FBI e çoi Heminguejin drejt vetëvrasjes

4 Korrik 2011, 11:43Lifestyle TEMA

Vdekja e Ernest Hemnguejit para 50 vitesh është e rrethuar me shumë mister.

Por në përvjetorin e vetëvrasjes së tij, një mik i afërt ka hedhur poshtë zërat se ai kishte probleme me depresionin dhe çrregullime të personalitetit.

Miku i Heminguejit, Aron Hotçner, thotë se shkrimtari i njohur i dha fund jetës ndërsa gruaja e tij flinte gjumë, pasi ishte i vetëdijshëm se FBI po e vëzhgonte nga afër për shkak të lidhjeve të tij me Kubën.

Ai thotë për Nju Jork Tajms se Heminguej ishte i terrorizuar nga përndjekja që i bënte FBI. “Është më keq se ferri,” mësohet të ketë thënë ai.

Në të vërtetë FBI pati publikuar një dokument ku thoshte se e kishte përgjuar autorin, por kishte raportuar se ai ishte një i sëmurë mendor.

3 komente në “FBI e çoi Heminguejin drejt vetëvrasjes”

  1. Janaqi says:

    Fbi-ne e kapi nje paranoje e tmerrshme kur behej fjale per emrin e Fidel Castro dhe te miqve te tij . Paranoje qe degradoi deri ne krime te kesaj gjinie.

  2. edi me banim ne bjeshket e namuna te canadas says:

    ska me legena se FBI …amerikanet dhe inteligjenca e ture jan per te ardhur shume keq…kur duan te zbulojn dicka ata ose e blejn ose e kan kapur kamerat…vet ata jan legena …..

  3. popolo di Tirana says:

    Beni shaka ju te Temes apo e keni seriozisht?
    Aron Hotçner (Aaron Hotchner) eshte personazh qe luan agjnetin e FBI ne filmin Shpirtra kriminale.
    Me duket se agjente te dyshimte jane infiltruar brenda jush…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje