Tek Sheshi

7 Gusht 2011, 19:34Politika TEMA

Nga Ernest Bunguri

Po dëgjoj fjalën qelbësirë, gjithnjë e më fort, të veshur herë herë me epitete shumë më të rënda. E më sjell ndërmend një tjetër të tillë që e hoqën zvarrë (bustin) tek Sheshi. Duheshin pritur sërish disa dhjetë vjeçarë për të shtënë në tru se na ka drejtuar një tjetër i çmendur! Historisë leckamane të vendit tonë nuk i duhej kjo njollë e freskët, por ç’ti bësh, ndërgjegjësimi vonon në një popull të urtë si dele, që gabojnë kur e quajnë të prapë e trazovaç.

Atëbotë, para gati 21 vjetësh, nuk flisnim kur disa individë vinin kafeneve të Tiranës, fiknin magnetofonin dhe bërtisnin: “Jam filani, t’shisha rëbt”. Nuk tronditeshim kur vasha të bukura fshiheshin nga faqja e dheut me dhunë, për tu shfaqur nëpër semaforë në dhe të huaj. Nuk bëzanim para bandave, tutotëve, të fortëve, ç’do qytet a fshat kish dy a tre të tillë që bënin kërdinë. Të njëjtët surretër, i kemi parë më afër politikanëve, meqë ndanin të njëjtin profesion, rrjepjen e popullit, madje të tillë janë zgjedhur shefa policie e deri dhe deputetë. Nuk na bënte përshtypje kontrabanda e naftës as ajo e armëve më vonë, s’na hynte në sy korrupsioni, Sudja, doganierët, makinat e vjedhura, ndërtimet prej betoni vend e pavend, paligjshëm, djersët e dollarët për një vizë fallco, apo për një “xhiro me skaf”. Ishim të ngazëllyer, se kishim hedhur poshtë një qelbësirë, e si të droguar nga “suksesi” nuk na bënte pështypje asgjë e ligë përreth. Ah sa shumë të tjera ka në këtë vend muti. Qershia mbi tortë 97′, ku nuk ja vlen të zgjatem, fill pas të cilës përjetuam përbuzjen disavjeçare të pijanecit Nano, i cili na la sërish peshqesh ujkun plak Berisha.

Ja ku jemi: pa jetë (të gjithë të vrarët nga regjimi) pa integrim, pa dinjitet, pa ujë, pa drita, pa drejtësi, pa arsim, pa shëndetësi a bujqësi, pa prona, gjithë plehra, pa turistë, pa votë, pa lekë me punë a pa punë, disa prej nesh qindra metra ndërtokë e të uritur, ashtu të urtë e të mjerë po përballë hajdutëve, kriminelëve të fortëve që bëjnë prapësira në kurriz të shqipëtarëve të vërtetë.

Kur të vijë dita, edhe unë do të jem aty tek Sheshi, për të hedhur poshtë qelbësirën e radhës megjithë qelbësirat përreth. Do të jem tek sheshi sa herë do të duhet të hedhim kokëposhtë ndonjë qelbësirë, duke shpresuar që ndëshkimi shembullor i qelbësirës së radhës të shkurajojë sa më shumë pasardhësit.

77 komente në “Tek Sheshi”

  1. katarakti says:

    Bravo Bunguri. Bjeri kokes, kur e meritojne. Nuk i ke borxh asnjerit prej tyre. Ne fund te fundit te gjithe kemi nje detyre apo borxh ndj prinderve tane, ndaj bashkekombasve tane – per te thene , se paku, te verteten. Pa dashur te kaloj ne patetizem, po kujtoj qe shume shqiptare, pa i detyruar kush, perkundrazi, kane luftuar kunder pushtuesve dhe shtypesve, deri duke dhene jeten. Ne te tjeret te pakten te kemi nje te qinden e vetmohimit te tyre, te themi te verteten, pa menduar vetem per interesin tone, por, siç thonin rilindasit, ne radhe te pare per mbrothesine e Memedheut. Sepse ia kemi borxh.

    1. turi says:

      Me pelqen komenti jot , por dua te shtoj dicka qe mua me duket se eshte shume e rendesishme , nje te mete te madhe qe kemi Ne shqiptaret ne pergjithsi.
      Dhe kjo eshte qe Ne nuk dime te thellohemi ,per te bere zgjedhjen e duhur te politikaneve tane.Kete e them sepse shumica e shqiptareve , sidomos e atyre qe banonin ne Tirane para 90-tes , e njihnin shume mire se kush ishte S. Berisha, F. Nano , G. Pashko, S. Godo, G. Ruci, S. Gjinushi e te tjere e te tjere qe spo i kujtoj tani te gjithe. Gjithashtu Ne e dinim qe ato i zgjodhi N.Hoxha dhe R. Alija. Po keshtu e dinim qe nomenklatura e vjeter shperbeu partine e punes , duke krijuar partite e shumta qe i kemi deri sot dhe duke i zgjedhur personat me siper , drejtues te keture partive, qe do ishin njerezit me te besueshem te politikes se kastes se vjeter.
      Pra politika jone ktheu vetem xhaketen dhe nderroi vetem emrin e diktatures , nga komuniste ,ne demokratike.
      Ne ate kohe askush nuk i thirri mendjes qe ,si mund te ndertohet nje shtet demokratik i forte nga njerez qe ndertuan shtetin me te eger te diktatures , ne te gjithe europen lindore. Perse nuk u lejua ajo shtrese e persekutuar ,perparimtare e shoqerise tone, te kete partine e vet, qe perbente opoziten e vertete ne shqiperi ?
      A ka mundesi qe ne nje shoqeri , te mos kete opozite te vertete dhe patriote te vertete ?. Llogjika te thote qe Jo, eshte e pamundur te mos kete. A nuk do te ishte krejt ndryshe , qe ne vend te Saliut ne krye te PD, te kishim opoziten e vertete qe te drejtojte?
      E keqja e jone tjetra eshte se Ne i vleresojme dhe i kerkojme patriotet e vertet shume me vonese dhe jo ne kohen e duhur. Prandaj e perseris , sa nuk eshte vone, qe tani ka ardhur momenti qe ti kerkojme ato ,per ti ndihmuar qe te na qeverisin . Dhe kete pune duhet ta filloje ta beje media , sepse shumica e ketyre gazetareve te sotem , duke filluar qysh nga Mero Baze e Mustafa Nano , e njohin nje pjese te tyre. Duhet qe gazetat tone te heqin dore ,duke i sherbyer sa te majtes dhe sa te djathtes , qe shumica jane pjella te se keqes, jane mostrat e diktatures qe i krijoi, jane politikane te punesuar tek partija meme. Asnje politikan i sotem i joni nuk mund te udheheqe sipas deshires se tij , por veprojne sipas udhezimeve qe marin nga BOSSET E TYRE QE I VUNE NE PUSHTET. Sali Berisha nuk mund te beje sipas kokes se vet , sepse …… e din ai se cfare e keqe e pret.
      Prandaj Ne shqiptaret vuajme sepse nuk dime te dallojme se nga na vjen e keqja dhe po nuk e dijte shkakun e semundjes , nuk mund te shpresosh per tu kuruar.
      Megjitheate keto shkrimet qe ketyre koheve te fundit , te lejne te kuptosh se dicka po ndryshon per te mire, sepse po mundohen te shkruajne dicka qe po i afrohet realitetit. MEDJA ESHTE ARMA ME E FUQISHME ,PER TE RREZUAR CDO DIKTATURE DHE E NXJERR NJE POPULL NGA PERGJUMJA.

      1. Dean says:

        Turi?!,ti the:….Ne nuk dime te thellohemi ,per te bere zgjedhjen e duhur te politikaneve tane….
        Megjithese une jam shume kundra menyres sesi populli shqiptar e ka shkruar historine e vet,ne kete pike besoj se nuk kan faj njerezit,pasi sistemi qe eshte instaluar ne Shqiperi nuk te lejon te zgjedhesh 1 njeri te ndershem.Shiko si funksionon.Kemi 1 qendr votimi ku PS-ja ka si deputet,le te themi Arben Malaj,dhe Pd-ja ka Sokol Olldashin.Ti si popull do shkosh te votosh per njerin nga keta te 2,dhe mbasi ke votuar kunder Olldashit ti nuk ke bere gje tjeter vecse ke sjelle ne pushtet 1 tjeter PLEHRE te KORRUPTUAR,sikur Arben Malaj.Pra ngado qe te votosh je i kapur.Korrupsioni eshte akoma ne pushtet,vecse eshte i majte kesaj rradhe.Por cfare ndryshimi ka korupsioni i majte nga ai i djathte?????Aspak ndryshim.
        Ndersa qe populli shqiptar,te jete aq i emancipuar,sa te votoje pertej ketyre 2 PLEHRAVE,as mos e mendo fare.
        Eshte pikerisht,kjo arsyeja pse nuk e duan EDI RAMEN si te ”djathtet” ashtu dhe te ”majtet”.

        1. Jimmy M. says:

          Ke shume te drejte Dean.
          Eshte per te ardhur keq por ne Shqiperi kane vdekur alternativat.
          Votohet ose per Sali Berishen, ose per Edi Ramen.
          Duhet nje alternative qytetare, pse jo edhe me kandidate te pavarur.
          Them te pavarur, qe te mos perkrahen nga asnje parti politike. Shume shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes me “te djathtet” dhe “te majtet”, dhe pothuajse jane te detyruar te zgjedhin nje nga dy kandidaturat e servirura nga partite politike.

        2. turi says:

          Dean, pikerisht mua per kete me vjen keq, qe Ne si popull nuk jemi aq te emancipuar, nuk jemi te ndergjegjesuar ne nivelin e duhur, prandaj edhe gabojme. Perndryshe , jo vetem qe nuk do te shkonim fare ne votime ,per sa kohe do te na serviren figura te tila per tu votuar, te cileve u njihet shume mire origjina si dhe PUNA E KONTRIBUTI QE AI VETE SI PERSON KA DHENE DERI ME SOT, per te miren e vendit.
          Fakti qe ky popull po vazhdon te vuaj kaq shume dhe po vritet cdo dite , te mund te duroje nje zgjedhe te tille , mua me habit shume. Perse Ne ngrihemi ne demostrata vetem kur na thone partite politike? A nuk duheshin te vazhdonin protestat masive dhe te vazhdueshme, kur u skuq bulevardi jone dhe ne mes te Tiranes , politika jone vrau 4 njerez te pafajshem. Perse prisnim Ne te na thoshte E. Rama perseri ?Perse mediat tona vazhdojne ti fryjne te keqes tone sa majtas e djathtas,kur ato jane njelloj per Ne ? Por filluan te ngrejne ne piedestal dhe te na krijojne nje perandor tjeter ,E. Ramen . Dhe me e keqja ishte qe edhe shume komentues vazhdonin po me te njejten fryme komentesh. Pikerisht kjo mua me vret shume , qe Ne ti shikojme gjerat ne favorin tone , te ndertimit te nje shteti te se drejtes dhe jo ne interes te politikaneve .Pa demostrata te fuqishme dhe pa ndergjegjesimin tone, pa sakrifikuar nuk mund Ne te fitojme kurre. Ne jemi nje popull i vogel qe jemi ne gjendje ta njohim ate qe drejton , qysh ne embrion.

          1. Dean says:

            Emancipimi i 1 kombi eshte ceshtje kohe dhe kontaktesh me momentet me te Lavdishme/Turpshme te historise.Ne si komb nuk kemi shkruar as1 germe te vetme gjate periudhes me te Ndritur te Evropes,Revolucionit Industrial,si dhe me te Turpshme sikur luftrat Ballkanike dhe ato Boterore.Pra ne jemi te detyruar te punojme me ”formula” te gatuara jashte vendit tone.D.m.th.,pavarsisht se ti i con dikujt ne maje te malit 1 Apple comp.,apo e vesh me rroba Armani,ai prap nuk ka per t’u bere dot as Amerikan dhe as Italian.Thjesht do t’i veshi ato rroba dhe me Apple ne dore,do dali neper fshat dhe do t’u trgoje te tjereve se sa i ”Zgjuar” eshte.Ne keto raste(per fat te keq,pasi jemi djegur gjithmon),eshte teper e nevojshme Roli i Individit,pra nje ”Revolucion” nga lart posht,pasi nga Poshte lart nuk ka ndodhur KURRE tek ne.Fkeqesisht ne Shqiperi sharlatanet,njerezit e vetshpallur Lider,kane me shume energji se njerzit e ndershem dhe te drejt.
            Dhe keshtu Historia jone vazhdon neper dekada dhe ne nuk bejme gje tjeter vecse riciklojme vetveten dhe perforcojme Injorancen tone.
            Ata na njofin ndryshe si Albanians,ne i njofim si Europian.

        3. xhoni says:

          Mire more zagar i Berishes,qe na tregon se pse nuk e duan Edi Ramen,por PSE NUK NA TREGON PSE E URREJNE SALI BERISHEN????Te zezat,qe ka bere ky BANDIT SERB kunder Shqiperise nuk krahasohen me asnje PUSHTIM te huaj,PERFSHI PUSHTIMIN OTOMAN!!!

          1. Dean says:

            Xhoni?!, ke shume nevoje te punosh me vetveten kur vjen puna tek perpunimi i informacionit,pasi ke aftesine,qe vetem Injorantet e gezojne,qe te nxjerresh konkluzione te gabuara.Turi,te cilit edhe i’u drejtova,nuk pati as1 problem dhe u pergjgj komentit tim sipas 1 rrjedhje llogjike dhe normale te 1 bashkbisedimi,ndersa ti arite ne perfundime krejt te kunderta me komplet komentin tim.Atij,qe ti edhe i zure emrin ne goje,une prej kohesh e quaj BARBARI i Vucidolit.Gjithe te mirat.

          2. turi says:

            Xhoni, ti nuk me paske kuptuar fare mua, por po ta them se nuk jam as me salen , as me Edvinin tend dhe me asnje qe nuk mendon per te drejten, jam shqiptar i ndershem qe jetoj me djersen time. per mua PS= PD= PPSH dhe as me ballin por PATRIOT QE E DUA VENDIN TIM DHE POPULLIN TIM.
            NUK ME PELQEJNE DIKTATURAT DHE PADREJTESITE.
            JAM NJERI I NGOPUR NE SHPIT, NE ZEMER DHE NE STOMAK dhe jo si ti, shume i varfer ne shpirt dhe i pasur me paran e piset te fituar ne kurriz te te pafajshmeve, shtu sikurse EDVINI DHE SALIU JOT.
            Te zezat Shqiperise dhe shqiptareve ia ka bere politika gangstere mafioze korruptive kriminale e SALI BERISHES DHE E EDVINIT TEND KARABUSH, qe e beri miljoner F. Nano, qe e zgjodhi , meqenese ishte gjak prishur , veze e gjarprit , i biri i Kristaqit, ish antarit te kruesise se kuvendit popullor , i cili ka firmosur kush e din se sa denime me vdekje, njerezve te pafajshem, si dhe nipi i Spiro Kolekes, pa llogaritur punen e tij.
            Ne jemi nje popull i vogel dhe e njohim mire , cilindo politikan qe do na serviret.
            Me vjen keq , por Edvini jot nuk ka kapacitet drejtues dhe do te bej mire , te kapet perdore me Saliun e shoke, dhe ti drejtohen deres se gjykates , se rruge tjeter nuk kan.
            Per mua , Saliu eshte njeri i lig , por ato qe e mbajne ne kembe kete njeri te lig e kriminel, jane akoma me te ligj dhe kriminele.
            Une do ta them te verteten kurdohere dhe kudo dhe nuk kam frike nga zagar si puna jote.
            Here tjeter mos e komento komentin tim sepse ai eshte mendimi im dhe e dyta nuk jam shoku i nivelit tend .
            Per ty Dean kam respekt sepse me ke kuptuar dhe qenke njeri me nivel , me te cilin kam deshire te komentoj.

      2. zjarri says:

        turi gjithe ato qe thua jane te verteta…po hende cpret hithme (BENZIN) se SE te gjalle do ti djek te gjithe ata qe thua ti…

        1. turi says:

          Fajtoret do ti veme te gjithe perpara ligjit, kemi nevoje te ndertojme shtet te se drejtes, per te miren e tone , te tipit SKANDINAV, gershetim te ekonomise se tregot me ate socialen. Kjo eshte e ardhmja e cdo populli, jeta e vertetoi.

    2. XHEP-MEDANI says:

      NE MUNGESE TE ZYRES SE SHTYPIT JU NJOFTOJ SE ZOTI AGIM TEVEQELI, I NJOHUR SI GIM BUDALLA, ME ADRESE ZYRTARE QE NGA KOHA E DULLES E DERI ME 1996 TEK BRAKA NE TIRANE DHE BANIM SOT DIKU NEPER TIRANE, KA THYER REKORDIN DUKE QENDRUAR 151 MINUTA E 15 SEKONDA NE UJE, PA BERE ASNJE PORDHE E PA URINUAR. DEMONSTRON SE ZOTI GIM BUDALLA GEZON PROSTAT TE SHENDOSHE DHE BYTHE TE FORTA. I JANE PJERDHUR VERTET TRUTE, POR KJO KA KOHE QE KA NDODHUR, QE NE KOHE TE RAMIZ HALESE. PRESIM URIME NE KETE RRJET. FALEMINDERIT.

    3. JIMMY says:

      krimineli enver vampiri salije berisha qe te vrete ne mese te dites edhe pastaje dele ne TV edhe qeshe si ato kurvat kure e hajne ate mikun

    4. Baca says:

      I nderuari Ernest Bunguri, ENVERI, te cilin ti e percakton si QELBESIRE, nuk ishte aspak i tille, madje ishte e kunderta e asaj shprehjes tende, ishte nje burre teper inteligjent dhe patriot, qe e morri Shqiperine ne ngarkim ne nje epoke kur 89% e shqiptareve ishin analfabete, pa spitale, pa shkolla, pa ndriçim, me nje sistem ekonomiko – shoqeror FEUDAL, nderkohe qe europa kishte hyre ne rrugen e kapitalizmit industrial prej gati dy shekujsh.
      ENVER patrioti i njihte fare mire qelbesirat shqiptare, prandaj kerkoi me çdo kusht qe shqiptareve te ndershem tu krijonte kushtet e pershtatshme ne menyre qe te mos bezdiseshin kurre nga ato qelbesira, pra nga “Jam filani, t’shisha rëbt”, nga bandat e tutotëve, të fortëve, ne qytet apo fshat; nga Sudja e doganierët, nga ndertuesit e kontrabandistet, nga fallsifikuesit e vizave apo skafistet, nga qelbesirat qe shkaktuan tragjedine e 1997 dhe nga qelbesirat e atyre qe kane qeverisur keto 20 vjetet e fundit e qe vazhdojne e qeverisin.
      Ah se harrova, kur do dilni TEK SHESHI?

      1. Tironci i shpronsu says:

        I lexova te gjithe dhe me pelqeu komenti i Baces, jo se kam dashur Enverin, se bera burg ne kohen e tij burg politik dhe jo hajdut pulash e lopesh qe na dolen me vone te perdjekur. Enveri ka kusuret e veta dhe ato i kemi thene e stethene, por ka 26 vjet qe ka ik nga kjo bote ta marre dreqi dhe ne akoma merremi me Enverin, kur sot na kane dale plot envere hajdute dhe pisanjose nga me te qelburit qe mund te mbaje kjo toke, qe pronen jo qe sna e kthyen, por e shiten nga tre kater here dhe sot smerret vesh se kush ka qene ish pronari. Enveri na e mori pronen, por sja shiti tjetrit dhe si per cudi, ne kundershtim me vehten e tij si stalinist, nuk i zhduki kadastrat, ku ruheshin tapite e pronareve te shpronesuar, por cfare na ben kta qelbesira ish komuniste dhe ish sigurimsa, i zhduken dhe i dogjen kadastrat, i zhduken dosjet e tyre kompromentuese, ku si CV per te hyre ne rradhet e PPSH, kishin spiunimet qe u kishin bere shume shqiptareve.
        Sot do te isha i lumtur te dilte megjithmend nji Enver, se vetem nji si ai, di si tju a rregulloje sumen ktyre qelbesirave.
        Kete ja u thote nji ish i denu, qe me vjen keq qe sot esht denuar i gjithe populli.

        1. genti says:

          kena akoma per te vujt pasojat nga sistemi diktatorial komunist qe ka bere punen e tij per 50 vjet

  2. I lodhuri says:

    Këto komente më bëjnë të ndihem i lumtur. Tani mund të flej gjumë i qetë.

  3. dora says:

    me vjen keq shume per situaten e vendit qe ndodhet por se di me me cfar medikamenti mund te sherohet kjo semundje vdekjeprures e per fat te keq eshte duke u shdrruar ngjitese.

  4. ervin says:

    Po po, prit ate dite ti se per te ardhur ka…Te fusin nje koqe plumbi dhe …

    1. Berisha largohu says:

      ervin, kam takuar Berishen mbas zgjedhjeve lokale, dhe e pyeta si ka mundesi qe te votojne? Berisha me tha, sa te kem injoranta si ervini qe komenton tek tema pro Berishes do te rrije ne pushtet. Pyetja e 2-te ishte, si ka mundesi qe ervini e shum si puna e tije qe komentojne pro Berishes kane frike te demostrojne? Berisha me tha, sa te kem ervinin e shume si ai do rrije ne pushtet tha Berisha. Pra ervin mos ke frike, dhe mos fol pe plumbat

  5. gazi says:

    –shum mir e ke thene–Shqiptaret e dinin demokracine…ha..pi..e rri—firmosen kontraten pa lexuar shkronjat e vogla
    lexuan vetem gishtat e sales—–vetem ju beni nje gabim..qe quani Enverin qelbesire
    Enveri eshte heroi i kombit,po te keqet e asaj kohe ju ja hidhni te gjitha atij
    po tani qe ka gjakmarrje,punojne njerezit per nje cope buke,vdesin duke braktisur vendlindjen-apo futen ne burg kot dhe kriminelet e vertete bredhin te lire–kush e ka faji Enveri?

    1. Rani says:

      Edhe une kete desha ti thoja qe ben gabim qe krahason Enverin me shtazarakun Salih. Nuk na e ke fajin Enveri pse jemi popull budalla qe fjalen e pare qe nxjerrin e kemi “komunist” bile edhe ketu kushedi sa injorante demokrate do te na replikojne mua dhe gazit per kete “blasfemi” qe po bejme duke folur per Enverin. Po do ti thoja Bungurit se para se te operohet robi diagnostikohet, se ne tani po e operojme Shqiperine nderkohe qe patem mundesine t’ja evitonim kete operacion se diagnozen e percaktuam qe atehere ne 96 qe ishte per Saliun “qeverisje shtazarake dhe injorante” dhe mund ta kishim kuruar qe atehere duke e menjanuar nga skena politike ne 97 pa pasur nevoje te hynim sot ne aventura pa koke po qe jane te nevojshme. Une Bunguri kam qene ne shesh ne 96 dhe nuk prita qe te me therriste dikush per te shkuar aty po shkova vete edhe pse me propozuan te shkoja ne krahun tjeter ne ate kohe dmth ti rrihja njerezit per hesap te Saliut, qe une natyrisht nuk pranova. Pyetja eshte sa ka si puna ime qe nuk pertojne te zhgarravitin robin ne mes te rruges nqs eshte e nevojshme dhe jo vetem te shkruajne komente, se tani per te rrezuar Saliun duhet te dalim nga zyra apo jo????

  6. Shkodrani says:

    çou Enver se nuk te vejm ne kry te vendit,….por po te bajm minister rendi…asht dasht me ja lan B…… jasht vorrit me shku e me ja puth te taneQelbesir asht ky malok bashke me ate pushtin e LSDHI..se
    por nuk asht e larget dita….edhe plumbin le ta marrim .,…por te largojme keta vrases dhe hajna prej pushtetit.Aty ne ate shesh do te jem edhe un bashk me miq edhe shoke.Do ti pergjigjemi keti Handrak me te njejten monedhe.Nuk na tremb Sali shpellari ,as Ilir M. Skrapari.Ato kater viktimat e 21 Janarit vetm na frymzojne dhe bajn edhe ma te forte

  7. raimondi says:

    Por DITA ka ardhur …… Si ka mundesi qe ju nuk e shikoni Ate ???? —– Dhe populli ka dale tek Sheshi me kohe , por Ju nuk ishit aty…… —

    ——– Populli u ngrit ,protestoi luftoi me me duar , me grushte , dhe pensionistet perdoren cadrat ne lufte kunder hadjuteve ..
    … ,Rinia u gjakos , u vra , u perdhunua nga pushteti …………ndersa “JU” pinit kafe tek Fideli

    ——- E kerkuat prape popullin kur po vidhej vota ne Tirane dhe te gjiithe erdhen ne ndihmen tuaj tu jepnin zemer ,
    zemres suaj prej “miu grek”, tu ndihmonin ju te mernit pushtetin ……por ju prape qendornit larg , te fshehur pas filxhanit te kafese…..
    ………. duke bere planet tuaja per kushedi se cfare…

    —————- Dhe tani qe atyre te kreut te PS-se ju ka dale boja si njerez te Korruptuar, te Pa-afte ,
    medioker ,
    dhe te rekrutuar
    nga Armiqte me te eger te Kombit shqiptar, Qarqet shoviniste Greke , — -A mundesh ti apo ndonje tjeter si psh Ngjela , Gjinushi etj
    te dale ne krye dhe te udheheqi ata qe u goditen ne 21 Janar

    .,………….Jane me qindra -mijera ata qe per te mbrojtur voten si nje trup i vetem, ne kembe u cuan

    —– …A mundesh TI ,
    te behesh Lider & Depudet i atyre qe ne 21 Janar u pushkatuan ???

    —–

  8. Tom Sojer says:

    Te lumte goja, Bunguri!

  9. inf says:

    Shoku Bunguri.
    Ai vende nuk eshte vend MUTI,,, siç thua ti por jane Qeverite MUTI.
    Nuk ke te drejte TI ,dhe ndonji tjeter ,qe te shaje ALBANINE.
    Shqiperia ,shoku bunguri,eshte Perla e Ballkanit ,mos e shaj ate se shan veten
    dhe sorrollopin ,tend.une nuk e di nga je ti ,por nga do qe te jesh ,nuk shahet Toka
    jote ,nuk e ka fajin Relievi Gjeografik ,qe ka Toka jone por e kane fajin palaçot ,
    qe po drejtojne dhe kane drejtuar keto 100 vjet.
    shoku bunguri mos mu zemero kur te kritikoj ,se kjo eshte e verteta.
    Per ate fjalen qe ke then se Albania eshte vende MUTI !!!!!!!!!!!!
    Duhet menjihere ti kerkosh Falje Publikut ,Shqiptar.
    Persa i perket asaj Fotografije ,une qe po shkruaj ketu ,personalisht kam
    qene aty beshke me ,nji vellain tim te vogel ,shoku bunguri,
    Une nuk prita njeri te me marri me vete dhe te me thote HAJDE,pra une
    shoku bunguri ,isha aty vet ,me Qefin tim.
    pres replike nga ty o Zotri Bunguri.

    1. Rani says:

      Ketu qenke ti o cub interneti se me kishe lene nje koment cubash dje me ato “rracat” dmth fjalia e fundit e komentit se te tjerat ishin te pranueshme. Po keshtu eshte se ka avancuar teknologjia dhe minjte bejne si cuba ketu, me çudite per me teper se me ty s’kam replikuar asnjehere.

      1. inf says:

        Po or rani po ,une ketu jam ,se ti nuk je pronar i Temes,
        ti je nji komentus ,qe mundohesh ti japesh mend Miletit
        por harron se je nji ,pallosh groshe .
        sa per cub e per mentar te kena TY ne ktu ,nuk do Replika ti
        por te besh Replika je i vetmi, TI..
        Hajt djal rri i qete ,se po shave prit sharje ,zjarri shuhet me zjarr
        dhe jo me UJE.
        Thote te vjeterrit UFULLA E FORTE ,çan ENEN E VET !!!
        o shoku Roni,
        Une shoku roni nuk kam nderment te harrxhoj kohen me ty
        po po me ngacmove do te godas,o MIU i temes…………………

        1. gazi says:

          -ore qysh flet keshtu per Ranin ti–i ke lexuar komentet e tij apo vetem rreshtat e para
          Rani esht komentuesi me realist ne kete forum dhe un jam i ri ketu dhe me komentin e pare qe kam lexuar e kam njohur se esht njeri me kembe ne toke,i llogjikshem.

          1. Rani says:

            Leje o burre se ju ka mundesuar teknologjia edhe viktimave te shprehen pas kompjuterit leje se s’ja vlen te merresh me te se eshte nga ata langaraqet qe vetem flasin……………..po helbete se flasin pas kompjuterit po pyetja shtrohet a do te flisnin perballe keshtu???????

        2. tg usa says:

          nga ky roni me shume duhet te kesh frike kur e ke perballe

    2. Agim says:

      inf, a e din ti se cilet ishin ata qe, publikisht kane thene te njejtat fjale:
      “Shqiperi te kam dhjere
      S’te mora vesh asnjehere.”?

      Patriote ishin ata (edhe njeri vazhdon te jete) dhe shume e me shume se ty, por i thane
      ato fjale se i dhimsej fort ky vend. Dhe kur thuhet “ky vend muti” eshte vend muti qe mban qelbesira si lidere.

  10. bullshit says:

    ishte sala qe ju nxori ju tek sheshi more pleshta e tani beni si te fort

    1. ela says:

      bullshit sic e ke emrin e ke dhe pergjigjen.. sa mire e ke gjet

    2. deso74 says:

      Sala ishte tek varshava e sigurimit…………..do te coj linkun,,,,,,,,

      1. 2011 says:

        Nese mundesh coje ate linkun o deso74, ta shohin te gjithe shqiptaret.

    3. bullshit says:

      un nuk jam pro sales ore sheeple, people desha te them, por kenaqem kur shoh se si nje popull hipokrit dembel denohet ne menyren me te mir me bande e sales ?

      rrofte sala

    4. dritan mullaj says:

      HAHAHAHAHAHAHAHAHA SIPAS KOKEN KAPELEN TY ORE DERMAAN …… PO SALA NUK ISHTE FARE TEK BUSTI PO RINTE SI MI , ME CA TRIMA TE TJERE PO ISHTE AZEMI E CA TE TJERE QE HUMBEN RRUGES … SE “TRIMI“DI TE RUAJE VETEN LUM TI E SALA QE TE MBAN SE ME TY E SI TI ESHTE EDHE AI

    5. Shkodrani says:

      ik mar shkerdhate del prej kesaj faqe se po na ndyne me ndonji MORRE MALSORI,mire te thote ela,..si e ke emnin ke edhe pergjigjen

  11. V-E says:

    PO!QELBESIRA E RADHES PO E NDJEN FUNDIN.TE GJALLE DO TA HAME ,ATE SE BASHKU ME LAROT E TIJ.E MEGJITHATE E ASHTUQUAJTURA SHQIPERI NUK ESHTE VEND MUTI.MUT JANE NJERZIT QE E POPULLUAN ATE DHE DUROJNE KODOSHIN E VUCIDOLIT.

  12. ENVERHOXHA says:

    zoti bunguri,,,ti thuash qelbesire enverit duhet kurajo,,,idiot malesie

    1. turi says:

      Enver hoxha – Je po ti qe po drejton, moj fare e keqe. Ktheve vetem xhaketen dhe nderrove vetem emrin nga diktature komuniste , ne diktature ” demokratike” duke zgjedhur pinjollet e tuj, njerezit me ekstremist, per te ngjallur dashurine per veten tende , ne popull. Ti vrave e preve patriote, trima, njerez te pafajshem, bij te denje te ketij popullit, vetem per te mbajtur ne kembe diktaturen tende. Krimet e tuaja makabre nukmharrohen sepse ato kane lene gjurme te thella ne zemren dhe historine e ketij populli , por ato nuk u thane sepse jane po pinjollet e tuj , qe dora jote vrastare i zgjodhi, jane vezet e tuaja helmuese qe po drejtojne. Ti e shkaterrove kete popull , e shperfytyrove ate me helmin tend te luftes se klasave dhe i fute virusen tend vdekjeprures. Ti , si dje edhe sot ,perdore dhe po perdor metodat e tuaja me djallezore, vetem per zgjatjen e pushtetit tend gangster kriminal. Por do te vije dita qe…… GRUSHTI DO TE BJERE, PERMBI KRYET E ZUZAREVE, KOHA ESHTE E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTAREVE.
      Haveli ka thene se S´KA ME I LIG SE KOMUNISTI ANTI KOMUNIST.
      politika juaj djallezore mund te genjeje dhe t`i hedhi hi syve vetem atyre njerezve qe nuk duan te shohin dhe te bardhen duan ta quajne te zeze, megjithese ajo ta ben muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu.

  13. LUAN says:

    C’fare idiotsie !!! Ruajna zot nga keta truthare .Tek sheshi u cua i gjithe populli i thjesht ,dhe ishin studentet qe e filluan permbysjen ,por per fat te keq, qene komunistet qe me dinakeri moren drejtimin , kur pushtetit i kishin rene dhembet .ZHAN ZHAK RUSOI thote : Permbysjet i nisin idealistet ,pasohen nga politikanet, ndersa pushtetin e marrin maskarenjte .Dhe maskarai me i madh i kesaj kohe eshte njeriu me i marre i ketij vendi, SAL RAM BERISHA ,qe me siguri kur te bier nga pushteti ,te gjithe do ta shajne, sic bene dhe me gjakatarin HOXHA.

  14. Litari says:

    Ernet aty ke sheshi ku ishte (busti Enverit) eshte perpunuare bustin e Sales, pritet te firmoset nga bashkia e Tiranis se Sales e Lulit…Ne se ne nuke zgjohemi nga gjumi dhe se heqeme ZVARRE Salin nga Titana ne Kavaje …aty SHESHI muaje qe vjen do te jete dhe mimadh se bustin e Enverit (BUSTI I Sales)

  15. andi says:

    Bravo, kjo eshte analize qe shtyn njerezit te djathte dhe te majte me vra veten !
    Eshte momenti ti futet popullit opozitar i majte dhe i djathte nje ADRENALINE dhe jo nje DEPRESION !
    Duhet mobilizim i rinise opozitare qe te rrezojme edhe çunin e shelqeres prej Vucitoli edhe lulion e tij.

  16. LEKA says:

    Vetem kur te kete shume shqipetare si Ernest Bunguri do te ndryshoje ky vend MUTI i enverit, saliut e rames etj.
    Keni de drejte ta lavderoni enverin tani, kur nuk ua shtypem kokat ne 1991 kur u fshehet si minj halesh,
    qelbesira, si ju qe mbroni enverin si ju qe mbroni salen dhe ramen.
    Shqiperia ka nevoje per njerez si Ernest Bunguri.

  17. Savo Dukati! says:

    I Dashur Luan është e vërtet se populli luftoi për demokracinë i ndërgjegjëshm, por sikurse u pa dhe po deklarohet udhëheqsat ishin të hedhur nga agjenturat e kompllotit botror. Ata që deshën të devijonin nga detyrat që u kishin dhënë u ligujduan, të tjerët po shtypin Shqipërin, pra neve popullin, me në krye një xhahil të neveritshëm. Po nuk kuptuam këtë ne përsëri do ngrihemi, por përsëri drejtimin do ta marrin kompllotistët shërbëtor të dikujt që punon për të shkatërruar njerëzimin. Prandaj duhet kopmktësi unitet kombtar dhe larg pamësi që Shqipëria të dali nga ky kurth “Të gjithë kundër të gjithëve”

  18. MEMEDHETARI says:

    Edhe une jam kunder krahasimit te kriminelit Sali Berisha me Heroin e Popullit Shqiptar Enver Hoxha…
    Te gjithe e dime dhe duhet ta mesojne ata qe nuk e dine,se si e mori Enveri Shqiperine ne 1944 -n dhe si e zhvilloi e si e la ne 1985…
    Dhe gjate kesaj periudhe,miqte tane te sotem ishin ARMIQ te BETUAR,qe nga Amerika,Anglia,Italia.Jugosllavia,Greqia…
    Megjithate Ai ndertoi dhe cdo gje e beri per te miren e popullit…

    Sali krimineli ka 20 vjet qe po e shkaterron Shqiperine dhe po e vjedh per hesap te vet dhe te zotnive qe e mbajne ne Pushtet dhe e quajne “burre shteti”…
    Aqe shume ka ndertuar Enveri ne kushtet e rrethimit te vertete te eger IMPERIALISTO – REVIZIONIST saqe Saliu akoma nuk ka mundur t`i shkaterroje…

    Prandaj me duket i pavend krahasimi i ndertuesit me shkaterruesin,z.Bunguri…
    Ai bust qe u terhoq zvarre nga pseudodemokratet do te rivihet nje dite perseri kur ne krye te Shqiperise te vendosen njerez qe e duan Kombin dhe nuk e urrejne…

    Por,a ka pasur gabime Enveri???
    Sigurisht,dhe une,per ata qe lavderojne dhe pasojne kriminelin Sali Berisha,e kam gati pergjigjen:
    Nje nga gabimet e pafaleshme te Tij eshte se nuk na ndaloi cigaren…
    Po te mos pinim cigaren,do pinim me pak edhe kafe,do shkonim me pak neper kafene…
    Dhe sigurisht ne kete rast SHUMICA DO TE GRUMBULLOHEJ “TEK SHESHI”…

    1. Gimi says:

      Fuck Enverin tend o memedhetar.

  19. Cakalli7 says:

    Harrove rahjen e opozites ne sheshin ne 1996 edhe raprezaljen mbi shtypin nga “shajku” i bashkim gazidede. dukesh qe ke ate kohe ke ngrene buke me kreditin “jam demokrat i oreve te para” edhe “kam hedhur bustin”. Po ti a ndjehesh fajtor per ato qe ngjane zoteri? Nqs jo pse? Nqs po a i ke kerkuar te falur ketij populli para se te hidhesh ne kete krahun ketej nen justifikimin “intelektual i pavarur”

  20. dorand says:

    u bunguri o spiun po car busti ke qene ti or malok ti ne tirone athere vishe vetem me pashaportizim. pastaj c jane keto brockulla qe thua qe do jesh prape ke sheshi per bustin tjeter? po kur u bete kaq trima juve or mik qe deri dje kur ishte enveri ju shpetonte shurra ne breke sa ja degjonit emrin e tani na flet ti per bustin? ku ishe ti kur ushtaraket e ramiz alise terhiqnin neper shkoder zvarre trupat e vrare ne kufi? ti je nje dallaveraxhi nje genjeshtar dhe mbi te gjitha nje spiun qe ke marre me qafe sa e sa veta

    1. cendurimmadhi says:

      Ben mire te pyesesh se ku ishte Sal Berisha kur ata djemte e Shkoders shetiteshin rruge
      me rruge e shesh me shesh.Megjithate mbajeni,se Shqipria veç po perparon,mbajeni se
      ai popull veç begatohet,pasurohet e lumturohet.Ju rrofte sa malet z Sali.Dhenshi dite nga
      jeta juaj per te.

  21. Gimi says:

    Po me vjen mire qe degjoj se shpiptaret po guxojne ta hedhin qelbesiren e rradhes Sali, para se te kete bere demin e pandreqshem te qelbesires 50 vjecare Enver.

  22. Gimi says:

    Edhe une do jem ne ate shesh sic kam qene kur hodhem te meparshmin.

  23. Mali63 says:

    Nje dite u gezuan te gjithe Gomaret se kishte vdekur Samarxhiu ,se tani nuk do te vinin me samar ne kuriz do te hanin e pinin e do te gezonin pa punuar,nje gomare plak u tha mos u gezoni se Samarxhi do te vije djali i Samarxhiut te pare,dhe per cudi te Gomarve ,Samarxhiu i theretGomeret dhe u vendos samarette cilet i beri aqe te ngusht sa Gomerve u be korizi plage,nje nga Gomeret u ankua se po i vriste samari dhe korizi u kishte celur plage,po Samarxhiuu tha se jane samare te rije do te shtrohen por duhet te ngarkoheni me drune male jo nje here ne dite po 2her ne ditqe samari te shkoje sa me shpejte ne vendin e tije.Populin e shqiperise e ka gjetur si Ariu me gomarin,Ariu po e hante gomarin i shkreti mendonte se ishte ne ender.Cou o popull dhe terhiqni zvare kete qelbesire qe i ka shkuar era gjer ne B E.

  24. Amarildo says:

    thuaj ate qe duhet te dine mire shqiptaret ..jane popull frikacak dhe llapazan .kur u hodh statuja e Hoxhes e kishte marre ferra uraten ramiz alija kishte shpall demokraci ..atehere dolen shqiptaret ne rruge .te fundit ne europen Lindore..sot ne Siri protestat jane te perditeshme ,dikush dhe vritet sirianet qe jetojne jashte kufive kerkoin te futen po ju jane mbyllur kufite,,,shqiptaret pine birre shkoin ne plazh bein qef dhe llogje kavaje,,,,opozita flet budallalliqe .do bejme protesta ne shtator!!! pse nuk dilni dot pa i nxire breket ne plazh dhe te perbysni kete kriminel dhe agjent serb ..apo prisni te vi NATO.atehere e shikoni si vijne shqiptaret jashte kufijve dhe bashkohen me ju dhe do jene ata me agresivet..Sali Berisha i ka mbush breket dhe eshte bere gati .

  25. nje historian says:

    Nuk ka llogjike me te dobet per nje intelektual,apo analist e komentues,ne qofte se hiqen paralele te tilla historike midis epokave apo figurave historike te nje vendi,pa nje analize te paraprire.Si mun dte paralelizosh figuren e Enver Hoxhes me ate te Sali Berishes ,apo te Fatos Nano kodoshave.Si mund ta quash qelbesire Enver Hoxhen qe qeverisi mbi 40 vjet kete vend dhe beri ato qe beri,qe ne bashkekohesit i dime dhe i kemi te filmuara nr tru.Ata qe e quajne qelbesire Enver Hoxhen nje soj si Sali Berishen,ose jane dashakeq te historise,ose jane ithtare te nje kaosi historik te ketij vendi.Cdo popull lind lidere te cilet nuk mund te jene perfekt per te gjithe dhe per te gjitha.Natyrisht Enver Hoxha pati shume te meta serioze qe lidhen me dhimbje te thelle te nje pjese te popullsise ,qe lidhen per nje sere faktoresh ekonomike qe ne i krahasojme me boten dhe kemi vrejtje te medha.Por ama Enver Hoxha ,per ne qe e mbajme mend ashtu e gjeti Shqiperine ,te fundit ne Evrope dhe te fundit e la,vec dime qe e ndoqi zhvillimin hap pas hapi dhe ,edhe pse ishte e fundit,perseri nuk krahasohej me Evropen e fillimit.Per pesedhjet vjet populli shqiptar nen udheheqjen e nver Hoxhes ,punoi ,ndertoi,krijoi dhe kendoi i qete me suksese qe nuk i kish pare as ender ne historine e tij.Prandaj dhe e qau masivisht vdkjen e tij.Politika le te beje punen e saj,historia shpalos me qetesi dhe argumenta te gjitha detajet.Sali Berisha per @1 vjet pervec disa rrugeve te zgjeruara e te asfaltuara nuk ka bere asgje.Popullin e ka percare qe po ha njerithjetrin sikur te jene ujqer.Asnje fabrike te re,asnje hidrocentral,asnje miniere,anje hekurudhe e asnje,asnje….Arsimi eshte katandisur si ne kohen e ahmet Zogut,Shendetesia …mjere kush semuret,Shkenca,kokeposht,historigrafia punon se prapi ne favot te fqinjeve shoviniste,Nje popull i tradhetuar,nje atdhe i kercenuar .Keto nuk ka shqiptar t’i thote per Ennver Hoxhen,prandaj Enver Hoxha nuk eshte qelbesire.Ai vdiq i veshur vetem me nje kostum shqiptai,kurse Saliu vdes me nje prone marramendese lene trashegim jo vetem femijeve por per disa breza.Eshte leku i vjedhur e i grabitur i ketij populli nga ky qelbesire e vertete.Me vjen keq per artikull shkruesin qe duhet ta kish parasysh me mire paralelizmin.Nuk i them keto si nostralgjik,por si shqiptar per shqiptarin.Brezat duhet ta kthjellojne mire katrahuren historike qe po instalon Sali Berisha me klamnin e tij mjaft te gjere.

    1. lumturia says:

      Jam dakord me Ju Historian. Absolutisht jo per arsye nostalgjie shoqeruar me epitetitin, per komunizmin, nuk duhet te veme shenje barazimi midis Enverit dhe Saliut apo kodoshave te tjere ne keto 20 vjet.Enveri eshte i vetmi shqiptar qe krijoi Shtet. Shqiperia njihet ne bote si Shteti qe forcoi Enveri me kokefortesine e tij prej komunisti. Ai beri qe ne te njiheshim ne bote si nje pike ne harte ku jetohej me djersen dhe kokefortesine tone krenare.Ne jetuam, duke ardhur nga hici i pasluftes ne nje vend qe kishte arsimin me serioz. akademine e shkencave, nje industri te lehte dhe nje bujqesi qe te pakten me ate mekanike primitive nuk na detyronte te blinim grurin e maqedonsit.. etj etj.. Nuk jetonim ne parajse por jetonim ne shtepite tona te varfra por te qeta.Ku jemi tani???!!! Shkaterruam gjithcka trasheguam nga qeverisja e Enverit, zbuam rinine me arsim e pa arsim, kemi katandisur arsimin per faqe te turpit, dhe jo me industria qe eshte harruar pervec asaj te ndertimeve mafioze pa kriter, por edhe bujqesia qe me forcat e vaketa te fshatareve perpiqet te mbijetoje, nuk e le kjo qeveri(qe vetem shqiptare smund ta quash) qe ja sjell domaten nga maqedonsi e portokallen nga greku…Kush na katandisi keshtu??? Kjo klasa e qelbur politike me Berishen komandant… qe na bejne te ndjejme turp per kete qeverisje sot, e te krenohemi qe Enveri tundte krenarine e shtetit Shqiptar per 40 vjet…edhe njeher Enveri mbreteroi dhe ka vdekur e tani vleresohet dhe nxiren mesime prej gabimeve, por kete qe kemi ne krye per 20 vjet, perse duhet ta lem te na gremisi akoma, kur e dime shuem mire fundin ku po na degdis???!!!!Ne shesh te dilet me Lider te pa mpleksur me kete politike k…dhe te cohet deri ne fund pastrimi i ketyre plehrave..,?

  26. po sikur says:

    dorando….ta zeme se bunguri eshte spiun i regjur i agjenturave te huaja, qe kane si qellim denigrimin e pushtetit popullor…..desha me di, ti ke naj gjo me ca eshte shkrujt nga ky spiuni i regjur???
    po ske nai llaf per te shtu , ju lutem mos beni si “shashka” se po na devijoni debatin, dhe devijimii i debatit ka qene dhe eshte forme e sigurimit(e kam lexu ke kastriot myftaraj )….

  27. Lir Koka says:

    Sala ne shtator deklaron zgjedhjet e pergjithshme te parakohshme.
    Ka uruar kryeministrin e Spanjes.I tha edhe Berluskoni qe do e boj .

  28. vasilika says:

    Bunguri!!! i ke rene pikes. Me drejt nuk ka ku shkon.

  29. halimi says:

    A jeni normal ju qe si shifni te mirat ndryshimet ne Shqiperi, per nostalgjiket qe vajtojn me lot krokodili e kam fjalen.Po si keni harruar ore horra a eshte qe ky m….rama me te vogel se se meriton shkronjen e madhe para,qe para 20 vj. kur hiku kurva prej atedheut tha; SHqipri te dh…… ndjes past per se gjalli.Po si ka mundesi ky kreten qe e ka marr PS e SHQPERIN peng,e akoma e duroni,ku jeni o In elegjenca SHqiptare pse heshtni, i keni fut veshet ne lesh, e ne sy ju ka ra djelli.Vaj halli per SHqiperin me ra ne duart e shiz……..tamam puna te indentefikohemi SHqiptaret me ksi lloji.

  30. halimi says:

    I nderuari z.Baze flm, qe po me jep mundesin te vij ne shprehje ne gazeten tuaj flm. tung.

  31. fule says:

    Po me bukur se e ke shprehur o Z. Ernest nuk ben:
    “Do të jem tek sheshi sa herë do të duhet të hedhim kokëposhtë ndonjë qelbësirë, duke shpresuar që ndëshkimi shembullor i qelbësirës së radhës të shkurajojë sa më shumë pasardhësit.”

    Vetem keshtu mbas shume vjetesh e ndryshimesh nodshta dicka edhe permisohet.

    Ka ca monstra te tipit Sali qe duan te vdesin ne pushtet, e pastaj t’ia lene trashegim kopilve apo femijve, tamam si diktatoret e c’mendur Arab.

  32. pensjonist mjerani says:

    O zot si nuke na u hoqen celbesiret jane bere si mushkonjet sa shume jane bere politikane gjyctare prokuror polic mjeke nenpunes deri pastruse te gjithe hajdute si doti veje halli
    Keta te vjedhin paeuri jeten nderi pulen detin malin gjithcka ka dhuru zoti per te gjithe keta e vjedhin po a shikon ky popull qe po vdesin nentoke minatoren qe trajtohen si sklleverit para 200 vjetesh vetem qe gence rrulli te marre nga firma miljona nen dore dhe tu beje pjese edhe te tjerve
    po tek cili ligje dote ankohesh prokurorija nuke vrasesit e 21 janarit se eshte ne hilet vete fjalet e sharjet jane me i hedhe hi syve te popullit kemi arrite ne kufije te ekzistences

  33. dritan mullaj says:

    ME VJEN MIRE QE KA NJEREZ AKOMA TE GUXIMSHEM PAVARESISHT PERKATESISE POLITIKE MARRIN GUXIMIN TE DALIN NE RRUGE E TE PERBALLEN PSE JO EDHE ME QELBESIRAT NE VENDIN KU AKOMA PREMTOHET PER UJE PRANE DETIT PER DRITE AFER DIELLIT PER RRUGE BUZE RRUGES PER ZJARR AFER VATRES PO DERI KUR……… DO NA HEDHIN HI SYVE KETA QERATALLARE . EH MJERE KY POPULL QE MBAN NE SHPINE LLOJ E LLOJ SATRAPI QE PO I HYPI KALIT BEHET NJESH ME TE SE PER TI ZBRITUR… JO SE JO.

  34. Luki says:

    Qelbësira ishte në pushtet 40 vjet.Po aq na duhen për tu pastruar nga mbetjet e tij.Tranzicioni ynë po ndodhë në mënyrë shum të natyrshme.Reagimi i pa matur në çdo gjë për çdo gjë,vend e pa vend, kohë e pa kohë,është pasojë e injorancës që me “përkushtim” e ka mbjellë qelbësira në secilin prej nesh.

  35. lili says:

    “ishte sala qe ju nxorri tek Sheshi???” Jo morr dajla,sala atehere ishte ne makinen e Sigurimit to shikuar protestuesit ! Shi videon pak per kete!
    http://www.youtube.com/watch?v=NbRz4QZWtPY&feature=player_embedded

  36. katarakti says:

    Meqe po flitet pe rEnverin dhe Berishen. Enveri ishte nje diktator tipik, vrau, preu dhe ndaloi deri edhe fjalen e lire. Por njekohesisht gjate 40 vjeteve qe mbreteroi, e ngriti nga llumi Shqiperine, e beri shtet te forte, modern, te respektuar ne bote. Ndryshimet ishin marramendese dhe te paperseritshme. Ja edhe prova e pakundershtueshme e vepres se tij te paharruesme: – Shpellani i sotem, siç pohon pa dashur edhe Luki, ka 20 vjet qe po perpiqet t’i shkaterroje dhe t’i zhduke çdo gjurme te Epokes se Enver Hoxhes dhe nuk po ia arrin dot. Duket, siç veren edhe Luki, se i nevojiten edhe 20 vjet te tjera per ta kthyer ne zero, siç u betua me 1991.

  37. Genti says:

    nqs se ne Tirane do gjinden ca cuna trima te shtrine si qen ca nga ata qe thone ..jam filani ..,dmth nje 100 nga ata “trimat” e tribuve te tropojes ,,,dhe ti bejen maloket te ikin naten endej nga erdhen diten..do shikoni qe Sali shpella jep doreheqjen brenda ores..kafshet tropojane sa trima hiqen aq frikacak dhe burra kurva jane …

  38. lalekrosi says:

    Jam dakort me ty ,por duhen pastruar te gjithe qelbesirat ,te fillojme qe nga 1944.11.28-29.
    , si ta kete qejfi ty. nese i do me mbiemer familjesh ,gjeje te arkiva e perdhosur e shtetit te shkerdhyer Shqipetar .silleni Nanon nga austria ,mblidhini te gjithe se bashku ,pastaj veruni flaken,kjo eshte pjesa e munguar e 1991.Tung vellezer.

    1. Genti says:

      nanon vetem miku i tij Sali shpella mund ta bjeri ne shqiperi..po ska mundesi ta beje kete se ne Viene Nano po levron pare te vjedhura te Saliut,,sa per arkivat eshte kujdesur Saliu ti seleksionoje dhe ti sistemoje si do veten ne keto 20 vjet..sekretarin e partise dhe spiun te sigurimit shqiptar e ben hero te demokracise,,disenjatorja e sigurimit shtetit…kryeparlamentare e keshtu me radhe deri te roja i kryeministrise….duhet nje zjarr i madh qe te digjen keta si ne kohen e epidemise karkalecit ..sic kam degjuar..digjeshin me benzine per te mos u shumefishuar me

  39. Afërdita Kusi says:

    Ky link e tregon kush e rrëxoj bustin e Enverit

    http://www.proletari.com/?p=6016

  40. Nesti says:

    Ik o Bungur vej ndonje tufe me lule te varri i Enver Hoxhes se e shoh qe te ka marre malli.

  41. gogo says:

    Ne se jemi vertet njerez,dalja tek sheshi,per te hequr zvarre qelbesiren e rradhes,kesaj here,te gjalle,duhet te jete sa me e afert,mundesisht sot,se neser do te jete shume vone!Edhe pse keto lloj speciesh,qe quhen,me nje emer te perbashket ”QELBESIRA”,sot jane shtuar ca si teper,populli ka shume me teper fuqi,per t’i terhequr zvarre,per se gjalli dhe jo te beje sehir se si i vjedhin cdo gje,deri edhe voten,te drejten per te jetuar me dinjitet!Asnjeri te mos mendoje se eshte i imunizuar dhe ta kene te qarte te gjithe,te majte,te djathte apo te qendres,se per kete rast nuk vlen thenia e famshme,qe i atribuohet Nastradinit (atij te vertetit,jo Kryeministrit aktual!),qe thoshte ”larg bythes time”,kur pa qe po digjej fshati dhe zjarri erdhi deri tek shtepia e tij!Dhe,sic dihet,edhe atij i u dogj bytha!

  42. BIANKA says:

    te lumte dora Nesti tek sheshi kjo eshte per ata qe kane sy e shikojne e per ata qe kane vesh e degjojne nuk e kuptoj per disa nuk e shikojne ku jemi katandisur…… na vjen turp per keta qe na drejtojne sala te mesoj te flas shqip njehere se e ka katandisur kete popull si surrati i tij bemat e tij nuk kane te sosur qe nga 97 e me rradhe deri ne 21 janar ku vrau 4 te pafajshem e nuku denua asnje nga ata qe vran po u denuan ata qe ‘qelluan me gure’po cbehet keshtu o zot ky komunist qe na u be antikomunist eshte me keq se fashist aty ne shesh ta rrezojme se vet nuk zbret nga kali qe i ka hipur mbrapsht e nuk po e le kete popull te marre frym lirisht…..kemi nevoj ne vendi per njerez te guximshem si ty NESTI TE LUMTE AJO DORE QE KA SHKRUAR E VLERESOJ GUXIMIN E PENEN TENDE SUUUUKSEEESEEE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje