Kamikazë të panevojshëm

18 Shkurt 2011, 21:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përpara se të niste protesta e djeshme e opozitës, një djalë i ri rreth të 20-tave, nipi i Ziverit, një prej të vrarëve nga Gjirokastra,  po fliste për Koha TV nga bulevardi dhe u zu ngushtë kur gazetari e pyeti se si do të shkojë e ardhmja e këtyre protestave. U hutua pakëz dhe tha pak a shumë se po dëgjonte që duhet të ulen në bisedime, por nuk e kuptoj, tha, se çfarë bisedimesh duhen bërë pa u vendosur drejtësia për jetën e marrë të xhaxhait tim. E tha dhe po shikonte në sy reporterin se mos ai mendonte ndryshe.

Dëgjova dje dhe zojën Topalli t’i krekosej një të deleguari të Partive Popullore Evropiane se pa çuar para drejtësisë autorët që organizuan 21 Janarin, nuk do të ketë asnjë shans për bisedime me opozitën. Nuk qeshi siç qesh zakonisht kur flet për vrarët e 21 Janarit, por as nuk pati fuqi të skërmiste dhembët siç bën zakonisht kur do të imitojë Berishën që flet për kundërshtarët. E tha sikur nuk e kishte mendjen, sikur i rrëshqiti, si ata njerëzit që duket se urinojnë në mënyrë të pavullnetshme.

I shkëputa këto dy pasazhe nga dita e 18 Shkurtit, për të kuptuar sa larg janë palët dhe sa pak shanse ka që kjo krizë politike të zgjidhet, dhe sa shumë shanse ka të vazhdojë kështu duke marrë zvarrë gjithçka. Është pikërisht ky hendek i madh mosbesimi në shoqëri ai që po rrit një zemërimm jo vetëm institucional, por dhe personal ndaj njerëzve të pushtetit për atë që ka ndodhur. Po dëgjohen përditë e më shumë zëra nga familjarët e viktimave që flasin për vetëgjyqësi dhe shënjestrojnë emra konkretë të mazhorancës që kanë përdhosur kujtimin e tyre. Kam lexuar një intervistë mbresëlënëse të xhaxhait të Aleks Nikaj, që dukej qartë që i ishte turbulluar mendja keqas, jo vetëm nga të qeshurat e Jozefinës dhe fyerjet e Lul Bashës dhe Olldashit, por dhe nga cinizmi i Sali Berishës që flet për rrezikun që i kanoset fëmijëve të tij, ndërkohë që ka vrarë fëmijët e të tjerëve. Pashë dje në protestë familjarët e viktimave që dridheshin duke derdhur lot në bulevard me një heshtje që të trembte, ashtu sikundër pashë shokun e Hekuran Dedës që betohej për të vënë në vend drejtësinë ndaj vdekjes së njeriut që i vdiq në duar. Nëse kjo situatë vazhdon kështu, hapësira për të vepruar ligji dhe drejtësia do të ngushtohen gjithnjë e më pak dhe përbetime të tilla të frikshme do të shtohen përditë e më shumë.

Ajo që është shqetësuese në këtë fazë ku ka hyrë debati politik është se Berisha po përdor si mburoja të gjalla për krimet e veta, jo gjithë PD-në, por disa elementë të saj, të cilëve ndoshta u premton pozita sunduese në PD, por që nuk justifikojnë në një farë mënyre me keqpërdorimin e tyre, që të bëhen kamikazë të kësaj historie. Nëse i hedh një sy emrave që po përdoren në këtë fushatë, e cila po ndjell urrejtje dhe po nxit ekstremet në Shqipëri, brenda PD po përdoren njerëz, të cilët nuk është se janë “mamuthët” e korrupsionit që të mbrojnë paret e tyre me këtë keqpërdorim. Po të përjashtoj zonjën Topalli që nuk para di se ç’bën, të tjerët nuk janë profile të larta dhe as profile të spikatura korruptive brenda PD-së. Edi Paloka, i cili u bë së fundmi viktimë e një sherri brutal në Kuvend, pavarësisht se keqpërdoret si i fortë, nuk është se e bën atë për të mbrojtur ndonjë histori të tij, pasi ai është një ushtar i thjeshtë në radhët e pushtetit, që zor s’e ka fituar ndonjë gjë më shumë se dietat në Lezhë apo ndonjë dhuratë për ditëlindje. E di që shumë njerëz acarohen kur  tenton të justifikosh atë, por e vërteta është se ai po viktimizohet pa qenë një hajdut. Po ashtu e di që shumë njerëz kanë alergji, por as Aldo Bumçi, as Eduard Halimi, as Gent Strazimiri, bile as Mesila Doda, nuk kanë ngjyer ndonjë çap bukë në kazanin e pareve të pista që vlon përditë në atë pushtet. Arsyeja është se ata janë thirrur aty si shërbëtorë dhe jo si palë në pushtet. Nuk vë dot dorën në zjarr për Olldashin dhe Imamin se kanë shumë para nëpër duar, por ata dhe betejën publike e kanë më pak qesharake se këta të fundit. Ndaj ajo që është shqetësuese në këtë krizë, është se Berishën po e braktisin balozët e korrupsionit në PD dhe ai po përdor ushtarë të thjeshtë pa asnjë përgjegjësi. Siç e keni parë as Genc Ruli, as Genc Pollo, as Ferdinand Xhaferi, as disa emra të rëndësishëm të PD-së së vjetër nuk po flasin. Heshtja e tyre nuk është aspak më dinjitoze se zhurma e këtyre që po përdoren në këtë beteje, por megjithatë ajo tregon se Berisha po operon  me kamikazë në një betejë ku ka hyrë në mes gjaku. Unë nuk e di se si Jemin Gjana mund të besojë se një personazh i kasetës së Ilir Metës nuk është hajdut, ndërkohë që ai e ka çuar në Gjykatë, nuk e di si mund të besojë Leonard Demi se shefi i SHIK ishte pjesë e puçit, kur ka votuar kundër shkarkimit të tij, apo si mund të besojë Ridvan Bode që ministrat e LSI e kanë ndihmuar buxhetin e shtetit dhe kanë rritur të ardhurat për qytetarët shqiptarë.

Në këto kushte detyrë e opozitës nuk është vetëm artikulimi i problemeve të para 21 Janarit, por dhe shmangia e dëshpërimit fatal të të afërmve të këtyre viktimave nga poshtërimi që po u bëhet nga njerëzit e pushtetit. Ajo që Edi Rama artikuloi dje duke e përkufizuar opozitën si shpresën e fundit në këtë vend, nuk ka të bëjë aq shumë me një rilindje të re të këtij vendi se sa me ndaljen e një spirale të rrezikshme ku mund ta fusë vendin dëshpërimi nga arroganca dhe pamundësia për drejtësi. Adresimi i qartë i zemërimit popullor duhet të jetë Sali Berisha dhe jo figurinat që ai përdor me shpresë që të duket se nuk ka ngelur vetëm. Nëse opozita është vërtet shpresa e fundit që ka mbetur në këtë vend, për betejën kundër korrupsionit dhe vrasjeve politike, këto figurina nuk duhen marrë seriozisht si shpresa e fundit e Sali Berishës, pasi ato nuk e shpëtojnë dot nga asgjë. Unë i njoh ata njerëz dhe ju ftoj të mos zemëroheni me ta, pa e tepruar tu kërkoj të keni respekt. Por mos harroni se ata që kanë varë për të vjedhur brenda PD-së po heshtin, ashtu siç po heshtin ata që janë sakrifikuar. Të gjithë duhet të kuptojmë se pas disa kohësh meraku i Jozefinës për “organizatorët” e 21 Janarit nuk do të jetë më temë e publikut shqiptar, por gjaku i katër të vrarëve do të jetë temë e përditshme. Ai gjak  u derdh për të ndalur zemërimin popullor, i cili shpërtheu mes të tjerash nga fakti që një zëvendëskryeministër doli para shqiptarëve me zë dhe figurë duke vjedhur. Katër vetë u vranë pas protestave që shpërthyen nga një histori korrupsioni dhe është fatale që zemërimi i familjarëve të vrarë të spostohet nga ata që vërtet po vjedhin në këtë pushtet, tek disa kamikazë inferiorë që shpresojnë që Berisha tua dijë për nder që i dolën zot hajdutëve të tij në këto kohë të këqija.

