Zbulohet oqeani gjigant në hapësirë

25 Korrik 2011, 10:21Lifestyle TEMA

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar në qendër të një galaksie një oqean aq të madh, sa me ujin e tij mund të mbushen 140 miliard herë sipërfaqja ujore në tokë.

Kjo është sasia më e madhe dhe më e largët e ujit që është zbuluar ndonjëherë.

Oqeani ndodhet rreth 12 miliard vite dritë larg tokës.

Qendra e kësaj galaktike rrezaton një energji të paimagjinueshme, sa 1 miliard diej së bashku.

35 komente në “Zbulohet oqeani gjigant në hapësirë”

  1. shqiptar says:

    ku eshte trogofagosi me menimin im.cfare te thote janutallosi per keto zbulime apo hoxha.se ju jeni te semure per fete lexoni vetem libra fetare edhe kujtoni se jeni vetem ju ne kete univers te pa fund qe mund te ekzistojne sa e sa cilivisatione te tjera.apo kur nuk u shkon muhabeti budallaeqe thoni.

    1. mendimi_im says:

      Po te jape disa fakte shkencore nga Kurani qe as shkencaret me modern nuk i kan ditur.
      Feja jon nuk bjen ndesh me shkencen perkundrazi urdheron ne dije dhe ne shkence.

      KRIJIMI I UNIVERSIT

      Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit:

      ”Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës (pa pasur asnjë shembull)…”(El-En’am 101)

      Përfundimi, në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi, së bashku me dimensionet e lëndës dhe të kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë. Ky fenomen i njohur me emrin “Big Beng”, vërtetoi se universi ishte krijuar nga asgjëja si rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së universit dhe i mënyrës së krijimit të tij.
      Para Big Bengut, lënda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin – dhe kjo mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike – arrijmë në përfundimin se lënda, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.

      ZGJERIMI I UNIVERSIT

      Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i universit përshkruhet në këtë mënyrë:

      “Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. “ (Edh-Dharijat 47)

      Fjala “qiell” e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kuran është shpallur se universi “zgjerohet”. Pikërisht, ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës.
      Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet.

      NDARJA E QIEJVE DHE E TOKËS

      Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:

      “A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?” (El Enbija 30)

      ORBITAT

      Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:

      Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (El Enbija 33)

      Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.

      “Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 38)

      Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me rrugë e orbita si ajo e diellit:

      “Betohem në qiellin plot rrugë.” (Edh-Dharijat 7)
      Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa “notojnë” në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një anumër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.

      RRUMBULLAKSIA E TOKËS

      ”Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” (Ez-Zumer 5)

      Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer “mbështjellë” në ajetin e mësipërm, është fjala “tek’uir”. Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.

      ÇATI E SIGURTË

      Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:

      Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…(El Enbija 32)

      Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.
      Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.

      QIELLI KTHYES

      Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë “kthyese” të qiellit:

      Betohem në qiellin që kthen. (Et-Tarik 11)

      Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit “kthyes” të shtresave që e rrethojnë Tokën.
      Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tyre në formë shiu.

      SHTRESAT E ATMOSFERËS

      Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.

      Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin. (El-Mulk 3)

      … Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. (Fusilet 12)

      Fjala “qiell” në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala “univers”, pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë. Por nëse ne i japim fjalës “qiej” kuptimin e parë, d.m.th. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa.

      Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERË. Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERË. Shtresa tjetër, ku përthyhen rrezet ultravjollcë quhet OZONOSFERË. Shtresa tjetër quhet MEZOSFERË. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERË. Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet 480-960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERË.2

      Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.
      Troposfera
      Stratosfera
      Ozonosfera
      Mezosfera
      Termosfera
      Jonosfera
      Ekzosfera

      FUNKSIONI I MALEVE

      Kurani na tërheq vëmendjen ndaj një funksioni gjeologjik mjaft të rëndësishëm të maleve.

      ”Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta…” (El Enbija 31)

      Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës.
      Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kuran shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit.

      Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta…(El Enbija 31)

      LËVIZJA E MALEVE

      Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshëm, ashtu siç mund të na duket, por ato janë në lëvizje të vazhdueshme.

      Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshëm, ndërsa ato lëvizin si retë..(En-Neml 88)

      Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës ‘noton’ mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit XX kur, për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë, duke u larguar shumë larg njëri-tjetrit.
      Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të publikuar në vitin 1915, blloqet masive të tokës u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë, duke formuar Pangaean, e cila gjendej në Polin e Jugut.
      Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve gjigande ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla.
      Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas, janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit.
      MREKULLIA E HEKURIT

      Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:

      Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit…„ (El Hadid 25)

      Fjala “zbritëm poshtë” e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është “i zbritur fizikisht nga qielli”, do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.
      Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës.

      1. tg usa says:

        o talebano nuk jemi ne xhami ketu

        1. mendimi_im says:

          kjo eshte dije dhe shkence, ska lidhje me xhamin tema

      2. xha Kasua says:

        te fshifte qulli ty me gjithe kuran. merr dhe sal ram pall gerdecin dhe nisuni bashke per tek oqeani i ri qe eshte zbuluar.

      3. anticensurë says:

        o medimi_yt!që paske rrjedhur,duket,por që do të na rrjedhësh dhe ne sma merr mëndja të harish!
        o lali merr e lexo ndonjë gjë tjetër!
        mbase mëson diçka më shumë!mor shpirt INTERPRETIMI është e drejta tënde,por po të më pyesësh mua,unë të them se dhe nostradamusi ka bërë të njëjtën gjë!
        po të interpretosh thënjet e tija,del që “ka parashikuar gjithçka”!kuptohet pasi ka ndodhur!
        problemi është që fenomeni ose ngjarja të parashikohet para se të ndodhë!
        meqë na ke bërë tërë këtë analizë,A KA MUNDËSI TË NA PARASHIKOSH RËNJEN E SALI BERISHËS?me siguri që duhet të jetë shkruar dhe ajo aty!të duhet vetëm ta kuptosh!mos na dil kur të ketë rënë saliu e të thuash se ka qënë para 1500 vjetëve e shkruar në kuran!

        1. mendimi_im says:

          atyre websiteve te tu te botuar apo me origjine te William Campbell i eshte pergjigjur Dr. Zakir Naik nga India.

          Dr Zakir naik eshte doktor ne medicine dhe njekohesisht din permendesh Kuranin, Biblen, Teuratin dhe Vedan. Eshte nje njeri i vetem ne te tere boten prej 7 milijard njerzish.

          Nuk ka dal asnje shkencetar apo teolog te thyj Dr, Zakir Naik (musliman)

          Sa per dije ate doktorin tend qe me percolle shkrimet e tij gjoja kunder shkences ne Kuran ja ka thye hunden me dijen islame ne nje debat te hapur televiziv ku tere bota e ka shikuar. Nese nuk beson hidhi sy netit se e gjen debatin e tij.

          Dr. Zakir invites W. Campbell to pass the test live!

          http://www.youtube.com/watch?v=n7ffS8oPFd0
          ———-
          Zakir Naik vs William Campbell-Quran and Bible (pt 1 0f 10)

          http://www.youtube.com/watch?v=PcKZnmBnQVE
          ————-
          Je i vogel shum ti dhe shoket e tu ne forum te zini mat mua qe jam nje student i vogel i dijes ne krahasim me Dijetaret si Zakir Naik apo Ahmed Deedat etj…

          1. Albi says:

            Zoteria MENDIMI_IM
            Problemi yt eshte se ti nuk di si te komunikosh me njerezit. Mesohu te komunikosh me njerezit, dhe mos te duket vetja shume i mencur. Une kur tu drejtova nuk te thashe ty as i vogel dhe as i madh. Ndersa ti i drejtohesh te tjereve si te vegjel dhe vetes si te madh. Une e kuptoj se ti je shume i madh. Por sic thote nje fjale e urte, KRENARIA SHKON GJITHMONE PERPARA SHKATERRIMIT. Radikalit islamik Zakir Naik me te cilin ti krenohesh, i eshte ndaluar hyrja ne Britani, Kanada dhe shume shtete evropiane sepse ka dale ne mbeshtetje te hapur te BIn Ladenit. Mos je edhe ti islamik radikal qe mebshtet al kaeden? Vete kongresi mysliman britanik, amerikan dhe kanadez falenderuar qeverite perendimore per ketevendim te domosdoshem ndaj nje radikali dhe genjeshtari si Zakir Naik. Keshtu qe te pershendes ty dhe Zakir, se te dy nga i njejti material jeni.

          2. NUKI says:

            O Albi,
            pse nuk shikon faktet me ndergjegje te paster…pa tifozllek. Shikoje debatin qe mund ta gjesh falas ne YOUTUBE ne linkun mesiper dhe pastaj krijo mendimin tend. Fakti qe Britania i ka bere ban nuk perben etalonin e gjykimit qe e gjithe bota duhet ta ndjeke si rezultat. Britania njihet per “similar bans”, psh ndaj kengetareve, rrepisteve, figurave te ndryshme politike etj. Pse nuk i ka bere ban SHBA atij ?
            Krahsimet me Bin Laden jane te marra plotesish jashte kontekstit…i paske kollofitur si llokum gje qe nuk m cudit shume pasi e kuptoj mire forcen e medias ndaj nejrezve te thjeshte…

          3. mendimi_im says:

            zakir naik nuk eshte perjashtuar sepse ai mbeshteti bin ladenin, pse genjen?
            ne asnje vend nuk ka nje gje te tille, ai ne nje debat televiziv direkt (live) me universitetin e oxfordit ka dhene pergjigje se perse eshte bere “ban” ndaj tij…

            Dhe ja ka mbyllur gojen te tere oksfordit dhe opinionit qofte ne uk qofte ne bote.

            Po pate deshire te mesosh ik dhe degjoje…
            Ju vetem te genjeni dini.
            Po te kish qene qe ai perkrahte binladenin do te iknin dhe do ta vrisnin ku qe te ndodhet ne bote, jo vetem ate po edhe mua edhe ty dhe kedo jan te gatshem te vrasin pa gjygj dhe pa qene nevoja per drejtesi, mjafton qe nuk ju pelqen atyre dicka dhe e bejn.

            Mos me trego mua drejtesine…
            http://www.youtube.com/watch?v=QClA6S2eKlg

        2. NUKI says:

          Shiko debatin qe ky “Klloun” beri me Dr Zakir Naik….Gati sa nuk filloi te qaje…I merrej goja dhe filloi te flase me vete… ?

        1. mendimi_im says:

          nuk me zhgenjen zemra ti se nuk je i pari qe i bjen me shqelem dijes…

    2. Ton says:

      Hahaha shqiptaro vete e kerkove…Nje llaf thuaj se t’a boton tere kuranin ”mendimi” pastaj!

      1. mendimi_im says:

        ju doni te beheni te ditur apo keni qef te ngelni injorant?

        1. Ton says:

          Injorant, si puna jote? Kurre!
          Ik mor gje e trashe…

          1. mendimi_im says:

            kulmi i injorances eshte kur injoranti quan te mencurin budalla ?

  2. test says:

    myslimanet e thone qe ka dhe qenie te tjera ne kete univers te pafund…
    ne si qenie njerezore nuk mund te konceptojme nje qenie tjeter sepse nuk arrijme dot ta bejme dicka te tilla. UFO mbase ekzistojne ne dimensione te tjera…nuk i dihet…

  3. Rani says:

    Per njerezit racionale dhe per ata qe kane njefare perceptimi kritik te realitetit eshte mese normale te besojne se ka edhe qenie te tjera ne univers, mjafton qe te analizoni fjalen “univers” qe do te thote pafundesi, per te dale ne kete konkluzion. Natyrisht qe jane arsyetime metafizike qe jo çdo njeri ka kapacitetin ti kuptoje, po une jam i bindur qe ka planete te tjere te banuar nga qenie te tjera inteligjente dhe me inteligjente se njerezit. Arkivat sekrete te USA dhe te shteteve te tjera fshehin sekrete ( per shembull kapja e objektit fluturues te rrezuar ne Roswell ne 1947 me nje jashtetokesor te plagosur) te medha te cilat nuk jane bere publike per te mos influencuar jeten ne toke.

    1. anticensurë says:

      rano
      “po të jemi ne të vetmit në univers,do të thotë maksimumi i shpërdorimit”!
      sa për UFOt e qyfyre të tilla nuk i besoj!ka aq shumë gënjeshtra sa është e veshtirë të besosh diçka!jetën e kemi përpara dhe mund të presim!ma merr mëndja se për ne shqipot UFOt janë problemi i fundit!

      1. Rani says:

        Ti edhe nuk i beson edhe shkruan “po te jemi ne te vetmit ne univers do te thote maksimumi i shperdorimit” dmth duhet ta kuptoj se nuk jemi te vetem apo jo? Nqs thua keshtu atehere pjesen e dyte te komentit nuk duhet ta shkruaje se s’ka kuptim se ke rene ne kundershtim me veten. Nejse ti ke mendimin tend po UFO-t nuk jane shpikje te lajthitura se dikush eshte bazuar ne diçka konkrete para se te nxirrte keto ‘broçkulla”. Une nuk i them nga vetja qe ekzistojne UFO-t po kam degjuar shkencetaret e NASA-s qe e kane pranuar qe forma te tjera jete ekzistojne ne galaktika te tjera po per momentin mundesite teknologjike nuk jane ne lartesine e duhur per ti zbuluar. Normal qe ne kemi probleme te tjera po ketu eshte nje artikull per diçka tjeter, nuk do te rrime me Saliun gjithe diten hahahaha.

        1. anticensurë says:

          rani!
          të shkojmë me llogjikë!unë për vete përdor “llogjikën e thjeshtë”është më e mira,ke mundësi ta komplikosh,por e fillon thjesht!
          po diskutojmë për pjesën e dytë të shkrimit tim!ai nuk hedh aspak poshtë se nuk mund të egzistojnë qënje të tjera në univers!këto qënje mund të jenë të niveleve të ndryshme,që nga monocelularët deri tek qënje shumë më të zhvilluara se ne!
          tashti ti këthehemi shkrimit tënd!
          ti thua se njerëz të NASA nuk kanë mjetet e duhura për të vërtetuar jetën në univers!ke të drejtë!por kur flasim për “UFO”këtu kemi një problem të madh!këtu mund të përdoret proverbi arab”nqs mali nuk shkkon te muhameti,shkon muhameti te mali”që për këtë diskutim do të thotë e shikojmë këtë në një këndvështrim tjetër!ne nuk kemi mjete për të vërtetuar jetën në univers,kurse të ashtuquajturat “UFO”besoj se nuk e kanë këtë mangësi!apo jo???
          kështu që po të flasim për to,shohim se ato e kanë vërtetuar se ka jetë në univers!të paktën 1 X!
          të lëmë mënjanë historitë e vjetra që flasin për “UFO”,por të mbahemi me ato të kohëve moderrne,të 70 vjetëve të fundit!
          janë parë me “qindramijra herë”,janë gjetur “makina fluturuese të tyre” bile dhe janë kapur “alienë”(këtu përjashtojmë të gjithë ata që pretendojnë se kanë qënë të rëmbyer ose që kanë bërë shëtitje me dëshirën e tyre me alienet,shpresoj që dhe ti të jesh dakord.është diçka shumë qesharake)!prap me llogjikën e thjeshtë themi se POLITIKANËT për arsye te tyre,të mira atë këqija, i kanë mbuluar këto gjëra!
          PO SI ËSHTË E MUNDUR QË KËTA alienë,ME NJË NIVEL SHUMË SHUMË MË TË LARTË SE NE,TEKNOLOGJIK PËRPASOJË KA SHUMË MUNDËSI DHE EMOCIONAL,NUK KANË PROVUAR TË KRIJOJNË NJË KONTAKT ME NE??????
          të thonë:provojmë të takojmë këto qënje!?të shohim se çfarë mund të bëjmë me ta!?
          këto janë pyetje ose interesa që mund të ketë një qënje inteligjente!
          kuptohet i parë në këndvështrimin e inteligjencës sonë!
          PRANDAJ rani UN NUK BESOJ NË “ufot” POR BESOJ NË MUNDËSINË E EGZISTENCËS SË QËNJEVE TË GJALLA,gjithnjë në këndvështrimin tonë!mund të ketë dhe qënje që në kuptimin ose përfytyrimin tonë nuk EGZISTOJNË!
          PËRSHËNDETJE

  4. lala says:

    sa mire po vadite berisha kavajen e shkodren

  5. anticensurë says:

    një problem që shoh në këtë lajm është se nuk jepet asnjëreferencë se nga është marrë një lajm i tillë dhe kush qënka ky grup shkencëtarësh!???
    tamam një shkrim i saktë si kjo thënje”më ka thënë dikush që pa një diçka diku rrotull në drejtim majtas me tendencë djathats që dukej nga posht lart ose lart posht por që kishte mundësi të ishte dhe ndryshe”!!!!

    ju të erdaksisë bëni mirë që jepni lajme skencore por të paktën jepni ndonjë referencë!të paktën të kemi mundësinë të lexojmë diçka më tepër!!!

  6. Rozafat says:

    ik o vari lesh me gjith keta

  7. ujk marsi says:

    pershendetje mendimi im, nuk e di nese e njeh nje astrofizike e madhe qe quhet Margarita hack ,ka marre cmimin nobel per fiziken, une nuk e adhuroj se kjo fjale shume njerzve u jep bezdi. ajo ben nje pyetje te thjeshte , dakort. universi u krijua nga zoti, po zotin kush e krijoi?! feja dhe shkenca nuk shihen me sy te mire, jo vetem ajo po shume shkencare te tjere e hedhin poshte hipotezen qe universi u krijua nga zoti, ka shume hipoteza te tjera po kjo e zotit perjashtohet. edhe dicka tjeter zoti mendimi im , mos harxho kohe me nje pacavure e nje piseven me emrin turkofagos , gjithe te mirat:)

    1. mendimi_im says:

      I nderuar Ujk,

      Te falenderoj per keshillen.

      Un ne fakt nese replikoj me tipa si turkofagos etj, ne fakt nuk me behet vone personi ne fjale sepse jan shum te pavlere dhe nuk ja vlen me te vertet te merresh me ta, replikimet e mia kan qellim plural dhe jo personal.

      Un sinqerisht kam punet e mia familjare dhe private por ne te njejten kohe e kam si ta thuash hobi mbrojtjen e fese sime dhe jo propagandimin e saj.

      Duke pare se e tere bota na eshte versulur padrejtesisht cdo musliman i vertet ka si detyre morale te mbroje veten ne menyrat me te mundeshme dhe me paqesore.
      ::::

      Pyetjes se kush Krijoi Zotin i eshte dhene pergjigjja me kohe dhe nuk ka me nevoj te komentohet.
      Por meqense gjeneratat e reja nuk jan kerkuese na detyrojn neve te vjeterve ta perserisimi disa here pa qene nevoja vetem se ju te rinjt jeni dembele dhe nuk kerkoni.
      Mua me duhej te lexoja me dhjetera libra te gjeja dicka kurse sot i keni te tere mu para hundes te gatshme nder to edhe netet si google etj dhe perseri jeni dembele te kerkoni dicka me vlere.
      Rinia sot me shpejt interesohet per gjera pa vlere si porno, lojra, kumbare, thashetheme se te kerkoje nje pergjigje per nje pyetje.

      Pa dashur te te ofendoj ty sepse nuk e kam personalisht me ty.
      Tani po te jap nje shkrim i cili eshte me shum shkencor dhe po te duash edhe filozofik.

      Kush e bëri Zotin? Askush nuk e bëri Zotin. Ai nuk u krijua nga askush. Zoti ka ekzistuar gjithmonë. Vetëm gjërat që kanë një fillim kanë një krijues. Zoti nuk kishte fillim për këtë arësye Zoti nuk është krijuar. Tradicionalisht ateistët që mohojnë ekzistencën e Zotit besojnë se universi nuk është krijuar, por thjesht “është aty” në përjetësi. Ata i apelohen Ligjit të parë të thermodinamikës (LPT): Energjia nuk mund të krijohet dhe nuk mund të shkatërrohet. Disa gjëra duhen vëzhgyer në përgjigjie.

      Fillimisht, kjo mënyrë e pohimit të ligjit të parë të thermodinamikës nuk është një mënyrë shkencore; në fakt është një pohim filozofik. Shkenca është e bazuar në vëzhgime, kështu që nuk ka prova të vëzhguara nga shkenca që mund të thonë me absolutizëm nëse “mund” apo “nuk mund” të shkatërrohet energjia. Për të qënë shkencor pohimi duhet të thotë: Me aq sa kemi vëzhguar ne, sasia e energjisë në univers nuk ndryshon. Asnjë nuk ka vëzhguar energji të re të hyjë në ekzistencë ose të dalë nga ekzistenca. Kur ligji i parë i thermodinamikës kuptohet drejt, duket se nuk bën asnjë pohim për të mbrojtur idenë se universi nuk pati fillim, apo se universi është i përjetshëm. LPT nuk e di nëse energjia është krijuar apo jo, LPT nuk do t’ia dijë për këtë çështje, e vetmja gjë që LPT i intereson është fakti që sasia e energjisë nuk ka ndryshuar.

      Për hir të argumentit le të supozojmë që energjia –i gjithë universi i energjisë që e quajmë kozmos–nuk është krijuar, si besojnë shumë ateistë. Nëse ky pohim është i vërtetë (që energjia nuk është krijuar), nuk ka kuptim sikur të pyesim kush e ka krijuar energjinë. Nëse energjia është e pakrijuar dhe e përjetshme, padyshim që asnjë apo asgjë nuk e ka krijuar. Ka ekzistuar gjithmonë. Pra nuk ka kuptim të pyesim “kush e krijoi universin” nëse ka ekzistuar gjithmonë, poashtu nuk ka kuptim të pyesim “Kush krijoi Zotin” meqë ai ka ekzistuar gjithmonë. Nëse universi nuk është i përjetshëm, ka nevojë për një shkak. Por, nëse universi nuk ka fillim, at’her nuk ka nevojë për një shkak. Poashtu nëse Zoti që nuk ka fillim, ekziston, është absurde të pyesësh “Kush e bëri Zotin.” Është gabim kategorik të pyesësh “Kush krijoi Të-Pakrijuarin” ose “Kush bëri të Pa-Bërin”, është një soj si të pyesësh “Kush është gruaja e beqarit.”

      Pse nuk mund të ketë ekzistuar bota përgjithmonë?
      Të krishterët natryralisht besojnë se duhet të ketë një Zot sepse bota pati një fillim. Dhe, çdo gjë që ka fillim duhet të ketë një fillim-prurës. Por pyetja është: nga e dimë ne që bota pati një fillim? Ndoshta bota ka ekzistuar gjithmonë! Agnosti i famshëm Bertran Russell prezantoi këtë dilemë:

      Bota ose kishte një fillim ose nuk kishte një fillim. Nëse nuk kishte fillim, nuk kishte nevojë për Zot. Nëse kishte fillim at’her pyesim “Kush e shkaktoi Zotin?” Nëse Zoti ka një shkaktar, ai nuk është Zot. Në çdo rast, ne nuk harrijmë tek një shkak i parë i pakrijuar (Zoti).

      Përgjigjia e kësaj dileme është se kjo dilemë propozon një pyetje që nuk ka kuptim: kush bëri Zotin. Pra, është gabim të supozosh automatikisht se “gjithçka ka një shkak” kur thuhet se “gjithçka që ka një fillim duhet të ketë një shkak.” Këto janë dy pohime të ndryshme. Sigurisht, gjithçka që pati një fillim, ka një shkaktar. Asgjëja nuk mund të krijojë gjënë. Zoti nuk ka nevojë për një shkaktar, ose shkak, sepse Zoti nuk ka fillim.

      Ne duhet të tregojmë vetëm se universi kishte një fillim, për të treguar që kishte një shkaktar, si psh Zoti. Dy argumenta do të ofrohen më poshtë që do të tregojnë se universi kishte fillim. Një nga argumentat vjen nga shkenca, nga Ligji i Dytë i Thermodinamikës (LDT). Argumenti tjetër është nga filozofia.

      Sipas LDT universit po i mbaron energjia që mund të përdoret. Por nëse universit po i mbarohet diçka do të thotë që nuk është i pafund dhe i përjetshëm. Ndërsa një sasi e pafund energjie nuk mbaron kurrë, nuk duhet një pafundësi për tu mbaruar sasia e energjisë që ka fund. Për këtë arësye universi meqë nuk është i pafund, duhet të ketë pasur një fillim. Për shembull, çdo makinë ka një sasi të caktuar nafte në të, për këtë arësye herë pas here blejmë naftë për të. Nëse do të kishim një mbajtëse nafte të pafund në makinë dhe në sasi nafte të pafund, at’her nuk do të ndalonim kurrë dhe nuk do ta ri-mbushnim makinën kurrë me naftë. Fakti që ne e ri-mbushim makinën me naftë do të thotë se ishte e mbushur dikur por tani nafta ka mbaruar. Në të njëjtën mënyrë, universi pati një fillim, për këtë arësye ka një shkaktar, dhe ky shkaktar është Zoti.

      Disa hipotezojnë se universi bën një vet-prapakërcim, por ky pozicion është thjesht një hamendje dhe bie në kundërshtim me Ligjin e Dytë të Thermodinamikës. Sepse edhe nëse universi do te vet-prapakërcente, do të mbaronte vetë. Astronomisti agnost Robert Jastrow tha:
      Kur hidrogjeni digjet kur shpërthejnë yjet, kthehet në elemente më të rënda, dhe kurrë nuk mund të kthehet në gjendjen që ishte më parë. Nga minuta në minutë, nga viti në vit, hidrogjeni digjet në yje, dhe sasia e hidrogjenit në univers zvogëloget.”

      Nëse sasia e përgjithshme e energjisë nuk ndryshon, por sasia e energjisë së dobishme po mbaron, do të thotë se universi nuk është i pafund. Kjo do të thotë se universi nuk ka ezkistuar përgjithmonë; padyshim ka pasur një fillim. Ose sipas Ligjit të Dytë të thermodinamikës, meqë universi po shkon drejt parregullsisë, nuk mund të jetë i përjetshëm. Sepse po të ishte i përjetshëm, do të ishte i parregult tani, por universi nuk është i parregullt, kështuqë duhet të ketë pasur një fillim që ishte i rregullt.

      Argumenti Filozofik.
      Nuk është e mundur që të ketë pasur një pafundësi momentesh nga tani, e deri në të kaluarën e pafundme, sepse e sotmja nuk do të kishte ardhur kurrë (por ka ardhur). Sipas përkufizimit të fjalës “pafund”, meqë pafundsia nuk ka as fillim e as fund, nuk është e kalueshme. Nëse ti je në Prishtinë dhe unë jam në Sarandë, dhe midis nesh ekziston një distancë e pafundme, at’her ne nuk do të takoheshim kurrë, sepse pafundia nuk është e kalueshme. Por meqë e sotmja ka ardhur, kjo do të thotë se vetë koha dhe universi nuk janë të pafundme, dhe se kanë patur një fillim. Si edhe thamë, nëse diçka ka një fillim, at’her ka një krijues. Krijuesi është Zoti.

    2. mendimi_im says:

      Shrimin se kush e krijoi Zotin e mora me dashje nga nje filozof i krishtere me qellim sepse po ta merrja nga nje musliman do te suleshin me injorim dhe perbuzje.

      Ai quhet Ravi Zacharias, ka gjera te tij qe bien ndesh me fene tone islame por konceptin se kush e krijoi zotin e spjegon ne harmoni edhe me fene islame, prandaj e mora shembullin e spjegimit te tij.
      Por ne fak te tere dijetaret musliman kan ne “xhep” pergjigjen pa u lodhur shum.
      tung

    3. NUKI says:

      I Nderuar Ujk,
      Gabimi fatal qe bejne njerezit eshte sa ata krahasojne natyren e tyre me natyren e Kreatorit. Duke bere kete gabim i gjithe zingjiri i mendimit qe vijon i nxjerr ne konkluzione plotesisht te gabuara. Kreatorin NUK e krijoi njeri pasi AI eshte i PAKRIJUESHEM….

      Pergjigjen me te mire i nderuar Ujk ta jep Kurani vete:

      All-llahu – s’ka zot pervec Tij.
      I Gjalli, Vigjiluesi te cilin Nuk e ze të koturit, e as gjumi.
      E Tija është gjithcka në qiej dhe në tokë.
      Askush nuk mund të ndërmjetësojë te Ai, pervecse me lejen e Tij
      Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë.
      Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pervecse sa të dojë Ai.
      Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën.
      Ai nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), sepse Ai është i Larti, Madhështori.

      Gjithatshtu Surah Al-Ikhlas thote:
      Thuaj: ALLAHU eshte NJE
      Cdo gje eshte nen Varesine e TIJ
      Ai s’ka lindur kend, e as eshte i Lindur
      Nuk ekziston Asgje te jete e Krahasueshme me TE

      Subhana Allah

      1. Objektiv says:

        Ajetijul Kursij dhe Surah Al-Ikhlas..
        pershendetje Nuki dhe gjithashtu per mendimin tim qe beri nje analize vertet shume te logjikshme.
        s.a

        1. NUKI says:

          Wa Alejkum Selam wa rahmetullahi wa baraketuhu,

  8. edi me banim ne bjeshket e namuna te canadas says:

    RESPEKT …PER MENDIMIN TEND….:)…duket qe ata qe te kundershtoj jan me keq se talebanet…UNE jam nje NJE KRISTIAN …dhe respekt per te gjitha fet dhe bindjet….falimnderit per shkrimin tend ….ishte me shume vlera…i madhi Nice ka then mos u mer me mizat….se ato nuk mbarojn….

  9. sela says:

    thuaj se allahu asht nja dhe ska zot tjeter pos allahut aj ka krijaur gjdo gja qe njeriu e din dhe te cilat ne nuk idim po vetem zoti i gjith fuqishem i ka krijuar dhe ska zot pos allahut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje