Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha mendon se ka gjetur një justifikim për raportin negativ të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke fajësuar ekzistencën e opozitës në Shqipëri. Në komentet e tij pas publikimit të disa detajeve nga ky raport, Berisha fajësoi me qetësi opozitën që pengon votimin e disa ligjeve dhe që nuk i bindet vizionit politik të kryeministrit për korrupsionin, shtetin ligjor, krimin e organizuar dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera të shtetit.
Lehtësia me të cilën Berisha e shqipton këtë justifikim para kopesë së deleve të tij në mbledhje të qeverisë apo grup parlamentar, ka një shpjegim, pasi aty është e ndaluar të mendosh. Problemi është se si përkthehet në Bruksel ky justifikim.
Gjëja e parë që i shkon në mendje një zyrtari të lartë në Komisionin Evropian në Bruksel kur dëgjon justifikimin e Sali Berishës, është përfytyrimi i bezdisë që ka ky politikan për opozitën. Me vetëdijen e një njeriu të pushtetshëm që e përfytyron opozitën thjesht si shërbëtore pa kushte të qeverisë, Berisha kërkon t’i mbushë mendjen tempullit të demokracisë evropiane, se atij i ka rënë në pjesë një opozitë kokëfortë që nuk e “dëgjon” atë. Në koshiencën e tij politike, ai nuk ka asnjë përgjegjësi për mosdëgjueshmërinë e opozitës dhe e konsideron anti-perëndimor faktin që opozita nuk është luajale me të. Në kulturën e tij politike, ai e konsideron dialogun me opozitën si një meshë ku Berisha duhet të lexojë psalmet dhe opozita në sallë duhet të thotë “amin”. Në veprimin e tij politik ai kurrë nuk mendon se që të bashkëpunojë me opozitën duhet ta shikojë vetveten si pjesë e kërkesave dhe debateve që opozita ngre për të mirën e vendit këto dy vjet. Për këto arsye ai rrezaton pa shumë takt një kulturë anti-perëndimore, jo vetëm në ato që bën dhe nuk bën për ta çuar Shqipërinë në Evropë, por dhe në ato që thotë për të justifikuar këtë dështim. Investimi i tij për ta paraqitur opozitën si problem për të dhe Shqipërinë, është një rast i pashembullt edhe për republikat e Kaukazit, ku liderët e opozitës zihen në kazan me ujë të nxehtë. Opozita shqiptare është një forcë pro-perëndimore e gjithëpranuar nga Perëndimi, dhe problemi i krizës politike në vend është pikërisht problem që buron nga kultura politike e Sali Berishës për opozitën si një bezdi kombëtare.
Problemi i dytë i rëndë që lind nga justifikimi i Berishës është tuneli pa dritë në të cilën futet Shqipëria. Komisioni Evropian mendon se duke mos plotësuar asnjë nga 12 rekomandimet e tij, qeveria shqiptare është dëshmuar si qeveri anti-evropiane dhe kjo nënkupton që nëse shqiptarët janë vërtet të interesuar për perëndimin, duhet t’i kërkojnë llogari qeverisë. Kjo logjikë normale dhe demokratike e Perëndimit në të vërtetë konvertohet në një makinë propagandistike anti-perëndimore në Tiranë. Vullneti i qeverisë së Sali Berishës për të mos pasur më punë me Perëndimin pas liberalizmit të vizave, tani po përpiqet ta përkthejë këtë dështim sikur vjen nga opozita. Pra edhe në këtë rast Berisha mendon se mund ta zhdukë opozitën në Shqipëri duke qëlluar me dorën e Perëndimit mbi të. Kjo qasje e frikshme e tij ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, është e kuptueshme për ne që e njohim, por është absurde për tu deshifruar nga ata evropianë që e kanë marrë seriozisht aspiratën tonë për t’iu bashkuar Evropës. Me këtë justifikim ata nuk shikojnë asnjë shpresë për reflektim dhe nuk dinë nëse ndëshkimi ndihmon aspiratën perëndimore të Shqipërisë, apo zhduk dhe ishujt e fundit perëndimorë në këtë vend.
Së fundmi vizioni i Berishës për një vend pa opozitë në rrugën drejt Evropës ka lidhje me probleme konkrete që atij ja shkakton pikërisht vizioni perëndimor i opozitës. Kriza shqiptare dy vjeçare është një krizë e prodhuar nga mungesa e standardeve perëndimore për zgjedhjet, në të cilat Berisha fut duart. Për dy vite rresht ai kundërshtoi parimin e opozitës që çdo votë duhet të shikohet dhe të lexohet duke nxjerrë arsye ligjore si pengesë, kurse sot trumbeton parimin që çdo vote duhet të lexohet duke shkelur mbi bazën ligjore që rregullon një proces zgjedhor. Sali Berisha ka po ashtu problem me vizionin perëndimor të shoqërisë për korrupsionin. Nëse në Perëndim djali i një kryeministri do merrej me demontim armësh dhe tregtinë e tyre, nëse vajza e kryeministrit do të kërkonte 3 për qind të vlerës së investimit për çdo firmë të babit të saj, nëse gruaje e kryeministrit do të shndërrohej në një seksere të botës mafioze për larje paresh në fondacione bamirëse, atëherë ai kryeministër nuk do të mbushte dot 24 orë. Sali Berisha ka problem me këtë vizion perëndimor për pushtetin e tij dhe çuditet se si media dhe opozita mund t’ia përmendin këtë histori të ndyrë mafioze që ka kapur shtetin në Shqipëri. Pra, ai ka problem real me vizionin perëndimor të shqiptarëve për qeverisjen dhe e quan këtë si fatkeqësi. Ai po ashtu ka problem me vizionin perëndimor të shqiptarëve për lirinë ekonomike dhe biznesin në vend, pasi opozita kërkon që prokurimet publike të mos përfundojnë tek tre- katër biznesmenë të familjes, që janë bërë kupola mafioze e vendit, por të kenë shanse të gjithë të konkurrojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre pa qenë nevoja të njohin vajzën, djalin, gruan apo nipërit e mbesat e tyre në pushtet. Por mbi të gjitha Berisha ka problem me vizionin e opozitës shqiptare dhe të shoqërisë shqiptare për shtetin ligjor. Ai nuk e kupton dot se si mund të arrestohet Lulëzim Basha pse është akuzuar për 200 milionë euro abuzime dhe që ka në shpinë katër të vrarë më 21 janar. Ai nuk e kupton dot si mund t’i arrestohet i biri apo Fatmir Mediu për 26 të vrarë në Gërdec. Ai nuk e kupton dot se si mund t’i arrestohet Ilir Meta për atë shfaqje skandaloze para shqiptarëve duke folur për miliona euro përfitime nga pushteti. Ai e quan këtë si një fatkeqësi që opozita po ja prodhon Shqipërisë dhe po e lë atë jashtë Evropës. Është pikërisht kjo baza reale e konfliktit që Berisha ka me Perëndimin. Ai nuk bën dot zgjedhje të lira, nuk bën dot ekonomi të lirë tregu, nuk lufton dot korrupsionin dhe nuk e lë dot të lirë sistemin gjyqësor të ndëshkojë krimin dhe korrupsionin. Ky vizion i tij është në opozitë reale me Perëndimin dhe opozitën shqiptare. Për të rruga drejt Evropës kalon nga pushteti i tij personal dhe jo nga pranimi i opozitës. Mjafton kaq që të kuptojmë të gjithë se me këtë njeri Evropa do të largohet përditë e më shumë nga shqiptarët. Mjafton kaq për të kuptuar se ai nuk është aspak i shqetësuar pse Evropa po na la jashtë dyerve të saj. Ai është i dënuar të jetë ose në pushtet, ose në Evropë. Nuk mund t’i bëja të dyja njëkohësisht.
Analize perfekte.
Revolta eshte e vetmja menure per te shpetuar nga maloku
ed, E vetmja Rruge eshte per te populli dhe shqiperia nga copetimi i Sali agjentit me shoke, une Litari theme se 97% te popullit eshte ne ZI… 3% te spiunve,aghenteve dhe halabakeve aty ne mezin Tirane, qe nga kryeministria ederi ne kali Skenderbej ne shtyllat ne peme LITARE NE FYT antishqiptarve, KJO ESHTE RRUGA E SHPETIMIT,pra mjafte llamatitem ne per internet, COHUNI COHUN O SOT O KURRE..
Po ed,
Revolta eshte e vetmja menure per te shpetuar nga maloku.
Në Tiranë duhet të organizohen demonstrata të forta, me vendimin që demonstruesit mos të futen nëpër shtëpitë e tyre pa e rrëzuar Sali Berishen nga posti i vjedhur të kryeministrit.
Demonstrata e radhës dhe e fundit duhet të bëhet për dy arsye të forta: Njëra pse Berisha ka manipuluar me votat e tiranasëve, për rrjedhojë ka detyruar KQZ-në dhe Kolegjin Zgjedhor që të vendosin në favor të Lulzim Bashës dhe tjerta arsye e fortë është se pse po e pengon Shqipërinë që të futet në Bashkimin Evropian. Shikuar nga ana kombëtare pengimi i Shqipërisë që të futet në BE është krim kundër demokracisë dhe krim kundër një populli të vuajtur nëpër shekuj.
Menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë, Berisha duhet dënuar me masën më të rreptë demokratike dhe ligjore.
Mero zbute se keto qe thuaj jane te verteta po GAMORI SALI spyet e te vret. Urime per qendrimin opozitar ndaj cdo hajduti pi kujdes se te vret hajvani e ste paguan.
O Mero ende ske kuptu qe komunistet kan qen gjithehere kunder Europe???.
Nese Kuba, Kina, Rusija Serbija e perbejne Europen, aty e ke te panin Edin, Gjinushin,Ruqin e gjithe shoket e tyre.
E ke fjalen per komunistin ” antikomuniste ” Sali Berisha se Rama s’ka qene komuniste , eshte i ri . Po zbrite ne toke o Riza , hapi syte , meso me lidh dy fjale , se ti e di qe te gjithe e kane pase nga nje komuniste per dere , i tille qe sistemi . Sipas teje gjithe Shqiperine do luftoje Sala po jo SALEN .
I vetmi qe si behet vone ta shohe Shqiperine ne Evrope eshte Sala .
Me troc s’kam si me ta thene , sforcohu pak me kuptu o Riza .
Jo e ka fjalen per nje person qe ka luajtur menc dhe e quan veten Skenderbe!
C’fare gjuhe eshte kjo, se nuk me duket shqip…
Ruqin — mban ere shpellari 1 km larg
hahahahaah fiks e ke gjetur hahah Ruqin hhhahaah.
ti meso shqipen se ke marre eren e atij qe as emrin sja permend dot..nga vicidoli
Eshte e vertete qe nuk mund te shkosh ne Evrope pa opoziten, pa rrespektuar te drejtat e Njeriut, pa rrespektuar voten e lire. Kjo nuk shkon ti thuash popullit qe ti voto dhe Berisha te beje eksperimente korigjime manipoluese me voten e shejnte, kjo eshte vetem mohim te demokracise. Shqiptaret nuk e meritojne te shkojne ne Evrope me Berishen qe manipoloje voten e popullit.
Nuk ka cfare te trajtoj apo te komentoj.Cdo paragraf shtjellon nje ide,hap nje dritare jep nje zgjidhje.dhe te gjitha se bashku pershkruajne bukur realitetin e pushtetit dhe Opozites ne vendin tone.Kete gje e dine shume mire Shqiptaret por dhe nderkomtaret.Per te gjitha ato cka trajton ne shkrim ” per bemat e pushtetit dhe jo vetem ato ” edhe nderkomtaret e kuptojne se Saliu midis Evropes dhe Pushtetit te tij ka zgjedhur te dyten.Por vetem se e kane kuptuar.Cfare duhet bere,te ecet keshtu .JO.Opozita pas 13 Qeshorit duhet te na i thote mire kete.Po mire ama.
Shqiptaret do te shkojne ne Evrope vetem kur vota do te jete e pamanpoluar, nuk mund te shkosh ne Evrope pjese pjse. Ne Evrope shkohet me nje demokraci te vertete dhe te bashkuar, nuk mund ti thuash Evropes qe te na pranojne pa opoziten ne Evrope.
Dhe nuk duhet vonuar, çdo vonese ne dem te Shqiperise.
Si nuk doli nje BURRE si AVNI RUSTEMI NE SHQIPERI, qe tja jape mu ne lule te ballit ketij anti-Shqiptari. se keshtu sic e ka nisur ky sinqerisht jemi tamam ne gremine, ketu eshte e vertete z, Mero kur thua qe po nuk njohe nje njeri te aferm te ketij dobermani je i mbaruar po nuk ju bere servilin ketyre te flliqurve. Sali Berisha eshte nje dordolec qe ka rene ne duart e mafias.
AI QE ESHTE NE PUSHTET I KA TE GJITHA MJETET PER TE NDALURE DOREN E OPOZITES E CILA VETEM OPOZITE NUK BENE DHE ASGJE.KORRUPSIONI NUK BEHET NGA OPOZITA SEPSE AJO NUK KA ASGJE NE DORE AS PUSHTETIN AS FONDET.NE SE OPOZITA ABUZONE OSE BENE KORRUPSION PSE NUK I FUTE NE BURGE SE ESHTE” SHTETIT LIGJORE “TI VERE PERPARA PERGJEGJESISE.NDOSHTA ESHTE FAKTI TJETER QE PUSHTETARET BEJNE KORRUPSION DHE DALIN NGA DERA DHE HYJNE NGA DRITARJA.OSE NDRYSHE HYJNE NGA BIRA E GJELPERES DHE DALIN NGA TUNELI KU ISHTE FLORIRI.OPOZITA VETEM I BENE SERENATE PUSHTETIT.TE AKUZOSHE OPOZITEN SE VRETE MIZA DHE TE KA NDALUAR DOREN KURE BENE CFARE TE DO QEJFI.QEJF PA PRISHURE DHE PUNE PA BITISURE THOTE POPULLI.AI QE NUK PUNON NUK BENE GABIME POR ESHTE DEMBELE E FLE GJUME .MOS E ZGJO NGA GJUMI O BURRE I DHEUT.
Hi,
Per cfare evrope e keni fjalen o budallenj. Futja ne evrope eshte futje ne grope. Pavarsia shteterore dhe ekonomike do vij gjithnje duke u ulur. Evropa eshte me e korruptuar se shqiperia, me e degjeneruar.
Kam 15 vjet jashte shqiperise ne evrope dhe usa dhe e di mire se vendi yt nuk ka. Vetem vizat ju duheshin. Tani shikoni jeten tuaj aty. Berishen ma zhdukni dhe gjithcka rregullohet.
Te fala
Simply, you are a victim of confusion. Kthehu mor njeri, kush te mban. Besoje parajsen shqiptare.
I nderuar z.Baze deshiroj te te plotesoj ne disa gjera.
Une jam nje mbeshtetes i bindur i Edi Rames dhe partise socialiste ne pergjithesi.
E kete mbeshtetje nuk e kam kot me kot,por pikerisht sepse me ka bindur vizioni i tij modern i shoqerise,qe ne thelb eshte shume i thjeshte.Demokracia dhe shteti ligjor nuk jane koncepte shume te veshtira per t’u kuptuar per mendimin tim.
Plotesimi i 12 kritereve qe bashkimi Europian i ka vendosur Shqiperise jane kritere qe ne Shqipetaret ne radhe te pare na interesojne qe ti vendosim ne te miren tone.Kush jane kriteret e Brukselit?
1)Organizimi zgjedhjeve ne baze te standarteve Europiane.Nuk e kuptoj se perse ne duhet ta zbatojme kete kriter sepse na i kerkon Brukseli?Kjo nuk eshte se i intereson Brukselit drejteperdrejte,por ne radhe te pare ne Shqipetareve.
2)Sistem gjuqesor te drejte dhe te paanshem,te pakorruptueshem apo te varur politikisht.
Edhe ky kriter eshte ne te miren tone,e me mbas ndoshta edhe ne te mire te Brukselit(une besoj vetem ne te miren tone,e se Brukselit as i intereson fare se ketu gjykatat jane formale).Faktikisht mendoj se ky kusht,pra sundimi i ligjit sjell plotesimin automatik te te gjitha kritereve te tjera,po ky eshte nje diskutim tjeter.Funksionimi i ligjit i con gjerat ne vije dhe Europa shume shpejt na pranon.
3)Lufta e pa kompromis e korrupsionit deri ne nivelet me te larta,lufta ndaj trafikut te narkotikeve e te qenieve njerezore.Edhe ne kete rast eshte interesi jone.
Nuk vazhdoj me tej me te 12 kriteret po mjaftohem me keta te tre.
Por Brukseli per realizimin e 12 pikave,nuk mjaftohet me reforma te thjeshta qeveritare,te miratueshme me shumice te thjeshte parlamentare.Fjale vjen,pershembull nje dite te bukur Saliu vendos t’i zbatoje keto 12 kritere(nuk e ben dot kurre se i bie qe te arrestoje vehten,djalin,Lulin,Ilirin,Lirine e ku di me une se ke tjeter akoma?).Por,ne per nje cast po supozojme se iku fare nga fiqiri dhe vendos t’i realizoje(Ai i ikur eshte,po e them per krahasim).
Per realizimin e disa prej ketyre kritereve,e per reforma te thella,per permiresimin e sistemit te drejtesise pershembull,Brukseli ka parashikuar nje truk shume te bukur,qe mua me pelqen jashtezakonisht.
Nevojitet shumice e cilesuar ne parlament,ose e thene me numra ne rastin e parlamentit tone,nevojiten
3/5 e votave ne parlament,dmth 84 deputete qeveria nuk i ka.
Pra,per miratimin e nje ligji te caktuar qe e ka vendosur si “detyre shtepie” Brukseli eshte i nevojshem nje ligj trasversal(i votuar nga te dyja palet).
Mazhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme e duhet edhe konsensusi i opozites per miratimin e ketyre ligjeve.
Nevoja e votave te opozites do te thote,pjesemarrje e opozites ne qeverisje.
Pa opoziten vendi nuk realizon dot reformat qe ja kerkon Brukseli, pra nuk ecen dot perpara.Ne pikpamjen Europiane opozita nuk eshte nje entitet i pa identitet qe rri e ben sehir vite te tera deri sa t’i vije radha te hipi ne pushtet(Ky eshte vizioni Saliut,por jo i Europes plak).
Edhe sikur mazhoranca t’i kishte keta 100 deputete ne parlament e lehtesisht mund te miratonte keto ligje qe duan 84 vota,prape Brukseli nuk do ja merrte si te mireqena nqs opozita nuk do i votonte,sepse Brukseli e ka vendosur si kusht politik:Ne Europe nuk shkon vetem pozita,por edhe opozita.Sepse heren tjeter mund te vije ne pushtet opozita me 100 deputet dhe i anullon ato ligje.
Por,nqs keto ligje miratohen qofte edhe ne nje legjislature te vetme nga te dyja palet,atehere keto ligje jane moralisht te parrezueshme nga asnjera pale me nderrimin e pushteteve mbas shume vitesh.
Pra,te dyja palet duhet ta perqafojne aspiraten Europiane e jo vetem njera pale,dmth,jo vetem njera ane e Shqipetareve.Te nenes po e te njerkes jo.
Cfare ka bere opozita keto 2 vjet?
Me te drejte ka bere beteja te ashpra politike per zgjedhje te lira e te ndershme,qe cuditerisht eshte edhe plotesimi i nje prej kritereve kyc qe na ka vendosur Europa.
Ka kerkuar funksionimin e drejtesise,duke vene ne prove te veshtire qeverine sidomos me rastin e nje zyrtari te larte si Ilir Meta.Nqs Ilir Meta nuk denohet,per Brukselin ne nuk e kemi plotesuar kriterin tjeter ate te luftes ndaj korrupsionit.Mosdenimi i tij na djeg edhe kriterin tjeter te paanshmerise se gjykatave e te sistemit te drejtesise ne pergjithesi.
Edhe pse keto 2 kritere faktikisht i dogjem e i flakem me rastin Mediu dhe Gerdecin.
Europa e ka cituar shume here ne gjuhen e saj si pandeshkueshmeri ne istanca te larta qeverisese.
Menjefjale na ka thene:Se denuat Fatmir Mediun?Mos kerkoni Europe dhe per te pakten nje dekade.
I njejte eshte edhe korrupsioni ne rrugen Durres-Kukes.Gjyqesori nuk eshte i lire ne punen e tij.Pra e kemi vertetuar me disa prova qe t’ja mbushim mendjen mire Brukselit se ketu sistemi i Gjyqesorit nuk funksionon.E shume e shume raste te tjera,qe i opozita i ka nxjerre ne pah dhe i ka vertetuar Europes,se kjo qeveri as qe ka ndermend te zbatoje kriteret qe ajo ka vendosur.Mosndikimi ne punen e prokurorise u vertetua ne 21 janar,ku presioni i kryeminstrit ndaj kryeprokurores arriti kulmin(dua te theksoj se ne baze te kushtetutes kryeprokurori si person,eshte institucion,bashke me presidentin).
Keto jane merita te medha qe ka opozita ne Shqiperi,ne luften e saj per te rrezuar qeverine por edhe per t’i vertetuar Brukselit se kush nuk e do ate.Arsyet jane te qarta.Kjo qeveri eshte e zhytur gjer ne gryke nga krimi dhe korrupsioni dhe e ka te pamundur realizimin e kushteve te Europes,sepse si e thashe edhe me pare,realizimi i tyre do perkthehej ne arrestim te:(Sali Berishes,Liri Berishes,Shkelzen Berishes,Lulezim Bashes,Ilir Metes,Genc Rulit,Fatmir Mediut) e shume e shume te tjereve.Pra do te thoshte dergim i qeverise te zhvilloje mbledhjen e keshillit te ministrave ne qeli.
Edi Rama e quan gjithe kete histori me te drejte si kapje te qeverise nga mafia,korrupsioni dhe krimi.
Ata edhe po te deshironin nuk i bejne dot ato qe kerkon Europa.
Sikur opozita te mos nxirrte ne pah keto skandale(perjashto ketu rastin Mediu) qe nuk ishte merite vetem e opozites,Saliu do i trumbetonte Europes se ne Shqiperi luftohet krimi i organizuar,korrupsioni,mafia e se ne rangjet shteterore nuk ka korrupsion sepse ministrat dhe deputetet kane frike nga ligji e ku di me une se cfare?Do mundohej te fuste pluherin poshte tapetit.
Por fatemiresisht nuk ndodh dot keshtu,sepse opozita e ka vendosur gjithe keto vite ne pozita shume te veshtira qeverine.Eshte vertetuar disa here qe gjyqesori eshte shume larg pavaresise se tij.
Rasti me i fresket e flagrant ai i kolegjit zgjedhor.
Ne rastin e Tiranes u vertetua edhe ndikimi i drejteperdrejte i Berishes ne prishje te procesit zgjedhor,ku A.Ristani nuk perfaqeson nje institucion kushtetues e te pavarur por eshte anetar dhe simpatizant i flakte i selise blu.Se KQZ eshte komisioni qendror i vjedhjeve e jo i zgjedhjeve.E tani edhe sikur zgjedhjet e 2009 te kishin qene te rregullta(eshte supozim,se nuk rri dot Saliu pa vjedhur) vjedhja e votes se Tiranes verteton pretendimet e opozites per zgjedhjet e vitit 2009.
Ku ne sy te te gjitheve u hodhen me nxitim flete te ndryshme ne ne te ashtuquajturat kuti te gabuara ku kishte mosperputhje kodesh.Fleta votimi me shume se votues.
Duhet thene se ne rast te nje fitoreje te thelle te Rames ne Tirane nuk do kishim mundesi ta detyronim Saliun te cirrte masken ne ate menyre infantile po aq sa groteske.
Opozita i ka fituar deri tani te gjitha betejat politike.
Rasti i fundit ai i bashkise se Tiranes ishte vulosja perfundimtare se ne Shqiperi nuk ka shtet,por ka nje njeri qe ka ne dore gjithcka,e se dallimi i Shqiperise nga Republikat Afrikane nuk ekziston.
U vertetua perfundimisht se ne jemi nje Republike Bananesh.Te tipit Amerikano Jugor apo si thashe dhe me pare Republike Afrikane me mbeturina bizantine.
Opozita me ne krye Edi Ramen ka sfiduar dhunshem edhe bashkesine nderkombetare.
E cila trumbeton se dergon miliona euro per te ndihmuar Shqiperine drejt rruges per ne BE,por qe faktikisht mbyll syte perpara kesaj shthurje te shtetit te Shqipetareve ne keto momente te veshtira historike.Europa ka shume fuqi politike te na ndihmoje.Nuk e ben.Pyes une tani.Pse?
Pse Europa ben si qorre dhe si shurdhe e nuk ka deshiron ta shikoje situaten ashti si eshte ne te vertete?Ky eshte nje mister i madh.Nuk e di.Une ngahere ne diskutimet e miaj,nuk kam besuar se Europa na don aq fort sa mundohet te na mbushi mendjen:Europa e do Shqiperine,sepse ka interesa te medha ne Shqiperi,por jo aq shume sa pretendon.Une mund te hedh shume hipoteza,por eshte e veshtire te arrij tek e verteta e sakte sepse Europa eshte K………. e vjeter.Une nuk kam e nuk do kem kurre aq tru sa te arrij te kuptoj pse sillet keshtu Europa??!!!!!!!!!!.
Hipotezat i hidhni vete ne diskutim.
Opozita Shqipetare keto vite me ne krye Edi Ramen ka qene opozita me e fuqishme e me e sukseshme ne demaskimin e krimeve qe ka bere Sali Berisha dhe qeverite e tij.
Nano matrapazi,i mjaftonte te pinte pak alkol ne hotel Paradise Beach ne radhime(e kam pare me syte e mij) dhe bota ishte e gjitha e tija.Per mos te folur ketu per qeverisjen e hajduterise se tij me Ilir Meten,qe i shisnin Shqipetreve debatet kostruktive brenda partise si letra me vlere,por qe ne fakt ishin letra bythe.Edi Rama eshte njeriu qe i pushkatoi politikisht treshen Nano-Meta-Berisha.
Ata jane te vdekur tashme,ata jane te vdekur,jane qe tani te mbaruar e te shtrire ne varr,pritet vetem koha per ti mbuluar perfundimisht.
Tashme ecja me hapa drejt Europes dhe ligjit ne Shqiperi eshte e garantuar.
Edhe sikur Edi Rama mos te behet kurre kryeminister i Shqiperise,kushdo qe te vije neser ne pushtet do duhet te perballohet me krimet,korrupsionin dhe venien ne vije te se drejtes se denoncuar publikisht e me prova te pakontestueshme Edi Rama.
Denoncimet dhe llogaridheniet qe nxorri ne shesh Edi Rama do i kene si presion cdo kryemninister qe do vije ne Shqiperi.
Ilir Meta mund mos te shkoje ne burg sa te jete qeveria e Saliut,por cdo kryeminister tjeter qe do vije,pyetjet e para qe do i shtrohen do jene:
Pse Ilir Meta nuk eshte ne burg?
Pse Luli nuk eshte ne qeli?
Pse Mediu nuk eshte brenda?
Pse gjykatesit e kolegjit zgjedhor nuk po denohen?
Pse A.Ristani nuk po jeg nje me nje llogari?
A do kete ndonjehere drejtesi per femijet jetim te 21 janarit?
A do gjendet se kush urdheroi vrasjen e Kosta Trebickes?
A do gjendet ne te vertete si c’i ndodhi Artan Hoxhes?
A do mund te gjendet se kush ja vendosi M.Bazes bomben ne makine?
E shume e shume te tjera.
Keto pyetje do i behen kryeministrit qe do vije,ne rastin kur ky sdo jete Edi Rama,sepse nqs Edi Rama do behet ndonjehere kryeminister,nuk duhet t’ja bejme keto pyetje,se ai i di me mire se ne keto pyetje.Ai duhet me fakte pa e pyetur te na ktheje pergjigjen e drejte per secilen nga keto pyetje.
E nje dite Europa do jete e detyruar te flasi hapur.
Do kerkoje arrestimin e zyrtareve te larte ose te ish zyrtareve te larte nqs deshirojme integrim.
Tamam si kerkoi per kriminelet e luftes ne Serbi.
Me besoni qe keshtu do te ndodhi,sepse ndryshe nuk na fusin dot ne BE.
E kete mbas kerkeses se Europes do e kerkoj edhe populli duke votuar ate njeri qe premton arrestimin dhe burgosjen e tyre(jo ne Hage,ne burgjet Shqipetare).
Prandaj jam kaq optimist.Koha po punon per Shqiperine.Edi rama po punon per ne.
Labi Vlora,
Nuk i heq asnje presja shkrimit tend me shume brume. Respekt dhe te faleminderit.
Pershendetje.
Te falemninderit ty.
Jo,jo.E kam thene dhe me pare ,ky te le pa fjale.I lumte.
Me i gjate komenti se vete shkrimi.
Hap nje gazete or ti mik dhe titulloje Tema pa funD
o Labi ne se jeni vertet (LAB) VISHE GUNEN E GJYSHIT DHE EJA NE Tiranin e Sali agjentit UDB-se, ne te kunderen nese jeni i vajtur ne Vlore, kjo qe thoni ju eshte vetem per te humbur vemendjen kaqe. COHUNI COHUNI EJANI NE Tirane TE PASTROJM (fekalet e Sales) UNE LITAR JAM GATI PER 50 TI VARRE NE PEMET E Tiranes..
Une jam student ne Itali,ne perfundim te studimeve,prandaj po matem 100 here
per te ardhur andej.Te betohem,po te betohem,se po te isha punetor krahu ne Itali,ne keto momente do me kishe ne Tirane.Sa per Lab?
Po,jam Lab,me dege e me rrenje.
A do nje keshille :
Ti bej shkollen, se pa te nuk behet gje.
Lerja litarit te beje ate pune qe di te beje mire…
hhahahahahhahahahahahahhahahahaha.
Pse ore vetem do e leme litarin?
Laki,
Ate, A.Rustemin tend,qe ta ka sevirur E.Hoxha si patriot,porosite t’ia haje pak thepin asaj mizores.Porosi kjo edhe per trima si ti.
Afro,
Ti moj moter qenka puro si para 30 vitesh.Te ruajtura fringo mesimet e xhaxhit.Po e pate kaq meri europen apo Ameriken,ketheu sa me shpejt ne Shqiperi,se Berisha s’e besoj te jete aq i marre sa te te haje pa u menduar mire,se do te kete frike se i mbetet ne fyt kocka e forte komuniste.Ose,se mu kujtua,vende te pershtatshme per shijen tende, ke Koren e Veriut ose Kuben.Cap atje,i ke puro si ne kohen e xhaxhit tend…
Ky mesazh eshte per zoterine , Mero baze , me pelqen shume shkrimet dhe gazeta juaj dhe e lezoj vazhdimish. A ke mundesi me mu pergjigj nje pyetje ose te shkruash rreth saj ……..a ka frike populli salin dhe politikanet apo saliu ka frike popullin…… Se nuk ka mundesi qe nje popull dhe vend me shku ne kete fare gjendje ky nuk asht populli shqiptar qe kam lane para 25vjetesh qe u largova nga shqiperia use mendoj se ketij popull duhet ti duhet nje kohe shume e gjate per te formuar dinjitetin e tij dhe krenarin
revolt.revolt.revolt popullore e nxjer ate vend nga rruga e gabuar qe po econe sali berisha ate vend
Dy rruge ka per ne shqiptaret,o te mbajme ne pushtet komunistin me bllokeqente e tije,e mose te bejme llafe boshe qe ju ka ikur koha,ose largimi i tyre,dhe afrimi drejte BE,edhe komunist edhe BE ska.Te zgjidhim ate qe eshte ne interesin tone si popull,te kemi shtet serioz e me ligje te zbatueshme.
TE na rroje Saliu, se pa te na pret burgu. Pas tij jemi te tere per ne biruce, qe nga Topi tek Ritvan Gopi
te lumte ty ore po ti je i zgjuar e kam thene une bravo Mero
o baca riza kina perben europen the ske faj e di se dhe ate pak shkrim qe di i ke nga mesuesit shqipetar qe te dergoi enver hoxha ne kosov per tju nxjerr nga qorrsokaku prandaj hesht ma mir se sngelen me i komentu ti keto pun.
GADAF,AL ASAD DHE AMEDINEXHAT SI DHE REPUBLIKAT E KAUKAZIT NUK DUAN OPOZITE POR DUAN PUSHTET APSOLUT DHE PASURI MARAMENDESE .BERISHA ESHTE ME MENDESI ORJENTI KU DON KOLLTUK TE PERHERSHEM DHE PASURI PER VEHTE DHE MIQTE.
NE qe te gjithe rrahim uje ne havan sic thote popuulli,por te pakten engledisemi,gjithashtu njihemi me pikepamjet e njeri tjetrit.Ju z mero me gazeten tuaj vilni opinionet duke trajtuar ceshtje qe na interesojne te gjitheve.Kam mendimin se ceshtja jone nuk eshte thjeshte dhe vetem Saliu dhe ju kete e dini mire.Ceshtjae eshte se ata nderkombetaret qe ne pergjerohemi aq shume nuk e kane seriozisht integrimin e vendit ne europe.Shqiperine ata e shikojne si nje kavie per te bere eksperimente,rezultatin ta perdorin ne vende te tjera para demokratike.Praktike qe e kane perdorur
edhe gjate luftes se ftohte, por atehere pati politikane si Abas Ermenji te cilet e demaskuan,kurse tani te thuash te verteten qofte dhe nga gazetare eshte e pa mundur.Nuk behet fjale per politikane te cfare krahu qofshin,ata jane puthadore te te huajve.
Udhekryqi aktual i vendit eshte eshte shume i qarte:
Lindje : Me Saliun ne nje Republika a la Putin, e kontrolluar ekonomikisht dhe politikisht nga Serbia
Perendeim: Me Edi Ramen dhe PS me objektivin e vitit 1991 te modifikuar : Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa.
Varret vetem nga ne se sa te zote do te jemi ta vendosim ne rrugen e duhr pa vonese.
E thua mire o Mero Baze, po kujt ja thua. Ketu tek ne politikanet nuk kane vesh te degjojne. Ata kane vetem xhepa.
Z,Mero baze.Ju respektoj per te gjitha shkrimet qe beni jo vetem per qartsin por dhe per trimrin tuaj,se nuk esht e leht te thuesh te verteten nen presjonin e ksaj diktature Saliste,qe ne çdo moment mund te perfundosh si trebicka a po Hajdari e pashko e shum te tjer,qe kan guxuar ti bjen ndesh Saliut dhe bandes tij.Genjeshtrat dhe tadhjet me kte popull nuk po kane te sosur,Po ky saliu qenka i” zoti”Esht pikrisht ky popull qe pranon te genjehet,te vidhet ,te vritet,te shpronsohet dhe detyrohet te brohoras per mjerimin e vete,duke u ngushdhuar he mo se nuk e ka fain Saliu por evropa ,sh.b a.e te tjer organizma nderkombtare te cilet na vin njeri pastjetrit per tre pleqruar hadhet e shqiptarve dhe gjithnje ne favor te Saliut,te Lulit,Mediut,te metes e te tjerve qe na vodhen ,na vran dhe na grabiten Eaq ma keq uzurpuan te gjitha pushtetet duke u ber vet zot evet shkop saliu me horat e tij.
Pershendetje Miq,
Idee baze e artikullit te z. Baze eshte TE REBELOHEMI KUNDER FELLIQESIRES QE E KA EMRIN SALI dhe klanit te tij MAFIOZ. Ngrihu o popull ne revolte dhe zgjidhe vete fatin tend.
O SOT O KURRE.
Ju faleminderit
Learning a ton from these neat aritcels.
Juve zoti Baze shkruani me poshte dicka qe karakterizon shum mire mentalitatin e Berishes.
“Për të rruga drejt Evropës kalon nga pushteti i tij personal dhe jo nga pranimi i opozitës. Mjafton kaq që të kuptojmë të gjithë se me këtë njeri Evropa do të largohet përditë e më shumë nga shqiptarët. Mjafton kaq për të kuptuar se ai nuk është aspak i shqetësuar pse Evropa po na la jashtë dyerve të saj. Ai është i dënuar të jetë ose në pushtet, ose në Evropë. Nuk mund t’i bëja të dyja njëkohësisht.
Faleminderit.
plaku kam gjet dicka te vecante per ty ?
shikoje te lutem:
quhet Trëndafili i Çamërisë
http://www.youtube.com/watch?v=_v5QZ6300xA&feature=player_embedded#at=103
Te faleminderit miku yne.
Te lumte Mero. Je i pakrahasueshem.
Gje a gjeze: a dini cfare ngjizet kur nje vrases kryqezohet me nje gomar – Sali Baba!
Tani le te arsyetojme pak: gjeja me e thjeshte sot ne Shqiperi eshte ti vesh shkrepsen kesaj fucie baruti dhe cdo gje flutorn ne ere! Problemi eshte se mund te flutorojme edhe ne vete ne ere, sic ndodhi ne 1997!
Berisha eshte keshtu se i vuri flaken Shqiperise njehere me PIRAMIDAT e Bodes dhe nuk e gjeti gje. Sepse ne vend qe Drejtesia ta prangoste kete te marre dhe t’i vishte “kemishen e qetesimit” duke i ndaluar me Kushtetute riardhjen ne pushtet, Drejtesia e Fatos Nanos me Bashkim Finon ne krye e mbajten dhe u perkujdesen per kete kriminel te cmendur sikur te ishte nje relikte e vecante. Berisha eshte keshtu se kur vrau pabesisht Remzi Hoxhen dhe e murrosi ne nje kembe ure qe e di vetem ai, askush nga socialistet dallkauke qe erdhen ne pushtet me pas nuk i kerkoi llogari. As Fatos Nano bixhozi dhe pijaneci, as SHIK-u i Fatos Klosit dhe as Presidenti i vendit Rexhep Mejdani. Berisha eshte keshu se kur tentoi t’i bente puc shtetit me arkivolin e Azem Hajdarit dhe me banden e tij mafioze askush nga socialistet nuk u ndje. Fatos Nano ja mbathi nga frika ne Maqedoni, te tjeret u justifikuan me friken qe i kishte kapur, ca te tjere mbajen anen e Berishes. Dhe asnje mase ndeshkimore nga Ben Rakipi dhe Drejtesia. Perkundrazi tani degjojme ca dallkauke analiste te paguar nga Saliu qe pa turp fare thone ne emisione TV: “Ju vrate Azem Hajdarin, ne vrame tuajet me 21 janar!” dhe i mbyllin me kete llogjike alla kanuni Lek Dukagjini krimet e Sali Berishes dhe bandes se tij. Duke mos bere asnje dallim midis cubit Azem Hajdari, qe donte te vinte nen kontroll tregetine fitimprurese te armeve me Kosoven dhe protestuesve paqesore ne bulevard, qe kishin dale per te mbrojtur buken e gojes te femijeve te tyre. Degjojini dhe shikojini keta faqezinj ne emisionet e NEWS 24 me kryeredaktorin e gazetes Panorama qe pretendojne per MEDIA te lire dhe pavarur ne Shqiperi. Zotit Rakipllari me pare duhet t’i vije keq per gazetaren dhe kolegen Anila Basha dhe pastaj te flasi turpe me thes per emisionet e dirigjuara nga sigurimsi Fahri Balliu, ish-besnik i Enverit tani besnik i Saliut. Berisha eshte keshtu se vodhi sa deshi ne rrugen Durres-Kukes duke punuar me qellim pa projekt dhe pa preventiv dhe nuk i hyri asnje gjemb ne kembe. As atij dhe as KARREMIT te tij Lulu Basha. Berisha eshte keshtu se vrau sa deshi ne GERDEC dhe Edi Rama i tha: “Te roni vete!”. Berisha eshte keshtu se likuidoi me nje plan mafioz deshmitarin e vetem per GERDECIN Kosta TrebickA dhe Ina Rama i firmosi me doren e vet certifikaten e vdekjes. Dhe Edi Rama i tha perseri: “Te roni vete!” Berisha eshte keshtu dhe vjedh si i papare votat e shqiptareve sepse Edi Rama ndryshoi kodin zgjedhor dhe Kushtetuten e Shqiperise me mashtrimin e Kastriot Islamit. Dhe i tha Saliut: “Vidh e vidh sa te duash vota o Sali, se KQZ-ne ta kemi falur ty!” Saliu vret, vjedh dhe mashtron si i papare se nuk pjerdh me askend. As Presidentin Topi. Sepse opozita shqiptare e ka transformuar me ndryshimet legjislative si nje DEMON te vertete. Prandaj e keni gabim zoti Baze, kur thoni se opozita shqiptare nuk ka faj. Sepse ajo e ka fajin me te madh per DEMONIN qe po renon sot Shqiperine.
Menyra e veprimit te Sali Blu Honolulu tregon me se miri se ky model njeriu bashke me miqte dhe dhe shoket e tij te ,,idealit,, dhe te biznesit kane probleme te medha me Ligjin i cili pavaresisht se sot po vepron ,,Maliqi,,ku i dihet se mund te vije shpejt dhe ralla e Ligjit.Me te gjitha ,,veprat,, dhe ,,bemat e pa denja per nje vend gjeografikisht europian tani i druhen stacionit te fundit pas te cilit do te detyrohen te japin hesape per ,,punet,,pa hesap qe kane bere miqte e ,,ligjit,, nen kujdesin e ,,Maliqit,,
perfekt si gjithmone MERO BAZE ..kafsha me emrin sali berisha vetem me nje revolte popullore i dridhet dheu nen kembe …POSHTE KJO DIKTATURE berishiane … fundi i kesaj kucegre po afron nuk futet SHQIPERIA ne EUROPE me nje DIKTATOR si sali berisha .
Rama boll pa te huajt ne sy-Revolucion ndryshe te rrij ne shpi me gruan e tij te re Linda(jo si mosh) dhe te mendojn per pleqerin,se Saliu nuk zbythet vet ,por duhet zbythur me hu