16 komente në “Kamikazë të panevojshëm”

  1. Claus says:

    Jo Mero nuk eshte aq i thjeshte ky problem, keta kamikaze qe i quan ti jane po ashtu pjese e atij regjimi ashtu si dhe Genc Ruli dhe Genc Pollo. Kohe per te reflektuar kane patur boll por prape se prape e kane bere detyren e tyre shume mire si ushtare te bindur te Saliut. Nese e le Genc Ruli se i ka hyre frika ne palce se ndoshta mendon per te ndryshuar prape flamurin si “disident” nen regjimin e Berishes, nuk pafajeson ne asnje rast edhe keta kamikaze. E dime shume mire shprehjen e teatrit “Cuca e maleve” : “gjinje pa shkolle zotni hetues”. Jo, te gjithe kane dale nga nje bark, disa me te qelbur e disa me pak, te njejten ere te ndyre kane. Rasti me i mire eshte ai i Imamit te `97, Genc Pollos, Ferdinant Xhaferrit, Genc Rulit, Tritan Shehut qe u duk sikur kishin nxjerre mesime por nuk qe e thene u kthyen prape ne origjine. Si duket ndoshta po pregatiten per te bere kthesen e radhes. Askush nga keta “kamikaze” nuk kane as moral as moral, te gjithe jane njesoj. Ne ceshtjen e rruges Durres-Kukes Berish tha nje fjale:”Vendimi eshte kolektiv” askush nuk doli te thoshte jo me hiq mua nga lista, por e qepen gojen te gjithe. Po, edhe faji ne kete rast eshte kolektiv me ne krye Sali Berishen.

  2. LORA says:

    Mendoj qe personazhet qe permend z.Baze e kane bere me vullnetin e tyre zgjedhjen e filtrit te poshterimit si fillim,per te vijuar ne rend kronologjik ne ate te inkriminimit,bile jane ne gare per keto zanate.Natyrisht menaxheri i filtrave eshte dr.Tyryry-ja.Keshtu qe une,pa qene nevoja ti njoh nga afer
    zarbo-figurinat e asaj gjese qe i thuhet PD,them se nuk kane fare lidhje me kamikazet.Shqetesimi i familjareve te te ekzekutuarve te 21 janarit eshte tashme nje shqetesim i thelle per publikun mbare;ne vend te tyre mund te ishte cdo demostrues.Ky shqetesim ka sot syte e veshet nga prokuroria e pret me ankth rezultatin e hetimit dhe vetem ne varesi te tij do te percaktohen hapat e metejshme te revoltes popullore.Mesilat,Aldot,Paloket,,,,jane nje sfond zhurmuesish qe s’na interesojne hic.

  3. bbb says:

    Mero. Keta ushtaret e thjeshte qe sipas teje ska perfituar ndonje gje te madhe, nga e dini juve se skan perfituar? Une po te them se eshte e kunderta. Se dyti, nqs nuk kane perfituar, dhe bejne gama gam si en rrugesh, akoma me keq sepse ritregon se PD eshte nje klan gangsteresh

  4. raimondi says:

    Tipat Genc Ruli dhe Genc Pollo edhe disa ministra te tjere , jane kontigjenti i spiuneve te grekut
    .Sala i mori ata ne qeveri vetem per ti bere qejfin Greqise dhe qe Greqia te mos ndihej kunder Sales ne EU,
    por Sala e di qe ata jane njerez te felliqur dhe te PA-BESE
    Sala nuk pret azgje nga ai kontigjent.i mban ata per iventar , sepse e ka kthyer qeverisjen ne nje Shishe ku ka mbledhur gjithe shejtanet dhe tapa e shishes eshte Sala

    Ndersa keta te tjeret qe thote Mero jane fanatike te PD-se ata , dhe ata jane tipa te tille qe e quajne armik kundershtarin politik, sepse kane nivel te ulet shume si nga ana kulturore , morale dhe civile
    Edhe mos t’u thote Sala ,
    ata e kane natyren e tyre te flasin me ligesi kunder kundershtarit politik ,
    Ata jane Ceta e Deficenteve te PD-se, ndersa Pollo me shoke jane Ceta e te Pabeseve

  5. saimir says:

    I nderuar z.Mero,jam dakort qe perqendrimi te mos behet tek disa lepurusha qe hedh ne loje krimineli Sali,por kam edhe disa verejtje.Se pari keta ashtu siç theksoni edhe Ju jane me pak te pergojuar persa i perket korupsionit,por jane po ne nje vije e resht me hajdutet e ketij vendi.Jo se keta mund te pretendojne ndonje cope kocke te afruar nga krimineli Sali ,por sepse po ti maresh me radhe Paloka ç’mund te kerkoje me shume se aq qe ti jepet e drejta te flase ne emer te nje partie(aq di e aq thote);Bumçi edhe ky nuk ka ç’fare merr me teper nga Saliu se ne fund te fundit i ka marr e i ka lene.Sot ai gjendet ne pozicionin e Tritanit (para prasit ne Lushnje).Se dyti!Jo se te tjeret heshtin,por Sala si njeriu me i piset qe eshte ose siç e quajne miqt e tij”Burre shteti”,e di fort mire se dalja e tyre ne skene tani per tani eshte nje rrezik per iritim edhe me te madh te protestuesve (e theme protestues se vetem demostrues nuk ka deri me tani)e per pasoje mund tu prishin planet “Miqeve”per ta shpetuar edhe nje here Kryehajdutin Sali.Shikoji neser i dashur Mero se si do te reshtohen ne krah te Amadinaxhanit.Nuk e di e kam merak nese neser e ka ftuar “mikun” ne miting apo e ka per dreke?Poshte injoranca e ketij vendi qe sot eshte e veshur me pushtetin e korupsionit fale edhe miqeve qofte pertej Atlantikut qofte edhe ne Europen e Berluskoneve,Barozeve,Rompuyve,etj.

    1. bllokman says:

      Me pelqen ky shkrimi yt se ka te vertex sidomos per miqte pertej atlantikut

  6. bllokman says:

    Me e keqja e kesaj Pune eshte se kuçedra ja arriti qe ti vere kundra njeri tjetrit per here te dyte shqiptaret

  7. gnt75 says:

    Rasti me i mire eshte ai i Imamit te `97, Genc Pollos, Ferdinant Xhaferrit, Genc Rulit, Tritan Shehut qe u duk sikur kishin nxjerre mesime por nuk qe e thene u kthyen prape ne origjine. Si duket ndoshta po pregatiten per te bere kthesen e radhes. http://www.informohem.comAskush nga keta “kamikaze” nuk kane as moral as moral, te gjithe jane njesoj. Ne ceshtjen e rruges Durres-Kukes Berish tha nje fjale:”Vendimi eshte kolektiv” askush nuk doli te thoshte jo me hiq mua nga lista, por e qepen gojen te gjithe. http://www.informohem.com Po, edhe faji ne kete rast eshte kolektiv me ne krye Sali Berishen.

    http://www.informohem.com

  8. babiloni says:

    Ky eshte Mero Baze i vertete! ai qe une dhe gjithe lexuesit e tij njohim prej te pakten 18 vjetesh!
    Me ne fund nje shkrim qe shkon pertej dy te keqijave te medha te politikes shqiptare: Berishes Hajdutit dhe Rames se Paaaftit!
    Keta te dy mund te zgjidhin vetem kete krize sepse e kane shkaktuar vete kur nenshkruan marreveshjen e turpshme te kodit zgjoedhor te Prillit 2008, por kurresesi nuk mund ti japin nje zgjidhje PROBLEMIT PERFUNDIMTAR TE SHQIPTAREVE!
    te gjitha te tjerat, zoterinj bashke-komentues, jane tifozeri politike dhe mungese e kjarte visioni per te ardhmen tone.
    Rrofte Shqiperia e Lire pertej Berishes e Rames!

  9. Petrit Kola says:

    Ajo dore qe tunde dybekun
    Di ta mbushe edhe dyfekun
    Ne se diten cane ugare
    Edhe naten thure litare
    Thure litare e kalit grushtin
    Edhe e vare nga kembet pushtin

    Ali Asllani

    7 Prille 1939
    Add a caption
    Ajo dore qe tunde dybekun
    Di ta mbushe edhe dyfekun
    Ne se diten cane ugare
    Edhe naten thure litare
    Thure litare e kalit grushtin
    Edhe e vare nga kembet pushtin

    Ali Asllani

    7 Prille 1939

  10. Dajti says:

    O Z.Mero me kete shkrim nuk e kuptoj ku ke dashur te dalesh……Berisha nuk ka asnje kamikaz,.te
    gjithe ata qe i shkojne pas e qe lehin papushim jane ajo kope e babezitur e shoqerise sone,qe per pa-
    rane vrasin edhe te ane.Edhe vakabondi Palo…nuk lehe kot se vetem per skedat sportive harxhon
    disa miljona ne jave.Hajdutlleku dhe kopromentimi jane armet e Sali shkjaut.Te me falesh z.Baze se
    keto gjera ti idi me mire nga ne …por ndoshta ta do puna ta trajtosh ashtu problemin.

  11. reformatori says:

    Kamikazet e dine vete se cfare bejne. Fatkeqsisht per veten e tyre, ata e kane marre pak si lehte kete pune, ku, sic thua ti Mero ka hyre ne mes gjaku. Por aty ku une te mbeshtes jashtezakonisht shume eshte ceshtja e Sali GJAKSORIT. AI ESHTE PERGJEGJSI KRYESOR I KATER VRASJEVE. Ai e ka kthyer vrasjen ne nje ngjarje mondane. AI PO TALLET ME TE VRARET, NDERKOHE QE SE PAKU DUHET TE KERKONTE FALJE. POSHTE SALI GJAKSORI!

  12. reformatori says:

    Kater varre ne ndergjegjen e Kryeministrit! Buzeqeshja e Ledi Bregu Prudentinos! E qeshura histerike e Miss Topallit! Ministri rrugac qe qellon me MP5! Vrasja si event mondan i Qeverise Berisha! Mos valle Ministrat e Qeverise tone do te dalin me kemisha te njollosura me njolla te kuqe, moda e fundit e promovuar nga Kryeministri yne gojeshthurur,i pabese, dhe i etur per gjak?! Rregullorja e oborrit te Gjaksorit, te atij qe s’u ngop me gjakun e tre mijeve ne97, eshte Ligji i Vetem qe sundon sot Shqiperine.

  13. bbb says:

    Une e thashe edhe me lart se nuk jma dakort ne parim me termin kamikaz. Strazimiri, Paloka dhe Palaqet e tjere te PD jane pjes e pushtetit. Se puhstet nuk do te thote vetem ministra hajdute, zv ministra hajdute, por edhe nje pushet militantizmi te shfrenua qe perbehet nga kokebosher tip Bumci. Pra keto qe Meroja i quna kamikaze te panevojshme, perkudrazi jane hallke shume nevojshme e pushteti, ushtare besnik te partise, papagalle genjshtare. Se dyti, edhe keto tipa si Bumci apo Paloka jane perfitues direkt te ketij pushteti. Sepse duke qene deputet kane rroge te majme, dieta, perfifitime te shumta, rrushfete, mundesi per te futur ne punra te mira njerez te tyre. Pra jane hsume te ludhur me psuhtetin. Ik pushtete i Sales, Bumci ngel pa pune

  14. Ndoc Sukaj says:

    Zoti Baze! Ju keni kohe qe keni paralajmeruar Shqiptaret se Qeveria Berisha po e drejtonte makinen e Shqiperise mbi nje rruge plot me,, mina,, ku fundi do te ishte eksploziv.E verteta eshte se Prof i shkaterrimeve mendon gjithnje dhe projekton shkaterrime te reja pasi ne psikologjine e tij diktatoriale duhet qe tensioni te jete i larte per mbijetesen e tije te fundit.Nuk u lejohet nxenesve te Berishes te japin leksione te kohes se diktatures pasi keto jane me pasoja per sot e per mot.Klima e ,,kamikazeve ,,heronj duhet te perfundoje sa me shpejt pasi vendi eshte i bllokuar ne Demokraci,Politike dhe Ekonomi(perjashtuar Levizjen e Lire jashte Shqiperise kush ka lek).Kukullat e pa korruptuara te Berishes nuk premtojne Drejtesi ne ket vend pasi cdo dite po flasin sikur te ishin,,njerez robot,,te programuar ne menyre elektronike.Eshte shum e cuditshme kur Diktatori ne kushte Demokracie feston dhe kendon prane Sheshit ku ,,Truprojat,,e tije vrane kater Shqiptare 20 vjet pas rrezimit te bustit te Diktatorit pa asnje te vrare.Sipas nje arsyetimi te thjeshte i bie qe zevendesi i Diktatorit te ishte me shpirte me njerezor se Prof.Dok me 21 Janar 2011.

  15. Alban33 says:

    CILA NGA KETA TE DYJA?
    Cfar une kuptoj nga ky shkrim jane DY gjona! Zakonish ju z. Baze jeni shume i qarte ne ate se c’far thoni, por kesaj radhe mua me duket sikur jane dy! Fatkeqesisht une nuk arrij te kuptoj se cila eshte ajo e verteta qe keni dashur te thoni!

    Cila nga keto te dyja eshte ju lutem?

    E PARA – Mua me duket sikur ju po kerkoni te plasaritni mburojen e Sali Berishes. Pra ju po kerkoni te ndergjegjesoni disa nga njerzit e Berishes qe te distancohen nga ai duke ju dhene atyre nje AMNESTY qytetare!

    E DYTA – Duke i njohur familjaret e viktimave te 21 Janarit ju jeni i sigurte qe ata do te hakmerren per gjakun e te vrareve. Ju, duke qene i sigurte ne kete hakmarrie po u dergoni nje sinjal ketyre familjarve qe te mos marrin hak ne keta politikane te pa fajshem, megafone te Berishes por nese kane vendosur te hakmerren ta bejne ate me GJAKSIN E VERTETE; SALI BERISHEN!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje