Pas vrasjes së tre qytetarëve, Sali Berisha kishte vetëm një mënyrë të tejkalonte ekstremizmin e krizës politike, të bënte aleancë me gjithë pushtetet në vend dhe pas kësaj të arrinte të bindte opozitën së bashkë me këto pushtete të uleshin në bisedime për t’i dhënë fund ndarjes së thellë politike në vend dhe respektit për qytetarët e vrarë. Megjithëse do të ishte pak e vështirë, por fëmijet e Ziverit, Faikut apo Hekuranit do të ndjeheshin më të qetë për ikjen e prindërve të tyre kur të shikonin në ekran Sali Berishën apo Lulëzim Bashën. Do të ndjeheshin më të respektuar dhe më të vlerësuar për jetën e humbur të prindërve të tyre. Dhe natyrisht mund të shmangnin atë që duhej shmangur doemos në këtë vend, urrrejtjen që lind nga krimi politik.
Sali Berisha nuk e bëri këtë. Duke e llogaritur vrasjen e tre qytetarëve si një skenar të zakonshëm, ai tentoi ta thjeshtonte skenarin duke akuzuar për vrasjet opozitën dhe kur nuk arriti ta bëjë këtë, në vend që të kërkonte aleatë për të ulur gjakrat, u shpalli luftë gjithë institucioneve të shtetit shqiptar, pushtetit të Presidentit, pushtetit gjyqësor dhe medies shqiptare. Edhe pse këto tri pushtete respektojnë pavarësinë e njëri- tjetrit, sot të tre këto pushtete Sali Berisha i ka bashkuar në mënyrë të dhunshme dhe artificiale kundër tij. Një ditë më parë Sali Berisha, dhe dje pasdite urdhëruesi administrativ i vrasjeve, Lulëzim Basha, dëshmuan para Komisionit poltik të Puçit, se janë në luftë me të tre pushtetet e tjera në Shqipëri.
Tani të gjitha thirrjet banale për zgjidhjen e krizës shqiptare duhet të marrin doemos parasysh këtë realitet. Ka shumë njerëz që kritikojnë presidentin pse është i butë dhe nuk i “kthen pushkë” Berishës?! Do të ishte absurde ta bënte këtë. Edhe kaq i heshtur sa ç’është Presidenti, Berisha po e konsideron atë puçist. Ka shumë zëra që thonë pse nuk vepron Ina Rama! Po kundër kujt të veprojë kryeprokurorja, kur perversiteti i kryeministrit arrin deri tek ndërrimi i rojeve personale të sa, për të përgjuar dhe jetën e saj private? Ka shumë zëra që thonë përse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët? Po ç’u ka ngelur tjetër të bëjnë ata veçse të dërgojnë forcat ndërkombëtare në Shqipëri dhe ta izolojnë këtë njeri. Ka shumë zëra që thonë pse nuk reagon më egër media. Po ç’t’i bëjë më media këtij njeriu veç të transmetojë ato marrëzi që ai vetë thotë pa pasur frikë më as nga vetja e tij. Pra, jemi në një situatë kur gjithë pushtetet e tjera mbi të cilat mbështetet funksionimi i një republike normale janë paralizuar, pasi ai u ka shpallur luftë për tu hequr të drejtën e funksionimit kundrejt tij. Për të mbuluar përgjegjësinë që ai ka për tre vrasjet në bulevard, së bashku me ekzekutuesin administrativ të vrasjeve Lulëzim Basha, ai ka vdekur tre pushtete e tjera në vend dhe e ka futur krizën shqiptare në një spirale pa kthim.
Të gjitha thirrjet që vijnë nga Perëndimi për një ulje gjakrash dhe bisedime mes Ramës dhe Berishës janë të kota. Në një Republikë normale demokratike, do të ishte super grusht shteti nëse sot Berisha dhe Rama merreshin vesh dhe pushtetet e tjera në vend mbeteshin të fyera dhe të etiketuara si puçiste. Kriza ka hyrë në një spirale pa kthim, pasi as Presidenti Bamir Topi, as kryeprokurorja Ina Rama, as unë dhe kolegët e mi gazetarë të “supervlerësuar” si “puçistë” nuk kemi asnjë mekanizëm ligjor të vëmë nderin në vend përballë këtij horrori akuzash veçse t’i drejtohemi shoqërisë shqiptare për të votëbesuar ose tri pushtetet e asgjësuara nga Sali Berisha, ose Sali Berishën. Çdo përpjekje për ta thjeshtëzuar krizën shqiptare si rivalitet Berisha- Rama është një gabim i rëndë dhe një lojë e ndyrë e Sali Berishës. Kriza shqiptare është krizë mes Republikës së Sali Berishës dhe Republikës së Shqipërisë dhe këtë krizë e zgjidh vetëm shoqëria shqiptare me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edhe nëse nesër pajtohet Rama dhe Berisha dhe ndajnë pushtetin, ky vend nuk mund të ringrihet nëse nuk ndëshkohet fyerja dhe poshtërimi që ju bë presidentit të Republikës, kryeprokurores, kryetarit të SHISH, medies dhe faktorit ndërkombëtar. Nëse ne duhet të jetojmë në një republikë normale, ne duhet të votëbesojmë ose Republikën e Shqipërisë, ose Republikën e Sali Berishës. Nëse fiton opsioni i Republikës normale të Shqipërisë, jemi vend me fat. Nëse shqiptarët votojnë Sali Berishën dhe çmendurinë e tij, atëherë të gjitha këto institucione bien dhe shikojnë fatin e tyre ndaras nga fati i shoqërisë shqiptare. Berisha e ka çuar aq larg luftën dhe ndarjen sa çdo formulë bisedimesh përveç zgjedhjeve të parakohshme nuk ofron asnjë zgjidhje për situatën. Më mirë se kushdo tjetër këtë duket se e kishte kuptuar një nga emrat më të dashur për shqiptarët në Bashkimin Evropian, Tanja Fajon, e cila kishte gjetur dje gjuhën e duhur diplomatike për ta përmendur si opsion. Por nëse ajo është diplomate dhe kërkon të ruajë staturën e saj, ne të akuzuarit për Puç kundër Republikës së Sali Berishës, nuk kemi asnjë opsion tjetër për ta nxjerr vendin nga kriza, përveçse tu drejtohemi shqiptarëve për të zgjedhur një nga dy republikat, atë të Shqipërisë apo atë të Sali Berishës. Vetëm koshienca se ai njeri do të hetojë për tre qytetarë të vrarë me vullnet të plotë prej tij, bëri që ai t’i vinte zjarrin gjithë pushteteve të tjera në këtë vend. Mos mendoni se makthi i vrasjes të çliron aq lehtë, sa ai të ndjehet i qetë në pjesën e jetës që i ka mbetur. Ai do ta vuajë derisa të mbyllë sytë, faktin që ka lënë fëmijët e Ziverit, Hekuranit dhe Faikut jetim për pushtetin e tij. Dhe Shqipëria nuk ka pse vuan makthin e tij. Ajo duhet të zgjedhë.
Comments are closed.
Merita e vetme qe vendi do shpetoje njehere e mire nga kjo Gjë e gjalle eshte nga vet Sali Berisha dhe oborrtaret e tij. Sic thone edhe shkodranet, “te hypte vetja ne qef”, Sali Berisha beri gafen me te madhe te tij politike duke sulmuar institucionet e shtetit. Deri para sulmit ndaj tyre ai do rreshqiste si gjithmone me lojera politike dhe me kete opozite sic e donte vet, plus dhe perkrahjes se cuditshme europiane, ai do shpetonte per mrekulli, jo nga urrejtja e popullit por do mbijetonte si politikan e madje me me shume fuqi sic ka bere zakonisht keto vite. Kujtoj qe pas vrasjes se 27 personave ne Gerdec(nje nene ishte 6 mujshe shtatezane), ai brenda dy javeve ne pazar te hapur me Edi Ramen dhe PS-ne, ndryshoi 60% te kushtetutes se vendit. Opozita e korruptuar dhe e vaket, e varur nga Sali Gjëja ne me shume se gjysmen e saj lajmeroi nje demonstrate sa per te