Në pistë me mamanë në makinë (VIDEO)

21 Korrik 2011, 12:32Lifestyle TEMA

“I dashur, ec me ngadalë”. Kushedi sa herë mund ta keni dëgjuar këtë nga prindërit tuaj kur i jepni makinës, sidomos kur sapo keni marrë patentën. Ndoshta këtë ka menduar edhe mamaja e Darius Khashabi, i cili merr pjesë në garat e relly-t. Ajo ka qenë e pranishme në makinën e të birit në garën e Laguna Secës, në vendin e pilotit ndihmës, ndoshta për ta këshilluar të birin që të ecte me ngadalë. Por, siç shihet edhe në video, gruaja e shkretë është terrorizuar gjatë gjithë garës, për shkak të shpejtësisë së makinës. Ndoshta duhej të mendohej mirë përpara se të hipte në makinën e të birit.

1 komente në “Në pistë me mamanë në makinë (VIDEO)”

  1. tomi says:

    lol i paska ikur zari nones

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje