Kodi i mafies

29 Janar 2011, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

U bënë tri ditë që kryeministri po ripërsërit akuzat ndaj kryeprokurores pasi sipas tij ajo ka shkelur një marrëveshje me ndërmjetës ambasadorin e SHBA në Tiranë lidhur me mënyrën se si Berisha duhet të akuzonte gjashtë gardistët që dyshohen si vrasës të tre qytetarëve shqiptarë. Akuzat po ripërsëriten përtej kufirit të pranueshëm të një marrëveshje sekrete antiligjore. Berisha dhe fjalëfolësit e deklaratave të tij, po shpallin si të drejtë hyjnore të tyre faktin që kryeprokurorja nuk u ka respektuar një pazar, për të cilin ne ende nuk dimë gjë fare se cili është. Ana e frikshme e gjithë kësaj historie është se kryeministri nuk po flet më për ligj, por për pazare të fshehta me ndërmjetës një diplomat amerikan. Nuk kemi asnjë të drejtë të paragjykojmë derisa nuk dimë ç’është kjo marrëveshje, por shihet qartë se Berisha është më shumë i interesuar ët përfshijë në pisllëqet e tij dhe një diplomat amerikan se sa të sulmojë kryeprokuroren. Duke hequr dorë nga referenca tek ligji dhe duke folur për pazare për dorëzim të vrasësve të dyshuar, Berisha  është duke na treguar qartë se në çfarë territori po bën politikë. Duke i kërkuar si nder kryeprokurores së vendit përmes diplomatit amerikan të shkelë ligjin dhe të respektojë marrëveshjen me të, ai ka konsumuar një vepër të mirëfilltë penale që zë fill me rezistencën e tij për të mos dorëzuar vrasësit e dyshuar qysh ditën e parë në prokurori.

E parë nga një këndvështrim më i gjerë, sulmi i tij me referencë “prerjen në besë” është dhe më absurd. Derisa kjo ka qenë një marrëveshje sekrete dhe Berisha po i referohet si “Kushtetutë”, ai duhet të bëjë të ditur së paku detajet e marrëveshjes dhe atë duhet ta konfirmojë dhe “garanti” i saj, në këtë rast ambasadori i SHBA. Fakti që diplomatët perëndimorë duan të çaktivizojnë me takt lojërat- bomba që Berisha mban në duar për të frikësuar kundërshtarët, siç është dhe rasti i mosdorëzimit të gjashtë gardistëve të dyshuar për vrasje, nuk do të thotë doemos se ata janë të përfshirë në skemën e ofruar nga Berisha për mos respektimin e ligjit. Duke parë se ai i shpalli luftë shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij, ata natyrisht preferojnë një zgjidhje më të butë për ta qetësuar dhe për ta ballafaquar me drejtësinë. Por në këtë rast absurdi ka arritur kulmin pasi asnjë aktor i Marrëveshjes nuk po flet cila është Marrëveshja, por vetëm një prej tyre po ulëret se ajo u shkel dhe ai nuk do ta respektojë më. Ky është një komunikim tërësisht mafioz dhe primitiv, që nuk ka lidhje fare me shtetin ligjor dhe detyrimet kushtetuese të kryeministrit. Këtë e bën i njëjti kryeministër, i cili për një vit e gjysëm refuzoi të gjitha marrëveshjet politike me opozitën me një arsyetim të shpikur se shkelnin ligjin. Ai nuk pranoi të hapte kutitë e votimit dhe të hetonte materialet zgjedhore me pretendimin se ato shkelnin ligjet ekzistuese. Nuk pranoi as marrëveshje politike për këtë pikë. Dhe pikërisht ky njeri që e çoi vendin në prag të luftës civile në emër të mos shkeljes së ligjeve që nuk ekzistonin, tani po çon vendin në luftë në emër të marrëveshjeve që duhet të shkelin ligjin.

Kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama nuk ka folur për këtë Marrëveshje. Nuk ka folur as ambasadori amerikan. I vetmi që ka folur jo për Marrëveshjen, por për mos respektimin e saj është Sali Berisha. Ai nuk ka pranuar të dorëzojë gjashtë të dyshuarit për vrasje, por dhe kur i ka çuar para prokurorëve, i ka çuar të armatosur sikur të ishin duke shkuar në luftë. Përfundimi i gjithë kësaj është sabotimi i hetimit dhe të fituarit kohë për prishjen e provave, duke fshehur armët e krimit dhe gjurmët e tyre. Për gjithë komunitetin ndërkombëtar që po mban sytë nga Shqipëria debati publik i dy ditëve të fundit ngjall frikë dhe dëshpërim. Të gjithë po dëgjojnë që kryeministri është tërbuar, jo se ka vrarë tre qytetarë, por se prokuroria e ka prerë në besë dhe kërkon të zbatojë ligjin dhe jo pazarin që ai ka bërë me të. Për këtë shkak ai e ka etiketuar kryeprokuroren si “puçiste”, “lavire bulevardi”, “ndrikull”, “gënjeshtare” dhe po mendon se si ta shkarkojë atë, që tenton të zbatojë ligjin dhe jo pazarin që i ka dhënë ai. Kaq mjafton për të kuptuar se kryeministri ka zëvendësuar gjuhën ligjore të komunikimit mes institucioneve me Kodin e Mafies, i cili parasheh pazarin mbi ligjin dhe heshtjen për krimet. Sali Berisha ndjehet i prerë në besë se ja kanë prishë këtë pazar dhe po i hakërrehet gjithkujt që i përmend ligjin. Si çdo mafioz.

34 komente në “Kodi i mafies”

  1. nicolla disha says:

    Mero Baze te adhuroje per trimerine qe ke!

  2. nicolla disha says:

    Per mafien e berishes. Ka faje populli shqiptare qe vazhdon te mbeshtete berishen me heshtijen qe po tregon. Faje ka edhe opozita sepse akoma nuk eshte e forte per te larguar rregjimin mafioz.

    1. DIBRANI says:

      I NDERUAR NIKOLLE. MOS DOJE TE THOJE GJE SE FAJET I KA MAFJA APOZITARE E CILA ESHT E DOBET PER TE LARGUAR ATE MAFIEN E SALES.
      NDERSA ZOTI BAZE NA E E NXJER SALEN SI DJALL DHE EDIN( OPOZITEN )SI ENGJUJ.NUK E DI NESE ENGJUJT JAN LAKURIQ APO JO?UN NUK JAM AS ME KTE AS ME ATE KRAH,POR JAM ANTI KOMUNIST.POR DHE SIKUR DHE PER 20 VJET NUK ME ESHT DHEN RASTI TE VOTOJ SEPSE NUK KAM NDODH NE SHQIPERI NE ATO MOMENTE,POR ME TE VERTET ME VJEN KEQ PER KET POPULL QE AKOMA NUK U MESUA ME POLITIKANET.PSE U DASHKA TE SHKATEROJM E TE PERGJAKIM RRUGET TONA ME GJAKUN TONE JO PER TE DREJTAT TONA DHE MIRQENJEN TONE APO PER CESHTJE KOMBTARE MADHORE, POR PER TE HEQUR NJE KLAN MAFIOZ DHE PER TE VENE NJE TJETER.NUK E DI NESE KA DALLIM KJO OPOZITE E SHQIPERISE QE VETEM SHQIPTARE NUK ESHT, NGA KJO POZIT MAFJOZE QE NE TE VERTETE ASHTU ESHT .NQS FIGURA E SALI BERISHES ESHT DEGRADUAR PO ASHTU MENDOJ SE DHE ATO TE KREREVE TE OPOZITES RAMA(EDI),GJINUSH,NGJELA,DOKLE DHE ALEATI I TYRE GREK DULE+BOLLANON NUK JAN ME TE MIRE.NUK E DIME CILI QE SHKAKU I VERTET I KTHESES TENDE 180 GRAD-SHE,POR E DIME SE NE POLITIK NUK KA ARMIQSI TE PERHERSHME DHE MIQSI TE PERHERSHME,.. VETEM INTERES.NQS DO ISHA PRO HEQJES SE BERISHES NGA POSTI QE AI DREJTON KURRE NUK DO ISHA DAKORT QE KALORSIT E DJALLIT APO ME SAKT GREKUT TE HYPNIN NE VEND TE TIJ.KSHUQE TI ZOTI BAZE DO ISHA ME I LUMTUR TE ISHE ME REALIST PERSA JU PERKET NGJARJEVE TE 21 JANARIT ,E JO TE MBANI ANEN E NJERES PALE KUNDRA TJETRES.NQS KE SHKAQE PERSONALE SME DUKET E DREJT TE FUSESH DHE PUPLIKUN NE KTE MES .DERI PARA CA KOHESH TI KE QENE NDER PERKRAHSIT ME TE FORT TE SALES DHE KUNDERSHTAR I KSAJ OPOZITE CFAR NDODHI?…………
      NDOSHTA SHQIPERISE NUK I DUHET TOTALITAR ,POR KURREN KURRES LAKURIQ NATE E LANGO BURGAXHINJSH ISH-MINISTRA TE REGJIMIT KOMUNIST,GREKE…….

  3. Elza says:

    Ina Rama duhet te mbaje nje qendrim te prere,ose te pranoje etiketimin e Sales “lavire bulevardi”.

    1. velo says:

      jam plotesisht dakort me ty

  4. astefani says:

    Dihet qe opozita nuk ka as force as vota te mposhte majen e Korabit qe eshte Berisha. Edhe pse ju Baze pas kthimit tuaj 180 grade keni deshire te madhe te fitoje e majta, kjo he per he eshte nje tabu. opozita sotme eshte ne diten e hallit, mos shikoni njerez te paguar qe manifestojne apo djegin. Po sikure neser te behen votime te garantoj se PS nuk do te marre kurre me shume se 15 deputete. Jo per fai te Berishes, aq sa per faj te Rames. Te jemi te sinqerte: PS brenda ne vetvete ka nje berthame te mbushur me ndryshk qe Rama nuk mund te ta izoloje me antiruxhe, sepse hekuri ka mbaruar dhe ne kollone ka mbetur vetem pjese ndryshku… Opozita qe i ben Rama Berishes eshte nje lluks i madh per Berishen, nuk e dime a duan ta kuptojne Socialistet e thjeshte te verteten me kembe ne toke. Nje njeri qe e ndien vehten te afte ska perse konsumoje vepra penale, skane çi duhen viktima, ska perse djek, se keshtu dhe po nuk pati faj i merr ato automatikisht.

  5. LORA says:

    Deri tani,jo ne trajte te plote,kam kuptuar qe prokuroret kane filluar hetimin ne mengjesin e 22 janarit.Nese eshte keshtu ata i jane nenshtruar kodit mafioz te dr.Tyryry-se qysh ne fillim.Demostrata u mbyll krejt ne oren18;gjithe koha deri ne mengjesin e dites tjeter ishte me se e mjaftueshme per te fshehur provat e krimit.Duket se ne fillim ka funksionuar “kodi” por me pas………
    Kujtoj qe ne 16 mars 2008 u ndaluan edhe njerzit qe kerkonin te dashurit e tyre te humbur ti qaseshin kraterit te Gerdecit;arsyetimi zyrtar ceshtje sigurie.Per mua fshehje e paster e provave te krimit.Delijorgjin me shoke e arrestuan tre dite pas shperthimit te llahtarshem.

  6. Ndoc Sukaj says:

    I Nderuar Zoti Mero Baze. Ju keni kohe qe denonconi publikisht mafian qeveritare me drejtues Doktor Profesor Sali Berisha.Fatkeqesisht me gazeten qe drejtoni dhe me ,,Faktorin Plus,, qe jua mbydhen ne menyre mafioze ju nuk mundet ta perfundonit misionin tuaj shum fisnik dhe te veshtire.Shpresoj shum ne guximin tuaj dhe ne profesionalizmin qe ju keni se do te arrini te kompletoni pjesen e mbetur per ta treguar para shqiptareve ashtu sic eshte kete model qeverie me Prof Dok origjinal korrupsion mafie e kriminele.Ne asnje kod shteteror apo njerezor Ligji i nje shteti nuk mund te negociohet por mund te diskutohet per rrugen me te shpejte dhe korrekte te zbatimit te tije.Kjo zoti Baze eshte nje qeveri Mafioze qe ka buruar nga Mafia elektorale rri ne pushtet me menyra Mafioze dhe perdore kodin e Mafias sepse te gjitha kodet e tjera njerezore apo shteterore nuk perputhen me ,,Modelin,,e organizimit dhe te funksionimit te saje.Sulmi Mafioz Publik qe ju be organeve kushtetuese te ketij vendi nga ato qe e puthin flamurin kur ju intereson por nga ana tjeter e turperojne kur vrasin shqiptare te pafajshem ne nje proteste politike,kur shpifin per autoritetet me te larta qe duhet te percaktojne drejtesine ne vend,marrin ne mbrojtje njerez te akuzuar per krime te renda dhe bejne manovra te pa numerta per te fshehur te verteten duke mashtruar opinionin publik per te penguar drejtesine qe te vedose Drejtesi.Ky eshte kodi i Mafias qe ka ngritur ne sistem Qeveria Demokratike qe e ,,Pastroi,, Partine nga Demokratet e Vertete duke promovuar Ekstremiste,,Bukurosha,,dhe Kukulla te Urta.

  7. Frederik says:

    Berisha ashtu si Mero shkruan , vazhdon te beje terror psikologjik per te mbrojtur ate qe ai vete e ka bere . Sot mund te jete i vetmi person ne Shqiperi qe nuk hetohet. Ky eshte turpi i drejtesise shqiptare . Kanunet jane ne zemer te tij, ai nuk njeh ligje , ky njeri mali nuk mund te dale nga origjina . Por dhe kanunet ai i perdor djallezisht per fushate elektorale. Djalli duhet mbajtur i mbyllur ne shishe se po doli , sic ka dale prish dynjane dhe eshte veshtire te kapet.

  8. hysni dajaku says:

    jam shume dakort me komentuesin e mesiperm Astefani,,si guzojne keta maskarenjte e opzites edhe protestojne kunder majes se Korabit qe ka nje nga kabinetet me te shkelqyera te shekullit sidomos me antare te tille si Mediu e Rruli e te tjeret me radh,qe te vine goja era tu zesh emrat ne goje,si mund te ngrihen keta te poshter kundra majes se Korabit qe nuk thot nje fjale per Dritan Prifitn qe qelloi me video ne distance te afert dhe la pilaf zv.Keyrmeinstrin e tij,por shante Edi Ramen,,si guxojne keta kriminel te ngrihen ne proteste kundra atij qe e kan cuar ti qeverris por krejt pa dashje po i grabit dita dites per te mirene tyre natyrisht edhe u thot qe jane “qen qe nuk te kafshojne”,,si guzojne keta telendare ti prishin qetesine majes se korabit qe eshte zhytur kembe e koke ne llumin e korrupsionit dhe kujton se qeverrisje do te thote te ndash pasurin e shqiptareve per tu mbyllur gojen atyre qe mendon se te prishin pune,,jam dakort me ato qe thua se dukesh qe je njeri i ndershem dhe me llogjike te ftohte demokratike se edhe neser po te behen zgjedhiet me ate mendje qe ka Maja e Korabit jo aq sa thua ti po as nje kokerr se merr opozita,se ata qe u moren jeten shqiptarve ne mes te dites,as qe pjerdhin me per votat e per votimet,,ndaj meso dhe nje gje tjeter,qe shqiperin edhe me ndershmeri ta qeverrisesh .zor se ben hajer, e jo ta vjedhesh si po e vjedh ai Maja jote e Korabit qe vertet me zi nuk ka ku te veje,,

  9. dymi says:

    Do te vije koha qe Sal-iu do te kerkoje marveshje, gjoja xhentermenesh, per te shpetuar familjen e tij nepermjet amnistise. Shqiperia nuk duhet ta pranoje. E hengri nje here ne ’97-ten. Meqenese ai flet per marveshje te pa respektuara(marveshje ne kundershtim me ligjin) le te na thote termat konkrete te saj qe te gjykojme te gjithe per te.

  10. odi says:

    Pergjigje : astefanit
    Mero Baze mor zoteri nuk ka asnje interes te fitoje opozita ,por ti nuk mund te kuptosh qe atij ia kerkon detyra e tij fisnike t’i beje opozite kujtdo qe e meriton. Ky eshte profesioni i tij . Po ti o i shkrete nuk je as mish e as peshk dhe do te besh politike … Do edhe te besh profeci se sa vota do te marre PS-ja .
    E kujt i intereson sot more se kush do ti fitoje zgjedhjet ?! Sot atdheu eshte ne rrezik te madh e nuk ka vend per te majte e te djathte qe te percajne popullin . Rreziku i Shqiperise sot ka nje emer ,dhe ai quhet Sali Berisha ose me mire Bishe Berisha ,kurse ti nuk harron te na e nderosh me Profesor Doktor e na e krahason me maja mali.

  11. endri says:

    Pse nuk organizohet nje protest me sllogane perpara ambasades Amerikane per kto pazare, ne emer te kujt ky ambasador ben pazare? Te pakten levizja “MJAFT” duhet te vihet ne levizje…

    1. bbb says:

      Shume e drejte. Nje proteste para ambasades amerjkane duhet bere.

  12. une says:

    nuk e dime nese prokurorja e ka seriozisht hetimin e gardisteve. Dihet qe ajo u vu aty nga Berisha pikerisht per ta lene te qete. Ishte ne fakt shoqe e vajzes se tij dhe nga vajza propozua. Te pakten keshtu e kam lexuar diku. Ngjarjet e shkuara kane treguar qe ajo ska realizuar asnje çeshtje perfshire Lul Bashen, Mediun, Fazlliçin….Te gjithe kane shpetuar per çeshtje proceduriale…..menyre e mire e llogaritur ne bashkepunim midis tyre!!!!????? Pra i ka mbrojtur….duke ruajtur faqen e bardhe para opinionit. Fakti qe su respektuan procedurat nuk do te thote qe ata jane te pafajshem. A mos eshte edhe kete radhe eshtu??? Konfliktohen per te genjyer opinionin duke realizuar objektivin? Pra te mos behen hetime rezultative …pastaj sma merr mendja qe gardistet e kane bere pa urdher. Fakti qe AI i mbron aq shume mendoj se ka dy arsye te forta: mbulimi qe ka dhene ai dora vete urdher 2. I intereson ti mbroje sepse po smbrojti ata del i zbuluar..tani atij edhe ne garde i duhen militante…dhe keta drejtues te kercenuar nga drejtesia i intereson te shtrengojne radhet “te mbrojtesi” i tyre ne te kundert e dine se cfare fundi do te kene…burgun. Pra ai luan edhe me “besnikerine” ndaj mbrojtesit dhe me friken e arrestimit dhe denimit.

  13. pellasgu says:

    ..Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    ..Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

    ..Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    ..Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    ..Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    http://www.youtube.com/watch?v=_4U3xj1G69M&feature=related

  14. dino chicago says:

    Nje replike te shkurter per nje fare “astefani”Se pari mjere ju ushtaret e Sales qe su punon me truri per te pare realitetin,nuk flisni me me prodhimin tuaj mendor,por te gjithe keni nje kasete.Sapo sala leshon brockullat e radhes,dergohet kopjo per tellallet;Nuk ka asnje ndryshim,ska rendessi cili e shperndan,kush e lexon…KOPJO ! Se dyti:E vrisni mendjen mor qyqar qe ky vend ka edhe burra te tjere per ti bere kryeministra,akoma ju mbetet:”Duam Baben?” Se treti:Oh sa gje e trishtuar,sa shekuj do duhen valle te kapim kulturen e botes perendimore??Se fundi::Shume do duhet se ka shume si puna jote!

  15. huri says:

    Kupola nuk ka rruge tjeter vetem te dorzoje pushtetin pa dhune,po nuk morri vesh ka edhe ndryshe.Lumi popullor mund ta shperlaje ashtu sic shperlan te gjithe diktatoret

  16. velo says:

    astefani je per te ardhur keq qe llogjika jote nuk shkon pertej militantizmit partiak. Nje vrases si Saliu nuk mund te na qeverise me .Respekt per Mero Bazen .

  17. miri says:

    Z.Mero, sa e trishtueshme ! Mafien ne cdo vend e lufton shteti, por kur shteti eshte mafioz kush do e luftoj !?

  18. saimir says:

    I respektuar z.baze me thoni a nuk eshte legjitime pyetja qe “Kush eshte Sali Berisha”?E them kete pasi ka 20 vjet qe bene pazare nga me te pistat e terheq per jaka xhaketash eshte personalitetet me te larta te botes!A s’ishte ky karagjoz politike (por qe mund te kete peshe ne kanale te tjera) qe para rreth 2 vjetesh i tregoi vendin kryeministrit rus Putin;a seshte ky qe disa dite me pare pergojoi ,siç pohoi me gojen e tij qe “personaliteti me i larte i europes i paskesh terhequr veshin kryeopozitarit Rama;a s’eshte ky klloun politik qe deklaroi se vete nr.1 i botes i kishte telefonue kryeopozitarit Rama e ky i kishte thane Jo.A thua qe edhe presidentin Obama ta terheqe per xhakete!Kush eshte ky monstruoz qe zv.sekretaret e shtetit me te madh ne bote nuk guxojne ti thone ndal marezine,kush eshte ky kriminel qe sekretarja e shtetit Amerikan nuk i bene apel nje urdherdhesi per vrasjen e nje populli ,jo para nje jave por per 20 vjete rrjesht,kusht eshte ky fenomen qe nje popull e uren e nje ambasador e quan “Bure shteti!Te pafunda jane pyetjet e dilemat per kete njeri qe terheq ke te doje per xhakete pavaresisht se nje popull i vet e urren.ne fund lind edhe pyetja legjitime “Cili jeni Ju zoti Berisha”?

  19. hajduti says:

    Mero

    Dua te tregoj dicka> ne rusi ishte nje gazetar qe sulmonte qeverine e korruptuar ruse ,atij gazetari i kishin rrahur njerzit e shtepise e kishin rrahur edhe vete ate duke i thyer gjymtyret ,i kishin ofruar dhe shume lekesh qe ai te mbyllte gojen dhe ai prape vazhdonte te fliste e te nxirrte te vertetat e vjedhjeve qe kryheshin nga qeveritaret,,kete muhabet e tregova ne nje tavoline kur u ktheva ne shqiperi para 3 muajsh(jetoj ne angli),isha ne nje ambient djemsh rreth te 30 35 vjecar jo miq te mi por te njohur te lagjes aty verdalle,,dhe dua te them mora nje pergjigje qe me beri cudi,,,ata me thane qe ky gazetari qenka nje cope idioti qe i bie murit me koke,,pse nuk merr leket dhe mbyll gojen,,Une i thashe qe ky gazetar eshte nje TRIM eshte nje HERO,dhe dua ta krahasoj ate me TY MERO BAZE qe te them ate qe ndjej ti me te vertete je nje HERO e TRIM qe shkruan dhe lakuriqsine e ketyre hajduteve qe vetem vjedhin,,e kuptoj pozicionin tend se ne syte e shume njerezve aty te quajne nje budall qe i bie murit me koke,,por ata se shpejti duan sduan do ndryshojne dhe do e mesojne ndryshimin qe ka nje hajdut nje Trim e nje Hero,,
    Te lumte per keto qe shkruan je i mbrekullueshem

  20. VALI says:

    Eshte per te rdhur keq qe populli nuk eshte i vemendshem, nuk i kushton vemendje talljes se trashe,idjoteske, nga krim-ministri dhe dordoleca te tipit Halimi,Alibej qe lehin si ata qente kur kane afer te Zone.
    Keta tipa kujtojne se nuk kuptohet tallja e tyre cinike me me memorjen e popullit .

  21. Petrit Kola says:

    Tirane me 23 Janar, 2011
    Deklarate
    Pucit te tejzgjatur antishqiptar 20 vjecar te pas 1990-tes po i vjen fundi.
    Ne ikje e siper hordhite e majmura me gjakun e shqiptareve (autore dhe aktore) ne politike, pushtet dhe prapaskene po perpiqen tu shkaktojne demin maksimal shqiptareve. Hordhite antishqiptare jane te paralajmeruara se cmimin kane per ta paguar ne perputhje me krimin. Cdo gje regjistrohet dhe dita e gjykimit ne Shqiperi eshte e afert. Cdo plan i hordhive per tu fsheur ne vrima minjesh ne vendet e atyre qe i kane sherbyer duke mjeruar dhe rrezikuar shqiptaret eshte i deshtuar. Gjyqi do te behet ne Shqiperi per keta kriminel antishqiptar. Kjo eshte detyre por edhe fjala e nderit te cilen Partia Shpresa Demokrate dhe Kryetari i saj Profesor Pellumb Pilinci ja jep shqiptareve. Ky eshte edhe nje paralajmerim per ndonje element qe mendon te perfitoje nga kaosi dhe tensioni duke shkaktuar deme prones dhe shqiptarit.
    Shqiptaret dhe trojet e tyre kane Zot. Ata nuk jane jetima, ku te kene mbetur ne dore te njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane, kushdo qofshin ata.
    Fakt eshte se fjala e njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane nuk merret per baze. Per shqiptaret dhe trojet shqiptare vendosin vetem patriotat shqiptar. Ne sherbim te Atdheut eshte Partia Shpresa Demokrate. Eshte ajo qe vendos! Se shpejti ne pushtet do ti jap drejtim shqiptar Trojeve drejt progresit, begatise, dinjitetit…

    Partia Shpresa Demokrate

  22. albaniac says:

    “Cfare shkon lart duhet te bjeri poshte”.
    Po te shikosh me vemendje reagimet e malokut qe nga fillimi deri tani(se amplituda nuk ka ndaluar akoma) ka nje tendence per pakt ose pazar sic thot Mero.
    Dhe nga te gjitha keto reagime as1 nuk ka ligjin per reference.Nga ana tjeter qe dallohet eshte provokimi qe ka nje rritje te theksuar me cdo dite qe kalon dhe eshte 1 provokim i zhargonit te rruges me perfundim ne kercenim qe dhe kjo nuk ka as1 baze ligjore.
    Te gjitha keto delire me origjine friken dhe ankthin qe e ka pushtuar tashme malokun fatkeqesisht jane shume te dallueshme nga faktori nderkombetar qe mendoj se nuk eshte ne gjendje per vendim-marrje akoma.
    Sa per mafie dhe korrupsin Shqiperia nuk eshte i vetmi vend me nje shtet mafioz dhe kete e dime te gjithe,ashtu sic dime se keto lloj rregjimesh tashme jane te kontrollueshme nga “policet nderkombetar” sepse jane te protokolluar qe nga 90′.Fakti shqetesues eshte se kush nga nderkombetaret eshte “dirty” pasi e dime fare mire qe shba cfare kishte per ti ‘marre ‘shqiperise e ka ‘marre’ vite me pare.
    Pra duke vajt ke reagimet e malokut dallohet ky ‘fodullek’ qe te ben te mendosh se i ka supet e mbuluara?…Ose me troc kush eshte dhe cfare gjuhe flet sufleri i malokut.
    Mendoj se te 1 pergjigje mund te gjejme tek bussineset e fundit te rradhes ato te rrangut te rende miliona dollaresh ose eurosh te bera nga dora e vete malokut ose e oborrit te ngushte te tij,duke filluar qe tek nafta dhe minierat deri tek celularet.Keto jane asete qe ‘nderkombetaret’ te shesin menjehere pa as1 justifikim nqs nuk i permbahesh ‘kontrates’.Pra pasqyra e ketij bussinesi eshte ne nje fare menyre bursa qe cuditerisht ne shqiperi flitet shume pak.
    Deri ketu eshte dhe hapi i malokut me pas stafeten e merr ndonje xhon ose jorgo ose xhiusepe.
    Pra hilja e malokut eshte se cdo ‘zarf’ qe ai merr dhe nis nuk ka adrese per destinacion.

    “Dont kill the messenger”

  23. endri says:

    Policia zbuloi se ku ishin stervitur protestuesit per pucin e shtetit. Ne Peze u gjet nje pike interneti ku 12 protestues jane stervitur ne 12 komoiutera duke lozur counter strike nepermjet se ciles kane mesuar strategjin e luftes kunder policis.

    Pas sekuistrimit te kompjuterave, loja kishte pasur thika me helm, bomba tymuse dhe arme zjarri te prodhuar ne vende te ndryshme te botes. Vlera e armatimit i kalonte te 800,000 eurot.

  24. astefani says:

    Puçistet kishin ne plan te vrisnin udheheqesin e larte te partise dhe te popullit z. Edvin Kristaq Rama, por u neutralizuan shume shpejt fale nderhyrjes rrufe te Ines Rames ne bashkepunim me policine e shtetit. Keto dite Spartak Ngjela , Skender Gjinushi, Paskal Milo dhe Nard Ndoka. po shperthejne me partite e tyre te fuqishme pa elektorat dhe pa as nje deputet. Ata po i premtojne pupullit se se do ta marrin situaten ne dore porsa ti jepet mundesia te kene Maxhorancen ne kuvend. Megjithese skane asnje deputet ata shpresojne se nga viti 2066 mund te arrijne te peste bashke me 4 deputete. Ky kodosh popull i harroje nderet qe i ka bere Partia Punes.. sot PS. Perse nuk i jep mundesi kesaje klase te rikthehet ne pushtet, sepse ka lene disa gjera gjysem pa i realizuar akoma.. Kane ne plan te vrasin nja 800,000 vete per prapogane, ndersa 1.000,200,000 duhen internuar ne zona malore tashme jo ne keneta.. PS me aleatet ka ne plan qe çdo Shqipetare te kete dosje … urime shokeve per mendimet e mira ne te mire te bashkombesve te tyre.

  25. nicolla disha says:

    Shqiperia po shkon si ne Egjipt. Presidenti nuk do tja dije per popullin. Presidendi po e degjon berishen mire kur ben deklarat kunder presidentit, duke e akuzuar ate si bashkepuntore me lidhjen e pucit. Por ajo qe na shqeteson Neve eshte se Presidenti Bamir Topi po tregohet shume indiferent ndaj zgjidhjes se nje krize politike. Ne duam te dijme se kush jane kopetencat e nje presidenti qe ka frike nga berishe??

    1. rezart says:

      nuk ka gje ne dore qe te zgjidhe ceshtjen dhe krizen politike se keta politikane si lane asgje ne dore per te bere te mundur nje zgjidhje……

  26. nicolla disha says:

    Z. Mero Baze A mundesh ti besh nje pytije berishes ne lidhje edhe sa persona duhen te vriten per te dorzuar pushtetin?

  27. Nabukodonosor says:

    Tipik qendrim i E.Hoxhes.Armiku i brendshem ne bashkepunim me ate te jashtem edhe me pak imperializem amerikan brenda do te permbysi”pushtetin e popullit”.

  28. driton says:

    Shkeime nga Mero Baze eshte shume dhe reale

  29. djali nga jashte shqiperise says:

    Mero te pergezoj per te gjitha shkrimet qe ke bere deri me tani dhe shpresoj se duhet et vazhdosh ne kete menyre dhe biles te shtysh edhe miqte e tu dhe analiste te tjere te vazhdojne te analizojne me vertetesi ngjarjet dhe faktet qe ndodhin atje. Une do te kerkoja nga ju apo miqte tuaj gazetare te mund ta pyesin kryeminisitrin ende ne detyre ne lidhje me qendrimin e tij, te qeverise se tij, te partise se tij dhe te Astrit Patozit te tij, te gardes se tij, te policise se tij, te komisionit hetimor te tij, te Metes se tij (kuptohet cdo gje eshte vetem e tija dhe jo e te tjereve dhe aq me pak te popullit) ndaj tre protestuesve te vrare. Si konsiderohen ata tre te pafajshem jeta e te cielve u pre para zyrave te tij. Konsiderohen ata horra, puciste, kokpalare qe e meritonin kete gje apo konsiderohen si njerez te pafajshme te vrare padrejtesisht. Nese eshte kjo e fundit perse nuk ka dale te thote nje fjale per ta ky kryeminister por gjen kohe te shkoje tek ditelindja e Bekimes qe nuk e di nese edhe e ka pasur apo duhet ta kishte. FLM

Comments are closed.

Lini një Përgjigje