Tani edhe Irlanda: EURO është në flakë

13 Korrik 2011, 10:53Politika TEMA

Greqia, Italia, e tani sërish Irlanda!

Agjencia e vlerësimit të aftësisë së kthimit të borxheve, Moody’s e ka ulur vlerësimin për Irlandën, duke tronditur sërish bursat. Tani bonot e Irlandës quhen ‘plehra’. Zemërimi i europianëve nuk ka të sosur. Tre agjencitë më të mëdha të vlerësimit të aftësisë kredishlyese janë amerikane. Mediat evropiane nuk ia përtojnë: janë bërë djalli vetë. Para ca kohësh u fol që edhe Europa të ketë agjencitë e saj të rating-ut, po kaq të rëndësishme. “Europa nuk duhet të shkojë në falimentim për shkak të vlerësimit të tre sipërmarrësve privatë amerikanë,” tha Komisionerja e BE për Drejtësinë, Viviane Reding. Por kjo nuk ka më shumë rëndësi. Disa ekspertë thonë se agjencitë kanë të drejtë. Situata në Irlandë e Itali është e rëndë.

Zona EURO po digjet. Sytë e shpresat janë tek samiti i së premtes kur shefat e BE do mblidhen në një takim urgjent. Si gjithmonë të gjithë shpresojnë tek Gjermania, e cila është e ndarë në opinionin publik, por jo lidershipi i vendit. Ata janë të vendosur të shpëtojnë EURO-n me çdo kosto. Njerëzit ankohen se janë kthyer në popullin më të urryer në Europë, edhe pse po ofrojnë pjesën më të madhe në paketat e ndihmës. Por mediat amerikane i hedhin benzinë zjarrit. Lojërat i bën Gjermania, që po njeh një periudhë shumë të mirë ekonomike. Eksportet e saj janë në qiell. Gjermanët përgjigjen: është meritë e një shteti që nuk bën kompromis me punën dhe me të dhënat statistikore.

Një gjë është e sigurt në të gjithë këtë zallamahi: siç thotë BBC, edhe pse EURO u nis si një monedhë për të bashkuar Europën, po e përçan atë gjithmonë e më shumë.

17 komente në “Tani edhe Irlanda: EURO është në flakë”

  1. iliri_leeds says:

    dhe ne duam te hyjme ne europe me 3mil njerez vetem emigracioni i huaj do na zhyste ne kaos. e vetmja arsye qe ne shqiptaret duam europen eshte qe te braktisim vendin per nje jete me te mire sepse po te ishim nje vend i zhvilluar do ishim kunder

    1. ardeni says:

      E kam thene edhe ne disa komente te tjera.Euroja eshte e destinuar te deshtoje.Eshte fare e thjeshte.Per tja ilustruar po perpiqem te improvizoj nje shembull te thejshte .Si mund te bashkohen kuletat (nenkupto parate mirqenia etj si keto) e nje doktori, avokati, bankieri,me te nje puntori,infermieri e nje te papuni qe eshte pa pune por kerkon te gjej pune.
      Ci shtyn tre te paret ta bejne bashkimin me tre te fundit.
      Shume nga komentuesit jane ne gjendje ta kuptojne arsyen e vertete per kete bashkim.
      Po ashtu edhe une e kam nje mendim.
      Qellimi i vertete per tre te paret eshte te fitojne akoma me shume nga ckane ne kuleta, ndersa per tre te fundit iluzioni se duke qene te bashkuar me tre te paret xhepat e tyre mund te mbushen ndopak.
      Qellimi eshte i njejte per te dyja grupet ndersa realiteti ne praktike tregon automatikisht te kunderten. Kuletat e grupit te pare mbushen akoma edhe me shume ndersa ato te grupit te dyte tashme nuk kane jo vetem ato cfare mund te kishin brenda perpara bashkimit por jane te zhytura ne borxhe tek tre te paret.
      Le te kthemi ne realitetin qe jetojme. Cfare ka ndodhur.
      Gjermania, Franca e ndonje shtet tjeter ishin mire qe para bashkimit te monedhave e te cdo gjeje tjeter po ashtu jane akoma me mire megjithse bota eshte eshte ne krize totale,
      ndersa Greqia, portugalia etj qe do vijne ishin keq (ne raport me te parat nenkupto) por jane akoma me keq tani.Vete shkrimi i mesiprm e ilustron shembullin e thjeshte qe perdora . Perse itereson kaq shume Gjermanise &Co te shpetojne euron?
      Sepse ajo( Dmth euro) eshte barka qe ja ka dale ti pasuroje akoma dhe me shume edhe ne keto kohra te veshtira.Ndaj ata nuk duan kete barke ta lene te mbytet.
      Kam frike se barka jo vetem do mbytet por mund te rrezikojne edhe ata vete te mbyten me gjithe barken.

  2. Albana L. says:

    Shtete si Greqia(shtet zombi qe s’duhet te kishte hyre as ne BE), Italia(shtet me nje borxh publik te llahtarshem), Portugalia(tjeter shtet inekzistent) dhe Irlanda(shtet qe njohu nje zhvillim fiktiv nga hiçi), nuk duhet te ishin pranuar ne zonen €uro! Dihej qarte se ndersa e para falsifikoi(siç e ka ne tradite) çdo lloj parametri ekonomiko-financiar te falsifikueshem, te tjerat ishin te mbytura me borxhe dhe vazhdonin te refuzonin çdo propozim nga jashte per reforma. Nje gjendje e tille heret a vone do te shperthente ne krize, kjo dihej, vetem daten nuk e parashikonte kush.
    Me pak fjale nese zonen €uro do ta krahasonim me nje ushtri, shume nga ushtaret e pranuar me urra, ishin me paterica dhe jo vetem qe nuk benin per ushtare, por u binin peshe ushtareve te tjere qe ishin te shendetshem e te pergatitur.

    1. Andreas says:

      Ketej e tutje duhet patjetert te pyesin Albanen te gjitha strukturat e BE-se per çdo levizje qe kane ndermend te bejne. Madje une u keshilloj qe ta shkrijne fare BE-ne dhe ta ndertojne nga e para ne baze te preferencave te Albanes qe allahu i shtofte jeten qe ne ti jemi mirenjohes jete e mot :-).

      1. berishuaaa says:

        Andreas ne fyt ishallaaaa

    2. Cakalli7 says:

      fatkeqesisht ky eshte nje problem ekonomik ne rang kontinenti te keqen xhaxhi edhe nuk shpjegohet me pseduo-patroitizmin e nje minorance te nje kombi 3+2 milionesh qe nuk ka pjese ne te.

  3. marie toro, tirane-paris says:

    ketu ne paris ka kohe qe kur na takojne ne shqipetareve me shkollim e kulture qytetare, por fatkeqsisht jemi emigrante prej totalitarizmit ne vendin tone nga nje parti ne tjetren, na thone se ju shqiptaret do perfundoni brenda vjeshtes shume me keq se greqia. mua si ish-mjeke me dridhet i tere trupi dhe me plote goje jashte karakterit dhe kultures sime po them se nuk mbaj dot me; mallkuar qofsh edi rama nder-breza qe po na mban ne kembe e po i zgjat jeten ketij rregjim totalitar. populli duhet te ngrihet vete si ne 1997 e ta coje deri ne fund kryengritjen me cfardo cmimi nje here e mire.

    1. Rani says:

      Po mire thuaju atyre francezeve se “juve do t’ju mbysin arabet dhe zezaket sikur ju kane mbytur” mund te me thuash se nuk je raciste, epo tani me diçka duhet te pergjigjesh apo jo, kur s’ke njeren ke tjetren kane thene ca burra qe kane vdekur.

  4. andi ll says:

    MONEDHA EVROPIANE EURO sot ndodhet në nje pik kritike dhe nuk dihet e ardhmja
    shkaktari kryesor përse euro arriti në këtë pik është VETDEKLARIMI
    VETDEKLARIMI shkatarron ekomoni dhe shtete……..

  5. bureto says:

    eshte thirrur urgjent per te nxierre nga kriza ku eshte futur monedha eu-vro por zR BODE e ka refuzuar takimin e te premtes pasi eshte i zene me takimin skenderbaba – apohel. po deshet ilire eshte z sherefedin

  6. O bo bo says:

    Me duket se Europa e bashkuar do te rezistoje edhe pak,dhe do shkermoqet,dhe ne fillim do shkoje monedha Euro.Kjo dite nuk do jete e larget.E filloje Greqia qe do te marre me vete edhe disa vende te tjera,si Italia,Portugalia,Irlanda dhe Spanja etj.Dhe kjo vjen per shume arsye objektive dhe subjektive,duke filluar nga qeverite e ketyre vendeve,nga parlamenti europian(ku 90% jane burrokrate klasike) me shpenzime kolosale dhe me korrupsion galopant,dhe me kryesorja diferenca midis kulturave, gjuhes, rendimenteve,ekonomise,gdp te vendeve qe perbejne EU.Imagjinoni se cfare lidhje ka p.sh Bullgaria me Finlanden ose Rumania me Suedine,sidomos si mentalitete.Qeverite e vendeve anetare bejne ligje qe te jene me te pavarura nga Brukseli,d.m.th nuk kane unison me njeri tjetrin.Pastaj burokratet ne parlamentin europian,keshillin e europes,jane te llahtarshem,vetem harxhojne dhe mashtrojne,dihen shume raste,dhe nuk e bejne nje lek pune,kete e shohim edhe ne lidhje me vendin tone.Prandaj jane shtuar zerat qe nuk e shohin me shume optimizem te ardhmen e Europes,(Amerika mendon se deri ne vitin 2020 EU-ja do funksionoje) per arsye te ndryshme

    1. Rani says:

      O O bobo termi “galopant” perdoret per inflacionin dhe jo per korrupsionin.

  7. Cakalli7 says:

    e keni gabim mjeshtra nje krize e madhe eshte ajo qe do e shpetoje evropen sepse vetem ne kohe krize mund te behen ndryshime ne legjilacion qe ne kohe tjeter nuk ka politikan qe guxon ti shqiptoje. Ja shikoni ameriken si preu leke per te ndihmuar bankat nje gje qe vetem 6 muaj me pare do bente te qeshte i madh e i vogel po tua tregoje. Evropa do eci drejt nje bashkimi real duan apo nuk duan te tjeret.

  8. adhamudhi says:

    parlamenti europian, nese europa behet nje shtet dikur?????????????? do kete 500 dputete dhe 600 perkethyes!!!!!!!!!!!!!!!!????????????????????????.nuk und te kete nje shtet unik me mbi 50 gjuhe
    ?????????????????????

    1. Cakalli7 says:

      cthote obamai mire me shendet? ato te shendetit kur do i beje?

    2. Tirona_ime says:

      po allamullo e drejte kjo qe po thu,plus edhe 6000 te tjere per axentet.

  9. I zhgenjyeri says:

    Ka shume gjasa, qe borxhin qe rrezikojne te mos shlyejne, Papandreu, Berlusconi& co, t’jua bleje qeveria jone, qe ti nxjerre nga falimenti ata, pasi financat tona jane ne rritje dhe nuk perben ndonje problem per ne shlyerja e tyre.Qelloi me fat Europa plake, qe ne nje kohe krize si kjo, ka prane saj nje vend jo anetar, qe mund t’ja heqe lakun nga fyti… Me pas, kur Europa te kete marre fryme lirisht, t’i japim nje dore edhe Kines Popullore, pasi Partia Demokratike e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kines, jane ne koalicion dhe kemi detyrime ndaj tyre.Sa keq qe PD u rikthye ne pushtet vetem 6 vjet me pare ! Sikur ta kishte marre pushtetin kur vdiq Enveri, sot Bota e zhvilluar do te na shikonte me zili dhe vete do te ishte disa dekada perpara !!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje