Partia Demokratike po përpiqet të fshehë nga përballja me publikun anëtarët e kabinetit dhe figurat kryesore politike të PD-së, duke lënë gjithë hapësirën mediatike në funksion të ngjizjes së “personalitetit” të Lulëzim Bashës. Përmes një projekti tërësisht artificial janë larguar nga fushata elektorale në Tiranë figurat kryesore të qeverisë që përfaqësojnë Tiranën, deputetë të saj dhe njerëz që kanë përvojë në drejtim të fushatës elektorale në Tiranë. Kështu për shembull zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, e cila udhëhoqi fushatën e Sokol Olldashit në vitin 2007, po mbahet larg fushatës dhe është zëvendësuar me një çupëlinë që duket sikur do qajë pas çdo rreshti që lexon nëpër lulishtet ku e nxjerr Basha. Bregu, përveçse është një figurë aktive e PD-së, është deputete e Tiranës dhe ka bërë së paku tri fushata elektorale në kryeqytet. Jashtë fushatës në Tiranë janë thuajse gjithë deputetët e PD-së së Tiranës, Florian Mima, Ilir Rusmali, Bujar Nishani Lajla Përnaska etj. Të vetmit nga lista e deputetëve të Tiranës që shfaqen në fushatë janë Bogdani, i cili njihet si njeri që e tërhoqi nga lëvizja Mjaft dhe zyrat e Edi Ramës në PD Lulëzim Basha, si dhe zëvendësministrja Tabaku që ka qenë në listat e pritjes së PD-së. Ky spostim i deputetëve të Tiranës, dhe sidomos atyre emrave që përfaqësojnë PD-në e vjetër në Tiranë, duket më shumë si një kërkesë personale e Bashës për tu distancuar nga ata që konsiderohen si njerëz autentikë të PD-së dhe për të bërë fushatë me “njerëzit e tij” në PD. Kjo mund të ketë brenda dhe anën e paranojave të Bashës si kandidat, por është shumë joserioze për Partinë Demokratike që të kalojë në ilegalitet vetëm për t’i lënë prozhektorët e skenës mbi Lulëzim Bashën. Po ashtu as ministrat e qeverisë Berisha nuk po guxojnë shumë të bëhen pjesë e fushatës. Të sigurt se ata rëndojnë imazhin e fushatës së Bashës, Berisha po i mban larg fushatës elektorale sipas parimit të tij tashmë të konsoliduar “me të tjerë fitoj, me të tjerë qeveris, me të tjerë ndaj pushtetin”.
E shtrirë brenda koalicionit kjo skemë bëhet dhe më banale. Për shembull dje pamë një zëvendësministër të PD-së, kryetar i partisë Lëvizja e Legalitetit që mbështeste lëvizjen Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, ndërsa Ilir Meta po bën thuajse fushatë personale në Tiranë, duke pasur leje nga Berisha dhe për të vjedhur, dhe për të vrarë.
Nuk e di sa ndikon brenda PD-së në Tiranë fakti që deputetet e saj nuk janë pjesë aktive e kësaj fushate, por e sigurt është që kalimi në ilegalitet i PD-së është një hipokrizi e madhe që lexohet që larg. Llogaritë e bëra nga shtabi i Bashës dhe konsulentët e tij janë shumë klienteliste dhe aspak produktive. Është më e lehtë për Bashën ta ndajë imazhin e tij me PD-në dhe njerëzit e saj në parlament dhe qeveri se sa ta lësh vetëm në fushë beteje me 4 arkivole në shpinë dhe një background të rëndë lidhur me shmangien e gjykimit të tij nga drejtësia. Në një farë mënyre Berisha u ka bërë nder njerëzve të PD-së që nuk i ka përlyer në fushatën e Bashës, por nga ana tjetër i ka provokuar rëndë qytetarët duke i lënë vetëm për vetëm ndaj njeriut që duhet të shkojë para drejtësisë. Berisha ka akuzuar disa ditë rresht Edi Ramën për sloganin e tij “E vetmja rrugë” si slogan autoritar dhe arrogant, por ai vetë u ka bërë qytetarëve një provokim të madh duke i detyruar të zgjedhin ose një njeri që ka probleme me drejtësisë, ose humbjen. Thyerja e vetmisë së Lulëzim Bashës në këtë fushatë dhe nxjerrja e PD-së nga ilegaliteti mund ta zbuste këtë situatë. Lulëzim Basha nuk formon dot as personalitet dhe as parti të re me 40 ditë fushatë, pasi ka pas 5 vjet në dispozicion dhe ka ardhur vetëm duke u rrudhur dhe zvogëluar. Sado shanse t’i japë Berisha këto 40 ditë, as e bën dot njeri me program, as e bën dot me personalitet, dhe aq më pak as e bën dot me parti të re. Siç thotë një fjalë e urtë popullore, “zagari nuk ushqehet ditën e gjahut, se nuk vrapon dot”.
Comments are closed.
I keni pare grumbullimet e Lulit ne Tirane. Dhjetra e dhjetra automjete qe sjellin njerzit me vete. Dallon lehte plot nenpunes shteti me poste, sidomos ne MB. Po edhe skraparlite e KokLopes dallohen.
Natyrisht dhe cicka-mickat nga palo-universitetet private, qe lepihen per ndonje vend pune ne administrate kur te kene ne xhepa diplomat.
Po kush tha more Z.Baze qe Luli eshte nje qen gjahu.Ai nuk eshte stervitur per te kapur gjah ne natyre,por eshte instruktuar per te kapur ndonje kocke qe i hedhin ne fytyre.Eshte tamam si qeni idiot Spike tek filmat vizatimore me TOMI dhe JERRY.
PD me Berishen dhe Bashen per kandidat eshte turpi qe po perjeton Shqiperia.
Po nje gje s’marr vesh une ——–Ju qani hallin e PD-se ? –hahahahahahahahaha
Kjo tregon se PD nuk eshte parti por klan banditesh, hajdutesh dhe njerzish qe futen ne politike per perfitime individuale. Sa per deputetet e menjanuar si Pernaska, Mima etj, ata jane sherbetore besnike te partise ( kjo kundrejt rroges se majme te deputetit tipik stereotip shurdh- memmec ), ose sherbetore te kartonit qe duhet te jete ne unision kur thote partia. Ne fakt PD nuk eshte parti por klan politikish i pa ngjyre e i pa ideologjikshem. Edhe “programi” i reklamuar nga BASHA eshte teresisht i nje partie liberale te majte dhe aspak i djathte.
S’thoni qe te falimentoje fare si parti po do te qajme hallin e pd tani.
Sa me pak buje te beje Basha,aq me shume eshte per tu pasur frike.Berisha nuk e ka nxjerre Bashen si lopen ne pazar,qe pasi e ushqeu me miser gjithe naten,te nesermen ia vuri bleresit ne kandar;Berisha do qe te fitoje me Bashen dhe do kene patjeter nje strategji …ilegale.Te shohim si do veje puna,por Arvizune e kane me vete,para te madhe kane,u duhet sesi te lozin me numrat.Ne nje vend te varfer pazari i votave eshte i lire;kam frike se Rama e ka nenvlehtesuar fushaten per Tiranen.Shqiptaret jane te paparashikueshem;imagjino qe sollen Berishen serish ne 2005 sa per te sjelle nje shembull.
Kjo eshte shume e vertete.Aktualisht kane cdo gje ne dore dhe tek ne nuk ka rendesi se si votohet,por se si nderrohen kutite ose si numerohet.Te tere thone se Basha do humbase dhe e kane bere fakt te kryer,por nuk do jete kaq e lehte.
Kam idene se ne Tirane po pergatitet manipulim tejet i madh.
Po mir basha se e kane vene aty per te fituar Tiranen se ju duhet per te rrembyer cka ka mbetur .Po ilir hajdut kokmadhi ca ka qe uluret dhe bertet si isterik se ghoja i dhimbset basha.Ai ka hallin e tij se mos perfiton ndonje kocke te ngelur nga qente e medhenj qe te bej ndonje ndertim ne tirane.Sa ju perket deputeteve qe permend Merua ne artikull saliu i ndalon te mbeshtesin lulin se jane qe te ghith te perfolur te zhytur ne afera korruptive keshtu saliu e ka lene lulin te vetem me disa intelektual servil dhe me perfaqesuesin e shoqates Tirana qe me shume i ngan nje partiaku te zjarrte i partis demokratike ,se bashku me ata langot e levizjes zghohu ,qe per mua duhet ta ndryshojne emrin dhe tu thone ! …levizja fli! Do tju shkonte me per mire .
Te shkruash nje artikull per te informuar lezuesin, domethene nje pjese te voteuseve shqiptare perben rolin kryesor dhe thelbin e detyres se nje media te shkruar, te analizosh eshte diçka me teper se sa te informosh, pasi eshte nje perpjekje per te te ndihmuar nje pjese te lexueseve te deshifrojne fenomene me te komplikuara.
Nese ky eshte vertete qellimi i kesaj analize, atehere autori i analizes duhet te beje kujdes me objektivitetin e analizes, pasi nese ajo shnderohet ne subjektive rrezikon manipulimin me dashje apo pa dashje te lexuesit.
Nese Majlinda Bregu ka prej javesh qe kritikohet nga shume media te shkruara apo vizive (ndoshta me te drejte) per afera korruptive, nuk mundet qe sot ti kerkohet PD-se perse nuk e ka perfshire ate ne fushaten elektorale te Tiranes, pasi kjo eshte nje mungese e hapur koherence analize.
Nese kjo do te ndodhte, ashtu si po kritikohet me te drejte kandidati Lulezim Basha per akuzat qe ka ne kurriz gjate periudhes qe ishte minister, e njejta gje do te behej dhe me Majlinda Bregun (dhe me te drejte).
Pr
Pra, (nuk e di nese media juaj per hire te lirise se shprehjes se mendimit apo opinionit te lire pranon kritiken ndaj kryeredaktorit te Gazetes Tema) me duket nje analize e gabuar kur i kerkohet PD-se perse nuk ka aktivizuar Majlinda Bregun ne fushaten e Lulezim Bashes, pasi qellimi i saj eshte te fitoje zgjedhjet e jo ti humbi. Majlinda Bregu eshte nje fihure e kompromentuar ne politiken shqiptare.
Vinny, ma do mendja se ideja e Mero Bazes eshte t’i hape syte popullit opozitar se sa keq jane implikuar kandidatet e PD saqe ata e kane pothuajse te pamundur te dalin hapur ne fushate… (perfshire edhe Lul Bashen qe s’ka pike turpi e pendimi per 21 Janarin!) Logjikisht ti mendon drejt, po une si lexues e konsideroj artikullin si mesazh per t’i thene Tiranasve pse disa figura PDiste nuk po dalin hapur ne perkrahje te Lulit!
Kaq!
Personalisht jam kundra qeverise aktuale si dhe kandidatures se Lulezim Bashes jo se jam me PS apo PD po se bilanci i qeverise aktuale eshte nje katastrofe e vertete dhe na largon dita dites nga nje e ardhme me e mire qe çdo shqiptar enderon.
Ajo qe shkruajta me siper ka lidhje me analizen e mesiperme qe nuk me duket koherente dhe si e tille, nuk mendoj se ndihmon lexuesin qe te krijoje nje opinion te qarte e te zgjedhe kandidatin qe mund te mbroje me mire te drejtat e tij.
NJE SYGJERIM: Opozita duhet te kompozoje nje Kenge te Re per Shqiperine e se Ardhmes, kenge e cila te transmetoje me fuqine e grykes (por nepermjet tingullit muzikor) se sa i nevojshe eshte ndryshimi i sistemit, sa i bukur eshte atdheu e sa keq e perdorin Politikanet e Qeveria. DHE CDO ATDHETAR TA KENDOJE NE CDO MOMENT REVOLTE!!! Do te ishte nje reklame e fuqishme, sikur nje ze si ai i artistes INVA MULA, i francezes HELENE SEGARA (Elle, tue aimes!) apo i CELINE DIJONit te degjohej ne ajer…
Do qe interesante! Percilljani PS kete ide, po patet kontaktet e duhura!
Revoltat popullore per permbysjen e regjimeve zakonisht vijne me krisma armesh… Maji 2011 do te hynte ne Historine Boterore sikur nje POPULL I TERE te ngrihej me kembe me nje kenge qe ta degjonin gjithe shtetet e medha e ambasadat e huaja, pasi qeveria jone eshte shurdhe-memece!
NJE SYGJERIM: Opozita duhet te kompozoje nje Kenge te Re per Shqiperine e se Ardhmes, kenge e cila te transmetoje me fuqine e grykes (por nepermjet tingullit muzikor) se sa i nevojshe eshte ndryshimi i sistemit, sa i bukur eshte atdheu e sa keq e perdorin Politikanet e Qeveria. DHE CDO ATDHETAR TA KENDOJE NE CDO MOMENT REVOLTE!!! Do te ishte nje reklame e fuqishme, sikur nje ze si ai i artistes INVA MULA, i francezes HELENE SEGARA (Elle, tue aimes!) apo i CELINE DIJONit te degjohej ne ajer…
Revoltat popullore per permbysjen e regjimeve zakonisht vijne me krisma armesh… Maji 2011 do te hynte ne Historine Boterore sikur nje POPULL I TERE te ngrihej me kembe me nje kenge qe ta degjonin gjithe shtetet e medha e ambasadat e huaja, pasi qeveria jone eshte shurdhe-memece!