DER STANDARD: Nuk duhet të jesh ekspert të kuptosh se Shqipëria është në krizë ekonomike. Vendi, i gjithi në duart e Berishës

3 Gusht 2011, 19:49Politika TEMA

Ky është një reportazh i botuar në versionin print nga gazeta e njohur austriake. Në ditën kur kryeministri Sali Berisha flet për mrekulli ekonomike, gazetarja e Der Standard thotë se kriza është ulur këmbëkryq në vend. Ajo i quan zgjedhjet lokale katastrofë e thotë se shqiptarët po humbasin shpresat për ndryshim

 

16 minatorë janë prej ditësh në grevë urie. Këta burra, të ngujuar 1400 metra poshtë nën tokë në minierën e kromit në Bulqizë, kërkojnë nga punëdhënësi i tyre, sipërmarrësi austriak DCM Decometal, që të rrisë pagat me 20 përqind. Minatorët marrin në muaj rreth 280 euro rrogë dhe 3.60 euro në ditë për ushqim.

Edhe pse kryeministri Sali Berisha prej vitesh thotë se Shqipëria ka mbetur e paprekur nga kriza ekonomike botërore, ai vetë u detyrua të miratojë një paketë të plotë shkurtimesh. Nuk ka nevojë të jesh ekspert për të dalluar që vendi është në krizë. Shitësit e frutave dhe perimeve në Tiranë shpesh qëndrojnë deri natën vonë në kasollet e tyre për të fituar pak lek më shumë. Shumë sipërmarrës të vegjël ankohen se shqiptarëve u kanë mbaruar lekët.

Njëkohësisht elitat ekonomike në lagjen luksoze Blloku në Tiranë, nuk e kanë lënë pas dore pasurimin. Mes lokaleve luksoze, në të cilat pinë koktejle njerëzit e veshur me rroba të shtrenjta, qarkullojnë makina të mëdha me xhama të zinj. Për njerëzit e Bllokut vlejnë të tjera rregulla. Katër përqind e shqiptarëve zotërojnë 55 përqind të pasurive në banka. Berisha kishte premtuar para disa vitesh se do ndalonte makinat me xhama të zinj- një simbol i klasës së pasanikëve të rinj, të cilët i bëjnë paratë në mënyrë jotransparente e janë të pandëshkueshëm. Në fakt një gjë e tillë nuk ndodhi.

Shqipëria njësoj si Greqia ka problemet e thella strukturore. Punonjësit e shtetit emërohen sipas përkatësisë partiake. E kur ndryshon pushteti, ata ndërrohen, siç po ndodh tani në Tiranë, ku pushtetin e ka Partia Demokratike.

Por edhe mediat private drejtohen në pjesën më të madhe nga partitë. “Gazetarët veprojnë si në kohën e diktatorit Enver Hoxha,” thotë publicisti Fatos Lubonja. “Ata bëjnë propagandë”.

Partitë kanë ndikim jo vetëm në administratë, shkolla, polici, ushtri e media, por edhe tek sipërmarrja private, e cila është e varur nga sistemi. Nuk mungon vetëm demokracia, por edhe konkurrenca e lirë. Kjo do të ndryshonte vetëm nëse Shqipëria do të ndërmerrte reforma të dhimbshme që kërkohen nga BE. Në asnjë vend tjetër nuk është më e madhe përkrahja ndaj anëtarësimit në BE si këtu.

Por procesi i numërimit të votave në zgjedhjet lokale në maj dhe lufta brutale politike mes dy burrave të fortë, Berisha dhe shefi i socialistëve, Edi Rama, tregon se klasa politike nuk është e prirur për reforma reale. Më mirë vazhdohet me një shfaqje publike.

Popullsia në Shqipëri është e frustruar dhe nuk është më gati që të dalë në rrugë për njërin ose tjetrin. Pas zgjedhjeve lokale katastrofike, që shiheshin si një test për demokracinë, Shqipëria nuk do e marrë statusin e kandidatit për në BE siç shpresohej. “OSBE duhej të kishte kërkuar së paku përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë,” thotë Lubonja.

Shqipëria sot në pjesën më të madhe është në duart e Berishës. “Anija është anuar në një anë,” thotë Lubonja. Partitë janë kujdesur në vitet e shkuara që të dobësojnë, pengojnë apo blejnë institucionet e tilla si drejtësia, shoqëria civile, media dhe presidenti, të cilat mund ta mbajnë anijen në kursin e duhur. Përmes ndryshimeve kushtetuese, roli i presidentit dhe pavarësia e komisionit të zgjedhjeve janë zvogëluar.

Qytetarët janë të varur nga vullneti i partive në rast se duan një vend pune ose duan të mbajnë banesën e tyre. Dhjetëra mijëra banesa në Tiranë janë ilegale, njerëzit janë lehtësisht të shantazhueshëm. Shqipëria, njëzet vite pas fundit të izolimit total në një diktaturë staliniste, po përpiqet të gjejë rrugën e saj në botë.

25 komente në “DER STANDARD: Nuk duhet të jesh ekspert të kuptosh se Shqipëria është në krizë ekonomike. Vendi, i gjithi në duart e Berishës”

  1. Kalorsi i zi says:

    Sa jane shtuar xhelozet neper bote, e gjithe bota genjen vetem Salua nuk di cfar eshte genjeshtra;;;;;;;;;;;;;;;, nuk i ka haruar mesimet e partise.

  2. Anon Ymus says:

    E verteta e paster dhe e sinqerte.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Kjo eshte e verteta e dhimbshme,qe po na largon cdo dite e me shume nga atdheu.Cfare jemi ne si popull???Te pafuqishem apo frikacake???Cfare shoqerie po ndertohet ne Shqiperi???Kapitaliste apo Berishiste???

      1. Emigrant ne US says:

        Tani e more vesh te verteten, kur kemi qene ndonjehere trima, komunisti E.Hoxha i genjente shqiptaret duke ju thene “populli trim shqiptar”, tani e kuptove qe s’merret vesh se cfare jemi, te gjitha, individualiste, egoiste, pa kurajo,te djallzuar per ti bere te keqen njeri tjetrit dhe jo per te formuar nje komb solid e kompakt. Per kete arsye na marrin neper kembe , tallen me ne, per kete arsye shikojme sot ne krye politikane si berisha , rama,meta e sa e sa te tjere qe kete popull e kane kuptuar dhe e shfrytezojne sipas qefit , me pak fjale tallen me te. Jemi nje popull qe mbas murit te berlinit shkoi ne emgracion gati 50% e popullsise dhe nuk qendroi per ta ndertuar ate, me thuaj nje popull tjeter qe ka migruar per pak vite gjysmen e popullsise. Pra i dashur opinionist sic eshte populli jane dhe politikanet, gazetaret dhe intelektualet. Keta te fundit emigruan jashte Shqiperise dhe gati 80% e tyre punojne si sherbetore ose lajne prapanicat e pleqve te perendimit, kur kthehen ne Shqiperi perpiqen te kapin ndonje lek me politike. Tani e ke kuptuar qe nuk jemi ne gjendje te krijojme nje komb te forte ekonomikisht dhe politikisht , te prodhojme leader e politikane te afte per te modernizuar Shqiperine tone te bukur(sepse eshte me te vertete nje vend i bukur dhe i begatshem e ka bekuar natyra apo zoti s’ka rendesi), nuk e ke kuptuar qe prodhojme vetem ndonje kriminel,hajdute,kusare,ushtare per mish per top,intelektuale gazetare qe e kane mendjen per te nxhjerre ndonje lek dhe jo per te zhvilluar kete vend , jane thjesht; ne kohen e Enverit sahanlepiresit e diktatures, ne kohen e “demokracise” servilet e sahanlepiresit e partive. Shqiperia nuk behet , “Zoti ishte me pushime dhe vakanca kur krijoj shqiptaret”. Le te shpresojme ne brezat e ardhshem , ndoshta !!!!!!!!!!!

  3. Gimi says:

    No comment! Shrim real. Te tille shkrime shikon shume pak ne gazetat e mediat shqiptare. A thua se mendja eshte sahanlepires i pushtetit? Plotesisht keshtu ne Shqiperine e vitit 2011. Fatkeqesi e madhe. Fundi per mire qofte, por si duken bathet jemi duke ecur drejt gremines.

    1. vinny says:

      Perderisa shiten akoma ne treg gazeta si RD-ja, Zeri i Popullit, Gazeta 55…pra gazeta qe bejne vetem propogande te mirefillte, do te thote se nuveli intelektual i shoqerise civile le per te deshiruar, pra nuk egziston kapaciteti i revoltes popullore, ndaj dhe Berisha me shoke bejne kerdine.

  4. demokrati says:

    Shqiperia do te vazhdoj te mbetet e pakuptueshme per Europen perderisa ata do te vazhdojne ta shohin nepermjet syve te Lubonjes, sherbetorit ne hije te Berishes.

  5. Lir Koka says:

    Shkrimi me realist dhe i mencur.Vlen sa per 1000 analiza e 1000 media.

  6. Arturi says:

    Jam dakort me shkrimin,por derisa Shqiperia do tu tregohet te huajve nga Fatos Lubonja ,nuk do te jete e qarte kurre se kush eshte fajtor per kete.Ne shkrimet e tij ai perpiqet tu thote shqiptareve: te gjithe njesoj jane”‘.Jo z.Lubonja nuk jane te gjithe njesoj.,Vrasjet ne Shqiperi i ka bere vetem Sali Berisha dhe eshte e gatshem ti beje sa here ti duhet per te ruajtur pushtetin.Fatos Lubonja eshte nje dizinformator i paguar nga banda Berisha.

    1. APOKALYPSIS says:

      Dakoooooort!

    2. Rajmonda says:

      Ne fakt ke te drejte,kam vene re ne 2-3 shkrime te gazetave te huaja qe u referohen vetem te dhenave qe marin nga Lubonja.E cuditshme nga gjithe keta ekonomiste,publiciste,te perndjekur etj..te gjithe perplasen te Lubonja sikur nuk ka te tjere.Kjo te kujton ate skecin e Fierit,kur inspektori do bente nje interviste me nje fshatar,dhe sa hapte gojen i shkreti fshatar pergjigjej kryetari per cdo pyetje.Edhe kjo pune, per gazetaret e huaj vine te bejne reportazh dhe ua shkruan Tosi(Lubonja) nuk kane pse vene poshte e lart per te pyetur njerezit per problemet apo mendimet qe kane.

  7. tom says:

    I tha Arturi shume bukur…

  8. leonard toto says:

    nuk ka thene ndonje gje te madhe , thjesht nje realitet ! por edhe ajo gazete perendimore eshte . thoshte mire xhaxhi se europa eshte [kurve] ! eshte kollaj te kritikosh ! por shume e veshtire te veprosh , pse nuk nderhyjne keta austriake te ngrejne zerin ne parlamentin evropian , dhe te thone se te pakten zgjedhjet ne tirane ishin vjedhja me e madhe qe eshte bere ndonjehere ne syte e nderkombetareve , dhe te austriakeve se bashku !! por u intereson qe shqiperia te jete gjithmone keshtu !!

  9. mat says:

    Normale qe Lubonja & company jane megafoni i pushtetit femija i lubonjes eshte i punesuar ne nje ministri dhe bene masterin ne angli me leket e shtetit

  10. ela says:

    redaksia na krijo mundesi te bejme like komenteve te personave qe shkruajne. Like Artur:)

    1. APOKALYPSIS says:

      Like it too! ?
      E kam kerkuar dhe une kete ?

  11. shqiperia mbi te gjitha says:

    redaksia …. ela ka te drejte …nuk ka pse te shkruajme plot gjera kur na pelqen nje koment i dikujt ..nje mundesi per pelqim do te ishte shume praktik …dhe do kishim kohe per te lexuar dicka tjeter …respekte !

  12. tp says:

    Bravo Ela eshte mendimi me i goditur….

  13. niko] says:

    Pa koment.Cdo gje del qarte ne shkrim.Mire do te ishte qe dy-tre gazetare te huaj te adresoheshin,shoqeroheshin nga opozitare per ne Bulqize dhe te futeshin ne miniere tek minatoret. Do te ishte vertet mire.

  14. Besmiri nga Luari says:

    SHKRIMI THOTE NJE TE VERTETE TE MADHE QE GJITHE SHQIPTARET QE KANE SY E SHOHIN ME SE MIRI QE SHQIPERIA ESHTE KAPUR NGA SALI BERISHA DHE KETE E VERTETON ME SE MIRI ADMINISTRATA QE ESHTE AKTUALISHT NE TIRANE (KRYEQYTET). NE TE GJITHE STRUKTURAT BUXHETORE DUKE FILLUAR NGA MINISTRIA E RENDIT, MBROJTJES … DHE TANI SE FUNDMI AJO E PUSHTETIT LOKAL DHE KONKRETISHT BASHKIA E TIRANES KA TE PUNESUAR VETEM TROPOJANE, KUKSIANE, DIBRANE DHE SHKODRANE, SIKUR SHQIPERIA KAQ ESHTE VETEM QYTETET E VERIUT. DE FAKTO SALI BERISHA E KA NDARE SHQIPERINE NGA SHKUMBINI E POSHTE NUK KA ASNJE NENPUNES NE ADMINISTRATEN PUBLIKE. ÇESHTE KJO? THJESHTE NJE LUFTE E RE KLASASH, NESE NE KOHEN E DIKTATORIT HOXHA GRUPIMET SHOQERORE NDAHESHIN NE KOMUNISTE DHE BALLISTE ZOTI SALI KA GJETUR NJE FORME TE RE TE LUFTES SE KLASAVE, NE VERIORE DHE JUGORE. JO ZOTERINJE KJO QE PO BEHET NUK ESHTE E DREJTE. SHQIPERIA ESHTE NJE DHE AJO ESHTE E SHQIPTAREVE DHE NUK KA VEND SHPREHJA QE “NESE JU TE JUGUT PER 50 VJETE NA LATE DY GISHT VEND NE PUSHTETE NE VERIORET SKEMI PER T’JU LENE FARE”. SHPREHJE KJO QE KA DALE QE NE VITET ’90. UNE THEME SE NUK ESHTE MIRE QE NE TE KALOJME NGA NJE FORME E LUFTES SE KLASAVE NE TJETREN. KJO ESHTE SHKELJE E HAPUR E DISPOZITAVE KUSHTETUESE DHE AKTEVE LIGJORE. KJO ESHTE NEPOTIZEM I HAPUR DHE KU SHKELEN LIGJET NE ATE VEND VETEM ABUZIME DO TE BEHEN DHE SIÇ PO NDODH KONKRETISHT NE SHQIPERI. MENDOJE SE NE DUHET TE FLASIM HAPUR DHE DOREN DUHET TA VEME NE PLAGE. NUK ESHTE ASPAK E MIRE QE TE SHPREHEMI “ME KA ARDHUR RADHA MUA DHE ME LERE TE BEJE ÇTE DUA”. KJO ESHTE NJE MENTALITET PATRIAKALO – FEUDAL DHE MESJETAR. MJERE NE KU JETOJME. GJITHE BOTA PO TALLET ME NE DHE VE KUJEN KUR SHEH E DEGJONE KETO GJERA QE NDODHIN NE SHQIPERI DHE ASKUSH NUK E VE UJIN NE ZJARR. ÇPOPULL PA GJAK QE JEMI. KETU MENDOJE SE ESHTE ME VEND TE PERDORIM SHPREHJEN “SHQIPERIA ÇKA QENE, ÇESHTE DHE KU PO SHKONE”. KETE TE FUNDIT ASKUSHI PREJ NESH NUK E THOTE DOTE SE KU PO NA ÇONE KJO KLASE POLITIKANESH ORDINERE DHE HAJDUTE. ME VJENE KEQ POR FATKEQESIA E KETIJ POPULLI ESHTE SE KJO KLASE POLITIKE PO I HUMBET SHPRESAT KETIJ POPULLI PER TE JETUAR NE VENDIN E TIJ. E PRA KJO DO ZGJIDHJE DHE ZGJIDHJEN NE DUHET TA GJEJME VETE DHE JO TE PRESIM NGA BOTA. ATA VIJNE TE MBUSHIN XHEPAT KETU TEK NE DHE JO T’NA BEJNE NEVE ME TE PASUR SE VETEN. SHIKONI SE ÇBEHET ME EMERIMET, ZBATIMET E LIGJEVE. RRINE NE USHTRI PLEQ E PLAKA DHE LARGOHEN OFICERET E RINJE. PSE? KJO BEHET SE MBAHEN TE PA AFTIT DHE HIQEN NJEREZIT QE ZBATOJNE LIGJET. NE SHQIPERI NUK KA VETEM KRIZE EKONOMIKE POR SHQIPERIA KA KRIZEN ME TE MADHE NE BOTE ATE TE BESIMIT, SHPRESES. KY KRYEMINISTER ME SHPUREN E VETE I KA VRARE SHPRESEN DHE BESIMIN NJE POPULLI TE TERE PER TE JETUAR NE KETE VEND. A KA KRIZE ME TE MADHE SE KJO? E PSE DUHET TMOS E BESOJME NE KETE APO SE NUK DO TA PRANOJE KRYEMINISTRI JONE I NDERUAR. SHIKONI NEPER RRUGET E QYTETEVE SHQIPTARE LEVIZIN VETEM NJEREZ ME FYTYRA TE VERDHA DHE TE NXIRA NGA KEQ USHQYERJA. NUK SHEFE RINI TE QESHUR, FEMIJE TE GEZUAR DHE PRINT TE LUMTURUAR. ÇESHTE KJO NJE I VDEKUR DHE I PA KALLUR. ÇDO TE BEJE ME KEQ SE KAQE KJO KLASE POLITIKE ME NJE KRYEMINISTER QE ME SHUME SE LOLO NUK ESHTE ASGJE ME SHUME? ZOTI NA NDIHMOFTE DHE KETE NJE SAHATE E ME PARE E QEROFTE ME SHPUREN E TIJ HAJDUTE.

  15. luis says:

    Gjera qe i dime por kur na e thone te huajt lemeritemi.Popull majmun qe qe nuk kerkon asgje nga kjo jete mjafton te shtyje diten me ca therrime e te llapin gjithe diten.

  16. vlora 1 says:

    Shkrim i thjeshte,i sakte por pa nerv…me duket sikur gazetarja e ka shkruar ne nje gjysemerresire me qirinj ndezur dhe me goten e shampanjes ne mes te shaleve

  17. Ermal says:

    E nderuara gazetare kam 3 pyetje per ju:
    1) A i morret leje bashkekombasve tuaj Doris Packut dhe Grossrukut kur shkruajtet kete artikull?
    2) A e lexojne ata ndonjehere gazeten tuaj?
    3) A dijne te skuqen ndonjehere nga turpi ata palaço?

    Me shume respekt
    Nje qytetar prej 96% e shqiptareve qe zoteron 45 % te pasurive ne banka.

  18. gadafi says:

    Ky malok ka lindur vete ne krize atje ne shpellen e dragobise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje