Lulëzim Basha, një portret i paautorizuar

3 Maj 2011, 22:56Editorial TEMA

?Nga Mero Baze

Për herë të parë për këtë njeri dëgjova në fund të Dhjetorit 2004. Sali Berisha më pat kërkuar ta takoja dhe të njihesha me të. Më thirri në zyrë dhe po më fliste me entuziazëm për njerëzit që po vinin nga Kosova pranë PD-së. Në krye të listës ishte Lulëzimi. Pastaj mori telefonin dhe foli me dikë. Nga biseda u kuptua se dhe ai ishte dikush që po kthehej nga Kosova. Bile për rastësi simbolike kur foli me Berishën sapo kishte kaluar Morinën. Ky i dyti ishte Florian Mima dhe e njihja para vitit 1997. E lavdëroi pa fund si “arkitekt i buxhetit të Kosovës”, ndërsa për Bashën më tha se ka qenë truri i UNMIK për Ministrinë e Drejtësisë.

Në një diell Dhjetori në një kafe para Piacës në Tiranë, Lulëzim Basha më gjeti së bashku me dy miq të mi nga Kosova. Nuk kishim shumë biseda për të bërë, veç njohjes formale. Ishte paksa i rezervuar në fillim. Pasi shkëmbyem disa biseda boshe, më kujtoi se ai më kish parë dikur mua verën e shkuar, por nuk më kish folur.

-Të pashë në Sarandë me djalin, tha, po nuk të fola. Isha me pushime. A e di pse nuk të fola, vazhdoi vetë. Kisha lexuar një shkrim tëndin që shkruaje për njerëzit që të ndalin rrugës dhe të thonë “të ruajt Zoti” dhe që ti i quaje bezdi këtë hipokrizi qytetare që të uron me zë të ulët dhe nuk ngre zërin vetë. Më çuditi vëmendja për përzgjedhjen që kish bërë nga shkrimet e mia për tu mu prezantuar si “lexues”. Diçka që i përziente të gjitha, pak servilizëm, pak vlerësim, pak vëmendje për sakrificat e medies opozitare. I tejmësuar me “përshtypje” shkrimesh u përpoqa vetëm të kuptoja nëse vërtet më kish parë në Sarandë dhe a kish qenë në verë me djalin aty. Disa ditë më vonë u ritakuam bashkë në zyrë të Sali Berishës. Kishte sjellë një shok të tij me vete t’ia prezantonte Berishës. Berisha kishte një lloj bezdie nga kërkesa e tij dhe për ta konsumuar pritjen pa shumë intimitet e ftoi brenda ndërkohë që unë isha aty. Ishte një djalë me emrin Eris Hoxha. E prezantoi dhe atë si një shok të tij të talentuar që ka mbaruar në Utreht. Berisha bëri një bisedë disa minutëshe dhe u dha dorën. Po grumbulloheshin pak nga pak njerëzit që disa javë më vonë do të quheshin anëtarë të KOP. Të nesërmen e prezantimit të KOP, ai ishte sërish në zyrën time. E lamë të bënim një intervistë prezantuese  tek Tema. Bëra një sërë pyetjesh në kompjuter dhe ja lirova tavolinën të ulej për përgjigjet. Filloi të mendohej gjatë. Shkruante dhe fshinte me makth fjali. U bë gjatë dhe mu desh ta shikoj çfarë kishte shkruar. Thuajse asgjë. I rashë shkurt duke ia plotësuar përgjigjet dhe i thashë të redaktonte ato që nuk donte të dilnin. Kështu mbaruam punë shpejt pasi nuk ndryshoi asgjë. Të nesërmen gazeta Tema botoi foton e tij të madhe të qeshur. I ngjante tmerrësisht Enver Hoxhës kur kish qenë i ri dhe unë me të qeshur i kujtova se ishte në moshën e tij kur themeloi partinë.

Në korridoret e PD ishte ndezur lufta. Jozefina Topalli kishte një mosdurim të pazakontë edhe për të dëgjuar emrat e tyre. Të tjerët më të rezervuar, por të gjithë të çuditur me diferencën mes boshllëkut që rrezatonin njerëzit e rinj dhe kartëvizitës me të cilën prezantoheshin.

Po kush ishte ky njeri që po debutonte në oborrin e opozitës me parashutën e vajzës së Sali Berishës për të shijuar gjithë frytet e betejës tetëvjeçare të njerëzve që kishin mbajtur gjallë opozitën në Tiranë?

Lulëzim Basha është një përjashtim i madh për gjithë ata që mendojnë se në politikë duhet të kesh karrierë, vlera dhe personalitet. Në historinë e politikës janë të rralla rastet kur një njeri për 15 vite ka një jetë të zbrazët dhe ordinere dhe fare papritur katapultohet në krye të shtetit.

Kur ai u shfaq në oborrin e Berishës dhe u bë yll i politikës së tij, ky qytet dinte shumë pak gjëra për të. Shokët e gjimnazit e kujtonin si një djalë që i kishte spiunuar tek drejtoria e shkollës kur ata kishin qëlluar jo aq pa dashje me domate portretin e Enver Hoxhës. Më tej nuk u kujtohej asgjë. Të tjerë mbanin mend një periudhë të shkurtër të punës së tij si kamerier në Aeroportin e Rinasit, një privilegj që u bëhej njerëzve të lidhur me regjimin. Dikush përfoli lidhje të familjarëve të tij me Drejtorinë e Pritjes dhe prej aty lidhjet e tij si shoqërues i një veprimtari të shquar për të drejtat e njeriut, Barend Cohen. Me honorarët e tij ai shfaqej në mitingjet politike të viteve  1991 deri në zgjedhjet e vitit 1992. Edhe pse vetëm një shoqërues që fliste anglisht dhe i tregonte veprimtarit të të drejtave të njeriut rrugët e qytetit, ai nuk ngurroi që 20 vjet më vonë këtë ta quante në këtë fushatë elektorale si status vëzhguesi në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Më tej akoma ai guxoi të quajë shoqërimin e këtij veprimtari në takimet me Komitetin e Helsinkit Shqiptar, si anëtarësi të tij në këtë Komitet. Edhe pse kujtesa e këtij qyteti e ka fare pak të regjistruar praninë e tij në vitin 1991- 1992, sa herë që ai tenton t’i referohet asaj periudhe, gënjen. Gënjen kur nuk tregon kush ja mundësoi punën si kamerier në aeroportin e Rinasit në një kohë që Shqipëria ishte ende e izoluar dhe vendi qeverisej nga nomenklatura e fundit komuniste. Gënjen kur thotë se ka qenë vëzhgues i zgjedhjeve të 22 Marsit dhe më pas anëtar i Komitetit të Helsinkit Shqiptar. Pastaj hesht për periudhën e shkollimit të tij në Holandë, falë një dobësie njerëzore që ka pasur për të veprimtari i shquar Barend Cohen, i cili i mundësoi shkollimin dhe qëndrimin në Holandë.

Në vitin 1999, kur konflikti në ish Jugosllavi shpërtheu pas ndërhyrjes së NATO, Basha u angazhua nga Tribunali i Hagës në ekipin e përkthyesve që merrnin dëshmi nga terreni. Në fillim ishin dëshmitë e terrorit serb në Kosovë, por pasi Kosova u çlirua në fokus u vunë hetimet e krerëve të UÇK dhe krimet ndaj serbëve. Lulëzim Basha ishte njeriu që përgatiti dosjen e parë për krime të mundshme lufte ndaj robërve serb në Shqipëri gjatë vitit 1999, e cila më vonë evoluoi si dosja Dik Marti. Ai pat udhëtuar në Shqipëri sipas dëshmive të bashkëpunëtoreve të tij në Tribunal për të hetuar varrezat hipotetike të serbeve të vrarë, i maskuar si inxhinier rrugësh apo përkthyes. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë. Ai ishte përgatitësi i dosjeve të para që u çuan në Gjykatën e Hagës për shqiptarët siç ishin dosja e Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, si dhe dosjet e tjera të gjykuara nga drejtësia në Kosovë siç ishte rasti i Daut Haradinajt. Edhe pse ka qenë pjesë e atyre që kanë mbushur dosjet me fakte të diskutueshme, ai nuk ka pasur kurajën t’i pranojë ato publikisht kur ka pasur debat rreth besueshmërisë së tyre.

Detyra e fundit e Bashës në Kosovë ka qenë Departamenti i Drejtësisë i UNMIK, i cili përgatiti strukturën e Ministrisë së re të Drejtësisë. Bashkëpunëtorët e tij e përshkruajnë si një njeri hije, i cili kujdesej të ishte një pasqyrë ku shefat e tij të shikonin njeriun që u duhej. Në këtë projekt ai kishte bashkëpunëtor dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin dhe ky ishte një rast për të forcuar miqësinë që e futi në politikë. Miqësia e tij me vajzën e kryeministrit Berisha në Prishtinë u forcua ndjeshëm bashkë me idenë e hedhur qysh në fillim të vitit 2004 nga Sali Berisha për mundësinë e krijimit të një Komiteti për Orientimin e Politikave pranë PD, të përbërë nga të rinj të shkolluar në Perëndim. Në Kosovë, Lulëzim Basha njihet me Damir Fazlliç, një biznesmen serbo boshnjak, i cili në vitin 2004 ndërmjetësoi në Kosovë një kontratë për shitje energjie nga një kompani serbe. Në fund të vitit 2004 Basha shkëput marrëdhëniet e punës në Kosovë dhe vjen në Tiranë. Bashkë me listën e personave që do të formonin Komitetin për Orientimin e Politikave, Basha dhe Fazlliç, kishin projekte më të mëdha.  E para ishte sigurimi i një kontrate lobimi për fushatën elektorale të Partisë Demokratike. Damir Fazlliç siguroi kontaktet e para me degën evropiane të kompanisë BG&R falë lidhjeve personale që kishte me një nga bashkëdrejtuesit e kompanisë dhe në janar të vitit 2005 ai ndërmjetësoi takimin e Sali Berishës në Uashington në zyrën qendrore të kompanisë. Marrëveshja ishte shumë dyshuese. Zyrtarisht kompania mori 500 mijë dollarë, ndërkohë që do të mblidheshin 1.5 milionë dollarë. 1 milionë dollarë do të paguheshin nën dorë në rajon. Një ish ministër i qeverisë së Kosovës dhe një shqiptar i Maqedonisë morën përsipër rrezikun e transferimit të pareve nga kufiri shqiptar në Maqedoni për Damir Fazlliçin. Gjithçka ishte e dyshimtë. Koordinatori i KOP, Lulëzim Basha dhe biznesmeni serbo- boshnjak Damir Fazlliç, kishin nisur të bënin biznes ende pa fituar Berisha pushtetin.

Ndërkohë Basha kishte dhe një jetë paralele në Holandë. Prej vitit 2001 ai kishte aty banesën e vet dhe familjen e vet. Gruaja e tij, Aurela Isufi, vjen nga një familje e afërt me Vebi Alimuçën, bosin e firmës piramidale Vefa. Daja e saj Refati ishte martuar me motrën e Vebi Alimucës, por kjo nuk ishte gjithçka. E rëndësishme ishte se familja e saj kishte thuajse nën kontroll gjithë punët e VEFA, që nga arka e deri tek siguria personale e Alimuçës. Disa investime të bëra me paret e VEFA në Ujin e Ftohtë në Vlorë kaluan në emra të familjes. Sot, nëse shkoni në Ujë të Ftohtë në Vlorë, do të shikoni buzë detit, bile fare mbi det, një kantier ndërtimi rrethuar me llamarina. Ndërtues është babai dhe vëllai i gruas së Lulëzim Bashës mbi troje të përfituara në atë kohë. Nëna e saj dhe ajo vetë, kanë bërë transaksione të kësaj kompanie brenda dhe jashtë vendit. Pas vitit 1997 ajo dhe vëllai i saj u shkolluan në Holandë, ndërkohë që formalisht prindërit e tyre në Tiranë ishin të varfër dhe pa punë.

Në pranverën e vitit 2005, ndërsa Lulëzim Basha po kandidonte si “ylli” i ri i Berishës, njeriu që e kishte shkolluar dhe kishte ndjekur me përkushtim atëror gjithë rrugën e tij të vështirë në Holandë dhe më pas në Kosovë, Barend Cohen, mbërriti në Rinas me një buqetë lulesh për t’i uruar Lulëzim Bashës futjen në politikë. Ai shkoi ta priste në Hotel Sheraton, por Lulëzim Basha nuk gjeti kohë të shkonte ta takonte. Njeriu i mirë Barend Cohen u kthye i dëshpëruar në Hollandë dhe pas një muaji vdiq. Familja e tij e dëshpëruar bëri kujdes të paralajmëronte Lulëzim Bashën të mos guxonte të shkonte në ceremoninë e varrimit. Portreti mosmirënjohës i Lulëzim Bashës këtu u plotësua në çdo detaj.

Dy javë pasi Berisha fitoi pushtetin, Damir Fazlliç hap katër kompani biznesi në Tiranë, me administrator kunatin e Lulëzim Bashës. Paret e dyshimta të fushatës duket se po riktheheshin në bizneset e tyre. Në lojë hyri menjëherë vajza e kryeministrit Berisha. Studioja e saj mori përfaqësinë ligjore të këtyre kompanive, me të drejta të plota deri dhe për tërheqje paresh apo transferim pronash. Nëse heton shitje- blerjet e këtyre kompanive, duket se të gjithë dalin të kënaqur. Shqiptari nga Maqedonia që kish ndihmuar në transfertat e lekëve “cash” kish marrë aksione të dy kompanive të basteve, ndërsa kunati i Lulëzim Bashës u investua në një kompani që do të ndërtonte më pas një hipermarket. Damir Fazlliçi la mënjanë Bashën dhe vazhdoi bizneset e veta me vajzën e kryeministrit. Përpara Lulëzim Bashës u hapën perspektiva të reja financiare dhe ato lidheshin me rrugën Rrëshen- Kalimash. Berisha i kishte dhënë atij gjithë fuqinë për të negociuar me Bankën Botërore dhe donatorë të tjerë për të gjetur mundësinë e financimit të rrugës. Në mënyrë të pazakontë Basha arriti ta fusë Berishën në një spirale entuziaste për financimin e kësaj rruge nga Banka Botërore duke ju referuar bisedave informale të tij me një përfaqësues të Bankës Botërore në Tiranë. Të gjithën këtë e bëri më bindëse duke thirrur dhe një konferencë donatorësh në Tiranë. Pikërisht këtu plasi skandali. Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore tha se projekti ishte jo efiçent dhe Banka Botërore nuk mund ta financonte. Berisha, i cili kishte shpallur projektin prioritet kombëtar, u gjend para alternativës së vetëfinancimit. Lulëzim Basha ja kish arritur të merrte nën kontroll gjithçka. Duke futur Berishën nën presionin e kohës dhe nën trysninë e përzgjedhjes së një kompanie si Behtel, tashmë e kishte më të lehtë. Konsulenti i përzgjedhur prej tij dhe Damir Fazlliçit, rekomandoi procedurën kosto për kilometër me faturë të hapur. 24 shkelje të forta ligjore, në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, kanë bërë që diferenca e hetueshme e kostos të lëvizë me mbi 240 milionë euro. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2007 Basha, i cili kishte bërë një “nxemje” të lehtë si rival i mundshëm i Edi Ramës, nuk u fut në garë për shkak se ishte personi kyç që duhet të mbyllte letrat e skandalit të rrugës Rrëshen- Kalimash. Një muaj më pas Berisha e tërhoqi nga detyra dhe përgjatë një viti bëri betejë politike për të shmangur arrestimin e tij. Prokuroria vonoi disa ditë më tepër dorëzimin e dosjes dhe ai i shpëtoi gjykimit.

Si Ministër i Jashtëm ai përdori pushtetin sërish për të lobuar në Uashington për të blerë heshtjen e diplomacisë amerikane për problemet e demokracisë në Shqipëri dhe sidomos zgjedhjet e vitit 2009. Lidhjet e tij me Podesta Group, një kompani lobiste e afërt me Hillari Klinton, u përdor disa herë kundër ish ambasadorit amerikan në Tiran Xhon Uidhers, por pa sukses. 21 janari ishte ngjarja e fundit politike, e cila forcoi shumë arsyet përse Berisha duhet të fuste në garë Lulëzim Bashën. Nevoja për të pastruar biografinë e tij si vrasës, me vota popullore, dhe miliona që janë në dispozicion të shtrembërimit të vullnetit të qytetarëve, janë arsye kryesore përse ky njeri sot është në garë. Duke qenë një krim i madh dhe monstruoz, 21 janari ka nevojë të ketë pas një betejë të madhe politike për ta pastruar nga ana e qeverisë. Testi po bëhet mbi Lulëzim Bashën. Ky qytet po vihet në provë për të pastruar historinë e një njeriu që ka lënë katër palë jetimë në këtë vend. Mbi të djathtën shqiptare, kurrë nuk është bërë ndonjë presion kaq barbar për ta detyruar atë ose të pastrojë biografinë e një “kodoshi” të Familjes, ose të humbasë pushtetin. Ky qytet kurrë nuk është provokuar deri në këtë shkallë, jo për të ndryshuar të ardhmen e tij, por për të shpëtuar të ardhmen e një figurine të familjes Berisha.

Ky njeri, e shkuara e të cilit është e mbushur plot me gënjeshtra dhe histori të dyshimta, kërkon sot votën për të ardhmen e tij në politikë dhe jo votë për të ardhmen e Tiranës. Ky qytet, i cili nuk ka pasur fuqi t’ia njohë të shkuarën këtij njeriu, po provokohet për t’i dhënë të ardhme historisë kriminale të tij. Ashtu si në eksperimentet e biologëve që studiojnë rezistencën e njeriut përmes eksperimenteve mbi minj dhe lepuj, Sali Berisha po teston kryeqytetin e vendit tonë, se deri ku mund të pranojë krimin politik të 21 Janarit, duke eksperimentuar me Lulëzim Bashën.

28 komente në “Lulëzim Basha, një portret i paautorizuar”

  1. Epirioti says:

    Prapaskenat e ketyre pinjolleve po na e pasqyron Merua shume bukur. Biografia personale e cdo politikani duhet zbardhur, per te kuptuar te gjithe se nga kush qeverisemi. Megjithate edhe po shpetofte nga shqiptaret e Shqiperise do e gjej nga shqiptaret e Kosoves. Nuk harrohet mosmirenjohja kurre.

    1. anab says:

      po ne fakt ndihemsa qe ka dhene luli ne kosove eshte sdhume evidente se shume kosovar e duan dhe e reapektojne por ato qe flasin nuk dine gje tjeter vecse te merren me llafe se nuk e dine se jane me te perdorurit nga politika djhe kjo duket nga menyra sesi shkruajne

      1. Epirioti says:

        Nuk te mora vesh fare. Po fare fare. Mund ta thuash me fjale me te thjeshta edhe nje here mendimin tend.

  2. njeri says:

    Firmat lobuese te kontraktuara nga PD jane Podesta por edhe Patton Boggs. Keto jane dy nga tre firmat lobuese me te fuqishme ne Amerike.
    Kur ne Amerike u vrane 4 studente gjate aministrates Nixon(ngjarje te ciles iu referua dhe nji amb keto kohe), plasen protesta ne qindra universitete, dhe pas nji jave pati nje proteste masive ne Washington qe ka hyre ne histori per nga egersia, pasi qyteti ngjante ne gjendje lufte civile.
    Vetem ketu tek ne ndodh qe te hetohet Ramizi per masakren e Tivarit, e te “harrohet” Basha per masakren e janarit.
    Njerezit e thjesht se kane ngren kete propagande, gjithsesi te shohim sa do lihet vota e paprekur.
    PD edhe po s’fitoi tiranen, po kerkon te fitoj durres, elbasan, korce, dhe me keto do propagandoje fitore (duke then se kandidati i Tiranes u censurua). Shpresojme qe Rama ti kete marre masat, pasi esh futur pa asnji garanci, dhe dukshem KQZ e OSBE e kane ndare mendjen se anen e kujt do mbajne.

  3. plaku says:

    Kur e shef ne fotografi dukete si Krishti vete. Populli thote : Kush ngrihet ne post qeveritar me teper sec duhet ai bie me poshte se ai deshiron. Populli i ka keto te thena nga eksperienca e gjate. Shpresojme qe kjo e then e popullit te konfirmohet edhe nje here. Shpresa vdes e fundi.

    1. Spiro Cobo says:

      Ke te drejte. Sami Frasheri thote : T’i japesh poste nje njeriu qe nuk ka merita eshte njesoj sikur te hedhesh ne koshin e plehrave nje xhevahir.

  4. Neorealizmi says:

    Ajo pjesa e holandezit me kujton historine e Enverit kur ishte i ri si sekretar konsulli ne Belgjike(sipas K. Myftarajt).Konsulli i Brukselit zihesh me konsullin e Anverses per syte e bukur te sekretarit. Te jete i tille dhe ky talenti i ri?

  5. fule says:

    Mero Baze, je gjigand

  6. fule says:

    mmmuuuuuuuu…do votoj Sal Berishen sa osht demokrati mo i modh nbote

    1. Agim says:

      ..edhe une, si gjithmon, do votoj vetem per Sali Berishen..kemi kater vota ne familje ..une, gruja,djali dhe nana..te kater votat tona jane per Berishen..jeten e kemi shume-shume te veshtire..asnjeri nuk eshte ne pune..djali ka mbaru shkollen dhe nuk ka pune..kemi vetem nje pension te vogel familjar..jetojme si qener..por jam krenar..do votj Sali BERISHEN..boj nje jete qeni..por ama nje jete qeni krenar..votoj gjithmon Sali Berishen.
      Kam edhe nje mallkim per te gjithe ju qe me lexoni dhe nuk jeni dakort me mu..
      ” Ju pafsha te gjitheve ashtu si une..duke bo nje jete qeni..perse nuk votoni Salen ju?

      1. dorand says:

        qente votojne per qente

        1. shezo says:

          Dhe pederastet per pederastet!

      2. Naivi says:

        …..Agim e mrekullueshme gjetja ….kesaj i thone te qeshesh duke qare

      3. dymi says:

        Agim je fantastik. Dorandi pa dashje pohoi se qente votojne per qente, dmth ai vete per Sal-iun. Nuk ka faj i shkreti. Eshte aq injorant sa nuk e kuptoi sarkazmen tende. Keshtu jane shumica e horrave qe ndjekin Sal-iun nga mitingu ne miting. Lexoini ato qe ai shkruan, asnje shenje piksimi, mendime te pa lidhura, nje dialekt skandaloz, thjesht nje i rritur ne shpelle ne shoqerine e ngushte me ariun e murrme.

  7. nicolla disha says:

    Sa te pafate kemi qene dhe jemi ne Shqiptaret. Ne te gjithe ketu qe komentojme jemi Emigrante qe nuk e gezojme jeten ne shtepine qe quhet Shqiperia. Kush jane Njerezit qe na nxiten qe te largohemi nga Shqiperia?? Si me poshte lista.
    Fatos Nano
    Sali Talebnist Berisha
    Rami Alia qe i dorzoje pushtetin Berishes
    Jozefina Topalli
    Lulzim Basha
    Ilir Meta
    E shume te tjere qe bejne pjese ne krimin e organizuar nga Berisha. Keto jane pushtetaret tane qe e kthyen Shqiprine Emigrante. Por mbas 8 majit, cila do jete Shqiperia? A do te vazhdojme te vuajme? A do te kete zgjedhje te parakoshme per te shmangur jo integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropiano Perendimore????

  8. beto-no-hem says:

    Shume artikull i goditur, ne shenje, i vertete, e i rrefyer nga pas kulisave te dikurshme. E ketu po behet vetem ceshtje kulisash sepse qe prej 100 vjetesh, skena dhe realiteti jane kontradikta ne te(r)ma.

  9. sec po bije nje kembane
    ne tirane kater u vrane
    kush i vrau ju thafte dora
    lulzim basha me ca horra

  10. Falcon says:

    Florian Mima ..”Arkitekt i Buxhetit Kosoves”!!!!!!! hahahahahahah.. e bukur kjo Mero… Florjan Mima ka qene i njohur qe ne Fakultet Ekonomik si nje idiot patologjik..se bashku me gruan e tij me probleme mendore,,gje per te cilen jane ndare dhe bashkuar disa here..keta jane njerzit qe mban rrotull Saliu ,per vjedhur sa me lirshem….

  11. Dino USA says:

    I bej thirrje Lulzim Bashes:Ose pergenjeshtro kete biografi te ndyre,ose thyej qafen nga politika!Bo-bo-bo-bo-bobo-bobo-bobo-boooooobooooooo………………………..Cfare MAFIOZI!!!!…(Po qene te vertata!!)
    Turp per ata qe i shkojne prapa(Sa harron ky populli yne harraq!)

  12. saimir says:

    Z.N.Disha !Me te drejte Ju demaskoni dhe njekohesisht pyesni se ç’fare do te ndodhi pas 8 Majit?Me lejoni t’ju jap nje pergjigjie komode e te thjeshte se shqiperia eshte zgjedhur si “Guantanamo” ne Europe e per rrjedhoje e saj aktoret qe Ju permendni jane administrata e ketij kampi qe zgjidhet e shkarkohet nga pertej atlantikut e me konkretisht sot nga “Nena Dhia” ose siç quhet ndryshe Hilja e Klintonit.Edhe pas 8 Majit i dashur z.Disha,do te jete po kjo administrate qe do te drejtoje te gjithe jeten e ketij kampi e qe shpresa per dinjitet,kthim ne atedhe,apo stabilizim e rritje ekonomike do te jete shume e vogel.Shikoni ç’fare bene prekuroria ,ka hapur dosjen e po heton demonstruesit(vetem kete ka ne dore te hetoje,pasi dosjet e tjera i kane nen koopetence ekspertet),a ka humor e ironi bashke me te madhe se kjo?Ndaj i nderuar z.Disha qendro atje ku je edhe rreth 10 vjete e pas kesaj dhente zoti qe deshira ti çoje ne mbylljen e ketij kampi me drejtor here Nanot e here Berishet!Shqiiperia do te behet per popullin e vet kur inteligjenca e saj te mos fshihet rrugeve te Europes por te marri pergjegjesira patriotike si znj. Flora e si z.Pashaj.

  13. Nabukodonosor says:

    Bravo Mero.E zhveshe lakuriq kete peden.

  14. andi says:

    Mos e shisni voten per kete plehre!!!Shitja e votes eshte nga ana psikologjike si prostitutat qe shesin trupin…Merrjauni parate derrave se nga taksat tuaja i kane vjedhur dhe nuk ja u bejne dhurate!!!

  15. rexha italia says:

    E keqja jone qendron ne disa mentalitete . duhet me lone hapsire te gjitheve si ne qeveri edhe ne familje TE pakten e vetmja gje qe shteti mundet te beje per njerzit e vet eshte qe ti garantoje jeten
    I DASHUR AGIM KRENARIA eshte edhe kur je i varfer por , . A mundet te jete e drejte per juve qe te vdesin njerzit te pafajshemvetem se kerkojne te drejtat e tyre ,
    A nuke do ishe me krenar ti sikur keta persona te ishin gjalle , qe femijet e tyre te therrisnin BABE ,
    UNE E DI SE PER TE VDEKUR KA SHUME MYNYRA
    MA PER TE JETUAR ESHTE VETEM NJE MYNYRE PUNO ME NDERE dhe kur te mohohet edhe kjo cfare do te benit ju , SA PER MALLKIMIN I SHKONE PER SHTATE NJERZEVE QE BEJNE GJYNOFE
    TE UROJ NJE MBASDITE TE KENDESHME DHE TE QETE

  16. dorand says:

    o mero behu gati me 8 se do fillosh ta shash jo si njeri po si kryetar bashkie. megjithse kerkon ta quash lulin kosovar se do qe ne tironcit te votojme edi ramen ai dhe prinderit e tij jane te lindur ne tirone keshtuqe ai eshte me tironc se ty. ti e pasqyron lulin si dikush qe erdhi nga hici e u be dikushi. Shyqyr zotit qe dikush erdhi nga hici e u be dikushi se jemi lodh me keta qe kane qene dikusha nepermjet vetes apo babit e mamit e vijne ne politike duke na servirur kete mesele qe te gjithe e vuajne sot. ti i qan hallin cohenit qe vdiq. coji nei 5mije leksh e pija nei kafe ke shpija ne hollande se tashi mundesh te shkosh pa viza prej lulit. ti na thua se daja e nuses lulit eshte kunati i vehbiut. po ti marrim holle holle me afer do i kishe rene pikes te kishe gjet nei gjo per komshite e lulit se per kunatit e vehbiut qe eshte daja i nuses lulit. cuni tezes halles xhajes lulit ka qene ballist. po pse gazetar e quan veten ti kur shkon e gjen pislliqe te tilla? si minister i jashtem loboi per vizat dhe na i dha e bravo i qofte se une jam nga ata qe kane ikur me anijet e marsit ne itali e neve e dime cfare vuajtjesh kemi heq. po jo vetem neve po te gjithe ata qe provuan ambasadat anijet gomonet e malet e tepelenes per ne greqi. ai duke menaxhuar leket e takspaguesve ndertoi rrugen e kombit, pajisi popullin me leternjoftime e pashaporta te nje cilesie bashkekohore. pra duhet te jemi te balancuar e jo vetem te vjellim vrer o mero.

    1. dymi says:

      Si mund te jete njeriu kaq i ceket nuk mund ta kuptoj. Sipas teje Lul-i eshte demokrat e Rama Komunist. Po a e di ti se ne ’90 Edi me dy tre intelektuale te tjere organizonin ne Akademine e Arteve diskutime qe Sal-iut tend, Bodes,Nexhmie Topallit e te tjreve qe kapardisen sot ne PD nuk ju a mbante by… t’i benin. Ti o birbo krise e ike nga syte kembet ne Itali e vjen tani e na mban leksione mbi demokracine. Degjonb pese llafe nga goja e shthurur e Babait tend Sal-i se jane ata qe hoqen vizat dhe i perserit cdo dite qe te na impresionosh.

  17. Aranit Pojani says:

    Po me se e vertete.Kam takuar ne Tilburg te Hollandes nje koleg te filantropistit mjek Berand Cohen qe ka qene ne shqiperi ne mbas vitit 1991.E ndjeva vehten ngushte kur ky miku me tha se Basha Lilezim qe Cohen e kish marre ne Hollande,e kish mbajtur ne shtepie shkolluar ,me nje fjale e kish mbajtur me buke e trajtuar si femijen e tij,kur ishte bere minister as nuk kish mare mundimin ta takonte por e kishte lene me ore tpriste ne nje Hotel.Ai ishte shume i revoltuar nga kjo mosemorenjohje.I ndodhur ngushte mbasi i shpjegova se kjo nuk ishte veti e Shqiptareve per ta justifikuar popullin tim e dale nga situata keputa nje genjeshter te trashe.Eshte rrace e shartuar me serbe i thashe.
    Si mund te kete miremjohje per popullin ky njeri qe nuk ka mirenjohje per ate qe e rriti..
    Po jane me fate keta vampiret.Saliut i vdes ahere kur i duhej Hysen Shoshori,djalit te oborrit Lulit I vdes Cohen.

  18. reformatori says:

    Me thene te drejten Mero nuk eshte ndonje zbulim i ri fakti qe ne vendin tone te dashur nuk merren parasysh meritat! Ata qe duhet ta ndjene veten keq jane anetaret e PD-se dhe kuadrot “e vjetra” qe shikojne se si bandillet e rinj jane shume me te afte per te qene servile dhe per t’i sherbyer me zell Udheheqesit!
    Sa per popullin, ai besoj e ka kuptuar se asgje e mire nuk do ti vije nga Lulet!

  19. zjarri says:

    Inderuare Z.Baze! puna E juaje kurre nuk harohet jeni patriot, “Zoti qofte me ty,Se Sala nuk fle…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje