Pse nuk ka komente për kabllogramet Withers-DASH?

30 Gusht 2011, 10:53Politika TEMA

Në faqen e Wikileaks-it kjo ka qenë java e Shqipërisë. Me qindra kabllograme rutinë që ambasada amerikane i ka dërguar Departamentit të Shtetit në periudhën 2007-2010 kanë përfunduar në sajtin që merret me publikimin e informacioneve sekrete. Në qendër të korespondencës diplomatike janë të gjitha personazhet e jetës poltike në vend. Sali Berisha e Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta, Fatos Nano e kështu me radhë. Megjithatë analistëve shqiptarë, përjashto dy komente të Mero Bazes, emri i të cilit përmendet në kabllot diplomatike amerikane, i kanë ndenjur larg një teme që pritej t’i thithte krejtësisht. Të përditshmet shqiptare as i janë afruar tempit të simotrave të tyre perëndimore kur u botuan kabllogramet e ambasadave amerikane në shtetet kryesore të botës këtu e 10 muaj më parë. The Guardian, New York Times, Le Monde, El Pais dhe Der Spiegel përgjatë një jave a më shumë u dhanë lexuesve të tyre nga 10-12 faqe në ditë. E gjitha kjo e selitur në një mal informacioni. Gazetat shqiptare kanë shkruar deri në dy faqe e jo më shumë. Qëndrimi editorial ka qenë pothuajse inekzistent. Informacioni i publikuar ka variuar nga gazeta në gazetë dhe ka përfaqësuar prirjet politike të njërës apo tjetrës.

Kjo mefshtësi reagimi ose është lidhur me shkujdesjen “hajt mo, gjëra të ditura” ose me një lloj droje ndaj qëndrimit sfidues amerikan lidhur me Wikileaks-in dhe informacionet e publikuara në të.

Ose limontia e pushimeve dhe vapës së gushtit vazhdon ende.

Respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/8/30/pse-nuk-ka-komente-per-kabllogramet-withers-dash

6 komente në “Pse nuk ka komente për kabllogramet Withers-DASH?”

  1. zana19 says:

    Kush t’i beje komentet, te vdekurit? A kemi shtyp te pavarur ne? Kush eshte i pavaruar ka reaguar, pjesa tjeter e medias, eshte nje i vdekur qe e mbahet me fryme me berishuqi & Co. Kur i jepet fryme,nxjerr fryme, kollitet, e nxjerr gel_ _ ze.

  2. Afrim Gashi prej Prishtine says:

    Po të lexoni këtë link do e merni përgjigjen,pse nuk ka komente pse nuk ka force nga intelektualet nga gazetaret të shkruajne te verteten e ndodhive ne Shqiperi.
    http://www.proletari.com/?p=6016

  3. Gezim says:

    Asgje te mire per popullin Shqiptarë nuk sjellin keto kobllograme, ne na ka mbytyr e keqja nga politikat tonë që nuk punojne per pupullin Shqiptarë.Dhe populli nuk do tia di fare për këto gjëra.Populli jonë do të hapen vende pune jo prralla me mbret si tu mbushet mendja te tjerve që na kanë bërë lëmsh duke na futur sherrin me qëllim.

  4. Albann says:

    Gjera te ditura…Asgje e re nuk duket ne keto kabllogame persa u perket spiunlleqeve ,mbeshtetjes se krimit nga qeveria,apo demeve kolosale nga ana financiare qe shkaktohen per te mbajtur pushtetin….E vetmja “e re” eshte se keto treguan qarte qe USA e di qe Berisha eshte diktator,qe ka lidhje me korrupsionin dhe qe nuk e lufton ate kur behet fjale “Per kokat e medha te krimit” .Dhe ky eshte lajmi me i keq qe morem ne si popull…Me pare e dinim qe amerikanet perkrahin diktatoret kur u intereson dhe sapo morem konfirmimin qe USA edhe duke ditur qe Berisha eshte njesh me krimin ,perseri e perkrah dhe e mbron….Ky eshte sinjali negativ : Amerikanet s duan qe Berisha te humbe pushtetin… ? ? ? .Arsyeja eshte e thjeshte:Berisha u ofron amerikaneve ate qe kerkojne biles edhe kur bie ne kundershtim me BE…USA s ka pse te kerkoje per tjeter partner..
    Mesazhi i kabllogrameve:
    1) QEVERITE NE SHQIPERI NDEROHEN KUR DO USA
    2) USA NUK KA PLANE TE REZOJE BERISHEN APO MBESHTESE OPOZITEN..

    1. Albann says:

      Si tha Arvizu-” Rama eshte mire te pushoje pak, se ka “ka punuar shume” e “eshte koha per pak pushim”. Ndersa Brace “ben mire ta qepe sa nuk eshte vone”.Analizojini keto dy shprehje te kuptoni se c do USA dhe ambasadori i saj.

  5. tezja ny says:

    UROJ QE SHKODRA QE I DHA DEMOKRACISE GJITHCKA DHE SALA SI ENVERIST E SHFRYTEZOI RREZOI E PARA STATUJEN E ENVERIT PASI KISHTE VDEKUR PER TE PASUR KENAQESINE TE FSHIJE RRUGET ME ANTIPLUMIN E SALIUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje