Çfarë ndodh kur vdes?

4 Gusht 2011, 17:35Lifestyle TEMA

Është një nga pyetjet më të mëdha në jetë: çfarë ndodh kur vdes?

Një numër gjithmonë e më madh eksperiencash pranë vdekjes raportohen në botë falë edhe avancimit të mjekësisë, që arrin të rikthejë shumë njerëz në jetë. E shumë nga të mbijetuarit japin një pamje të asaj çfarë ka ndodhur në ato momente.

Rrjeti amerikan ABC ka intervistuar një grup njerëzish nga ata që kanë përjetuar eksperienca pranë vdekjes. Mes tyre është edhe terapistja Xho Rapini. Ajo thotë se ka dëgjuar Zotin duke i thënë ktheu pas kur pësoi një aneurizm në tru në vitin 2003. Sipas saj, i gjithë vendi u mbush me ngjyrë rozë, çka bëri që ajo më vonë të shkruajë një libër: A është Zoti rozë?

“Papritur isha brenda dritës. Ishte një vend i bukur. Nuk është njerëzore ndaj nuk e përshkruaj dot. Dhoma ku ndodhesha ishte shumë e bukur”.

Ajo thotë se nuk u beson shpjegimeve shkencore. “Ndryshe nga sa ndodh në ëndrra, unë isha e qartë. Nuk është ëndërr. Ishte ndryshe”.

Prezantuesi i lajmeve Bob Udruf pësoi një eksperiencë të ngjashme kur u plagos rëndë në Irak në vitin 2006. Makina e tij shpërtheu dhe gjatë momenteve që ishte pa ndjenja ai pa një dritë të fortë.

Prifti Don Piper, makina e të cilit u përplas nga një kamion i madh, ishte deklaruar i vdekur. Ai ishte pa pulse, por pas 90 minutash u kthye në jetë. Ai thotë se kishte dëgjuar muzikë përtej spektakolares dhe aroma që nuk i kishte nuhatur më përpara. Gjyshi i tij dhe të tjerë persona që kishin vdekur erdhën dhe e përshëndetën.

Edhe aktorja Xhejn Sejmur ka përjetuar një eksperiencë të tillë. Edhe pse nuk beson në ndonjë fe, ajo thotë se ishte në një entitet spiritual, shumë më të madh se njerëzimi.

Siç raporton Huffington Post, një në dhjetë arreste kardiake përfundojnë me një eksperiencë pranë vdekjes.

Por debati vijon nëse këto janë shpirtërore apo shkencore. Shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për hipotezën e trurit të vdekur. Sipas tyre, truri në atë momente përmbytet nga neurokimikate që krijojnë drita, një ndjenjë paqe dhe qetësie.

Megjithatë, ende nuk dihet shumë për këtë fenomen misterioz.

Vitin tjetër pritet të publikohet një nga studimet më të mëdhenj në këtë fushë.

 

 

 

 

30 komente në “Çfarë ndodh kur vdes?”

  1. net says:

    pas vdekjes shpirti ndahet nga trupi qe i cili dekompozohet ne dhé ashtu sic e ka edhe origjinen, kurse shpirti kalon ne nje dimension tjeter te jetes qe quhet jeta e varrit. Aty shpirti gjen te vertetn ne liidhje se a ka zot app jo…
    Keto vdekjet klinikale nuk jan vdekje te verteta edhe pse jan shum afer te vertetes. Njeriut mund ti pushoje zemra por nuk dmth se ka pesuar vdekjen, vdekja e vertet eshte kur shpirti i del njeriut dhe nuk kthehet me tek ky person…

    Sipas dijetareve islam edhe gjumi konsiderohet nje lloj vdekje qe quhet vdekja e vogel, e dini pse ? Sepse shpirti del nga trupi i njeriut gjate kohes qe ne flejm dhe ka kontakt me trupin” vetem sa nje fije peri” dhe nese zoti e lejon te kthehet ne trup perseri atehere ky njeri vazhdon te jetoje, nese jo atehere ky njeri vdes.

