Berisha shmang zgjedhjen e drejtuesve të PD-së

22 Korrik 2011, 20:43Politika TEMA

Mbledhja e së shtunës e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike do të shërbejë vetëm për të zgjedhur kryesinë e re. Ndryshe nga sa ishte menduar, nuk do të ketë zgjedhje për sekretariatin dhe nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike.

Kur doli për herë të parë lajmi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, sapo ishin bërë të ditur emrat e rinj në kabinetin qeveritar. U mendua se pas kësaj, Berisha do të zgjidhte edhe drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike. Në fakt nuk ndodhi kështu. Shumë shpejt, dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, në dy intervista të ndryshme televizive thanë se nuk do të ketë zgjedhje të reja për nënkryetarët dhe sekretariatin. Në këtë mënyrë shkelja e statusit të PD do të vijojë. Sipas tij, drejtuesit e rinj duhej të ishin zgjedhur menjëherë kur u rizgjodh kryetari Berisha.

Por kryeministri nuk e mori kurrë guximin që të hapte një garë brenda PD-së. Edhe pse duket se është një parti e qetë, mjaftuan disa deklarata që të kuptohet se tensioni është i lartë. Kështu, deputeti Dashnor Sula u shpreh se tani në PD, numri dy pas Sali Berishës është Lulzim Basha. Deklarata, edhe pse e bërë nga një deputet pa ndonjë peshë të veçantë, ndezi reagimin e nënkryetares Topalli. Kjo e fundit, duke folur në një emision televiziv, tha se Basha ka premtuar se tani e tutje do merret me qytetarët, jo me politikën. Në këtë intervistë ajo nuk i ka thënë jo ambicies së saj për tu bërë presidente. Thuhet se një plan është për të joshur Topallin dhe Boden me postin e presidentit dhe guvernatorit. Por këto sërish ngelen thashetheme. Topalli deklaroi në atë intervistë se ajo nuk ka ndërmend që të votojë për Topin si president për një mandat të dytë, duke nënkuptuar kështu edhe qëndrimin e gjithë PD-së. Pak orë pas kësaj deklarate, ishte vetë kryeministri që hodhi sulme ndaj Topit, edhe pse nuk e përmendi kurrë atë në emër. Berisha e akuzoi atë si një njeri që qëndron pas Aleancës Kuq e Zi, e cila ka kundërshtuar regjistrimin etnik e fetar në Shqipëri. Fuqizimi i kësaj Aleance është parë me zili nga kryeministri, i cili edhe në një mbledhje të grupit parlamentar është shprehur kundër saj, duke deklaruar se ajo do bëhet forcë politike.

Në mbledhjen e së shtunës pritet që fillimisht të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit. Në të vërtetë është interesant se cili do jetë diskutimi i Berishës përpara forumit të lartë. Partia Demokratike doli nga këto zgjedhje e rraskapitur, por falë rezultatit të koalicionit në total, ajo po krenohet gjithandej. Një parti normale e moderne sheh gjithmonë rezultatin e saj. Megjithatë edhe fakti se koalicioni ka marrë vetëm vota këshillash, por është ndarë shumë keq në votën politike, atë të përballjes direkte të kandidatëve, duhej të analizohej në një parti normale. Me shumë gjasë nesër do flitet për fitore plebishitare, fytyra e kryeministrit do jetë e lodhur si zakonisht këto ditë dhe kaq. Më pas do zgjidhet shpejt e shpejt kryesia, do flaken disa emra jashtë dhe gjithçka do të mbyllet.

16 komente në “Berisha shmang zgjedhjen e drejtuesve të PD-së”

  1. tourkofagos says:

    hahaha,,,,si bastardi enver,vrau dhe cfarosi te gjithe ata,qe i shikonte kundershtare,,,!!!
    sulltani sali,ka lindur sulltan i PD dhe do te vdese i tille,,,,,,,,,,!

    1. tg usa says:

      O shkreti ti sa budall qe je more “tourkofagos” po si or burri dheut dje e pardje na caje b….thn
      duke kembngulur mos prishet piramida apo kulti i tij se e do shume kujtimin e tij e nga ana tjeter thuaj bastardi enver i cile la mbrapa 30% te popullsis shqiptare si veten e tij duke te perfshire edhe ty bile ti je me shume bastard se ai se tek personi jot bastard hyn edhe budallalliku.Sali berisha u terbon ju me zotesin e tij dhe me personifikimin e tij te demokracise.Ai ju vjen hakut ju sigurimsave, ju nuk cani dot tek ai se ai u ka vene perpara si skendrbeu turqve.mos tu genjefe mendja se pjella juaj do vije ndonje dite ne pushtet prandaj ikni ashtu sic keni deklaruar se tani duhet te iket nga shqiperia se ju jeni te pa pelqyer ne popullin shqipetar.

      1. sigurimsi i rinovuar says:

        Pd-ja dihet qe eshte nje repart bazhibozukesh,qe udhehiqet nga partia e punes dhe sigurimi yne i famshem (ne leter e mendjet tuaja te disa te semureve te pd-s,pasi ai ka qene sherbimisekret me loqe ne bote,tallte bythen gjithe diten Udb-a dhe Asfalia).O Tg i uses, zbrit me kembe ne toke,mos i bjer gerrnetes ne te njejten vrime.Ne pd-,klanet akoma mermerijne nga frika,po atje zjen gjithcka dhe per pushtetin ata ja fusin njeri tjetrit gjithnje eme thelle.

    2. XHEP-MEDANI says:

      Zgjedhjet jane bere me kohe ne PD: kryetar Berisha, nenkryetar Berisha, sekretar Berisha, anetar Berisha. Partia Demokratike eshte ne fakt Partia e Punes se Malokeve nen udheheqjen e kryemalokut Berisha. Popull idiotesh qe pret qe demokracine ta sjellin injorantet me ne krye nje supermalok me benevreke.

  2. Anon Ymus says:

    Ky edhe Enverit ia merr ne kthese…

  3. tiransi says:

    aman se mos i le pa ber se na prishe shum pun se der tani i kemi punet aq ne rregull sa ska ku te ver me vet vendos vet vulos e vet perdhos cdo gje cu intereson njerzve apo skan me se te meren shif punen o sale po vetem nje gje sben dot qe sdryshon dot pleqerin qe po te kap se te tjerat i ke ne dor
    vet kati e vet myfti

  4. Visar says:

    Pa ikur Saliu Shqiperia nuk rregullohet. 20 vjet ai eshte shkaktari i tensioneve. Vodhi votat e 99-es dhe 2011-tes, po ashtu vodhi dhe pronat e pronareve te ligjshem, e 20 vjet po mashtron e torturon te denuarit e pafajshenm te diktatures. Sali berisha eshte komunist terrorist. Mjafton te shikosh aktivitetin e tij

    1. tg usa says:

      Komenti jote “vizar” do ishte me i saket nqs do te shkruhesh qe pa ikur Sali Berisha nga shqiperia komunistet kurrre nuk do vine ne pushtet dhe sa me shume te rrije ai ne pushtet aq me e mire dhe me e begad do te jete shqiperia.Po qe ai ne shqiperi komunistet nuk do tju duket me boja dhe shqiperia do te shpetoje nga kjo fare e ndyre,vampire, canibalde dhe e peshtire tamam si keta qe shkruajne ketu tek kjo gazet qe vetem shpifin genjejne njesoj si eterit e tyre

      1. tomgopfagos says:

        “nqs do te shkruhesh qe pa ikur Sali Berisha nga shqiperia komunistet kurrre nuk do vine ne pushtet” – a dmth shoku Fatos dhe Ilir qe ishin 8 vjet ne pushtet, tani nuk jane me komuniste per ty. E tregove vete se kush je o ere-qeni partie.
        Ore po do ja thyej hunden Sales dhe zgjebeve te tjera gjigandi Edi Rama.

  5. kastriot says:

    Ore djem,me vjen shume keq qe e krahasoni Salen me Enverin,ore Enveri ishte lule,kuptoni,ne kohen e tij, coku degjohej ndonje Mehmet,ndonje Hysni ndonje Ramiz..etj sot ne kohen e Sales,ore sguxon asnje te hap gojen,megjithe keto qe ndodhen,si mor burre idheut sdel nje deputet i tij kunder,vriten 4 te pa fajshem ne mes te dites para zyres se tij,sikur mos te kete ndodhur asgje,26 te vrare ne gerdec,cdo gje ne rregull,vjedhe votat e shqiptarve diten per diell, ku e shef gjithe bota Sala sikur ska ndodhur asgje,inaguron sokaqe fshatrash.Me keqardhje por smunde ta mbaj,mir sec na i bene,shqiptarve sju mjaftuan 50 vjet diktature na dhe nji 20 nga Sala.

  6. inf says:

    Nuk zgjedh ky kurrizo i Viççidolit Kryesi pse ,,,sepse
    ky PD do ja japi kopsave te se Bijes,dhe avash avash
    e bija do e marri PD ,,pik.

  7. alban says:

    Une nuk se cfare te them per antikrishtin dhe antishqiptarin Sali! Ajo qe deshiroj te them ketu, eshte kjo: Jozefina Topalli, mbas disa vjetesh, do te behet gruaja me e shmetuar ne bote, nje shtrige e vertete!

  8. ike o pirdhu says:

    Ikni pirdhuni. Sala ka 20 vjet qe nuk pjerdh. Dhe gjith politikanet shqiptare te majte dhe te djathte. nuk pjerdhin ata vetem shesin pordhe para votimeve .ne kohen e diktatures kur pirdhte enveri gjith byroja dhitej dhe populli krenohej me pordhet e tij se ato trembnin armiqte e jashtem. Ne ate kohe te gjith hanin fasule dhe shtrengonin bythen mos pirdhnin se kujt i shpetonte hante burgun. Pirdhni o njerez se jeni te lire te pirdhni sa te doni dhe mos u merni me pordhet e politikanve tane se ata jane mesuar te pjerdhin me bythen e te tjerve. Pordha peshon ne alene e vet po ne duam te hyjme ne BE qe te bejme pordhe EUROPIANE ..pprrr prr ppprrrrrrrr..ajt shendet ..

  9. tekniku says:

    Akoma nuk i ka pastruar te gjithe revizionistet nga Partia shoku Enver(Sali).Ju befte dita njeqind se njemije eshte shume per te.

  10. teuta says:

    Minje jane pa pike karakteri antaret e PD mir jua ben

  11. eli-Tiv says:

    ….PD..nuk intereson me asnjeriut….perfaqeson interesat e nje klani familjare….te gjithe atje jane dekore per Saliun…as emra, as njerez…qe dhe mund ti vrase po te duhet..duart i ka me gjak..
    PD ..e sotme do te trajtohet si parti fashiste…Nuk e di si ka qene fashizmi e nazizmi per popullin e tyre…por kam parasysh ata si pushtues….e dallimi eshte prape i madh….Saliu me te huajt ul kurrizin e serviloset si asnje tjeter…..e vendin e tij e poshteron….nuk i njeh vlerat baze njerezore..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje