Nga Mero Baze
Nëse do t’i kërkoje çdo gazetari apo ndjekësi të fushatave elektorale të këtyre 20 viteve cili është konstatimi i parë për fushatën elektorale të 8 majit, pa u menduar gjatë do të thoshte DHUNA. Si asnjëherë në historinë e këtyre 20 viteve, në të gjitha fushatat elektorale që nga ajo e 31 marsit e deri më sot, nuk ka pasur kaq dhunë dhe kaq nervozizëm nga pushteti ndaj opozitës. Edhe në zgjedhjet e 26 Majit kjo u demonstrua vetëm disa orë para ditë dhe në javën e fundit të fushatës, por jo qysh pa nisur ende. Kurrë në asnjë fushatë elektorale kandidatët e opozitës nuk janë sulmuar me plumba dhe tritol si në këtë fushatë dhe kurrë ndonjë herë media nuk ka bërë sikur nuk e shikon këtë dhunë siç po bën tani. Bile dhe kur ka qenë e detyruar të heshti, nuk ka qenë aq e paturp sa të thotë kjo është një fushatë pozitive. Kjo dhunë kullon gjak, urrejtje dhe panik elektoral. Prej tyre nuk di të burojë asgjë pozitive.
Këtë konstatim thelbësor për këtë fushatë e ndanë dje publikisht dhe tri figura të rëndësishme që janë të dënuar të kujdesen për zgjedhjet në Shqipëri, Presidenti i Republikës, ambasadori i OSBE dhe ambasadori i SHBA. Të tre bashkë nga Vlora bashkuan thirrjet kundër dhunës dhe uljes së tensionit. Asnjëherë në fushatat e këtyre 20 viteve nuk ka qenë dashur një thirrje e tillë për qetësi, sa po ndjehet nevoja në këtë fushatë.
Por më shqetësuese se vetë dhuna, është përpjekja për ta maskuar atë, ç’ka tregon se kjo dhunë është e planifikuar. Kryeministri Berisha vazhdon të flasë për fushatë pozitive ndërkohë që kandidatët rivalë të tij po gdhihen me shtëpi të përmbysura nga dinamiti dhe media që nuk transmeton kasetat e tij po bojkotohet me dhunë. Retorika e fushatës pozitive duket se është menduar gjatë si alibi e dhunës së përgatitur, dhe nëse vazhdohet me këto ritme, zor se kjo fushatë shpëton pa dëshmorët e saj.
Dhuna ka prodhuar dhe po vazhdon të prodhojë dhe një fushatë të zbehtë të shumicës në Tiranë. Lulëzim Basha është praktikisht kandidati i padukshëm që shëtit i vetmuar rrugëve të Tiranës. Nëse flet me njerëz të strukturave të PD-së apo mbështetës të tyre, përse nuk e ndjekin nga pas Bashën, ose së paku pse e lënë vetëm me një tufë njerëzish që s’kanë lidhje me PD-në, të gjithë ta arsyetojnë se “ai i ka marrë masat”. Me këtë nënkuptojnë se ai ka importuar votues në Tiranë, se ka bërë karta fallco, se po paguan militantë të PS-së me nga 100 euro duke u marrë kartën peng që të mos votojnë, se do blejnë komisionerë etj. E gjithë kjo ju siguroj që nuk është e vërtetë. Nuk dua të mbroj Lulëzim Bashën se nuk ka dëshirë t’i bëjë këto, por e di që është i paaftë për t’i bërë të gjitha. Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka që në mentalitetin e partisë në pushtet, mungesa reale e një fushate elektorale prej Bashës po justifikohet me dhunën, me hilet, me skenarët e rrëmbimit të votave dhe gjëra të tjera që s’kanë lidhje me fushatën elektorale. Lulëzim Basha është kthyer në një kandidat ilustrues i fushatës, pra që thjesht duhet të ilustrojë idenë që ai bëri fushatë dhe shkoi në garë. Logjika e përdorimit të dhunës, ka krijuar mitin e fitores brenda PD dhe aty të gjithë presin që dikush që ata nuk e njohin, t’i rregullojë këto punë dhe ata të fitojnë.
Por dhuna ka prodhuar dhe një reaksion tek opozita. Jo vetëm në Tiranë, por dhe në disa zona të tjera si Kamza, Pogradeci apo Korça, dhuna po rrezikon ballafaqime serioze. Opozita në Kamëz po përballet me një situatë para-demokratike, ku luftohet sikur do të vendoset pluralizmi dhe jo sikur do të konkurrohet. Një klan i korruptuar i shumicës në Bashkinë e Kamzës, të cilët vetëm për të pritur pesë herë Sali Berishën kanë shpenzuar këto katër vjet 200 milionë lek të vjetra, po harxhojnë miliona për të mbajtur njerëzit nën terror. Kjo ka rritur theksin polik të fushatës jo vetëm në Kamëz, por në gjithë Shqipërinë. Ideja se pushteti mbahet me dhunë dhe blihet me lek, po e bën më politike fushatën dhe më të frikshme pasojat e dhunës për shumicën. Unë nuk di sa mund të tremben njerëzit në Kamëz nga dhuna e pushtetit, por nuk kam parë kurrë aq shumë njerëz të irrituar nga dhuna sa pashë të dielën në mitingun e opozitës në Kamëz, të cilët turfullonin ndaj Mëzatit që u ka ndërsyer Berisha.
Është pikërisht konstatimi se kjo është fushata më e dhunshme e historisë pluraliste të Shqipërisë, ajo që na bën të besojmë se duke qenë dhuna e para në këtë fushatë, pushteti ka zhdukur identitetet e kandidatëve të vet. Kudo ku ka dhunë, njerëzit kujtojnë kë ka varrë dhe kë ka vjedhur kandidati dhe jo çfarë do bëjë ai, qoftë ky Mëzat si i Kamzës apo i tredhur si ky i Tiranës.
Comments are closed.
bravo mero,,po ate artikullin per lul domaten ku e gjete,,,,
Qysh ne krijimin e saj PD u krjua si organizate fashiste dhe me veprimtari rrugacerore. Kam degjuar 1 vit me pare Teodor Lacon ne nje emision kur tha se u bashkua me PSD me 1991 dhe jo me PDne, sepse PD kishte shume rrugace dhe llum ne gjirin e saj. Tash keta rrugace me Berishen ne krye, jane edhe rrugace potente, se jane edhe bosa te parase, se kane perkrahjen e ambasadorve te huaj( sidomos ate amerikan), kane edhe arren edhe gurin si i thone fjales. Po nderkaq opozita eshte teper e dobet, me nje lider qe nuk ishte i zoti ta rrezonte kete klan rrugacesh qe na qeverisin pas shume skandalesh njeri me i shemtuar se tjetri. Sot Shqiperia eshte ne nje krize ekonomike edhe me te madhe se viti 1996-97 dhe situata eshte shume kritike.
Replik me z,BBB.Idashur zoteri,nuk jam aspak dakort me ato qe thua per z.Edi Rama sepse duhet ta kesh kuptuar se brenda PS ka patur dhe ka njerez qe punojne kundra Edit,dhe keta maskarenj si Kastriot Islami dhe shume te tjere,jane te paguar nga idegjeneruari dhe hajduti Fatos kurva.nga krimineli qe ka emrin sali gerdeci si dhe nga hajduti dhe dallaverexhiu ilir mashtruesi[i shkruajta me germa te vogla emrat e tyre sepse nuk meritojne respekt].prandaj i edhe ju te ishit ne vende te tije c”fare do te benit me te tille maskarenje.Edin do ta shikoni se c”do te beje po mori pushtetin.Duhet te dishe edhe dicka idashur,se [kete me keqardhje duhet ta pranojme] jeminje popull qe kemi shitur dinjitetin tone,nga politika e percarjes qe po bene Gedafi shqiptar.
BRAVO!
Frige. Duhet ta pranojme se opozita me ne krye Ramen eshte nje nder shkaktaret pse Berisha dhe rrugacet eitj jane ende ne pushtet. Opozita jone eshte e paafte. Kjo gje eshte e qarte e sado te me kundershtosh nuk mund te mos ta pranosh.
E mjera Shqiperi
Nukeshte ndonje gje e re qe dhuna tani vjen ne ritje ——-Sepse Sala i mati pulsin kesaj opozitene 21 Janar , dhe atuy e kuptoi qe kjo opozite eshte opozite frikacake, dhe trembet nga armet
Keshtu qe Sala mendon qe cfaredo dhune te beje PD-ja per zgjedhjet, opozita shume shume do beje disa protesta paqesore dhe pastaj do filloje ti rralloje protestat dukeperdorur sebepe te ndryshme ,deri sa ti pushoje fare ……Pastaj dihet qe opozita do kerkoje ndihmen e nderkombetareve , dhe aty dihet qe opozita eshte e humbur sepse ata behen gjithmone me pushtetin
Megjithate Sala ne keto zgjedhje nuk do beje shume dhune —-
—Ai dhunen e madhe dhe falsifikimet gjigante do ti bej ne zgjedhjet parlamentare te ardhshme ,
sepse ato kane rendesi Jetike per puishtetin , — ndersa keto te tanishmet jane me shume per moral dhe propgande kunder njeri – tjetrit
—— PS-ja po nuk u be agresive ne luften e saj opozitare kunder Sales , agresive e tipit Ngjela ,dhe ti shfrytezoje te gjitha difektet e Sales ,
nuk besoj se do fitoje ndonjehere zgjedhje parlamentare –se keto tani edhe mund ti fitoje —
Po keto zgjedhje jane kot , nuk te japin pushtet ……
Artikull i goditur,por ta lexoje mire opozita.
E para dhe e fundit(e dime prej 20 vjetesh) DHUNA eshte e vetmja “oferte politike” e dr.Tyryry-se.Problemi jemi NE qe e lame kaq gjate pa ia kthyer me te njejten monedhe.Tek e fundit ai vetem kete gjuhe njeh dhe nuk e ka fshehur kurre”dhuntine”e tij.Kjo eshte e vetmja rruge.
Eshte shume keq kur njeriu citon vetveten, prandaj me mire po citoj Edi Ramen, i cili tha s’e nuk jane kushtet per zgjedhje! Dhe kjo eshte e PARA!
Nuk dua, serisht, te bej Kasandren, por kam parashikuar se keto zgjedhje do te jene “nje lufte e vertete” dhe deri tani parashikimi im eshte tejkaluar!
Po bej edhe nje parashikim te fundit, qe uroj te mos jete i vertete: diten e zgjdhjeve do te jete kasaphane dhe terror i vertete!
O zoterinj, mos u merrni me analizen pas varrimit, por mundohuni ti parashikoni gjerat qe bejme MUUU! Dhe jepni zgjidhjen Tuaj!
Une per vete mendoj se zgjedhjet duhet te braktisen perpara se te vije DITA E FUNDIT, nese atmosfera eshte e PATOLERUESHEM, SIKURSE PO BEHET! Nuk ka ZOT, PRESIDENT DHE EUROPE QE NA DETYRON TE SHKOJME DREJT KASAPHANES! EDI PO BEN NJE GABIM FATAL!
Sic duket je pjese e vendimarrjes fatale te mesdites se 26 majit 1996 qe pasi e ftoi qytetarin ne zgjedhjet parlamentare te 1996-es,doli ne mesdite e leshoi kushtrimin per bojkot pasi kishte kerkuar nje muaj te votohej .Ju ,reformatori, jeni per mua pjese e zhurmes dhe terrorit qe synon vetem te largoje njerzit nga kutite e votimit.Ajo opozite ishte dhjeramane e kurvare dhe e pashpirt,bile garante e gjemes qe pasoi.Kjo e sotmja,nen drejtimin e Edi Rames e ka vene veten ne avangarden e e luftes mbi prostituimin politik 20-vjecar,pjese e te cilit eshte pa dyshim edhe corba e prishur e 26 majit 1996.Per fatin tuaj te keq populli e kupton shume mire kete mundesi te tijen per tu ndare me turperimin e leqendisjen 20-vjecare me emertimin tranzicion.E kupton aq mire sa ju ka nxjerre juve perfundimisht nga skena.