lare gojen me elektoratin, i cili po reagonte ne forume dhe po gelonte neper rruge. Sic edhe drejtuesit e ndryshem te opozites u tremben po aq sa edhe Sali Berisha nga ky popull i ndryshuar, i rebeluar deri ne skaj, ata u ndalen ne drejtimin e demonstrates, pasi vrulli dhe urretja e popullit eshte edhe ndaj atyre qe i ka votuar e u ka dhene celesat e administrimit te ekonomive te tyre familjare. Opozita sot eshte e dyzuar si edhe Berisha se c’drejtim duhet te marrin, pushtetin e dine shume mire qe e kane te fituar qe kete vit, por i tremben pikerisht vetflijimit fizik te brezit te ri qe duan te jetojne te paneperkembur. Sali Berisha brenda 10 diteve u dhuroi pushtetin opozites duke u vetizoluar e duke bere harakiri politik. Keto dite ngelet vetem te behen modalitetet e nderrimit te pushtetit, e ky eshte ngerci i PS. Ata si edhe PD do duan te plackisin si edhe me pare, ligjet i kane ndryshuar qe asnje faktor tjeter politik e qytetar te mos hyje ne zgjedhje, por ndjehen te trembur. Sot une ndjehem ekstremisht krenar qe i perkas popullit tim. Sot une jam i lumtur se gjithe klasa politike po frikesohet ne palce nga populli. Sot ky popull do detyroje me hir a me pahir qe qeverisja e neserme te jete me pak e korruptuar, me e pergjegjshme, me me shume intelektual, me me shume patriot. Sot ndjehem mire, Shqiperia beri me popullin e vet nje kapercim te madhe prane europes, duke lene shume mbrapa politikanet injorante te te dy kampeve politike.
MERO ,ME FJALINE E TRETE NGA FUNDI JA KE FUTUR KOT … AI NUK KA SHPIRT TE VUAJE PER FEMIJET QE LA JETIME .DIKTATORET VUAJNE ME SHUME KUR HUMBASIN PUSHTETIN SE SA FEMIJTE…
Nga Mero Baze ” , nuk kemi asnjë opsion tjetër për ta nxjerr vendin nga kriza, përveçse tu drejtohemi shqiptarëve për të zgjedhur një nga dy republikat, atë të Shqipërisë apo atë të Sali Berishës. ” Sipas teje zoti Baze Republika e Shqiperise eshte Edi Rama? E ne qofte se jo cili eshte opsioni qe ju ofroni?
republika e shqiperise me kryminister X president Y kryetar SHISH Z etj etj
jo nje republike qe ka nga pastruesja e rrugeve e deri tek kolltuku i kryeministrit S.BERRISHEN shpellarin
ok rrapi treshit a mund ta pyesesh zotin Baze se cili eshte x y z? mesa shoh ti nuk e paske vendosur akoma. Duhet te dish nje gje NQS do ndryshim duhet ta parashikosh c do ndodhe pas ndryshimit se nqs nuk e parashikon atehere elemente si sala i 91 apo edi i tanishem marrin qeverine. Kjo eshte fatkeqsia e popullit tone ne marrim flake me shkendijen me te vogel por pas demit shikojme nga evropa e bota per ndihme. Do qe ta hedhesh? hidhe! ama kur ta hedhesh c do besh? ata qe jane me afer pushtetit do e marrin pushtetin. ti e une nuk do marrim gje por une te premtoj se EDI GJINUSHI E RUCI DO E MARRIN QEVERINE. ti mendon se ata nuk do vjedhin? ti i shan bllokqener edhe ata apo jo. Or mik une po ta marresh ti tajap voten pa frike por nuk e merr ti e marrin ata qe sapo permenda prandaj duhen bere gjerat me maturi. bertet per ta hedhur, hidhe por aman mos e ve tjetrin te beje po te njejten gje si ky. Me pasterti po ju pyes ok e hodhet ju lutem njeri prej jush te me thote kush do vehet cili do jete cabineti i ri kryeministri i ri. ju lutem emra jo x y z.
.. keto qe shkruan jane te verteta por realisht jane paranojat ne te cilat, politikanet tane na kane futur ne keto 20 vjet qytetaret e shqiperise, te gjithe jane njelloj te gjithe pisa. Pse? Sepse nuk ka vote qe ti ndeshkonte. Sistematikisht ka 20 vjet qe deformohet vullneti i popullit. Ne 2001 socialistet nuk fituan, i manipuluan, 2005 ishte loje e Rames me Meten per te permbysur Nanon, 2009 u vodhem me kamera live!!! NUk te ve shume faj qe ndjehesh i pashprese….
Askush nuk eshte i mire Por gjithkush eshte me i mire se S.BERISHA
ajo cfare do te thote autori i shkrimit eshte se asnje sduhet ta personalizoje Republiken e Shqiperise sepse ajo eshte e te gjithe shqipetareve, qofte ky Saliu apo Edi…
….REPUBLIKEN E ZGJEDHJEVE TE LIRA.
po pra te zgjedhjeve te lira ato po them edhe une po kush do kandidoje ne keto zgjedhje te lira or zotri. ke edin, saliun, spartak ngjelen, skender gjinushin, nard ndoken, mehdiun. tani ti je i lire zgjidh 1 nga keta e me thuaj mua ke do zgjedhesh ta di une per cilin po lufton. Or mik shqiperia ka nevoje per nje klase te re politike as edin as saliun as kto gerricat e vogla te tjere.deri sa te dali ojo fuqi e re politike do iki qeni te vi zagari.
Berishen kete here e gjunjezoi vetem media , gazetaret me teknologjine e perparuar ,sa per te tjeret (Presidenti , prokuroria, SHISH) duke perfshire ketu dhe popullin , ai do tia kishte hedhur paqe si perhere.
Duke qene mashtrues i lindur do ti faturonte vrasjet dikujt , e do te vazhdonte pa iu prishur asnje pune .
Per te mos harruar ketu vullnetin e Zotit ,pa te cilin mbase nuk do t’i kishte ardhur fundi ketij felliqesire. Le te themi se mbase nje ere e re do te fryje per Shqiperine dashte Zoti ! Them se shume shpejt do te rrjedhin ngjarjet e Shqiperia do te clirohet nga monstra Berishe e kompani.
Në se më lejoni po postoj një poezi. Ju falenderoj!
Per Krye Carin
Fshati digjet… Kurva krihet,
Psherëtinin dikur të parët.
Por Krye Cari jonë, dihet…
Ndriçon dhe ndërkombëtarët!
Lum si ne për Krye Carin,
E paçim me jetë “sa malet”,
Në Himalajë e çoftë Zoti,
Me shpurën e nxjerrë nga Halet!
O Kryendrikulla jonë!
A s ‘më len të them një fjalë?
Për ty eshtë bërë tashmë vonë!
Se bëre dot detin dhallë!
Kishit dalë me lugë në brez,
Ti dhe bijtë e tu çakejtë,
Por…! As mish, as kockë,
S’di i hani dot Shqipërisë!
S’e ka dhënë Perëndia,
Shkja e Pisa te mbajë kjo tokë,
Sa për miqtë përtej detit,
Plehëra këtu “s’depozitojnë”…
Ik, ik, ik … o Kryendrikull,
Ik atje në errësirë,
Siç ta ndell bash shpirti yt,
Mes krimesh i bërë zgjyrë!
Ik, ik, ik o i mbaruar,
Ik o parkinson i vrerosur!
Ik o ujk lesh pa ndërruar,
Ik o kokëpalarë i inatosur!
I nderuar zoti Baze,
Ju falenderoj per artikujt tuaj.Nuk dua te botoni keto qe po ju shkruaj, por vetem desha te gjeja nje menyre per te komunikuar me juve dhe, nese eshte e mundur, te botonit ndonje shkrim timin modest.Une quhem Viktor Malaj dhe banoj jashte shtetit.Momentalisht kam gati nje shkrim dhe, nese me ktheni pergjigje do ua dergoj.Adresa ime elektronike eshte: [email protected]
Me respekt
Viktor Malaj
Nuk dua te debatoje ketu me lexusit e rregullt te gazetes Tema. Por dua te jape mendimin tim. Midis dy te keqijave ne shqiptaret duhet te zgjedhim ate qe eshte me e voge. Ne mes Saliut dhe Edit ky i fundit me duket se eshte pak me i mire. Se nuk kemi nje opsjone tjeter. Nuk mund te zgjedhim tani me Ilir Meten. Prandaje ne duhet te ndihmojme sado pak me mendimet qe hedhim ketu.
—Ky artikull justifikon Apatine e Presidentit , te medias , edhe deri diku te Prokurores megjithse Prokurorja ka vepruar ne nje fare menyre,megjithate edhe ajo eshte trreguar e mefshte
–Ketu or Zoti Mero duhet te flasim mbi bazen e ligjit
Sala e ka shkelur ligjin me te dy kembet si ne maredhenie me Presidentin dhe me Prokuroren , por edhe me ju t e medias
—Tani ti aty e trajton sikur Presidenti dhe Prokurorja jane njerez te zakonshme qe nuk kane se cfare te reagojne me kunder Shkeljeve ligjore te Sales ,sepseSALA i akuzon si te njeanshme dhe por opozites—Ky nuk eshte Justifikim
–Presdienti , e shikon qe SALA ka shkelur ligjin, biles qe kur ka pergjuar bisedat ePresidentit dhe te tjereve
Aty Presidenti duhej te ngirhej me KURAJO Dhe te fliste hapur para mediave per shkeljet ligjore qe ka bere SALA dhe ti kerkoje gjykates Kushtetuese te vleresoje shkeljet qe ka bere Kryeminsitri a cenojne apo jo Kushtetutun dhe ligjet e Shqiperise
Ne kete menyre ai do dergonte nje mesazh demokaritk te shkalles siperore, do i bente njerezit me te NDERGJEGJSHEM ne lidhje me PERGJEGJESITE QE KEMI TE GJITHE NE DEMOKRACI se te gjithe duhet t e jemi vigjilente dhe te reagojme me force kur jemi perbale dikutj qe shkel ligjet e vendit , pavaresisht se kush eshte ai.Ne te njejten kohe edhe media kritike do te ishte ne rezonance me kete mesazh kurajoz ne mbrojtje te ligjshmerise demokratike qe do jepte Presidenti
Dhe nga ana tjeter Presidenti duhej te komunikonte me nderkombetaret per shkeljet qe ka bere Kryeministri dhe tua parashtronte atyre nje zgjidhje se si e mendonte Presidenti daljen nga kjo krize .
–Po ashtu edhe Prokurorja duhej te tregohej me luftarake kudner shtazerise se kryeminsitrit .Kur Kryeminsitri flet per pergjime telefonash
dhe per njohurite e tij per pucin !!!??? Prokuroja duhej ta theriste ate si deshimtar –dhe nga ana tjeter
ajo ta padiste ate palaco Kryeminster per fyerejt e pista qe nxjer nga goja kunder saj
–Ne ket’ menyre duke dale keta te dy Hapur dhe balleperballe rugacerise se Kryeminsitrit , atehere gjithe shoqeria shqiptare,
intelektualt , Opozita, populli opozitar, media do ndergjegjesohej edhe me shume dhe do ngrihej ne protetsa edhe me te fuqishme kunder ketij Kryeministri Palaco qe flet si nje rugac,
Ta diskretitonin me banderola ku te shkruhej –Get out of Allbania u Thug -Primeminister–qe te diskretitohej ai qen ne syte e botes,
edhe si rugac por edhe si nje Karikature diktatoriale qe ju ka hequr shqiptareve mundesine te votojne ne Liri duke perdorur metodat staliniste qe Populli voton dhe Sali-Stalini i numeron….
–Ndaj ky artikull do ishte me i mire
nqs do ti therriste nderrgjegjes qytetare dhe Institucionale te Presidentit dhe Prokurores per ti trimeruar ne lufte kunder kesaj Kucedre qe po perpin per dite e me shume Lirite e shqiptareve
dhe jo te thuash s’kane se cfare ti bejne Sales –Jo!
Ata kane shume se cfare ti bejne ,sepse ata nuk jane qytetare te thjeshte qe mund te rembejne nje cader
dhe te dalin atje e te luftojne Salen me cader
Ata te dy paguhen nga populli shqiptar qe te bejne detyren jo me Cader por duke FOLUR,E THJESHTE FARE
dhe detyra behet duke i treguar vendin atij bastardi qe vepron si POLICIA E GESTAPOS,kunde r jush aty ,
ndersa neve qe kemi marre ruget ai na ka shkateruar jeten me reformen e tij kriminale ai na coi nga shiu ne bresher ,na la pa pune fare , Na i nxori diplotat e Inxhinejrise jashte loje , sepse Ky qen -Kryeminsiter ka 20 vjet qe i ka futur KAZMEN INDUTRISE , SHQIPTARE DHE OPOZITA E MAJTE NUK I THOTE ASNJE FJALE FAREEE—-
-Ti beje nje analize punes se tij te privatizimit kriminal qe ishte nje privatizimi PRIMITIV qe kishte kete devize
:—PRIVATIZOJE –VIDHE –SHKATEROJE …..dhe .PUNONJESIT hidhi NE RUGE TE MADHE
Dhe ne morrem ruget….,por duam te kthehemi ne vendin tone ,sepse jeta jone eshte ne vendin tone,
Ne vendin e huaj .. ne jemi te huaj
–Sepse per mua c’do gje e huaj eshte e huaj per mua, …dhe c’do gje shqiptare eshte e dashur per mua, ndaj dua te vij ne vendin tim…
–Ndaj ata dy shkelqesite te bejne detyren….jo te bejne sikur bejne detyren
Dhe detyra behet
duke thene Fjalen qe duhet atehere kur duhet ,edhe ta thone me forcen e Argumentit , se nuk po punojne ne ndertim ne shi e ne bore , tek i huaji sic punojme ne ………. E ke provuar emigrimin o Mero ?
–Mos e provofsh kurre as ti as ndonje shqiptar tjeter..
Emigrantet jane SKLLEVERIT E KOHES MODERNE –Nuk ka me keq se emigrant…
Se Edin e di qe e ka provuar dhe ai e din cdo te thote,dhe shpresoj qe te mos e kete harruar , por Edi duhet ndihmuar..nga te gjithe
Z.Mero tha per zgjedhje mor i politizuari Dorand dhe nuk permendi ndonje republik te Edi Rames…Edhe kur ujku ka bere kerdine ne tufen e deleve,ju prap nuk besoni se eshte ujku”Jo-thoni,eshte qeni qe ruan delet,nuk eshte ujku jooooo,eshte qeni!”
dino pse e ul inteligjencen tende me nje nivel me parashkollaret? Ashtu eshte ai tha per zgjedhje te tanishme e po te ndodhnin zgjedhjet ne kete moment ne shqiperi kush do kandidonte?edi, sala, skender gjinushi, spartak ngjela, mediu. Tani me thuaj mua o dino per ke do votosh ti?
Z Mero. Qe Reublika e Shqierise te fitoje mbi Republiken e Saliut duhet te bejme te gjithe detyren si qytetare .Dhe kjo vlen aq me teper per presidentin ,prokuroren, gazetaret dhe gjithe median.Ne Reubliken e Shqiperiser nuk duhet ta lejojme nje te çmendur qe te çmende te gjithe. Sa per evroianet mezi degjuam nga Znj.Tanja Fajon artikulimin e qarte se vetem zgjedhjet e parakoheshme e zgjidhin kete krize.Urojme te punojne ne kete drejtim. Sa per pajtimin Rama Berisha mendoj se eshte i pamundur pasi midis tyre qendrojne tashme tre te vraret e 21 Janarit.I vetmi pajtim i mundshem eshte largimi i Sali Berishes dhe venia e tij dhe e zagareve te tij para drejtesise
Jam 100%dakort me zotin RAIMOND!Presidenti i vendit nuk eshte numri1 i vendit vetem per te drejta por edhe per detyrimet ndaj popullit te tij.Z MERO !Mos ia perkedhelni shume veshet edhe zotit president siç bete kaq vjete me shpellarin.Numri 1 i vendit duhet te kishte bere deklarate para popullit te tij ne fillim dhe pastaj nderkombetareve qe ne shqiperi po instalohet nje diktature.I vetmi qe ben sakrifica supreme eshte populli ,ku dhe kushtetuta nuk e mbron dot .Presidenti na del ne ekran dhe na tregon se si eshte i mbrojtur ai nga kushtetuta dhe ne te njejten kohe ai nuk ngre dot as gishtin e vogel te dores para ketij monstruozi .Parate i marin si te paret e vendit ndersa detyrat i bejne si te fundit e vendit.Jane shume djeme ,vajza ,burra e gra shqiptare mjaft mire te shkolluar qe nga intelekti do ua kalonin dhe ketyre burrave te shtetit ,qe sot dergjen rrugeve te europes per faj te kesaj apatie qe disponojne baballaret e kombit .Prandaj te dashur bashkatdhetar duhet zgjedhur presidenti i popullit drejt per drejt nga populli e jo nga kualicionet e turpit .Prokurorja e shqiperise del nga sqetulla e familjes berishiane dhe presim ne te flase ajo.Ajo s’eshte ne gjendje te mbroje nderin e saj ejo me institucionin .Ka ardhur koha tu kerkojme llogari dhe ketyre te dyve pse nuk e kane kryer deri tani detyren e tyre ,jo vetem ta kryejne por ta bejne ate shume mire ,se populli i paguan sa frengu pulen keta “koka shteti “Z Mero ju pushteti i katert duhet ti kerkoni llogari ketyre “kokave “se si guxon nje kryeminister tju anash kaloje kaq lehte ? Cfare ka ndodhur qe institucionet e tyre nje kryeminister nuk i njeh?Dy jane arsyet ose keta jane te pa afte ,ose keta kane gelltitur diku ndonje luge çorbe te prishur dhe kaçaku i maleve ben si i do qejfi .Te dyja keto jane mjaft per te thene qe keta te dy i kane dhene oksigjen keti shpellari ta quaj veten republike .
Denis Hoxha O popull budalla dhe injorant, hiqni dore nga militantizmi! Akoma nuk e keni kuptuar qe politikanet e te dy kraheve u kane perdorur, po u perdorin dhe do t’u perdorin per interesat e tyre personale. Edi Rama per nje leje ndertimi pallat 8+…2 ne periferi te Tiranes merr si komision 250.000 euro kesh ne dore, ne qender dhe rrethinat 400.000 euro, te cilat i investon ne Palma de Mallorca dhe Ibiza, Spanje, ka arritur te korruptoje dhe kryetarin e bashkise te qytetit. Sali Berisha me sekseren e tij Argita, merr si komision per kthim prone ne bregdet minimumi 300.000 euro, per leje ndertimi fabrike ose hidrocentral 500.000 deri 600.000 euro. Ilir Meta eshte politikani me i pasur ne Shqiperi, i dyti eshte Fatos Nano, i treti Edi Rama, i katerti Sali Berisha por ne fund te vitit ai kalon i pari, Genc Ruli i pesti,… e leme me kaq. Persa i perket pistoletave stilolaps, ato ekzistojne me te vertete, kane rreze veprimi deri ne 1,5 m dhe mbajne max 2 plumba, ne qytetin ku jetoj une ne Shqiperi jane ekzekutuar dy persona me metoden vrasje me puthitje, per kete Berisha nuk genjen. Aktualisht ne Shqiperi nuk ka politikan te denje per te na qeverisur, prandaj midis dy te keqinjeve dhe hajduteve, kemi zgjedhur te keqen dhe hajdutin me te vogel…
Ne Populli kemi zgjedhur Shqiperine dhe dinjitetin njerezor,kurse ti Denis Hoxha paske zgjedhur te “keqen me te vogel”.Sidoqofte nuk me shkon ne menndje te te etiketoj si militant
apo injorant;zgjedhja eshte e lire.
Ca thu moj Lora ? Mire e ka ai Denisi. Nuk e can njeri per popullin po vetem per veten e tyre. Kujton ti se Edi Rama nuk ka vjedhur ???? Mos u beni bullenj fare. Ti ke zgjedhur Shqiperine dhe dinjititetin njerezor duke ndjekur nga pas nje hajdut e gomar si Edi Rama apo si Sali Berisha ???? Pse e shkaterroni Shqiperine kot se do Edi Rama karrige apo te ka premtuar gje dhe ty.
Mblidheni mendjen o njerez. Te njejtat gjera thoshin socialistet ne 97n, e moren pushtetin e ca bene, vetem vodhen e nje rruge nuk rregulluan ama Shqiperia u shkaterrua. Dani ta perserisni prape ate qe ndodhi ne 97n??? Ashtu e zgjedh Shqiperine ti ???
Mero Baze pashyron gjarjene shume bukure dhe ne meneyre reale,anailzon faktoret e ,bredesheme,Shqiptare sic Prokerija Presindeti ,Kryeministri ,Opozita,dhe faktori Nderkomtare,Mero Baze i analizon si nje gazetare profesonjale dhe me shume pervoje.