkatdhetar me Saliun eshte turp. “S’eshte hic mire me qene shqiptar ohe,ohe!!)

  20. albaniac says:

    Mero pse eshte maloku akoma ne politike je dhe ti ne gazete se ndryshe do i bije gurit me cekic…ne bulqize ose kraste…duke shkruar bejte per minatoret…lol.
    Mero e ke shkruar sh.mire kete artikull.Po fakti qe e ke lene entuziazmin te bjere nuk me pelqen.Mendoj se nuk po ja nxjerr numrat e sakte malokut ashtu sic jane dhe po i vjen verdalle …kuptohet biznesi mbi gjithshka.
    Sa per dorzimin e malokut as qe te mos u shkoje ne mendje se ai mund te beje nje gje te tille.Nuk e pate si e ktheu kryeministrine si kulle e bjeshkes dhe u ngujua aty si Oso Kuka.Nje cifteli per serenate poshte frengjise i mungonte…Tani cdo gje eshte ne tave dhe te gjithe keta qe shumica e shqiptareve i quajne politikane presin si hijenat qe te largohet luani per te marre copen e lene.Kjo klase politike qe kemi ne shqiperi nuk eshte ne gjendje te dorzoje malokun Historikisht dhe ndoshta tradicionalisht politikanet shqipo jane vleresuar per te puthur bythen kur vjen puna per pushtet duke filluar me hamzain e deri ne ditet e sotme me perjashtime shume te rralla.
    Pra te dorzosh malokun duhet te ndrosh komplet klasen politike dhe 1kohesisht te vendosesh njerez profesionale gje qe te pakten per 10-15 vjet nuk besoj te ndodhe.
    Nje malok iken dhe nje malok tjeter do te vije dhe fajin do te kete nje fshatar me gomar qe po kalonte rastesisht ose ndonje nenpunes me stilolaps/pistolete ose ndonje puntor nafte qe gdhihet pronar pusi…

  21. endri says:

    Na e lujtet menc kryeministrin o pupull. Po lejeni rehat se tashi ka frike me nenshkru edhe dorheqjen se i duket sikur stilolapsi eshte pistolete.
    he me det cna ka gjet…

  22. alfranci says:

    Pershendetje z.Baze une jetoj jashte Shqiperise prej disa kohesh tashme, Chicago me sakte, lajmet per Shqiperine i ndjek hera heres edhe kesaj here duke kerkuar informacion per ngjarjet aktuale me beri pershtypje gazeta jote, edhe mllefi jot ndaj Berishes, cilado qofshin arsyet e tua personale, edhe une ndaj te njejtin mllef me kete ish komunist te vjeter. Duke pare reagimet e tij shoh shume ngjashmeri me veprimet e ish diktatorit Enver Hoxha, si psh shpikja e armiqve te shtetit edhe lufta ndaj tyre.
    Sic dihet te gjithe diktatoret kane nevoje qe te shpallin nje armik edhe te fillojne nje gjueti shtrigash ndaj tyre. Berisha tashme e ka shpallur armikun e vet…
    Te gjithe diktatoret kane nje arme ne doren e tyre me te cilen kercenojne edhe terrorrizojne popullin e tyre, Enver Hoxha kishte sigurimin e shtetit, Saliu ka jam konfuz ne kete pike Policine apo Garden, (te dyja forcat kane elemente te ndershem edhe te inkriminuar ne perberje)
    Te gjithe diktatoret vine ne pushtet nga revolucione ose situata te trazuara Enver Hoxha doli nga Lufta nacional Clirimtare, Saliu erdhi ne pushtet nga revolucioni demokratik i dhjetorit (vini re ngjashmerine)
    Ka me karakteristika per diktatoret dhe cuditerisht ka shume ngjashmeri nderjet Sali Berishes edhe Enver Hoxhes pavaresisht nga cili krah qendrojne.
    Z.Baze si mendjemprehte qe te cilesojne edhe duke qene se ke shume me shume material nga c’mund te kujtoj une te ftoj te besh nje shkrim mbi keto ngjashmeri. Njerezit duhen kujtuar hera heres qe te mos bien perseri viktima te te njejteve diktatore
    Pershendetje te gjitheveedhe uroj te degjoj lajme te mira nga Shqiperia

  23. ardita says:

    Z. Mero vertet mendoni qe do te jape doreheqjen ky i cmenduri yne ate dite do ta shpallim dite feste .
    Por mendoj qe eshte e pa mundur kaq shume te zhytur jane keta sa nuk do te dorezohen kollaj dhe me e bukura si nuk kane turp dhe dalin neper konferenca shtypi dhe na bejne budallenj e tallen me popullin e shkrete. Mbulohet dielli me shoshe .

  24. ka shume utopizem, ne permbajtjen i dashur mero, nuk ka mekanizma qe te funksionoje kjo lloj drejtesie, kjo per faktin se politika ne pergjithesi e ka ndihmuar zotin berisha te qendroje ne kariere, dhe kujtohemi ne nje cast ti fusim nje shkelm bytheve, vete ju keni kontribuar ne nje lloj menyre,pra e thene ne menyre te drejteperdrejte, te luftosh anti moralin duhet moral, te luftosh anti vlerat duhet vlera, pra kush na qenka ne politike e me tej, qe i paska keto vlera shto dhe mekanizma per te vene drejtesi ne kte lloje katrahure ,ska asgje dhe asnje,Te vazhdojme me andra ne beze i dashur mero.

  25. bbb says:

    Se pari,Berisha duhej te denohej qe ne 1997 si pergjegjes per vdekjen afro 2000 njerzve. Po ashtu me 1998 duhej te denohej per grusht shteti. Riciklimi i itj u be nga interesat te ngushta mafioze ekonomike te evropainve dhe vecanerisht amerikanve qe punojne ne organizma te ndryshme ne Shqiperi. Jane pikerisht keto te huaj, qe po e mbajne ende ne pushtet, edhe pse ka dhunuar kushtetuten dhe ligjet. E shof te veshtire largimin e Berishes. Aq me shume kur opozita eshte krejt e pafuqishme. Nuk iken Berisha me demostrata me lule.

  26. driton says:

    Shrime reale dhe nje krtieke i madhe per pueshtetin jo demokratik dhe jo parimore te Sali Berishese.Ai krtika te forta murree edhe nga ,Evoropa dhe Amerika.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje