Një ditë përpara se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të ‘qante’ hallin tek i ngarkuari me punë i SHBA në Kosovë për përzierjen e Sali Berishës në politikën kosovare, gazeta Tema publikoi një editorial ku denonconte politikat paternaliste të Berishës në Kosovë dhe implikimin e tij në politikën e brendshme atje për të tërhequr vëmendjen nga problemet e rënda në Shqipëri.
Gazeta më e madhe e Kosovës, Koha Ditore, ka publikuar dokumentin e bisedës me Thaçit dhe diplomatit amerikan, dokument i publikuar nga WikiLeaks. Aty thuhet se biseda është bërë më 13 gusht 2009. Kurse editoriali i mëposhtëm i gazetës Tema mban datën 12 gusht 2009. Ne po e riprodhojmë të plotë shkrimin:
Berisha-Haradinaj, si Berisha-Demaçi më ‘96
Nga Mero Baze
Në harkun e një jave, kryeministri Berisha ka pritur përfaqësues të dy partive politike nga Kosova, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe dje një delegacion të LDK-së të bashkëkryesuar nga dy-tre drejtues të saj. Befasia e parë ndodhi me Ramush Haradinajn. Duke qenë partia kryesore e opozitës në Kosovë dhe që po prin nga sondazhet si partia më e rëndësishme e opozitës atje, u pa qartazi një prirje e kryeministrit Berisha, jo vetëm për ta mbështetur publikisht, por dhe për ta konsideruar Haradinajn aleat politik. Madje gjërat shkuan më tej, kur në faqen zyrtare të qeverisë së Tiranës u shkrua se “Berisha dhe z. Haradinaj nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky Memorandum synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë midis dy partive politike, duke u bazuar në përcaktime programore të përbashkëta, të orientimit politik të qendrës së djathtë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut të lirë, afirmimin e vlerave kombëtare dhe integrimin euro-atlantik.” Kjo ishte një befasi e madhe politike, pasi aleatja tradicionale e Partisë Demokratike, në Kosovë, është LDK dhe ajo është në qeveri me zotin Thaçi. Kompleksi i politikës kosovare të pasluftës për t’u pozicionuar majtas është i njohur, por tashmë po bëhet qesharak. Baza politike e partisë së Ramush Haradinajt është qartazi një bazë nacional-komuniste nga ata që kanë adhuruar partinë e Enver Hoxhës, që kanë urryer Rugovën dhe Bukoshin, mes të tjerash se nuk kanë shprehur respekt për Enver Hoxhën dhe që kanë burgosur dhe torturuar njerëz gjatë luftës pse nuk kanë nderuar me grusht si në kohë të Enver Hoxhës. S’dua të bëj histori, pasi gjithkush ka të drejtë të ndryshojë dhe nuk i fajësoj aspak për atë çfarë besonin. Vetë Sali Berishës i është dashur të bëjë fushatë kundër tyre dhe të mbrojë Rugovën dhe njerëzit e tij nga përpjekjet për eliminim fizik prej këtij mentaliteti enverist. Tashmë ka kaluar një dekadë dhe gjërat kanë ndryshuar, por unë nuk besoj se Sali Berisha ka gjetur ndonjë aleat të ri në Kosovë. Duke qenë se raportet e tij me LDK-në janë shkatërruar praktikisht, qysh në vitin 1996, dhe s’janë riparuar më, njësoj si në vitin 1996 ai duket se po tenton të provokojë paternalizmin e tij politik në Kosovë. Në atë kohë mospërfillja e Rugovës ndaj tij dhe mbajtja larg nga problemet e brendshme në LDK e bëri nervoz dhe u përfshi në një skemë mbështetëse për lider periferik, siç ishte Demaçi që i krijoi probleme reale me LDK-në. E njëjta histori po përsëritet sërish. Duke hetuar pozitat e tij të ftohta me LDK-në, Haradinaj iu afrua me një memorandum bashkëpunimi si “parti e djathtë” (?!) dhe kjo u proklamua si një zbulim i ri për skenën politike në Kosovë. Kjo nuk është as ndonjë lëvizje e rrezikshme as ndonjë lëvizje pozitive. Është thjesht jo serioze. Kryeministri Berisha kërkon me çdo kusht që të pyetet për çka ndodh aty dhe bën gjeste të tilla gjysmë nervoze dhe përdor politikisht institucionin e kryeministrit të Shqipërisë për të prodhuar një paternalizëm politik të Tiranës mbi Kosovën. Të shqetësuar me sa duket nga “Memorandumi Berisha Haradinaj”, një grup drejtuesish të LDK-së ia behën dje në zyrën e Berishës po ashtu për të dëshmuar se ata vazhdojnë të jenë aleatë me PD-në. Dhe pa ndonjë merak të madh në faqen zyrtare të qeverisë dje shkruhej se “Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e tij për t’i dhënë LDK-së ndihmë pa rezervë, sikurse vuri theksin në nevojën e bashkimit të grupimeve të ndryshme politike në Kosovë si mënyra më e mirë që LDK-ja të arrijë rezultate pozitive”. Nuk jam i sigurt sa ka qenë zoti Sejdiu i prirur të nis njerëz në Tiranë për të demonstruar nevojën për mbështetje nga Berisha, por nëse e ka ndjerë dhe ai këtë nevojë është bërë dhe ai jo serioz në këtë pikë. Por shpresoj se ai është larg kësaj spiraleje qesharake ku duan të fusin politikën e Kosovës, njerëz që kanë nevojë të prekin “Anteun” për të marr fuqi. Madje dyshoj se një nga arsyet pse Berisha nënshkroi me Haradinajn është një lloj hakmarrje e fshehtë për gjestin e Sejdiut për të mos vënë “kokoren” elektorale tek Tuneli i pambaruar i Kalimashit. Një nga pikat e forta që i ka dhënë autoritet dhe besueshmëri LDK-së ka qenë fakti se ajo ka qëndruar larg nevojës për t’u ndikuar dhe udhëhequr nga Tirana në politikën e saj. Është mirë që këtë identitet të saj ta ruaj dhe të mos hyjë në garë me ata që kanë nevojë për mbështetje nga Tirana në prag të fushatave elektorale. Gjesti i Sali Berishës në rastin më të mirë është një nga veprimet e çoroditura të tij këtë verë të vështirë kur nuk di vet a të gëzohet që s’ka humbur, a të mos mërzitet që s’ka fituar. Ai, më shumë se sa të jap mbështetje për liderët e dobët të Kosovës, ka nevojë të marrë mbështetje. Siç e shihni ai ka nevojë për çdo telegram urimi që s’po vjen dhe është gati të nxjerr në ekran çdo telegram nga çdo kryetar komune nga Kosova, Maqedonia, Presheva, Ulqini, madje dhe nga persona privatë. Ai ka një problem serioz me demokracinë në Shqipëri, ka një problem serioz me standardet e shkatërruara të zgjedhjeve dhe mbetjen në klasë nga Brukseli në reformën e liberalizimit të vizave, ka një problem serioz me deficitin buxhetor që ka krijuar dhe keqadministrimin e tij dhe tashmë kërkon të zhvendosë vëmendjen drejt Kosovës. Larg qoftë, po sillet në miniaturë njësoj si në vitin 1996, njëlloj si pas zgjedhjeve të 26 majit, njëlloj me Kosovën, njëlloj me FMN-në, njëlloj me krizën, njëlloj me medien, njëlloj me perëndimorët. Pak më ëmbël vetëm me familjen e tij.
Ngrohje-ftohjet Berisha-Thaçi and Co. jane veçse cikerima provincialesh.
Po Edi c’eshte mor aman se s’po e marim vesh ate ? Ai nuk eshte as mish as peshk .Apo ai mbulon sektorin e Papandreut
———— Fatkeqsi per PS-ne qe kane kapur per gryke kauret , keta spiune te neveritshem te grkeut ,
dhe kane sy e surrat ata faqezinj kerkojne voten e Shqiptareve
——-Edi me kauret e PS-se , si qener kane per te ngordhur ne opozite ata minj te piste dhe qesharak ne cdo hap te jetes se tyre politike
— Te pakten Sala angazhohet andej nga Kosova ndersa Edi hic fare –As qe ndihet fare fare ky Qelbesire e ndyre kauri –Jevgu i qenit dhe kerkon votne e shqiptareve
–Perse te mos lidhet me Thacin ky Edi langaraqi , C’te keqe ka ?–APo ka frike se i ngelet qejfi atyre evgjiteve te Greqise
———–Ju, pjesa me e mire e PS-se Gramozi,Xhafaj, Brace,Balla, Brokaj, Xhufi etj — i ndiqni nga PS-ja
ata kauret e ndyre ,
si Edi Rama, Blushi,Gjiknuri, Angjeli ejt se ju sabotojne -, bejne punen e grekut –
–Jane Krimba te dale nga prapanica e Janullatosit –Ndaj i shporrni ata qener te ndyre qe mendojne kunder Shqiperise
Nuk ka problem asnjë udhëheqës nga Tirana, Prishtina, Shkupi ose Podgorica. Problem shumë, shumë serioz ka kombi ynë shqiptar kudo që është sot.
Ke shume te drejte vellai jone nga Kosova. Arsyeja eshte se Tiranen si kryeqender te politikes kombetare e drejton ne Klan Serbesh!
Saliu per pak sa nuk e rasi brenda Hashim Thacin per armembajtje pa leje vite me pare. Keshtu qe nuk eshte cudi te hapi dosjet e vjetra dhe t’i rifreskoje ato me permbajtje bashkekohore. LDK-ja mire eshte te mos mare mendje nga DEMONET e Shqiperise qe ja kane vene zjarrin nje here ne 97-n. Se ky zjarr mund te perhapet me shpejtesi edhe ne Kosoven fqinje. Sidomos kur zjarrfiksat e shtetit i ke pushuar. Per mungesa fondesh.
O Kosovare aman kryeministrin se mos ben ndonje aksident kur shkon per gjueti.
o thaco, ti je i UCK nuk te do serbi as berisha, do te fusi dhe ty po prit
ka te drejt
Sot qe flasim Thaci e Berisha jane breke e bythe bashke.Thaci Berisha jane ne aleance te forte kunder kombit Shqiptare.Pse kane pasur ‘luhatje’ ne te kaluaren s’do te thote asgje,sic i ka pasur me Meten(lol) apo kusaret e tjere.Fakti eshte se te gjitha partite kryesore ketej dhe andej kufirit punojne kunder interesave kombetare.
Sales i vijne udhezimet nga zyrat e posacme te Beogradit qe ka 35 vite qe u sherben.
Mendoj se vètèm qènia shqipètarè dhe si dy kryeministra mund ti lejojè tè bisedojnè me njèri tjetrin.
Si je Sal Berisha ? Mirè-Faleminderit! Po ti Hashim si po ja kalon? Ma mirè prishet ! Me e pas hasmin kaq afèr e smundem me i ba gja- thotè Hashimi. Kalofsh ditè tè mirè i thotè Berisha. Faleminderit, gjithashtu dhe pèr ty i pèrgjigjet Thaçi, pastaj vazhdon : – Hyn e dil e duku ma pak se je ba mai keq se shiu i keq……..to be conntinuit.
po pergatisin planin e dyndjes kosovare per festen e Luzim Bashes dhe pergatitjet per 2013 qe te vijne te gjithe te votojne per saliun