Durrësi me roje plazhi

7 Gusht 2011, 15:21Politika TEMA

Ka pak ditë që në plazhin e madh të Durrësit janë shfaqur rojet e plazhit, të cilët ofrojnë më shumë siguri për pushuesit e shumtë që frekuentojnë Durrësin dhe plazhet e tij.

Sistemi i sigurisë në plazhet e rrethit bregdetar ka munguar përgjatë këtij sezoni turistik që ka regjistruar edhe disa të mbytur. Mungesa e rojeve të plazhit u evidentua si një nga problemet kryesore të këtij sezoni dhe prefekti i qarkut, Genci Alizoti, i kërkoi njësive vendore të Durrësit, Rrashbullit dhe Katundit te Ri të marrin masa në drejtim të sigurisë në plazhet që ndodhen nën administrimin e tyre.

Menjëherë ka reaguar Bashkia e Durrësit që ka ringritur sistemin e rojeve të plazhit nga Ura e Dajlanit deri në sektorin Iliria, ku veprojnë 10 roje plazhi, dy barka peshkimi dhe një motoskaf.

“Kujdesemi për fëmijët dhe ata që nuk dinë not. Kemi tetë pika, varka shpëtimi dhe një skaf për rastet më emergjente”, thekson një nga rojet.

Rojet e plazhit dallohen nga uniforma dhe pajisjet e komunikim-vëzhgimit që mbajnë dhe janë pjesëtarë të ekipit të notit të qytetit të Durrësit.

Ata janë vullnetarë dhe në bashkëpunim me bashkinë e qytetit ofrojnë shërbimin e munguar të këtij sezoni duke ndihmuar pushuesit jo vetëm në det, por edhe për të gjetur fëmijët e humbur apo dhënë informacione të ndryshme.

Plazhet e Adriatikut dallohen për frekuentim të lartë pushuesish, por politikat për të krijuar standarte të sigurisë mungojnë./TCH/

 

 

9 komente në “Durrësi me roje plazhi”

  1. Tironci Lugano says:

    Si pak jane 10 roje ne gjith ate territor.Apo me mire dicka se asgje?

    1. vinny says:

      Ndofta pak, po nje hap shume pozitiv qe eshte per tu pergezuar, aq me teper qe jane vullnetare e ne Shqiperi thuajse te gjithe flasin vetem per para. Urime e bravo notareve te Durresit qe offrojne nga koha e vet e lire ne kontribut te komunitetit, njerez te tille e nisma te tilla sa me shume paçim ne Shqiperi.

  2. notari says:

    Nuk e di,dhe dua te mesoje faktin,kur Kryeministri jon i nderuar theu rekordin e notit,a ka patur roje plazhi aty afer apo jo.

    1. Aj..Vlora says:

      Po ishin nja 50 zhytsa nen uje , sic rinin per Maocedunin.

  3. geno says:

    rendesi ka qe nisi si inciative, se aat bashkia po te doje i paguan vet3em me leket e qe nxjerr nga taksat e 50 zhezlloneve

  4. bazarhesap says:

    Po ato tubacionet e ujerave te zeza kur ka ndermend bashkia e durrsit ti gjej rruge zgjidhje

  5. gibazilexhjo says:

    c’fudulle, e medioker qe jhezni, ktu flitet per roje plazhi per jete njezrezore, ne vend qez te komentoni, se si ka mundesi, te jene vlnetare, pra pa para, pra pa seriozitet, te me falin kta vullnetare roje, por dhe vete keta e kuptojne se c’kuptim ka nje roje pa pagese, por une e kam te fudullet dhe injorantet, qe menjehere subjektin e kthejne ne politike, ore “vellezer” dhe “motra” kaq apolitike jeni sa qe dhe nje eveniment, te tille sic eshte roja e plazhit e ktheni ne politike?????????????;;;;;;;;;;;;

  6. Amarildo says:

    ja ku gjeti pune dhe maloku Vucidolit ,,,,prap shume mbrapa durrsi..ne Tirane ne kemi pas qe ne vitet80′ roje te Liqeni Tiranes..ata qe gjuanin cifte ..dhe me e bukura qe se shumica vinin nga Durrsi dhe iknin me trenin e fundit

  7. APOKALYPSIS says:

    10 roje !??!? Perballohet gjithe ai plazh i mbush me maloke qe s’dine not, apo me loke qe rrezikojne te mbyten nga brekushet e gjata me te cilat futen ne uje, me vetem 10 roje?!?!
    By the way, e sigurt qe dhe rojet dine not?? Ha ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje