Kush e politizoi mbledhjen e djeshme të KLD?

20 Korrik 2011, 11:44Politika TEMA

Këto ditë po diskutohet për ligjin e medias. D.m.th është një histori pak e vjetër. Qeveria përgatit projektin, ia dërgon OSBE-së, kjo e mbush me kritika, ligji shtyhet, e kështu historia vijon.

Vërejtjet e OSBE nuk kanë sesi të mos reflektojnë humor. Fjala bie, qeveria shkruan në ligj se mediat duhet të raportojnë në mënyrë të paanshme, kurse OSBE pyet se kush e përcakton se çdo të thotë e paanshme, qeveria shkruan se mediat duhet të ruajnë rendin kushtetues, kurse OSBE thotë a nuk është kjo detyrë e qeverisë së Shqipërisë, parlamentit, policisë dhe ushtrisë?

Kjo fjali e fundit të kujtohej dje ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një shfaqje publike në lidhje me një letër të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Dy femra të Kolegjit, njëra përfaqësuese e qeverisë, tjetra e votuar nga qeveria, të reja në atë forum, ngrinin gishtin e zërin dhe kërcënonin se do shkarkonin të gjithë KLD-në pse po sillej në mënyrë politike dhe nuk po mbronte anëtarët e Kolegjit. Madje- madje, duke qenë se ishin mediat aty, bënin sikur po e bënin në mënyrë transparente shfaqjen.

Po vërtet kush e ktheu në politike atë mbledhje të KLD-së dhe si është historia?

Anëtarët e Kolegjit i janë drejtuar me një letër presidentit dhe përfaqësive të huaja, duke kërkuar mbrojtje prej atyre që i quajnë shpifje të opozitës. Por si juristë që janë, dmth juristë që bënë gjëmën në Tiranë dhe tronditën Bashkimin Europiane e SHBA-të, nuk thonë se si duhet t’i mbrojë KLD-ja ata. Të njëjtën gjë bëri edhe përfaqësuesja e qeverisë në KLD, kur tha se anëtarëve të Kolegjit u duhet mbrojtje, pa përcaktuar se si mund t’i mbrojë KLD-ja ata. Në këtë mënyrë anëtarët e Kolegjit e kthyen në politike gjithçka.

Anëtarët e KLD ishin të qartë kur thanë se ata nuk kanë ndonjë kompetencë mbi Kolegjin. Ata janë të mbrojtur dyfish, për shkak se një marrëveshje politike u ka dhënë atyre një tjetër mantel imunitar. E vetmja që mund të hetojë është prokuroria. Kështu funksionon sistemi, të tjerat janë politikë. Përpjekjet e PD-së për të tërhequr KLD-në në një betejë politike kundër opozitës janë të turpshme, por nuk janë një çudi. Është PD ajo që e ka tërhequr gjyqësorin zvarrë, duke e politizuar. Është ajo që ka shembujt më të rëndë të ndërhyrjes në gjyqësor. Ajo përpjekje e djeshme për fat dështoi.

7 komente në “Kush e politizoi mbledhjen e djeshme të KLD?”

  1. geno says:

    O MERO, keta anetaret e Kolegjit e morren pergjigjen nga KLD qe jane adresuar gabim, mbasi KLD nuk i ka fare ne jurudiksiona ata si kolegj zgjedhor. Pash zotin, bej nje material, qe edhe Toma e Sashenka e hodhen letren ne kutine e gabuar dhe e quajne te ligjeshme, si votat e Lulit

  2. linda says:

    Sic duket Spahiu e kuptoi gabimin qe beri duke qene ne ane te Berishes dhe se do te vinte nje dite qe edhe KLD do te sundohej nga shumica e larove berishiane sikurse eshte manifestuar edhe ne kete mbledhje. Dhe prandaj per te shpetuar shfrytezoi levizjen e aleances kuqezi per t’i prere hovin vendoses se diktatures ne Shqiperi. Ata qe kane nder e dinjitet duhet ta mendojne mire kete se nese nuk i pritet hovi vendoses se diktatures do te kthehen ne langoj e hardhuca qe do te zvarriten ne kembet e diktatoreve, injorante qe kane dale kaq hapur. Kurre nuk eshte vone per te vepruar. O sot o kurre duhet t’i themi ndal instalimit te diktatures berishiane dhe kapjes se te gjitha institucioneve dhe gjithe jetes se vendit.

  3. Viola says:

    Te te akuzoje zevendesministra e qeverise ne pushtet dhe gruaja e pronarit me te madh te shtypshkrimeve Lleshi e caktuar ne ate post nga Pd-ja per politizim,eshte thjeshte estrade e kooperativave bujqesore.A kane ndopak cipe keta njerez,pasi lyra u ka rene prej kohesh.U krijua njeriu i ri i demokracise me i zi se ai i socializmit.Zot,nen babe e atdhe eshte PARAJA dhe jo leku i qelbur shqiptar,por valute e forte.

  4. ALBAN DEGA says:

    ESHTE KOHA QE TE KERCASIN PRANGAT !

    – Kolegji Zgjedhor legalizoi para kamerave votat e vjedhura nga ustallaret
    te kusarise se votave me Sali Ristanin ne krye….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje kusari flagrante para kamerave qe vetem drejtesia nuk e sheh

    Kaloi nje muaj qe krejt shqiptaret e mbare Bota po perjeton kusarine e hapur te votave nga KQZ dhe kusari i Berishes, Arben Ristani. Kusari e hapur. Kusari teper transparente. kusari para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare, para gjykatesve dhe prokuroreve shqiptare.
    Kusari pa maska! Kusari e shikuar dhe filmuar qe vetem prokuroret shqiptare nuk e shohin. Kusarine e pohoi ashiqare edhe vendimi i dyte i Kolegjit Zgjedhor. Jo ai i Tom Ndrec Berishes.
    Kolegji Zgjedhor e cilesoi ashiqare kete kusari si shkelje ligjore te KQZ-se. Ne vend te niste me iniciative hetimin dhe ndjekjen ligjore te Arben Ristanit dhe kamikazeve te Berishes ne KQZ, prokuroria e mbylli dosjen e pahapur kurre per ndjekjen e tij penale.
    Ka tri dite qe perfaqesusit ligjore te opozites ne KQZ po bejne denoncimin ligjor kunder tyre me prova te pakundershtueshme, qe jane transmetuar edhe nga kamerat.
    Prokuroria hesht. Ka mbyllur veshet dhe syte perballe masakres elektorale teper transparente te Sali Rsitanit. Po te ishte ne opozite Sali Berisha do ti akuzonte prokuroret shqiptare se “po flene gjume mbi dosjet flagrante te kusarise flagrante”!

    Krim me i rende se vete falksikimi i tyre

    Keto vota te fabrikuara dhe rrasur ne kuti nga ustallaret e Berishes per hajnine e votave po legalizohen ne kundershtim me cdo ligj ne fuqi te KQZ-se, ne shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor, te kodit penal dhe te vete Kushtetutes se Shqiperise.
    Legalizmi i mashtrimit, falsifikimit vjedhjes se votave nga funksionare te larte shteterore per llogari e ne sherbim te karrikes ilegale e te vjedhur te kryeministrit Berisha, sic eshte Arben Ristani dhe tre musketieret e Sales ne KQZ, e kane kthyer kete institucion te pavarur ne nje Komision te Vjedhjes se Zgjedhjeve. Legalizimi i hajnise, falsikimit dhe vjedhjes se votave eshte nje krim e veper penale edhe me e rende se ato vet.
    Nuk qe e rastit qe fill pas “zbulimit te kokes se komplotit elektoral” Bamir Topi, ABC-ja u lidh gjithe ngazellim me nje kamikaz tjeter te Berishes , me kryetarin e KZAZ Ilir Goci, Sipas gazetes “Tema” Online e Mero Bazes, njohesit dhe denoncuesit me te mire te kryevjedhesit te votave te Shqiperise Sales njoftoi para nje muaji se Ilir Goci, nje person me precedente penale per perdhunim qysh ne vitin 1990, ka lidhje familjare me Berishen. Bashkeshortja e tij eshte vajza e axhes se mbeses se Berishes.
    Ishte ky kamikaz i klanit Berisha qe me urdherin e tij bllokoi nenshkrimin e procesverbalit te KZAZ 49 te njesise Nr. 5 me 13 maj 2011, vetem pak ore pasi kryeminsitri deklaroi se “Te dhenat e mia tregojne se ka fituar Lulezim Basha”.

    Urdherat e Berishes per te nxjerre me cdo kusht fitues Lulezim Bashen

    Nuk ishin “te dhenat e mia”, por urdherat e Sali Berishes ndaj Gocit, Ristanit dhe cetes se kusarise se votave qe vune ne levizje gjithe hajnat e tij me cizme : ministra e deputete si Genc Kusar Ruli, Fatmir Medi Gerdeci , Ilir Meta Shtateqindmijeshi, Majlinda Tender Bregu, Enkelejd Sali Alibeaj, Mesila Kukumjacke Doda, Arben Asfali Imami dhe ustallaret e tyre per te falsifikuar vota e mbushur kutite ne raportin 4 me 1, sic po e shohim para kamerave ne KQZ, per Lulezim Bashen.
    I ndodhur perballe nje disfate totale, perballe nje Vaterloje elektorale e politike, regjizori i kusarise elektorale, ekonomike, financiare Sali Berisha hedh ne sulm falangat e hajnise se votave. Porosia e tij eshte qe te mos preket vetem kutia 1968 qe te kapi ne flagrance Presidentin e Republikes, Bamir Topi. E vetmja kuti qe ka vetem nje vote pro Edi Rames dhe asnje vote te falsifikuar shtese per Lulezim Bashen. Ne fakt ia shtoi vlerat Presidentit… Si mund te votonte ai per nje kusar dhe vrases si Lulezim Basha!?
    Gjithe kete maskarade qevezia me vota te vjedhura dhe kamikazet e saj ne KQZ po orvaten ta fshehin pas ” numerimit te votes se fundit”, pas ” mbrojtjes me cdo kusht te cdo vote ku qytetari, votuesi ka shprehur qarte vullnetin e tij”, duke imituar si majmuni e pervetesuar deklaraten demokratike te ambasadorit te nderuar te SHBA-se ne Tirane Z. Akeksander Arvizu me 13 maj 2011 ne njesine zgjedhore Nr. 5

    Krim mbi krim
    .
    Kusaret e Shqiperise dhe hajnat me cizme te votave tash 15 vjet, te kapur me preshin e vjedhjeve e mashtrimit ne duar, tani po na shiten si ” gardianet me fanatike dhe mbrojtesit me te vendosur te vullentitt te qytetarit dhe votuesit te lire”!
    Ne vend ti vinin vetullat regjizorit dhe maestors se hajnise se votave ne Shqiperi, mashtruesit e “kryetrukuesit” te tyre, sic e thot acik ish- Ambasadori i madh Amerikan ne Tirane Z. John Withers ne raportet e tij per Departmanetin e Shtetit per Sali Berishen ne vitin 2009 , ia kane nxjerre syte. I kane hequr edhe shenjen e fundit te kallajit qe i kishte mbetur per vjedhjen masive te votave te 28 qershorit 2009.
    Falisifikimi masiv i votave dhe futja e tyre ne raport tre me nje ne kutite e tyre eshte krim e rende penal dhe atentat e perdhunim jo vetem i votes se lire, por edhe i vete demokracise ne Shqiperi.
    Tani kane filluar te dalin me shume vota per Edi Ramen… Pse!? Sepse ashtu ka urdheruar Berisha kusaret e tij. Nuk eshte cudi qe diferenca e trukuar te shkoje deri ne 20 vota me shume per Lulezim Bashen… Kusaria e vjeter mbulohet me nje kusari te re! Krim mbi krim!

    “Vullneti i qarte ” i qytetareve apo i kusareve ?

    Pas ketij “vullneti te qyetarit dhe te votuesit”, pas ” zellit per te numeruar cdo vote te qytetarit” fshihet maskarada dhe mastrafi me i ndyre me e trashe, me brutal dhe me cinik qe i eshte bere votes se lire te qytetareve te Tiranes.
    Asnje prej ketyre votave as ne kusarine e pare e as ne te tashmen nuk eshte hedhur nga votuesi ne kutite e votimit. Secila e te gjitha ato jane fabrikuar, falsifikuar e futur ne kuti nga ustallaret e Berishes per vjedhjen e votave. KQZ ka bere qorrin dhe u ka lene hapesire e krijuar kushtet ideale per kete masakar gjate kryerjes se saj. Tani KQV-ja po legalizon para kamerave hajnine e lejuar e ndihmuar prej saj.
    Cdo vote e numeruar, rinumeruar, rivleresuar nga KQZ ne kundershtim me cdo ligj ne Shqiperi eshte legalizim i kusarise elektorale te Berishes. Mastraf elektoral nga dhunuesi me brutal i votes se lire dhe kusari me i madh i saj ne historine e Shqiperise.
    Nuk eshte vetem vota e nje qendre votimi qe gjindet para kamerave ne nje kuti krejt tjeter. Nuk eshte as kutia pa kod zgjedhor e as kutia e shqyer prova kryesore e kesaj kusarie. Mbi te gjitha jane mesatarisht 4 deri ne 8 vota gjoja “te panumeruara” qe jane futur ne kuti ku numeri i votuesve eshte i barabarte me numrin e votave para se te futeshin brenda tyre ato te falsikuara.

    Denoncusi i madh i kusarise : Sali Berisha !

    Denoncuesi kryesor i kusarise se votave jane mbi 357 vota me shume se votues qe denoncon hapur kusaret e Berishes. Si mund te shpreh qarte vullnetin e votuesit nje vote e futur ne kuti nga kusaret e jo nga qytetaret qe nuk kane votuar kurre!?… Vetdenoncim i persosur i kusareve te Berishes nga vete kusaret e Berishes !
    Pra keto vota te falsifikuara e te futura hajnisht ne keto kuti jane vota te kusareve e jo te votuesve tiranas. Ato shprehin vullnetin kriminal te hajnave dhe falsifikatoreve te tyre me Berishen ne krye dhe jo vullnetin e votuesve reale.
    Kjo tashme eshte bere nje dukuri e zakonshme per kusaret e Berishes dhe qeverine e tij edhe vrastare. Por asnjehere nuk eshte shfaqur kaq hapur e shemtuar para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare!. Provat jane pafund dhe te filmuara e regjistruara! Denoncimi ligjor eshte bere!
    Denoncuesi me i madh i kusarise se votave eshte vete Sali Berisha me pangopesine, me makuterine e tij per pushtet! Nuk thote kot sovrani: oreksi vjen duke ngrene!

    Detyre ligjore e morale e opozites

    Jo vetem mosnjohja kurrsesi e asnje rezultati te manipular e falsifikuar por edhe mospranimi kurrsesi i asnje rivotimi ne Tirane per nje veridikt qe populli e dha qarte e sakte nje here me 10 vota me shume per Edi Ramen eshte detyre ligjore dhe detyrim moral i opozites dhe vete Edi Rames. Jo dhjete, por qofte edhe nje vote e vetme me shume eshte mjaftueshme per te shpallur fituesin e ligjshem.
    A nuk ndodhi keshtu vitin e kaluar me senatorin demokrat te Minesotas qe fitoi me nje vote me shume se rivali i tij republikan… Nje vote e ben diferencen. Fitorja nuk fillon tek milioneshi… Fitorja fillon tek nje vote me shume.
    Nuk mund te behen kompromise e pazarlleqe me voten e sovranit ne dem te sovranit sepse ashtu i leverdis Sali Ristanit e cetes se tij te kusareve. Eshte sorvani dhe jo Sali Ristani qe vendos per fatin e te ardhmen e vet. Ndaj deklarata e Edi Rames ne Asamblene e PS-se per te marre mendimin e popullit, mendimin e elektoratit te tij per te ardhmen me duket me teper nje taktike per te ftohur gjakrat e fituar vleresimin e nderkombetareve se sa nje veprim logjik.
    Sovrani e ka dhene tashme jo vetem mendimin por edhe vendimin e tij bashke me voten kunder Sali Berishes e pro Edi Rames qe eshte fituesi i ligjshem i votave te Tiranes.
    Detyra kryesore dhe rruga e vetme e opozites dhe liderit te saj eshte te mbroje me cdo kusht e me cdo cmim kete vote. Jane zgjedhjet e parakohshme parlamentare per te rivendosur sundimin dhe pushtetin e popullit, me popullin e per popullin ne Shqiperi qe quhet dhe eshte demokracia.

    Cfare pret prokuroria !?

    Cfare pret Prokuroria e Tiranes dhe ajo e Pergjithshme per te shpallur bllokimin e sekuestrimin e menjehershem te krejt materialeve zgjedhore per Tiranen paralel me arrestimin ne flagrance te kamikazeve te Berishes me Ristanin ne krye ne KQZ, te kryetarit te KZAZ Nr, 49 Ilir Goci dhe per te hetuar cdo vote me nje grup special te saj, te perforcuar edhe me ekspertet me te mire e me te pakorruptueshem te saj, pertfshi edhe prokurore amerikane apo evropiane.
    Asnje shkeles ligji qofte edhe gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor qe ligjeroi kusarine elektorale te Sali berishes dhe Komisionit te tij Vjedhor ne Tirane nuk kane imunitet para ligjit. As vete ligji nuk ka imunitet para ligjit, thonin greket e lashte. As vete Zeusi, mbreti i Zotave nuk eshte mbi ligjin!
    Nje veprim i tille eshte jo vetem nje detyrim ligjor, por edhe nje sherbim madhor per shtetin ligjor dhe demokracine ne Shqiperi. Do te ishte jo vetem fundi e nje masakarade dhe krimi masiv 15 vjecar, por edhe parandalimi i nje katrahure te re ne Shqiperi qe do na largonte edhe te pakten 10 vjet te tjera nga Evropa.
    Do ta shpetonte Shqiperine jo vetem nga katrahura, por edhe nga fatkeqesia me e madhe e saj- Sali Berisha e qeveria e tij me vota te vjedhura, qe jane regjizoret edhe te kesaj masakre e maskarade elektorale qe na e mori fytyren faqe mbare botes!

    1. TURBO_MARMITE GREKE says:

      te paska filluar prape yt tate spiun atje ,,qe gjen kohen per te na care trapin ne ktej ooooooo?

  5. jodashakeqi says:

    O Alban dega e thanes hajde ketu ne Tirene e mos na fol si e ama e Zeqos ne maje te thanes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje