Një i mbetur sakat nga tragjedia e Gërdecit dërgoi dje një letër në Gjykatën e Lartë ku njoftonte se kishte tërhequr padinë ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Lajmi, i cili ka hutuar bile edhe avokatët e viktimës, është skaneri më i mirë i shansit që ka drejtësia në Shqipëri. Shumë njerëz, dje, të irrituar mund të kenë fyer viktimën pse është tërhequr. Të tjerë mund të jenë dëshpëruar nga pamundësia për të ndëshkuar një njeri më pushtet. Fatmir Mediu dhe avokatët e tij janë ndjerë të lehtësuar dhe nga ky pazar duke qenë se është një telash më pak për ta. Por disa milionë shqiptarë janë dëshpëruar jo për fatin personal të viktimës së sakatuar në Gërdec, dhe as për fatin e mirë të Fatmirit në këtë rast, por për fatin e tyre të zi, nëse do tu duhet të ngrenë ndonjë herë kokë për ndonjë padrejtësi që u ka bërë pushteti, deri në shkallët ekstreme siç është vrasja apo vjedhja. Qytetarët shqiptarë kanë vajtuar dje nënshtrimin përfundimtar të drejtësisë ndaj pushtetit edhe për gjërat më banale të mundshme siç është e drejta për tu kompensuar si viktimë e një tragjedie shkaktuar nga njerëzit e kryeministrit.
Në të vërtetë nëse gjykon arsyet se kush duhet të dënohej për Gërdecin dhe kush po gjykohet, është logjike që kjo çështje të mbyllet. Fatmir Mediu është përgjegjës, por jo fajtor për tragjedinë e Gërdecit. Tragjedia u shkaktua nga fakti se i biri i kryeministrit qëndronte pas grupit të biznesmenëve që merreshin me demontimin e armëve dhe nuk pyesnin për rregulla sigurie dhe jetën e njerëzve. Fatmir Mediu ka qenë thjesht njeriu që ka firmosur çfarë ka dashur i biri i kryeministrit. Për heshtjen e tij shembullore ai është shpërblyer nga kryeministri duke u rizgjedhur deputet dhe duke u ribërë Ministër. Për shkak të këtij shpërblimi dhe manovrave me gjykatën, fajtorët politikë të tragjedisë së Gërdecit nuk dolën para drejtësisë. Pjesa tjetër e gjyqit që vazhdon është një rutinë gjyqësore në kërkim të një fajtori që ka vdekur. Fatmir Mediu u mbrojt nga imuniteti politik që i dha Sali Berisha në shkëmbim të heshtjes. Në shkëmbim të heshtjes ai u riciklua në politikë dhe po pompohet dhe duke i shtuar vota në tavolinë vetëm që të ketë atë imunitet politik dhe për ca kohë. Atë që Berisha ja ka dhënë me kosto kaq të lartë për të, duke u përfshirë në gjithë raportet ndërkombëtare si shembull i mosndëshkueshmërisë së krimit, nuk mund t’ia hiqte një viktimë e sakatosur e kësaj tragjedie, me dy djem të rinj entuziastë si avokatë që mendojnë se kanë të drejtë të gjykojnë këdo që shkel ligjin. Edhe pse duket cinike, është e drejtë të themi se nuk mund të pretendojmë dinjitet nga një qytetar i mbetur sakat që mund të jetë keq dhe për bukën e gojës, kur nuk kemi dinjitet nga një Ministër që hesht për krimin e djalit të kryeministrit vetëm për një mandat deputeti dhe imunitet parlamentar, duke mbajtur mbi shpinë 26 të vdekur. Sali Berisha, që ka mundur të blejë heshtjen e Fatmir Mediut, as që e ka problem të sigurojë heshtjen e një qytetari të thjeshtë në nevojë, i cili me këtë rast mund të ketë zgjidhur disa halle të jetës së tij. Me siguri që nuk e kanë kërcënuar, dhe as e kanë terrorizuar të heshtë. I kanë zgjidhur ndonjë hall të tij privat dhe ai ka pranuar t’i bashkohet shumicës së heshtur të këtij vendi që ka filluar të durojë gjithçka.
Nën shembullin e heshtjes së ministrit, kundrejt imunitetit për të mos u gjykuar kurrë, dhe qytetarët e thjeshtë, ata që s’kanë shumë ideale në jetë, janë të gatshëm të shesin heshtjen e tyre. Atë e ka të vështirë ta shesë zonja Durda, të cilës ajo tragjedi i ka marrë djalin e saj të mitur, e kanë të vështirë ta falin shumë prindër si ajo që kanë ngelur pa fëmijë dhe shumë fëmijë që kanë ngelur pa prindër. Por të tjerët dhe mund të dorëzohen. Ne nuk mund t’i fajësojmë ata. Shkaku pse ata janë të dorëzuar është se shoqëria jonë është dorëzuar para krimit, përderisa njeriun që ka vrarë katër shqiptarë 4 muaj më parë dhe kanë lënë dhjetë fëmijë jetimë, mund ta ketë kryetar bashkie me vota të vjedhura pas disa muajsh. Shkaku pse ata janë dorëzuar është se shoqëria jonë duron ende si politikan njeriun që është shfaqur me zë dhe figurë para saj duke bërë pazare me miliona euro për xhepin e tij. Qytetarët e thjeshtë kanë humbur shpresat se drejtësia mund të vendoset në këtë vend, kur ata që kanë vjedhur dhe kanë vrarë, po sillen si elitë dhe viktimat si pjesë e poshtëruar e kësaj shoqërie. Ai qytetar i varfër dhe sakat i Gërdecit ka të drejtë të trembet kur e di mirë kush ishte pronari real i fabrikës që e masakroi dhe çfarë fuqie ka tani ai për të diktuar mbi drejtësinë. Ai qytetar është tërhequr nga e drejta e tij përballë krimit, pasi ka parë se të gjithë ne po dorëzohemi pak nga pak para regjimit. Mos e fajësoni atë njeri për atë që ka bërë. Bashkë me të, secili prej nesh, çdo orë, çdo ditë, çdo javë pranon një pjesë të poshtërimit që po i bëhet në këtë vend, po pranojmë gjykatësit që falin ata që vjedhin mbi 200 milionë euro, po durojmë ata që varrosin të gjallë deri në 26 vet, po pranojmë ata që vrasin me dorë të tyre 4 vetë në bulevard, dhe ata që numërojnë milionat e vjedhura para syve tanë. Kur ne të gjithë bashkë falim kaq shumë për asgjë, s’kemi pse fajësojmë një njeri të gjorë që ka falur një padrejtësi për diçka që ndoshta i nevojitet për të mbijetuar. Gjesti i tij është akuza më e madhe për pushtetin, akuza më e madhe për regjimin dhe drejtësinë farsë në këtë vend. Nënshtrimi i viktimës para fajtorit në një shoqëri të lirë, është një kambanë alarmi se liria ka vdekur dhe e drejta është viktima e parë e këtij regjimi. Dorëzimi i një prej viktimave të Gërdecit, është shenja se shoqëria ka nisur të bëjë pazar me të keqen dhe në këtë pazar dihet që fiton gjithmonë e keqja.
E ke shkruar bukur o Mero vertet, ashtu sic ke shkruar gjithe kete kohe, por me duket se te gjitha gjerat tek ne ne Shqiperi jane bere si puna e shkrimevete Rilindasve qe shkruanin per te cuar hov popullin po ngriheshin hov vetem vet se populli ishte mire nen thundren e atyre qe e shtypnin.
Kjo eshte e tmerrshme! Keq per ata qe terhiqen nga kjo beteje se ndjehen shume te dobet, te pafuqishem ndaj ligjit ne shqiperi dhe ju mjaftojne ato para qe ju japin per tu mbyllur gojen. Por mos harroni: me e tmerrshme eshte per ata qe sot ju duket se ja hodhen lumit, e kalun dhe ket rradhe si shume te tjera, por gjithe jeten do i ndjekin endrrat me kufoma. Hijet e njerzve te zbathur qe i gjemuan bukes s’gojes.Ah me njerez! Po c’njerez? Ku do t’ju shkoj shpirti.
O DREJTESI KU JE ?
Pa nje shtet ligjor ,ku te veproje ligji njelloj mbi te gjithe,pa shkuljen nga rrenjet e kesaj politike mafioze gangstere korruptive kriminale, e ketyre hijenave qe po na shtypin dhe vrasin perdite, nuk mund te kemi apo te pretendojme per shtet demokratik ne shqiperi.perkundrazi do te kemi nje shtet si ne meksise ku ligjin e ben mafia. Zoti na ruajt nga keto njerez . PA PROTESTA TE VAZHDUESHME , NUK MUND TE ARRIHET KJO GJE NE SHQIPERI .Vetem nese do te nderhynte SHBA E BE do te arrihej SHTETI DEMOKRATIK tek Ne,por ato nuk po i han meraku shume per NE. Prandaj i ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA, skemi rruge tjeter.
Eh mor njerez ketu duhet nje revolucion i vertete te ndryshoje ky vend, 1: Te zhduket Saliu, 2: Te reformohet PD, 3: Te iki Ilir Meta, fati LSI nuk dihet, 5: PDIU te dale jashte loje Parti mafioze, 6: Te pastrohet PS nga LLumi dhe atje ka llume plote, pastaj nje revolucion i vertete ne drejtesi, krijimi i nje shteti modern dhe nje administrate moderne, te tjerat pastaj jane te thieshta, sesi do arrijme deri atje, shume, shume e veshtire, por shpresa vdes e fundit, le te shpresojme.
Search38: Te mbeshtese per c’far the, por nqs Shqiptaret nuk dalin ne rruge me protestat te fuqishme, atehere harrojeni ndryshimin. Per rreformat qe parashtrove per rreformim te pergjithshem jane te veshtira. Hapi i pare qe duhet te bejne Shqiptaret eshte rrezimi i qeverise Berishjane, dhe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakoshme me nje qeveri teknike.
Kurre me, o shqiptere. Thirrini ndergjegjes kombetare. Kurre me…..
Mero, jam shume dakord me ty ! Ajo qe thua eshte shume reale dhe prezente ! Te pershendes !
Shikoni me kujdes fytyren e shperfytyruar te Saliut.
Vetem me nje fjale mund te pershkruash ate qe lexon: Panik dhe tmerr! Eshte tiger,por prej kartoni pak te forte Ajo qe po grumbullohet tek shqipetaret kudo qe jane , do ta fshije nje dite dhe kjo dite nuk do te jete e larget Kujdes,ai nuk iken pa viktima dhe keta do jene Ilir Meta me kompani Fatmir republika eshte cope mishi pa tru!
Heshtja e viktimave eshte nje akuze therrese per pushtetin dhe drejtesine.
Kane bere shune zullume. Nuk do te mund te mbrohen me.
Do ta paguajne…nuk mund te ndodhe ndryshe.
Baze, ti ke bere shume per kauzen e opozites, dhe patjeter je pjese e nje pakice tejet te vogel qe ka ngritur zerin pa komromis mbi te verteten, duke paguar dhe kostot e heshtjes se shumices.
Thene kete, duhen sjelle ne vemendje disa gjera per “heshtjen e shumices”:
Shumica ne Shqiperi hesht, sepse lideri i opozites nuk i qendron angazhimeve.
Hesht, sepse sheh kauzat e veta te lena ne mes te rruges.
Hesht, sepse ndryshe nga lidershipi, askush nuk mendon qe ka zgjidhje per kete vend duke i shtyre ditet kesaj qeverie.
Kurse lidershipi i opozites, edhe pse here pas here ngre akuza te renda ndaj qeverise, cudit te gjithe me kthesat 180grade, duke bere thirrje per “faqe te re bashkpunimi” me qeverine, sic beri dhe 10 dite me pare, nderkohe qe te gjithe po prisnin te conte para voten politike qe kerkoi dhe morri.
Mjafton te shihet ky forum, i gazetes tema, ku shumica derrmuese jane opozitare, dhe cdo dite e me shume jane me te zhgenjyer nga lidershipi.
Ekuacioni eshte i thjeshte: shumica e shqiptareve e votoi opoziten. Nqs opozita s’di te vije ne pushtet as kur e votojne ateher ka problem lidershipi, jo heshtja e shumices. Aq me shume kur lidershipi i opozites po ben identik te njejta gabime.
Sot si ne 2009en u votua opozita, KQZ shkeli ligjin per te favorizuar maxhorancen, Kolegji legjitimoi Kqz-ne, palet e treta thane njihni vendimin e kolegjit.
Atehere, kush e pengoi liderin e opozites kesaj rradhe tu qendronte “garancive” qe kerkoi e leshoi per dy jave, e te mos futej ne zgjedhje me kete Ristan minimalisht (e sa e sa leshime te tjera qe s’ka vend ketu per ti renditur”).
Sot, te gjithe pushtetet po i nenshtrohen kesaj qeverie, pasi shohin anemine e opozites.
Cfare pret Edi nga vendimi i kolegjit, kur Edi vete nji jave para foli per “klime te re” politike. Kush eshte ai budalla gjyqtar e ofiqar, qe pasi degjon kete bekim te Rames per mandatin e qeverise, te marri vendim kunder interesave te qeverise.
Prandaj shkurt, lidershipi i opozites duhet pike se pari te mos njohi parlamentin, pasi maxhoranca parlamentare eshte ilegjitime ne mandate, dhe ka marre ne mbrojte tere krimet e kesaj qeverie.
Mos njohja e parlamentit duhet te jete perfundimtare, ndryshe do kthehet ne nje teater bajat si heren e kaluar.
Pasi te beje kaq gje minimale, opozita le ti ktheje syte nga shumica qe e votoi, dhe te shohi a eshte akoma kjo shumice e heshtur.
Njeri, jam plotesisht dakort me mendimin tend. E kam thene edhe here te tjera> Nuk mund te jete kryeopozitar nje njeri qe ka 11 vjet qer menaxhon miliardat e Bashkise se Tiranes. Personalisht nuk kam asgje me Edi Ramen, por me te Kryetar te Opozites, Sala do te rrije ne pushtet sa ti doje qejfi. Nuk e kuptoj pse Mero Baze, i vetmi gazetar qe po i mban njerezit sycele, nuk po fillon te analizoje problemet e lidershipit te Opozites se me Edin mendoj nuk mund te shkohet gjekundi. Edin dhe shume te tjere si ai qe kane mbi 10 vjet ne pushtet (pushtet nuk quhet vetem qeveria qendrore) Sala i ka fut ne xhep te vogel dhe spara i behet vone nga keto lloj opozitash
Njeriu që ka kërkuar dënime nëpër të gjitha kohërat e jetës së tij është Sali Barisha.
Ai ka kërkuar varje në litar gjatë regjimit komunist, ai ka kërkuar vrasjen e Remzi Hoxhës, ai ka kërkuar vrasjen deputetit socialist Xhindi, ai ka kërkuar vrasjet e demonstruesëve paqësorë, ai çdo ditë kërkon dënimin e personaliteteve të mbetura të regjimit komunist, ai e ka dënuar Fatos Nanon ( në fund vet minaku me mjekërr iu ka futur në gji despotit ) , ai ka dënuar Nexhmie Hoxhën dhe Ramiz Alinë. Pjella e tij vrau 26 shqiptarë të Gërdecit.
Ai plaqkiti popullin me firmat piramidale dhe më pas i vrau për të mos i kërkuar paratë e futura në ato firma të mallkuara. Ai e plaçkiti popullin, i çelën depot, e bëri Shqipërinë pluhur e hi. Emri i Sali Berishes lakohet në të gjitha këto anomali.
Dhe sot, ky njeri vjedh dhe ka pushtet, ky njeri vret dhe ka pushtet, ky njeri kapë çdo institucion sepse është i gjithëpushtetshëm, ky njeri luan me 7.000.000 shqiptarë sepse i japin pushtet. Dikush nga opozita thotë se ne do të ndjekim rrugën ligjore. Po cilin ligj, o i humbur në hapësirë, do të ndjekësh?! Ligjin e bën Sala , e sheh se si Bashkinë tënde e vulosi Lalakrosi!!!
Fjalorin më banal nga të gjithë liderët apo burrështetasit e rruzullit e ka Sali Berisha!
Nganjëherë më thotë mendja që mos të lexoj as mos të shkruaj për Shqipërinë dhe shqiptarët, por kur mendoj se idealistët dhanë jetërat e tyre për të jetuar njerëzisht e jo barbarisht ( ashtu siç e ka krijuar gjëndjen Sali Tropoja ), përsëri mundohem t’iu them shqiptarëve se ky njeri është tragjedia e juaj, pra tragjedia e kombit.
Sa pak intelektual kemi qe na japin kurajo dhe shprese ne rrugen e demokracis,qe po luftojn me guxim kunder te keqes.Te till jane akademiku R.Qose nga kosova,zoti Baze e nje grup miqesh rreth tij.Sa shume jan bere ata te tjeret.Mendoni se ata nuk e kuptojn qe po veprojne gabim,jo ata me ndergjegjen e tyre e bejne kete nga frika dhe paraja e perse te mos ta bente nje sakat
Po bej copy-paste komentin tim kete mbasdite te shkrimi per kete teme:
Epirioti thotë:
6 Qershor, 2011 më 5:42 pm Eh mor Zyber vllai! Nuk te paragjykoj dot se duhet te kishe lexuar shume libra dhe te njihje shume mire Shqiperine, per ta kuptuar qe nuk po akuzoje nje individ cfaredo, por po i beje nje sherbim te madh kombit. Nuk te gjykoj dot edhe pse e di se ke pranuar ato leke te qelbura qe te jane ofruar ne kembim te heshtjes. Ndoshta edhe shume te tjere do thyheshin si puna jote. Monstruoziteti i kesaj klase politike po nenshtron gjykates e jo me ty. Me ben cudi si nuk ke pasur asistence, te pakten nga PS-ja, si pale e interesuar politikisht per perfitim elektoral. Shpresoj te pakten ta kesh shitur bythen shtrenjte dhe jo 5 leke si ato qe ju dhane per te votuar Fatmir Mediun me 2009 ne Gerdec.
Z. MERO, mendoj se heshtja vjen si pasoje e ndjenjes, e cila nga urrejte, eshte kthyer ne neveri, ndaj padrejtesise,demagogjise dhe hipokrizise ekstreme.
Si mund te flasesh kur sheh nje fotografi me nje specie te klonuar 5 here ?!
Terheqja e padise se ketij sakati eshte nje lajm teper pesimist per nje vend qe quhet “demokratik”. Eshte e qarte se ky shet ka marre treajtene fashizmit. Mendoj se ky sakti e ka terhequr padine ose nga pesimizmi se do te marre drejtesi ose se mund te jete shatazhuar. Kur njerzit vriten me 21 janar ne prani te kamerave dhe kerkush nuk denohet, kjo dmth se drejtesia ka vdekur
Vetem e verteta nuk blihet , kete e di dhe Mediu dhe Saliu .
Shkrua mero shkrua se do ta gjesh edhe ti qenin e ngordhur. Mero vella eshte e thjeshte saliu e korrupsioni aty jane edhe nja 30vjet. Revolucionin e bejne fshataret si puna ime qemoti po jo sot se jemi bere dobicer edhe ne e mesuam ne 97 qe edhe keta mengjot (ps) jane me hajduter se keta te saliut. Pra revolucion ne fshataret sbejme keta qytetaret e ps I hane mun saliu keshtu qe a+b=saliu deri ne 2021 se ateherw do vdese merhumi.
Hallall. Po ku dime ne qytetaret e Tirones te bejme revolucion kunder Saliut. Nga ju presim…
Kam vetem dy fjale! Bravo baze!!
Mero Baze uroj qe nje dite te te kthehen te gjitha padrejtesite qe te jane bere gjithe keto vite..Urime im per shkrimin tend..
Te ngrihet populli dhe te vendosi per nje vit Monarkine.
Zyberi nuk eshte paguar asnje lek e asnje kacidhe. Ai ka pasur nje takim me Kac Islamin, i cili i tha se ka biseduar me Gim Neshon, se ky ka nje mik, nje fare Rexhep Mejdanin, se ky Rexhepi ka fol me gruan e Fatmir Mediut se ajo vete do bisedoje me SRam Berishen qe ky me miratim te Lirkes se Sales te hyje mik tek Taci i Oilit qe ky i fundit ti jape pune per kusheriren e djalit te vajzes se halles se Zyberit.
Dhe Zyberi terhoqi padine, se helbete, u fut ne rrethin e miqve te Kac Islamit. Ik o Zyber, se paske qene nje trap trapi qe as zoti nuk do te fale. Nuk ka per te gjetur shpirti rehat ne jete te jeteve.
CDo levizje nderkombetare e Berishes eshte per te larguar presionin e opozites deri sa te fashitet zemerimi ndaj vjedhjes se zgjedhjeve! Duhet FOKUSUAR VEMENDJA TE RREZIMI I KLANIT QEVERITAR dhe pike!
Mero ke te drejte jemi futur ne nje spirale qe me duket e veshtire te dalim dhe kjo opozite nuk jep asnje shprese, i rendon shume 8-vjecari ne pushtet, pavaresisht se populli e votoi sepse pozita eshte ne skleroze totale.
Popull i tredhur,500 vjet e trodhi turqia,50 vjet e trodhi Enveri e tani nuk dihet sa gjate do tallet me tredhaket i tredhuri i Enverit;Sali!
Z.Baze.Para disa ditesh ju kisha kerkuar mendim perdisa probleme qe shkonin kunder rrjedhes dhe qe rrezikonin demokracine ne vendin tone.Ne shkrimin e sotem i kam marre te gjitha pergjigjet qe prisja nga Ju.Faleminderit.
Mos gjykoni Edi Ramen,kete mafie qe ka mberthyer per fyti kete vend (tamam si mafia siciliane) nuk ka perendi qe e shkallmon.Kjo e keqe e madhe me emrin Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta,Shpetim Idrizi,Kastriot Islami,Andis Harasani etj……..jane mallkim per kete vend te varfer e te lodhur.Per sa kohe vetdeklarohen ”politikane” kate pacavure te tilla qe u bene milardiere pa asnje merite ne aq pak vite kjo gjendje pritej dhe nuk eshte aspak faji i Edi Rames qe ben mire qe nuk hyne ne pazaret e ketij llumi.
a mos eshte me e udhes qe te gjithe te heshtin? Le te flase vetem Saliu!!!
Z Baze sjam dakort me ju.Skeni pse e justifikoni Mediun e nje fare mase e shfaqeson.Mediu per firmen qe ka vene se ka vene keshtu ne ajer kot.Dicka ka marre kuptohet behet fjale per miliona.Ndaj mediu eshte bashkefajtor me shume te tjere aty e per kete duhet te denohet.E kuptoj edhe qytetarin Zyberi deri ne nje fare mase.Por nuk kuptoj keta te PS qe ketij qytetari nuk i kane afruar asistence juridike se per ate ka pasur nevoje qe te vashdonte dri ne fund luften e tij ndaj ketij maskarai sic eshte Mediu.
Tribuna politike e Saliut,po me ngjane perdite e me shume me ate tribunen e partizaneve ne festat e Brigadave,ku ne tribune deshen te hypnin te gjithe ,pamvarsisht kontributit ndaj levizjes Nac/Clirimtare ne dobi te vendit.Ata qe ngelen poshte tribunes,ose jane kaqole kokpalare,zhulaq dhe varfanjak,ose jane kundershtare te regjimit autokratik te Saliut.Sa “partizane” munde te mbaje tribuna e Saliut!?Ado te vjedhim dhe komprementohemi te gjithe nga ky sistem klienelist dhe klanor!?Ne funde te fundit,do behemi ndonjehere qytetare te Europes Perindimore,apo do terhiqemi zvarre nga nje mashtrues dhe paranojak si Sali Berisha!?A mbajne kolonat e ndertuar mbi mafiozlleqe,popullin vanitoz dhe kokulur shqiptare!?Kush do te paguaj,kur ngrehina te shembet dhe te marri pas shqiptare te pafajshem!?
Z. Baze,ne çdo shkrim je i sakt. Ah, sikur te kishim edhe ne ne Kosove nje te tillë.
Bashkohem me analizën e z. Baze, si gjithnjë e mprehtë dhe e rrjedhshme, po kështu bashkohem edhe me shumë nga parafolësit. Por mendoj se ka tre arsye madhore, përmbi të gjitha arsyet e shtjelluara më lart, për situatën e krijuar në vend: 1. Regjimi kapitalist, në të cilin maksimalizimi i fitimit kthehet në qëllimin kryesor të njeriut është tashmë një realitet i shumëpritur po i hidhur në vendin tonë; 2. Niveli i ulët i kulturës demokratike në vend; 3. Ekonomia dhe financat e dobëta, të cilat nuk premtojnë për politika sociale që zbusin varfërinë dhe rrisin ndërgjegjësimin qytetar. Kuptohet se përmbysja e realiteteve të mësipërme është me probabilitet po aq të ulët sa fitorja e Bashës në fletët e rinumëruara. Ndaj durim! Shpresojmë për një Shqipëri më të mirë për brezat që do të vijnë…
mero ti je tmerri i baraktarit i njeriut me antishqipta qe ka qeverisur kete vend terheqia e viktimes eshte normale perpara kulunise se uqerve te egersuar te ishe agjenteve te UDB saliut, jozefina dhe kompanise tyre fajtore eshte opzita ,intelektualet shqiptar qe e lane te arrije ne kete gjendje shqiperia zgjidhja do te vije vetem nga nje AVNI RUSTEMI w2 qe do te dali kjo eshte shpresa e shqiptarise.
Ne nje shtete(nqs quhet shtet akoma)ku e drejta e njeriut nuk ekziston sepse po behet ashtu si i intereson saliut me shoke ku dhe votat qe duhet te ishin gjeja me e lire qe ekziston saliu po i ndryshon si do dhe me Mediun e kompani vrau e shoi nje krahine te ttere dhe pergjegjes asnje duhet nje rrevolucion per ti hedhur ne kosh te plerave Berish~Meta~Mediu~basha~topalli etj etj se perndryshe mbas pak shqipetaret do jene te ngujuar te gjithe!Zgjohu o popull!!!
Ky eshte populli yne. Me mire i ngopur me djallin se barkthate me engjellin.E vetmja shprese qe sundimtareve tu vije keq per ne, raja-ne……… Shume respekt z. Mero Baze.
jemi te pafuqishem perballe nje pushteti te kelysheve te Enver Hoxhes,mos te mendojme qe mund te beje gje populli,me 21 janar u pa se cfare eshte ne gjendje te beje ky pushtetdhe ne populli i varfer nuk kemi mundesiqete veme jetet tona perballe kesaj makinerie vrasese,ajo qeduhet te shpresojme eshte qe pushteti te shembet nga pesha e tij,duhet me patjeter te dale nje grup i deputeteve te djathte kundra kjo do ishte zgjidhja me e mire,temos harrojme se deputetet ePDse jane me kompakt se te PS,po e perseris edhe njehere populli i gjore nuk mund te beje asgje,jemi fatkeqe qe nuk mund te perballemi me kete pushtet,murit me koke nuk i bihet,edhe lideret e PS per fat te keq jane te fregmentuar,kjo shihet qarte qe dy nga keta shkojne e votojne ne parlament ku ne te vertete u duhet qe ti vene flaken parlamentit po ashtu edhe komisioneret ne KQZ,ato duhet tu vinin flakenkutive te manipuluara.Z.Mero Baze nuk ke fuqi qe tu kundervihesh ketyre edhe nje emision qe beje ne TVta hoqen,ti je viktimame e drejtperdrejte popullin duan ta ushqejne me maskaralleqet qe bejne sepse ashte akoma nen efektin e pushtetit te dikatatorit dhe kete ne e kemi peshqesh nga Ramiz A lia qe zgjodhi keta pasardhes qe po i vene flaken shqiperise,ne nuk kemi fuqi te japim jetet tona sepse te jesh i sigurt qe edhe nese bejme revolucion prape do vijne ne pushtet kelyshet e diktatorit sepse ENVERI ka lene me mijera te tille,edhe nje president qe kemi i mbyllet goja me zullumet e tijasepse TOPI merr 500 mije euro vetem per te emeruar nje gjyqtar prandaj une propozoj qe populli tu rrije sa me larg ketyre politikaneve te babezitur keta nuk do te ndalen para asnje gjeje,ne vetem duhet te jemi te vemendeshem qe te rrijme sa me larg,nuk kemi gje ne dore vetem jetet tona keta te marin edhe jeten,jemi vetem fatkeqe………
Mero, Une te pershendes me nje kenge te Tina Turner,
You’re ” Simply the best ”
shume Respekt
Ju Vasil thoni qe ne pushtet do te vijne vetem ‘klyshet’ e Hoxhes dhe se populli duhet t’u qendroje larg politikaneve (politikes). Sikur te gjithe te ishin kaq fataliste sa ju, si do t’i shkonte halli ketij vendi???
E nderuar “Tema” Po ju dergoj nje poezi ne forme komenti derguar tek simotra juaj ne SHBA ” Kritika” per analizen ” Fillimi i fundit te despotit Berisha”
Postuar nga j.pani
04-06-2011 – 08:43:20 –
KUSH ËSHTË XHAXHI SALI
Ta njohin të vegjël e të mëdhenj
Kush na erdh prej Viçidoli
fshehur në lëkurë ariu,
na tremb ëndrrat si gogoli?
Ai është xhaxhi Saliu.
Plagë u rrit e u mahis
si çiban i keq na mbiu,
barrë e kemi në kurriz,
ja, ky është xhaxhi Saliu.
Kush na thotë darkë e mëngjes
kumbulla që s’i ha njeri,
e na tremb dhe kur buzqesh?
Ky na është xhaxhi Sali.
Kush na vrau e na gënjeu,
kush e veshi popullin zi,
krimet që s’i tret as dheu?
I ka bërë xhaxhi Sali.
Kush centrale bërthamore
do të ngrejë në Shqipëri,
na sjell vdekjen me kosore?
Ky na qenka xhaxhi Sali.
Qysh se lindi, satanait
shpirtin ia ka shitë ai,
me Faslliçët e me djallin
valle hedh xhaxhi Sali.
As si krokodil s’derdh lotë
të na hedhë hi në sy,
satrap i fundit n’Europë
ja, ky është xhaxhi Sali.
E kush vallë ia prishi gjumin
ambasadorit Arvziu?
Kush e shton përditë zullumin?
Ky po ky, xhaxhi Saliu.
Kush si balta pas këpucës
na u ngjit me neveri,
kush na e solli në majë të hundës?
Ky po ky, xhaxhi Sali.
nga gjëmb murizi.
Duhet tja njohesh si aftesi Sali Berishes faktin se eshte akoma ne pushtet , bravo i qofte atij kur gjen budallenj . Personalisht habitem me ata njerez qe i japin voten Saliut , gjithe ajo mase njerzish te cilet besojne te ai dhe e duan si te ishte perendi , nuk arrij dot ta kuptoj . Ndonjehere mendoj se faji eshte i yni i dhe se i meritojme keta kafshet qe na udheheqin . Jane bere 20 vjet e po te njejtat fytyra te shemtuara shihen ne politike e nje zot e di se sa do vazhdoje nje gjendje e tille . Kam pershtypje se vetem kur te vdesin do te shpetojme prejt tyre.
Mero punen e gazetarit e ben shume mire,por mbase ka ardhur koha qe te jesh me aktiv politikisht. Vendi ka nevoje per ndryshim dhe zgjedhjet vendore treguan qe shumica e popullit e kerkon kete. Per kete duhen lidere e jo njerez te perulur te byrokrateve perendimore. Fol me Ngjelen,Bracen dhe njerez te tjere te shoqerise civile qe mund te jene te gatshem te drejtojne revoltat mbare popullore. Nuk mund te presim Edi Ramen gjithe jeten.Ai pret qe problemet tona te na i zgjidhin ambasadoret e huaj.Kujdeset me shume qe te mos u prishe qejfin atyre se sa te beje dicka reale drejt ndryshimit. Eshte hera e dyte qe nen drejtimin e Rames popullit i vidhet vota dhe Rama megjithese ka nje mbeshtetje te fuqishme popullore nuk di si ta perdore.Shpresoj qe dicka te ndryshoje shpejt.Cdo dite eshte nje dite me teper nen Salinizem.
Komenti i Vasilit se po drejtojnë Kapitalizmin ata që deri dje drejtuan me krime socializmin, i vë kapakun ç,do lloj filozofie. Deutetët progrsistë si dhe intelektualët të bashkuar rreth një shtabi kombtar munt të çlirojnë Shqipërin, në të kundërt pushteti do kalojë nga krimineli tek krimineli.
mediu tragjedia e kombit
shume sakte MERO BAZE …kur do i vije dita kesaj DIKTATURE TA RREZOJME eshte bere e padurueshme ……….
I ashtuquajturi Alban Dega,
Na dole edhe bejtexhi,mor djalosh.Por edhe kete pune nuk e paske fare zanat:I njejti havaz,si nje cifteli me nje tele,si “analizat”dhe”komentet”tuja te sterzgjatura,qe thone shum e s’thone asgje,pervecse shajne.Nese do te quhej profesion,i vetmi qe ju do te mund t’a krynit shkelqyeshem do te ishte SHARJA.Ne kete pune zor se mund te te arrinte tjeter njeri.