Kur do të falimentojë shteti shqiptar?

29 Gusht 2011, 12:18Politika TEMA

Nga Alfred Kola

Pyetja në titull është me vend sepse çështja tashmë nuk shtrohet nëse shteti shqiptar do të falimentojë, por kur do të ndodh ky falimentim? Gjendja e sotme ekonomike dhe sociale e vendit nuk lë asnjë shpresë që një falimentim i mundshëm të shmanget. Qeveria nga ana e saj e quan këtë katrahurë të rrezikshme si një mrekulli ekonomike të paparë ndonjëherë në botë. Të parët që flasin për një sukses të tillë janë ekonomistët shqiptarë, të cilët vetëquhen të gjithë Doktorë të Shkencave Ekonomike, një titull pompoz që nënkupton së këta individë kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e teorive  dhe modeleve ekonomike, por që për fat të keq nuk e kanë fare haberin nga ajo anë.

Është një fakt i pakundërshtueshëm, që ashtu si me diplomat universitare, edhe me titujt akademikë ne kemi një superprodhim të tyre, si një gjë pa vlerë që blihet dhe shitet në pazar të diletantizmit shoqëror. Këta diletantë në rastin më të mirë nuk marrin vesh fare nga ekonomia dhe në rastin më të keq nuk kundërshtojnë dot udhëheqësin e tyre. Nëse udhëheqësi quan investime vitale ato publike, të cilat përfshihen në shpenzimet qeveritare, po ashtu e bëjnë edhe ata. Nëse udhëheqësi, në delir e sipër, sfidon ekonominë gjermane dhe franceze, të cilave “u mungoka” stabiliteti i ekonomisë shqiptare, edhe ata lajthisin pas tij duke sfiduar nga ana e tyre ekonomistët në këto vende. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në raportet e tij flet me një gjuhë të pakuptueshme, me terma të improvizuara që nuk gjenden në asnjë nga teoritë ekonomike moderne. Nëse ka ndonjë person që përkthen raportimet e tij në media, do t’i mirëkuptoja me sinqeritet  vështirësitë që ai/ajo do të haste në këtë detyrë, sado njohës i shkëlqyer i gjuhës dhe ekonomisë që mund të jetë. Me përjashtim të opozitës dhe disa analizave realiste në televizionet më të mëdha të vendit Top Channel dhe Vizion+ si edhe disa gazetave si Shekulli dhe Tema askush nuk e përmend krizën e rëndë ekonomike në Shqipëri dhe pasojat e saj të rënda. Këtë nuk e përmend as FMN-ja e as organizma të tjerë ndërkombëtarë, kjo për faktin se kriza ekonomike në këtë vend mbase nuk është e dukshme. Shqiptarët, ndryshe nga popujt e tjerë të Evropës, preferojnë të shtrëngojnë rripin në maksimum dhe të jetojnë në varfëri se sa të ngrihen në demonstrata të dhunshme për shkaqe ekonomike, si në të gjithë botën e qytetëruar. Por mosshprehja e krizës nuk do të thotë që ajo nuk ekziston; dhe në Shqipëri kjo krizë është shumë e rëndë dhe e gjithanshme.

Janë një sërë faktorësh që të ndërthurur së bashku formojnë nje bazë të fortë që e bëjnë falimentin e shtetit shqiptar të pashmangshëm. Këta faktorë janë renditur më poshtë në bazë të rëndësisë së tyre në këtë proces:

Borxhi i lartë kombëtar

Kriza ekonomike në vend

Kriza ekonomike në Itali dhe Greqi

Aferat korruptive me asetet kombëtare dhe burimet natyrore

Mospërkatësia në BE dhe devijimi nga kursi evropian

Tashmë është një fakt i ditur dhe i shumëdebatuar që Shqipëria ka nje borxh kombëtar në vlera shumë të larta, deri mbi 60% të prodhimit të përgjithshmëm kombëtar (GDP). Por për masën më të madhe të popullsisë ky tregues nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, perderisa dikush nuk ia shpjegon qartë pasojat që rrjedhin prej tij për vetë ekzistencën e shtetit shqiptar. Deri tani askush nuk e ka marrë mundimin ta bëjë këtë, sepse ndoshta ka menduar se nuk është detyra e tij/saj.

Por jam i bindur se gjithkush që dëgjon se kreu i një familje merr nga banka borxhe për të larë borxhet e vjetra, menjëherë i shkon mendja se një ditë të bukur, jo shumë larg, banka do të vijë e t’i marrë shtëpinë e pronat me laçkë e me plaçkë dhe do ta lërë atë pa gjë fare. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me një shtet pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes një individi dhe shtetit të një vendi. Një gjë ama e kanë të përbashkët: të dy, në një moment të caktuar, do të detyrohen të shpallin falimentin, pra pamundësinë për të paguar borxhet ndaj keditorëve.

Një qeveri merr borxhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të saj të kryera mbi buxhetin, pra kur ka deficit buxhetor. Borxhi nënkupton së në të ardhmen, brezat që vijnë duhet të paguajnë taksa më të larta për të paguar këto borxhe. Ndaj është në interesin e përgjithshëm të një vendi, nëse këto borxhe përdoren në sektorë që garantojnë një rritje ekonomike sa më të lartë dhe gjenerojnë punësim në shkallë të konsiderueshme, e thënë ndryshë, rritje të bizneseve të shëndosha dhe efiçente që nga ana e tyre rrisin punësimin. Në terma ekonomike kjo quhet rritje e produktivitetit të një vendi dhe shtyllat mbi të cilat ajo bazohet janë:

Formimi i Kapitalit

Teknologjia bashkëkohore

Arsimi dhe trajnimi i duhur

Sigurisht që presupozohet që qeveria në këtë vend nuk është e korruptuar dhe ligji zbatohet me rigorozitet.

Në rastin e Shqipërisë, si një vend i varfër, kemi një panoramë krejt të kundërt. Shpenzimet më të mëdha qeveritare, të financuara me borxhe nga tregu i huaj, të cilat trumpetohen më të madhe si investime, kanë shkuar dhe vazhdojnë të shkojnë në fusha dhe projekte aspak efiçente dhe me kosto përtej mundësisë edhe të një vendi shumë më të zhvilluar se Shqipëria. Rasti i rrugës Durrës-Kukës me 60 kilometrat e saj dhe kosto të paimagjinueshme prej më shumë se një miliard Euro është shembulli më tipik i fundosjes së financave publike. Më pas, ndërtimi i një rruge tjetër apo i një ndërtese parlamentare me shuma shumë më të mëdha se në vendet e BE-së apo SHBA-së, mendohet t’i japin një goditje të fortë stabilitetit financiar të shtetit shqiptar. Këto projekte nuk gjenerojnë asnjë të ardhur për qeverinë dhe vendin, përveç pak punësim të përkohshëm për një pjesë njerëzish në nevojë. Por këto projekte marramendëse kanë edhe një tipar tjetër që i bëjnë edhe më jo efiçente: ato realizohen nga kompani të huaja të cilat marrin paratë si fitime dhe i depozitojnë në llogaritë e tyre jashtë vendit. Pra shqiptarët duhët të paguajnë një borxh gjysma e të cilit nuk qëndroi fare në vend. Borxhi shqiptar i jashtëm, që përbën rreth gjysmën e totalit, rreth 4 miliardë dollarë është marrë me interesa shumë të larta, për shkak të besueshmërisë së ulët që ka qeveria shqiptare për pagesën e borxhit në klasifikimet ndërkombëtare. Por këto interesa të larta duhet të paguhen dhe qeveria nuk ka asnjë mënyrë tjetër për grumbullim parash, veç taksave, pra me rritjen e borxhit taksat duhet të rriten. Por qeveria e di se gjendja e biznesit është e mjerë, për shkak të politikave monopoliste tregëtare e politikisht selektive dhe mbi të gjitha vjedhjeve të pabesueshme të fondeve publike dhe të zhvillimit. Ndaj qeveria e bën lojën edhe më të rrezikshme duke marrë borxhe të reja me interes akoma më të lartë për të paguar ato të vjetrat. Akumulimi i ketyre interesave më të larta do ta bëjë qeverinë të dorëzohet, ndërsa po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të që të gjejë treg për të marrë borxhe të reja.

Deri para krizes boterore të vitit 2008, qeveritë shqiptare e kishin më të lehtë manaxhimin e vendit sepse remitancat nga shqiptarët rezidentë jashtë vendit, sidomos Itali dhe Greqi, përbënin një burim të rëndësishëm kapitali për ekonominë e vendit. Por kriza greke dhe papunësia që e shoqëroi atë i tkurri të ardhurat nga ky burim në mënyrë drastike. Një shpërthim i një krize në Itali do t’i tkurrte ato edhe më tej dhe do t’ia hiqnin ekonomisë shqiptare një burim të tillë kapitali. Por edhe nëse kriza italiane shmanget vetë plani i masave të kursimit të ndërmarrë nga qeveria italiane dhe reçensioni ekonomik atje e kanë bërë tashmë punën e tyre.

Shqipëria kishte shanse të mëdha të përfitonte nga burimet e saj natyrore për të mbajtur një rritje të lartë ekonomike, por aferat e rënda korruptive të qeverive shqiptare ia hoqën asaj edhe këtë mundësi. Shitjet e lira të sektorëve strategjikë kompanive të dyshimta, duke përjashtuar hapur dhe në mënyrë sfiduese ato serioze të vendeve të mëdha perëndimore, e privuan qeverinë dhe vendin nga burime të mëdha të ardhurash që mund të investoheshin në fusha që garantonin rritje ekonomike dhe mirëqenie për qytetarët shqiptarë. Koncesionet me pasuritë natyrore të Shqipërisë, naftën dhe minierat, janë shembulli më i qartë i papërgjegjshmërisë historike të qeveritarëve shqiptare që janë gati të shesin gjithçka, vetëm të pasurohen dhe të rrinë në pushtet, tipar që e ka shoqëruar Shqipërinë për shekuj me radhë. Ajo që ndodh me naftën është një grabitje e përmasave gjigande. Kompanitë koncesionare, shumica e të cilave janë fantazma dhe që thuhet se iu përkasin njerëzve të qeverisë, por mbi të gjitha Bankers Petroleum, shfrytëzojnë pamëshirë nëntokën naftëmbajtëse duke deklaruar kuota të ulëta prodhimi. Nafta shitet në tregun e huaj dhe të ardhurat e fituara transferohen në llogari bankare në Kanada, që do të thotë se më shumë se gjysma e vlerës monetare të rezervave të naftës shqiptare nuk llogaritet fare në ekonominë e vendit. Pjesa që merr shteti shqiptar është vetëm një thërrime nga pasuria kombëtare më e madhe e shqiptarëve në këtë kohë krize të madhe ekonomike në vend dhe kërkesash në rritje për “arin e zi” në tregun ndërkombëtar. Sigurisht, punonjësit e këtyre kompanive marrin rroga të mira për nivelin e pagave të vendit, por kjo nuk duhet të na bëjë krenarë, sepse është një lëmoshë përballë fitimeve marramendëse që këto kompani realizojnë fare pa mundim. Shitja e kullave të puseve ekzistuese për skrap dhe kalimi i fitimeve nga shitja e tyre kompanive koncesionare e bën edhe më të koklavitur situatën dhe përgjigjen ndaj pyetjes “Përse ndodh kjo?” edhe më të vështirë.

Kriza e rëndë financiare që pritet të godasë së shpejti Shqipërinë do të çojë në falimentimin e shtetit edhe për një arsye tjetër. Ndërsa Greqia dhe vendet e tjera si pjesë e Euro-zonës dhe anëtare të BE-së kanë mbështetjen e vendeve më të zhvilluara të Evropës si Gjermania dhe Franca në përballimin e krizës, Shqipëria, që nuk ka as statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, do të gjendet e vetme përballë një krize të rëndë financiare, pasojat e së cilës, shoqëruar me krizën e rëndë ekonomike dhe varfërinë e popullsisë, pritet të jenë katastrofike. Edhe vendet që tani shfrytëzojnë lidhjet e dyshimta me qeverinë për përfitime në interes të tyre, do ta lënë atë vetëm në ato momente të vështira.

Deri tani qeveria shqiptare ka arritur t’ia faturojë krizën qytetarëve shqiptarë nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve në sektorë jetikë dhe ndihmës sociale, rritjes së papunësisë nga kalimi në pronësi të huaj të kompanive shtetërore dhe mënyrave të tjera aspak ortodokse. Por tani, kur varfëria ka arritur nivelet e viteve 89-90-të për shumicën e shqiptarëve, është e pamundur që kjo praktikë të vazhdojë të realizohet më tej. Prandaj situate nuk paraqitet aspak optimiste për të ardhmen e financave kombëtare.

Ajo që pritet të ndodh më pas është lehtësisht e parashikueshme. Varfëria e mëtejshme dhe rënia e strukturave të dobëta shtetërore do shkaktojnë trazira dhe rrëmuja të mëdha të pakontrolluara që do të çojnë në pështjellim dhe rritje të paparë të kriminalitetit në vend dhe Shqipëria mund të hyjë në një spirale të rrezikshme që do të linte pasoja të rënda për dekada të tëra në të ardhmen.

Respublica.al

http://respublica.al/opinion/2011/8/29/kur-do-te-falimentoje-shteti-shqiptar

42 komente në “Kur do të falimentojë shteti shqiptar?”

  1. emigranti says:

    shum i sakte ky shkrim do na len 3 breza ne borxhe,po kujt tja thush eshte bere 1 mafje atje qe as FBI sja gjen dot fillin pop keq me vjen per njerzit qe kemi atje edhe per ate vend te mrekullushem…

    1. emigrant says:

      Z.Kola
      Kemi te drejte,Folet ne artikull per guvenatorin Bankes. Z A.Fullani dhe thoni qe perdor terma te pakuptueshme. Thuajeni cope: Fullani nuk eshte ekeonomist por sahanlepires i atij qe eshte ne pushtet. Ka qene nja nga studentet me te dobet te ekonomise , si mund te presesh te behet nje analist i sakte. Megjithe lehtesine e madhe te gradave shkencore te Shqiperise qe dhe nje idiot me dy sy mund te behet doktor shkencash Fullani nuk ka asnje lloj grade. Kjo te kupton te thuash qe ne cfare niveli e kane katandisur Banken e Shqiperise , turp i padegjuar

    2. vinny says:

      Shkrim i sakte ne fushen e ekonomise quhet nje shkrim qe sjell shifra, fatkeqesisht ky shkrim nuk sjell asnje shifer ne menyre qe çdo kush te nxjerri konkulzione.
      Ne thelb ndoshta ka te drejte, po problemi eshte se eshte e pamundur qe lexuesi te gjykoje pasi shkrimi i ngjan me teper nje artikulli propogande se sa nje artikulli ekonomik.
      Ekonomia eshte ne shkence egzakte, ndryshe nga politika, e ky shkrim nuk eshte ekonomik po politik.

    3. JIMMY says:

      ky fare shteti ka vdekure qyshe ne kohet e nastradinit

  2. arber says:

    ky pyet sal vicidoli se djeget vendi, ai nuk i perket shqiperise por nenes serbi, eshte personi kyc i agjentures dhe e ka per detyre ta destabilizoje deri ne shkaterrim kete popull qe nuk po e kupton akoma!!

  3. karaduzi says:

    Dua te shtoj se dhe opozita apo medjat qe konsiderohen te pa varura apo afer opozites pothuajnuk kane ngritur zerin per katastrofen ekonomike qe mua me duket se i tremben qeverise,sipas tyreper te mos ndikuar ne perhapjen e panikut,ky qendrim eshte i gabuar dhe po perseritet rasti i piramidave qe ne fund fare berisha akuzonte opoziten se nuk kishte ngritur zerin.Tani eshte momenti te bien kembanat e alarmit per te shpetuar te pakten kursimet e qytetareve dhe te mos degjojme tellallet proqeveritar dhe guvernatorin e pa kuptushem te bankes se shqiperise.

  4. adi vl says:

    Po pse prape do na i vjedhe leket Saliu ne?

    1. po says:

      Jo mo c’ne! Sikur e ka bere ndonjehere! Parate e Shqiptareve jane me te pastrat ne bote. Tani sterpikla…

  5. tafuti says:

    Nga ana profesionale shkrimi eshte nje bllof.
    Le te na tregoje i nderuari artikullshkrues se cfare do te thote te falimentoje nje shtet dmth te shpalle mosmundesine e paguarjes se borxheve dhe jo te luaje me terma populiste dmth antipopuliste ne domethenien e tyre gazetareske.

    1. Dean says:

      E para,1 shkrim i tille mund te duket ne pamje te pare si 1 ”bllof”,pasi ne te vertet eshte vecse 1 ”Paralajmerim Teorik”,nga ato qe u Leshuan me shumice dhe u Injoruan ne Evrope dhe Amerike gjate gjysmes se pare te Dekades se kaluar.Sot po shikojme se cfare po ndodh.
      Pra,nese dikush te ”Paralajmeron Teorikisht”,se duhani VRET,nuk do te thote domosdoshmerisht se ai eshte i afte te pershkruj hap pas se si te Vret, zhvillimin dhe etapat e semundjes,si dhe diten e ”vdekjes”,aq me teper kur ”Pacienti” refuzon t’a njohi vetveten si te semure dhe vazhdon ti japi doktorit informacion te RREM.
      2-Megjithate njeriu ka mundesi te ndryshoje rrjedhen e ngjarjeve,duke mare masat konkrete,gje e cila e ben kete ”Paralajmerim” te duket qesharak pas disa vitesh.Atehere tipa si puna jote ngrihen dhe thone:Ju thashe se X parashikim ishte i Gabuar?????????
      Dhe e verteta eshte se jo me larg se 1 jave,BARBARI i Vucidolit bashke me magazinierin e tij Ridvan Bode,deklaruan Shkurtime drastike,gje qe eshte 1 tregues kryesor(treguesi me kryesor,ne fakt) qe ekonomia nuk po ecen,dhe per ironi ndodh per te dytin vit rresht.
      3-Ja 1 fakt domethenes nga ana ”profesionale”,ashtu sikur te pelqen ty:Marrja borxh(pavarsisht interesit te ulet) per ngritjen e 1 Parlamenti ne 1 moment krize,eshte 1 tregues i Injorances se ”profesionisteve” tane,pasi kjo ”veper”,me perjashtim te 1 punsimi sezonal (periudha e ndertimit),ne vitet qe do vijne nuk gjeneron,as te Ardhura dhe as Vende pune(me perjashtim te disa pastruesve dhe mirembajtesve te nderteses).Perkundrazi,1 ”veper” e tille do kerkoje Lek ne menyre te vazdueshme nga taksapaguesit shqiptar per mirmbajtje.Por ti zgjodhe ta injorosh kete FAKT.
      4-Autori i shkrimit ka shume te drejt ne konkluzionet dhe parashikimet e tij,pavarsisht se nuk mund te ofroje ”argumenta profesional”,pasi informacioni qe ofrohet nga qeveria,INSTAT, etj.,nuk eshte aspak profesional dhe i vertet.Per kete arsye,dikujt i duhet te nxjerre konkluzione duke bere interpretim te fjalorit dhe Termave te perdorura nga ”qeveria” jone e dhjere.P.sh.,interpretimi i faktit ne mungese te transparences.Tema:Yonuzi nga Bangladeshi dhe termi ”mikrokredi”.
      Cfare ishte kjo deklarate e BARBARIT te Vucidolit,kur as1 Ekonomist i Zoti apo Injorant,nuk e kishte vene perpara pergjegjesis apo sygjeruar, per t’i hedhur 1 here syte nga Yonuzi nga Bangladeshi,pasi ai mund te kish ne dore celsin e zgjidhjes se problemeve ekonomike te Shqiperise??????Ka shume mundesi qe diku ato dite,BARBARIT nga Vucidoli,t’i kish rene ne dore ndo1 broshure per arritjet ”magjike” te Yonuzit,dhe,i Eksituar sic eshte ne cdo moment,te kete arritur ne konkluzionin se praktikat e Yonuzit jane ”Terapia” per te cilen ka nevoje ekonomia shqiptare.Ne fakt ”mikrokredia” si praktike ishte e nevojshme gjate viteve 92-3-4-5.Por atehere INJORANTI i Vucidolit i ofroj 1 zgjidhje me praktike fshatarit te uritur shqiptar:Mbillni bimen qe ka me shume fitim.Dhe fshatari e dinte shume mire se kush kish me shume fitim,HASHASHI.Kjo ”kulture” e uruar do vetem uje dhe vecse ecen perpjete.Shume produktive.
      Por duke e lene HUMORIN menjane,flirtrimi i BARBARIT te Vucidolit me ”mikrokredine” (si nocion ekonomik)eshte 1 TREGUES i forte se ky HAJVAN as qe nuk e ka idene se cfare eshte Ekonomia dhe se si funksionon.Dhe ne keto kushte,kur ty te duhet te negociosh me 1 INJORANT te LINDUR,nocioni ”Profesionist/al” nuk gjen zbatim,pasi ky GOMAR eshte gjithmon i Paparashikueshem dhe te ”Injoron” inteligjencen tate me Budallallekun e tij.
      5-KURRE mos qello postierin qe te sjell 1 lajm te keq.Zbulo dhe trajto problemin.
      POR si komb i shkerdhym qe jemi,ne i biem shkurt dhe,akuzojme OPOZITEN per fatkeqesit tona.A nuk beme po keshtu edhe gjate kohes se Zugut dhe Enverit?????
      1 praktike e tille eshte e njohur vetem tek popujt Injorant dhe Primitiv.Per fat i kemi te dyja.
      6-Parashikimi im:Nese shteti qeveriset ne kete menyre, sikur deri tani,ne vitet 2014-15 Shqiperia do te jete 1 katastrofe e vertete me keq edhe sene 97-8,pasi atehere nuk kishim borxh te jashtem te konsiderueshem.Tashme BARBARI i Vucidolit,ka zbuluar ”magjine” e ”Eurobondit”,qe ne vetvete,eshte ekuivalente me 1 femij 7-8 vjecar duke luajtur me nje BOMB. ZOTI e ruajt femijen e vogel dhe Shqiperine.
      7-Nese e lexon kete koment,jam kurioz te dije se sa Idiot apo Profesional eshte mendimi im.Tjesht per kuriozitet.Nese e ndien veten te ”ofenduar” dhe te vjen per te ”share” mos u permbaj,shperthe plako.

      1. Fieri says:

        100% te drejt. po cbejme ne te gjith? fleme dhe shohim se cdo beje OPOZITA. cdo beje opozita pa ne asgje. le te ngrihemi ne kembe sa seshte vone.

      2. tafuti says:

        Pse te ofendohem or mik Dean?Ne diskutojme ketu.
        Megjithate mendoj se artikulli (jo plotesimet e tua) eshte i dobet profesionalisht.
        Te shkruash per ekonomine nuk duhet te luash me terma “bombastike” si falimentim,krize,tmerr,papunesi etj etj,por duhet shtruar problemi shkencerisht.Kete desha te them.
        Shqiperia ka nje borxh qe shkon ne 60% te GDP dhe kjo quhet katastrofe.Po Japonia me nje borxh 250% si ja ben.Po USA apo shtete te tjera flamurtare te zhvillimit qe kane te bejne me shifra me alarmante se tonat,si ja bejne?Desha te them se nje shifer e tille 60% nuk perben automatikisht katastrofe ekonomike.Nuk po zgjatem me tej se nuk eshte vendi.
        Por desha te shtoj se qe nje shtet te falimentoje,te shpalle mosmundesine e pageses se borxheve ndaj borxhlinjve do te ishte nje “bllof” fantastik qe shpeton shtetin nga borxhet,detyron borxhlinjte te fillojne me masa ndihmese dhe deri ne faljen e borxheve.Keto duhej ti sqaronte ai qe merr mundimin dhe shkruan artikuj kundrejt honorareve dhe jo ne ketu si komentues badihava o mik Dean.
        Te pershendes

        1. agbi... says:

          tafuti , mos u merr me kete sport se duket qe nuk eshte per ty . Ke te drejte qe Japonia ka nje borxhe te tille , por fillo vete te numerosh se cfar prodhon dhe exporton Japonia [ se une neser ne mengjes do iki ne pune ] , dhe pastaj me thuaj cfar shet shqiperia per te lare borxhi e saj .

          1. odiseu says:

            Ekzakt, mos u merni me Japonine se nuk ka kellqe njeri per ate vend.Borxhin Japonia e ka te brendeshem, jo si USA qe i mori mendte Kina dhe ja ka asaj ate borxh monster.Japonia vertet ka transferuar tekonollogji ne Kine por sa per borxh nuk u joshen prej kinezeve. Borxhi i brendeshem eshte ai qe permendet, dhe qe do te thote se shpenzimet publike dhe qeveritare behen jo vetem nga vlera e taksave por edhe nga paret e popullit te mbyllura ne banka. Megjthate politikat nderhyrese dhe subvensionuse te qeverise per mbajtjen e ballances nuk frikesojne askend per arrijtjen e ndonje termeti krize ekonomike(vetem termetet natyrore nuk jane te kontrolluara akoma prej japonezeve) si kjo qe ka pushtuar boten…sepse ne vija te trasha, populli japonez kurre nuk versulet i gjithi njeheresh te terheqi parate qe ka ne banke, kultura e tyre eshte e tille…cte flasim me tej, jam dakort me Dean, ne fatkeqesisht kemi dhe injorancen dhe primitivitetin pronen tone te pandashme…

          2. tafuti says:

            Nuk ka pune ketu me cfare “shet” or gdhe dmth agbi.Meqe perdoret % e borxhit,rrijini asaj e mos u hidhni dege me dege,jo shiti,jo prodhoi,jo emigracioni…. Atehere perdorni te dhena te tjera,kete thashe dhe une se me % e borxhit publik nuk shkon dot me tej ne kalkulimet “falimentuese” te shtetit.Dhe meqe ra fjala,borxhi eshte borxh dhe nuk dallon a ja ke marre kinezit a gjermanit,or Gdhe a Agbi si quhesh!

        2. Dean says:

          Japonia dhe Amerika kane aftesi t’i sherbejne borxhit te tyre,gje te cilen nuk e ben dot Shqiperia.
          P.sh.,nese une (Shqiperia) kam 10.000 Euro ne bank,por nuk kam pune jam me keq se dikush tjeter(Japoni/SHBA) qe ka 10.000 Euro borxh ne bank(shembull i vulgarizuar) por ka punen te ”siguruar”(tjeter histori kjo).
          BARBARIT i duhet te beje disa shpenzime te ”detyruara”,nga Injoranca e tij,deri ne fund te mandatit.Duke u futur ketu renia e te ardhurave nga mbledhja e taksave,te ardhurat nga emigracioni,kredit e keqija ne ritje si dhe problemin me te madh per mua qe ka Shqiperia ne keto momente,Cmimet Teper te Mbivlersuara te shtepive/zyrave/dyqaneve,(Ndertimi ka qene ”motori” kryesor i ekonomise shqiptare+te ardhurat nga emigracioni)
          Atehere e ardhmja e Shqiperise fatkeqesisht eshte shume e zymte…………………etj.Gjithe te mirat

  6. leo says:

    nuk u ngopet duke nxire gjithcka i vetmi qe do falimentoje eshte pronari juaj edi rama

    1. idriz tafa says:

      Nuk e di kush fshihet pas “leos”, Gimi i Purros apo Kaçi i Zi. Nese nuk je dakord me shkrimin, bej analize dhe jo me dy fjale ‘t’ia fusesh pordhes!

    2. D. FRASHERI says:

      LEO
      KE SHUME TE DREJTE DHE UNE JAM ME TY
      NUK KA ME SHTET SHQIPTAR DHE NJE SHTET QE NUK EGZISTON NUK FALIMENTON
      NJE NGA ARESYET QE NUK KA SHTET ESHTE FALIMENTIMI I OPOZITES DHE PER KETE KE TE DREJTE TI , FARI BALLIU DHE TOC LUBONJA

    3. kujtimi says:

      ne 2005 borxhi ishte 60 perqind por ne ate kohe telekomi kesh etj ishin te pa privatizuara tani ato jane shitur leket jane vjedhur apo keqperdorur(durres-kukes)borxhi ka mbetur i larte dhe monopolet jane shtuar ketu shto dhe nje malok gjakatar dhe komuist ne krye. ti si thua cdo ndodhe?

    4. Ton says:

      I gjori Leo. Do jete duke masturbuar me foton e Saliut ne hale.
      Leo (luan per gjysem) ne shekullin e 21 nuk ka bujkrober dhe feudale por demokraci.
      Fatkeqesia e fytyrave te spermuara nga Saliu eshte se ata kujtojne se Saliun e kane pronar dhe te tjeret qe se kane kane dike tjeter.
      Ky eshte rendi qe Saliu me spermatozoidet e tij do te instaloje ne Shqiperi.

  7. england says:

    Mos eshte gje pronari i sat’eme Edi Rama?
    shqiptaret kane treguar se heret,a vone i kane
    treguar vendin diktatoreve,keshtu do ndodhe dhe me
    shefin tend nga Vicidoli Sali,o Leo optimisti!!!

  8. tourkofagos says:

    hahahaha,,,,,,,nuk e dija,se nje shtet i falimentuar,,,,,,pritet te rifalimentoi perseri!!!!

    1. templari says:

      Vertet jemi ne gjunje, por ka edhe barkas…me vone.

      1. tourkofagos says:

        mossssssssssssssssssss,,,,,,,kjo do te jete shkaterruese,se do te katandisemi te githe marmida myslimane dhe kjo do te jete,Fatale!!! Zoti na ruajt!

  9. Gimi says:

    O Fredo, pse do na i marin lopet prape ne?

  10. teuta says:

    Nuk di sa e vertet, por kam degjuar se NATO do te heq dore nga luftimet ne vendet luftuese se kane kosto te lart dhe se i kerkon Berishes 20 ekonomist shqiptar per ti shkateruar ekonomisht keto vende.
    lutem per ndonje sqarim.

  11. baci says:

    Pa zhdukjen e ketyre salo-enveristave dhe seleksionim darvinian te erzeno-lulistave ky vend ska per te ndryshuar.. Me shume se gjysma e popullsise te afte per pune punon jashte shtetit dhe gjendja ekonomoke ajo e 85-90! (merre o perendi salen bashke me shpurren e tij sa me pare!) AMIN!

  12. BACI says:

    Merre o PERENDI sa me pare salo-serbin dhe qeroje erzeno-lulistet nga kjo bote!

  13. Filloreta says:

    Varet se çfare quajme shtet dhe falimentim shteteror ne shqiptarët. Ka administrate shteterore funksionale në sherbim të shtetasve, veprimtaria e se ciles mbeshtetet ne Kushtetute e ne ligje, ka edhe bande shteterore qe nepermjet politikes abuzive, duke shkelur Kushtetuten dhe ligjet, privatizon territorin shteteror dhe ben ç’te doje me te ne sherbim te karrieres korruptive. Ky lloj (pseudo)shteti nuk falimenton kurrë, mbasi banda qeveritare ia ka dale me sukses qe t’i imponoje popullit te trembur e te nenshtruar nje koncept te permbysur per shtetin: vrasja e qytetareve te çarmatosur ne bulevard quhet “mbrojtje e demokracise”, dhurimi i detit cilesohet “vullnet i fqinjesise se mire”, ngujimet nga gjakmarrja si ne mesjete vleresohen “forcim uniteti”, helmimet me fotoksine e vetvrasjet e ndryshme nga humbja e shpreses shpallen “romantizem demokratik”, katstrofa ekonomike reklamohet si “rivalitet me ekonomine gjermane”, manipulimi flagrant i votimeve si “novatorizem elektoral” etj;, etj. Si mund të falimentoje një “shtet” qe realisht ekziston vetem ne imagjinaten e semure te nje populli te çoroditur? Ky shtet-fantazme ka ekzistuar e do te ekzistoje per sa kohe do ta kerkojne interesat e Atyre qe e kane katandisur keshtu: http://www.proletari.com/?p=6016

  14. Gezim says:

    Po kujt i plasi. Mos u merrni me Shqiperine, sepse ka qene eshte dhe do te jete shtet i falimentuar.

    Shikoni familjet tuaja dhe veten tuaj, qe te beni me te miren, dhe lereni kete shtet te deshtuar qe ne lindje.

    Neqoftese nuk do te kete ndergjegjje, dinjitet dhe sakrifice per kombin, ky komb nuk ka per tu bere kurre. shikoni interesin personal, qe te mos zhgenjeheni neser, ashtu si u zhgenjyet me firmat piramidale !!!!!!!!!!!

  15. toscana says:

    Analiza eshte shume e qart per kedo qe ka nje intelekt normal.Por per ata qe vazhdojne te votojne Sali Berishen ddhe mbeshtesin qeverin e tij u duhet shpjeguar me troc duke u thene se femija juaj qe lindi sot ka borxh per te paguar 2000 euro.
    Dhe nje gje tjeter-Ekonomist te tille si Arben Malaj me vlera personale por dhe me eksperienc drejtuse duhet te dalin gati cdo jave ne televizion per ti shpjeguar popullit gjendjen ekonomike te vendit dhe jo te dali me disa kalamaj e tu flas per rrugen e gabuar si e drejton Edi PS. me qellim qe te mos shkatrrohet vendi si me firmat piramidale

  16. luis says:

    Shkrimi i gazetarit eshte tamam i sakte ne zberthimin e termave ekonomike qe nuk le vend per te dyshuar se shteti shqipar do shkoje drejt falimentimit te plote.
    Po mund te thoni ju a i di qeveria se cpo ndodh me financat.Une them se po, bile me mire se ce dijne te tjeret qe jane jashte qeverise,por arsyeja pse veprojne e thone sikur jemi ekonomia me stabel ne europe eshte se duke pare nivelin e dobet intelektual te popullsise,nje papunesi marramendese qe vazhdon prej dy dekadash e qe per keta nuk perben ndonje cudi se cpo ndodh me financat mjaftojne te shohin nje rruge te shtruar diku dhe te thone se qeveria po punon dhe se kemi mundesi se do behat dicka edhe per ne te ardhmen,shto ketu 60% te popullsise qe jeton ne fshat dhe me nje lope dhe ca pula qe kane ne shtepi qe me keto mund te ushqehen pak me mire se ne kohen e dulles dhe thone rrofte Sala.
    Sala vepron ne kete menyre duke investuar ne ato vende qe jane te prekshme per nivelin e dobet te popullsise sic jane rruget dhe rritjen mikroskopike te rrogave te buxhetoreve dhe te pensioneve edhe keto te shoqeruara me nje borxh marramendes duke u pasuruar vete qe neser nje krize te tille tja faturojne qeverise se ardhshme dhe populli injorant te therrase njezeri se ishim me mire ne kohen e Sales.
    Sala nuk mund te quhet i zgjuar por nje sherr budalle qe njeh mire nivelin intelektual shqiptar dhe kete e shfrytezon ne menyre perfekte,por opozites i del per detyre qe ta kap per zverkut jo vetem kete injorant por te vere ne dijeni dhe institucionet nderkombetare financiare per kete tragjedi dhe ta tregoje me gisht fajtorin qe sadopak ta ndergjegjesoje kete popull qe nuk sheh pertej hundes se vet.
    Nje popull i civilizuar dhe i ngritur do ta merrte per zhelesh kete qeveri dhe do e ndalonte kete shkaterrim total te ekonomise shqiptare.

  17. gjethi i thate says:

    Megjithe respektin qe kam per artikull shkruesin,doja qe te rregullonte pak titullin. Besoj qe te gjithe jane dakort te pyesin: Kur do te dali nga falimenti shteti shqipetar? Sepse shqiperia jone eshte xha e falimentuar,pavaresisht qe ata “doktora ekonomie” qe thote shkruesi,nuk e thone dot kete.

  18. Nabukodonosor says:

    Kush te falimentoje o cfare thoni.Ne Diber papunesia eshte 6% si ne Gjermani.Salen vitin tjeter do ta zgjedhin president te OKB-se qe te nxjerre boten nga kriza.
    Perfundimisht ne jemi popull i mbaruar qe durojme kete kelysh te Enver Hoxhes.

  19. A T Z says:

    Ata qe jane bllof nga mendja i shikojne si bllofe keta artikuj po kur te na vije kuponi per te paguar te gjithe bashke do te qajme dhe do te kthehemi ne mesjete.Opozita po na e shkel syrin dhe po na thote ngrihuni po neve duam te shikojme kryeopozitarin me kobure ne dore duke mos menduar se nje xhest i tille do te thote lufte civile.Aq shume na eshte trashur lekura sa nuk marrim vesh nga ngacmimet fine e modeste per te reaguar e te veprojme rrufeshem dhe pa meshire kundrejt ketyre kerpushave qe po na pine gjakun dhe neve i shikojme ne sy si te mefshet me apati.Nje zgjidhje ka,te ngrihemi dhe tu bjeme se ndryshe nuk ka zgjidhje sic e ka thene dhe Fan Noli.

  20. nela says:

    Zoti na ruajt se me te falimentuar sec jemi nuk kemi ku te vemi .Por tatimoret tane do e ndihmojne shqiperine se nga 4 here po na i kontrollojne bilancet dhe me gjobat qe vene do fuqizohet shteti jone

  21. mekaniku says:

    Akoma se kon kuptu kta qe shteti SHqiptar,ka falimentu ka 20 vjet,ka hy deri tani 40 miliard euro borxh,dhe per veç se kon vjedh skon bo azgjo tjeter,dhe çosht me e forta se kto borxhe do i pagujn ter jeten,pikerisht ata qe skon buk me honger,rrofshin HORRATe politikes,qe duke sha nga mjesi ne dark,regjimin qe ka qen,u bon bosa,dhe kon siguru nga 10 breza,me kto euroqe kon mor borxh,

  22. Cakalli7 says:

    pergjigjia: ate dite qe sali berisha do e lere pushtetin pa dhune se ahere nuk do kete mbetur gje per te vjedhur, qe tani e ka zhytur shqiperine ne borxhe edhe nuk thote sa jane e sa vite duhet qe te paguahen. Edi Rama nsq do te behet kryeminister le te marre ca mesime nga ato qe ngjane ne geqi edhe qe do ngjasin ne evrope e amerike

  23. tironsi says:

    sala e ka cu grope ket vend te shkrete

  24. nora says:

    Po ne me 21 JANAR per kete krize u ngritem por nuk po zbardhet akoma vrasja me duar ne xhepa,te shkretet shqiptare si zogj pa klloçke gjithmone keshtu kane qene, fiton korbi.Na falimentuan dhe si prinder pale,si duhet ti mesojme femijet ,ska krize por para krizes se saliut buzeqeshni dhe ajo trembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje