Favorit për anëtar të kongresit amerikan, John Goçi është shqiptaro-amerikani që shkeli për herë të parë tokën e Kosovës me trupat amerikane në vitin 1999, duke i dhënë vulën e një vendi të çliruar.
I lindur në Kosovë, i rritur dhe edukuar në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), te ky shqiptaro-amerikan janë gërshetuar vlerat e qytetarit amerikan për të kontribuar në të mirë të shtetit dhe njerëzimit, duke ia shtuar edhe ato të shqiptarit që burojnë nga prejardhja e tij familjare me rrënjë në Junik të Deçanit.
Në cilësinë e përkthyesit të gjeneralit amerikan John Craddock, i cili do të udhëheqë misionin e parë paqeruajtës në Kosovë të trupave amerikane, ai do të përkthejë fjalët e para gjeneralit dhe ushtarëve tjerë, të dedikuara nga qytetarët kosovarë që kishin përjetuar tmerret e luftës dhe tani falënderonin amerikanët për çlirimin.
Dymbëdhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje historike për Kosovën dhe shqiptarët, Goçi gjendet në Muzeun e Kosovës, duke vrojtuar ekspozitën kushtuar NATO-së dhe gjithë personaliteteve botërore që kontribuan në momentet vendimtare për Kosovën.
Momenti i çlirimit të vendit është ngrirë në këto pamje të ekspozuara për të mbetur përjetësisht i paharruar me uniformën e trupave paqeruajtëse, brohoritjeve të qytetarëve në adresë të tyre dhe fotot e njerëzve me të cilët identifikohet vënia e paqes në Kosovë; Bill Clinton, Tony Blair, Medlin Ollbrajt, James Rubin, Wesley Clark, Xhimi Shia, Havier Solana….
Forcoi UÇK-në
Edhe Goçi është pjesë e kësaj ekspozite, dëshmitar i vendosjes së trupave amerikane fillimisht nën tenda për të ruajtur sigurinë dhe paqen, themelimin e kampit Bondstill, si dhe bazën e parë të Policisë së Kosovës, nën trajnimin e vëllaut të tij Skënder Goçi, që do të edukonte 200 policët e parë të Kosovës në shërbim të ligjit dhe qytetarëve të Kosovës, i ndihmuar dhe nga dy shqiptaro amerikanët tjerë Ylli Dauti dhe Xhevat Kruja.
Shef i detektivëve në New York, Skënder Goçi do të humb jetën fatkeqësisht në një aksident, kurse puna e tij dhe angazhimi në themelimin e një policie efikase në Kosovë është ekspozuar në Muzeun e Kosovës bashkë me uniformën e tij dhe logon e flamurit amerikan të vendosur në uniformë. Pjesëtarë të kësaj familje nga Juniku dhe Detroiti do të veshin edhe uniformën e UÇK-së dhe do të ndihmojnë themelimin e kësaj ushtrie që në ditët e para në Bajram Curr të Shqipërisë me mjete materiale.
John Goçi do të shkel i pari në Bajram Curr, dhe do të vërejë nevojat e kësaj ushtrie për t’u kthyer dhe kërkuar ndihmë në Amerikë nga shqiptarët që të përkrahin me mjete të ndryshme materiale. Kjo ndihmë do të intensifikohet nga babai i tij Muharrem Goçi, i pari që do të hap rrugën për të sjellë armë, në mënyrë legale. Kurse, John do të kthehet më pas në Kosovë, jo për të vrojtuar nga Bajram Curri qiellin e Kosovës, por të zbarkuar me amerikanët në Kosovë nga shteti maqedonas, ku këto trupa prisnin sinjalin.
Tani, ai sheh në Kosovë ende admirimin dhe mirënjohjen e qytetarëve kosovarë për SHBA-të. I emëruar që në klasë të tetë si përfaqësues politik i klasës, si rezultat i suksesit të shkëlqyer në mësime, Goçi është duke u përgatitur që të kandidojë për kongres. Si anëtar i bordit për edukim në krye të pesë komunave të Detroitit, ai mbetet besnik i misionit për të kontribuar sa më shumë për përsosjen e sistemit amerikan të edukimit.
Mirënjohës ndaj Amerikës
Kujton si nëntë vjeçar fillimin e shkollës në SHBA dhe ndihmën që shkolla i kishte dhënë atij, vëllezërve e motrës së tij. “Shkuam në SHBA në vitin 79-të dhe nuk kishim shumë rroba për të ndërruar në shkollë. Atje na vërejtjen dhe na dërguan në një vend ku kishte shumë rroba për të zgjedhur ne dhe veshur me to”, rrëfen ai për “Zëri” momentet e para të nisjes së një jete të re, në tokën e premtuar.
Kjo mikpritje dhe hapje e dyerve për shkollim, do të pasurojë personalitetin e tij që të vihet në shërbim të qytetarëve amerikan kurdo që i jepet rasti si përfaqësues publik i edukimit, por edhe në kohën e lirë.
Edukimi, ulja e tarifave që qytetarët amerikan duhet të huazojnë nga bankat për blerje të shtëpisë, thellimi i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, janë disa nga pikat ku ai mendon të përqendrohet gjatë fushatës për kongres nga radhët e demokratëve dhe t’i jetësojë pasi të marrë besimin e votuesve amerikan.
“Kam jetuar dhe jam mishëruar me bashkëqytetarët e mi, i njoh nevojat e tyre dhe kërkesat e tyre do t’i artikulojë drejt dhe do të jap maksimumin tim që t’i jetësojë në dobi të përmirësimit të jetës së tyre”.
Ndërsa, për shqiptarët thekson se do të insistojë të mos ketë viza për SHBA, kurse shteti amerikan dhe fondacione të ndryshme të ndihmojë në ngritjen e arsimit në Kosovë, që sipas tij, tash kur Kosova synon të hyjë në BE, fëmijët kosovarë të mos dalin në nivel më të ultë sesa ata zviceran, gjerman francez…
Fjala e parë në anglishte që do ta mësojë para se të udhëtonte së bashku me familje të ngushtë dhe të gjerë në SHBA, do të jetë ajo “door (derë)”. Atëherë thotë se e dinte vetëm domethënien e një gjësendi, pra një derë, kurse më vonë do të kuptojë se kishte pasur të drejt që kishte mësuar për herë të parë këtë fjalë.
Pra, Amerika do të jetë një derë e një jete më të mirë, të ardhme për të dhe familjen, dhe ai tash thekson se do të hap çdo derë që i jepet mundësia në dobi të bashkështetasve të tij amerikan.
Përmirësimi i jetës së qytetarit, mbrojtja e ligjeve të shtetit, dhe gatishmëria për të qenë në shërbim të shtetit, Goçi thotë se i buron dhe nga prejardhja e tij prej Vuthajve të Malit të Zi, që e përmend vazhdimisht si Malësia e Madhe. Të shpërngulur në Junik nga dhuna malazeze, kjo familje më pas do të humb disa nga anëtarët e vet.
Pesë nga vëllezërit e gjyshit të tij, Ducit do të vriten në mbrojtje të shqiptarëve të kësaj malësie gjatë një lufte të ashpër për të mbrojt banorët e pafajshëm. Kurse në luftën e fundit në kufirin me Shqipërinë, të afërm të tij nga Juniku do të përjetojnë tmerrin e një sulmi nga ushtria serbe prej helikopteri duke u munduar të kalojnë kufirin dhe sjellin armatim për Kosovë.
Politikanët të jenë në dobi të popullit dhe jo vetëshërbim
Do t’i duhen edhe dy muaj që të pres caktimin e terrenit për garën zgjedhore, i cili parashihet të jetë në zonën e tij, dhe më pas të kandidojë për distriktin e13-të, që të plotësohet numri prej 14 kongresistëve të Michigenit. Është i vetëdijshëm se në Amerikë një kandidatë matet me premtimet që ka dhënë gjatë fushatës dhe sa i ka realizuar ato. Kjo praktikë thotë se duhet të zbatohet edhe në Kosovë.
“Këtu nuk e di ende si votojnë pse e kanë vendas një person, apo se vlerësojnë programin. Mirëpo, e di se qytetarëve iu ka humb besimi tek udhëheqësit. Ne si popull kemi vullnet dhe dije. Këtë e kemi treguar sidomos në botën e jashtme ku kemi dal shumë të zot, por këtu kemi mbet pak mbrapa se jemi ndarë në parti”. Goçi porosit politikanët vendas që të lënë anash politikën, mos të vazhdojnë fushatën dhe pasi kanë marrë votat, por të punojnë për të drejtën e popullit.
“Një gjeneral pa ushtri nuk funksion dhe veçanërisht kur nuk ka respekt si gjeneral. Institucionet duhet të bëjnë më shumë punë, popullit i ka humb besimi tek udhëheqësit se kanë hyrë për vetëshërbim dhe jo në shërbim të popullit”.
Muzika mbron nga asimilimi
I njohur në rrethinën ku jeton, Goçi do të realizojë ëndrrën e një vajze 9-vjeçe në prag të vdekjes që të takojë një grup të njohur muzikor. Pas bërjes me dije nga prindërit e saj, Goçi do të kontaktojë Kara Dioguardin dhe do t’i mundësojnë vogëlushes takimin e parë dhe të fundit me idhujt e saj muzikor.
Tani, ai është edhe producent i Genta Ismajlit për të nxjerrë albumin e ri “Guximi”, që përbëhet nga nëntë këngë shqip dhe tetë anglisht. Sipas tij arti, veçanërisht muzika nuk është duke u vlerësuar sa duhet në Kosovë.
“Shumë artistë dhe këngëtarë janë larguar nga fusha e tyre dhe kryejnë punë të tjera dhe kjo do të ketë pasoja. Muzika shqip duhet të vlerësohet, në mërgim nëse nuk ekziston muzika ne do të asimiloheshim”.
Zbulues i një sistemi të votimit
Goçi ka zbuluar një sistem të votimit si dhe një sistem për videoklipe. “Ka pasur problem pak me numërim të votave dhe më lindi ideja ta krijojë atë. Po ashtu nuk ka ekzistuar teknologjia për të mundësuar që personi të zgjedh videoklipin në lokal, dhe të luaj ajo skenë në televizor. Kam dashur që krejt muzika që ekziston në botë të jetë afër qytetarit….”/zeri/
I uroje suksese drejt kongresit American.
S’eshte i pari as i fundit Z.Goci qe si shqiptar perparon,zhvillohet,ecen para me kohen duke mos qene brenda prapambetjes se truallit Shqiperi.Pse? sepse na drejtojne TE PA AFTET 70 vite qeverisje.
hajt ishalla.
pikrisht ky djalosh esht me disa te tj. qe u muer me fuenizimin e armatimit per U C K
do thot armet qe u derguan nga SH B A e JO,JO,JO…….nga Florin Krasmiqi RReeenciii
DIASPORA SHQIPTARE ME SYRIN E SE VERTETES ….
Ku jemi e ku duhet te vemi !?
– Asistent Professor i Shkencave Inxhinierike Agim Dega
Pikerisht kjo bote e re eshte bere sot strehe e mbi dy milion shqiptareve. Vetem ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, siç i quante gjyshi im i nderuar Elez Hoxha ne biseda me bashkfshataret e tij ne Berishe te Tropojes behemi mbi nje milione shqiptare te ardhur nga te gjitha trojet shqiptare. Jemi mbi nj milion shqiptare dhe per turpin tone nuk kemi nje vater shqiptare apo nje qender kulturore. Nuk kemi nje vend mbledhjesh apo takimesh miqesore me shoqi shoqin.
Kemi mbi 150 milionere shqiptare sot ne Amerike, por nuk kemi nje vend shqip ku te bejme dasmat apo vdekjet alla shqiptarçe, aq sa greket e italianet ketu ne Nju Jork deklarojne me mburrje se “naten e pare nuset shqiptare e bejne ne restorantet tona”. Kemi profesore e biznesmene qe jane krenari per çdo komb, kemi specialiste e deri nobelist me fame boterore, por nuk kemi nje shoqate apo vater te mirefillte shqiptare per te bere nje mbledhje a ziafet alla shqiptar.
Marria shqiptare
Kemi 5 – 6 xhami shqiptare ne trekendeshin Nju Jork, Nju Xhersi, Conecticut, por nuk kemi nje shkolle e as edhe nje klase shkolle ne gjuhen shqipe per femijet tane. Kemi edhe deri dy kisha shqiptare e bile edhe teqe bektashiane ne Ditroit por deri tani nuk kemi nje qender te mirefillte per te ndihmuar apo mbeshtetur me buke e kripe e zemer , me strehe e pune nje emigrant shqiptar.
Ku po shkojme keshtu vellezer!? Ku eshte patriotizmi yne aq i kenduar sa edhe vete kurbeti ne kenget e çiftelite tona!? Per patriotizem folklorik jemi te paret ne bote e bile nuk ngurojme tua çojme zerin ne kupe te qiellit CD ve ne makinat tona duke ngrene edhe tiketa zhurme nga policia, por kur pjesa e trungut tone kombetar Kosova e Maqedonia u perfshine nga flaket e luftes dhe gazepit ne 99 en e 2001 mblodhem jo me shume se 6 – 7 milione dollare me tepri per te ndihmuar vellezerit e motrat tane shqiptare te nje gjaku e te nje gjuhe?!
Pse ? !
Nuk njohim komunitet tjeter ne Amerike qe te kete me shume parti, shoqata , organizata e deri edhe fondacione me lloj lloj emrash. Kur erdhi puna per funeralin e tre brezave Bitri te shuar brenda nje nate ne Staten Ijlen asnjera prej tyre nuk u ndje. Detyren humane e qytetare te ketyre organizatave e partive fantazem e kryen dy tre individe te veçante.
Vriten vellezer shqiptare ne Kosove apo Maqedoni, ne Mal te Zi apo Greqi dhe keto parti a shoqata fantazme vegjetojne ne nje heshtje varri, kur duhet te buçisnin perballe ambasadave sllavo- greke, ndersa na dalin me kushtrime makabre per te protestuar para Shtepise se Bardhe e deri edhe OKB se kur aty pritet kryetari i shtetit apo qeverise qe ka fituar shumicen e votave!?
Kunder kujt protestojne keto fantazma politiko patriotike!? Kunder Amerikes e Presidentit qe u dhane Azil e strehe apo kunder Kombeve te Bashkuara pjese e te ciles eshte edhe atdheu yne!?
Fund dallavereve dhe vjedhjeve ne emer te shqiptareve
Ka te dhena se ka edhe shoqata e bile deri edhe fundacione jo fitimprurese e OJQ qe nje miku im u shton nje K perpara duke hequr J ne, per te perkrahur emigrantet e deri edhe femijet shqiptare. Ato kane marre e ndoshta edhe vazhdojne te marrin qindra mijera dollare per keto misione humanitare si pergatitja e dokumentacionit per emigrim, per punesim e ndihme shendetesore.
Por asnje cent nuk kemi degjuar te perdoren ne keto destinacione e per me keq edhe eshte spekulluar me to, per çka edhe jane goditur nga FBI ja dhe organet ligjzbatuese amerikane.
Ka ardhur koha tu themi ndal dhe te kerkojme hapje hetimi nga Prokurori i Pergjithshem i Nju Jorkut, Ditroitit apo qyteteve te tjera per çdo cent qe jepet per shqiptaret e komunitetin shqiptar e shkaperderdhen klubeve e kafeneve. Mund te marrin çmime kombetare e nderkombetare shoqata e organizata fantazme pa asnje vlere, por vlera e vertete e tyre eshte se çfare po bejne, sa po bejne pe organizimin e komunitetit shqiptar dhe te diaspores shqiptare ne mbare boten.
Qeveri qe nuk qeverisin
Se pari, kjo do te ishte e duhej te ishte detyre paresore e qeverise shqiptare, por edhe te asaj te Kosoves. E vetmja pune me te cilen mburrej Qeveria e Nanos per organizimin e diaspores eshte “hartimi i listes se emigranteve shqiptare” megjithese ekziston edhe nje Drejtori e veçante , Drejtoria e Diaspores ne Ministrine e Jashtme te Qeverise. Turp e faqja e zeze per nje qeveri qe gjithçka mund te beje, por ne fakt nuk ka qeverisur as ne Shqiperi e aq me pak ne diaspore.
Kerkonin dhe kerkojne edhe zot qe tu zgjatet mandati ne disa raste deri 8 vjeçar si ai i Ambasadorit te Shqiperise prane OKB se, sikur te ishte diplomat i klasit Kisinger, por per turpin e tij e me teper te qeverise qe ai perfaqesonte, ne ato tete vjet nuk arriti te orgaizonte asnje veprimtari apo pritje serioze me komunitetin shqiptar te Nju Jorkut, per te mos folur per qytete te tjera. Aq me pak e ka bere nje gje te tille Ambasada Shqiptare ne Uashington. Shqiptaret ne Amerike nuk kane nevoje per leksione demokracie pasi ata tashme ndodhen ne vatren dhe shkollen me te mire gati 240 vjeçare te saj siç eshte Amerika.
Tarifa te larta zhvatje te medha
E vetmja gje per te cilen nuk harrojne te kujdesen ambasadat e meparshme dhe ato te tanishme shqiptare jane tarifat me te larta konsullore se çdo ambasade tjeter per bashkatdhetaret e vet shqiptare ne Amerike apo ne Evrope. Dollaret e eurot pafund qofte edhe per nje vule noterie per te cilen noteri me i shtrenjte ketu ne Nju Jork te merr 2 – 5 dollare amerikane, zhvatja sa me e madhe e çdo bashkatdhetari shqiptar qe shkon per te investuar ne vendlindjen e vet.
Ndersa ambasadoret e demokracise kerkojne zgjatje afati sherbimi diplomatik apo per me keq edhe Azil politik ne Amerike. Çfare kontrasti i madh me nje ish ambasador te Shqiperise ne OKB Zotin Bashkim Pitarka qe i lutej me lot ne sy ish Presidentit Ramiz Alia qe ta kthente sa me shpejt ne Shqiperi. Tani Z. Pitarka punon si drejtor ne nje nga misionet e OKB se jashte Amerikes.
Ndersa sot, te gjithe perpiqen te zhvatin diçka nga qeveria qe nuk qeveris dhe nga populli qe nuk qeveriset. Ndersa sot ekonomia e tregut te lire ka nxjerre ne treg me shume se gjithçka fytyren e te pafytyreve, moralin e te pamoralshmeve, ndershmerine e te pandershmeve, vertetesine e rrenacakeve, pangopesine e zhvatesve te pangopur.
Aq e madhe eshte kjo zhvatje sa per te hapur nje biznes te vogel, mesatar e deri edhe korporate biznesi ketu ne Amerike te duhet vetem nje vule dhe 120 – 500 dollare. Per te njejten gje ne Shqiperi te duhen te pakten 22 vula , ku secila prej tyre te zhvat bakshishin ose te dergon te puthesh me Milon . U quajt sukses dhe doli edhe ne gazete e deri ne deklarata presidenciale si arritje e madhe kur numri i ketyre vulave zhvatese zbriti ne 15.
Kryeministri Berisha ka premtuar se do ti pakesoje edhe me shume. Ishalla e mban fjalen dhe e çon deri ne nje firme e ne nje vule, si ketu ne Amerike kete kalvar zhvatjeje pa fund. ( n efakt per kete ceshtje e kla mbajtur fjalen- Shenim i autorit )
Vetem kuq e zi
Ne vend qe te behen promotore uniteti, bashkimi, vellazerie ndershqiptare, ambasdat shqiptare ne shumicen e rasteve kane bere dhe bejne te kunderten, duke u kthyer ne celula partiake e vatra thashethemesh, duke mos pasur as detyre dhe as fytyre per te kontribuar dhe ndihmuar ne mbarevajtjen e perparimin e panderprere te komunitetit shqiptar kudo qe ai jeton dhe vepron.
Urojme qe ambasadoret e rinj, qe sapo kane filluar misionet ose qe do ti fillojne ato se shpejti, do te sjellin fryme te re ne keto ambasada. Hapi i pare do te ishte qe ato te hiqnin nje here e pergjithmone ngjyren roze apo blu nga ambasadat shqiptare. E vetmja ngjyre e tyre duhet te jete ajo kuq e zi.
Per kete ambasadoret duhet te ngulitin ne trurin dhe mendesine e tyre nje here e pergjithmone se nuk kane e nuk do te mbajne kurre titullin ambasador i PS- se apo i PD- se, i PR – se apo i PDK- se, i majte apo i djathte, i qendres apo i anes, i Berishes apo i Nanos, i Metes apo i Rames, i Rugoves apo i Thaçit.
Edhe nese harrojne per nje çast, le te hedhin çdo dite syte ne flamurin qe u prin makinave te tyre me targa diplomatike. Ai eshte vetem kuq e zi.
Perça e sundo
Eshte fakt i mirenjohur per shume shqiptare ketu ne Amerike se para 15 20 vjetesh jane mbledhur neper sallat e Sheratoneve dhe Hiltoneve ketu ne Nju Jork 2000 deri ne 3000 shqiptare per te festuar se bashku Diten e Flamurit apo per festa te tjera kombetare a takime me rendesi.
Sot qe diaspora shqiptare ne Nju Jork eshte 30-40 fishuar mezi grumbullohen 200-300 veta ne keto festa te parcelizuara sipas partive e shoqatave apo edhe ne takime me rendesi kombetare si ato me Presidentin e Kryeministrin e Shqiperise apo Kryetarin e Kosoves Rugova apo!? Pse? Sepse parcelat i kane privatizuar partite dhe shoqatat duke u vene tabelat dhe etiketat vetiake e duke u vendosur nota edhe te tjereve
Komuniste e zogiste, balliste e enveriste, nanoiste e saliste, rugoviste e thaçiste, e çfare epitetesh te tjera nuk pjell mendja e ketyre “politikaneve” qe gjithçka bejne perveç politikes se duhur e te mençur kombetare ne sherbim te popullit e atdheut te vet. Vjen puna deri aty sa per nje kenge per Thaçin apo per Rugoven ne nje dasem ketu ne Nju Jork pelcet sherri e deri karriket e tavolinat e thyera ne sy te grave e femijeve dasmore te lebetitur, qe vetem nderhyrja e policise amerikane e shuan dhe parandalon kthimin e dasmes ne funeral, te gazmendit ne tragjedi.
I kemi te gjitha burimet njerezore e ekonomike, financiare e intelektuale. I kemi te gjitha kushtet dhe te gjitha mundesite qe te kemi qendrat tona kulturore e arsimore, artistike e shkencore, por perçarja politike e partiake, ndasite ideologjike e kane copezuar dhe dobesuar forcen dhe rolin e diaspores shqiptare. Kemi qindra mijera apartamente banimi, por nuk kemi nje qender kulturore apo artistike te mirefillte shqiptare. Jane hedhur dhjetra ide dhe jane bere dhjetra projekte per ngritjen e nje qendre kulturore shqiptare por ato jane shkrire si akulli ne pranvere pa u vene ne zbatim asnjehere. Legjenda e Rozafes na ndjek tragjikisht edhe ketu ne diaspore.
Nuk po na bashkon as vdekja
Deri edhe tragjedia si ajo e artistes se shquar Anita Bitri dhe tre brezave te familjes se saj nuk i bashkoi keto parti e shoqata te shumta ne numer por te pakta ne vlera per te bere funeralin e saj, çka e bene mbi baza vulnetare dy- tre persona e miq te kesaj familjeje tragjike. Mire gezimi e qejfi nuk na bashkojne, por per fat te keq nuk po na bashkon as vdekja.
Nuk mund te presish asgje me te mire nga politika perça e sundo e partive dhe shoqatave politike fantazme ne gjirin e diaspores shqiptare, ne nje kohe qe demokracia me e vjeter dhe me model ne bote ajo amerikane ka ne themelet e saj vetem dy parti. Edhe ngjyra e tyre vihet ne dukje vetem te marten e pare te çdo nentori nje here ne kater vjet kur zgjidhet Presidenti amerikan, sepse para dhe pas saj Amerika ka vetem tri ngjyra kuq, blu dhe bardhe, ngjyrat e flamurit te Amerikes. A nuk mund te mesojme vetem kete leksion te kesaj demokracie!?
Mendesi arkaike
E keqja me e madhe e ketyre ndasive dhe perçarjeve partiake, politike shprehet ne organizimin e diaspores shqiptare. Akoma ekziston mendimi arkaik dhe i demoduar i organizimit te lobingjeve per çeshtjen shqiptare. Askush nuk eshte kunder lobingjeve, por tashme ato jane vjeteruar dhe dale jashte mode. Pse?
Shqiptaret ne Nju Jork dhe Detroit, por edhe ne Chicago e Boston, ne Connecticut e Dallas…. me rrethina kane aq vota sa per te zgjedhur nga nje a ndoshta edhe dy kongresmene shqiptare ne kongresin e SHBA se dhe 3-4 senatore dhe me shume kongresmene ne Kongreset e shteteve perkatese. Cili eshte realiteti!? As ketu ne Bronx, qe mbahet si kryeqyteti i shqiptareve te Amerikes me mbi 250 mije emigrante shqiptare nuk kemi qofte edhe nje anetar shqiptar ne Keshillin e kesaj lagjeje te Nju Jorkut, per te mos folur per kryetarin e lagjes.
E njejta situate paraqitet ne Staten Island ku jetojne e punojne dhjetra mijera shqiptare nga Ulqini e Maqedonia. Mbi 2000 vota te tjera u shtohen çdo vit shqiptareve te Nju Jorkut nga fitimi i shtetesise amerikane dhe procesi vjen duke u rritur si nje ortek human me rendesi strategjike ne dobi te shqiptareve.
Mendesia arkaike “perça e sundo” ndikon edhe ne copezimin e fuqise politike dhe ekonomike te komunitetit shqiptar jo vetem ketu ne Amerike, por edhe ne shtetet e tjera.
Si i tille ai nuk mund te kete peshen e duhur politike dhe strategjike as ne politiken e shtetit ku vepron dhe as ne politiken nderkombetare.
Bashkimi ben fuqine
Kjo mendesi duhet tejkaluar sa me pare. Jane me qindra shqiptaret ne Amerike me shkollim te plote ne universitetet e kolegjet me me emer te SHBA se. Jane me qindra shqiptaret qe kane ngritur biznese dhe kane çare me sukses ne kete xhungel te biznesit duke u bere milionere e multimilionere. Jane me qindra shqiptare qe gezojne prestigj e autoritet jo vetem ne bashkesine shqiptare por edhe ne gjithe komunitetin amerikan e evropiano perendimor, ku jane integruar dhe jetojne si jo me mire. Te tjere po i shtohen kesaj armate perdite.
Tani ka ardhur koha qe shqiptaret te krijojne, te ngrene e te financojne lobet e veta shqiptare ne sherbim te vetvetes dhe kombit te vet. Sa me shpejt ate bejne nje gje te tille aq me mire per komunitetin shqiptar te Amerikes, aq me mire per Shqiperine e Kosoven, per shqiptaret ne Maqedoni e Mal te Zi, ne Çameri e kudo qe jetojme.
Çfare kerkohet ? Shume pak. Te zvogelojme berrylat e te zgjatim krahet e vllazerise, te shuajme ndasite e te shmangim merite me njeri tjetrin, duke vepruar si nje trup i vetem si vellezer te nje gjuhe e te nje kombi ne sherbim te tij dhe interesave te larta te atdheut tone te perbashket.
Bashkimi ben fuqine, thote populli yne i mençur. Shqiptare te bashkuar gjithmone te perparuar kudo i thone bukes buke e ujit uje, kudo a kurdo me besa bese me njeri tjetrin por edhe me vendet qe kemi lidhur jeten tone e te femijeve tane. Besa bese !
Shenim: Analiza e meposhteme eshte pergatitur dhe paraqitur nga Agim Dega, Asistent Professor i Shkenceve Inxhinjerike dhe Arkitektures ne nje Konferencen Shkencore te organizuar nga Akademia Shqiptaro- Amerikane e Shkencave me 13 dhjetor 2004.
. Kjo analize mbetet teper aktuale edhe sot e kesaj dite. .
qysh e ka pas emrin kur e polli lokja ne ksove ky Johni me?
PO KY HAMDI DEGA SA PARE U KA XHVAT SHQIPTARVE DHE I KA LENE PA DOKUMENTA NE AMERIKE MUND TA THOTE?ME GJITHE ATE TE VETMEN GJE QE PELQEJ NE SHKRIM ESHTE KAPJA EDISA PROBLEMEVE REALE TE SHQIPTARVE DHE THIRJA PER BASHKIM.POR BASHKIMI BEHET KUR NJERZIT NUK JA KANE ME HILE NJERI TJETRIT DHE SHOHIN IDEALIZMIN KOMBETAR ,KUR VEPROJNE ME SHPIRT DHE JO PER PERFITIME ME PADREJTESI DHE POSHTERSIRA.
Po John Goci i meriton postin per ne kongres dhe shpresoj se do te vije dita te na perfaqesoje.Njerez te tille i duhen komunitetit.