    Pas vdekjes njeriu perplaset me mundesine per te pare engjet por ne vartesi te veprave ai do te takohet me ata engjej qe jan denues apo lajmetar te mire…
    Me nje fjla njerezit atesite do te ballfaqohen me engjet ndeshkues deri ne diten e ringjalljes kur behet edhe gjykimi total onjerezve. Kurse besimtaret e drejte atyre ju jepet myzhde per fitor….

    Nuk po zgjatem shum se secili do ta provoje vdekjen dhe nuk ka shpetim prej saj qofte ateist qpo qofte besimtar.

    1. Iliriani says:

      Po flasim per ngjarje te perjetuara dhe te vertetuara me shkence se kjo qe po thua eshte sipas fese dhe ka 2000 vjet qe thuhet e njejta gje.
      Feja dhe Shkenca ne kete pike nuk eshte se bien shume dakord.

    2. vinny says:

      Nese asnje i gjalle nuk ka kaluar nga vdekja, si mund ta didh ti qe je i gjalle, pasi librat jane te shkrojtur nga te gjallet, jo nga te vdekurit!!
      Nese keto i ke lexuar ne koran, kjo eshte pune tjeter..e nese eshte e vertete si ka mundesi qe gjate 5 shekujsh kryqezatash e qindra mijra viktimave te empirit otoman, u myslimanizuan viktimat!?
      Nejse se i hym nja debati te gjate po nga ata qe flasin ne emer te zotit, apo si me qen vet zoti mbi terre ka me qindra mijera..

    3. APOKALYPSIS says:

      Po mire meqenese te verteten e keni ne qiell, pserse nuk mblidheni te gjithe ne Meke e aty beni nje vetevrasje masive, te pastrohet te pakten kjo Toke, pa le te jeni kope atje ku do veni !!

      Kot me t’pyt, ata qe bejne xhihad e vrasin te pafajshem shkojne takojne direkt engjejt??

      Une them te mblidheni te gjithe ju callmaxhinjte e te niseni per ne boten ku besoni, se atehere do jemi te gjithe mire, dhe ju dhe ne ?

  2. stresi i vertete says:

    Te gjitha jane brrockulla. Kur vdes mbaron cdo gje.

    1. m io says:

      shkon ne parajze

    2. Auloni says:

      duke u nisur qe nga emri qe ke ven ti nuk len vend per koment! injoranc! ka zot.

  3. deni says:

    o net, sikur dituria nuk ka fund edhe injoranca nuk ka fund. lexo mo plak, dil jasht kuranit dhe haditheve dhe do shikosh se sa stonon islami dhe te tjerat.
    beso qe ateistet nuk jane budallenj dhe aq trima sa te mos i nenshtrohen zotit, po te ekzistonte.
    ju keni ndalu ne nji pike ku frika sundon.
    po te shkonin te gjith mbas fese nuk do arrinim ne kete pike zhvillimi. Shiko arabet edhe naften ua nxjerrin perendimoret nga toka se jane pa shkolle e rrin te kurani.

    1. net says:

      vdekja eshte me afer jush se damaret e qafes…
      Do ta shohes kush eshte i ditur dhe kush i paditur, por nuk ka kthim mbrapa…

      1. AK says:

        Kush iku dhe u kthye? Ai nuk vdiq por thjehsht parkoi dyshe me vdekjen. Te frikesohesh dhe te jetosh sipas teorirave fetare per te shkuar ne parajse per mua ata qe e aplikojne nje gje te tille jane hipokrite.Sjellja e njeriut sduhet te jete e detyruar por spontane.

  4. katarakti says:

    Asnjeri nuk di gje. Veten e konsideroj si agnostik me prirje ateisti. por shkenca eshte ende shume prapa per te spjeguar dhe kuptuar diçka nga misteri i jetes. Po ashtu si dhe feja dhe librat e shenjte. Perseris: asnjeri nuk di gje.

    1. golja says:

      lum si Golja qe e di cfare eshte… ti fol per vete, ku e di ti qe nuk e dine te tjeret apo qe nuk mund te dihet kjo gje, thjesht sepse ti s’di gje?

  5. Edmond says:

    Nuk mund te ekzistojn argumente ne favor te jetes tjeter por as argumente qe te mund ta mohojn.
    Por mbetet fakti se kjo jete eshte nje mister i madh, dhe ne mes ketij misteri mund te kete vend edhe per dicka me shume se ajo qe shikojm, edhe pse nuk mund ta shpjegojm.

  6. Nuki says:

    “Inna lillahi wa inna ilaihi raji’un”

    Pa asnje dyshim i perkasim Allahut
    Dhe pa asnje dyshim kthimi yne eshte tek Ai

  7. Kalorsi i zi says:

    Feja eshte morali. Jeta ne toke eshte ”fruti” femija e drites dhe eresires.( Endera) Graviteti ndermjet diellit, Tokes dhe henes, paraqiten si prinderit e tokes, jeta ne toke eshte fruti i korenteve qe krijojne gravitetin. + ; +/– ; —, jane korentet qe kristalizojne jeten ne qiell qe nuk eshte gje tjeter nje qark i mbyllur, ashtu si dhe veza e pules. Tre familje jane krijuesit e jetes qe se bashku formojne shpirtin. cdo njeri mbi toke i perket njeres nga keto tre familje, 1- felins ( Tigri), shikimi, 2- njeriu, mendimi, 3- fjala, (Kanines) ( Luanesha) dhe mbreti ( Zoti) eshte Sfinksi. Po te shikoni kafshet me te aferta te njeriut jane Macja, Qeni, te dy familjet do ndjekin njeriun deri ne fund te jetes kur e verteta e qiellit te jete e njejta me ate te tokes.Keto tre familje te bashkuara formojne shpirtin qe vjen nga dielli ( Kastelacioni LEA, krijuese e shpirtit te Sfinksit, Ndricues i infinitit. Ndersa tre familjet e gravitetit te henes formojne krahun negativ, te dyja jane te lidhura tek njeriu, krahu i djathte dhe krahu i majte, E verteta dhe genjeshtra, Urrejtja dhe dashuria, vdekja dhe jeta ( mendimi) kjo eshte lufta e perditshme e shpirtit qe ne jeten tone te perditshme shprehet ne cdo konflikt personal ose kolektiv. Femija eshte endera e dashurise se prinderve, femija eshte dy gjysma qe paraqesin 50 perqind te cdo prindi, pra e verteta e tij eshte 50 perqind e perbashket me te dy. Po ashtu dhe jeta mbi toke eshte 50 perqind erresire dhe 50 drite, (Kur flas drite dhe eresire kuptoj moralin qe njeriu korrigjon drejt dinjitetit ose e fsheh mbas genjeshtres). Pra njeriu mbi toke nuk mund te shohe as te verteten e ferrit as ate te qiellit. Vetem mund ta jetoje ne toke moralin, kur eshte i moralshem shkon ne royaumin e qiellit, kur eshte i pamoralshem i takon te kundres. Mbas shkeputjes se shpirtit me trupin e sheh, Pra dy te verteta jane, Ajo e qiellit ku jane tre familje, dhe e eresires ku kthehesh ne kete jete si herbivor, dhe Dy gjysma qe formojne nje te vertete te ndryshme ajo e njeriut mbi toke, Zoti eshte SFANXI.

  8. hoxha says:

    67. Mulk
    1. I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
    2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.

    pra jeta dhe edhe vdekja jan vetem se nje prove per ju, ata qe e njohin kete nuk kan dyshim ne jeten pas vdekjes.

    E SHTUNË, 15 MAJ 2010; 09:24

    Pyetje: Si mund të dëshmoni ekzistencën e botës së amshuar, d.m.th. të jetës pas vdekjes?

    1. Besimi në botën e përtejme (ahiretin) nuk bazohet në besim të verbër

    Shumë njerëz çuditen se si një person me përgatitje shkencore dhe logjike mund të ketë besim në botën e përtejme dhe jetën pas vdekjes. Njerëzit konsiderojnë se secili person që beson në botën tjetër beson duke u bazuar në besim të verbër. Besimi im në botën e përtejme (amshueshme) bazohet në argumente logjike.

    2. Bota e amshueshme besim logjik

    Ekzistojnë më shumë se një mijë ajete në Kuranin famë¬lartë që përmbajnë fakte shkencore (shih librin tim “Kurani dhe Shkenca Moderne-Pajtohen apo Nuk Pajtohen). Shumë fakte të përmendura në Kuranin famëlartë u zbuluan vetëm gjatë shekujve të fundit. Por shkenca nuk ka arritur deri në atë nivel sa që të vërtetoj çdo thënie të Ku’ranit famëlartë. Le të supozojmë se 80% e asaj që ka përmendur Kur’ani është vërtetuar shkencërisht si 100% e saktë. Shkenca nuk ka dhënë asnjë konstatim të prerë lidhur me 20% e mbetur të asaj që ka cekur Kurani pasi që shkenca nuk ka arritur në atë nivel sa të mund ta argumentoj apo ta hedh poshtë ndonjë prej këtyre konstatimeve që i ka përmendur Kur’ani. Prandaj me një njohuri të tillë të kufizuar ne nuk mund të pretendojmë madje as 1% qoftë edhe për një konstatim të vetëm të Kuranit nga 20% i mbetur se mund të jetë i gabuar. Kështu kur 80% e Kuranit është vërtetuar si 100% e saktë kurse 20%-shi i mbetur i tij nuk mund të demantohet shkencërisht, atëherë logjika na bënë të kuptojmë se edhe ky 20%-sh i mbetur është i saktë 100%. Ndaj ekzistimi i botës së përtejme, e cila është përmendur në Kur’an, mund të konsiderohet brenda këtij 20% të Kur’anit që shkenca nuk ka mundur ta vërtetoj por as ta demantoj, andaj logjika ime si musliman thotë se kjo botë ekziston dhe se ky 20% është i saktë.

    3. Koncepti i paqës dhe vlerave njerëzore është i pavlefshëm pa konceptin e besimit në botën e amshueshme

    A është vjedhja një vepër e mirë apo e keqe? Njeriu normal i orientuar drejtë do të thoshte se vjedhja është e keqe. Andaj një person i cili nuk beson botën e përtejme (amshueshme) si do të mund ta bindte vallë një kriminel të fuqishëm dhe me ndikim në shoqëri se vjedhja është e keqe. Le të supozojmë se unë (fjala është për autorin) jam krimineli më i fuqishëm dhe më me ndikim në botë, në të njëjtën kohë unë jam person intelektual dhe logjik; atëherë unë do të mendoja se vjedhja është e mirë pasi që përmes vjedhjes unë arrij të kem një jetë mjaft luksoze. Kështu pra, për mua në këtë rast vjedhja është e mirë dhe nëse ndokush provon të sjellë madje qoftë edhe vetëm një fakt të vetëm se vjedhja është e keqe për mua, unë do ta ndaloja atë menjëherë. Nje¬rë¬zit zakonisht përdorin argumentet në vijim për të argumentuar se vjedhja është e keqe:

    a. Personit të cilit i është vjedhur pasuria, do të përballet me shumë vështirësi
    Disa njerëz mund të thonë se njeriut të cilit i është grabitur pasuria, do të has në shumë vështirësi. Sigurisht se edhe unë pajtohem me atë se është shumë keq kur dikujt i është grabitur pasuria. Mirëpo, për mua kjo është një gjë shumë mirë, nëse unë plaçkit njëmijë dollar, unë mund të kënaqem duke ngrënë shujta të mira në një restorant me pesë yje.

    b. Ndokush mund t’ju plaçkit juve
    Disa njerëz thonë se një ditë edhe unë mund të plaçkitem. Mua askush nuk mundet të me plaçkit, për shkak se jam kriminal i fuqishëm dhe kam qindra roje personale. Unë jam në gjendje të plaçkit kënd te dua, por mua nuk mundet të me plaçkit askush. Për një njeri të rëndomtë vjedhja apo hajnia është një profesion jashtëzakonisht i rrezikshëm mirëpo për një njeri me ndikim të madh, sikur unë në këtë rast, nuk është aspak i rrezikshëm.

    c. Policia mund t’ju arrestoj
    Disa mund të thonë, po që se vjedh ju mund të arrestoheni. Policia nuk mund të me arrestoj mua për arsye se ata i kam në listën e pagave, gjithashtu në listën e pagave i kam edhe ministrat. Unë pajtohem me atë se nëse një njeri i rëndomtë do të grabiste (vidhte) ai automatikisht do të arrestohej dhe kjo do të ishte shumë keq për të, mirëpo unë jam një kriminel i fuqishëm dhe jashtëzakonisht me ndikim të madh. Me sjell një arsye të logjikshme se përse është keq për mua të vjedh dhe unë menjëherë do ta braktis këtë zanat (vjedhjen).

    d. Është para e marrë lehtë
    Disa njerëz mund të thonë se vjedhja është para e fituar lehtë dhe jo e fituar me vështirësi. Unë plotësisht pajtohem se kjo është para e fituar lehtë dhe kjo është njëra ndër arsyet kryesore që më ka shtyrë të vjedh. Nëse një njëri posedon zgjedhjen e fitimit të parave në formën e lehtë në vend se të fitoj në formën e vështirë, atëherë secili njeri logjik, do të zgjidhte formën e lehtë të fitimit, respektivisht; vjedhjen-grabitjen.

    e. Është kundër njerëzimit
    Disa mund të thonë se kjo vepër është kundër njerëzimit dhe se njeriu duhet të kujdesët për qeniet tjera njerëzore. Unë jam kundër kësaj dhe pyes se kush e shkroi këtë ligj të quajtur `njerëzimi` dhe përse duhet ta pasoj atë?
    Ky ligj mund të jetë i mirë dhe i përshtatshëm për njerëz emocional dhe të ndjeshëm – sentimental, mirëpo unë jam njeri logjik dhe nuk shoh asnjë dobi për t’u kujdesur për qeniet tjera njerëzore.

    f. Është një vepër egoiste
    Disa mund të thonë se të grabitësh d.m.th të qenit egoist. Është më të vërtetë një akt egoist; mirëpo përse të mos bëhem egoist? Kjo me ndihmon mua që ta gëzoj jetën.

    4. Asnjë arsye/fakt logjik se vjedhja (grabitja) është veprim i keq

    Së këndejmi të gjitha faktet për të argumentuar se vjedhja është veprim i keq janë të kota. Këto fakte mund ta bindin një njeri të rëndomtë por jo një kriminel të fuqishëm sikurse unë. Asnjëri prej fakteve nuk mund të mbrohet me forcën e arsyes apo logjikës. Pra, nuk është për çudi pse ekzistojnë shumë kriminelë në këtë botë. Po ashtu dhunimet, mashtrimet, keqpërdorimet etj mund arsyetohen si veprime të mira nga një person sikurse unë, dhe nuk ekziston asnjë fakt logjik që mund të me bind se këto gjëra janë të këqija.

    5. Muslimani mund ta bind një kriminel të fuqishëm dhe më ndikim

    Tani le t’i ndryshojmë anët e peshojës. Le të supozojmë se ju jeni krimineli më i fuqishëm dhe me më së shumti ndikim në botë, i cili në listën e atyre që i paguan ka policë dhe ministra. Ju keni madje edhe vrasës/bandë që ju mbrojnë. Unë jam musliman që vjen për t’ju bind juve se vjedhja, dhunimi, mashtrimi etj janë veprime të liga.
    Nëse unë përmend të njëjtat fakte që u cekën më herët për të argumentuar se vjedhja është e keqe, krimineli do të përgjigjej me të njëjtën përgjigje të cilën e dha më herët. Ndaj unë pajtohem se krimineli është i logjikshëm dhe faktet e tij janë të vërteta vetëm kur ai është i fuqishëm dhe ka ndikim.

    6. Çdo qenie njerëzore dëshiron drejtësi

    Secili njeri pa dallim dëshiron drejtësi. Madje edhe nëse personi i tillë nuk dëshiron drejtësi për të tjerët ai dëshiron drejtësi për vetën e tij. Disa njerëz janë të trullosur nga forca dhe ndikimi/influenca dhe shkaktimi i lëndimeve dhe vuajtjeve ndaj tjerëve. Të njëjtit njerëz në anën tjetër refuzojnë me çdo kusht nëse ndonjë padrejtësi u bëhet atyre. Arsyeja pse ky lloj i njerëzve janë të pandjenja ndaj vuajtjeve të të tjerëve është se ata vet adhurojnë fuqinë dhe influencën/ndikimin. Fuqia dhe ndikimi, sipas tyre, jo vetëm që u jep mundësi atyre tu bëjnë padrejtësi të tjerëve por fuqia dhe ndikimi gjithashtu i mbron ata që atyre të mos u bëhen të njëjtat padrejtësi nga të tjerët.

    7. Zoti është më i fuqishmi dhe më i drejti

    Si musliman që jam, do ta bindja kriminelin rreth ekzistimit të Allahut të Madhërishëm (shih Përgjigjet që Argumentojnë Ekzistencën e Zotit). Ky Zot është shumë më i fuqishëm se sa ju dhe njëkohësisht Ai është më i drejti. Kurani Famëmadh thotë:
    “Me të vërtetë, Allahu nuk e dëmton asnjë njeri as sa një grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.”[1]

    8. Përse Zoti nuk më ndëshkon mua?

    Krimineli, si një person logjik dhe shkencor, pasi që ti prezantohen fakte shkencore nga Kurani pajtohet se Zoti ekziston. Ai mund të diskutoj se pse Zoti, nëse qenka kaq i Fuqishëm dhe i Drejtë, nuk po e dënon atë (kriminelin) .

    9. Njerëzit që bëjnë padrejtësi duhet të dënohen

    Secili person që ka përjetuar një padrejtësi, pavarësisht financiare apo sociale, pa dyshim dëshiron që kryesi i padrejtësisë të dënohet. Çdo person normal dëshiron që hajnit apo dhunuesit ti jepet mësim. Edhe pse një numër i madh i kriminelëve dënohet megjithatë disa prej tyre shpëtojnë, bëjnë jetë luksoze madje kanë edhe jetë të qetë. Nëse padrejtësia i bëhet një personi të fuqishëm dhe më ndikim nga një person më i fuqishëm dhe më me ndikim se ai, ky i fundit dëshiron që kryesi i padrejtësisë të nxirret para drejtësisë dhe të dënohet.

    10. Kjo botë është një test për botën e amshueshme

    Jeta në këtë botë është një provim për botën e fundit (Ahiretin). Allahu i Gjithëdijshëm në librin e Tij, thotë:
    “Ai e ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.”[2]

    11. Drejtësia e fundit në Ditën e Llogarisë

    Në Kuranin Famëlartë shkruan:
    “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotë¬so¬hen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.”[3]
    Drejtësia e fundit do të plotësohet në Ditën e Llogarisë. Kur njeriu të ketë ndërruar jetë, ai do të ringjallet në Ditën e Gjykimit së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë. Është e mundshme që njeriu një pjesë të ndëshkimit të tij ta pranojë në këtë botë, gjersa është gjallë. Ndërsa sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit final, ato do të jepen vetëm në jetën pas vdekjes. Allahu i Gjithëmëshirshëm mund që të mos e zbresë ndëshkimin mbi grabitësin, hajdutin apo përdhunuesin gjatë jetës së tij në këtë botë, mirëpo ai pa fije dyshimi do të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë ditën kur do të jepet llogaria, atëherë kur do të marrë dënimin e merituar, në ditën e fundit, përkatësisht në jetën pas vdekjes.

    12. Çfarë ndëshkimi mund t’i japë Hitlerit ligji njerëzor?

    Hitleri gjatë pushtetit të tij të egër, kishte djegur gjashtë milion çifutë.
    Edhe nëse do ta kishte arrestuar policia, çfarë ndëshkimi do t’i jepej Hitlerit, në mënyrë që drejtësia të triumfonte? Gjithçka që do të kishin mundësi të vepronin do të ishte dërgimi i tij në dhomën e gazit. Mirëpo kjo masë e ndëshkimit është ekuivalent vetëm me vrasjen e një çifuti. Çfarë të themi për numrin e mbetur, më saktë për pesë milion e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë çifutë?

    13. Allahu i Madhërishëm, Hitlerin mund ta djegë në xhehenem më shumë se gjashtë milion herë

    Allahu Lavdiplotë në Librin e Tij Famëlartë thotë:
    “Ata që s’besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t’i djegim në zjarr. Sapo atyre t’u digjet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”[4]
    Nëse dëshiron Allahu xh.sh., në botën tjetër, ai ka mundësi që Hitlerin ta shkrumbojë me zjarr gjashtë milion herë.

    14. Nuk kanë kuptim vlerat njerëzore, ose të mirat dhe të këqijat, pa pasur koncept rreth botës së amshueshme

    Është më se e qartë se mosbindja e individit rreth botës së amshueshme, më saktë jetës pas vdekjes, humb kuptimin apo konceptin e vlerave njerëzore, e mirat ose natyra e veprimeve të këqija është e pamundshme që të vërtetohet të ndonjë individ, i cili është duke bërë padrejtësi, veçanërisht kur personi në fjalë është një njeri me ndikim të madh dhe i fuqishëm.

    1. ilir111 says:

      o trap ik e shtro carcafet e tu andej nga xhamia mos na ca tra…..in ktu eshte media informuese jo vehabiste.

  9. jimi says:

    po pra dhe un duhet ti besoj endrrave te saj me dhome roze hahaaa

  10. vlora 1 says:

    O Net hahaha ne fije te perit eeeeeeeee.Nese allahu e lejon te kthehet ti rron nqs allahu e keput perin ti vdes??? hahaha c`me beni per te qeshur qe ne mengjes ju ushot e zotit hahahahahahahaha

  11. Kalorsi i zi says:

    Drita eshte karnivore, i jep trup eresires dhe ushqehet, ashtu si ne jeten tone te perditshme, e verteta i jep trup genjeshtres dhe ushqehet, shpirti eshte kulmi i shkences me te githa arritjet ne maksimum te nje jete te krijuar nga ” babai” dielli qe nuk eshte tjeter gje vec se Kastelacioni LEA, tre planete te ngjashem me Diell, Toke , Hene, dhe korentet qe prodhojne do te perfundojne ne zmadhimin e diametrit te diellit dhe keshtu deri ne infinit, Ora biollogjike eshte ajo e rotacionit te planeteve, Shpirti nuk vdes, arsyea e lidhjes ndermjet vdekjes (trupit) dhe shpirtit (i pavdekshem) krijon oren biologjike te cdo personi.
    Me falni se teza eshte me e plote me te dhena me te detajuara kimike, fizike, biologjike dhe matematike por shkurt, Shpirti nuk vdes transformohet. trupi transformohet me moshen dhe shpirti pasurohet me experiencen e jetes mbi toke.Zgjimi, kjo eshte vdekja, cdo person mbi toke ka te verteten personale qe merr me vete dhe kjo e vertete eshte destinacioni i tije ne te verteten e qiellit ose te eresires. feja eshte morali. Shiko si vella, mendo si i lire , fol ne barazi, ky eshte sensi

  12. vlora 1 says:

    Njeriu ka trupin dhe mendime+ndjenja qe jane funksion i trurit ndersa shpirti eshte dicka abstrakte.
    Kur themi dha shpirt dmth njeriut i ka vdekur truri dhe i ka pushuar zemra.
    Kur themi ndonjehere qe hoqa ne shpirt qe shoqerohet me nje frymemarje dhe frymenxjerje te forte,eshte nevoja e trurit per oksigjen me teper.
    Kur themi jam keq apo mire shpirterisht kjo varet nga kimia e trurit e cila varet nga ndijimet dhe perceptimet tona ne lidhje me ambjentin.
    Pra me vdekjen e trurit s`ka me as mendime as shijime as perceptime dmth s`ka shpirt.
    Truri si materie qe eshte dekompozohet duke u transformuar ne gjera koti qe nuk i di ndersa shpirti nuk ekziston pa materien tru

    1. jimi says:

      shpjegim i bukur, kur trupi ka vdekur shpirti dhe ndjenjat jan inekzistente

  13. shpulla says:

    Kur vdes nuk ha nuk pi nuk q… nuk mer frym nuk sheh mjekra prifti e nuk lexon budallejt pa pune

  14. Gjergji says:

    Ku eshte Anastasi turkofagos? Ai me siguri do te jete ne gjendje te n’a japi nje pergjigje se ja kane thene dashnoret greko mongole.

    1. APOKALYPSIS says:

      O Jorgo i malokezuar, ja kemi lene ju ketu te tirrni lesh se po e tirrni bukur …
      Pika ju rente mu ne koke me ato qe besoni, dhe shplani truret, dhe mbi te gjitha te gjitha ne kurriz te jetes dhe njerezimit!!

      Perderisa e urreni kaq shume jeten njerezore mbi toke, pse nuk ia hiqni vetes te gjithe e te shkoni atje ku enderroni ? Do shpetojne te gjithe, dhe ju dhe ne ?

      1. anastasi says:

        po ti kur do tja fusesh vetes apo te ka lidhur doktorri hahahahahaha jorgo malokezuar hahahaha e beka ne breke nga maloket fshihu fshihu harilla

        1. APOKALYPSIS says:

          Mos ma qaj hallen mua plako … te gjithe keta gjergjezat Jorgo te malokezuar jane mbaje veth ne vesh kete !!
          Mos me detyro te te filloj me emrat e tjere tani .. jo po Muork, jo po Nik etc. te gjithe greke te malokezuar jane .. prandaj jane kaq fanatike si maloke ?

          1. anastasi says:

            qenke grek i malokezuar per 200evro hahahahahahah
            kur te mbarojn 200evrot futja vetes hahahahaah se greku do tu vere drune se nuk ka para per vete

          2. APOKALYPSIS says:

            Po ik o cace mos m’u qep si m..t i thate se je addressuar gabim … po deshe te te dergoj ndonje 200-ce thuaje cope mos e e sill rrotull si legen materniteti (thone nga Vlora)

  15. Albana L. says:

    Apokalypes,
    urrejtja eshte po aq e ndyre sa krimi, ti qe çdo dite po u uron te tjereve vdekjen, kete te fundit do ta gjesh vete. Por kujdes se ka vdekje… e vdekje… Ata zemerzinj si ti zakonisht i gjen te dergjur ne shtrat per nja 25-30 vjet, te njomur dite e nate nga lart e nga poshte me nje ere qe te sposton stomakun, te braktisur nga familja, te afermit e miqte e ne depresionin me te thelle mendor. Vazhdo edhe komento urrejtjen tende te thelle ketu edhe per ca kohe edhe do ta shohesh ç’do te rezervoje karma…!
    Per mua je vetem nje déjà-vu… mos beso po deshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje