PS: Mbështesim kërkesat e minatorëve. RISHM: Policia të nxjerrë urgjent minatorët nga aty

11 Gusht 2011, 12:47Politika TEMA

Deputeti Arben Ahmetaj, i cili ishte para pak ditësh në Bulqizë, doli në një konferencë për shtyp në selinë e PS duke shprehur mbështetjen e partisë së tij për kërkesat e minatorëve.

“PS mbështet kërkesat legjitime ekonomike të minatorëve dhe kërkon që qeveria të zgjidhë urgjent situatën e rënduar. Ministria e Ekonomisë i ka instrumentet që të detyrojë kompaninë ACR që të bëjë investimet e detyrueshme. Mosbërja e investimeve ka si pasojë rrënimin e minierës. Bërja e investimeve do të sillte dyfishimin e produktit, rritjen e përfitimit për minatorët,” tha Ahmetaj.

“Në atë minierë punohet akoma në kushte primitive me karroca dore si në vitin 1945. Shfrytëzimi barbar i minierës është shprehje e drejtpërdrejtë sesa në vëmendje e ka qytetarin e vet kjo qeveri. PS do mbështesë minatorët në kërkesat e tyre legjitime,” vijoi më tej deputeti i PS.

Ahmeti tha se duhet një hetim ndaj punës së repartit për inspektimin e minierave, i njohur me emrin RISHM, që del çdo ditë nga dy- tre herë në konferencë për shtyp.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Ekonomisë të ndalojë talljet me deklaratat e RISHM, puna e të cilave kërkon një hetim të thellë. Puna e RISHM është shumë e rëndësishme. Por puna e RISHM-it ka munguar. Minatorët më thanë se si ka mundësi që RISHM kujtohet sot për atë minierë, kur aty punohet prej vitesh si në vitin 1945,” tha Ahmetaj.

Ndërkohë, specialistët e Repartit të Inspektim- Shpëtimit të Minierave e cilësojnë si të rrezikshëm qëndrimin e 13 minatorëve në nivelin e 14-të të minierës së Bulqizës.

Në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i RISHM-it ka theksuar se ndërprerja e punës nga minatorët grevistë të minierës ka shkaktuar shembje në nivelet 15 dhe 16-të të minierës dhe kjo përbën rrezik për 13-të minatorët grevistë ndërsa i ka bërë thirrje forcave të policisë të ndërhyjnë për të evakuuar minatorët nga galeria.

17 komente në “PS: Mbështesim kërkesat e minatorëve. RISHM: Policia të nxjerrë urgjent minatorët nga aty”

  1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Ne Tirane basti 1 milion dollar!!!!..Kush e gjen ku eshte Edi Rama??????

    Dielli i Korrik dhe vapa e gushtit nuk i ka penguar njerzit te pyesin,ku eshte Edi Rama??Nderko qe Kryeministri shqiptar “theu rekordin” kete vere duke qendruar pa bere urinen per 132 minuta ne detin Jon,kryetari i PS nuk ndihet i gjalle,ka humbur pa nam pa nishan.Ka 16 dite qe minatoret e Bulqizes jane ne greve dhe nuk kemi asnje prononcim nga Edi Rama,kryetari i opozites shqiptare.Ne mos gaboj intervista e tij e fundit eshte e dates 14 Korrik dhene ne emisionin e Top Storit.Hamendjet jane nga me te medhat.Ne Tirane,kryeqendren e shqiptarve po vihen BASTE te papara,deri ne 1 milion dollar.Dikush thote se Edi Rama ndodhet ne Amerike se bashku me keshilltaren e tij Suden,per te parandaluar Krizen FINANCIARE botrore ne Wall Street,thashethemet e tjera thone se meqe do te perjashtoi Islamin dhe Harasanin nga partia,ka shkuar ne Bruksel per tu dhene eksperiencen e tij,per forcimin e Bashkimit Europian,duke rekomanduar largimin e Greqise dhe Italise,te tjere e kane pare ne Londer duke qetsuar dhe ndaluar djegiet dhe shkatrrimet e demostruesve angleze,duke i friksuar ata se do niset Saliu me Helikopter dhe me jelek antiplumb.Ka zera qe thone Edi ka shkuar ti shperndaje ndihma ushqimore popullsise se rrezikuar nga uria ne Somali dhe Kenia,sepse shqiptaret me liberalizimin e vizave nuk po konsumojne me.Ca dashakeq kane perhapur lajmin se Edi ndodhet ne Majorka e duke u lare ne dete dallget i kane hequr rrobat e banjos dhe nga frika e paparaceve ka vendosur te mos dali me ne breg.Me te besueshem jan ato qe thone se Edi Rama po kryen nje OPERACION PLASTIKO-PSICIK ne Paris.Mendohet se shfaqja e tij ne Shtator ne Parlamentin shqiptar do te jete nje sensacion.Kirurget me te njohur franceze duke perdorur medodat me te fundit te mjeksise kineze,kane arritur te krijojne kundersharin IDEAL,sfiduesin e Sali Berishes.Megjithse teper sekret flitet se Edi Rama i II eshte nje misherim Basha-Nano-Meta-Ceka-Topalli ne nje person.Ai do te jete i bukur si Lulzim Basha,i zgjuar si Fatos Nano,mashtrues si Ilir Meta,trim si Arben Imami,dredharak si Neritan Ceka dhe i kulturuar si Jozefina Topalli.Pra Sali Berisha te kerkoje pune ne ndonje spital privat se fundi i tij eshte i pashmangshem.Pas shume viteve me greva,protesta,demostrata, largimi i Berishes kesaj rradhe eshte i pashmangshem.Vetem me ndihmen e mjekve,specialisteve te huaj,mundet me ja heq LICENSEN e POLITIKANIT nje Kardiologu Kasap.Rrofte mjeksia dhe ju o MINATORE te BULQIZES duhet te dilni tani nga greva,filloni pune sa me pare,se keni per te paguar faturen e operacionit te Kryesocialistit Rama.Kushdo qe do ta fitoi kete bast,nje gje e ka te sigurt,parate e tij duhet tja kerkoje Vefes,ose Gjallices ose te hedh ne gjygj ata qe vodhen parate e rruges se KOMBIT.Lexues te nderuar e di qe ju nuk me besoni prandaj po ju pyes.More di ndokush nga ju ku ndodhet Edi Rama???Sido qe te jete dhe ku do qe te jete nje rekord e ka thyer Edi.Ate te fshehjes se kokes ne rere si Struci.Prandaj i thoni qe te dale ne publik se ua ka per detyre shqiptareve.

    1. fule says:

      Por ju dhe kur eshte ketu thoni ca ben ai Edi Rama, nuk duhet. Kur s’eshte ketu e doni me cdo kusht, s’merret vesh. Cfare atuoriteti do ushtroj ai te firma ACR? Kur s’na e benka zap Saliu kete firme?
      Edi Rama ben shume mire qe nuk perzihet ne te tilla afera dhe pazare qe luhen nen kurrizin e grevistve. Kjo i ben nder dhe e diferencon nga maskarenjte e llojit tjeter.
      Shoh qe jane turrur makarenjte dhe lakejnte e Saliut, duan ti faturojne Edi Rames edhe pasojat e greves se minatorve. Cfare race te degjeneruarush mban ky vend

    2. raimondi says:

      Shume mire thua —- Edi duhet te largohet urgjentisht nga kreu i PS-se se po shkateron opoziten –
      ———- Ai e ka kthyer Shqiperine ne nje vend pa opozite— Edi po shkateron funxionin e nje shoqerie demokratike ,
      ku opozita eshte pjesa kryesore e jetes politike ne dmeokraci —-Ndersa ai e ka vene opoizten ne gjume
      dhe Shqiperia duket sikur eshte nje diktatutre ku opozita nuk existon fare

      —— C’eshte ky lloj hajvani qe ka zene kreun e PS-se dhe nuk thote asnje gjysem fjale per te gjitha keto pislleqe qe ben shteti i Sales

      —– Sic duket Saliu e ka pergjuar Edin kur do kete bere ndonje bisede te “bukur” me ate Dule grekun qe e mbante gjithmone ne krah ,
      dhe tani i ben presion –

      -Ndaj edhe Edi nuk flet fareee — –Te beje Sala c’te doje , Edi nuk kundershton, dhe hiqet sikur po ben ndonje oppozite moderne —
      – I doli boja fare ketij debili qe ka opozita ne krye

      1. FCUK says:

        Zoteri ai nuk eshte krey i opozites per katunar si puna jote. E verteta shihet, thuhet vertetohet. Ku je ti o Shqiptare, cfare po ben ti per kete vend qe kerkon nga Edi Rama?

        1. FCUK says:

          Kreu – me fal per gabimin

      2. gazi says:

        –po te kishte gje per Edin ai i kishte thene me 21 janar..po me qe ra fjala ti raimond c’fare po ben per ate vend?–o lere ke bere nje tatuazh dhe i con femijet ne shkolle me grek dhe meksikan,se shkollat ne Shqiperi nuk bejne.

  2. Salibanizem pa limit says:

    Dilni o burra se nuk i jepet jeta demonit Sali. Prit kur te thote: I vrau opozita me indiferencen e saj.
    Te paret tha se i vrau me stilolapsa pistolete

  3. Berisha largohu says:

    Indiferentizmi i Edi Rames eshte turpi i opozites.

    1. Salibanizem pa limit says:

      Keshtu ju do i pari i Tribuse. Ta mbroni me thonj e me dhemb me gjak te denje shpellari qe ju rrjedh ne vena. E tmerron dhe hija e Edi Rames. Nuk ja jep qe nuk ja jep garancine per pleqerim te qete Edi SALIUT. Le te plase dhe koka e balli-fariut po deshi.

      1. Berisha largohu says:

        Ore Salibanizem pa limit, c’far thua?

  4. Rani says:

    Eshte e pabesueshme qe ne Evrope ne shekullin e 21 te punohet me karroca dore ne miniere, çfare çmendurie, nuk arrij ta kuptoj se si i ka lene ky pis shtet keta shkerdhata austriake te punojne me karroca dore, ncncncncncn vetem revolucioni i armatosur i rregullon gjerat atje. Pa u vrare disa legene te qeverise, pa u bere shembull dikush ne menyre demonstrative, nuk ben perpara ai vend i eger.

  5. migena aleksi says:

    Eshtë e vërtetë ajo që shkruani për Londrën. Vandalizmi dhe hajdutllëku ka plasur sheshit atje, por çfarë ndodh? Policia nuk vret asnjë qytetar, pavarësisht atyre veprimeve që bëjnë. Kurse në 21 janar në Tiranë Sali Berisha vrau me paramendim dhe gjakftohtësi 4 shqiptarë, 4 baballarë, 4 burra, 4 prej nesh. Nuk vodhën e nuk vranë. Ishin të qetë, ishin të heshtur. Në 21 janar vrau 4 dhe masakroi qindra të tjerë. Në zgjedhjet e fundit na vodhi nderin, na vodhi identitetin, na vodhi votën. Mesazhi që Sali Berisha, ky burrë i lig dhe i vogël po i jep popullit, është i qartë: Ose pranoni që ligji jam unë, ose ju vras si në 21 janar. Dikush në një letër këtu te Shekulli e quajti këtë një “kontratë gjaku”. E tillë është: Një kontratë gjaku nga e cila populli nuk ka frikë, por opozita me sa duket, po.
    Thonë që Edi Rama ka shkuar me pushime. A i kini parë ato fotot e protestuesve në Tel Aviv? Ata flenë jashtë. Nuk shkojnë me pushime, madje nuk kthehen as në shtëpi. Nuk protestojnë “me turne” as me “takohemi nga shtatori”. As ngujohen në greva urie para diktatorit që qesh dhe u thotë: “Do t’ju bëj një funeral madhështor”. Jo! Ata nuk i qahen kërrkujt! Ata flenë mbi barrikada. Ata ja marrin shpirtin, ja shkurtojnë ditët së keqes. Sepse janë në të drejtën e tyre. Sepse janë të bindur në të drejtën e tyre. Me forcë zemre dhe me guxim nuk shkulen e nuk dorëzohen derisa e drejta të vihet në vend.
    Po këtu? Edi Rama dëshiron të pushojë. Sa do të donin edhe ato minatoret të pushonin. Por nuk pushojnë, paçka se janë pa ngrënë. Edi ndihet i lodhur. Le të pushojë. Se fundja mundesitë për të pushuar i ka. Tek e fundit Rama edhe po nuk e mundi Saliun jeta për atë vazhdon se e ka në terezi. Edhe sikur të largohet fare nga politika. Po populli me njëmijë e një halle? Me lakun në fyt dhe me pezmin e madh të vjedhjes, vrasjes dhe padrejtësisë në zemër? Duhet të presi sa të mbarojë pushimet Edi që të protestojë? Unë them JO. Unë them që thika ka vajtur në palcë. Unë them që të kërcasë revolta qofte edhe pa asnjë politikan në krye. Revolta e e së drejtës mbi të gabuarën, e së mirës mbi të keqen, e qytetarit mbi barbarin, nuk mund të presë e as mund të shkojë me pushime. Ne nuk duam “reforma” e as “dialog”. Reforma që mbajnë në politikë vrasësit dhe hajdutët le ti bëjnë ën vendet e tyre ata që i propozojnë. Ne nuk duam përmbysjen e së keqes dhe të vazhdojmë të durojmë këtë të keqe “në opozitë”. Ne duam përmbysjen e së keqes dhe dërgimin e saj zvarrë atje ku e ka vendin. NË BURG! Ne duam zvarritjen e saj atje ku po shkojnë (për shumë më pak gjë se bëmat shqiptare), shumë kryeministra të tjerë. Ivo Sanader, Timoshenko etj kanë qenë burra e gra kryeministra shumë më të mirë se Sali Berisha. Popullin e tyre nuk e kanë vrarë me plumba në bulevarde kryeqytetesh. I kanë cuar popujt e tyre ne shkallë të reja mirëqenie dhe integrimi. E megjithatë janë sot në burg. Janë në burg sepse kanë gabuar. Kanë vjedhur. Atje e kanë vendin. Po tek ne? A thua të pikur nga qielli e kemi këtë vrasës që na kërcënon dhe poshtëron përditë? Përse u dashka ta mbajmë në shpinë këtë legen psikopat?
    Bisha mund të mposhti e të lodhi Edin por nuk mund të mposhti e të lodhi një popull. Le të zgërdhihen ndyrësirat e veshura me kostume politikanësh dhe rrugaçët që majmin dhe mbajnë me vete. Ne të tjerët, ja të vdesim ja të rrojmë në liri. Kështu është thënë jetë e mot! Kështu do thuhet edhe sot! Sepse edhe sot, si dikur, e vetmja gjë që na ka ngelur është një qëllim fisnik dhe një zemër trime.

  6. danieli says:

    sindikata po ben vetem veglen e ministrit te ekonomise. Kjo eshte nje loje per te larguar ACR dhe per te vene nje firme tjeter qe i jep me shume para ministrit te LSI. Te mjeret minatore qe kane rene pre e kesaj loje dhe po vuajne.

  7. pajtim says:

    me vjen keq qe edhe RISHMI po politizohet. Ministri eshte politik, por lereni Repartin teknik e mos e ngatarroni me greven, dilni vete nete neper konferenca shtypi. Vetem Lsi kerkon te gjitha politike. Largohuni nga politizimi i repartit. Te gjithe duhet te dine se edhe skllever te ishin ato minatore, me ndryshe dhe me mire do ishin trajtuar. Keto probleme jane shkaktuar 95% nga nje fare Ruli Minister, qe donte ti mbyllte minierat qe ne vitin 1992, jo me sot.

  8. TOSCANA says:

    Nje vend ka demokraci funksionale kur pushteti gjyqesor vepron sipas ligjit dhe i pa varur,gjithashtu kur n kete vend funksionojne sindikatat e pa varura partnere me qeverin ne programin e zhvillimit ekonomik te vendit.Qe te dy keta element thelbesor ne shqiperi nuk egsistojn.Kjo greve jep shpresa per nje levizje me te fuqishme sindikale .Persa i takon opozites ajo nuk perfaqsohet vetem nga Edi Rama ,ajo nepermjet deputetitArben Ahmetaj e shprehu qendrimin e saj dhe i mbeshtet minatoret.PER ATA QE SHPREHEN KUNDER EDI RAMES po ju them se ai eshte e vetmja shprese qe ne minierat shqiptare te mos punohet me me karroca dore

  9. kromi says:

    a e dini se c”fare eshte RISHMI? eshte nje cerdhe e atyre qe s mund te sigurojne nje vend ku vidhet shume pra jane kandidate, keshtu ka qene gjithmone…

  10. bulqizaku says:

    o Milet thuhet se kjo greve eshte nje loje e klaneve te reja te salit qe te largojne ARC e ta marrin ata minieren tani qe cmimi i kromit eshte rritur.Pyesni pak ose shihni kush televizion e jep me ngazellim greven,kur keto televizione nuk guxojne te thone asnje fjale te keqe per qeverine,Pas kesaj i nxirrni vete konkluzionet.Keto lojra duhet te demaskoje opozita e cila mos flasi qesim por me gjuhen e atyre qe njohin situaten ne Bulqize.Deputeti i zones e njeh mire kete situate dhe mos kete frike nga mafia e kromit por te jete ne balle ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje