Nga Muhamed Veliu, Top-Channel
Kur të gjithë mendonin se seanca ankimore e 6 korrikut në Kolegjin Zgjedhor do të mbyllte serinë e ankimimeve të PS për rezultatin e bashkisë së Tiranës, juristët e kësaj partie kanë lëshuar një as që e kishin nën mëngë.
Partia Socialiste duket se nuk ka shteruar në përpjekjet e saj ligjore pasi mesditën e 2 korrikut ka depozituar një tjetër ankimim në Kolegjin Zgjedhor, që duket se për arsye taktike nuk është bërë publik.
Top-Channel nga burime pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, siguroi një kopje të kësaj kërkesë- padie ku si palë e paditur është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Si objekt ankimimi është anulimi i vendimit Nr. 1160, datë 28-06-2011 i KQZ-s “Për mospranimin e për shqyrtimin e kërkesës ankimore Nr. 164 të subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë” detyrimin e KQZ të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të marrë vendimin bazuar në 4 nene të Kodit Zgjedhor.
Në kërkesën ankimore, e cila mban firmën e Sekretarit për Çështje Juridike në PS, Fatmir Xhafaj, thuhet se “Arsyetimi i KQZ dhe vendimet Nr. 1094 të datës 16-06-2011 e numër 1158 datë 23-06-2011 janë treguesi evident i pabazueshmërisë në ligj të vendimit të marrë për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr. 164 paraqitur nga PS.
“Vendimi numër 1158 datë 25.06.2011 në pikën 3 ka miratuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për kryetar të bashkisë Tiranë dhe ka shpallur fitues z.Lulzim Basha. Ky është vendimi për shpalljen fitues dhe nga ky moment lind e drejta subjektit zgjedhor të kërkojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Këtë ka bërë PS më kërkesën drejtuar KQZ-së”.
Juristët e PS argumentojnë se kërkesa ankimore Nr. 164 është në afat dhe është paraqitur përpara organit kompetent KQZ pasi kemi të bëjmë me afate të reja për tu ankimuar. Ja cili është argumenti.
“Në bazë të parashikimeve të nenit 123 e 160 të Kodit Zgjedhor e urdhrit të bërë me vendim të Kolegjit, që ka anuluar një vendim të mëparshëm të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit, kemi të bëjmë me një vendim të ri, fillestar për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për Bashkinë Tiranë pasi nuk ekzistojnë vendime të mëparshme të këtij lloji nisur nga vendimi gjykatës. Duke qenë një vendim i ri në mungesë të vendimeve të mëparshme, në bazë të dispozitave të sipërcituara kemi afate të reja për paraqitje të kërkesës ankimore, afate që nisin nga data e vendimit që ka miratuar tabelën përmbledhëse të rezultatit së fundmi, çka na çon pikërisht tek vendimi nr. 1158, dt. 25-06-2011 i KQZ dhe nisja e llogaritjes së afateve nga ajo datë sipas përcaktimeve të nenit 124 dhe 126 të Kodit Zgjedhor”.
Arsyetimi KQZ-s sipas socialistëve është tërësisht i pabazuar në ligj dhe akoma më shumë përmban shprehje dhe qëndrime që nuk kanë të bëjnë me fazën e shqyrtimit parashikuar nga neni 130 i Kodit Zgjedhor.
PS thotë se KQZ është kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese nisur nga kërkimi i paraqitur duke u plotësuar kushtet e kërkuar nga nenet 124, 130 dhe 160 të Kodit Zgjedhor.
Për sa më sipër PS në ankimimin i kërkon Kolegjit anulimin e vendimit të KQZ Nr. 1160 dhe detyrimin e KQZ të shqyrtojë kërkesën ankimore të PS.
Burime nga Gjykata e Apelit pohojnë se në shortin e hedhur për këtë kërkesë ankimore relatore do të jetë gjykatësja Sashenka Jonuzi dhe anëtarë gjyqtarët Astrit Kalaja, Dhurata Haveri, Meriban Mullai dhe Marie Qirjazi.
E përbashkëta e dy ankimeve të PS në Kolegjin Zgjedhor është kërkesa për pavlefshmëri të zgjedhjeve për Tiranën.
Komisioni i Venecias ka kryer një studim me titull “RAPORT BAZUAR NË SHIFRA PËR MENAXHIMIN E NJË MASHTRIMI ELEKTORAL” që mban datën 16 dhjetor 2010 për llogari të “Komisionit për demokraci përmes ligjit” ku aderon edhe Shqipëria.
Autorë të raportit janë dy ekspertë. Bullgari Nikolai Vulchanov dhe suedezi Anders Eriksson.
Por çfarë parashikon ky studim për raste të ngjashme si ai ku ndodhet Shqipëria, ku nga tabela përfundimtare e KQZ mospërputhja është 754 vota?
Përgjigja ndodhet në pikën 140 dhe 141 ku trajtohet çështja e rinumërimit dhe përsëritja e votimit.
“Kur kemi gabime njerëzore gjatë numërimit të votave, garuesit mund të kërkojnë rinumërim të votave ose të kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve. Kjo ndodh në ato raste kur garuesit vërejnë manipulim të hapur apo ndodhen në një situatë kur s’është e mundur determinimi i rezultatit përfundimtar.
Kërkesa për rinumërim apo përsëritje të zgjedhjeve duhet të referohet për çdo qendër votimi veç e veç apo për të gjitha zonat elektorale.
Kjo ndodh kur rezultati është shumë i ngushtë dhe besohet se rinumërimi apo ripërsëritja votimit ka impakt në rezultat.”
kot e kane saliu thote LIGJI JAM UNE
Ore paskan qene shume “taktike” keta socialistet po me duket se vetem po e bejne te pjerdhe me shume Saliun me keto taktikat e “shkelqyera”. Te shohim se ça do te beje taktika e tyre.
le te pjerdhe edhe per pak kohe,sa ti bejne m…n mbi koke.
rano!
kjo taktikë është si ajo barsaleta e biletarit dhe spektatorit në kinema!
“biletari-e ke par 20 x këtë film!kaq shumë të pëqen?
spektatori-filmi asqë më intereson fare,unë vij për të vën bast për garën me kuaj!gjithnjë vë bast për kalin e bardhe!
biletari-paç fat!”
hahahahaahah
haha… na kenaqen me taktika, ai vjedh, keto hop me nje taktike te re…
Po kitaristi modern(ciftelise i ka rene ne kohen e tij) Tom ku eshte?
me sa duket do kete shku ne ndonje nga kishat prane vendlindjes,te laje mekatet
Iku i ziu per lesh,u bo koke turku per pes thase miell!!!
qaji hallin Tomkes…
si vlonjat i bej thirje Sashenkes qe te jap nje vendim te drejte, dhe te mos shitet kesaj radhe.
gezoje deri ne fund respektin qe te ka falur VLORA…..
FITUESI PERGEZOHET … NUK QORTOHET !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ke fituar dy te tretat e Shqiperise. Ia ke kaluar me dhjetra mijera vota PD-se dhe Berishes! Ke triumfuar nga Konispoli ne Obot! Zoti dhe Deti, Sovrani u hakmor ndaj atdheshitjes se Berishes me marreveshjen tradhetare te Otrantos!
Ke fituar Tiranen, zemren e Shqiperise me te pakten 30 mije vota reale e me dhjete vota te shenjta de jure !
Nuk mund te fitoje krejt Shqieprine se pastaj ktheheshim ku ishim! Merita kryesore eshte se fitove kunder te gjithe komunisteve me Sali Berishen, Fatos Nanon, Kastriot Islamin, Ilir Meten…. ne krye e Hysni Milloshin ne prapavije! Fitove kundrejt krejt Mafias se korrupsionit e kusarise “qe ka dale krejt jashte kontrollit”
U fute ne gare me vonese, me shume me pak ta burime financiare e ekonomike, me aleate shume me te dobet nga fuqia e xhepit dhe numri i votave… Fitove! U bene edhe gabime foshnjarake me kandidatura te sugjeruara mbi baze miku e jo mbi baze kaciku, mbi baze farefisinie e jo mbi baze aftesie. Nje mesim per zgjedhjet e ardhshme!
Harrove Tiranen e karriken tende per te bere fitues krejt shoket e vellezerit tu te idealit nga Konsipoli ne Velipoje, nga Shengjini ne Himare… I fitove edhe njeren edhe tjetren! Mbro fitoren!
Fitove aq bindshem e aq dukshem sa u vu ne levizje krejt Mafia jo vetem shqiptare e kusarise tash gati nje muaj e gjysem per te vjedhe vota e u dalin kater – pese fish me shume vota se zgjedhes ne kuti…
Kolona e peste e minat e nenujshme berishiane ala Nano, ala Meta, ala Islami e ala Talibani nuk lane mjet pa perdorur nga shpifja e deri tek tritoli … I demaskove! Fitove!
Fabrikuan, shtuan e falsifikuan vota! Nuk mund te fabrikonin zgjedhes , votues!
Asnje doktor deri tani , as Doktor Rrumpalla nuk mund te prodhonte as kllononte votuesin e munguar!
Mund te fusnin vota ne kuti sa te donin… Nuk mund te fusnin njerez! E tepruan! U marruan!
U demaskuan keqazi! U bene hore horat e politikes se kusarise harbute ! Vjedhje aq harbute sa demaskoi keqazi aritmetiken e kusarise elektorale! Perseri fitove!
Nje disfate me shume e kusareve te humbur! U doli edhe cipa e fundit e kallajit te kusarise. Ne syte e Botes e te Shqiperise!
Nje fitore me shume e opozites dhe liderit te saj! Fitore e shumefishte! Fitore shumeplaneshe!
Fituesi pergezohet… Nuk qortohet!
Ke vetem nje detyre bashke me sovranin: mbro me cdo kusht e me cdo cmim voten e sovranit! Asnje leshim! Asnje hap mbrapa! Me te gjitha mjetet e me te gjitha rruget!
” Dhemb per dhemb e shpate per shpate”, do te deklaronte babai i demokracise amerikane e Boterore George Washington para garnizonit anglez ne Boston ketu e gati 250 vjet perpara!
Sovrani e ka dhene mendimin, shpirtin e vendimin e tij bashke me voten. Sovrani ka vendosur ne duart e opozites dhe ne duart tua te ardhmen e tij e te femijeve te vet! Zbato mendimin dhe vendimin e sovranit! Cdo hap tjeter eshte … larg qofte!
Eshte… eshte dorezim para autokracise e kusarise, eshte atentat kunder pushtetit te popullit, me popullin e per popullin qe quhet dhe eshte demokracia!
Nga lufta vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar, kushtron edhe himni yne kombetar!
Te lumte o njeri ashtu eshte.
Vec grinta shqiptare i mungon ketij Rames me duket.
O zoteri , u bere shume monoton, po perserit te njetat shkrime.
Po te shenoj disa situata :
Rruga Tirane – Elbasan dhe Hidrocentrali i Ashtes kane filluar punimet .Kryeministri i
Shqiperise do ti inaguroje 1 dite para zgjedhjeve te 2013!!
Shume inagurime , shume shirita do te priten ne Tirane .Per pak kohe , Partia Demokratike
do te tregoje se Edi Rama ka ngelur akoma ne 4 km Lane.
Pse merziteni kaq shume se rriten pensionet ?
Pse merziteni kaq shume se kemi hyre ne Nato ?
Pse merziteni e qani qe Shqiptaret levizin ne zonen Shengen ?
Pse merziteni sot kemi pashaporta biometrike , dhe karta identiteti ?
Pse me cdo kusht doni te nxini procesin transparent te zgjedhjeve ?
Pse kryetari i partise me te madhe opazitare fitoi vetem me 10 vota kunder nje rivali
kriminel e hajdut ?
Pse kryetari nuk hapi gojen per Gerdecin ? Apo ishte nje burim ku mbushnin uje te dy
partite ? etj…
….po Edi Rama fitoi me 10 vota…edhe ju dakort me kete..
rrumpalle hesapi ske gje tjeter per te na thenese kete na e thote saliu sa here del ne televizor harrove dhe nje gje qe shqiperia ne muajt e veres do kete shume turista se keshtu thote ai me fal po qenke me te njejtin kapacitet si sala dhe ti fshati digjet dhe ku…..va krihet sa per naton ja pifte lengun saliu dhe ti dhe per shengenin gjithashtu se shqiptaret mezi po shtyjne fundin e muajit e jjo me te presin nje bilete.Sali berisha dhe lul basha dalin presin ndonje shirit per 3 kilometra rrugedhe i bejne mmmmm e lene ashtu rrugen se nuk u del llogaria se duhet te fusin dhe ne xhep te tyre femijet e kryeministrit tone skizofren i kane fut kthetrat ne cdo vend te shqiperise nga veriu ne jug kane marre ate cfare u ka dash qejfi e shume e shume te tjera mos te flasim per vrasje nje gje me ngelet te them duke pare shqiptaret qe vuajne “RRROOOOFFTTTTEEEE SALI BERISHA DHE PARTIA KOMUNISTE ME FAL PD” per gjithe keto te mira qe na kane sjelle qe ishalla i marrshin mevete haqet e popullit ishalla vuajne atje ku u dhemb me shume shpirti
Po bèhet e lodhèshme kjo telenovela e zgjedhjeve nè shqipèrinè tonè. Megjithatè i duruari i fituari! Na ngushullon njè fjalè e urtè e popullit. Nga jashtè duket njè kèmbèngulie e kotè e PS qè insiston me rrugè ligjore pèr tè drejtat e sajè. Kjo si rrugè èshtè me mè pak shpenzime, èshtè njè mènyrè pèr tè larguar konfliktin fizik, qè natyrisht èshtè e kushtueshme por mbetet e sigurtè si ‘Eshka’….
Le tè shpresojmè nè aftèsitè e juristève tè Ps pèr tè mbrojtur tè drejtèn e fitores sè kryebashkiakut tè Tiranès. Nuk ka mè mirè se kur njè jurist punon me pasion pèr profesionin e tijè dhe mè pas pèr partinè qè i pèrket, Vendimi i nesèrm ka pak tè ngjarè tè jetè profesionalè dhe shumè mè tepèr partiakè. Mund tè pohohet se ‘eshka’ èshtè gjithmonè e mè e thatè, Pret vetèm qè dikush ta ndezè i pari.
Po ngelen armet sekrete ne dore te ketij xhafes e ka marre lumi ps
plotesisht dakord.
Për Rrumpallën. Pasaportat,lëvizjen e lirë,rritjen e pensioneve,NATO-n, rrugët me tunel dhe tërë arritjet e Salës t’i gëzosh dhe t’i shikosh hairin, por mos harro detin e falur grekërve,shiko Gërdecin,shiko 21 janarin.Shiko Prokurori e Gjykatë që nuk marrin fryme. Shiko Institucionet e tjera të “pavarura” dhe pastaj renditi “fitoret”e Salës.