Qenka e thënë që 26 Maji të quhet dita e zgjedhjeve shqiptare. 15 vjet më parë, më 26 Maj Shqipëria prodhoi traditën e shkatërrimit të institucionit të zgjedhjeve, institucionit që bën diferencën e madhe të sistemeve. Pas një makthi të stërzgjatur politik për ikjen e mundshme nga pushteti, Presidenti i vendit Sali Berisha dhe institucionet e tjera të pushtetit kult të tij, shkatërruan institucionin e zgjedhjeve në sytë e shqiptarëve. Opozita, e cila ia kish dalë t’i mbijetonte një fushate të pabarabartë, të dhunshme dhe mbytëse, ishte ndërkohë e seleksionuar, duke lënë jashtë gare thuajse gjithë lidershipin e saj. Pa dashur t’i rikthehemi detajeve të asaj historie të shëmtuar, na mjafton të kujtojmë se në mesditë opozita u tërhoq, dhe Shqipëria themeloi Republikën e Re që prej asaj dite nuk del më nga zgjedhjet, por nga votimet.
15 vite më vonë, në një koincidencë të frikshme, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë një çështje të pazakontë elektorale, që nuk ndan fatin e Edi Ramës apo Lulëzim Bashës si pretendent fitues të këtyre zgjedhjeve, por ka shansin të ndalë një histori sërish tek data që ka filluar, ose ta rikonsolidojë këtë traditë të shëmtuar që po rrënon Shqipërinë. Kolegji Zgjedhor ka shansin t’i heqë 26 Majit njollën e ditës që ka vrarë zgjedhjet në këtë vend, ose të na e lërë të gjithëve këtë datë si mallkim për shkak të Sali Berishës.
Por 15 vite pas 26 Majit të vitit 1996, ka dhe një zhvillim tjetër të pazakontë. Shqipëria e gjitha po merret si kurrë ndonjëherë në jetën e saj me zgjedhjet dhe betejën për të fituar shteti ligjor. Kurrë ndonjëherë më parë në Shqipëri çështja e ndershmërisë dhe përgjegjësisë për votën nuk ka qenë në shkallën që është këtë 26 maj. Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, pa shumë kulturë demokratike zgjedhjesh, qytetarët nuk kanë jetuar me kaq makth dhe emocion fatin e çdo vote.
Përtej shqiptarëve, dhe faktori ndërkombëtar është para një situate të re. Për herë të parë pas 15 vitesh, ne kemi një kujdes dhe disiplinë gati ushtarake nga gjithë institucionet perëndimore, nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian, nga OSBE, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ODIHR dhe gjithkush që flet për zgjedhjet në Shqipëri, që të flasin me një gjuhë. Kurrë ndonjëherë faktori ndërkombëtar nuk ka qenë kaq vigjilent që ta lërë Sali Berishën pa asnjë shpresë për të keqpërdorur qëndrimet e Perëndimit, qartësisht ndëshkuese për atë çfarë Berisha ka bërë me zgjedhjet. Kurrë ndonjë herë Perëndimi nuk ka qenë kaq i vëmendshëm dhe për detajet e këtij procesi, për t’ia mbyllur rrugën abuzimit të regjimit të Tiranës me qëndrimet e tij. I vetmi lobues qesharak Sali Berishës i ka mbetur një deputet i majmë austriak, që ka ardhur me shpurën e tij të mbledhë thërrimet e fundit që ofron regjimi i Berishës për batakçinj të tillë dhe të thotë ndonjë fjalë të mirë për zgjedhjet.
Pra, 15 vjet pas 26 majit 1996, ka një tendosje nervash të shqiptarëve dhe Perëndimit ndaj njeriut që e prodhoi këtë datë turpi në historinë e Shqipërisë. Kur Berisha vodhi zgjedhjet 15 vite më parë, Perëndimi nuk ishte ky që ishte. Evropa po ndahej nga politikanët e vejtur klasik të saj dhe një brez i ri po merrte drejtimin e kontinentit. Tani dhe ata kanë ikur nga politika, dhe i vetmi që ka mbetur në këmbë, është ai që ka prishur zgjedhjet, Sali Berisha, pasi këtu nuk ka mekanizëm se si një regjim mund të largohet nga pushteti me votë. Përfytyroni pak që Toni Bler, erdhi në pushtet në Angli në vitin 1997, kur Berisha u largua me revolta, qeverisi tri mandate dhe tani po harrohet edhe pse ishte ylli i politikës anglez. Pas tij ka ikur Gordon Braun dhe ka ardhur sërish e djathta. Në Shqipëri është Sali Berisha.
Kur Berisha prodhoi 26 Majin në Gjermani ishte kancelari që bashkoi Gjermaninë Helmut Kol. Një vit më vonë e larguan me vota edhe pse ishte heroi i historisë moderne gjermane, dhe erdhi në pushtet Shrëderi që fitoi tri mandate. Sot në krye të Gjermanisë është një kancelare që ka qenë nxënëse e Helmut Kolit, dhe ajo po shkon drejt fundit të karrierës së saj. Në Shqipëri është prapë Sali Berisha.
Kur vodhi zgjedhjet më 26 Maj të vitit 1996 në Francë sapo ishte zgjedhur president Zhak Shiraku. Qeverisi dy mandate shtatëvjeçare Francë, dhe i la vendin Sarkozisë, në atë kohë një djalë i ri që po tentonte të zinte vend në partinë e tij. Në Shqipëri është akoma Sali Berisha. Mund të vazhdojmë pa fund të krahasojmë çfarë dëmi i ka bërë Shqipërisë kjo datë, duke mos ndërruar elitën politike, pasi na ka hequr shansin të ndëshkojmë humbësit që nuk humbasin dhe fitimtarët që nuk janë fitimtarë. Na ka heqë shansin të dimë për kë votuam dhe ku shkon vota jonë.
Është e vërtetë se sot mbi Kolegjin Zgjedhor janë drejtuar sytë e shqiptarëve dhe faktorit perëndimor. Në situata të tilla konflikti i prodhuar nga prekja e zgjedhjeve, njerëzit e zakonshëm janë të prirur të shikojnë fitoren apo humbjen, dhe jo doktrinën që mbështet një vendim historik për të rikthyer zgjedhjet në këtë vend, më shumë se se fituesin apo humbësin e diskutueshëm. Ata që e kanë në dorë këtë shans, janë sot 8 gjykatës modest të Kolegjit Zgjedhor. Sot shumë vetë nuk ua dinë emrat, por fati është treguar cinik me ta, pasi ata kanë në dorë të mos bëjnë një 26 maj të dytë. Bile kanë shansin të fshijnë dhe kujtimin e hidhur të të parit, duke e mbyllur epokën kur shqiptarët votojnë, por nuk zgjedhin.
Na zhgenjeve fare Baze. Si arrin thua qe sales i ka ngel vetem Grossrucku???????!!!!!!!!!!!!!!
Sala eshte me i lidhur se cdo parardhes i tij. Te kishte bere fatos nano keto qe po ben sala, do ia kishin kerkuar doreheqjen 660 here sic dhe ka ndodhur.
Unifikimi per te cilin flet ti, ka qene me shume per te kritikuar opoziten per cdo gje, kurse sala eshte trajtuar me dorashka, madje dorashka bore.
Si arrin te besh kete analize, kur tjetri po thote qe ishin zgjedhjet me te mira ne historine e shqiperise, dhe duhet te njohesh rezultatin e kolegjit cfaredo qe te jete ai!!!!
Ku e sheh ti ndeshkimin ndaj sales??????? Qe po i thone ta coje mandatin deri ne fund??!!!
Pse kjo eshte demokracia Shqiptare, qe te gezojme qe mbase i lihet Tirana atij qe e fitoi, kurse ky hajdut e vrases ne qeveri te marre mbeshtetje se zhvilloi zgjedhje me standarte e te mbylli mandatin e vjedhur te 2009-es?????!!!
Prej Edit e prisnim kete lloj qendrimi, se ai sebep do me bere “reforma” me qeverine qe “vrau per te vazhduar te vjedhi”, qe nga sa duket po del qe vrau pr te vazhduar te beje reforma.
Po prej teje ……
Shpresojme ta kesh shkruar per kurajo gjyqtareve.
o karagjos njeri,E di qe do te jete shperthyse per te mose then(lufte civile) vellaj me vellan,Salen nuk e done as Liria, Liria ka vite qe shkon me nje kamarjer Tac ovl…(…)
Uo litar kalbur shpellave. meso te lexosh para se te behesh gonxhe me fjalt e tua.
Ne fakt ti perfaqson sh mir litarin e mbaruar ku kapen ata qe s’bejne asgje per te hequr saliun, me fjale te tjera je opozitar qe e meriton ta kesh kete qeveri mbi kok.
Dy fjal per pretendimet:
Kur te gjesh ndonje deklarate nga keta qe s’e “duan” salen, ec e na e trego nji fije, pastaj fol per kamarieret tere diten.
Deri sot bilanci eshte 4 te vrar me 2000 deshmitare e 20 kamera ne shesh, nji ushtar i arrestuar, dhe urdheruesi ende kryeminister, zbatuesi kandidat per tiranen.
Ku i ke keta qe s’e duan salen?? Vazhdojne ruajne mardheniet me qeverine si nje qeveri legjitime, madje cdo dy jave e urojne per “reformat”. Nuk i degjon ti qe i kerkojne dhe opozites te bashkepunoje me kete qeveri?? Kjo s’ndodh as ne Zimbabwe uo litar varur.
Duan stabilitet do thuash ti…
.. stabilitetin kujt ia kerkojne, opozites apo destabilizuesit? se deri tani vec thirrje opozites kemi degjuar. Apo ti s’ke qene ketu?
Si nuk i degjuam keta qe “s’e duan” salen, te thone nji here te vetme qe veprimet e qeverise jane te papranueshme? Kjo fjale qe te duket kategorike, po perdoret cdo muaj per qendrimet e opozites, edhe keto dite madje.
A s’e sheh cfar trajtimi qartesisht i anshem?
Po te kishte deklarata qe denojne kete qeverisje, sic bente Withers e te tjere burra te nderuar, kjo qeveri do kishte rene me kohe.
Eshte ne fakt ky qendrim i verber i ketyre qe mbeshtesin me stil e pa stil salen, qe po mban krizen pezull.
Sa harxhon ne mauj sala per lobing, nuk i ka harxhuar fatos nano ne kazino tere jeten. E ti lidhtar, duhet ta dije kete gje mqs njeh kamariere me influence.
Kshuqe eshte per te ardhur keq kur sheh nji opozitar si ti, qe ushqen me iluzione mitin e sales qe s’thyhet kunder te tereve.
Ne te gdhire te 27 majit 1996 dola bashke me bashkeshortin ne bulevard.Ishte rreth ores dy te mengjesit.Dita e votimit ishte e mbushur me lajme qe lajmeronin vetem terror ne qendrat e votimit dhe terror propagandistik te TVSH-se me te paepuren Vjollca Vokshi.Donim te shihnim cbehej perjashta.Ne sheshin “Skenderbej” vinin qark makina me ulerimsa ne delir per “fitoren” e papare qe i kishin dhene PD-se.Kaloi makina e dr.Tyryry-se.Liri Berisha e kishte nxjerre gjysmen e trupit nga dritarja e makines dhe me dy gishtat perpjete ishte ne delir me te cartur se djemte e kamioneve.Dr.Tyryry-ja ishte strukur ne cep e dukej i prishur ne fytyre.E dinte se c’kishte bere,e kishte masakruar pa meshire vullnetin e popullit.Qysh prej asaj dite vendi im ka humbur qetesine e nderin.A do te jete vendimi i Kolegjit Zgjedhor ne sherbim te nderit e te mbrothesise se Shqiperise?
Kete ,pres me shprese e ankth te ma tregoje kjo trupe gjyqtaresh.
mos shpreso kot nga kolegji zgjedhor moj moter. ai doktor tyryryja qe thua ti e ka bere kolegjin zgjedhor si kqz. te ter e dime qe shkatrimi i shqiperise ka vetem nje emer sali ram berisha , por mos shpreso kot tek kolegji zgjedhor. e vetmja shprese eshte te ngrihet populli vet dhe ta shpore sa me pare kete bishe qe e torturoi shqiperine
DR.TYRYRYSE NUK I KA MBETUR VETEM ASHIKU PLAK NGA AUSTRIA POR DHE PLAKA SEKSI DORIS PACK.KA DHE TE TJERE.MUA ME DRIDHET ZEMRA KUR KUJTOJ KOLEGJIN ZGJEDHOR.TE MOS HARROJME SE JANE TE RRETHUAR ME POLICE.NQS JEP VENDIM KUNDER LIGJIT NE MOREM TATEPJETEN.
Po kujt tja jepve ne 96n moj Lora, komunistave ??? Prape ata e kane ne dore ne fakt, si Saliu si Edi Rama me kompani, kelyshet e tyre jane. Derisa te ikin kta, nuk behet ktu.
Turp .10 her turp per shqiptaret , ti themi gjerat me emrin e tyre . Turp per rinin shqiptare dhe sidomos studentet . Nuk shikoni vall se c’po ndodhe neper bot por e keni mendjen vetem te bertisni per sali berishen me shemtuar sec bertisnin prindrit tuaj per enver hoxhen . [ ata e kane nje justifikim te pakten ] .Te dalesh sot ete tundesh flamujt e partis qe eshte ne qeveri [ kujdo qoft ajo ] ne kete periudh krisi , shkaterrimi , varferimi , mjerimi , humbje te cdo vlere njerzore , kjo eshte me e pakta qe mund te theme , CMENDURI . HAPNI SYTE DHE SHIKONI EDHE PAK ME LARG SE AIJO HUNDA JUAJ E QELBUR .
flamuret e pd i tund bathorja me kosovaret me ne krye pjeter mustakaqin
Edhe ky shkrim eshte ne vazhden e shkrimeve serjoze te Mero bazes,qe fshikullon padrejtesit e ketije shteti horr eshkuar horrave,por nuk shoh me entusiazmin e Meros,besimin e tije tek e verteta dhe kjo m’i pret gjunjet e me vjen te ulerij ne vesh te Allahut,(Nese eshte ne te vertete!)Tani nuk besoj me,me duket edhe k.zgjedhor i vjedhur,edhe nderkombetaret nuk po ma mbushin syrin,gati s’po i degjoj dote me.Ata vazhdojne te ruajne etiken,me keq nga ky TOPI yne,qe n’a i ka bere topin me kohe…Por ama,ne qofsha i gabuar me K.zgjedhor dhe ata do ta cojne ligjin ne vend,atehere atyre u takon tu behet nga nje bust bronxi te teteve,per se gjalli…
Retrospektiva historike e pershkuar me lart na tregon se i vetmi vend qe ka qene ne gjendje te ndale kohen ne vitin 90′ eshte vendi yne i dashur, Shqiperia!
Ju lutem mos fajesoni vetem Sali Berishen per kete! Sigurisht ai eshte kryarqitekti i kesaj katrahure qe sot quhet Shqiperi dhe qe eshte ne fakt nje komb i ndare ne dy kombe: ne kombin demokrat dhe ne kombin socialist! Nje here e nje kohe kishte edhe shqiptare! Tani ka vetem socialiste dhe demokrate!
Te pakten vetem keta jane ata qe kane peshe! Te paanshmit jane vete-asgjesuar ne verberine e tyre nihiliste!
Politikisht nuk ka alternative! E vetmja zgjidhje qe ofron Berisha eshte pushteti i tij i pakufizuar ose shkaterrimi i vendit! Ato dhjete vota te arta mund te jene prova e zjarrit per nje vend qe varet ne fije te perit!
Por a mundet nje gjykate prej tete vetash te zgjidhe nyjen gordiane qe ka lidhur ligsht fatin tone! Teorikisht mundet! Praktikisht do ta shohim! E vetmja gje per te cilen une jam i sigurte eshte se kete vend mund ta shpetojne tashme vetem te huajt! Nese ata do ti japin akoma oksigjen Berishes, ky vend do te jetoje edhe ca kohe i qete me shpresen se gjerat do te ndryshojne, por realisht ky vend do te vazhdoje te ece buze gremines!
Klasa jone politike ka treguar se nuk eshte absolutisht e afte te zgjidhe asnje problem, por perkundrazi prodhon vazhdimisht probleme “boshe”! Kjo ne Shqiperi quhet “te prodhosh politike”! Zgjidhja e Europes do te jete shume e lehte, nese ata duan qe gjerat te ndryshojne: ata duhet te urdherojne dhe jo te presin deri sa klasa jone politike te piqet! E keqja eshte se Europa leviz shume ngadale! E mira eshte se ata nuk kthehen kurre prapa!
eshte per te ardhur keq kur shikon se si po trajtohet opozita ne shqiperi ne vitin 2011 ,dhe jo nje opozite do si do,por shumica e popullit shqiptar,qe ne kushtet e zgjedhjeve normale eshte shume here me teper se gjith te liqte qe jan bere bashk duke mbledhur bythet tek njeri tjetri e duke e hequr si shumice,,eshte fatkeqesi komebtare kur shumices legjitime te nje populli i behet nje padrejtesi e tille dhe eshte e shtrenguar te presi , degjoje e kerkoje zgjidhje nga nje shpure legenash perendimore qe vijne marrin dietat i kepusin nga nje deklarate as mish as peshk duke shpresuar se Saliu do behet zemer mire,,eshte fatkeqesi kombetare kur nje padrejtesi e tille qe ndodhi diten me diell e ne sy te gjith shqiptareve te kaloje pa u ndeshkuar,,nuk e di ne cilin vend te botes do behej kjo qe u be ketu tek ne nga pushteti,dhe opozita te ishte ne pozite te mjere si kjo qe po na shikojne syt ne qe me thene te drejten i ka zene rrota bishtin me nje njeri qe i fton ne sherr dit per dite me qellimin me mire te digjet edhe nje here shqiperia,se sa mos te behet ajo qe i do qefi qerrata Saliut,,,Saliu gjithmon pret rastin si pune e budallait qe opozita te rembje armet e ai te dali e te thot me krenari e shikoni !!u kam then qe keta duan te marrin pushteti me force!!ai nuk e ka mnedjen fare tek pasojat dhe se c’fare do behet me pas,,njelloj si ai qerrexhiu qe i tha te zotiti te televizorit ne kohen e Enverit”po ta theva televizorin nuk i dua 10 leket e transportit”..eshte vertet per te ardhur keq qe opozita pranon me mire te poshterohet nga Saliu duke e ditur se per ta poshteruar ate shkaterrohet shqiperia!!,,,ndaj opozita duhet te anashkaloje deshiren e Saliut,duke ju pergjigjur me vendosmeri le te paguajne ca firma private qe presin dru ne pyll dhe te pregatisi vetem hunj kocimare,keto nuk hyne tek paisiet luftarake dhe nuk jan kundra ligjit,me nga nje hu ne krah le ti dalin ball ketij te cmenduri qe mendon vetem lufte,ndryshe!!!!te presin kur ta marri perendia qe ne raste te tilla ta sjell shpirtin ne maj te hundes.
Eh mor Hysni t’ju behet mesim socialisteve tani kjo qe po ju ben kafsha, se mendoj une se po i bine kokes me grushta tani kur kujtojne se kane ndaluar policine ta arrestoje ne 1998 e pra kjo eshte politika zoteri edhe Saliu s’ka brire po ka ditur t’ju marre zemren ketyre se jane frikacake prandaj. Tani eshte e vertete se ai ate po pret qe te filloje lufta dhe te dale si shpetimtar i Shqiperise kunder komunisteve, çfare tmerri po keta shkerdhatat e huaj ambasadat e tyre ne Tirane i kane pare fotografite qe ka bere kafsha me Enverin qe thote komunistet. Nuk e di si do ti shkoje puna Shqiperise, keta socialistet e lane shansin t’ju ike nga duart ne 98 kur nuk e arrestuan Saliun dhe kjo e perkthyer ndryshe do te thote “mire te te behet se kaq kapacitet dhe kaq bythe ke”. Ja po i shohim gjoja partneret e huaj, “miqte” e Shqiperise. Zoti e ruajte ate vend se per njerezit e gjalle ka marre fund.
e more vesh te fundit? bisha do privatizoj cdo gje ne shqiperi , domethen do ja shes argites dhe shkelzenit per nje euro. edhe pastaj behet apo sbehet mbret bisha. SIC E THE DHE TI , TURP PER SOCJALISTET QE SE FUTEN NE BURG QE NE 98 SALIUN. NQS DO E KISHIN BERE KETE SHQIPERIA SOT DO ISHTE SI KROACIA, MOS THEM ME MIRE.
shume e sakte!! Sa kohe do trembemi nga egersira Berisha, nen pretekstin “jemi me te moderuar ne” aty do e kemi peshqesh, si nje zombi qe edhe kur vdes njehere politikisht, ngrihet pas pak vjetesh me i etur per gjak se kurre. Sa per perendimoret dihet se “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Sa kohe Berisha do vazhodje te plotesoje kontratat e lidhura, do jete “partner, bashkebisedues”… Vetem se po dolen qindra mijera kunder tij s’kane c’bejne me as evropianet as amerikanet.. Pyetja eshte kush te dale dhe kush t’u prije????
Fati i keq i Shqiptareve ishte qe nuk fituan Republikanet Shtepine e Bardhe ne zgjedhjet e fundit. Demokratet e kane nxjerre nga lista e prioriteteve ballkanin, dhe kshuqe shtete si shqiperia nuk jane me pjese e nje kornize strategjike te US (qofte dhe per aq sa vlen).
Heqja e kesaj vemendje qe ngriti faktorin Shqiptar gjate administrates Clinton e Bush, po na le ne dore te politikave te ngushta qe s’arrijne te shohin pyllin po vec ndonje peme te izoluar.
Ambasadore te paperseritshem profesionalisht dhe intelektualisht, si Jeffrey dhe Withers kishin nje vleresim “cristal clear” se kush ishte sali berisha e sa dem ishte ai si per shqiperine dhe interesat e partnereve te shqiperise.
Ironikisht, heqja e vemendjes nen administraten Obama po i kushton shume shqiptareve, se revanshi i njerezve qe kane shkaterruar kete vend, ka fituar terren, dhe arbitri kesaj rradhe e ka mendjen tjeter ku.
FATI I KEQ I SHQIPTARVE ESHTE QE JAN QULLA MAMAJE DHE LENE NJE PLERE SI BERISHA TI TALLE DHE TORTUROJE PER 20 VJET
Te pershendes dhe te uroj per shkrimin por dhe per te tjerat qe do vazhosh te shkruash.Pune te paqme ben, shkruan gati cdo dite. Ke nje merite te madhe jo vetem per gazeten qe eshte dhe mbetet me e mira ,me aktualja por edhe per ato cka shkruan.Vazhdo keshtu dhe Bravo dhe te falemderoj fort.
fakt eshte se nanua kurr nuk i ka vjedhur zgjedhjet, kurse nderkombetaret nga cirrjet e saliut e akuzonin nanon per hajdut zgjedhjesh.saliu gjithmon i ka vjedhur zgjedhjet dhe te huajt e vleresojne per ndershmeri????????????.mos valle nanua nuk ishte kaq trim qe tu jepte prona te popullit ketyre sharlataneve e saliu eshte trim e nuk pyet per pronat tona per ta???????????? ndryshe nuk spjegohet mbeshtetja ndaj berishes????????????????????????
shum shkrim i bukur dhe e vertete
Z. MERO, vertet ushqen iluzionin se Kolegji do bej cudine ?!!! A nuk eshte i njejti Kolegj i 2009 -s, qe e rrezoi me arrogance ankimimin e PS? PD + Ristan + Kolegj = Shpresa vdes e para.
Pra loja ka mbaruar.
nuk beson merua tek kolegji zgjedhor sic nuk beson ti dhe une por merua po ju dergon nje mesazh atyre qe te ndergjegjsohen dhe te mendojne per shqiperine dhe jo per saline
Z.Ermiri ! Shpresa,jo vetem qe s’vdes e para,por ajo nuk vdes as e fundit!(Ne bibel thuhet se mbas vdekjes,do ngjallesh(!)… Ju thoni, loja ka mbaruar!kutu kam frike se ju kini te drejte,sepse Kur shoh Saliun te flas per ullit,(Dje u dha urdher t’i prisnin se i pat mbjelle qoftelargu!) dhe ku shoh Saliun te flas kaq qet per zgjedhjet e 2013,(Doemos te fituara prej tije)dhe lulushin e tije qe birbilon esber do te thote se kan marr ok. nga nderkomtaret dhe nga K.zgjedhor,prandaj opozita qe ka 70% te popullit harreme paste nese nuk do nxjerr edhe uje te zi ne kete vend qe udhehiqet nga nje grusht kerpushash qe ushqehen me gjak dhe hashash….
Disa detaje qe Europa i kuton, por nuk reagon ne kohen e duhur. Per manipulimin e rezultatit ne Tirane Berisha ka patur dhe ka kerkuar ndihmen e te gjithe botes se erret antishqiptare qe shohin te Berisha dhe Basha nje diamant te zi per keqinterpretimin nderkombetar te ceshtjes shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi. Pra, kush e ka sponsorizuar Berishen?!
1 – Serbia, Greqia me qarqet e tyre ultra nacionaliste
2 – Egersirat e Bujar Bukoshit, ketij pseudoshqiptari qe pasi nuk u be dikush ne Kosove po behet dikushi si antishqiptar. Disa figura te erreta te Bukoshit jane skalione ilegale ne mbrojtje te Sali Berishes si bodigard te rradhes se dyte.
3 – Bizneset e pista te Fazllic me bisnesmen te tjere serb qe Berisha u ka dhene dhe premtuar tu jape ende bianese, prona bregdetare, licenca energjie dhe cfaredo, ku familja Berisha eshte 50% aksioner.
4 – Shtetet e Konferences Islamike ne menyre indirekte kane financuar me miliona dollare si pjese e fushates apo si interesa per ta kthyer Tiranen si kryeqytetin myslyman ne qender te Europes. Nje vend i tille si Shqiperia e deklaruar tinez nga Berisha si vend me institucione pseudomoderne islamike eshte xhevair i botes arabe ne Europe, dhe nuk eshte e veshtire te kuptohet sesa kollaj ata japin miliona dollare per nje çapaçul si Berisha qe i thote lepe-peqe cdokujt qe i jepe leke, dhe goxha bile.
5 – Eshte krijuar nje konspiracion prej 15 vitesh per mbizoterimin e Shqiperise se Mesme dhe te jugut nga verioret, ku Sala do beje rolin e “Skenderbeut”
6 – Renia e Tiranes do shtrengonte Berishen nga faktori nderkombetar(jo nga Rama dhe opozita, se ata jane ne gjume prej 6 vitesh), qe te bente ndryshime nen mbikeqyrjen e tyre te ligjeve per zgjedhjet, dhe garantimin e votes si dicka te shenjte. Kjo eshte pika kulmore qe asnje faktor politik ne Shqiperi nuk e do. Rremuja e zgjedhjeve i sjelle politikes emer ne popull dhe mbijetese korrupsioni.
7 – Bashkia e Tiranes mund tu hape militanteve parazite te PD-se nje miniere punesimi, dhe sigurisht vjedhjeve te mepasshme me ane te taksave, projekteve, kompanive te tyre, etj. Kjo, do asfiksonte perfundimisht ekonomikisht edhe ata pak socialist qe punojne. Pa buke nuk behet me politike dhe nuk behen me kundershtime.
8 – Tirana i jep Sali Berishes justifikimin per manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme legjislative. Ai ka filluar qe tani te legjitimoj manipulimin e ardhshem duke deklaruar fitoren e koalicionit te tij me 140 mije vota me teper.
Qe te kesh zgjedhje te lira, duhet te kesh Shtet, President, Prokurori qe i ven hekurat kujtdo qe shkel ligjin, Gjykata te pavaura, numerim elektronik qe nxjerr rezultat te 3-4 ore. Ne keto 21 vite, nuk kemi ndertuar shtet por kemi ndertuar nje pseudoshtet qe ne fakt eshte shtet jodemokratik dhe fashist.
Si mundet qe disa shqipetare permendin akoma nanon kurnanoja ishte ne pushtet greku ku punoja me thoshte sa eshte nanoja she berisha ne krahun tjeter ter jeten hyzmeqare dotju kemi
Udheheqsi yne i shquar s’eshte pa shoke. Ka vellain Ghedaf ne Libi.
Mero te falenderoj per shkrimin kuptimplote dhe interpretimin e shkelqyer te fakteve. Keto nuk jane shkrime apo copeza kujtimesh e faktesh. Keto jane fakte historike te shkruara ne menyren me racionale dhe interpretative ku logjika racionale, shpirti patriotik dhe demokrat lufton boten e demoneve te tipit Sali Berisha qe po e raskapit kete popull te pafat. Cdo shkrim i juaj do te mbahet mend nga ata qe i lexojne drejt. Kjo eshte historia e dhimbshme e popullit shqiptar. Ju nuk po i sherbeni partive por popullit dhe kombit shqiptar ne teresi. Ju jeni luftetar i se drejtes dhe meritoni respektin e plote te njerezve te ndershem dhe atdhedashes. Te pershendes me respekt.
Aliko
Qe po ky kolegj qe ne 2009en nuk perfilli kerkesat e ligjshme te opozotareve per te par se c’behej me kutit e zgjedhesve-me voten e tyre.Un nuk kam piken e besimit tek “institucionet” e Shqiperis-jo te Shqiptareve
Te pergezoj per kontributin ne sherbim te lirise, por mendoj se jemi ende shume larg kemi ende shume rruge per te bere per tu larguar nga individi dhe per tu afruar te ligji.
shkurt e qarte shkatrimi i shqiperise ka vetem nje emer sali ram berisha. per sa i perket kolegjit zgjedhor un nuk kam pik shprese. e vetmja rruge per te rrezuar bishen jan revoltat popullore. O MERO UN E DI QE DHE TI VETE SKE BESIM TEK KOLEGJI ZGJEDHOR , POR TI PO JU DERGON NJE MESAZH ATYRE QE TA KUPTOJNE QE JAN TE VEZHGUAR NGA PERENDIMI DHE QE SHQIPERIA VARET NGA ATA.
Ore lerini llafet dhe dilni ne shesh sic po bene Spanja, Greqia. Mos prisni gje nga Kolegji. Qofsha i gabuar por sec kam nje parandjenje te keqe……..
z.Mero vazhdo keshtu je njeshi po malikeria dhe trashesia e nje pjese te tiranseve,nuk kuptojne duhen vite te kuptojne sec ndoth .te tille ke dhe ne Kolegj prandaj ne smbajme me shprese. Ate deputetin austriak cojeni te Jozi per dark,.Mjere ne sa te trash qe jemi .ne emrin e demoracise cfare nuk behet.dhe nje emer ka per te keqen e ketij kombi.Sali,argita shkelzen legenetj ……Berisha nuk shporet fara e keqe e ketij kombi bashke me pjellen e vet.pastaj cfare pret nga kolegji? shifi perberjen si ajo Pranvera e KQZ jane qe dine te ulen ne tavoline dhe sdine te cohen se kane qene morte di fame tere jeten.harram ta kene dhe keta te kolegjit SHqiperia ka mar fund………….
Dr. TyyyyRyyyyyRyyyy-ja edhe kur te vdesi e don “litarin jashte”. Dhe ne do vazdhojem te jetojme te lumtur nen demokraci.
Hahahahahaha!1SALA edhe ne arkivol n kur te jete do te kerkoje te jete ne pushtet . Mos u lodhni kot .
Ne protstat e opozites moren pjese me mijra qytetare , madje 4 prej tyre e dhe u vrane.
Sali Berisha nuk e degjoje kurr zerin ne ketyre qytetareve.
Me 14 maje nuk doli asnje qytetare te thote se kam ngaterruar kuti the dua te me degjohet zeri im.
E gjith kjo zallamahi qe ndodhi ne ”Koqe Ze” eshte nje shfaqje e shemtuar .
Ej, ka mentur ndonje vend, gazete, web, agjensi ku mund te lexosh lajme te pa “luciduara” nga pusht-sala?
ne jemi nje popull i çuditshem. Kur lexoj artikuj dhe komente e kuptoj se jemi shume te zgjuar dhe kur lexon artikujt e meros edhe ato qe si ke te qarta i qarteson. po si e durojme ne Salen me gjithe keto te keqija kur ai eshte dhunus i fjales se lire, vrases i koruptuar .Si e ulem koken para diktatures komuniste per 50 vjet u burgosem u vrame po si nukdoli nje kamikaz dhe atehere dhe tani apo jemi te destinuar te ulim koken dhe te presi pafundesisht sa te vdesin nga zoti keqberesit e ketij populli te çuditshem
.
Sykalter, mos shkruaj me se ma kepute shpirtin!
Sala i ka bere mire llogarite por nuk i doli tamam se votat i numruan NDERKOMBTARET.Atehere ky vuni ne veprim planin B .Ky plan i pa njohur ishte te numronte votat e trafikuara ne bodrumet e KQZse.NJI muaj para votimeve me tha nji mik nga Peqini se Tiranen e Durrsin i kemi te sigurta dhe ne qoftq se ndodh ndnji cudi do te vihet ne veprim plani B.Me gjithese sollen me qindra nga Italia e Greqia,dhe diten e votimit i sollen me makina ushtarake nga Burreli, Lezha e rrethet tjera perseri nuk u doli llogaria qe kishin bere dhe u desh diten per diell te vjedhin votat me RISTANIN.
kot sa grime sallate ne qytetaret e ndershem te shqiperise me kete plehren sali .ai harron se shqiperise ne momentet me te veshtira te historise ,nuk i kane munguar avni rustemet.
harron ky plehra sali se kur i jane dashur shqiperise avni rusteme gjithmone i kane dale zot atdheut.
Z-Baze dhe lexuesve të gayetës kombtare “TEMA” Nga komentet, simbas mendimit tim dalin d përfundime:
-Së pari: Kofiçienti intelektual i Shqipëtarëve është optimal.
-Së dyti: Se këtij kofiçienti progesiv të popullit nuk i përgjigjet udhëheqja.
-Së treti: Se Së bashku me Shitsin e kombit nga sllavi Sali janë bashkuar dhe një pjes e llymit Kosovar, me
siguri agjent të Sërbëve, sidomos Bukoshistët, të cilët tiranin Sllav të Vuçitolit e quajnë Skënder be. Sa ndot!
– As një shpres te Evropa konservatore, injoruesja historike e Shqipëtarëve, Shpres tek qarqet përmaritare
Amerikne, dhe plotësisht shpres tek uniteti i popullit pa dallime partiake, i cili me dru të heq vrasësin permanet të Shqipëris, ndrzshe nuk do ketë qzqe të na qajë. Mero mos u ndal!
xhemilo nga komenti jot del ky perfundim
1 ti je komunist ose ke pase babin komunist
2 leji kosovaret ne hall te vet se ti je malok per vete mesa shof une nga dialekti jot.
3 mos komento me kur je i dehur se le nom
Or, Tëj mëjk!. Së pari: Unë shprehjen malok nuk e kam në fjalor, por malësor për të cilët çohem në këmbë se janë fisnik dhe nderojnë gjenezën shqipëtare, pra unë nuk e kam përdorë këtë shprehje, pse u nxitove.
E dyta: Në ç,do krahinë dialektikisht ka dhe armiq kombi, por ata janë në pakic, por shum dëm prurës.
Së treti: Të them të drejtën nuk pi. Po këtej e tutje kur shkruaj përballë të marrëve do dehem se populli thotë një perlë: “I marri i hap rrugën të dehurit”.(Shaka)
Së katërti: Kemi rreth 20 vjet që kushdo që atakon Tiranin, djegësin e Shqipëris akuzohet për komunist. Mirë! po të djathtët si Mero Baze, shkrimtari i mirëfillt Agim Amiti ish i burgosur politik, dhe dhjetra të tjerë që akuzojnë Tiranin e Viçitolit për anti kombtar komunistë janë?.
-Për atë që më thua komunist, më vjen me qeshë se edhe një fillestar në filozofi do dinte se jo vetëm në Shqipëri, por as në një vëntë nuk ka patur komunistë e për rrjedhojë Komunizmë, por parti që luftonin për idealet e komunizmit, si dhe sistemet socialiste si periudha e ndërmjeme midis kapitalizmit dhe komunizmit i cili do vinte kur gjith bota do kiberntizohesh dhe njeriu do arrinte shkallën e ndërgjegjjes shoqërore që “Do punonte simbas mundësis dhe do shpërblehesh simbas nevojës”. Të tjerat me siguri i shpjegon vetë për deri sa më njohe që isha komunist. Me që e ke qejf po e pranoj se jam komunist, bile antar i organizatës së Luminantëve krijuar në vitin 1776 dhe kam ndjekur këtë trajektore: Kam marrë pjes më revolucionin Frances si mik i Robespierit, më von në revolucionin bolshevik 1917 me Leninin e me radhë me Stalinin, Enverin Mao Ce Dunin dhe tani Me Marksist Leninistin e math Pas ardhësin e Skënder Beut shokun Sali.
Me gjith atë unë kam shkruar me emrin real. Prezantohu dh po të duash komunikojmë si miq sepse ke treguar kultur që nuk ke ofenduar. Të respektoj për mendimin ndryshe dhe sidoqoftë do jem më i kujdesëshm të mos krijoj keq kuptime. Me respekt Xhemil “Dukati”
e shikon pra i nderuar z. xhemil, tek pika e para duhet te korrigjosh dicka, “koeficenti intelektual i pothuajse gjithe shqipetareve eshte optimal, por me dhimbje duhet pranuar se ka edhe perjashtime”, thjesht qe te mos tja heqesh te drejten e existences disave!! respekt per ju!
Ishte nje mbret i quajtur Hediala .
Ai mbret kishte qejf qe ti tallte dhe tiposhteronte te mencurit e vendit te tij.
Dikujt i bente pyetje te cuditshme, dikujt i jepte te hante
zjarr,dhe keshtu kur ai vendoste te therriste te urtin e rradhes njerezit vinin e degjonin dhe tmerroheshin
nga egersia e ketij mbreti gjakatar. Keshtu rradha i erdhi nje plaku te urte qe respektohej shume per
keshillat e tij.
Hediala i beri nje pyetje:
-Pa na thuaj o plak,kur nje gur rrokulliset brenda nje qypi,kush ben zhurme,qypi apo guri?
Plaku i urte u mendua dhe tha qe te dy benin zhurme.
-po kush ben me shume tingull, guri apo qypi?- tha mbreti.
Plaku u zu ngushte. Hediala filloi ta talle dhe ta trembe me denim kapital.”- He mo plak,qe te mbajtkan per
te mencur,nuk ditke me shume se nje gur dhe nje qyp…”.
Aty nga turma doli nje i cmendur dhe i thirri mbretit me sokellime:
-E gjej une o mbret,e gjej une… Te gjithwe i hapen rrugen te cmendurit qe i shkoi afer mbretit.
-Pa he-i tha mbreti me tallje ti qe dikerke me shume nga ky plaku .
I cmenduri hapi krahun fort dhe i dha mbretit nje shpulle te forte qe u degjua gjer ne fshatin fqinj .
Iu be flake mbretit faqja dhe te gjithe u shtangen,ndersa vetem i marri po qeshte vesh me vesh ;
-He o mbret Hediala,kush beri tingull,shpulla ime apo faqja jote,dhe kush kerciti me shume? Pergjigju
shpejt o mbret se e kam gati tjetren…
Morali:
Vetem nje i cmendur mund ti jape leksion nje satrapi te cmendur.
Shenim:
Perralla eshte afrikane e sjelle nga Amadou Hampate Ba,dhe mendoj qe Berishes i duhet treguar se
eshte rasti i duhur
Mero tashme je i bindur besoj se ndjehem mire kur lexoj analizat e Tua per politiken dhe gjendjen aktuale te vendit;por te kerkoj qe te me pergjigjesh:cilat jane shkaqet dhe shkaktaret qe kjo e keqe kaq e madhe me emrin S.Berisha e ka mberthyer pe gryke Shqiperine dhe cdo dite e me shume po e con ne grmine? Besoj se me te shumtit e shkaktareve te pakten jane nga e “majte” shpresoj ne mirkuptimin Tuaj!
O popull shqiptare anembane trojeve shqiptare ne ballkan e neper bote ku ndodhesh.
Sa per kulture e ironi te realitetit te sotem sketerr mes nesh, nga te hershmit e tirones dhe vecanarisht te poetit-bejtexhi tironas denbabaden Sefer Daja dua tju shkruaj e ta lexoni nder jete te jeteve duke ja pasuar brezave qe vijne keto super-poezi/bejte:
“* Katunar e kry parur qytetar ti zbohesh kurr, pa te rrjep 7-pale lekur *”
Pershtatja me gjuhen dhe llogjiken aktuale:-katundare me koke si simite, qytetar ti nuk behesh kurre, pa tu nderruar 7-pale lekure- (pra: 7-breza duhen per tu certifikuar qytetar: o malok, o katunar)
“* pri moli ntiron ke ardh na ke zon dhe ven, ftyren ma ke si kpuc e do me na dhon ene men *”
Pershtatja me gjuhen e llogjiken aktuale-prej malit ne tirane ke ardhur dhe ke zene toke, fytyren e ke si kepuce (sholle), dhe don te na japesh edhe mend- (pra: nga mali ne qytete e per me teper ne kryeqytet zbritet si pushtues e jo mbi bazen e ligjit mbi pronen dhe levizjen e lire, por si pushtues e hajdute te tokes e prones se qytetarit, per me teper qe dhe pamja dhe edukata ndryshojne gradualisht nder disa breza, e jo te dhunosh e te vjedhesh qytetarine e te japesh edhe mend e te komandosh me dhune mali). OK vllezer e motra: qytetare-katundare-malesore, keto jane rregullat e qytetarise dhe zhvillimit dhe jo si u be pas 1990/91…yxhym qyteteve ti kthejme apo ti bejme si katuni a si malsia. Vetem ne Shqiperi e ne trojet shqipfolese ne Ballkan ka ndodhur kjo baterdi kafsherore, prandaj jemi ketu ku jemi te fundit dhe me te padeshiruarit ne Europe e pse jo edhe me gjere, sa jo rralle na ofendojne deri dhe malazezet apo maqedonasit…SA TURP.
une tironc jom mer ti me emer te gjate po kur ske bythe ti me e mbrojt pronen tate mire ta kane bo. s bohet katunari qytetar. po pse mer grupi se pate fat ti e leve ne tirone mos na dole gjo me gjene speciale ti? po sikur te kishe pase fatin me le ne dukagjin apo ne tepelene ca do thoshe ti? tirona eshte bo shume mire qe eshte zmadhu se tirona do bohet qendra e gjithe shqipfolsve ne ballkan qender metropoli e zhvillume. po te kishte nejt tirona me 200000 banor sa ka pas do kishte dale nei qytet tjeter e ti do ishe prape ke shpia me qerpic mer miku.
Futja i pite me gjize shoku se ja ke fut kot, kur na e bere Tiranen qendren e Kultures, tirana 90 vite histori ka, madje ka qene nje fshat i rendomte, u be kryeqytet se ishte larg mocaleve te Durresit jo per historine e saj.