Wikileaks zbulon dyshimet e zotit Kristina, ish numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë për lidhjet e Genc Rulit me Lukoil-in përmes një kompanie hungareze dhe asaj kroate INA. Dyshimet u shtuan në prag të privatizimit të ARMO
Një sërë kabllograme të ambasadës amerikane në Tiranë i kushtohen frikës së amerikanëve për futjen e biznesit rus në Tiranë. Në qendër të dyshimeve janë lidhjet e ish Ministrit të Ekonomisë Genc Ruli me kompaninë ruse Lukoil dhe filalet e saj në rajon. Dyshimet janë shtuar pasi sipas amerikanëve industria e naftës po rigjalërohej dhe interesi rus për rajonin po rritej. Më poshtë janë disa kabllograme që dëshmojnë vemendjen amerikane ndaj depërtimit rus në Tiranë përmes qeverisë shqiptare. “Ka spekulime që MOL gëzon mbështetjen e ministrit të Energjisë Genc Ruli, fjalë që kanë fituar besueshmëri kur Ruli, i cili prej kohësh është ndjekur nga zëra të paverifikuara për korrupsion, i bëri një falenderim të veçantë publik MOL-it disa javë pwrpara privatizimit të ARMO-s”, thuhet nw dokumentin sekret tw ambasadws.
“Në dokumentin me numër 000345 të nënshkruar nga zëvendësambasadorja Kristina dhe nën emërtimin “SENSITIVE” (I ndjeshëm) ngrihet shqetësimin për strategjinë e qeverisë shqiptare në dhënien me qira të industrisë së nxjerrjes së naftës. Dokumenti mban titullin “rigjallërimi i industrisë së naftës mund të tërheqin interesat ruse” .
Më poshtë pjesë nga ky kobllogram:
“Shqipëria, e cila zotëron një nga fushat më të mëdha të naftës në Evropë dhe që ka premtuar gjetjen e burimeve të reja të gazit dhe naftës, aktualisht po e zgjeron prodhimin e naftës nëpërmjet investimeve perëndimore. Rritja e interesave të investitorëve të huaj në sektorin e naftës ka rritur në mënyrë agresive prodhimin. Kjo ka sjellë dhe spekullime sipas të cilave interesat ruse mund të jenë të tërhequra nga privatizimi i pritshëm i kompanisë shtetërore të rafinimit tw naftws.
Albpetrol, nëpërmjet marrëveshjeve ekzistuese të naftës me kompani të ndryshme ka dhënë me qira të paktën 90 për qind të të industrisë së nxjerrjes së naftës në vend. Kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për të privatizuar të gjithë sektorin e naftës, si një nga hapat më të kritikuar për zhvillimin e kësaj industrie. Ngritja e çmimeve të naftës në tregun botëror po rrit interesat e huaja në burimet hidrokarbureve shqiptare edhe pwr shkak tw lehtësirave tw adobtimit të teknologjive të avancuara të prodhimit në nxjerrjen e naftës bruto me cilësi të ulët dhe në volume më të mëdha se sa ishte e mundur disa dekada më përpara. Pas një dështimi në privatizimin e 2004-ës për shkak të mungesës së interesit të investitorëve, qeveria hodhi sërish në tender ndërkombëtar shitjen e 85 për qind të aksioneve shtetërore të kompanisë së rafinimit të naftës ARMO, dhe asetet e saj primare dy makineri të vjetëruara të përpunimit të naftës dhe rrjetin shpërndarës në të gjithë vendin. Qeveria është optimiste për një privatizim të suksekseshëm të ARMO-s këtë herë. Pesëmbëdhjetë blerës kanë shprehur interes për të blerë ARMO-n.
“Proxy” hungarez për “Lukoil”-n ruse ?
Në mes të 15 kompanive që kanë shprehur interes për privatizimin e ARMO-s është dhe kompania Hungareze e gazit dhe e naftës “MOL”. Interesat e “MOL” kanë ngritur dyshime për lidhjet e saj të afërta me kompaninë ruse të naftës e gazit “Lukoil”. (shënim: duke cituar mediat hungareze një e përditshme shqiptare ka raportuar që MOL ka ngritur një sipërmarrjesë bashku me Lukoil , 50-50 për qind, disa vjet më parë, (e cila e ka shitur pjesën e saj tek Rosneft) në rajonin rus Zapadno-Malobalik.) Ka spekulime që MOL gëzon mbështetjen e ministrit të Energjisë Genc Ruli, fjalë që kanë fituar besueshmëri kur Ruli, i cili prej kohësh është ndjekur nga zëra të paverifikuara për korrupsion, i bëri një falenderim të veçantë publik MOL-it disa javë pwrpara privatizimit të ARMO-s. Sipas spekulimeve, një kompani e njohur shqiptare importuese e naftës, e cila është në partnership me një kompani përpunimi amerikane, do të marrë pjesë në ofertat e ARMO-s. Tregtari shqiptar i naftës sugjeron se Ruli e ka nënshkruar tashmë një marrëveshje me MOL, një marrëveshje të cilën ai beson se e ka bekuar vetë kryeministri Berisha, edhe pse jo nëpërmjet firmës së tij. Ai thekson se MOL është aktualisht në Ballkan, pasi ia ka shitur Lukoil-it pjesën e e saj të aksioneve tek kompania kroate e përpunimit INA. Së fundmi, mund të gjenden shenja të forta të interesave ruse në privatizimin e ARMO-s, edhe nëse qeveria ka bindje për një tender të ndershëm dhe transparent në shitjen e një prej kompanive të fundit shtetërore të mbetura.
E ardhmja e industrisë shqiptare të naftës
Shqipëria ka rezerva të konsiderueshme nafte, të cilat ishin caktuar për tu nxjerrë për 90 vitet e fundit. Burimi i parë i naftës u shpua më 1918 afër Vlorës. Në 1920-ën parashikimi që Shqipëria ishte një nga destinacionet më të mira për eksplorimin e naftës pas Lindjes së Mesme drejtoi disa kompani të njohura të kohës që të eskploronin për naftë në Shqipëri, përshirë “Standard Oil”, “Rusthon” dhe kompaninë e naftës Anglo-Persianiane. Industria e naftës mori investime të rëndësishme gjatë regjimit komunist dhe megjithëse teknologjia e punës nuk ishte më e mira e kohës, prodhimi ishte më shumë se dy milionë ton në vit në 1979-ën, duke e kthyer Shqipërinë në rrjetin e eksportimit të naftës. Në fundit të 1980-ës megjithëse prodhimi ra në 1.3 milionë tonë në vit interesat e huaja për të nxjerrë naftë në Shqipëri u shtuan. Në 1990, ishte vendi i parë ish-komunist në Evropë që hapi dyert për kompanitë perëndimore. Në total 105 kompani aplikuan koncensione përfshirë dhe “Chevron’,” Oçidental”, “AGIP, OMË” dhe “Shell Petroleum”. Gjithsesi kërkimet ishin dëshpëruese pavarësisht investimeve që vajtën 300 milionë dollarë. Trazirat politike në Shqipëri dhe Kosovë në vitet ’90 bënë që të binte çmimi i naftës, si dhe cilësia jo fort e dëshirueshme e naftës bruto, të gjitha kontribuan në rënien e investimeve të mëtejshme. Në 2000-in prodhimi ra në gjysëm milionë ton për vit duke mbuluar vetëm 25 për qind të kërkesave të brendshme.
Një bom i naftës shqiptare?
Në total gjashtë kontrata nafte janë firmosur vetëm 4 vitet e fundit për rehabilitimin e fushave ekzistuese, zhvillimin dhe eksplorimet e reja. Ndryshe nga shkuara shumica e këtyre kompanive janë të vogla apo mesatare. Megjithatë ato ndonjëherë janë më të gatshme të marrin përsipër riskun .
Më tej ambasada jep një raport të punës së Bankers Petrolium e cila po operon aktualisht në jug të vendit dhe bën parashikime për rritje të burimeve të naftës në vendin tonë. “Shqipëria ka vlerësuar rezervat e naftës në 429 milionë tonë. Në 2007 dy marrëveshje të reja nafte u nënshkruan me kompaninë kanadeze Sherwood International dhe kompaninë greke Stream Oil dhe Gas, Ltd. për zhvillimin e pesë fushave të reja të naftës në jugun e Shqipërisë”.
E gjetet me ne fund kush e sabotoi planin e shqiperise madhe, apo e dinit dhe benit nje sy gjume?
se pati nafte apo ndonje gje tjeter me vlere kushe do te perfitojne vetem qeveritare pra eshte e kote me u marre me keto shkrime . . Iken nje ajdute vjen nje tjeter i ka xhepat boshe pune endacakesh . .Asnjehere zbehet ai vende .Po pritet nga keto qeveritare gjithmone fukarenje do te mbeteni
JIMMY, USA, kishte nje plan, krijimin e ”perandorise osmane” ose turqia e madhe, si nje plateforme ndermjetese midis evropes dhe azise, per te kontrolluar ose per te penguar nje bashkim te mundshem midis Azise dhe evropes, por plani ju prish me revolucionin Arab, dhe kerkojne kush eshte fajtori. ne te njejten kohe kerkojne ta kontrollojne ndryshimin duke pergatitur politikisht pasardhesit pra ky plani i islamizimit ne shqiperi eshte vazhdimi i politikes per hyrjen e shqiperise ne plateformen e Euroazise, eshte shume e rezikshme per shqiperine per arsye gjeopolitike, dhe interesash te shteteve te fuqishme, mund te zgjoje dhe luften e 1400,
Edhe!?
qe ne kohen e gjergj kastriotit te gjithe politkante shqipetare e kane shite shqiperine pere nje karrike a kujtuet se sala i berishajve nuke po e shete pere karrike paguam per 50 vjet per enverin dote paguejme per salene 100 vjet #
Dhe ne mendonim se amerikanet e hane buken kot. A e shihni e ju shqiptare te mire? Kane dyshuar! Dhe pastaj cfare? Keta te kujtojne ate drejtore shkolle spiune dhe servile qe vetem mbanin shenime per cfare ndodhte dhe ia raportonin qendres dhe qendra fshinte bythen me raportet e tyre. Ja, kete bejne edhe keta amerikanet ketu. Mbajne shenime dhe pastaj ia dergojne qendres se tyre. Dhe qendra …!
Po te pakten t’u rroje Z. Berisha se mezi e kane, se u sherben me besnikeri te madhe.
Ne lexojme kabllogramat,qeveria vazhdon te vjedh.Oh sa bukur.
Si problem teper i ndjeshem kuptohet se ambasada amerikane ka patur vemendje te veçante per industrine e naftes dhe te gazit ne Shqiperi Edhe pse ka ndonje pasaktesi informacioni qe dergohet tek Departamenti i Shtetit Amerikan eshte teper konçiz dhe vlereson situaten realisht.
Per mendimin tim ne se ARMO do te ishte privatizuar nga” MOL” dhe “INA” Nafta Plin ,per Shqipetaret do te ishte shume me mire ( ne se ketu nuk do te kishte loje korruptive )
Ne raport me “MOL” dhe “INA nafta plin” tre te ashtuquajturit shoqeri qe fituan tenderin ne privatizimin e ARMO jane shume me pak kompetitive dhe thuajse fare pa pervoje ne fushen e perpunimit dhe te politikave te tjera ne zhvillimin e industrise se Naftes Me sa i njoh INA dhe Mol kane patur nje potencial teper te fuqishem teknik si dhe nje infraastrukture me nje pervoje dhjetra vjeçare ne perpunimin dhe trajtimin e naftes dhe te gazit .Krejt e kunderta eshte me ato qe e fituan tenderin
Ne vitin 2004 deshtimi nuk erdhi se pati mungese interesi nga investitoret ,edhe atehere u paraqiten mjaft konkurente por kushtezimi i vendosur per privatizim sidomos per investimet qe duhet te merrnin persiper fituesit,qendrimi ndaj fuqise punetore ,si dhe trajtimit te prodhimit vendas ,ndoshta edhe arsye te tjera perfshi ketu edhe ato politike kur 1997 ishte fare afer ne kujtese ,sepse interesat e investitoreve ne ate kohe me sa mbaj mend ishin qysh ne vitin 2003 ndoshta edhe me pare.Me kujtohet se ne ate periudhe u paraqiten rreth nemte kompani te interesuara nder to Amerikane Ruse Europiane etj edhe disa banka suportuese.
Ne historine e zhvillimit te naftes dhe gazit ne Shqiperi informacioni i dhene eshte relativisht i sakte ,ne vitin 1974 vetem vendburimi i Gorishtit ka prodhuar rreth 1.4 milione ton ne vite dhe rreth ketyre viteve prodhimi i vendit ka kapur shifra rrth 4 milione ton ndersa i Gazit shoqerues dhe natyror ka arritur kulmin me fontanimin e pusit Ca 37 ne vitin 1981 ne rreth 1 miliard e treqind milione metra kub ,nje shifer kjo qe habiste kedo qe e degjonte pas vitit 1990 kur filluam te interesoheshim te futeshim edhe ne ne rrjetin Europian te shperndarjes se gazit.Po ne kete periudhe me porosi te Ramiz Alise u ngriten grupe negociatash dhe infra strukture administrative bisedimi me specialiste te fushave te kerkimit gjeologo gjeofizik te shpimit per nafte e gaz si dhe te shfrytezimit dhe u konkertizuan blloqet e kerkimit ne det te cilat u hodhen per konkurence per disa kompani te interesuara dhe qe ishin ato qe permenden ne kabllogram per saktesim me te plote “ChEVRON”,” OXYDENTAL”,” AGIP”, ” OMV ” dhe SHELLte cilat moren persiper studimin dhe kerkimin e blloqeve duke i detyruar qysh ne neshkrimin e kontrates qe pavaresisht nga rezultatet e punimeve gjeologo gjeofizike dhe studimeve te zonave do te shponin edhe nga nje pus kerkimi Gjithçka u nenshkrua ne keto kontrata u be realitet por nafte dhe gaz nuk u zbulua per tu shfrytezuar industrialisht,
Me kujtohet se para se te ndaheshin blloqet ne ujerat qe lagnin brigjet tona jane zhvilluar disa muaj bisedime me shtetet kufitare nepermjet specialisteve te ushtrise ,hartografe ministrive te ndryshme si dhe disa kolege te industrise se naftes Pas kesaj blloqet u shpallen per eksplorim
Eshte me se e vertete se aktualisht industria e naftes eshte dorezuar pa kushtenga shteti Shqiptar Bankersit ,Strim oilit apo ndonje tjetre qe per mua jane pa dyshim perfituese te pasurive nentokesore te zbuluara me mundin dhe djersen e mijera shqipetareve nder vite ,biles qysh kur permendet ne informacionin e kabllogramit qe me emra nuk i thote per me zbulimet e Drashovices Kuçoves Patosit ,Gorishtit,Cakranit Ballshit,Hekalit Karbunares e deri tek gazokondensati i Delvines ,e ndoshta do ti vije radha edhe Finiqit ,Frakulles Divjakes durresit,bishtpalles Panajase e Povelçes etj etj Te gjitha sa permenda jane vend burime te njohura dhe te zbuluara ne periudhen gati 70 vjeçare te vete shqipetareve gjeologe gjeofizike shpues prodhues ndertues etj dhe per kete eshte dashur te kursehet edhe buka e gojes se gjithe shqipetareve qe nga Vermoshi deri ne Konispol ne breza
Sot me kete pasuri dhe kete mund eshte per te ardhur keq per mbahet gjoja nje albpetrol me disa militante qe vijojne te thithin gjakun e djersen e te gjthe ketyre sa thame me lart
Eshte per te ardhur keq qe me gjith kete pasuri qe eshte shperndare keshtu ka nje transparence zero kur me kujtohet se per ndertimin e TECIT dhe Petroliferes ne Vlore u bene gjith ato sherre qe ne fund te fundit zene vetem nje raport mjaft minimal me kete pasuri gati 100 vjeçare per te cilen nuk eshte diskutuar nje kontrate .
Ket salopar shikoeni me kujdes se per interesin e vet djeg SHQIPRIN,shikoini fytyren si e ka bo zoti si krokodil.tjetri osht aligator.
KETA KRYE MINISTRA E MINISTRA PASKAN MBARUAR TE GJITHE TE NJEJTEN SHKOLLE .
SHKOLLEN E GESTAPOS DHE ATE TE FULCIT.NJERA NXJERRE SPIUNA DHE TJETRA MAFJEN PER ELIMINIM PERSONI DHE PASURIM TE NJE TJETRI.
Dy fetyrat me te poshtera ne bot,Ngelen me fytyra majmuni.