Ekziston një plan qeveritar për ta majmur RTSH-në me para të taksapaguesve, duke qenë se ekzekutivi ka lëshuar një urdhër, me të cilin synon të sigurojë mbledhjen e 6 milionë eurove përmes dyfishimit të tarifës për Televizionin Publik Shqiptar. Por, më pak se gjysma e shqiptarëve janë të gatshëm të paguajnë, ndërkohë që komentet e shoqërisë civile shqiptare dhe analizat e institucioneve ndërkombëtare për këtë organ, vijojnë të rrëfejnë një histori të zymtë
Nga: Ervin Qafmolla, MAPO
Pushues që shullehen në diell dhe të tjerë, gjithashtu të ngeshëm, që u jepen blusë verbuese të detit Jon, ndërsa zëri gazetares në sfond kremton me bujë fitoret e turizmit shqiptar, i cili po sheh rritje të pandalshme numrit të pushuesve nga viti në vit. Deri këtu planet filmike i shkojnë krejt për shtat monotonisë së tekstit të kronikës, por ndërsa lexuesja vazhdon të servirë fakte brenda kornizës “nga fitorja në fitor(j)e”, pamjet ndryshojnë dhe në ekran shfaqet rruga gjarpëruese e bregut të jugut e rrahur nga dielli dhe nga automjete që valëvitin flamujt blu të Partisë Demokratike. Lapsus? Pas pak sekondash një pamje e ngjashme përsëritet dhe kësaj radhe, makina është një Mercedes, nga dritarja e pasagjerit të së cilës valëvitet një tjetër flamur i PD-së. Kanali në fjalë është TVSH-ja – Televizioni Publik Shqiptar, i cili për nga emri, por jo vetëm, supozohet të përfaqësojë interesin publik dhe të servirë informacion edukues dhe argëtues në mënyrë të paanshme e profesionale. Të paktën, ky është formulimi zyrtar i qëllimit të ekzistencës së këtij institucioni, i cili për vitin 2011, është parashikuar të përfitojë rreth 3.15 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndryshe paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të përmbushur qëllimin dhe misionin e tij fisnik.
Por, kronika e lartpërmendur nuk është përjashtim, apo lajthitje e një çasti. TVSH-ja, që nga krijimi i saj në vitin 1960, i ka shërbyer pa reshtur dhe thuajse pa asnjë interval të vetëm, interesave të regjimeve apo forcave politike në pushtet, nga periudha komuniste, ashtu edhe gjatë “epokës pluraliste”. Kanali në fjalë punëson shifrën rekord prej rreth 700 vetash – në zhargon popullor “mban me bukë” po kaq familje – ndërkohë që cilësia e shërbimit është krahasuar në më shumë se një rast me televizionet me staf sa një familje. Në rastin më të mirë, brenda filozofisë së “mbajtjes me bukë”, TVSH-ja mund të etiketohet si një program ndihme sociale, që kushton çdo vit disa milionë euro.
Financat e TVSH-së
Shifra prej 3.15 milionë eurosh e parashikuar në buxhetin e shtetit për atë që mban emrin e Televizionit Publik Shqiptar, është e tkurrur, nëse krahasohet me buxhetin prej 4 milionë eurosh të akorduar në vitin 2010 dhe 3.85 milionë eurot e akorduara në 2009-n, duke u kthyer kështu në nivele të ngjashme me buxhetin e vitit 2008 për këtë organ. Por, kriza ekonomike, ka shkurtuar shpenzimet buxhetore të parashikuara edhe për TVSH-në, dhe paralelisht, ka rritur edhe taksën që qytetarët do të paguajnë për të.
Në fund të muajit dhjetor 2010, u vendos dyfishimi i taksës për TVSH-në, me një tarifë fikse prej 1200 lekësh në vit që çdo familje duhet të paguajë me faturën e energjisë elektrike. Para këtij vendimi, kjo tarifë ishte në nivelin e 600 lekëve (2010), pas një rritjeje të mëparshme që e kish çuar në këtë nivel detyrimin fillestar prej vetëm 500 lekësh (2009).
Sa rezulton që duhet paguar në total nga shqiptarët? Sipas INSTAT, në vend llogariten rreth 791 mijë familje, nga të cilat 12.4 për qind konsiderohen në kategorinë me të ardhura të ulëta. Në rastin që bëhet fjalë për 700 mijë familje që detyrohen të paguajnë këtë taksë, shifra totale do të ishte diku te 6 milionë eurot. Por, qeveria ka parashikuar vetëm gjysmën e kësaj shifre në buxhet, çka do të thotë se të paktën gjysma e shqiptarëve nuk e shohin të arsyeshme të paguajnë për këtë “shërbim publik”. Disa mund të thonë se kjo është një shmangie nga detyrimet, ndërsa sipas disa të tjerëve, ky mini-evazion nuk është tjetër veçse një fillim i mirë. “TVSH-ja nuk është një institucion publik dhe nuk ofron asnjë shërbim për publikun”, vëren Ylli Rakipi, opinionit dhe dikur botues i gazetës Albania, e mbyllur gjatë një safari të administratës tatimore në redaksinë e së përditshmes. “Në këtë pikë, i vetmi shërim është mbyllja… TVSH-ja duhet mbyllur, duke marrë parasysh që jemi edhe në krizë ekonomike dhe kështu të kursehen miliona eurot që çdo vit shkojnë për mbështetjen e një organi dezinformues dhe tërësisht të anshëm, ndërsa nga ana tjetër, mund edhe të shitet godina dhe trualli për të futur në buxhetin e shtetit, para që mund të përdoren për qëllime praktike dhe të dobishme”, vëren Rakipi.
Në fakt, me 3 milionë euro mund të bëhen shumë gjëra të dobishme.
Plot 3.1 milionë euro – pothuaj sa buxheti i TVSH-së për këtë vit – kushton mirëmbajta e TEC-it të Vlorës deri në vitin 2013. Gjithashtu, me tre milionë euro në vit mund të zgjidhet një herë e mirë, çështja e kompensimit të ish të përndjekurve politikë dhe ajo e pensioneve të ish ushtarakëve të liruar. Me një shifër të tillë mund të ndërtohen çdo vit, dhjetëra shkolla e qendra ambulatore në zonat rurale, mund të përmirësohen pagesat për të papunët dhe familjet në vështirësi ekonomike, si dhe mund të pasurohet fondi për kompensimin e energjisë elektrike.
Por, ekziston gjithmonë shpresa se ndoshta ky televizion mund të bëhet një ditë publik dhe të mos ketë arsye që të mbyllet. Jo tamam. “Kemi njëzet vjet që e provojmë dhe nuk e bëjmë dot – ne nuk bëjmë dot televizion publik,” thotë Rakipi, duke shtuar se edhe gjatë regjimit të Enver Hoxhës, kur TVSH-ja kishte vetëm katër orë transmetim, në një sërë aspektesh rezultonte më edukuese dhe e pavarur se sot. “Sot kemi 24 orë transmetim në tokësor, dixhital e satelitor, dhe rezultati është një fushatë e pandalshme propagande e dezinformimi. Përfundimisht, duhet mbyllur”, thekson Rakipi.
Një publikim i Institutit të Medias thotë se një tjetër burim i vazhdueshëm shqetësimi ka qenë edhe skema e financimit të RTSH. Prirjet e financimit kanë qenë pak a shumë të qëndrueshme: ka pasur rritje si në fondet nga buxheti i shtetit, ashtu edhe në fondet e të ardhurave të RTSH. Kështu, në vitin 2009, këto të ardhura arritën në 60 për qind të buxhetit të RTSH, kurse 40 për qind mbulohej nga buxheti i shtetit. Sipas RTSH, një mbledhje më efikase e taksës së aparatit në vitet e fundit ka sjellë rritjen e të ardhurave të vetë RTSH. Në vitin 2009, kjo shifër arriti në 300 milionë lekë, ose 37 për qind të të ardhurave të siguruara nga vetë RTSH. Në 2010, taksa e aparatit zinte po 38 për qind të të ardhurave të RTSH, ose 359,8 milionë lekë.
Vlerësimet, RTSH ngel në klasë
Statuti i Televizionit Publik Shqiptar thotë në përgjithësi gjëra të bukura e të virtytshme. “Si një transmetues i përkushtuar ndaj idealeve më të larta të transmetimit të shërbimit publik kombëtar, RTSH-ja realizon shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit… RTSH-ja zotohet për një mbulim të paanshëm të lajmeve të vendit dhe ndërkombëtare…”.
Ky është thjesht mesazhi promocional i shërbimit në fjalë. Realiteti faktik paraqitet krejt i ndryshëm. Sipas një publikimi të Institutit të medias, edicionet e lajmeve dhe njëanshmëria politike kanë marrë kritika të vazhdueshme. “TVSH gjatë vitit 2010 i ka shërbyer interesave të qeverisë, duke kundërshtuar hapur ligjin, i cili kërkon respektimin e pavarësisë redaksionale nga media publike”.
Notat mbetëse nuk kufizohen me kaq. Sipas vlerësimit të përvitshëm për lirinë dhe standardet e medias në botë, “Media Sustainability Index”, raporti 2011, thekson se gjatë vitit të fundit, njëanshmëria e hapur politike e Televizionit Publik Shqiptar është bërë veçanërisht problematike. “TVSH-ja u ka shërbyer ngushtë interesave të qeverisë në pushtet, duke shkelur haptazi një ligj që sanksionon pavarësinë redaksionale të medias publike”, theksohet në raport. Anëtarja e Bordit të Monitoritmit të Mediave, Iris Luarasi, e cituar edhe në këtë publikim, raportoi se sipas një studimi të kryer nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, 60 deri në 70 për qind e kohës së transmetimit të TVSH-së i dedikohet mbulimit të çështjeve të qeverisë, dhe shpesh ka ditë kur opozita nuk merr fare mbulim. Ajo shtoi se për pjesë të vendit që mbështesin opozitën, TVSH-ja raporton në mënyrë ekskluzive për dështimet e pushtetit lokal, në përpjekje për ta bërë opozitën të duket keq.
“Duhet të kishte ikur koha që TVSH bën qokat e gjithë grupimeve politike dhe e ka katandisur edicionin e lajmeve si Guri Qokaxhiun ku përbën vlera lajmi çdo takim i rëndomtë e rutinor që duhet të bëjnë edhe ministrat në ditën e tyre të punës, apo shfaqjet e domosdoshme të politikanëve të të gjitha krahëve që urojnë ose ngushëllojnë”, thekson Iris Luarasi.
Raporti në fjalë thekson se në vitin 2010, televizioni publik u përkeqësua në pikën që kanali u shndërrua praktikisht, në një megafon të qeverisë, duke theksuar se shpesh, kanali nuk pranon ekzistencën e partive të tjera dhe të pikëpamjeve të tyre. Sipas panelistëve – gazetarë e njerëz të medias të intervistuar në hartimin e këtij vlerësimi – televizione private pranë qeverisë mundohen ta fshehin njëanshmërinë e tyre, por TVSH-ja as që përpiqet ta fshehë mbështetjen e saj të hapur për qeverinë.
TVSH, SHIJAK TV, KLAN-ABC, NTV, dhe se shpejti NEWS24, jane te falimentuar dhe mbahen me parate e Shqipetareve, per te mbajtur Sali Shtazen ne Pushtet, por per TVSH ne paguajme dhe nje takse vjetore, plus dhe parate qe merre nga buxheti Shtetit, TVSH mund te themi me plote gojen se eshte katandisur me keq se ca kanale lokale, Sharlatanet, Idjotet, Kafshet, Bythlepirsit qe punojne atje te sjellin nje neveri te paimagjinueshme kur i shikon, une mendoj se duhet nje proteste masive, ta rrethojme dhe ta bejme COPA-COPA.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
te drejte ke shoku, na e shpifen keta injorante e buthelepires, si u katandisen keshtu shqiptaret, tani po e kuptoj pse enveri sundoi kaq gjate ne shqiperi,.
Jo, TVSH nuk duhet te mbyllet, por t’i hiqet cilesimi “publik” dhe t’i vihet emri “shteteror”. RTV Shteteror ben politiken e shtetit: pasqyron punimet e Kuvendit, Presidences, Keshillit te Ministrave dhe cdo veprimtari shteterore. Ne kete rast, financimi do te jete 100% shteteror dhe shikuesi e di se ne kete kanal do te shikoje evenimente shteterore, sic eshte Kanali ESP (21) ne SHBA.
Po,por askush nuk paguan takse direkte per te, dhe me e rendesishmja, eshte TV plotesisht i ekuilibruar.
I vetmi homolog i denje i ketij altoparlanti gjendet ne Korene e Veriut.
R,T,SH, simbol i partive,zevendesuse e denje e veprave te sh.Enver ,sakrifikoni sa te mundni per te shpetuar kete llagem haleje, pranoni prap tollonat qe te mos mbeteni pa kete qenef.PARIS
Kur ka kanale te tjera me serioze me te verteta dhe me te sakta,pse jo , ky kanal eshte tellalli i cdo qeverie ne cdo periudhe si i ps & pd, dhe me e keqja e ketij kanali eshte se ky behet me qeveritar se qeveria, do ishte dicka shum e drejte ti jepej fund kesaj cerdhe rebelesh.
te mbyllet, se eshte turp per kulturen e manget qe percjell. As filma te ri, as ndeshje futbolli serioze nga kampionati shqiptar, as humor, as lajme e analiza reale e investigative, as format modern paraqitje te studiove, s’ka fare programe femijesh me nivel bashkohor dhe edukativ. 00000000000000 zero
nje ish-punonjes i rtsh qe prej disa vitesh jeton e punon ne usa, qe nga dhjetori-2005, kur kerkoi leje qendrimin -green card- ne usa nepermjet ankimimit ne gjykate, nder ato qe tha per te mbrojtur arsyen e ikjes nga shqiperia dhe media shtetrore e pushtetit, e qe gjykatsit dhe anetaret e jurise u beri pershtypje dhe e votuan te gjithe vendimin e pranimit te leje qendrimit ne usa, ishte fjalia: –rtsh eshte media shtetrore me e politizuar e me servile deri dhe kriminale e cdo rregjimi apo qeverie, dhe nuk ka ndryshuar aspak edhe pse ka sot mjafte media private po ne dore e me parat e pista e te vjedhuar te qeverise aktuale pseudo-demokratike dhe pseudo-me duar te pastra. rtsh per mua e per shume qe jemi larguar nga ai institucion anti-demokratik e anti-qytetar eshte kooperativa e tipit te larte e fundit e trasheguar nga partia meme ppsh e berishes+nanos dhe gjithe te tjereve te vjeter e te ri qe jane ne politike pas ketyre dy monstrave komuniste–. e kjo eshte e verteta per rtsh dhe gjithe institucionet e shqiperise nga dyshja e ramizit e nexhmijes me formulen e gorbacovit qe quhet plani katovica.
TVSH- do te thote ta ve shteti, ta paguash dhe me para?????
meqenese qeveria ka filluar te shesi gjithcka publike ,,le ta japi dhe tvsh
Me mire te privatizohet. Do tejet nje TV me shume ne Shqiperi, ne nuk do paguajme nje takse te plote, e cila paguhet ne faturen e dritave(me pak fjale do s’do do e paguash)……..
As dua te paguaj per ajdutet e as dua tu degjoj zerin e tu shikoj surreterit.Le ta kriptojne dhe te konkuroje si te tjeret.Kush ka qef ti degjoje le te paguaje per familjen.
e po kur e ka thene dhe ylli b….imi,e duhet mbyllur t.vsh. mos ta zgjasim me,por ta mbyllim shpejt dhe nje pjese te saj t’ia japim yllit me shoke. o njerez,ku keni pare ju vend pa tv shteteror?problem ketu eshte,se ky tv drejtohet nga nje tufe halabakesh,te cilet te vetmin zanat kane hajdutllekun dhe klanllekun,duke filluar nga nje fare beci injoranti e pas tij nje tufe mafiozesh,te cilet vjedhin ne menyre te centralizuar.nje miku im me tregonte,se aty blihen pajisje me miliarda leke,harxhohet karburant pa hesap.te gjitha keto me bekimin e ketij fare beci qe nje dite duhet te jape llogari per kete masaker ekonomike ne tvsh.kudo ne krye te puneve ka vene rrugacet e tij dhe nuk ka zot t’i levize nga vendi.para ca kohesh edhe gazeta tema u muarr me tvsh,por tani e ka lene ne harrese,duke siguruar keta mafioze,se nuk ka kush t’i tunde.rruga e shpetimit te tvsh eshte largimi i ketyre horrave dhe vendosja e njerezve te zote,te ndershem qe ky tv i ka me bollek.kjo eshte rruga per shpetimin e tvsh e jo ajo e yllit
Per mbylljen apo jo, ne nuk vendosim!
Nqs do pyeteshim per emrin po !
Te nderrohet sa me pare te jete e mundur!
TVSH nuk eshte i shqiptareve, eshte TV -on i qeverise Berisha. Pra pak taksa paguajme ne ( te sheshta e te pjerreta) sa te paguajme edhe per kete TV.
Me duket qesharake! Kemi jetuar neper europe, por TV-on shteteror te beje politiken e Partise ne pushtet, ne Shqiperi kam pare e jetuar.
Per ata qe punon, nga ata te paguhet!
Taksat qe na mbahen jane vjedhje, si shume vjedhje te tjera.
Do kisha nje mendim per kete rast:
Nqs duan ta mbajne TVSH,le te bejne diçka qe te tjeret e kane bere me kohe.
1-Ta kalojne ne sistemin me dekoder me pagese dhe kush te doje ta shohi ate kanal,le te beje abonimin dhe te vazhdoje punen.
2-Te detyruar kete gje ta kene nepunesit e administrates publike dhe deputetet e maxhorances.
SUKSESE TVSH,jeni te papare se jeni bo me ju vare teneqen.
Mos flitini budallqe. Cdo shtet ne bote ka televizion shteteror. Perse duhet mbyll TVSH? Pse politika e kthen ate ne tV partiak?
Po sikur te nderoje vetem emrin te quhet tele berisha?Se ashtu eshte ne fakt.
Ka kohe qe e therrasin TVS…
Nji teme mjaft interesante e cila me vjen ne momentin e duhur persa i takon Tv-Shqiptare .
E para po jap “voten time” mbi TVSH-ne e cila do ishte ( shenja e dores me gishtin poshte) .
Pra le te vijme prap ke tema TV-te Shqiptare .
Jane kthyer sipas meje (opinioni im personal) nga aq te dashura ,ne TV skandaloze ku e vetmja gje qe degjon eshte politika ,pra lajme ,lajme pa fund ! A thua eshte ky nji zbulim i TV-ve Shqiptare ?!
A nuk ka tema te tjera kjo shoqeri me te cilat duhet te perballet , te diskutoj apo thjesht si shikues te shof ?!
Mos te diskutojme pastaj mbi pergjegjesine e ktyre TV-vr nr lidhje me kontratat me ne qytetaret shqiptare .E theme kete sepse vet kam nji pervoje te shemtuar me Digi-n r Top-it .Konkretisht kur bera kontraten per nji vite ,ne fillim shifja disa programe ,si Digi Autor,Film Drame/Axion/Komedi/T etj , qe sot 3-Muaj neuk i shofim me .Nderkoh qe muajt e pare te kontrates i shifja ,pra vetem 6 muaj .
Pra si ne cdo gje ne ate vend ,nuk ka serizitetin e duhur ,e marrjen e pergjegjsise ,te qenit korrekte me kontraktusin ,popullin .Personalisht nuk do shof me asnji TV-Shqiptare sepse vetem te prishin humorin e dites ,e jane pa interes .
Pastaj dua te shtoj dhe kete ,kto TV jane vene ne pjesen me te madhe te tyre ne sherbim te besties politike ne pushtet ,ktu qendron dhe absurditeti ne ate vend.
Ervin,
TVSH eshte pasuri kombetare. Pavaresisht nga situata ne te cilen gjendet, sigurisht eshte per te ardhur shume keq, asnjehere nuk duhet te shtrohet pyetja per ta mbyllur. Te mbyllesh nje media per mua eshte krim. Ja vlen te debatohet se si TVSH duhet te kthehet realisht ne nje televizion publik, ku cdo taksapagues shqiptar te gjeje ne ekran ate cfare i intereson.
Sa stacione tel ka Albania??? Frankfurti ka nje popullesi rreth 2 milion banore pa qytezat perreth dhe ka vetem nje stacion tel “HR”
DHISSNI NE ‘TE
Programi muzikor i transmetuar me daten 26.07.2011 rreth ores 22.30
Mirmbrema,Zonja,Zoterinj
Pas perfundimit te punes hapa televisionin dhe si zakonisht kam deshire ta percielle RTVSH dhe pashe se kishit nje program muzikor tju them te drejten mu marua qefi se do te me çlodhte pak por fatekeqesishte ppashe nja ti kengetare te cilat jo qe smunda ti kuptoj ngase ishte nje gjuhe me origjine sllave por nuk eshte me rendesi origjina çka deshta te them me kte ky ishte nje concert i mbajtur ne nji vende publik pashe dhe shume femije,prandej besoj se detyra e regjisorit kishte qen mire te kujdeset pak dhe per veshjen solisteve (nese mundem ti quaj ashtu)pasi qe ishin te zhveshura me teper se prostitutkat e bareve te nates,pasi qe nuk e ka per detyre te kujdeset vetem per anen financiare ku rastesishte rashe ne artikullin ku ishte dhe ne pyetje dhe parapagimi i RTVSH se
Me nderime