Historia se si Sali Berisha nuk shkëputet dot nga një krim për të cilën viktimat janë të qartë për fajtorin, është një debat i madh. Historinë e tragjedisë së Gërdecit që e prodhoi lidhja direkte e djalit të tij me biznesmenët arrogantë që vunë fitimet para sigurisë së punëtorëve të tyre të varfër, ka ndryshuar aq shumë Sali Berishën, sa mund të thuhet pa frikë se shumë nga vendimet e tij politike pas vitit 2008, shumë nga sforcimet e tij ekstreme dhe shtrembërimet e mëdha të demokracisë, i ka bërë nën epshin e këtij makthi. Tre vjet pas kësaj tragjedie, kur të akuzuarit teknik janë të lirë dhe përgjegjësit politikë ende të paakuzuar dhe gjykuar, Sali Berisha befas e rikthen vëmendjen tek Gërdeci, tek ai vend që duket që nuk e lë të qetë. Aty ju vra baxhanaku, i cili ishte punësuar nga djali i tij, dhe ai e shmangu përgjegjësinë duke i ndërruar emrin dhe duke bërë sikur nuk e kish njohur. Ju akuzua i biri se kish lobuar tek ministrat në emër të tij, duke i paraqitur dhe prova të forta, siç ishte faksi i nisur në adresë të tij, tabulatet me Delijorgjin dhe Mediun, hyrje- daljet në zyrën e Ministrit në ditën që merreshin vendimet, dhe shumë detaje të tjera dhe ai i shmangu nga hetimi përmes presionit mbi prokurorinë. Ju akuzua Ministri i Mbrojtjes, i cili thjesht kishte ndihmuar një biznes të djalit të tij dhe ai e shpëtoi përmes imunitetit, për të cilin çirret se duhet hequr. I doli emri i shokut të ngushtë të djalit si përfaqësues i kompanisë amerikane dhe me gjithë fisin e tij të punësuar atje, por nuk u ndalua dhe pse ka gënjyer haptazi në prokurori. Për tre vjet rresht nuk la gjë pa bërë që krimi të mos hetohej dhe fajtorët realë të mos ndëshkoheshin. Dhe më në fund ja arriti. Tre vjet më pas çështja ka degraduar dhe fajtorët teknikë janë në shtëpi. Pikërisht tani, si një maratonomak i botës së krimit ai na u shfaq dje thuajse i shtrirë nga lodhja e kësaj rruge të gjatë drejt mashtrimit, e kësaj beteje të pashpirt me të vërtetën për të na thënë “Fitova”. Kishte marr disa banorë të fshatit Gërdec, që kanë probleme gardhesh e tokash, dhe ishte gati tu premtonte botën vetëm nga fakti se ata ishin në zyrën e tij dhe e pranonin për zot. Tek askush tjetër veçse tek një njeri që ka koshiencën e krimit të kryer, nuk shfaqet ajo përulësi dhe hipokrizi ndaj viktimave saç shfaqej dje në zyrën e tij. Me një kryetar bashkie në mes si sekser, që shpreson të rizgjidhet duke i premtuar Berishës votat e Gërdecit, kryeministri ishte i gatshëm të thoshte dje “Po” për çdo lloj gjëje që mund të kërkonin ata njerëz të lodhur dhe të mjerë, që s’u ka shkuar kurrë në mendje se kryeministri i këtij vendi do ishte aq i përulur para tyre.
Tani që gjyqi degradoi, tani që njerëzit që mund të flasin për djalin e tij janë të sigurt dhe u është shpërblyer heshtja, ai ka nevojë ta mbyllë doemos këtë histori krimi me para. Njësoj siç parashikohet në Kanun për raste të veçanta, kur gjaku mund të blihet, Berisha po insiston ta bëjë këtë. Është gati që të anullojë ndonjë tunel a rrugë të premtuar, është gati të lërë pa rroga gjysmën e njerëzve, mjafton tu japë çfarë duan ata banorëve të lodhur të fshatit të përgjakur, dhe në fund të thuhet se Berisha fitoi në Gërdec. Edhe pasi thuhet kjo, ai prapë nuk qetësohet. Prapë ka nevojë që dikush nga të vrarët ta falënderojë, prapë ka nevojë që dikush nga viktimat t’i thotë “hallall gjakun”, prapë ka nevojë që dikush t’i flasë çdo ditë tek veshi se “s’kemi gjak” në Gërdec. Lidhja e tij me këtë krim është bërë patologjike, pasi ai po merret dhe me detajet e pastrimit prej tij. Përpiqet të dijë hallet e tyre, të fëmijëve të tyre, kujt i duhet shkollë dhe kush do para, kush do votojë dhe për kë do votojë. Merret përditë me atë si me askënd tjetër, pasi ka një nevojë që nuk e shpjegon dot për të qenë i qetë me historinë. Nuk ka lënë gjë pa bërë për tu pastruar. Ka pastruar provat, ka blerë heshtjen e aktorëve të tragjedisë, po blen hallet e njerëzve atje, ka blerë dhe do blejë votat e tyre, po prapë nuk është i qetë. Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë. Njerëzit që kalojnë në autostradën Tiranë- Durrës sa herë kthejnë kokën nga Gërdeci thonë me njëri- tjetrin, këtë e bëri djali i tij. Dhe këtë e thonë dhe nëse ato vila bëhen më të bukura se ç’ishin dhe nëse bëhen më të këqija seç ishin, edhe nëse njerëzit aty ja shesin votën Berishës dhe nëse nuk ja japin kurrë. Njerëzit që kalojnë aty, njësoj si më 15 mars të 2008, kur sapo plasi fabrika, e lidhin atë vetëm me një emër, dhe Sali Berisha nuk po e ç’bën dot këtë histori. Sa më shumë të përpiqet të lajë duart nga ajo histori, aq herë do t’i shfaqet në duar si Makbethit, jo vetëm njolla e gjakut të asaj masakre, por gjithë makthet e tij të brendshme dhe beteja e tij tre vjeçare për ta varrosur të vërtetën. E pash dje tek shpresonte aq shumë se po bënte paqe me ata njerëz të mjerë. Gëzohet kot. Nuk e ka me ta betejën, por me shpirtin e atyre që nuk janë më dhe që nuk ua blen dot se është lart në qiell. Dhe natyrisht me njerëzit normal të këtij vendi që ecin me këmbë në tokë dhe kokë të kthyer nga vendi i krimit buzë autostradës në Gërdec për të nderuar vdekjen. Kjo gjë po e vret dhe po e kalb para kohe. Siç e meriton.
Comments are closed.
Njerëzit e këtij vendi që ecin me këmbë në tokë dhe kokë të kthyer nga vendi i krimit buzë autostradës në Gërdec për të nderuar vdekjen. Kjo gjë po e vret dhe po e kalb para kohe Sali Berishen. Siç e meriton.
Ashtu si dhe ti Mero po ja merr frymen.Se e meriton ai ti merret fryma dhe ti e meriton qe t`ja marresh atij para shumekujt ne kete vend ku ky njeri po te ishte pa guacken mbrojtese te shperdoruar te pushtetit,do te ishte shuar me fare e fis nga gjaqet e shumta qe ka shkaktuar dhe me familjet e te cileve e ndan vetem gjaku.
Si ka mundesi qe ky popull tregohet tolerante me nje kriminele qe na eshte rrevoltuar per ngjarjen e Gerdecit??
Si ka mundesi qe ky popull toleron nje kapobande te krimit sic eshte Berisha???
Populli nuk tregohet tolerant ———Por opozita shqiptare nuk ka nje lider patriot qe te ngrihej kunder Sales me flaumrin e patriotizmit dhe atehere gjithe shqiptaret do ngriheshin kunder Sales ne mbeshtetjte te opozites
Mirpo me kete lider opozite qe e ka mendjen ne Athine , nuk e can shume koken edhe populli ti veje pas atij
dhe natyrisht Sala , pavaresisht se ka bere keto qe thote Mero dhe edhe shume bema te tjera me te medha
, ka shume perkrahes , sepse Sala di te flasi dhe ti beje njerezit per vete eshte shume dhelper ,ndersa Edi eshte shume leshko
O Nicolla, hiqi ato e ne fund te cdo fjale o analfabet.
Ai Berishe qe shpesh,kur ja kerkon ajo prostituta politikes,behet servil,duke ulur ulerimat,duke sforcuar mimiken qe po ta vini re perpelitet si mace e rene ne nje cark,ama ne te vertete gufon nga brenda:Donte ate pushtetin e “diktatorit Enver Hoxha”vetem per nja tre dite qe ti fuste poshte kreherit te kallacit te gjithe kundreshtaret!!!!!!!Oh sa i lumtur do ndjehesh.
E vertete Mero;sa here kaloj me makine afer Gerdecit,ul shpejtesine dhe e shikoj kete fshat,te cilit me pare nuk ia dinim emrin;s’do ia dinim as sot.S’ia dinte as Berisha!Une them qe Gerdeci megjithate ka pasur shume fat,me ate qe ndodhi,se nuk e imagjinoj dot sesi fati deshi dhe shpetoi jetet e qindra njerezve te tjere.Nuk di nese femijet e rritur tashme te Gerdecit flene rehat naten e tyre te varfer,pasi ata nuk ishin ne lufte me askend,dhe s’ia kishin askujt borxh trembjen e gjakut.Berisha duket si nje bajraktar qe po ndermjeteson çmimin e gjakut te Gerdecit,ndermjet banoreve dhe djalit te tij;po shtetin kush e perfaqeson?Se dhe shteti eshte viktime;pagoi,humbi dhe demshperbleu…Sikur te marresh ne dore inventarin e armatim-municionit te vitit ’91 dhe ta krahasosh me ate qe ka mbetur sot,ti sigurisht e di,por ata qe s’e dine do shkulin kafken e kokes nga vendi.Ato – le ti quajme vlera materiale -ishin pjese e pasurise kombetare,dhe shitur ose jo,duheshin trajtuar me kujdes.Ndersa me keto vlera materiale qe shkojne ne qindra e qindra milione$,ose ne miliarde$,po te llogarisesh sheshet dhe truallet e ish-reparteve ushtarake,eshte abuzuar kafsherisht.Berisha e nisi,Berisha e mbaroi kete kafsheri,perfshire dhe qeverisjet socialiste.Une kam pyetur nese eshte kontrolluar fatura financiare e municioneve qe demontoheshin,dhe sa municion ka deklaruar te blere AEY per llogari te rishitjes,dhe sa eshte rregjistruar ne financat e Meico.Jam i sigurte qe aty kafsherise i kane dale briret. Po per kete a po hetohet Meico?A po merret kush me aferat fiktive qe i jane zhvatur ekonomise shqiptare?Nese Gerdeci del pa fajtore(dhe me kete Salihane ashtu do dale)atehere duhet ndryshuar perkufizimi mbi fajin.Pra fajtor nuk do quhet kush ben nje faj,as kush e peson ,as kush e gjykon…Pak a shume nje perkufizim mbi njerezit qe duhet te qeverisin e thote Karl Popper,”..meqe gabojne te gjithe,dhe gabimet jane pjese e eksperiences,shoqeria duhet te impenjohet qe qeveriseit te mos bejne faje,ose deme te medha..”Me duket se Berisha i ka tejkaluar caqet midis gabimeve dhe fajeve;ai akuzohet per KRIME.E ketu faji tashme s’eshte me i tij,por YNI.
O Robert as ti nuk shkrua mire. Une shkruaj edhe kallbojshe edhe zyrtarshe. Pra mos u merzite.
Si ka mundesi qe edhe qenie te tilla si Sali Berisha kerkojne te futen ne racen njerezore. Edhe djalli e ka frike kete njeri qe e mban gjalle vetem urrejtja ndaj Shqiperise, shqipetareve, kombit tone. C’fare race e poshter, primitive, beduine e karvaneve te shkretetires e ka sjelle kete gje te gjalle ne jete e na e beri ne peshqesh?!
Qe Saliu ben si cub sot, eshte edhe per faktin se skemi opozite
Ore mir Sala e ka qelb muhabetin , jam dakort bashke me martesen e tij famekeqe me Ilirin, Gerdecin, korrupsionin e familjes e te tjera, vrasjet ne demonstrate e te tjera, e te tjera. Jam kurioz nga Mero te di se kush jane alternativat?? Se me then te drejten mua sma mbush mendjen aspak Edi Rama dhe opozita e sotme. Nuk duhet te behet ndrrimi i pushtetit vetem per hir te ndrrimit te pushtetit. Kesaj i thon ngriu prift te ulet hoxha.Mero flet shume her kunder pushtetit po se kam degjuar ndonjehere te pozicionohet pro ndonje rryme te caktuar. Qartesou njeher ne shkrime Mero, ste kemi degjuar se cfare mendon per Edi Ramen??
…saliu eshte vrases?? asnje nuk ka dyshim; edhe ai e ka ditur kete ….e kjo i jepte avantazh …menyra me e mire per te nenshtuar popullin (vrasjet e porositura) .Me vrasjet e porositura ai ka spekulluar duke mos e fshehur qe: …Po ai te “vret”. NDRYSHE- Me Gerdecin e 21-janarin ai eshte vrasesi direkt …Te gjithe pame doren e tij.Ne 21 janar Saliu eshte vrasesi direkt e ne Gerdec eshte i biri qe edhe ai ka vrare e shkateruar direkt…Saliu trashegoi “vrasesin”….I biri mbase ska asnje vlere….por si vrases eshte tashme i licensuar …