Kur ‘harrojmë’ dramat tona

8 Gusht 2011, 18:34Politika TEMA

S’u kujtua askush këtej nga anët tona, por u kujtuan gazetarët e së përditshmes italiane me qendër në Torino, La Stampa. Pikërisht sot mbushen 20 vjet nga dita, kur 20 mijë shqiptarë hipën në anijen Vlora, dhe në harkun e disa orëve zbarkuan në Bari. Ishte një episod dramatik në historinë tonë prore dramatike. Atë mot Shqipëria ish ende në hyqmin e Ramis Alisë; udhëheqësi komunist drejtonte tok me një qeveri Grand Koalicion të drejtuar nga Ylli Bufi e të pagëzuar me emrin “Qeveri e Stabilitetit”, të cilën do ta rrëzonte Berisha katër muaj më vonë, në dhjetor. Në anën tjetër ishte – e mbani mend? Duket sikur kanë kaluar 100 vjet – Gulio Andreotti. Qeveria e këtij të fundit i futi shqiptarët në stadiumin e Barit, dhe u vuri drynin dyerve. Ishte fyese ajo situatë për shqiptarët, por ngjarja ka qenë e vështirë për t’u administruar, sidoqoftë. Pati dhe përleshje mes policisë në roje të stadiumit, dhe një grupi shqiptarësh (nja dyqind), të cilët nuk pranuan të trajtoheshin në atë mënyrë.

Versioni online i gazetës La stampa kish nxjerrë nga arkivat e veta artikuj e shkruar me këtë rast. Binin në sy titujt “shqiptarët i ikin ferrit e përfundojnë në një tjetër ferr”, “të shtëna e të lënduar në Bari mes policëve e refugjatëve”, “politika adriatica zero”, “në stadium plas lufta”, etj. Do ish kureshtare të hapnim dhe ne gazetat e asaj kohe (dy-tre gazeta kanë qenë), e sidomos arkivat e TVSH-së.

 

 

E meqë respublica.al si portal na sjellë përshkrimin e mësipërm është momenti që të kujtojmë se dje ishte 7 gushti. Dy vjet më përpara katër policë u vranë në një aksion të dështuar për kapjen e Dritan Dajtit. Njësoj si vjet, as sivjet askush nuk u kujtua për katër jetët e humbura. Policët u nderuan vetëm në vitin 2009 dhe me kaq u mjaftua politika dhe policia shqiptare. Kolegët e tyre humbën jetën në një aksion që në çdo vend perëndimor do shkaktonte furtunë. Për këtë aksion më shumë u përfol sesa u fol dhe u shkrua. Flitet për një zyrtar të lartë të policisë me gisht në këtë masakër, për dekonspirim, për mospërgatitje siç duhet, etj. Shumë teza janë hedhur, por e vërteta ende nuk është zbardhur, njësoj si të vërtetat për shumë ngjarje të rënda të viteve të fundit.

14 komente në “Kur ‘harrojmë’ dramat tona”

  1. gazi says:

    –Jam burre e me vjen per shpetojne lotet kur kujtoj vellezerit,motrat,femijet dhe te gjithe ata Shqiptare–qe perjetuaj ato dite…ME ZEMREN E MBUSHUR PLOT ME FRIKE,TRISHTIM,MALL,HIDHERIM,URI DHE LOTE—sidomos ato lote qe te shpetonin kur anija largohej,largohej,largohej nga VENDLIDJA DHE FAMILJA,NGA KUJTIMET E FEMIJERISE DHE SHOQERISE–DHE SEPSE DUKEJ SIKUR DIELLI PERENDONTE BASHKE ME NE…………………….

  2. dita says:

    Edhe RAI UNO e dha ne mbremje tek lajmet bashke me filmimet e atyre diteve dhe nje interviste te Kleidi KADIU…..

  3. shqiperia ime says:

    Dhe drama vazhdone………
    Tani skemi me ku ikim!
    Dhe ata qe jetojne ne Shqiperi jane te ikur (nga mendja) se fizikisht aty jane.

    1. USA says:

      …Tani jeni te braktisur,..shume me keq se te ikur…

    2. heremec says:

      je shume i sakte

  4. Shqiptari i Italise says:

    Mbërritja e anijes Vlora me mbi 20 mijë shqiptarë në portin e Barit, më 8 gusht të vitit 1991, fotot e mrekullueshme të Luca Turit apo Vincenzo Arcierit, filmimet e atyre ditëve, zënë këto ditë hapësirë të gjerë në mediat italiane. I bëhet jehonë edhe medaljes që presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi i jep qytetit të Barit.

    Edicioni i Barit i të përditshmes La Repubblica në faqe të parë kujton 20 vjetorin e mbërritjes së Vlorës në Bari me një shkrim të Antonio di Giacomos me titull “20 vjetët e Vlorës. Nderime për kryebashkiakun Dalfino”, një video-intervistë me Kledi Kadiun, që në Itali ka ardhur për herë të parë pikërisht me anijen Vlora, si edhe artikullin e Cristiano Martit me titull “Vlora, Barit Medalja e mirënjohjes. Topi: ‘Nuk do të harrojmë kurrë ndihmën tuaj’”.

    Revista e përjavshme Famiglia Cristiana, në përvjetorin e mbërritjes së Vlorës në brigjet e Barit, gjen rastin të flasë për tragjedinë e të Premtes së shenjtë të 1997-ës. Në shkrimin “Otranto, një dhimbje për t’u kujtuar” kujton fundosjen e Katër i Radës që u mori jetën 108 vetëve si edhe për përpjekjet e sotme Integra Onlus me kryetare Klodiana Çuka dhe të kryebashkiakut të Otrantos, Luciano Cariddi, për ta kthyer reliktin në një monument në kujtim të të gjitha viktimave të detit.

    Gazzetta di Mezzogiorno ka në faqen e saj të parë në web tre artikuj mbi eksodin e gushtit 1991. Raffaele Nigro, dëshmitar i asaj kohe sot shkruan “Vlora, në atë anije njerëz në kërkim të shpagimit”. “Duhet ‘u jepnim një dorë – shkruan – siç bëri populli i Barit, kryebashkiaku Dalfino, apo imzot Tonino Bello, ndërsa ministri i Brendshëm i asokohe i mbylli në stadium, vendosi t’u jepte për të ngrënë duke u hedhur panine nga helikopteri e të përdorte hidrantët për t’i larë”.
    http://www.shqiptariiitalise.com

    1. APOKALYPSIS says:

      Me gjithe kete pritje poshteruse qe ju bene italianet, bile edhe pas 20 vjetesh nuk mund te pershkruhet neveria sidomos e verioreve ndaj albanezeve, e prape shqipot neper blogje kafellogje e kudo qe ndodhen s’lene gje pa vjelle per komshiun e tyre mijravjecar, qe me ’90-’92 iu hapi dyert e shpise dhe i priti shqiptaret me shprehjen “lerini djemte tane”!

      Le te dalin ketu deshmitare si u priten Shqiptaret ne GR dhe si ne Itali…

      Sidoqofte doja te thoja dhe se ato qenie qe kane pushtuar Shqiperine sot s’kane si te kene memorje e kujtese per kshu datash, sepse jane qenie te cuditshme (quditshme) qe zbriten nga shpellat e bjeshkve t’namuna dhe arrijta e tyre deri ne Tirane e Kurrks ishte arritja me e madhe ….

  5. Kastriot F says:

    Ne nuk njohim as historine e si rjedhim nuk bejme dot as shtet. Si mund te kem nje shtet serioz, ku sapo hipen ne fron dikush ai sillet si padroni i atij vendi. Kjo po ndodh edhe tani se fundi me Lul Bashen, i cili ende nuk ka dy jave ne ate kolltuk qe ja beri trofe Berisha, kerkon te ndryshoje strukturat dhe organigramen e Bashkise se Tiranes! Me te drejte njerezit pyesin si mund te beje kete veprim kur nuk ka vecse dy jave jete ne kewyte institucion??! Kjo eshte Shqiperia e palacove me kollare qew kane rrembyer kete vend!!!!

    1. raimondi says:

      Por si mund te behet ai vend kur ka opozite te Koruptuar & te Rekrutuar ??

      ———- Eshte rasti i vecante ne bote qe kreret e opozites jane te Koruptuar dhe te Rekrutuar sic jane keta ne krye te PS-se

      ——— Fajin nuk na i ka pushteti-, -sepse te gjitha pushtet gabojne -dhe qe te korigjosh pushtetin Demokracia ka krijuar opoziten
      e cila ngrihet dhe kudnershton pushtetin per te gjitha gabimet qe ben

      -Mirpo kjo opozite me Edin ne krye , nuk kundershton kur Pushteti ben krime te njepasnjeshme kunder Shqieprise e shqiptareve

      –Pse nuk kundershton opozita ?–Sepse eshte e koruptuar dhe e rekrutuar nga sherbiemt sekrete greke —
      ——–Kjo opozite nuk eshte opozite qe mbron interesat e shqiptareve –Kjo mbron interesat e grekeve
      Keshtu qe kjo opozite duhet nderuar –

      —— I Largoni ata qe keni ne krye te PS-se se ata jane Spiune te Rendomte te Grekut

      ———- Ndaj gjithe problemi eshte se nuk ka Opozite

      ——

      1. Cakalli7 says:

        rajmonda te denoncova ne fbi, kujdes qe tani e tutje se keta te kthejne fluturimthi me leket e tua po morren vesh qe te kruhet shume s…

        1. anastasi says:

          po luan symbyllash rrolin e policit hahahaha po janullatosi ku eshte fshehur harilla

  6. nga deti kuq e zi says:

    po sulmojne presidentin pse dekoroi komunen e barit, po un jam dakort me dekorimin se gjerat nuk mund te gjykohen vetem nga dy-tre ditet e para po ne vazhdim, dhe te nos harrojm se ishte nje nr.i pa pare njerzish qe arriten menjehere ! turp tv KLAN dhe abc news.

    1. APOKALYPSIS says:

      Sic gjithmone shqiptaret quajne baba ate qe iu leron nenen ….
      I priti Bari duke i kycur ne stadium si bageti te helmatisura dhe iu hidhnin oriz nga siper me helikopter si kavieve ….

    2. APOKALYPSIS says:

      My name is my name thotë:
      8 Gusht, 2011 më 2:36 pm Ore ju qe flisni nuk keni qene ne anijen Vlora.Ti leme politikat ne nje ane Topi ka bere nje gabim te madh.
      Kush ka qene ne ate anije e kujton mire se si na priten te porti: shkopa gome gaz lotsjelles plumba plastike fyerje raciste.Brenda kampit ishte nje xhungel e vertete se Policet dhe Ushtaret italiane kujdeseshin vetem se mos arratisej njeri nga kampi e si plaste fare cfare ndodhte ne brendesi te kampit.
      Persa i perket ushqimit ishte edhe me skandal.Sillnin ushqim per 1000 vete dhe ne kamp ishin te pakten 5000-7000 vete.Uji dhe biskotat ishin te skaduara.Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja pse na mbajten per nje jave.Pastruan magazinat me ne.
      Gabim shume i madh zoti Topi dhe jo se thote Sala e Co por se ajo qe Italianet bene me ne ishte gjithcka por jo pritje humanizem solidaritet apo epitete te tjera.Gjithashtu qendron fakti qe personat e vetem qe qendruan ne Itali qene ato qe u arratisen dhe askush tjeter.Ne se me te vertete do te dekorosh dike dekoro Kapitenin e anijes VLORA qe na coi gjalle ne Itali me gjysem motori.Ai eshte heroi i vertete dhe duhet dekoruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje