Diferenca mes dy vendimeve të Kolegjit

17 Qershor 2011, 22:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Natën kur Kolegji shqiptoi vendimin, Berisha shpërndau një sms për disa bashkëpunëtorë të tij të afërt ku shkruhej “Vendim i shkëlqyer”. Lulëzim Basha doli e përshëndeti në mesnatë, ndërsa Arben Ristani fluturoi nga gëzimi duke theksuar faktin se Kolegji legjitimoi veprimtarinë e KQZ. Por vendimi i zbardhur i Kolegjit Zgjedhor ka fshirë gjithë paqartësitë e shfaqura në shqiptimin e vendimit, të cilat kishin të bënin me përpjekjen e Berishës për të klasifikuar votat e hedhura gabim si vota të kontestuara dhe për ta mbyllur procesin e transparencës pa numëruar votat e qytetarëve, por vetëm duke përdorur 81 votat që dukshëm janë futur në grupet e numërimit mbasditen e 14 majit.  Vendimi e konsideron në kundërshtim me frymën e Kushtetutës procedurën e KQZ, dhe qartëson mënyrën se si duhet të ruhet integriteti i procesit. Dje Sali Berisha heshti. Heshti dhe Lulëzim Basha. Makinat me flamuj të PD-së nuk u panë nëpër rrugë. Arben Ristani nervoz kishte tentuar të jepte një opinion në një gazetë afër qeverisë për të siguruar Lulëzim Bashën që e ka të sigurt fitoren, duke shkelur kështu çdo etikë dhe çdo normë ligjore për profilin e kryetarit të KQZ. Bile distanca kohore nga e hëna deri në të enjte ishte e mbushur nga ana e qeverisë me keqinterpretim publik të vendimit, duke tentuar t’i orientojnë publikisht gjyqtarët se si duhet ta zbardhin vendimin, gjë që rriti ndjeshëm tensionin në vend.

Por ndryshimi më i madh dhe thelbësor është nëse krahason dy vendimet e zbardhura të Kolegjit Zgjedhor, atë të Tom Ndrecës dhe këtë të Dhurata Haverit.

Së pari, nëse i hedh një sy gjuhës së vendimit të djeshëm të Kolegjit dhe gjuhës me të cilën është shkruar vendimi i Kolegjit, drejtuar nga Tom Ndreca, shikon një ndryshim të fortë stilistikor, një ndryshim të fortë në argumentet ligjore dhe mbi të gjitha ndryshim në interpretimin e Kodit Elektoral. Edhe pse Tom Ndreca është një mirditor, që siç mburret nëpër tavolina “Berisha e mori nga dhitë dhe e bëri zabit”, e kishte zbardhur vendimin në një toskërishte të theksuar, përzierë me terma latinë që Ndreca s’i ka dëgjuar as në ndonjë kishë, pasi si komunist ateist që ka qenë nuk ka shkelur në to. Vendimi i zbardhur i Kolegjit të tij dukej qartë që i kishte shkuar i shkruar nga dikush tjetër dhe ngjante me dy pika uji si arsyetimi i aktit normativ të Ristanit. Po t’i krahasosh do të shikosh se ka togfjalësha të njëjtë, arsyetim të njëjtë për “doktrinën e Kushtetutës” dhe parimin që duhet respektuar çdo votë dhe fare pak, bile ndonjëherë aspak referencë ligjore.

Po të shikosh vendimin e djeshëm të Kolegjit ka një sintaksë krejt ndryshe nga ai i Tom Ndrecës, është shkruar me një gjuhë të thjesht pa sofistikime, dhe është në çdo paragraf i mbështetur në ligj. Nuk ka ilustrime me terma latinë dhe as i referohet “Frymës së shenjtë” të Kushtetutës, por thjesht Kodit Elektoral dhe parimeve të Kushtetutës. Kjo është një diferencë e madhe që dëshmon se mjafton të sillesh si gjyqtar dhe ky proces është i dënuar të shkojë në pavlefshmëri ose t’i lihet mandati fituesit.

Një ndryshim i fortë mes dy vendimeve të zbardhura ka të bëjë dhe me konceptin për fletët e hedhura gabim. Vendimi i Tom Ndrecës legjitimonte futjen e 81 fletëve të votimit në kushte tërësisht të paqarta ligjore, por nuk denjonte të verifikonte se si ishte realisht situata në kutinë e kryetarit të Bashkisë, e cila u mbyll me dhjetë vota para për Edi Ramën. Një procesi, i cili kishte përfunduar, ishte alogjike t’i shtoje fletë të tjera votimi pa parë në fillim nëse mungon apo kishte tepër fletë votimi në atë kuti. Vendimi i djeshëm i Kolegjit e qartëson këtë situatë dhe kërkon verifikimin e gjithë kutive. Kjo procedurë është e destinuar të prodhojë dy rezultate, e para që të përputhen votat e hedhura në kutinë e kryetarit me sasinë e votave që gjenden aty dhe loja merr fund duke i dhënë mandatin fituesit të asaj kutie, që është Edi Rama, ose votat të mos përputhen me numrin e votuesit, por natyrisht as me 81 votat e shtuara dhe të kalohet në pavlefshmëri. Pra, vendimi i djeshëm i Kolegjit në të vërtetë hap rrugë për të penalizuar dhe futjen e duarve në kuti duke shtuar 81 vota.

Së fundmi, duhet thënë se rreth zbardhjes së vendimit ka një konspiracion të tërë politik. Ka zëra që ja dedikojnë atë presionit ndërkombëtar për të ruajtur integritetin e votimit. Ka të tjerë që kanë fantazi dhe shikojnë një përpjekje të Berishës për të shitur Lulëzim Bashën dhe për të shpëtuar qeverinë. Kjo është qesharake pasi Berisha është strumbullari i gjithë këtij deformimi të procesit zgjedhor. Unë nuk dua të besoj as të parën, as të dytën, por thjesht pamundësinë e gjyqtarëve të Kolegjit për të gjykuar ndryshe para këtyre fakteve. Kjo vlen vetëm për të na treguar sa skandal është vendimi i Tom Ndrecës dhe jo sa real është ky vendim. Ky është një vendim normal gjyqtarësh që kanë rikthyer shansin për të hetuar zgjedhjet. Diferenca reale mes dy vendimeve është se njëri është hartuar dhe zbardhur nga gjyqtarë, tjetri në zyrën e Berishës. Problemi që ne kemi është se KQZ, ashtu siç lexoi ndryshe ligjin, ashtu do të lexojë ndryshe dhe këtë vendim, duke na e zgjatur dhe më tej krizën e zgjedhjeve.

 

 

52 komente në “Diferenca mes dy vendimeve të Kolegjit”

  1. Gjethi i thate says:

    Pa dashur te kem ndonje shtese nga ato qe thua z.Baze,do te ishte me vend ndoshta te shkruaj dicka rreth vendimit te dyte te kolegjit.Kam pershtypjen qe kolegji me vendimin e tij,ne menyre te terthorte ka goditur dhe KQZ.Pra,kolegji duke arsyetuar ne menyre te tille qe te numerohen te gjitha votat e gabuara,kudo qe jane,me perkedheli ka goditur KQZ. Them me perkedheli sepse ndryshe kolegji duhet te rezonte vendimin e KQZ per numerimin pjesor qe beri per 117 kutite. Dhe kete numerim,KQZ e beri duke marre ne menyre krejt te paligjshme nje akt,te cilin e quajti individual dhe jo normativ. Pra,me vendimin per kthimin e numerimit total te votave ne kutite e gabuara,kolegji duhej te shprehej e ta rrezonte ne menyre absolute ate vendim qe morri KQZ. Kjo do ti hapte dhe rrugen nje procesi penal kunder Ristanit,per kete masaker qe beri me votat.

    1. KARKANAQE says:

      KACI ESHTE I NJOHUR SI MIK I ZYLYFTAR RAMIZIT – E DINE TE TERE ATA QE KANE STUDIUAR NE FRANCE SE SI I SPIUNONTE E KONTROLLONTE SHOKET. DONI NJE LISTE: KASTRIOT ISLAMI – VLADIMIR LASKA – FATOS YLLI – ILIA LENGU – THOMA HARXHI – LAJLA PERNASKA – MAQO LAKRORI

    2. Reformer says:

      Thoni si te doni por deri tani Berisha ka arritur disa fitore: 1. prishi perfundimisht dhe ne menyre te pakthyeshme procesin e numerimit ne Tirane 2. anulloi fitoren e Edi Rames 3. uli entuziasmin e socialisteve dhe tregoi se ata nuk do te fitojne kurre me vote, sa kohe qe te kete KQZ 4. nese Edi del perseri perpara me vota, zgjedhjet do te perseriten!

      1. g. says:

        Megjithese ato qe thua jane te verteta, nuk mund te them qe effekti i tyre eshte po ai. Effektet jane keto: 1) Demaskim i hapur i Berishes dhe pushtetit qe perfaqeson, 2) Bindja e trupit nderkombetar per problemin e madh qe perfaqeson Berisha per nje demokraci te vertete, 3) Shtimin e pakenaqesise te pjeses se madhe te popullit per regjimin e Berishes.4) Domosdoshmerine e heqjes qafe te ketij pushteti, 5) Nje fare krize morale e nje pjese te vogel te shoqerise Shqiptare (fakti qe akoma votohet per METEN (me dashje apo pa dashje), 5) Me e rendesishmja. Rolin kritik qe luan nje opozite e vertete ne demokraci, mbajtja ne kontroll dhe demaskimi i pjeses qe eshte ne pushtet kur ajo del nga shinat e demokracise!

  2. Shqiptar Kosovari says:

    Zoti Mero, a mund te na thuash ku ndodhen kutite qe do te rinumrohen dhe a nuk mund t’i kene futur duart edhe ketu? Pastaj kush i ruan ? Keshtu dalim njëmijë pyetje te cilave veshtire eshte tu jap dikush pergjigje.

    1. fule says:

      Shiko fjaline e fundit: “KQZ, ashtu siç lexoi ndryshe ligjin, ashtu do të lexojë ndryshe dhe këtë vendim…”
      Pra ne dore e ka prape Qenstani dhe mos harro qe pas KQZ, vjen prape Tom Maskara Ndreca…

    2. inf says:

      per ty o SHqipatr kosovet .
      atokutijat i rrujne ilakajet e sali zezes dy ilakajet e tij ata i rrujne i pastrojne i gatisin i rregullojne ,do i mbushin do i zbrazin si ti thote dhandrri i SERBISE dhe dhanndrri i
      Milices sali ROM berr- isha.
      Kjo eshte e vertetat e kutija te Klanit te salih kopukut qe e shiti ALBANINE te greko SLLAVET E TIJ.
      Ky njeri mposhtet vetem me tapanxhe vetem tapanxha ja rregullon samarin ketij krimineli qe per 15 sekonda FIRMOS VULOS çdo tradheti qe i vjen perpara.
      Mjer ne per ALBANI dhe mjer KOSOVA qe ky mangup e bir Spiuni po tenton ta ndaje sipas qejfit te TADIQIT DAMIR FAZLLIQIT ME KOMPANI.pik
      Keto votime iken per lesh hamami ato duhet te perseriten ose te njihet Rezultati i pare i pare nga te gjithe nga vendas dhe te HUAJ.
      E kupton ti Kosovari Shqipatri se ky salija nuk do me dit per vatan dhe per troje
      ky shet çdo gje vetem qe bytha e tij e qelbur te rrin ne kolltukun etij.
      Nuk pyt per milet per ligje per shtet e ka bere ALBANINE shtet MAFIE E BANANE ,ku
      ta shkelin trupin me shqelm rrugeçer dhe matarpaz ,hajduter dhe bagabonda,njerez te hurit e litarit po terrorrizojne GAZETARE SHTYPIN E PA VARUR dhe gjithe ELITEN,,qe po tenton te ngrehi krye kunderr ketij njeriu FUNDRRINE QE QUHET SALI ROM BERRISHA.

  3. lali says:

    ty allall ta befte zoti qe i shpjegon kaq thjeshte por nga sala dhe ristanka cdo gje pret nuk dorezohen kollaj urime per thjeshtesine e shkrimit presioni nderkombetar po luan nje rol te madh nuk duhet mohuar , ndoshta i erdhi dhe atyre veza ne b….. po e pate arvizune i beni te fala ka humbur fare na u tha syri

  4. Blendi says:

    Si do qe te jete shkruar vendimi i dyte i Kolegjit Zgjedhor, Ristani do t’a interpretoje sic ia kerkon Sala.

    Nese Sala do, fitues zyrtarisht del Basha. Ne kete rast nuk dihet c’ndodh me pas ne Shqiperi. Nese Sala do, fitues shpallet Rama, dhe palet bien ne qetesi dhe dy vjet te tjera.

    Fakt eshte qe opozita ia ka marre gjumit per qejf. Te dije Rama me teper se c’thuhet neper gazeta e prandaj gerrhet i qete?

    Tung,
    Blendi

  5. hallexhiu says:

    Mero kesaj radhe ja fute kot!
    Si vendimi i pare i Kolegjit, ashtu edhe vendimi i dyte i Kolegjit jane zbardhur nga njerezit e Sali Berishes ne ambientet e nje institucioni te rendesishem te vendit.
    Kjo do te thote qe nuk eshte e vertete aspak qe vendimi i dyte eshte shkruar nga gjyqtare. Eshte e njejta dore Mero, eshte e njejta dore ajo qe e ka shkruar.
    Dhe meqe vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka dale nga ato ambiente dhe eshte pergatitur nga njerezit e Sali Berishes nuk duhet te kete asnje dyshim se eshte ne favor te Lulezim Bashes.
    Per kete, ndiqni me vemendje zhvillimet. Shenja e pare u dha diten e sotme, kur ne minutat e fundit perfaqesuesve te Partise Socialiste iu dorezua akti ne baze te se cilit do te zhvillohet gjithe procedura e hapjes se kutive.
    Shikoni me vemendje zhvillimet …
    Megjithate Mero, cdo shkrim tendin une e lexoj me vemendje. Te gjithe duhet ta lexojne me vemendje, pasi je kthyer ne nje orakull te vertete per ne.
    Te gjithe bashke te mbysim te keqen !

  6. ylli says:

    Nga malesia nuk thone me ka rene si ujku ne dele….Por ka rene si berisha ne vota.
    Prandaj eshte pak si e veshtire te besohet ne drejtesi nga njerizit e SB.

  7. santa says:

    o mero hallall per thjeshtesine e komentit po nga sala dhe ristanka vallahi duhet bere kujdes se ata kane ligjet e tyre ka 20 vjete qe bene si do vete thuaj qe i erdhi fundi ? urime ishallah na shikon zoti kete radhe po ne mos 81 vota 11 do ti gjeje sala veshtire se dorezohet , naten ne gjume po na dalin keto zgjedhje,ika se mu be vone per pune .

  8. mjalti says:

    Me kujtohet nje skene midis dy maceve te vogla qe ndiqnin nje ndeshje ping pongu.MERO, me duket se ai shkrimi per cmendimin sot te TEMA eshte ngushellimi per ne qe e kemi mare kaq patriotisht.Kush ilac do na shpetoj mbas ketyre zgjedhjeve.Trauma absolute.

  9. Dyrrahu says:

    SIKUR TË MBYLLEJ KJO ODISEADË ME DREJTËSI DO TË BEFASOHESHA NGA GUXIMI I ATYRE QË BËNË KTHESEN.

    Zoti Rama ka fituar, këtë rezultat po mundohen ta ndryshojnë ata që e kanë aparaturen represive në disponim, duke kërcënuar se do ta demonstrojnë atë forcë. Do ta demonstrojnë forcen edhe më me vendosmëri dhe me me ashpërsi sesa më 21 janar 2011. Sali Berisha këtë rrugë ka marrë edhe pse e ka vërjetur që të gjithë e kanë kuptuar strategjinë e tij të errët për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse dështon vjedhje e Berishes ai duhet rënë nga Qeveria me një vendim të presidentit Topi për zgjedhje të jashtzakonshme ose ka për të rënë nga protestat e pandalshme deri në dorzimin e kasapit elektoral.

  10. rezi vlore says:

    ore po halli im eshte kush shikon prap ristanin neper televizor duke ber prap ato numerimet e tija halucinante.si do tja bejm te shpetojm na ky sharlatan me nje injorance encikloperidike.po u i gjen saliu kta lloj specjesh si ristani e tom ndreca?sikur kan lindur me porosi te tije

  11. beso says:

    Sinqerisht s’po kuptoj me asgje.Fitoi Rama me dhjete vota pas nje jave nga 8 maji,epo thame se e mbyllem ate dreq votimi.Tani jemi ne 17 qershor,dhe s’ka te mbaruar loja e kungulleshkes.Nuk e kuptoj pse Evropa nuk ben publik nje qendrim super partes dhe tek me e fundit te kerkoje nga sherrxhinjte e Tiranes te riperseritin zgjedhjet vetem ne Tirane.Une qe votova majtas do votoj prape majtas,ai qe votoi djathtas do votoje prape djathtas,dhe ne vend te ambasadoreve me lleret perveshur te vije Fyle dhe ca nga ata burokratet me Fajon dhe Doris Pack.Aman ore ua paguajme ne hotelin,se na ka zene aty ku s’thuhet!Meqe syte do perqendrohen vetem ne Tirane,do jete e kollajte te dalin rezidentet qe banojne ne garazhe apo jo,kosovaret apo jo,dhe keshtu do jete me kollaj te zgjidhet ngerçi qe mesa duket do shkoje nje vit me ecejake dhe vendime koti.

    1. plaku says:

      beso,
      Si gjithmone jam dakord me shkrimin tend. E shof se te ka ardhur ne maje te hudes.
      Beso, miqesishte po te tregoj nje histori te vogel. Ti e di qe une vdes te tregoj historira. Une desha te jepja provimin e gjuhes gjermane prane fakultetit te filologjise te Universitetit te Tiranes. Dy tre here provimi u shty sepse nuk kishte shume kandidate per te dhene provimin. Mua me duhej ajo diplome ( ishte ne te vertete vetem nje cope leter ) per te zene nje vend te mire pune. Shkurt muhabeti, vajta disa here dhe heren e fundit kryetari i komisjonit te provimit te gjermanishtes ( kishte studjuar gjermanisht ne DDR dhe ka qene perkthyesi i Strausit kur ky erdhi ne Shqiperi ) me thote ne gjermanisht ” Geduld bringt Rosen” , ( durimi sjell trandafila ), une i them : ” Ja, aber keine Rosen ohne Dornen” ( po, por asnje trandafil pa gjemba ), ai thote : ” E di more mik e di, por une nuk kam se cfare te bej”, une i them, profesor mendoj se, nuk e dini qe ky proverb gjerman vazhdon me tej. Ai me thote se nuk eshte e mundur, atehere une i them : ” Und mit der Zeit, auch zerissene Unterhosen” ( dhe me kohe edhe breke te grisura ). Ai u habit dhe kerkoi nje laps ne canten e tij dhe e shkroi ne nje fletore ate qe i thashe une. Ai me pyeti se, nga e kisha mesuar kete shtese te proverbes ?Une i thashe nga montatoret gjermane prane te cileve une jam perkthyes. Pra beso, proverbi komplet eshte : ” Durimi sjell trandafila, por asnje trandafil pa gjemba dhe me kalimin e kohes edhe breke te grisura.” Mendoj se ky proverb shpjegon mire gjendjen e shume shqiptareve ne lidhje me numurimin e votave. Beso, sic e shef edhe nxenesi yt plak ka filluar te te imitoje. Te uroj nje fund jave te mire ty dhe familjes. Pershendetje.

      1. beso says:

        plaku,nuk eshte vetem çeshtje moshe,une s’mund te jem mesuesi jot,por me kenaqesi bashkebisedues,nxenes yt do ishte mire,por do na ikte luajaliteti,qe eshte i vyer.Me pelqeu shume shprehja dhe solla neper mend ndonje po s’e gjeta per replike po aq lart sa e jotja.Kur isha ne shkolle kisha nje shef katedre qe dua ta pershendes me emer,po jane ca konjuktura ku kjo me behet e pamundur.Ai me vleresonte per kapacitetin bashkebisedues,se isha shume kureshtar,dhe na tregoi njehere ne klase trukun e studentit te veterinarise.Pse,s’e dini kete truk – n’a tha?Jooooooo- ne te gjithe,pse qysh eshte? Nje student veterinarie per provim diplome po mesonte vetem krimbat,sesi perbeheshin dhe si zhvilloheshin,etj.Ai dilte bridhte,ndersa gjithe shoket mesonin,dhe i thoshin qe do ngelte,po ai s’e vriste fare;mesoi shkelqyer vetem krimbin.Kur merr tezen ky ne provim,i bie luani,po ai luanin s’e kish mesuar.Kur shkon te pergjigjet,studenti fillon keshtu:– Luanet jane kafshe mishngrenese,dhe zihen shpesh per gjahun qe kapin.Kur zihen ata grricen dhe u shkaktohen plage.Pas pak kohe ne plaget shfaqen krimbat,dhe keshtu ata shtohen.Krimbi…………………………….E keshtu miku im i nderuar studenti foli aq gjate per krimbin dhe aq shkelqyer,sa profesoret harruan qe teza ishte per luanin,dhe i vune 10.Shefi im i katedres na ftonte te ishim te pergatitur nga pak ne te gjitha,por une e solla kete barsalete sepse e donte vendi.Tani ne po rendim pas Kolegjit,çfare tha Fyle,Fajon,çfare tha Ndreca,dhe harruam fare qe zgjedhjeve ia grisen ato qe thua ti tek shprehja gjermane,dhe se qeverisja eshte delegjitimuar krejt.Me duket se shefi im i katedres e paska pasur fjalen per studentin e mjekesise,qe paskesh mesuar ne provim vetem tezen e çmendurise,dhe po e luan tani kete karte pa u kuqur hiç.Te uroj gjithe te mirat plaku!

      2. Mendimi says:

        plaku
        Se pari respekt per moshen tuaj,(na ndajne gati 20 vite) pa deshire per te polemizuar dhe per ta keqperdorur kete faqe te qmuar ,me sinqeritet dhe seriozitet te plote ju them: ka 20vite qe jetoj dhe punoj ne nje vend Evropian ku gjuha Gjermane eshte gjuhe zyrtare, qe 20 vite ushtroj profesionin e infermierit ,prej se jap voten ketu(ka 15 vite qe posedoj pasaporte te keti vendi) votoj prore per te majt,me 1997gjat nje pushimi ne Shqiperi shpetova per nje qime floku si thuhet, nga bandat e ardhura ne Tirane, shoku im u ekzekutua para bllokut ku banonte, nese komenti im ju ka lenduar ju kerkoj ndjese dhe fare ne fund: po te merrja para nga Sala do isha atje milioner e nuk do jetoja ketu ne mergim,mbremje te mire ne Zvicer(guten Abend in der Schweiz)

        1. plaku says:

          Mendimi,
          Te kerkoj te falur, sepse sic duket te kam keqkuptuar. Te uroj nje mbremje te kendeshme. Pershendetje.

  12. Rani says:

    O Baze vazhdojne shkrimet nga ty, deklaratat nga Evropa nga Amerika, po diçka s’po luan vendit; Saliu. Ik propozoji me mire Rames qe te marre veten me te mire edhe ti lere pederastlleqet po te marre armet dhe te shkoje ta rrezoje kete kafshe ose nqs s’ka bythe te rrije rehat edhe ai edhe mos te na tregoje endrra me sy hapur.

    1. dymi says:

      Me sa kuptova une ti thua qe po nuk e beri dot Rama te ike. Mire, po kush te vije ne krye te PS K Islami, A Harasani, B Blushi delfinet e Berishes? Ata mezi po presin qe te bejne katrahuren ne parti. Per humbjen e EDIT Sal-iu gezohet me pak se keta qe permenda. Ata mezi po presin qe kolegjet e Sal-iut te shpallin fitues Lulushin. Per kete punuan e luftuan para e gjate fushates zgjedhore, sidomos K Islami.

      1. plaku says:

        dymi,
        Desha te mesoja dicka nga ty, natyrishte ne se e di. Ketu tek tema lexova, dje me duket, vendimin se do thirej SOT Asambleja. Ne kete artikull te ThemaOnline thuhet :
        “Gjithashtu ky forum i lartë vendimmarrës do të hapë fushatën zgjedhore brenda partisë, e cila do të rinovojë strukturat e saj nga baza në qendër përveç kryetarit të partisë, i cili u rikonfirmua vetëm dy vjet më parë, ”
        Me fal se e zgjata. Pyetja eshte, si mendon ti, ne se Rama humbet zgjedhjet per kryetar te bahkise se Tiranes ( per mua eshte e qarte qe ai fitoi me 10 vota )
        do te kete probleme brenda PS per zevendesimin e tij? Ne fakt edhe une jam i mendimit tend se per momentin nuk ka ndonje alternative te denje. Per pergjigjen te falenderoj paraprakisht. Pershendetje.

        1. dymi says:

          Plaku te me falesh per vonesen por nuk kam qene ne shtepi. Tani e pashe shenimin.
          A ka pergjegjesi Edi, megjithse edhe per mua i ka fituar zgjedhjet, madje jo me 10 vota por me mbi 1500? Sigurisht qe po. Une mendoj se e nenvleftesoi Tiranen si te sigurte ne fitore. Gjithashtu nuk i mori seriozisht disa njoftime per punen e qelbur te K Islamit, i cili sic thuhet, si njohes i mire i pikave te forta e te dobta te PS ne zonen zgjedhore te Tiranes, punoi ne dem te Edit ne bashkpunim me stafin e Bashes, per menyren e manipulimit ne njesite ku PS ishte me e sigurte ne fitoren ketu ne Tirane. Jane pikerisht keto lagje te Tiranes ku u derguan votuesit mercenare nga qytete te tjera ku PD ndihej e forte(besoj qe je njohur nepermjet shtypit qe ne Tirane jane regjistruar si banore te saj me banim neper garazhe e lavazhe te mjaft pd-istave) si dhe ku u blene me parate e korupsionit njerezit per te votuar Bashen.Gjithashtu mendoj se me mire mund te ishte punuar edhe me koalicionin, megjithse kjo eshte nje teme mjaft e gjere dhe nuk mendoj se vetem Edi ka pergjegjesi, madje ai ka me pak.
          Ne lidhje me merakun tend ne se do te kete Edi probleme brenda PS une mendoj se Sali-istat qe jane akoma edhe per ca kohe ne PS do te mundohen qe te bejne zhurme per largimin e Edit por une mendoj se jane te pafuqishem, megjithse do ti mbeshtes shume fort korri i magjistricave te Sal-iut, Cupi, Cani, Cili, etj.

          1. plaku says:

            dymi,
            Shume te faleminderit per pergjigjen informative. Te uroj nje dite jave te kendeshme. Pershendetje.

        2. Mendimi says:

          plaku
          Ju leni pershtypjen se jeni ne kerkim te idhtareve te zotit Rama, (ndoshta keni mision kete nga ???) kjo verehet terthorazi prore tek ju, me vjen keq qe nuk keni ,ose nuk doni ,apo nuk guzoni ta shprehni mendimin e kristalte politik, por merreni me metoda te tilla por eshte drejta juaj te pozicionoheni ose jo, vazhdoni gjurmimet ndoshta ju sjellin beneficione.

          1. plaku says:

            Mendimi,
            Une mund tju them keto gjera :
            – Une jam i majte pra jam me PS.
            – Jam ateist.
            – Jam qysh 20 vjet ne Zvicer, kam dy djem dhe nje vajze. Nje djale jeton ne Shqiperi, djali i dyte jeton me mua ne Zvicer dhe vajza eshte martuar me nje shqiptar dhe jeton ne Italine e jugut.
            – Kam dy mbesa ( vjazat e vajzes ) dhe nje nip ( djali i djalit ), te cilet m.gj.s. i dua me shume se cdo gje tjeter ne bote , fati e solli qe nuk i shof dot cdo vit.
            – Jam mbi 64 vjec dhe kam lindur ne Tirane ne 31mars 1947.
            – Nuk pi shume rraki dhe e kam lene duhanin.
            – Hoby : Kenaqem kur Sala flet anglishte dhe italisht. Degjoje nje here ndoshta te pelqen edhe ty.

            http://www.youtube.com/watch?v=nLnmcTsshOo&feature=BFa&list=FLwpMj_7i3tPA&index=16

            http://www.youtube.com/watch?v=i33kGwQRxik

            Ne se kam haruar dicka qe, juve ju nevoitet per dosjen tuaj, me thoni ju lutem se, do ju pegjigjem me sinqeritet per cdo pyetje. Jam kurjoz te di se sa ju paguan Sala per cdo dosje qe pregatitni per cdo anetar te ketij forumi ? Pershendetje

  13. KQZ=KQV says:

    Mero,kete rradhe ja ke futur kot.Pse te genjen mendja se Kolegji Zgjedhor,e ka nxjerre vete vendimin?Nuk e di a i njeh keto gjyqtaret,jo vendim qe nuk dine te japin,por as buke nuk dine te hane.Ato te shkrete jane shume injorante,pavarsisht se kane mbaruar juridikun.Nje njeri normal po te rrije me ato jo me shume se 10 minuta,e kupton cfare niveli kulturor,njerzor,juridik etj kane.Por kete here,si perhere,e lexuan vendimin,dhe tani i ka marre hajduti Sali,kutite ne dore,dhe dihet si i rregullon ai keto pune. Nuk e kuptoj ne KQZ,pse rrine anetaret e opozites,pse nuk japin doreheqje,pasi nuk i pyet njeri.Vetem populli e zgjidh kete muhabet.

  14. I zhgenjyeri says:

    Ndaj te njeten mendje me ty Z. Mero, megjithese nuk kam shum besim te zbatimi i ligjit tek ne. Kam vetem nje sugjerim miqsor. Para disa ditesh, kur more vesh se ajo çupa (Dhurata Haveri) ishte caktuar relatore sikur i hodhe nje çike balte mbi supe. Tani qe (sipas teje) ajo e beri detyren e saj siç duhet, te takon qe, me guximin qytetar e profesionalizmin qe te karakterizon, t’ia heqesh nga supet ate balte.
    Pershendetje nga Franca

  15. ermiri says:

    Berisha, Basha, Ristani u egzaltuan fillimisht nga vendimi i Kolegjit, thua ti Mero, por une nuk besoj ta kene te tre I.Q. nen mesatare.

  16. Frederik says:

    Vetem presioni dhe qendrimi i paster i z. Fyle lidhur me zgjedhjet dhe pasojat qe ka Shqiperia , ka bere qe te kete nje ndryshim thelbesor qendrimi. Nese do te ishte per Kolegjin , Saliu i kishte futur ne thes qe te gjithe ata , por dhe tani eshte Saliu ai qe eshte terhequr dhe u ka lene dore te lire ligjore atyre. Ndoshta gjerat shkojne per mbare dhe vendosin fituesin te vertete te zgjedhjeve Edi Rama te legjitimuar .

  17. NIKOLLA says:

    A E DINI PSE BASHA KA ME SHUME VOTA NE KUTITE E GABUARA SE RAMA, KUR NE KUTITE E SAKTA JANE NJELLOJ?
    SEPSE KOMISIONERET SOCIALISTE( SPECIALISTE, SIPAS TE NDJERIT ARBNORI) KANE ORJENTUAR QELLIMISHT VOTUESIT E BASHES TE FUSIN VOTAT NE KUTITE E GABUARA ME SHPRESE SE DO QUHEN TE PAVLEFSHME

  18. ALBAN DEGA says:

    VET SALI E VET KADI … TE SHPETOJME SHQIPERI !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Jo vetem na vjedhin votat sy ne sy… na japin edhe leksione demokratike!

    Jo vetem vjedhin sy ne sy. Jo nje here por shume here qysh nga 26 Majit 1996.
    Jo vetem te grabisin fitoren e ligjshme balle perballe nje populli e nje Bote te tere, por bejne dhe garipin, te fortin !
    Jo vetem ekzekutojne taksapaguesit e vet me plumbat e blere me taksat e tyre ne mes te dites ne zemer te Tiranes!
    Jo vetem torturojne barbarisht 131 votues e qytetare shqiptare si xhelati me i eger ne qelite e shtetit te grabitur me vota te vjedhura!
    Jo vetem shkelin ligjin e perdhunojne bruitalisht Kushtetuten ne cdo hap e ne cdo akt qe bejne!
    Te gjitha keto jane gjysma e madhe se keqes se Sali Berishes dhe klanit te tij kusar e vrastar!
    E keqja e madhe eshte se kane guximin e te cmendurit dhe pafytyresine e te paftyrit per te mbajtur leksione demokratike e dhene mesime per respektim ligji e Kushtetute!

    Vullneti i qarte i votuesit qe nuk ekziston!

    I gjithe kori i horave qeveritare eshte vene ne garen e turpshme te kryhajnit Sali Berisha qe cirret nate e dite: Kapeni hajdutin !
    ” Askush nuk mund te mohoje as edhe nje vote te zgjedhesit qe ka shprehur qarte vullnetin e tij”, kukasin korbat e zise elektorale e kusaret e jo nje por dhjetra mijera votave te vjedhura e trukuiar me njemije e nje hile e manipulime te paturpshme.
    Ne vetem 117 kutite e mbushura me vota te fabrikuara e te falsifikuara nga te njejtit bandite e kusare, me urdherat e kryekusarit Berisha dalin 357 vota me shume numeri i votuesve. Ceta e kusareve me Berishen ne krye kukasin ” vullneti i shprehur qarte i votuesit”!
    O Zot i madh, na ruaj mendte e krese! Po si mund te shprehe qarte vullnetin nje votues qe nuk ekziton. Jo nje, por te pakten 357 votues te sajuar e fabrikuar , te falsifikuar e gjalluar vetem nga Sali Ristani, KQZ dhe bile edhe vete Kolegji Zgjedhor qe ashtu si te paret tani e tutje do te meritonte vetem emrin Kolegji Vjedhor!
    Jo vetem na vkedhin voten e demokracine, lirine dhe Shqiperine por edhe na dalin burra te mire, na japin edhe leksione per voten e lire e demorkacine!

    Tatepjeta drejt prangave e kllonuesit Berisha !

    Kisha degjuar per falsifikim dokumentash, per fasifikim diplomash, per falsifikim pasaportash, per falsifikim parash, per falsifikime… fabrikime gjithfaresh. Kam degjuar edhe per kllonime minjsh, qingjash, derrash, lepujsh…
    Por deri sot as une e askush ne Bote nuk kemi degjuar per falsifikim, per prodhim, per fabrikim, per kllonim te njeriut, per me teper me te drjte vote, pra votuesi… Nje maje e re ogurzeze per Sali Berishen qe shenon fillimin e tatepjetes se tij teper te rrezikshme drejt prangave te drjetesise njesoj si Mubaraku, Ben Aliu , Muamar Kadafi, sapo te revivendoset demokracia e shteti ligjor ne Shqiperi pas permbysjes se ketij despoti te fundit stalinist ne Evrope bashke me Lukashenkon!
    Cdo kuti votash, cdo protokoll i Komisioneve zgjedhore nga njesia baze e deri tek cdonjeri prej 11 KZAZ-eve te Tiranes mban nenshkrimet e te pakten kater perfaqesuesve e komisionereve te ligjshem te PD apo te PS-se, te ” Aleances per Qytetarin” apo te “Aleances per te Ardhmen”…
    Ky eshte rregulli! Ky eshte ligji! Por ne Shqiperi nuk vendos ligji e drejtesia. Vendos Salia e partia. Vete Veli e vete Kadi, thoshin dikur. Sot kjo shprehje eshte vjeteruar! Sot ajo eshte kthyer ndryshe. Vete Sali e vete Kadi!
    Cila eshte zgjidhja!? Zgjidhja eshte te shp[etojme Shqiperi!

  19. ALBAN DEGA says:

    KUSHTETUTA E ZGJEDHJEVE DHE LIGJERUESIT E VJEDHJEVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kodi zgjedhor dhe klani vjedhor

    Kodi zgjedhor eshte ligji, eshte Kushtetuta e zgjedhjeve ne Tirane dhe mbare Shqiperine! Ai percakton sakte dhe qarte se vendimet e rendsishme te tij duhen marre me te pakten pese vota pro. Si zbatohet ai ne praktike, ne jete!?
    Na del nje Arben Ristan dhe tre musketiere te Sales qe e kthejne KQZ-ne ne nje super KZAZ kusarie, qe legalizon 357 ” vota qe shprehin qarte vetem e vetem vullnetin” dhe kusarine e Berishes per te shpalle humbesin Lulezim Basha dhe krejt banden e hajnave me Krye-Komisarin e saj Berisha ne krye si fitues e fituesin e ligjshem Edi Rama si humbes! Votimi eshte kater me tre ne llogore strike partiake.
    Shkelje flagrante e ligjit… Alibia qe perdoret eshte edhe me kriminale se vete aktet e tyre krejt kriminale e kusare… Pas nje jave qe na e kane hedhur njehere nenshkrimin ne ato protokolle apo proces verbale na del nje numerues votash gjithnje i PD-se se Salise dhe ankohet se i kane dale nga 1- 15 vota teper.
    Nje shkelje flagrante e hapur ligjore qe duhej te conte ne pranga jo vetem keta numeratore, por edhe ligjeruesit e ankesave te tyre te porositura e urdheruara nga vete Berisha, e te zbatuara nga Ristani!

    Njeriu me top i kusarise se votave !

    Hajnat mbushin kutite me gjyle votash te falsifikuara naten, numeratoet e topave te hajnise se Berishes ankohen diten! Sali Ristani urdheron rinumerim, legalizim te votave qe shprehin qarte vetem synimin e tij per ti vjedhur votat ne tavoline fituesit te ligjshem Edi Rames!
    Si mund te degjohet e merret parasysh ankimi i nje numeruesi qe ka nenshkruar pa asnje ankim ose verejtje njehere… Si mund te dale nje numerues i caktuar nga PD-ja apo PS-ja mbi 4- 8 komisioneret e saj te ligjshem!?
    Si mund te nenshkruaje dy procese krejt te kundert abrenda pak ditesh!? Cfare pret Z. Ina Rama e prokuroret e saj per ti arrestuar ne flagrance jo vetem keta numerues fakira te shternguar ose te paguar, por pike se pari urdheruesit e shternguesit e tyre Sali Ristanin ne flagrance!
    Jo vetem ata, por edhe Tom Ndrece Sigurimit e marre peng nga policia e forcat speciale te Berishes te Kolegjit Zgjedhor, te vene nen shtetrrethim nga Padrinoja e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit.

    Perputhja perfekte dhe “ndreqja” berishiane e gabimit zero !

    Pothuajse ne te gjitha kutite e rishikuara e legalizuara nga Sali Ristani kishte nje perputhje perfekte midis votave ne kuti dhe numrit te votuesve qe i kane hedhur ato! Pra gabimi eshte nje zero perfekte! E kamikazet e kusarise elektorale ne Komisionin Qendror Vjedhor dhe Kolegjin Vjedhor dalin me vendime per te ndrequr gabimin zero!
    Po si mund te ndreqet, si mund te korigjohet nje gabim qe nuk ekziton!? Vec Sali Berisha dhe kusaret e tij mund ti pergjigjen kesaj pyetjeje rrenuese e denoncuese per kusarine elektorale me transparente ne historine e Shqiperise!
    Ne baze te Kodit Zgjedhor , Kolegji ben intepretimin e ligjit dhe vetem ne baze te tij jep drejtesine vetem mbi bazen e ligjit. Ajo qe beri Kolegji Zgjedhor ne rastin e pare me Tomen e Ndrecajve ne krye , ashtu si Komisioni Qendror Vjedhor ishte zbatimi i urdherave te Saliqit. Ai jo vetem dha antidrejtesine, por shkeli rende Kodin Zgjedhor duke prekur shpirtin e thelbin e tij, e drejte dhe kompetence ligjore qe e ka vetem Kuvendi pas diskutimeve dhe konsesnsit te partive politike.
    Duke i dhene autorizim KQZ-se te rinumeroje e ligjeroje cdo vote te pavlefshme, ne fakt Kolegji Zgjedhor vetem ligjeron vjedhjen e votave.
    As me shume e as me pak se Kushtetuta e Zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor, neperkembet e dhunohet prej ligjeruesve te vjedhjeve!

  20. Lir Koka says:

    Kot vazhdoni ne kete rruge .Sala do ta zvarise si hapjen e kutive te 2009, te lodhe opoziten me keto gjera, te huajt i zvarit se ata nuk kane ndermend te nderhyne me ushtri ne Albanistan te koruptoje edhe ndonje nga ata qe dun ca leke dhe pas ca muajsh te beje goditjen qe don.Shqiperia po hiqet zvare nga Saliu dhe as po duket me u ngrit te pakten ne gjune pa le me kembe.Ta thomi ckoqur situata aktuale gjeopolitike nuk eshte me ne favorin tone si 10-15 vite me pare.Po se zgjidhem vete situaten kemi per te shkuar me keq.

  21. ALBAN DEGA says:

    TI VARESH UJKUT MELCITE NE QAFE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po aq te sigurta sa leku qe falsifikohet me miliarda !

    Kam degjuar disa here drejtepersedrejti Njazi Sali Kosovrastin, Ylli Manjan Mjeranin, Hysen Berishe Osmanin … e dy kamikazet e tjere te Berishes ne KQV te deklarojne se ” fletet e votimit dhe kodet e kutive jane super te sigurta”, “kane elemente sigurie njesoj sic ka leku shqiptar”! Nuk kam asnje kundershtim per kete siguri te njejte.
    Pajtohem plotesisht me ta: Sot ne Shqiperi e jashte saj qarkullojne rreth 50 miliarde leke te falisifikuara! Kur falsifikohet dollari amerikan, euroja e deri edhe sterlina angleze, llogarsini se cfare mund te ndodhe me fletet e votimeve!?
    Aq me teper kur si ato edhe kodet e sigurise se kutive te votimit i ka prodhuar shtypshkronja e Flamur Nokes, ushtarit Shvejk e bythelepiresit me te madh te Sali Berishes. Ja ne duart e kujt ndodhet siguria e votes dhe kodeve te kutive te votimit!

    As vete Sala nuk eshte me i sigurte !

    Edhe vendi ku ruhen votat e kryeqytetit te Shqiperise eshte teper i sigurte: depoja e Reservave te Shtetit te Sali Berishes. Hyrjen e daljen aty e kontrollojne dhe autorizojne hic me shume e hic me pak se djali i axhes, kusheriri i pare i Sales , Ibrahim Berisha dhe nipi i tij nje fare Metaliaj!
    A ka ku te shkoje me lart siguria perfekte e ruajtjes se votave te Tiranes!? Si me i pase ne dore kusari me i madh i votave ne Shqiperi tash 15 vjet!
    Si me i pase ne dore dhunuesi me i madh i ligjit dhe Kushtetutes ne Shqiperi. Edhe ky nje vetdemaskim perfekt i kusarise me transparente te votave ne historine e Shqiperise dhe Botes. Kushte ideale, perfekte per nje vjedhje perfekte, qe ne fakt u krye ne menyren me te trashe dhe me idioteske te mundur! Pse !?

    Me goditje te perqendruar … tamam si ujku !

    Edhe kjo eshte gjysma e se keqes. E keqja e madhe per Kolegjin Vjedhor eshte se i kerkon Sali Rsitanit te rinumeroje dhe ligjeroje votat edhe ne 368 kuti te tjera te Tiranes. Kesaj i thone hic me shume hic me pak se te varesh melcite ne qafen e ujkut te hajnise se votave…
    Ndaj ai mezi priti dhe duke bere naten dite e hapin kilometer si partia e Sales dikur, vendosi qe te punoje me aksion me goditje te perqendruar edhe te shtunen e te dielen qe te shtoje edhe me shume votat per Bashen e Berishen. Tashme nuk behet fjale vetem per 117, por per 368 kuti votash, mbi trefishin. Ishalla nuk e con numrin e tyre per Bashen sa popullsia e Indise apo Kines!
    Jo vetem Ristani po sakrifikon edhe fundjaven per Saline dhe partine e tij te kusareve, por edhe kusaret e tjere te Berishes kane marre tuirravrapin per te pershendetur vendimin e Kolegjit Vjedhor.

    Enough it’s enough !

    Mire per kusarin Ilir Meta se dihet dhe e kemi pare ne kamera se cfare hajni eshte, Hajni kapur ne flagrance e ne kamera nga krahu i djathte i tij!
    Fatkeqesia eshte se deri edhe nje ambasador, qe gjithcka pervecse i tille nuk mund te jete na del e na thote se “vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i drejte” pa u zbardhur ende vendimi absurd e krejt antiligjor i Kolegjit Vjedhor.
    Ky vendim i var ujkut Sali Ristani melcite e votave te Tiranes pasi kryeustai ka pasur kohe te tepruar per ti perpunuar e ndoshta edhe akorduar ato!
    Mjere Shqiperia jo vetem per qeveritaret kusare, por edhe per ndonje ambasador zuzar te huaj ne Tirane! Eshte shtuar shume lukunia e ujqerve te votave ne Tirane tash 15 vjet!
    Eshte koha qe demosi e opozita te mbroje me cdo cmim e me cdo mjet, pa kompromis e pa medyshje ato nga kjo llave e pangopur e gjaksore! Enough it’s enough… Boll me !

  22. KOSOVAR SHKODRANI says:

    SIKUR KOLEGJI TE VENDOSTE PER RAMEN DO SHPALLEJ I DREJTE SI NGA JU POR EDHE NGA SOCIALISTET;POR KY KOLEGJ QUHET I SALIUT PRANDAJ ESHTE MIRE SI NE KOLEGJ APO KQZ TE FUTET KRYEDASMORJA E RAMES INA RAMA

  23. lori says:

    Edhe nje here pergezimi z.Baze.Jeni i sakte dhe i qarte ne ato ç’ka evidentoni e thoni.Por mos harro se do te keshe komentues qe jane edhe kundra edhe nuk i kuptojne ato ç’ka thua!Aresyeja eshte e thjeshte “Kjo pjese qe nuk te kupton e te kundershton dje ka qene tek kamera e fshehte e zonjes Vera Grabocka,duke shtyre trenin per ta ndezur, ndersa sot i gjen neper institucione te rendesishme te vendit qe drejton “Burri i shtetit” Sali Bre-isha.

  24. detar sima says:

    Mendoj se ke te drejte por vendimi i dyte paraqet me teper perpjekje te gjyqtareve per te qene me te kujdeshem per arsye te presionit me teper te huaj por si proces mendoj se eshte degraduar plotesisht dhe do te jete veshtire te zgjidhet edhe per nje kohe te gjate. Fakti eshte se imazhi yne negativ per te mos bere dot zgjedhje te lira tashme eshte bere i qarte te nderkombetaret dhe brenda vendit opinioni po piqet se kjo klase politike eshte pergjegjese e drejteperdrejte e ngercit politik ne vend.

  25. Eftimi says:

    Edhe une nuk besoj se vendimi 2 i Kolegjit “Haveri”, jep drejtesi. Thjesht çon edhe njehere melçite tek ujku Ristan, pasi besoj se gjerat ne kutite e Lundres jane rregulluar tashme

  26. Alo says:

    Z. Baze,

    Nga shkrimi juaj duekt sikur tashme mund te dale ne shesh manipulimi. Por a keni ndonje ide se ç’behet me votat e Bashes te hedhura qellimisht ne kutite e gabuara, per t’i bere te pavlefshme. Nese mbas hapjes se gjithe kutive do te kete perputhje te numrave dhe njekohesisht nje numer te madh votash per Bashen, atehere eshte e qarte se ato vota jane hedhur qellimisht gabim. Eshte e pamundur statistikisht qe ne 250.000 vota diferenca te jete 10 vota, ndersa ne disa qindra vota diferenca te jete ne rendin e disa dhjetra votave. Eshte nje arsyetim shume rracional qe e ka bere B. Kopliku. Ne votat e hedhura gabim, vetem fare pak prej tyre mund te jene hedhur gabimisht dhe nder to diferenca ndermjet kandidateve duhet te ishte jashtezakonisht e vogel. Pjesa tjeter mbetet te jete hedhur qellimisht, prej njerezish te trembur nga pushteti qe kane menduar se vota mund te zbulohet dhe nuk kane pare menyre tjeter per te votuar kunder, veçse duke e hedhur ate ne kutine e gabuar.
    Pershendetje!

  27. hihi says:

    e lagu e se lagu bishtin dhelpra.duhen te rrezohen te gjithe qe publikojne qe mendojme per popullin( hajduterit)jane te gjithe njelloj,kjo puna e tyre eshte si çdo pune e asnje se merr pergjirsine per cilesine shume te keqe , e qe e vuan populli.jasht te gjithe nga vendet e punes ne qeveri.te vehen te rinj me njohurit e duhur ne politike e te ndershem ne pune e te kete pergjigjesi ligjore.kush nga keto politikane ka njohuri o kulture per te drejtuar kete popull te masakruar nga politikanet prej kaq dekadash?kush ?te gjith me nje kazan futen .te gjithe jane te korruptuar.mendojne me prish qe ti blejne lire vete ato e per te papunet ne djall te shkojne.mos jemi te mallkuar ne o vuajtjet me shekuj qe nuk jane zgjidhur asnjehere na kane degnisur keshtu.e duam kulturen, te miren , e dime te respektojme e kjo ka vleren e saj te madhe,qe politikanet duhen me e shfrytezuar per begatine e vendit.por jo se i mungon ndjenja e se mires e admirimit per drejtimin me dinjitet et nje popull te vogel por me vlera te medhaja.mallkuar qofshit ju qe keni prish qetesin e ketij populli admirues.

  28. kapiteni says:

    strumbullari i te gjithe kesaj corbe eshte artan hoxha.i ziu tani ka nje muaj qe del ne cdo ekran e mundohet te mbroje te pambrojtshmen. mero duhet ti pervishesh njehere me te drejte ketij ”lecaculos”.

    1. keopsi says:

      Arithmetika e tij po del e sakt! Tash fajin e ka Artan Hoxha ha ha ha!!!!!

      1. jurgeni says:

        hahahahaha Artan Hoxha , duket tamam sikur po lufton me mullinjte e eres sepse e kane lene vetem te dale televizion madje edhe Frrok Cupi

  29. SERENA bAJRAKTARI says:

    Kolegji vendosi numrimin e te gjitha kutive e mire beri mbas nje te keqeje te Ristanitdhe te Tom By….Po kush i ruan kutite? Ato i ruan Ibrahim Berisha N/Drejtor i Lundres djali i xhaxhait te SALES dhe djali i TEZES SALES eshte magazinjer i kutive.81 votat jane futur me dore kjo doli ashiqare gjate numrimit ku i kishin ngterruar kutite ,votuesit pra i kishin ba LESH e LI .Ketu ka fakte per gjygj por s’ka shtet s’ka drejtesi.

  30. Rajmonda says:

    Ne fakt kur sheh ata te Kolegjit Zgjedhor,qe duken kaq te trembur,sikur kane dale para nje toge per tu pushkatuar,e jo per te dhene nje vendim,nuk ke shprese se mund te jape nje vendim te bazuar ne ligj,por vetem nje vendim te shkruar e firmosur nga dora vete Sali Berisha.A i keni vene re si rrine si te trembur me sy ulur,dhe ne fund sa nuk shtyhen kush e kush te dali sa me pare nga ajo dere?Mero te shpresojme se eshte ashtu si thua ti,sepse sic e thone dhe me lart ,kur te lexojme ty ndihemi me te qete.Te shikojme edhe cfare do diskutohet sot ne Asamblene e PS.

  31. malesori says:

    Kemi pas nje zakon ne malesi.Kur nje dele vinte tek tufa jote (pa dashje,ose humbte rrugen ose ……..) i zoti i tufes qe e merrte nuk kishte te drejte ta hante apo ta shishte delen e ardhur ne tufen e tij.

  32. SKENDERBEU says:

    MIRE ME DELEN O MALSOR E BENIT KESHTU ,POR KUR VINTE NDONJE DHE VIDHTE DASHIN E KOPESE CFARE BENIT?SIGURISHT GRYKEN E PUSHKES.SLA DO PLUMBIN NE KOKE ,PO AKOMA NUK JANE PERGATITUR TRIMAT QE TJA JAPIN .VETEM SE NJE DITE DO E HAJE ATE ME GJITHE SOJ E SOROLLOPIN E TIJ TE PA PARE QE U LESHUA NE MALLIN E SHQIPTARVE SI NE MALL BELIK.KOHA PO VRAPON TASHME DHE DASHI I KOPESE DO TE JETE NE KRYE TE SAJ NJE DITE.ATHERE MALOKET DO KUPTOJNE QE MUND TE BEHEN QYTETARE.

  33. Miku qe ju don te miren says:

    Ke te drejte malsori i jeme .Pore ajo qe e dadhon njeriun nga shtasa eshte ndergjegjia e arsyeja.Pkrishte per kete njeriu ndryshe nga shtasa kur gabon denohet. Njerzit ne kete bote drejtohen nga ligjet ndersa delet tua prej cobanit.Besoj se nuke e merre per keq kete arsyetim se ashte krejt dashamires.

  34. moli 0 says:

    Saliu eshte specie ne zhdukje dhe si i tille po perdore cdo lloj menyre per mbijetese.Une mendoj se gjendemi para dy opsioneve:ose do nxirret Basha fitues me lloj lloj trukesh ,ose po doli perseri Rama fitues, do perseriten zgjedhjet ne tirane pasi do kemi ankesat e pd per parregullsit qe mund te dalin tani dhe qe do ti atribuohen ps.Keshtu qe deri nga tetori do endemi dyerve te gjyketes.

  35. Shirl says:

    Unbelievable how well-written and ifnormaitve this was.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje