Fitorja e parë e opinionit publik

8 Prill 2011, 11:59Editorial TEMA



Nga Mero Baze

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, duhet të jetë në një telash të madh. Ajo duhet të anulojë tenderin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, i cili tani ka shpallur dhe një fitues, që është arkitekti i njohur austriak, Wolfgang Prix. Pas kësaj, i duhet të marrë një vendim parlamenti, ku të anulojë vendimin e mëparshëm votuar me shumicë absolute nga grupi i PD-së, përfshi dhe votën e vendosur të zotit Basha,  ndërsa kryeministrit Berisha i duhet të anulojë vendimin e qeverisë që ka autorizuar shpenzimet buxhetore për këtë projekt. E gjithë kjo duhet të ndodhë këtë javë, që të marrë besueshmëri deklarata e Lulëzim Bashës se ai nuk do ta prishë Piramidën dhe është kundër ndërtimit të kompleksit parlamentar atje.  Ka shumë njerëz që e marrin joseriozisht këtë deklaratë, për shkak të profilit jo të besueshëm të Bashës. Ka të tjerë që thonë se kjo është vetëm për fushatë. Unë në fakt pranoj pa druajtje se fushatat janë një rast i shkëlqyer për të reflektuar dhe  premtimet e marra nën presionin e opinionit publik, duhet të mbështeten. Basha ka bërë sondazhe dhe ka parë se firma e tij për prishjen e Piramidës ia ka çuar 40 mijë vota diferencën minus me Edi Ramën. Mes shume faktorëve, duket se  qëndrimi i tij ndaj Piramidës i del me shumë peshë në këtë diferencë të madhe dhe ka marrë lejen e Berishës  e Topallit për t’u tërhequr nga ky projekt.

Pikërisht këtu fillon problemi.

Shumë nga gjërat që premton Basha dihet që nuk kanë për t’u bërë kurrë se duan aq pare, sa Basha i ka parë me sy vetëm në rrugën Rrëshen-Kalimash. Por ky është një premtim që nuk do pare. Bile, ky është një premtim që kursen pare. Ky është nga ato premtime që duhet të realizohet para 8 majit. Basha duhet të bindë Berishën dhe Topallin që, ashtu siç i bën letrat brenda javës për ta prishur Piramidën dhe për të ndërtuar parlamentin, ta bëjnë brenda javës procedurën për të anuluar prishjen e Piramidës dhe për të vazhduar ndërtimin e Teatrit Kombëtar në atë godinë, ku janë  harxhuar ndërkohë nja 6 milionë euro.  Natyrisht që është pak e vështirë që zonja Topalli ta gëlltisë të qeshurën e saj si hingëllimë pele, kur Berisha fliste për prishjen e Piramidës, por politika i ka këto. Përderisa kandidati i tyre kryesor  në këtë betejë elektorale ka llogaritur se humbet shumë thellë me këtë fakt, ata duhet ta mbështesin. Nëse e mbështesin, ata s’kanë për të humbur asgjë. Thjesht do t’u ngulitet në kokë që jo çdo gjë bëhet duke mos respektuar opinionin publik. Nëse këmbëngulin, atëherë thjesht kanë hequr dorë nga fitorja e Lulëzim Bashës dhe  demonstrojnë një mungesë të madhe mbështetje ndaj tij, për të mos thënë një thirrje për të mos e votuar.

Lulëzim Basha natyrisht që duhet ta ketë diskutuar gjatë me Berishën këtë tërheqje nga ky pozicion. Berisha po ashtu duhet ta ketë qetësuar zonjën Topalli nga acarimi i nervave që mund të ketë pasur kur e ka dëgjuar Bashën të thotë që jam kundër prishjes së Piramidës, edhe pse ka qenë votuesi më i zjarrtë në Kuvend për prishjen e saj. Problemi qëndron a do ta lënë atë një deklaratë boshe të Bashës për t’i forcuar atij profilin qesharak në fushatë, pra, si njeri që nuk  ka nga pas mbështetjen e qeverisë, apo do ta mbështesin për të dëshmuar se kanë reflektuar për këtë situatë. Për Berishën ka leverdi të tërhiqet nga projekti i tij për ta prishur Piramidën dhe të mbështesë Bashën. Kjo mund të mos i japë Bashës fitoren, por do të jetë një fitore e opinionit publik mbi arrogancën e politikës ndaj shoqërisë. Dhe kjo nuk është pak.  Por, nëse nuk e mbështesin, është mire që Basha ta lërë fare fushatën dhe të kthehet në shtëpi, pasi prej sot e tutje ai do mbetet kandidati me profilin më qesharak në fushatë, që merr vendime dhe jep premtime si fryn era. Mungesa e identitetit të tij personal ka qenë dhe mbetet e meta më e madhe e tij në këtë fushatë. Nëse këtij handikapi i shtohet dhe braktisja nga Berisha dhe Topalli për premtimin e tij për mosprishjen e Piramidës, atëherë ai ngelet një kandidat pa ngjyrë, pa shije dhe pa fytyrë të tij. Ai nuk guxon të jetë as antikomunist, as i moderuar, as iniciues i veprave të mëdha publike, as guximtar për të prishur të shkuarën e qytetit, as demokrat, as komunist, as liberal as konservator, as holandez, as shqiptar, as me Gjykatën e Hagës për krime lufte, as me luftëtarët e UÇK-së që janë të akuzuar prej saj, as me bazën e vjetër të PD-së, as me prurjet e reja pa identitet në atë parti, as kandidat për kryetar bashkie, as i deleguar i kryeministrit për Bashkinë e Tiranës… pra, do të jetë një pirg i shëmtuar dilemash, të cilat do ta zënë nën vete. Ai po krijon idenë  e një kandidati plastelinë që merr formën e ditës, dhe jo të një drejtuesi me një staturë të fortë, që ka idenë e vet, profilin e vet, dhe planin e vet për qytetin.

E ritheksoj se tërheqja e tij nga prishja e Piramidës, edhe pse të gjithë e kuptojmë se është fallco, është e rëndësishme, pasi është fitorja e parë e opinionit publik ndaj Berishës, por ajo do të punojë shumë herë më tepër kundër Bashës, nëse ai nuk detyron Berishën dhe Topallin t’ia konkretizojnë premtimin.  Jo çdo gënjeshtër të shpëton nga situata. Ka të tilla si kjo që të varrosin më keq.

 

 

 

18 komente në “Fitorja e parë e opinionit publik”

  1. fredi55 says:

    Basha edhe pa kete premtim eshte i varrosur.epa mundur qe te fitoj cfar do lloj premtimi qe te beje

    1. kris says:

      Do te pyesja njerez qe e njohin personalisht Bashen;A eshte Basha nje njeri qe meriton te behet edhe k/bashkie apo eshte nje kukull qe e perdor Sala.Ne tv ai me duket nje adoloshent.Mendoni edhe kete si e ka lene gruaja vetem ne shqiperi.Mjere ne me Salen e pupetet e tij kusare.A do te lejonin ShBA te kandidonte nje person nen hetim sic eshte Basha?Popull shqiptar largoni Berishen pa qene vone.

      1. eddy says:

        NE RASTE SE NE PD DO TE LARGOHET KOMUNISTI BERRISHA DHE DO TA MARI DREJTIMIN E PD NJE GRUP REFORMATORE ME TOPIN KRYETAR PARTIE GJERAT NE PD DO VEN MIRE NDERSA PER SA KOHE NE KRYE TE SAJE DO QENDROJE I CMENDURI KRIMINELI KOMUNISTI OREVE TE PARA BERRISHA PD DO TRASFORMOHET NE NJE PARTI HAJDUTESH E KRIMINELESH QE NUK KAN ASGJE TE PERBASHKET ME PARIMET DEMOCRATICE DHE KAM BESIM SE TOPI DO TA LARGOJE KRIMINELIN BERRISHA

        1. hajriu says:

          Jam dakort me ty eddy dhe shpresoj te realizohet sa me shpejte. Por njekohesisht dhe krahu i PS e do nje “formatim” te mire.

  2. estilen says:

    Pupa si Basha duken si cibane te huaj ne token e Tiranes…Dhe duke ditur se e ka te humbur Tiranen,po perdor piramiden si ‘mburoje’qe humbja te mos jete aq katastrofike.Ngushellohet edhe me nje humbje minimale,ndryshe nuk ka aresye qe te shkeli ne kallo Doktorin dhe Jozin..

    Basha po tregon pak zgjuarsi se po e sheh vehten ne pasqyren popull dhe shembelltyra po i shfaqet e deformuar,megjith ”makiazhin dhe kozmetiken” e perdorur ….C’ti besh …s’eshte faji i pasqyres,por i atyre qe pregatiten manekinin Basha si nje dordolec dhe e hodhen rrugeve te Tiranes,per ta deskretituar perfundimisht..

  3. Falcon says:

    ka me shume percarje ne PD se sa mendohet..klanet Topalli_Topi_Basha po perplasen per fuqi ne kete kope ….Piramida eshte gjeja e fundit qe i shqetson…. Te gjithe e kuptojne se shume shpejt salihi eshte jashte kontrolli dhe nen efekte te antidepresiveve te fuqishem,legale dhe ilegale

  4. LORA says:

    Force e vertete analitike,me adrenaline te plote.Ju faleminderit z.Baze.

  5. hajriu says:

    Ju mendoni se basha mund te flas dhe te thote qe nuk do prish piramiden , pa marre me pare miratimin e Sales? Absurditet, e pamundur. Une mendoj qe Sala e pa qe kjo ishte nje gafe, qe kushton shume si ne vota ashtu dhe ne para(mbi 200 milion euro) dhe ndoshta do ti nxjerri geshtenjat nga zjarri me mashen Basha.

  6. mendertafuti says:

    Jozi,gruja e para e Shqipnis. Rri e fort si i ka hije burrneshave e mos lsho pe. Piramida duhet prish…sa e ekzalton kjo fjala prishje zonjen Jozi,aq sa prishet dhe vete!!! Po,po. Shembuj keni nga punimet e Kuvendit te transnetuara live;sa here flitet per ndonje shkaterrim,zhveshje,prishje,fup turfullon ne ekstaze Xhozi dhe prishet vete nga pak..

  7. 1444 says:

    hahahaha ,e kam thene dhe me pare me Lulin do te thyhet rekordi,nga 22 mije vota plus qe mori Edi ndaj Olldeles tani me Lulin e vocerr do ta cojme ne 32 mije +!

  8. reformatori says:

    Premtimi per piramiden eshte nje levizje e forte politike e Bashes! Por eshte shume heret te flitet per fitore te opinionint publik! Ky eshte vetem nje manipulim i perkohshem i opinion publik, sa te mbarojne zgjedhjet. Pas kesaj, nese Basha arrin te fitoje, shembja e piramides do te jete edhe me e lehte, sepse do te behet sipas ligjit, me miratimin e Bashkise!

  9. eli-Tiv says:

    ….eshte edhe ky nje mashtrim…kuptohet qe eshte nje leshim i Berishes ; jo per te lehtesuar Bashen ….(Berisha e tashme edhe Basha nuk i lajne mekatet edhe ne lumin Jordan)…Por..!!!Kuptoj se ne qoftese Saliut do te vazhdoj te qeveise do ti duhet te sakrifikoje Zhozin….Ajo nuk ka me vlera perdorimi..e Saliu nuk ka lidhje te ndervarur me te …si e ka me Bashen, Mediun…etj
    Shkurt ..ne menyre virtuale …Saliu fal mbreterine e Zhozit…pallatin e saj te endrave…per te lehtesuar Lulin disi :)…Me sa duket Zhozin nuk e terheq dot….po e lene forcat..

  10. Ndoc Sukaj says:

    Zoti Baze,ju e dini me mire se shumkush se,,Kjo eshte Loja,, Loja e atyre qe i mashtruan Shqiptaret.Loja e atyre qe i Vodhen Shqiptaret.Loja e atyre qe i Vrane Shqiptaret.Loja e atyre qe po pasurohen me nje pasuri marramendese ne kurriz te Shqiptareve.Loja e atyre qe deri me sot per te gjitha shkeljet e ligjit apo krimet qe kane bere i kane shpetuar Drejtesise Shqiptare me ,,manovra dhe akrobaci qe veshtire se ndodhin ne ndonje vend anetare i Natos,,Kjo eshte klasa politike qe perfaqeson interesa Mafioze dhe qe po mbledh rreth vetes mafioze kombetare dhe nderkombetare te cilet nuk eshte cudi qe te financojne dhe fushaten elektorale me para te pista per ,,makina me qera,,apo stacione TV e gazeta me,,qera,,komisioner ,,me qera,,vezhgues me ,,qera,,raportues me ,,qera,,police shteterore me ,,qera,,deri te Komision qendrore te zgjedhjeve me ,,qera,,.keto gjera nuk mund te ndodhin ne asnje vend tjeter demokratik pervec se ne vendin tone ku njerezit dhogariten si numra per elektorat dhe jo si qenjie njerezore qe kane ndjenja dhe meritojne te trajtohen e respektohen si te gjithe qytetaret Europiane.

  11. nicolla disha says:

    Z. Mero, je shume fantastik me shkrimin.

  12. zjarri says:

    Zoti Mero, Ju i njifni si Salen dhe Nanon? Sali spiuni ne Vlore tha se :” Une dhe Nanua e suallme Edin ne politik”… Domethene Sala dele hapur se dy veglat e Ramis Alia jane te nje gjaku, Sala spiun dhe agjent i (serbit) Dhe Nanua i (grekut) E po CPRESIM nga spiunet dhe agjentet te COHEMI NE KEMBE, NE LITAR NE MEZIN E PAZARIT…

  13. arsen123 says:

    sala jozi dhe luli-ja jane aktore te te njejtes trupe ESTRADE. Premtimi i Bashes nuk u prish shume pune… vetem e vonon pak planin e jozit per parlamentin e ri, te cilin kane per ta bere para zgjedhjeve te reja pavaresisht cfare premton basha ne kete moment.

  14. DjKoli says:

    po si nuk i vjen turp kti lulit te kerkoje vota kur nuk e voton as e shoqja ,,, si mund te behet kryebashkiak dikush qe jep urrdhra per ti vrare njerzit ne shesh ,, si mund te behet kryebashkiak dikush qe shet detin ,,, POPULLI THOTE DITA E MIRE SHIHET NE MENGJES ,,,,,

  15. Padrino says:

    O mero edhe ti e di qe nuk mund ta vesh ne kandar Bashen me Edin se dhe sikur nje mal me gure te vesh nga ana e Rames nuk e balancon dot peshen.Po ti krahasoj.
    Basha inteligjent dhe fitues ne cdo debat Rama ordiner s perballohet dot me kundershtarin
    Basha i kompletuar me studime Rama as piktor e as skulptor
    Basha modest e me fjalor qytetar Rama “hap kutite” e me fjalor rrugaci
    Basha me plan konkret per Tiranen Rama as bilanc as plan per te arthmen
    Basha i pastert dhe i pashem Rama zgjyre dhe si DUCE nga fytyra dhe
    gjestet.
    Mund ta beja dhe me te gjate listen por besoj se mjafton me kaq.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje