Mur kinez, fjalët mbrapsht!

8 Gusht 2011, 19:10Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Nikollë Lesi do jetë nxehur shumë këto ditë me qeverinë. Ministri i Jashtëm kinez nuk pranoi ta takonte Nikon, pasi kinezët nuk harrojnë sesi në vitin 1997, Niko me një çantë të madhe dhe të fryrë me “materiale propagandistike” për Tajvanin, lobonte publikisht dhe politikisht që Shqipëria t’i njihte pavarësinë. Kinezët jo thjesht kanë para. Ata kanë memorie – siç treguan me incidentin Lesi – por edhe qëllime. Qëllime që ata i kanë në ekspansion dhe jo vetëm në Shqipëri. Kinezët kanë treguar interes për porte, por edhe për ishuj grekë. Ata janë sot “pronarët” e borxhit të jashtëm amerikan. Që të kuptohet se çfarë do të thotë kjo, në teori një ditë Pekinit mund t’i teket t’i thotë Uashingtonit se duhet t’ia kthejë borxhin nesër. Sigurisht që kjo mbetet një mundësi, më shumë teorike. Siç është e pamundur që ushtarët kinezë të ecin në këmbë nga bregu perëndimor i Paqësorit, për të arritur në brigjet e Kalifornisë. Por në teori, sipas përllogaritjeve mbi 150 milionë rekrutët kinezë, nëse vihen në rresht për një, arrijnë të bashkojnë bregun e Kinës me atë të Kalifornisë. Në teori, por gjithmonë mbetet një mundësi.

Në Afrikë sipas të përditshmes komuniste të Pekinit People’s Daily, Kina ka investuar deri më sot 49 miliard dollarë. Miniera, centrale, fabrika, por sigurisht më shumë në industrinë e gazit dhe naftës e për këtë pyesni Sudanin apo Nigerinë. Sipas të njëjtit burim, në 11 shkurt kryeministri i Zimbabves – një vendi ku monedha zhvlerësohet me tre katër zero sa herë Mugabe shfaqet në televizor – i kërkonte zyrtarëve kinezë të çonin brenda vitit në një miliard totalin e investimeve në vend. Investimet kineze në Afrikë korrespondojnë me ikjen e tyre nga Shqipëria në vitet 80. Siç thotë  një shprehje po kineze: “Jepi dikujt një peshk dhe ai do hajë për një ditë, por mësoje si të peshkojë dhe ai do të hajë për gjithë jetën”. Afrimi i Kinës me ne ka nisur që prej vitit 1991 kur regjimi ndryshoi. Erdhi një regjim demokratik, por për Pekinin e kuq rëndësi kishte që iku qeveria që solli ftohjen e raporteve në fund të viteve ‘70. Një strategji që nuk ka ndryshuar e për këtë mjaft t’ju them se sot në ambasadën kineze janë rikthyer prej disa vitesh diplomatë që ishin këtu në kohën e Prishjes së Madhe. Atëherë cili është interesi që regjimi demokratik, i cili në shkurt 1991 kërkoi anulimin e vizitës së kryeministrit Li Peng, sot i ofron liberalizim vizash dhe ekspansion ekonomik? Dhe për më tepër, cili është “peshku” që kërkon Berisha dhe çfarë “leksion peshkimi” do të ofrojnë kinezët në paketë?

Këtë askush nuk e di. Siç nuk di se çfarë fshihet pas 100 milionëve për Parlamentin e ri. Siç nuk di se çfarë fshihet në jet-ët privatë me “targa” arabe, ruse, turke e kineze, që vijnë natën e ikin herët në mëngjes nga Rinasi. Por të gjithë ama e kemi një pyetje: a do t’i paguajmë një kosto ne kësaj?

Në një shkrim shumë vite më parë në revistën Klan, citoja një nga batutat e Nanos, që mërzitej shpejt me skolastikët e Gerhard Priebe-s dhe ashpërsinë e Chris Patten: “Do na fusni në BE apo t’ja q.. robt e ta fus Shqipërinë në Ligën Arabe”.

Sot, ne “robt” që po flasim për këtë çështje, gjithë dilemën e kemi tek “q”-ja simbolike e Nanos. Kina është një emër dhe një vend që duhet respektuar. Por po ashtu duhet të jemi të sinqertë me publikun dhe t’i sqarojmë dilemat që ai ka për afrimin e ri me Kinën. Eshtë shansi për më shumë para. Por edhe për t’iu frikësuar reagimit amerikan ndaj sjelljes së dashur me armikun e tij më të madh ekonomik, financiar, por edhe ushtarak. Si edhe reagimit europian, që mund të vijë pas liberalizimit të vizave me Kinën. Ç’ka do sillte qindra- mijëra kinezë, në pikën më të afërt gjeografike me Bashkimin Europian. Dhe këtu s’po flas fare për dashurinë e papritur me sistemin që ende vret njerëz, vetëm sepse mendojnë ndryshe.

E për më shumë nuk është halli sesa aksione marrin turqit, sa porte kinezët dhe sa xhami arabët. Gjithë çështja është se ndoshta për ndonjë lek më shumë në arkë, për të blerë helikopterë e makina Saliut, vendi ka nxjerrë në shitje, jo asetet, por kohezionin e tij politik dhe orientimin perëndimor.

E këtu jo për të bërë apologji, por krahasuar me “peshkun shpatë” kinez të Saliut, “q”-ja e Nanos mbetet realisht simbolike.

Paradoksalisht kjo është çka duhet të zemërojë vërtet Nikollë Lesin. Pas rekordit të notit, Saliu mburret me numrin e shkallëve që ka ngjitur në murin kinez. Një garë që e nisi në vitin 1996 në Pekin, atje ku u shit Koha Jonë. E po e përfundon tani, kur për një peshk më shumë, po shitet Shqipëria. Shqipëria Jonë.

32 komente në “Mur kinez, fjalët mbrapsht!”

  1. ben says:

    Kina eshte bere shume e “rrezikshne” dhe ju e keni shkruajtuar se eshte pronare e borxhit amerikan,dhe me duket se po behet me ngadale edhe pronare e borxhit europian,dhe Shqiperia nuk ka kellqe, ta refuzoje n.,q.se i ofrohet ndonje ‘peshk’ nga kinezet,ishalla te jete i majme per popullin dhe jo vetem per oborrin e Sales.I pame edhe keto perendimoret me investimet e leshit qe kane bere ne vendin tone.Kinen me nje politike me te zgjuar duhet te kishim perfituar nga ana ekonomike shume,shume me teper(ndoshta nuk na kane lene per tu lidhur me teper).Jane vene ne gare vendet europiane kush te beje lidhje ekonomike me te forta me Kinen.Nuk duhet me e pa Kinen nga ana politike si e shihte Sala ne vitet 90.Edhe amerika dhe evropa bejne gam-gam per te drejtat e njeriut dhe gjera te tjera,por vellimin me te madh ekonomik me Kinen po e bejne.

    1. KULUFI says:

      NIKOLLE LESI (LESHI) BEN MIRE QE NUK U FTUA A NUK U LEJUA SE DO E QELBTE TAKIMIN –

  2. toscana says:

    kend veshtrimi i autorit eshte interesant .Ne nje intervist ish ministri i jashtem italian Masimo d,Alema u shpreh se ne nje takim qe pata me presidentin kinez ajo qe me beri me shume pershtypje ishte vizioni i tij pas 50 vjetesh kur ai tha se ne 2040 ne do tja kalojme amerikes ne prodhimin e pergjithshem ,por kryesorja tha ai eshte se kush do ta drejtoi boten politikisht.Te till politikan i duhen nje vendi sado i vogel qe eshte ai.jo si S.Berisha qe per pak para me shume.cvendos orientimin politik e ekonomik te vendit,her me arabet tani me kinezet e me von cfar nuk pret nga ky njeri

  3. ish-kolegu yt vite me pare tek KJ says:

    Mjafte qarte, koherent dhe profesionalisht z.Balla, por keto fakte e analiza ne artikullin e larteshkruar nga ju bejani me dije z.Rama dhe do plehrave te Opozites qe i shkojne z.Rama nga pas per nje vend ne Parti dhe nje rroge ne Parlament, pa shumica e popullit qe voton e eshte rregullisht me Opoziten duhet te mashtrohet e lihet ne opozite, pa-pune, pa-prone, pa-buke, pa-perspektive, pa-mbrojtje (vritet njelloj si ne Kine ne sheshin qendror te Kryeqytetit), pa-ligj, nga vete lidershipi Opozites z.Rama e do servile pas tij. Ky Popull e ky vend do shpetim me cfardo cmimi e pa pyetur me per mashtrimet e frikesimet e do nderkombetareve…

    1. mati says:

      ah mor ish koleg_dukesh qe je nje salian i shitur pas plehrave te kryeministrit(me vjene turp qe e permend kete emer)qe edhe ti je lidhur pas sales vetem e vetem per nje cope kothere, qe vret me te vertet gjate nates (dhe te q… gjate dites) shko e meso gjuhen shqipe “o do” ish kolege… qysh kur ke filluar e lexon “Temen” apo nuk te terheqe me media e sales dhe e lilos?
      mos u merzisni se ne by.. do e keni si nga nga sala tani ne pushtet dhe nga ne kur te vijme…o felliqsire e kohes…futi nje shplarje trurit para se te shkruash heres tjeter!

  4. gjethi says:

    Lexoni numrin e sotem te gazetes Investigimi dhe do ta gjeni pergjigjen per pyetjet e Sokol Balles.

  5. katarakti says:

    Berisha e ka treguar me fakte se eshte sa palaço, aq edhe i pabese.”Partia Komuniste kineze dhe… ia ka ndryshuar faqen Kines”, – pranoi ish komunisti antikomunist.. Deklarata e tij se do liberalizoje vizat me 1 miliard e gjysem kinezet eshte thjesht nje shantazh qe ai i drejton Perendimit. Ne rast se nuk doni te permbyteni nga kinezet, mos me prishni rehatin mua me gjoja zgjedhjet te lira dhe te ndershme – eshte mesazhi qe ai i ka drejtuar me kete deklarate Uashingtonit dhe Brukselit. Kjo kthese 180 gradeshe, si pirueta nga komunist ne antikomunist, deshmon se Berisha nuk i ka punet mire me dy kryeqendrat perendimore. Por eshte aq idiot sa kujton se do tu beje presion atyre, si dikur kur u krekosej duke u thene se”jam faktor ne Ballkan”. Dhe e pa ai edhe Ballkanin edhe Shqiperine me 1997. Historia veçse perseritet.

  6. Xha Jaho says:

    Ne raport me Ameriken, autori e ka gabim. USA e EU, sikur te ngrejne taksat e importit per mallrat kineze, psh 30% e asfiksojne eksportin kinez, rrisin prodhimet e tyre, shtojne te ardhurat e shlyejne borxhet qe i kane Kines. USA e EU jane treguar tolerante me Kinen ne ekonomi. Kina ne fakt eshte pasuruar ne kurriz te politikave liberale amerikane. Kurse shlyerja e borxheve ka afate, nuk behet kur te doje Kina.

  7. Vasel Malaj says:

    Vazhdoni me Qinen se e keni ne rregull duket se kishte marre madhi per ato kurvat komuniste dhe i rikthyet majmunet komuniste te Azise. Komunisti Sali Stalin Berisha nuk munde te rrine pa kruar prapanicen me Qinezet ju rrofte miqesia me Qinen. Lereni SHBA dhe BE. E ardhmja juaj eshte me Qinezet kendoni ate kengen Qinane moj Qinane. Hajde me Ju lumte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. e verteta do te thuhet says:

      Versel i ke rene pikes,por c`ti bejme Sali Enver Berishes qe qinezet i ka cuna tezesh,harrove ti o Vesel se partija komuniste demokrate e Sali Berishes me partine komuniste te Qines jane motra?Ujku qimen nderron,por zakonin se harron,thote populli.

  8. durim sosuri says:

    Kol Balla ia paska futur si kau peles me kete shkrim. Prandaj nuk duhet te shkruaje njeriu me norme se perfundon keshtu si kooperativisti Muc Nano

  9. Gjitrushi says:

    Vasel, je i mire ne poezite e idiotesise.Ku kuptoni ti se ku rreh çekani.

  10. arbeni nga tepelena says:

    shyqyr ,do behemi kinezer.

  11. Lir Koka says:

    Saliu per inat te izolimit diplomatik perendimor po shkon me nullixhiun me falni me Kinen, por harron se ne darke duhet te fleje prape me burrin, harrova me Perendimi.E shkreta nuse me falni Saliu c’a ka me heq prej burrit qe po shkon me mullixhiun.

    1. Dean says:

      Sa ”mullixhinj” ka ndruar BARBARI i vucidolit gjate jetes se tij nuk numerohen.Ka bythe edhe per 1 me shume,ajo monster.
      Po ky Sokol Balla qenka 1 koqe gomari qe se paska shokun.Kaq vjet ne gazetari dhe s’paska nxene fare idioti.Paskan shkalluar te gjithe gazetaret ne Shqiperi?????????

  12. Genti says:

    erdhi dita diskutohet emri i Nikoll Lesit neper media..njeriut me idiot qe kam njohur dikur ne fakultetin e shkencave ..njeriu me i pa afte dhe servil..tipik malok …ka probleme me te rendesishme Shqiperia se sa te merresh me katunaret e Saliut..me ata duhet te merret vetem Revista Hosteni dhe Portokalli…

  13. albaniac says:

    Ke krokodili ka filluar chinese buffet all you can eat 24/7…….

  14. Gazmend Nushi USA says:

    Mos e kruani me Kinen .Kam kohe qe e them ne kete faqe per Kinen dhe disa here nuk ma kane besuar mi kane fshire shkrimet.Berisha para te tjereve nuk eshte kerkushi.Por ishalla kane ndermend me bere ndonje gje dhe le te perfitojme dhe neve.Sa per USA mos e qani hallin se borxhin e lane kollaj por jo me keto qe e hudheheqin sot.Qe jane shpenzuesit me te medhej ne historine e Amerikes.Sa per idene e taksave te mallrave Kinez eshte shprehur me se qarti Donald Tramph,pra eshte nje zgjidhje me i bere presion Kines e cila vetem gjysmen e pare te ketije viti e ka bilancin tregtare 850 biljon dollare.Pra nuk ka nga e luaj bythen ,sepse paret jane dhene dhe me ja mare ketyre qe kane tall bythen me te tjeret gjithe jeten eshte e veshtire.

  15. bbb says:

    Kina po tregon se Enveri dhe SHBA kane gabuar ne vlersimin qe i kane bere Kines. Borxhi qe i ka SHBA Kines tregon se kapitalizmi modern ka mbaruar, falimentuar.

  16. raimondi says:

    O Sokol Balla –Po ca politikani qneke ti mor aman ?

    —-Ca lidhje kane ato qe thua per ushtaret kineze se mund te harijne ne Kaliforni ????—–

    -Hellooo !!!! ——— Ti je budalla apo ben vete ?——

    —–Se jo nje politikan , por edhe nje njeri me dy fije tru nuk i ben keto krahasime te shperfytyruara , me mungesen e llogjikes me
    elemntare

    -Ore , po atje ne PS paska vetme budallenj dhe spiune te grekut .————–Si ka mundesi PS-ja paska politikane kaq idiote ne krye ????

    -Pastaj nqs Sala e nderon kursin e tij te orientimit ekonomik, kjo eshte gje shume e mire —Sepse ky kurs ekonomik
    qe ka Sala eshte nje shkaterim total i jetes sone ———– PS-ja duhet ta miratoje nqs behet ndonje dnryshimkuris ne drejtimin e Ekonomise —

    -Edhe pastaj menyra e te folurit te ketij le shume per te deshiruar ————-Mer si pike referimi pislleqet qe ka thene Nano

    ——–C’jane keta politikane pa regulla etike fare ????

    —Ky harron shprehjen e shqiptareve qe thote :—-Muhabetet e shtratit nuk behen ne tavoline ……

    ——– Ne fkat po t eisha une si Mero nuk do ja lejoja per botim kete shkrim sepse nuk permbush kushtet e etikes
    per tu botuar , por nga ana tjeter eshte mire ti botosh sepse keshtu kemi mundesi ti njohim me mire keto krijesa
    mediokre qe pretendojne te na drejtojne

    —PS-ja qe ka nje trashegimi me intelektuale te shkelqyer qe nga e kaluara, eshte katandisur tek ca budallenj ,
    si puna e ketij Balles, Rames ,Malajt ,Dades,etj dhe tek disa spiune te grekut si Majko, Blushi me shoke

    ———Si ka mundesi keta njerez me nje nivel intelekti kaq te ulet kane paturpesine dhe duan te qendrojne ne krye te nje Partie
    kur keta po na tregojne se jane njerez qe as nuk kane lexuar ndonjehere por as edhe dijne te flasin-

    ———-Pra nuk jane as Street Smart dhe as Book Smart———-Keta jane fatkeqsia e elektoratit tye PS-se

    -Me keta mysybete ne PS, Sala do jete ne krye te vendit edhe 100 vjet —

    1. ilir111 says:

      O Mondi cohu nga gjumi ca ben se ky eshte gazetar jo politikan, eshte Taulant Balla deputet te kane hedhur trute e gomarit edhe ty ke pjerdhur fare.

      1. raimondi says:

        hahahahahaahahahahahahahahahahaha– u dhivaaaaaaaaaaaaaaaaa

        Ke plotesisht te drejte –Une kujtoja se ishte ai politikani -Dhe te them te drejten u Befasova !!!!

        ——-Se ate politkanin Balla e pelqej shume —-Edhe atje kur ai foli kunder Sales foli me shume dinjitet ,
        ndersa Sala shante si idiot

        -Ai eshte nga te paktit qe une pelqej tek PS-ja,—- eshte tamam tip bosi -, dhe Bravo i qofte Librazhdit qe megjtihse qytet i vogel
        ka nxjerre nje politkan tamam serioz dhe inteligjent -Ndersa qytet e tjera te medha i kane te gjithe depudetet trapa

        ————Une i kerkoj FALJE depudetit Balla se e Akuzova me pa te drejte –Te me fali ,
        se nuk e kam zakon te akuzoj tjetrin pa fakte pasi jam nje sipmatizant i PERGJEJGESHEM i PS-se

        I

  17. luis says:

    Katarakti komenti i yt shume i sakte.Ne shume komente te tua kam pare realitet,dhe ekuiliber.

  18. Kosta says:

    Qellimi i S. Balles ne kete shkrim eshte qe te fuse ne sherr Nikollen me Saliun, por kot e ke harxhuar kohen se ata nuk jane bere kurre miq…..a mund te behet mik Nikolla po nuk pati interesa perfituese?!!! Trajtimi i problemit ne lidhje me shitjen e Shqiperise – kines, me duket se ja ke fut kot o Koli, as shitet dhe as blihet shqiperia se nuk e do kush, nuk shikon qe kufijte tane i ruajne te tjeret dhe jo ne?! e kush e do nje popull qe qaravitet per kohen e ndyre komuniste dhe Lever Hoxhen, qe tani po e quajme si epoke e gurit dhe ti na qaravitesh per te….leri mo keto se ty te dhembe prishja e piramides se ndyre qe uroi kur te prishet te jeni edhe ju te topeve te kanalit atje brenda se po na vini flaken…….

  19. petrika says:

    Kure e pyeten Napoleon Bonapartin se c mendim kishte per kinen Ai u pergjigj – Lereni luanin te flere se kur te zgjoht do te trondisi boten tani besoj se ka ardhur momenti i zgjimit prandaj kini durim e prisni se c do te ndodhe

  20. petrika says:

    Sokol Balla ka te drejt por ku mund ta dine ca njerez qe nuk e njohi politiken

  21. vlora 1 says:

    O Raimonda qenke trularaske fare ti!!!….dhe te mendosh-te bezdis etika haha cfare peshkaguri

    1. raimondi says:

      O Labush ! Ti nuk i kupton ato qe them une se ti je nga nje qytet pa intelktuale –Jeni te gjithe lopcare
      –Ju meshkujt e atij qyteti jeni njeri me hajvane se tjetri–
      Jeni turpi i Shqiperise –Ne 20 vjet demokraci keni nxjerre vetem Trapa qe nuk kane thene njeher enje fjale me mend
      Dhe ja t emendosh se me i zgjuari i juaji eshte Arben Malaj qe eshte nje sy-palare dhe nje katundar i grades se fundit –Te vjen turp ta degjosh ate mysybet Vlore

      — ——Shikoi depudetet e Vlores !–Jane njerezit me nivelin me te ulet ne parlamentin shqiptar=–Shiko dhe ju qytetaret e thjeshte , si puna jote ———–Flet tamam si Bujk pa toke —

      -Ne fkat je njelloj si keta ketu –dhe si ky Idioti Balla ————-Une kujtoja se ky Balla kishte ndonje nievl –por ky paska nivel Librazhdi ———–Ne fkat ky eshte ngushellim per ju , se eshte me keq se ju

      ———–Po pse etike depudeti eshte ajo qe thote ky idioti Balla ?———-Pastaj si flet nje depudet ne ket menyre ?

      -Balla si nje halabk i lagjes merr si pike reference pislleqet qe ka nxjerr Nano nga Goja —–Ky qenka trap fare

      -Le pastaj kur ben ato krahasimet brilnate me ushtaret kineze ———–Ky duhet ndjekur fare nga Parlamenti se qenka komplet idiot

      ———-Megjithse per kete elektorat qe paska PS-ja ky eshte tamam—–

      -Elektorati i PS-se nga sa shof une paska nivel me ulet se ai i PD-se —

      ———-Ju qenki te gjithe te pagdhendur ndaj edhe i keni keta depudete njeri me qesharak se tjetri

  22. nipcja says:

    O raimond, e ke mire, po ky nuk eshte deputet eshte mender gazetar. Ky ne fakt ja fut si kahu peles, i duket vetja i zgjuar dhe ben ndonje lidhje idiote me ndonje “batute” qe s”ka lidhje me kontekstin dhe e shtjellon ne menyre te tille demek interesante qe ti qe e lexon ta kuptosh sipas menyres tende intelektuale!!!!!!!!!!!?????????Keta lloj tipa merren vetem me llafe si ato kurvat dhe i shesin kush i blen me shume se keshtu eshte sistemi ango-sankson!!!!!! u morra shume me te.

  23. nipcja says:

    Edhe dicka tjeter o raimond. Ti e ke ngaterruar kete me nje deputet nga Librazhdi dhe ne fakt nuk e ke ngaterruar gabim, e ke ngaterruar mire se ne fakt e ka shok te ngushte ate nga Librazhdi dhe po te behet deputet ky jam i sigurt qe do perfaqesoje denjesisht Rrogozhinen.

    1. raimondi says:

      Pavaresisht se ky gazetari hajvan e ka shok Depudetin Balla ——Kjo nuk do te thote azgje –Shoke mund te jemi,por mendimet i kemi te ndryshme

      –Une ne fakt kam respekt per depudetin Balla -dhe u cudita si ka mundesi qe ky ben keto krahasime me ushtaret kineze e te tjera imagjinata te shperfytyruara te cilat fyejne amerikanet pa asnje arsye
      –Sepse ai aty prek integritetin amerikan pa dashje -Por tregohet edhe i papergjegjeshem ky gazetari ne keto krahasime ,
      pervec injorances pa kufi qe ai tregon aty kur flet per ushtaret dhe per borxhini

      ——Se amerikanet nuk e lexojne keto qe thote ky gazetari, por po ti lexojne, keta do fillojne dhe to tallen me ne
      , se jane jashtezakonisht shume patritoik ketu ne USA dhe per keto gjera keta nuk te falin –
      —-Ka liri shtypi, por ama duhet te tregohesh i pergjegjeshem kur shkruan ,se keta te nxjerin bojen

      ——Megjithate ato qe kam thene qendrojne ne pergjithesi per keta qe hiqen si moderne dhe qe ne fakt jane shume qesharake .. bejne gjithmone autogol

      -Por nejse, ky gazetar qenka i shpifur fare …….

  24. Vasel Malaj says:

    Gjitrushi apo Rrushi degjo more legen, Sali Bythari kerkon ti beje presion SHBA me Qinezet eshte njesoje si ti beje presion Miu Buallit. Mos je nip Qinet vazho me Qinezet kendojeni ate kengen Qinane Moj Qinane. Qinane moj Qina Jone. Tju rroje miqesia me Qinen e Qinaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje