Një kafe me Berishën!

10 Korrik 2011, 13:40Politika TEMA

Gazetari italian, Franz Gustincich, me anë të një reportazhi të bërë për Shqipërinë, që përfshin shumë vite, nxjerr në pah kryeministrin Sali Berisha. Në reportazhin e mëposhtëm, do të shohim një Berishë hipokrit, i cili në vitet 1991 krenohej me faktin se ishte mjek i Enver Hoxhës dhe e quante heroik Ramiz Alinë përballë gazetarit Gustincich, ndërsa vite më vonë do të bënte sikur nuk e njihte fare këtë të fundit.

 

Nga Franz Gustincich

 

Të udhëtosh natën dhe me shi mbi rrugët e rrëshqitshme dhe me baltë të Shqipërisë komuniste, është një privilegj që e njohin pak veta. Makinat që takoj rrugës në kufirin e Kakavijës, fshati i parë shqiptar në kufi me Greqinë, deri në Tiranë, janë të rralla. Hotel djati është e para gjë e ndriçuar që shoh në 28 mijë kilometra. Në parkingun e hotelit duhet të pres, pavarësisht shiut që bie, Gramos Pashkon. Takimi ynë ishte caktuar për të nesërmen, por zëra misteriozë kishin hapur zëra se “italiani” do të vijë më shpejt. Ishte një shenjë e qartë interesi që ngjallte tek shqiptarët vizita e një të huaji.

Shqipëria në shkurt të vitit 1991 është akoma një vend i mbyllur. Tashmë unë jam brenda saj. Pa guida të sugjeruara nga regjimi, pa grupe turistike të ndaluara përreth dhe ma makinën time.

Pashko më ftoi të hyjë dhe më ofri një kafe, ritual thelbësor dhe i pashmangshëm në kulturën e mikpritjes shqiptare. Takimi mund të zgjasë edhe një orë. Pashko flet në regjistruesin tim liri dhe për nevojën që Perëndimi duhet të bëjë diçka për të çliruar Shqipërinë nga shtypja në të cilën ndodhet prej gjysëm shekulli. “Nuk ka stof lideri”, më thotë monotonia e zërit të tij. E megjithatë është i vetmi në gjëndje të flasë pa hezitim, pavarësisht veshët e hapur që na rrethojnë.

Të nesërmen zgjohem me humor të mirë: kam pritur për një vizitë në këtë vend për katër vjet dhe tashmë nuk dua të harxhoj asnjë minutë kohë. Ndërsa ha mëngjes në sallën e hotelit, vë re një individ të çuditshëm, me një pallto stil Bogart, që po më vëzhgonte. Dukej si aktor amerikan. Nuk jam mësuar që të trembem dhe i përgjigjem shikimit të tij. Pa qenë i ftuar të uket në tavolinën time, më shtrëngon dorën, duke më thënë : ”Jam Sali Berisha”.

Nuk dyshova as minimalisht se po i ofroja një kafe presidentit të ardhshëm të Republikës.   Berisha flet – është i pamëshirshëm me italishten e tij shumë të pasigurtë dhe për këtë arsye e fotj që të vazhdojë në anglisht, gjuhë që e zotëronte. Kur fliste Pashko, monoton dhe i fikur, duhej të bëjë një sforco për t’u përqëndruar; Berisha ndërkohë është i vrullshëm dhe shurdhues. Në fakt, nuk e dëgjoj shumë këtë njeri, që deklaron se inspirohet nga principe demokratike, por që nuk e sulmon kurrë hapur regjimin aktual (ndoshta prej frikës?). Në gjestet e tij emocionale, më shumë se tek fjalët e tij, lexohen veprime revolucionare, që nuk do të vonojnë të bëhen realitet. Kurioziteti im shkon përtej sloganit që dëgjova në dhjetë orët e mija të para në Tiranë dhe nuk hezitoj që të pyes hapur: “Si ishte Enver Hoxha?”.

Berisha prek flokët dhe i hedh përpjetë. Më shikon sikur kërkon që të kuptojë se cila është përgjigjia që pres të dëgjoj dhe më në fund zbrazet me një italishte të pastër: “Një diktator!” dhe menjëherë porosit një raki, pije kombëtare. Dhe, Sali Berisha më shpjegon që Tirana është në trazira, sepse studentët e Universiteteve po bëjnë një grevë urie. Kamarieri që vjen me një raki merr guximin dhe më thotë se Shqipëria prej vitesh po bën një grevë urie, sepse ushqimi nuk mjafton për të gjithë.

Sali Berisha thotë me zhurmë, vetëm disa muaj më vonë e kuptova sensin e deklaratës së tij, “Shqipëria është shumë e sëmurë”: kirurgu kandidonte për ta shëruar atë. Insistoj me Saliun, duke qenë se ai e njihte prej kohësh dhe i shpjegoj se nuk mund t’i kuptoj shqiptarët pa njohur atë që i ka keqtrajtuar për shumë vite dhe që megjithatë vdiq i qetë në shtratin e tij, nën lotët e shumë njerëzve, gjashtë vjet më parë. Saliu me tregon biografinë e Hoxhës, dukshëm i bezdisur, të mësuar përmendësh, si çdo nxënës i zoti shqiptar, por në fund, gari me krenari profesionale, hapet dhe më thotë që ai ishte zgjedhur si mjek “ i besuar në trupë”, pra, ishte ai që kontrollonte gjendjen e shëndetit të Hoxhës, ishte ai që kontrollonte pulsin e vërtetë të politikës shqiptare: pulsin e Enverit.

Zhduket me shpejtëzi, duke më paraqitur angazhime të rëndësishme, llogarinë e paguaj unë. Jam ende i habitur nga takimi me këtë personazh, që Gramos Pashko, kontakti im i vetëm me botën e politikës shqiptare, nuk e kishte përmendur fare. Saliu, i miri i vjetër Sali, duke e njohur për më pak se një orë, më furnizoi me një sasi të madhe informacioni të dobishme për reportazhin tim.

Tirana është një qytet kur rrugët në mënyrë të pashpjegueshme janë të mbushura plot me njerëz që bisedojnë. Në çdo orë, duket sikur i gjithë qyteti është me pushime, për shkak të njerëzve të papunë. Me vështirësipërshtatem në qytet, për shkak të zakoneve të mija perëndimore, ndërkohë që njerëzit më shohin me çudi. Një djalë më ndalon dhe më pyet nëse jam një basketbollist amerikan.

Hyj me thjeshtësi, ashtu si të hyja në një ushqimore në lagjen e Enver Hoxhës (pothuajse çdo gjë në Shqipëri mban emerin e Enver Hoxhës) dhe shprek disa dhjetëra foto, ndërkohë që shijoj diellin.

Kërkesa ime për të takuar presidentin e Republikës socialiste të Shqipërisë, Ramiz Alia, u pranua në mënyrë të pabesueshme brenda pak orëve. Gje një njeri me veshje të zezë në hotel për të më komunikuar takimin dhe pas një ore shkoj në pallatin presidencial. Takimi im i dytë me Sali Berishën ishte pikërisht përpara hekurave të ndërtesës presidenciale. I dhashë një përshëndetje të shkurtër njeriut që besoja se ishte revolucionar dhe që tani del nga pallati i pushtetit.

Alia nuk më lë të pres dhe më fton në një sallë luksoze të mobiluar sipas stilit të viteve 50. Në katër minutat e mija të para nuk më jep përgjigjie për asnjë nga pyetjet e mija. Aq më pak kur e pyes tek porta, nëse e njeh njëfarë Berisha.

Një diplomat i vërtetë dhe me një sjellje të hollë. Sot, në dritën e viteve që kanë kaluar në Shqipëri, e kujtoj si njeriun e vetëm me të cilin nuk kam pirë një kafe. Takoj një biznesmen turk shumë të zemëruar, që më tregon se si i janë anulluar të gjitha takimet e tij në Tiranë dhe e kanë detyruar të vizitojë të tjera qytete me një guidë turistike. Duhet të nisem menjëherë, për të mos më kaluar ideja më minimale për të bërë turistin. Të gjitha këto më bën të mendoj se Sigurimi, policia sekrete, sillej kështu me të huajt. Atëherë qenka duke ndodhur diçka, ndërsa nuk po më përzënë edhe mua.  Ndoshta, pyes veten. Nuk më përzënë mua pais kanë nevojë për dikë që të dëshmojë ngjarjet në Perëndim, një gazetar, dhe unë jam i vetmi gazetae perëndimor këtu, tani.

Është mëngjesi i 20 shkurtit 1991, dita ime e katërt në vendin e shqiponjave dhe nuk mund të transmetoj në Itali atë që kam shkruar deri më tani. Telefonat janë objekte të padobishme dhe duket se komunikimi me jashtë është i mundur vetëm pas orës dhjetë, kur të gjitha zyrat janë mbyllur. Përfshihem në një bisedë me një kamariere, në tentativë për t’i shkëputur një profil të Enver Hoxhës. E ka parë? Si ishte? Ishte vërtet kaq mizor? Kamarierja miqësore, buzëqesh dhe tregon sa i bukur ishte dhe burrëror. E shkreta kundërshtohet nga portieri i hotelit, që konfirmon zërat e një homoseksualiteti të mundshëm të Hoxhës. I lë në diskutim që shkaktova, për të shkuar si zakonisht në qytetin e studentëve, për të kuptuar nëse shpërthimi i studentëve do të shkaktojë revolucion, ashtu siç ka ndodhur në çdo vend të lindjes.

Kampusi këtë qytet është mbushur nga qindra qytetarë, që mbështesin moralisht sforcimin heroik të studentëve, që kishin si objektiv thjesht të ndryshonin emrin e Universitetit, që quhej Enver Hoxha.

Pikërisht këtu zbuloj se kush është me të vërtetë Sali Berisha, ky njeri që duket misterioz, anëtar i nomenklaturës, mjek,  i specializur për kirurgji në europë, një nga të paktët shqiptarë që kishte lejen për të dalë jashtë kufijve.

Një student më tregon që kërkesat e tyre- liri, demokraci dhe gjëra të tilla- iu përcollën presidentit të Republikës në mënyrë formale nëpërmjet një ndërmjetësi, i dërguar direkt nga Ramiz Alia tek ata: Sali Berisha. Komiteti i studentëve në këto momente duket se është i impenjuar në një mbledhje pikërisht me të. Jashtë qytetit vazhdojnë që të vijnë njerëz me pankarta.

Janë mbledhur rreth 50 mijë kur vendos që të kthehem në hotel për të ngrënë diçka. Kanë një ndenjë të pabesueshme respekti për gazetarët perëndimor dhe si Deti i Kuq, turma hapet për të lejuar kalimin tim. Më përcjellin me puthje dhe duartokritje, sikur të isha vërtetë Moisiu. Për pjesën më të madhe të tyre, ishte hera e parë që shihnin një të huaj dhe prezenca ime ishte si një sinonim garancie për ta, se pjesa tjetër e botës do të merrte vesh çfarë ndodhte.

Kamarieri nuk ka përgatitur ende vezët me djathë dhe në sfond dëgjoj ulërima dhe zëra. Vijnë nga kampusi. Lë me shpejtësi 10 dollarë dhe çohem me shpejtësi nga tavolina. Një oficer policie sekret, më bllokon dhe nuk më lë të dal, duke më bërë shenja për rrezikshmërinë e momentit. “Duhet të më kalosh sipër, për të dalë”, më thotë. E thënë, e bërë. Gjendem në rrugë duke vrapuar, midis kordonëve të policisë dhe ushtarëve që mbyllin shumë rrugë. Mbërrij në qytetin e studentëve me një frymë. Një djalosh i eksituar, me këmishë të kuqe dhe një shall në qafë udhëheq turmën. Është shpërthimi i parë i lirisë i shqiptarëve në këto 50 vjetët e fundit. Drejtohet nga policia, por askush nuk e prek. Policët mjaftohen thjesht duke shoqëruar turmën. Turma drejtohet drejt ministrive të kohës musoliane.

Tashmë jemi të gjithë në sheshin “Skënderbej”, të rrethuar nga forca të policisë. Një autoblindë e verdhë na ndërpret, duke na spërkatur me ujë. Është pikërisht kjo që ndez shpirtin e njerëzve. Të rinj të lagur përplasen me policinë. Statuja gjigandte e Enver Hoxhës shikon në heshtje popullin e revoltuar.

Djali me kaçurrela dhe me këmishë të kuqe e shall në grykë, nxit turmën kundër statujës. Policia reagon. Lind një betejë interesante. Të revoltuarit kapin me duar mermerin e statujës për ta hedhur dhe në shesh shpërthen një rrëmujë. Forcat e rendit, që janë të armatosura, u përgjigjen të revoltuarve me të njëtën dhunë. Çmenduria vazhdon. Jam në mes të sheshit, i vetmi dëshmitar i huaj, shoh shkopinjtë të fluturojnë mbi mua. Nuk më kishte ndodhur më parë që të rrija i qetë e të fotografoja në mënyrë perfekte në qendër të një fushë beteje.

Mbërrijnë “skampistët”, një repart i specializuar. Edhe ata duket se më injorojnë, por nuk injorojnë protestuesit, që i godasin me pushkë dhe shkopinj. Godasin dhjetra persona, duke lënë ndonjë të shtrirë përdhe, dhe pastaj sillen mirë.

Çmenduria përqendrohet tek statuja e Enverit. Skenën në sfond e ndjek nëpërmjet aparatit tim fotografik: gjashtë foto para se momumenti të zhduket nga turma e ekzaltuar.

Djaloshi kaçurrelas me një këmishë të kuqe merr një furgon policie dhe një litar. Turma ekzaltohet, ndërsa statuja tërhiqet në dy pjesë për në qytetin e studentëve. Kush e di kush ishte ai djalë kaçurrelas me këmishë të kuqe dhe me shallë kë grykë, “regjizori” i vërtetë i i revoltës.

Ka kaluar më shumë se një vit nga ajo ditë. Jemi në ars të vitit 1992. Kam improvizuar një festë për ditëlindjen time në Hotel tirana. Situata është shumë ndryshe: janë të gjithë gazetarët që sot mund të raportojnë për vendin, ndërsa Shqipëria është përfshirë në zgjedhjet e dyta të lira, që fitohen nga Partia Demokratike e Berishës. Berisha është mes të ftuarve.

Me të diskutoj për të kutuar se çfarë ndodhi saktësisht natën mes 20 dhe 21 shkurtit 1991. I them Berishës se pak ditë më parë të njëtën pyetje ja kisha bërë Ramiz Alisë. Presidenti, i përfshirë nga fushata elektorale më ishte përgjigjur thjesht: “ Kur ministri i Mbrojtjes më solli urdhërin për gjëndjen e jashtëzakonshme për ta firmosur, e futa në xhep, duke i thënë se do ta firmosja më vonë”. Pastaj, vazhdoj unë, ministri i Mbrojtjes u pushua. Sipas Berishës, atë natë nuk pati të vdekur, vetëm shumë të plagosur. Sipas Berishës, akti i presidentit Alia ishte një akt heroik, sepse shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme me ushtarët e armatosur në rrugët e një vendi si Shqipëria, do të provokonte një luftë civile. Berisha flet me mjaft respekt për alinë, kundërshtarini tij politik.

Mëngjesin tjetër shkohet në votime. “Duhet t’ju thërras zoti president që tani e tutje”, i them Saliut. Ai më përgjigjet, duke më thënë se për mua, dyert e tij të shtëpisë janë gjithmonë të hapura. Si një malësor i vërtetë më kujton që mikëpritja është e shenjtë. Më fton për festën e tij të fitores. E di që nuk jam dakord me programin e tij politik, por e di gjithashtu që jam i vetëdijshëm se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç tij. Është një njeri që në një mënyrë apo në një tjetër, të kujton tigrin. Është një njeri i thjeshtë. Edhe për atë, gratë thonë atë që thoshin për enverin: është i bukur, një burrë i vërtetë.

E kam takuar edhe disa herë të tjera pas zgjedhjes së tij president, por kuptova se kush është vërtetë vetëm dy vjet më parë, gjatë një priteje të ambasadës italiane në Tiranë, me rastin e festës së Republikës së Italisë. “Përshëndetje, zoti Berisha!”, i them, duke shfaqur buzëqeshjen time më të mirë. “”Nuk kam kënaqësinë të të njoh”, më përgjigjet me një fërngjishte perfekte. I dërgova foton time të ditëlindjes.

 

37 komente në “Një kafe me Berishën!”

  1. tak fak says:

    Haha, portret mahnites…por ndersa Franz shqetesohet pse se njeh Berisha, neve po na zjen pse na njeh dhe e njohim…te jete gjalle valle ai djali kacurrels me kemishe te kuqe dhe me shall, se ka ardhur koha te terheqim zvarre per se gjalli nje tjeter “burre te bukur” sic i paskan thene ato grate!

    1. XHEP-MEDANI says:

      KUJDES ME KETE MALOKUN, MOS E KRAHASONI ME ENVERIN SE BENI GABIM. ATA KANE VETEM PAK PIKA KU BASHKOHEN:
      – TE DY I KANE BERE GJEMEN POPULLIT TE TYRE. I PARI E MBYLLI VEPREN E TIJ ME 1982. KY I DYTI E VAZHDON ENDE.
      – TE DY JANE KOMUNISTE, MADJE KOMUNISTE TE STILIT RUS, ME SAKTE JANE MARKSISTE – LENINISTE.
      – TE DY MUND TE KLASIFIKOHEN SI MASHTRUES ELOKUENTE – PA SKRUPULL DHE PA KUFI NE GENJESHTRAT E TYRE.
      – TE DY KLASIFIKOHEN SI KRIMENELE PA ASNJE MEDYSHJE, PER HIR TE KARRIKES, INTERESAVE TE TYRE DHE FAMILJES.
      – TE DY KANE PERDORUR “SKLLEVER”, SHERBETORE DHE FAMILJARE NE TERE VEPRIMET E TYRE TE NDYRA KUNDER POPULLIT.

      POR KU DALLOHEN?
      – JANE DIAMETRALISHT TE KUNDERT NE KULTURE. ENVERI PA SHKOLLE TE LARTE POR ME KULTURE, SALIU ME SHKOLLE TE LARTE, MADJE ME TITULL DOKTOR E PROFESOR POR PA KULTURE.
      – ENVERI DIPLOMAT ELEGANT, SALIU ASPAK ELEGANT, MADJE SHUME ARROGANT E DEMODE.
      -ENVERI AKTOR NE FJALIME. SALIU NJE SOZI E HITLERIT NE GJESTE, FJALE E NGJASHMERI FIZIKE.
      – ENVERI QEFLI FEMRASH, PALLOI SA E SA DHE LA PAS NJE UMUR FEMIJESH LEGJITIME E ILEGJITIME. SALIU NJEH VETEM NJE FEMER – LIRINE DHE ESHTE SKLLAV I SAJ.

      PRA JANE DY KATASTROFA KOMBETARE – NE KOHE TE NDRYSHME – POR QE E LANE SHQIPERINE PRAPA BOTES. HARRAM U QOFTE QUMESHTI I NENES.

      1. Une says:

        Na gajase me analizen prej nje injoranti te vertete

        1. AK says:

          Berishen nuk e le kokaina te mbaje mend.Te jeni te sigurte ai ka nje memorie te stershtremberuar tani shkak i kokaines qe mer vazhdimisht per ti dhene fuqi.

      2. zana19 says:

        Si po duken bathet, do na duhen edhe 30 vjet te tjera qe ne te ngrihemi kunder sozise se E.H. e ta permbysim si beme me te.

        Na merr shume kohe te bindemi se me ke kemi te bejme.

  2. geno says:

    ky eshte portreti i plote dhe real i Sali Qenit, nje i pabese, intrigant, mosmirenjohes dhe njeri pordhac qe dridhet nga e verteta, por shyqyr qe nuk e ka vrare gazetarin italian per te mos i nxjerr te vertetat, sic vrau dhe zhduku Remzi Hoxhen qe ishte deshmitar i takimit te Saliut me Arkanin

  3. gazi says:

    –i bukur si Enveri sali morri?—dhe burre i vertete?-HAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAA.
    u dhiva.lol.

    1. Vlora says:

      i bukur Berisha?????? vetem Vjollca Vokshi mund ta ket thene……..

    2. EDIRUCI says:

      KESHTU I MBUSHNI PANTALLONAT JU.

  4. Claus says:

    Sali Berisha kirurg?
    Sali Berisha ktheu nje gote raki?
    Keto i degjoj per here te pare.
    “Nuk kam kenaqesine te te njoh”. Perse duhet ta kete thene kete Sali Berisha?
    Diku thote.” … se nuk jam dakort me programin e tij politik, por nuk ka alternative tjeter”
    Disa gjera tingellojne jorealiste.
    Do te ishte mire te dinim pak me shume per kete gazetar dhe burimin nga ku eshte marre.
    Ndoshta nje perkthim i nxituar?

    1. Agim says:

      O Claus , ti pyet:
      ““Nuk kam kenaqesine te te njoh”. Perse duhet ta kete thene kete Sali Berisha?”
      Sepse ketij gazetari (nese i besojme gazetarit kur ky e ka pyetur per Ramiz Aline si President i asaj kohe) Sali Berisha i ka thene sy nder sy qe:
      “..akti i presidentit Alia ishte një akt heroik, sepse shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme me ushtarët e armatosur në rrugët e një vendi si Shqipëria, do të provokonte një luftë civile. Berisha flet me mjaft respekt për Alinë, kundërshtarini tij politik.”

      ..po tani a e kuptove pse i ka thene Sala atij qe ..nuk te njoh?

      1. Claus says:

        Flmn. Agim, argument qe bind. Gazetari i sillte kujtime te “hidhura”.

        1. alban says:

          une eshte hera e dyte sot qe degjoj qe saliu me pare edhe e kthente noj gote…eh sa pak e paskemi njohur…qe ka qene kirurgu me i mire i asaj kohe per kete ska dyshime…gjths e vertet eshte qe ne duart e tij i ka vdek djali i xhaxhait qe e donte si djalin e vete saliun dhe ai qe e futi ne rrugen e shkollimit…

          1. Claus says:

            alban,
            gjithmone kujtoja se pinte vetem uje, kurre alkool. Sa per kirurg, ai nuk ka qene, ka qene vetem kardiolog dhe ka punuar tek reparti i kardiologji-reanimacion i spitalit nr. 1, pra te semundjeve te brendshme. Edhe titullin Dr. e ka marre nga puna e tij shkencore qe doli si studim i tij ne forme libri me titullin “Hemodinamika e zemres”.
            Nese ka marre ndonje operacion ne dore ( se ndoshta mendon se i ben te gjitha) nga deshira, edhe mundet, por kirurg nga profesioni ai nuk ka qene.

  5. mendimi_im says:

    nga eshte me origjine ky Franz Gustincich?

    qe ka lind ne itali e morem vesh por per ke punon ky bobi?

  6. gjoku says:

    -ENVER ku je,zgjohu.

  7. E verteta says:

    Nuk i vendos shume faj djalit te Sheqeres Sali Berishes. Islamik qen-bir qeni eshte, dhe do shkoj ne gen sido qe te jete. Legen mysliman eshte dhe i njohim mire se cfare plehrash jane !!!!!

  8. raimondi says:

    Gazetaret italiane genjejne shume

  9. saimiri says:

    I nderuar z.Gustincich!Nga aizbergu Berishjan Ju njihni shume pak,per te mos thene hiçfare.Ju mundoheni qe te nxirni ne pahe ate qe e karakterizon sh.Sali,z.Berisha dhe Sali Berishen por ne te vertete n.q.se jeni gazetare hyjini e keni per te gjetur me te vertete dokumenta se kush ishte Sali Berisha ne vitet 82-90,kush e futi ne loje e perse, ne vitet 90-92 dhe kush e beri president ,e perse me vone pavaresisht se futi nje vend ne lufte civile gjeten nje formule per ta rifutur ne politike e per ta bere me imunitet te pathyeshem siç eshte sot!Kjo eshte me te vertete interesante per lexuesit pasi fuqia e tij sot shet teritore te Shqiperise, vret,vjedh,perdhos,shkarkon diplomate e i perze nga vendi qe ai mban peng.Ai,vret ne 2011 4 te pafajeshem ,per te realizuar vazhdimesine e skenareve te projektuara ne tavoline dhe quhet “Burre shteti”ai urdheron te vidhet vota e qytetarit shqipetar ne mes te dites dhe diplomate te pa cipe e sharlatane u kerkojne te vjedhurve te heshtin nen stabilitetin e institucioneve prej rere te ngritura enkans nga keta diplomate per te sunduar nje kriminel qe per ta ka vetem nje rendesi ,sherbimi ndaj tyre.Edhe Enver Hoxha te bente gjyqin e te denonte ,ndersa ky perbindesh te zhduk pa gjyq!Ky eshte rregjimi me diktatorial qe ka instaluar deri me sot perendimi i drejtuar nga “miqt” qe zemerohen po te pane me bluzen e Ernesto Che Guelares,e nga ana tjeter mbajne me ç’do kusht ne pushtet nje kriminel qe vret ne mes te dites ke te doje e kur te doje.Shume komentues s’pushojne se theni per te”komunist” por qe ne fakt eshte nje fashist qe eshte vene ne krye te ketij vendi jo per stabilitetin e tij por ç’stabilitetin e tij,jo per te demokratizuar jeten e vendi por per ta ç’demokratizuar ate duke ligjeruar,mbrojtur e drejtuar mafjen qe sot drejton jeten politike ne kete vend te pa zot!

    1. EDIRUCI says:

      EDHE CHE GUEVARES NUK JA DIN EMRIN? PYET MERON SE I KUJTON TE GJITHE EMRAT E SHOKEVE.

  10. Nuci says:

    Ne zgjedhjet e fundit Lul Beri mori gjysmat e votave te atyre qe votuan Tirane _10 ate fotografine ne varke Sala eka publikuar vete per te mare votat nostagjikeve te Enverit ku ben pjese edhe vete.Nje miku im theshte ruajuni nga kjo moster sepse eshte veshur si gjerman qe duket partizan.

  11. mergim tari says:

    Ky shkrim nuk ka asgje interesante pasi tregon vetem 1 te 100.000-jten e FAMEKEQESISE qe dime ne per BARBARIN.

    E vetmja gje qe duhet te (kapni) kuptoni ne kete shkrim eshte titulli……

    NJE KAFE ME BERISHEN……… qe eshte titull i njejte me nje film a liber
    NJE KAFE ME MUSOLININ

    Mendoj se ideja e shkrimit eshte te thote qe behet fjale per dy specie te nje lloji pra dy FASHISTE… qe i kane bere vetem keq SHQIPERISE

  12. Engjell Shehu says:

    Sali BERISHA eshte nje nga politik

  13. Zamira says:

    Perse i tremb nderkoùmbetaret fotoja e che guevares dhe nuk i tremb ajo e Zogut apo Hitlerit? Sepse jane te ngjasheM . Che Guevaren e mbajne te gjithe studentet neper chanta ,portofola e lloj lloj sendesh. Che Guevara nuk ka qene mafioz. eshte mafie , por udheheqes i ushtrise ne kube. Nder dhe respekt per CHE GUEVAREN!!!Posht fashistet dhe agjentet e cias.

  14. Edi Detroit says:

    Ne nje dite nentori 1941 K. Tashko takon rastesisht Enver Hoxhen duke ecur te rruga e lanes. Pas pershendetjeve te rastit(njiheshim qe ne Korce) I them Enver neser kemi mbledhjen e grupeve komuniste pse nuk vjen dhe ti me grupin tone. Po une nuk jam anetar I grupit dhe sjam komunist, pergjigjet Enveri. Ska gje I them ti je nje simpatizant dhe ne ty te njohim. Mendova ta marre ne mbledhje thjesht sepse pothuase te gjithe delegatet e grupit tone ishin te krishtere dhe ishte mire te kishim edhe muhamedane, Pperfundon kujtimet e tij K. Tashko. Per 50vjet ne te gjithe e pame dhe e njojtem se kush ishte Enveri. Ne Janar 91. Behet mbledhja e 2 e KD te PD votohej per Kryetar te PD, midis dy kandidaturaven S . Berishes dhe G. Pashkos. Perfundimi Berisha merr 9 vota Pashko 6. Historia me mbrapa dihet nga te gjithe dhe po vazhdon. Pyetja imevertet ne SHqiptaret jemi te pafat, aPo I meritojme keta diktatore qe kemi vene dhe kemi ne krye???

  15. Engjell Shehu says:

    Berishen e keni inat se ju mori pushtetin baballarve tuaj qe vran dhe masakruan kete popull 50 vjet rresht.

    1. ela says:

      O zot sa patetike qe jeni. gjeni dicka me krijuese..te pakten smund te mohosh se eshte fakt tashme qe ai ka qene pikerisht nje prej ketyre baballareve qe ti flet..dhe madje shume me afer familjes se tmerrshme. gjithashtu bej update i dashur se ai ska asnje merite ne ardhjen e demokracise psi ka qene i derguari i ramizit tek studentet (aty kam qene dhe une sa per dijeni). Po ka nje merite shume te madhe se diti ta luante bukur si andej nga eshte..nejse vazhdo se te jete per ju dhe 100 vjet te tjera e mbani salen me keto muhabete patetike.. e ckishte ne fund te fund me shume enveri..ai te pakten na “cliroi nga pushtuesi” ne thonjeza kjo ns se kupton ironine.akoma doni ti fitoni votat me keto pallavra..ju qofshi..hapini syte o enverista

      1. EDIRUCI says:

        GJEJME RAMA-LLAHUN QE RA NGA FIKU. TE FALA GRISELDES!

  16. hysni dajaku says:

    shkrime te tilla jane bere bajat dhe pa vlera kur gjithmon shkruhet per te krijuar iden se lidhjet me komunizmin apo nomeklaturen e asaj kohe jan shkaku i prapesive dhe ketyre njerezve te poshter qe na udheheqin sot ne rrugen e mundimeshme te demokracise,Sali Berisha nuk eshte i poshter dhe maskara se ka patur lidhje me diktauren e as se ka qen komunist dhe nuk ishin keto lidhje qe ben ate te tille,,sepse te gjith e dime qe ne ate kohe komunistet predikoheshin te ishin njerez ideal dhe ata qe ishin qeni bir qeni shtat breza i bente me pahir te hiqeshin si burra te mire,koha e tregoi se te poshterit dhe te liqte e treguan vehten kur u erdhi dita te tregoheshin ashtu si i kishte bere nena,e ketu futet edhe Sali Berisha edhe Gramoz pashko e shume e shume legen te tjere,,ashtu si trazirat e (97-es nxoren ne shesh te poshterit e te liqte qe moren nga nje dyfek e vune nga nje mask e plackisnin vellezerit e tyre rruges duke mos u kursyer as plumbin e qe nuk eshte cudi qe disa nga ata sot jan drejtues police po e po ,ka rrezik edhe deputet,,me ate shejtan sistem te gjith ishim te lidhur ne nje menyre apo tjeter por duhet te themi te verteten se sa do i poshter ishte ai sistem nuk te mesonte te,genjeje,te vidhje,,nuk te bente te poshter po mos te ishe vet i poshter,nuk te bente hajdut po mos ta kishe ne gjak,e as spiun po mos ta kishe ne gen, perkundrazi te nxinte jeten po te zinte ne dore me vese te tilla,,ai sistem mund te shahet e te denohet gjith diten ,ama tregon qe paska patur nje standart te perkryer qe nje njeri legen si sali Berisha nuk e beri me shume se nje sekretar partie ne spital,duke treguar se me me mire Pali Misken qe hante ndonje qengj te pjekur se sa me Sali Berishen qe ha njerez te gjall e qe demokracia e jone e pjerdhur e ka bere te parin e fshatit duke prere ,vrar,mashtuar,,,nuk e prishi sistemi Sali Berishen me shoket e tij langaraq,po keta badakcinje e dhjen dhe e prishen sistemin qe i prishur ishte qe ne themel,,mashtues te tille ,ne cdo fushe te jetes qe nuk kishin frike e genjenin Enver hoxhen qe ta merrte vesh qe ja kishe me hile te leronte nenen,jan ata qe i ben gropen te ardhmes e demokracise se shqiptareve,ata badakcinje sekretar partie apo kryetar koperativash qe nuk prodhonin nje kv grure e dilnin te paret qe ulerinin se kishin tejkaluar planin u ben lideret e demokracise qe kan 20 vite qe po na ngopin me lugen bosh ashtu si na than zorren ato 10 vitet e fundit te komunizmit duke treguar qe nuk i prishi komunizmi keta palaco burra, po keta i ben gjemen popullit,,jetuam 45 vite ne sistem po nuk degjuam ndonje here qe enver Hoxha tu mesonte komunisteve si te genjenin e te mashtronin popullin,tu premonte shqiptareve qe do behet kjo e ajo veper sa per te kaluar vitet e per tu tallur me shqiptaret,,ishin keta legena e badakcinje qe pervec veprave te medha qe Enveri i shikonte me sy e po mos te beheshion do shkonin 4-5 ne halet te semes e ,e genjenin per ato qe nuk shikoheshin e nuk prekeshin ,,ndaj ka nje dallim te madh midis asaj qe predikohej ne ate kohe ,atij sistemi,atij regjimi,dhe njerezve te asaj kohe,me keto qe shohim e jetojme sot,por kan nje gje te perbashket qe perseri ne udhehiqemi na maskarenjte e genjeshtaret qe nuk i shpiku ai sistem apo ky sistem po qe gjithmon kan gjetur vendin e pare ne cdo kehe e ne cdo regjim,,nuk ishin lidhjet me sistemin e kaluar por natyra prej badakciu e Salinjeve dhe Pashkollinjeve qe gjeti ne demokraci parajsen morale e politke per te shfryre epshet e tyre politke e karrieriste,duke spekulluar edhe sot pas 20 vitesh me gjoja demin e madh qe shkaktoi komunzmi,,duke na bere te themi me vehte kur rrevoltohemi nga padrejtseite me oke te kesaj palo demokracie qe paska qene me mire ajo kohe e ngrysur me Palin e me Lenken se sa ky dielli demokracie me Albana Vokshin e Astrit Patozin,me mire plumbi Kadri Azbiut ne “emer te popullit” se sa plumbi Lulezim Bashes ne emer te Sali Berishes,,me mire te hapje kanale e ndertoje hidrocentrale per shqiperine se sa te vjelesh domate e te shkundesh ullinj per Greqine,,e me mire te beje nje xhiro para bustit te Enver Hoxhes se sa para bustiti te Xhorxh Bushit duke na katandisur lolo .servile e hipokrite te pa skrupullt,,e shume e shume te tjera qe secili e kushdo i di me mire se une,,

  17. emigranti says:

    ca bohet ne shqiperi vetem SALA eshte komunist ne parlament prej kohes se enverit ku jon ligjet per mos ken kandidat

  18. SERENA bAJRAKTARI says:

    Ky malok ka qene dhe vazhdon te jene HAJVAN,RRENACAK,SPIUN,DESHMITAR per fatkeqet,MOHUES i cdo gjeje qe me vone nuk i pelqen.Ske qi ben keshtu eshte gatuar.Populli i din te gjitha keto qe shkruhen,bile DIN me shume.

    1. ANARKISJA says:

      E PERSE po rrini zonje!
      duarkryq?

  19. ANARKISJA says:

    KOHA KALON DHE —- PO VIHEN NE DUKJE GJITHMONE E ME SHUME ARKIVAT E FSHEHURA NJE- E NGA NJE.
    ARKIVAT E FSHEHURA AKOMA DO TE NA MBERTHENIN E DO TE NA TMERRONIN .
    ME MIRE KESHTU NE, BREZI I RI— E ARDHMJA E SHQIPERISE, PO FATKEQESISHTE SPO BEJME AS EDHE NJE GJE.
    PSE???????????????????????????????????????????????????????????????????????
    -NDOSHTA FRIKA, TMERET E KALUARA PO NA SHTANGIN
    -NDOSHTA, PAVARESISHTE SE NDOSHEMI NE DEMOKRACI- MOS MARRIM DENIME ME TE MEDHA SE PRINDERIT APO GJYSHERIT TANE.
    —COHUNI E BINIJI
    —O NJEREZ TE IZOLUAR EDHE TANI
    —O FATKEQE PAQESORE
    –POR PA ARME NE DORE
    —E HIQINI TE GJITHE
    —VRITINI ME MIRE
    –SE SDONIN NE POR TE TJERE TI THYENIN TURINJTE..
    TURP–TURP–TURP–QE SPO COHET ASNJERI.

  20. gj says:

    Demo-Kratura (ose komunizmi i mix-uar ekziston edhe ne vendet me te zhvilluara), dhe problemi nuk eshte se z.Berisha kishte testen e p.p.sh apo z. Alia , Nano, Rama mbajne ate te ”PD” , por tek pkuhuri i injorances qe vazhdon te na mbulojne si stuhi rere ne shkretire…dhe zoterinjte e siper-permendur vazhdojne te na lajne trurin. Dhe ne (pupulli nga jugu ne veri) per t’ ju dhene proven qe i kemi kuptuar vazhdojme te zihemi, shahemi me njeri tjetrin. Problemin nuk e kane as ”LALUCET” as ”MALOKET” as te ”KRISHTERET” as ”MISLIMANET”. Problemin e ka mendja dhe personi i atyre pavarsisht nga prejardhja e tyre, se dhe Diktatori nga Gjirokastra ishte dhe asnjeri nuk shane popullin gjirokastrit. Prandaj Feja e shqiptareve eshte Shqiperia, prejardhja e shqiptareve eshte Shqipria, dhe Partia e shqiptareve duhet te jete shqipria….se Etiketimet cojne ne ndarje dhe urrejtje edhe ato pak here qe biem dakort…..se nuk kemi nevoje per nje 97-te tjeter
    Kur miu loz, macoku ben dasem (populli)

  21. Franz Gustincich says:

    Gentili signori,
    sono rimasto molto sorpreso che un mio articolo di 15 anni fa – peraltro già ripubblicato all’epoca da molti quotidiani albanesi – abbia acceso una discussione così animata.
    Intervengo solo per precisare alcune cose e cercare di dare una risposta ad alcune domande che vengono poste nei commenti.
    Ho abitato in Albania dal 1991 al 1994, e ho continuato a viaggiare per tutta l’Albania almeno due mesi l’anno fino al 2002, sebbene il mio lavoro mi portasse spesso nella ex-Jugoslavia. Non sono un giornalista da albergo: ho condiviso le fatiche quotidiane di tutti gli albanesi: dal doversi alzare alle 3 di notte per prendere l’acqua al viaggiare a piedi per lunghe distanze.

    L’articolo è stato scritto dopo le elezioni del 1991 (venti anni fa) e pubblicato solo alcuni anni dopo. Si tratta soprattutto di una cronaca e non esprime le mie idee politiche: un giornalista deve sempre separare i fatti dalle opinioni.
    A chi chiede le fonti propongo di rileggerlo: scoprirà che le fonti – quando non parlo in prima persona – sono tutte citate e chiare, e lo stesso vale per le voci non controllabili.
    In Romania, in Albania, in Ungheria, a Praga… le cosiddette rivoluzioni erano solo colpi di stato, “golpe”, organizzati all’interno della nomenklatura, in alcuni casi proprio per evitare delle sanguinose rivoluzioni. Forse la storia ci dirà perché sono stati scelti certi uomini anziché altri, per portare a compimento i cambi di regime, ma non è opportuno fare speculazioni senza conoscere i fatti, e io conosco solo quelli che riporto.
    Tra i commenti si sostiene, inoltre, “por shyqyr qe nuk e ka vrare gazetarin italian”. Per quanto forte sia il disaccordo politico, non è corretto paragonare Berisha a Hoxha o a qualsiasi altro dittatore carnefice, semmai bisognerebbe approfondire il concetto di potere in relazione alla storia di ogni singolo paese, e come viene esercitato. In Albania ho rischiato la vita per altre cose, ma non credo proprio che Sali Berisha abbia mai chiesto la mia testa. E’ noto che il potere, qualunque esso sia, non ama la stampa che non può controllare, ma l’omicidio è tutt’altra cosa.
    Prendete l’articolo per quello che è: la cronaca di un episodio storico. Non credo che meriti altra considerazione. Infine, il titolo originale è diverso da quello riportato nella traduzione: “TIRANA 1991, BEVENDO UN CAFFÈ CON IL SIGNOR BERISHA. I titoli vengono scritti dalla redazione dopo aver letto l’articolo, e non dal giornalista che ha scritto il pezzo. In italiano il significato di questo titolo (che non condivido al 100%), è quello di una tranquilla e rilassante intervista, e dà l’immagine del giornalista e dell’intervistato comodamente seduti a sorseggiare un caffè mentre parlano. E’ un titolo neutro, apolitico e che non rimanda a nessun fascismo.
    Le opinioni, insomma, si devono ricavare dai fatti. Il compito del giornalista è divulgare i fatti, quello del lettore è formarsi un’opinione. Le opinioni, quindi, sono le vostre.
    Cordialità.

    P.S. Se decidete di pubblicare una traduzione di questo commento, vi prego di riportare anche l’originale.

    Franz Gustincich

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje