Faqja e The Sun, ku hakersat kane nderhyre duke shpallur vdekjen e Murdoch
Nuk ka ditë që Britania nuk ngryset pa një lajm tronditës nga skandali i përgjimeve që çoi në mbyllje gazetën me tirazhin më të madh dhe po lëkund në themele perandorinë e Rupert Murdoch. Një gazetar u gjet i vdekur, kurse gazeta The Sun, u sulmua nga hakersat, që e shpallën Murdoch të vdekur. Por kush janë figurat kryesore në qendër të këtij skandali. CNN i sjell si më poshtë.
News of the World
Tabloidi 168 vjeçar ishte gazeta më e shitur në gjuhën angleze në të gjithë botën me rreth 2.5 milion kopje çdo javë.
U mbyll më 10 korrik mes akuzave se kishte punësuar detektivë privatë për të përgjuar në mënyrë ilegale në sekretaritë telefonike të mijëra njerëzve, që nga politikanë të lartë, personalitete të showbiz-it, viktima vrasjesh dhe familje të trupave të rënë.
Ka dyshime se gazetarët kanë korruptuar policinë për të siguruar detaje private për njerëzit, përfshi anëtarët e familjes mbretërore.
Rupert Murdoch
Është shefi ekzekutiv i News Corp., kompania nënë e pronares së News of the World – News International. Në SHBA kompania e tij përfshin Fox News, The Wall Street Journal, New York Post dhe shtëpinë botuese Harper Collins.
Clive Goodman
Ishte korrespondenti për çështjet mbretërore i News of the World. U vetëshpall fajtor për përgjime telefonike në vitin 2007 dhe shkoi në burg. Akuzat dolën në sipërfaqe pasi gazeta publikoi një histori se si princi William kishte vrarë gjurin, çka bëri që zyrtarët mbretërore të ankohen në polici me dyshimin se sekretaria e tyre telefonike ishte përgjuar.
Glenn Mulcaire
Është një hetues privat, i dënuar në vitin 2007 së bashku me Goodman për shkak se kishte përgjuar telefonat e familjes mbretërore.
Andy Coulson
Ishte redaktor i News of the World kur Goodman dhe Mulcaire shkuan në burg. Coulson gjithmonë këmbënguli se nuk e dinte për krimet përpara se Goodman dhe Mulcaire të pranonin fajin, por dha dorëheqjen për shkak se ishte përgjegjës kur ndodhi kjo gjë.
Më pas shkoi për të punuar si zëdhënës i kryeministrit David Cameron, por dha dorëheqjen kur policia nisi një hetim të ri për përgjimet telefonike në janar. Ai sërish thotë se është i pafajshëm, por deklaron se ka dhënë dorëheqjen për shkak se ishte kthyer në shqetësim për kryeministrin.
David Cameron
Është kryeministri britanik, që është kritikuar ashpër pse ka punësuar Coulson. Cameron ka këmbëngulur vazhdimisht se ai ndjente se Coulson meritonte “një shans të dytë”.
Sean Hoare
Ishte një nga gazetarët e parë të News of the World, që tha se përgjimi i telefonave ishte një praktikë e zakonshme në gazetë, e inkurajuar nga Coulson. Më 18 korrik ai u gjet i vdekur. Policia tha se vdekja e tij ishte e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë.
Milly Dowler
Një adoleshente e vrarë, familja e se cilës deklaroi më 4 korrik se telefoni i saj ishte përgjuar kur ajo u zhduk në vitin 2002. Ata thanë se hakersat kishin fshirë mesazhet nga sekretaria e saj telefonike, për të krijuar hapësirë për më shumë, duke shpresuar se ajo ishte ende gjallë në një kohë që ajo kishte vdekur.
Rebekah Brooks
Ishte redaktore e News of the World kur dyshohet se ndodhi përgjimi i telefonit të adoleshentes Dowler. Ajo u bë shefe ekzekutive e kompanisë që publikonte gazetën.
Një e besuar e afërt e familjes Murdoch, ajo u vendos në qendër të zemërimit politik e publik kur skandali mori zjarr.
Ajo dha dorëheqjen më 15 korrik. Dy ditë më vonë, u arrestua, u mor në pyetje për rreth nëntë orë dhe më pas u lirua me kusht deri në tetor.
Paul Stephenson
Ishte kreu i Metropolitan Police (Policisë metropolitane), deri kur u zbulua se Scotland Yard (policia e Londrës) kishte punësuar një ish- gazetar kryesor të News of the World si këshilltar për komunikimin. Stephenson insiston se nuk ka bërë asgjë gabim.
John Yates
Ishte një nga zyrtarët e lartë të policisë së Londrës derisa dha dorëheqjen më 18 korrik. Ai ishte personi përgjegjës që vendosi në vitin 2009 se nuk ishte nevoja për të nisur një hetim për përgjimet telefonike, pavarësisht 11 mijë faqeve me prova në polici- më vonë ai pranoi në parlament se ky vendim kishte qenë një budallallëk.
Pergjimi i jetes se tjetrit eshte ne KARAKTERIN e Britanikeve.
Ata jane te qete vetem kur mesojne ne fshehtesi gjithshka qe ka te beje me ata.
Mos po e ngaterron gje me popullin shqiptar qe ne kohen e komunizmit dhe deri sot, fusin hundet dhe pergjojne familjet e tjera. E kishe spiunin prapa dere. Me duket se po ngaterron popull. Britanikeve as u intereson fare se kush eshte komshiu e jo me te pergjojne. Murdoch eshte australian me nenshtetesi amerikane. Ishte gazeta e tij dhe ai duhet te mbaje pergjegjesi per urdhrat qe ka dhene, qe t’i shitej gazeta sa me shume.
Keto qe thua per Britaniket i ke me te degjuar apo me te provuar?
Ke te drejte shqipo. Ketu ne Amerike te gjithe mendjen te komshinjte e kane. Si e si te spiunojne!
Ndersa britaniket e ”shkrete”!!
Fillo qe nga Henry VIII e mbaro deri para nja 100 vjetesh qe iken ”per lesh” si Mbreteri, pa frike, mund ti njehsosh si nje nga mbreterite me gjakatare te te gjitha kohrave.
Krimet me monstruoze jane kryer nga britaniket e tu qe se ”rruajne” as per komshinjte.
Cfare muhabeti leshi ke hapur o Ton, pa lidhje fare. Nga Murdoch tek Henry VIII (te cilin rrezik e njeh vetem nga ai seriali idiot qe transmetohet ne USA nepermjet Sky e qe asnjeri se sheh ne Europe se eshte katastrofe). Nuk mund te krahasosh kurrsesi anglezet me amerikanet. Nuk mund te flas per keta te fundit se nuk e kam idene dhe s’me pelqejne fare si popull. Problemi qendron tek degjenerimi i medias sot, te paafte per te nxjerre nje lajm dhe duhet te pergjojne. Gjithsesi serish mendoj se britaniket, sido qe te vijne kohet, jane nje popull fisnik, i forte, krijues dhe zor se mposhten. Duhet te marrim shembull prej tyre.
Po keta budallanje jane qe pranojn fajet e marin pergjegjesite mbi vete. Ne kemi Meten qe spranon asnje gje, si struci kerkon te fusi koken ne rere, pro harron qe ajo seshte rere por beton.
MOS ESHTE KJO ”KALBEZIM I SISTEMIT KAPITALIST ? ? ? ‘ KERKONI KARL MARX ….. tek IL CAPITALE ….. mbase gjeni ndonje formule … per nje shoqeri te njerzve te barabarte …..
Pse dyshon ndonjeri qe e ardhmja e botes do jete barazia???
Njerezit nuk do jene te barabarte vetem perpara zotit dhe ligjit por edhe perpara SOFRES.
Por per te arritur kete duhet edhe pak kohe Kapitalizmi per te bere seleksionimin e rracave me LUFTE
Pse do shume per tu kuptuar qe kapitalizmi ka marre rrugen e m……..t?Ky sistem nuk ka asnje lidhje me konceptin e demokracise te filozofit te madh SOKRAT.Natyrshem do gjeje njerezimi rrugen e drejte drejt barazise .
Mendo sikur Berisha te. Kishte nje fund te tille?