Wikileaks/Withers: Berisha, një ish-komunist që sillet si atëherë

28 Gusht 2011, 16:25Politika TEMA
Wikileaks/Withers: Berisha, një ish-komunist që sillet si

 

Ne dokumentet e publikuara nga Wikileaks bie ne sy dhe rasti i debatit ne parlament Berisha-Balla, pasi ky i fundit përmendi  emrin e vajzës se kryeministrit, qe ka ambicie politike. Po kështu nënvizohet edhe përfshirja e dhëndrit te kryeministrit Jamarber Malltezi ne një projekt te Bankës Botërore ne jug te vendit, duke u renditur pas skandaleve si ai i Gërdecit, Rrugës Durrës Kukës dhe implikimit ne disa afera te biznesmenit Damir Fazllic. Kryeministri Berisha madje, duke u përshkruar për idetë e tij mbi Shqipërinë superfuqi energjetike, apo rritjen ekonomike dyshifrore, krahasohet me një anekdote te kohës se komunizmit, kur fëmijëve u tregohej për parajsën e Shqipërisë dhe situata përfundoi me thirrjen e një nxënësi shqiptar: “Dua te shkoj ne Shqipëri”./vizionplus/

25 komente në “Wikileaks/Withers: Berisha, një ish-komunist që sillet si atëherë”

  1. I besoj verberisht Mero Bazes says:

    Me kujtohet kur larot e komunizmit genjenin populin si Berisha qe genjen tani: ”ja nje hap na ndan nga komunizmi , edhe pak e hedhim kemben ne parajsen e komunizmit dhe nuk do kemi kurre vuajtje ne asnje drejtim” U ngrit njeri dhe tha: ore shoke , a do qendrojme shume me kembe hapur se u shklym fare duke prit komunizmin!
    Vetem idiotet dhe lepiresit e Berishes besojne ne brockullat qe ai tregon , e verteta vonon , por kurre nuk harron dhe ja ku po i dalin pislleqet qe kane gatuar Berisha me mafien pushtetare!

  2. fule says:

    This is a miracle of freedom!!! Shpellarokraci

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Do te kemi nje Vjeshte te Arte????? Do te kemi nje Vjesht te mbare?????. Thone se vjeshta eshte koha e REVOLUCIONEVE. Duart gjakatare te Sali Brishes nuk duhen lejuar te vrasin te ardhmen tone. Pas REVOLUCIONIT Arab te pranveres duhet te kemi REVOLUCIONIN SHQIPTAR TE VJESHTES. Tani qe shqiptarve ju duhet nje udheheqes kemi sprapsjen dhe friken e OPOZITES. I nderuar GJENERAL MYSLYM PASHAJ e nderuar Profesore FLORA HANELLI-OSMANI,ju jeni SHPRESA e shqiptarve.Ju jeni AVNI RUSTEMI modern i vitit 2011.Atdheu ka nevoje per Ju.

      1. Gazmend Nushi USA says:

        Mos u nxefni nga keto shkrimet. Ky Withers duket qe qenka komunist. Madje dhe shefat e vet ku raporton pro-komunist mund te jene. Jam i sigurte se ne Shqiperia demokracia funksionon 120% dhe kjo duket te vendimet e pavarura te organeve te Gjyqsorit.

        1. staslinsali says:

          Me ndihmen e Cakalli007, IP jote ju percoll FBI. Te te marin njehere ata nen lupe se me duket se je nje bombe kamikze ne sahat o GzGz .

        2. Pllumb Gjirokastra says:

          KA KOHE QE KJO ISH- HAFIJA E SIGURIMIT DHE SHIK-UT
          ESHTE NEN HETIM PER RACIZEM

          Gazmend e ka pseudonimin. Marie e ka emrin e vertete. Eshte nje hafije injorante e ish- sigurimit dhe SHIK-ut te Gazidedes. E mban veten per teper antikomuniste, tamam si ish- sekretari i PPSH-se enveristi Sali Berisha. Tipike nje antikomuniste 24 karat komuniste!

        3. Afërdita Kola says:

          Zoti Gazment ju pershendesh. ttp://www.proletari.com/?p=6016

  3. enofieraku. says:

    mbushi xhepat ky i shemtuari dhe tani u kujtua te tregoj bemat e sali trimit, sa qesharak dhe ipokriter jane , na ke thene nje gje qe ne nuk e dinim o zoti ish-ambasador, pse ti nuk kishe gisht ne gerdec ????

  4. rrapi says:

    ne shikojme ujkun perdite kta na tregojne gjurmet..

  5. kujtimi says:

    cdo fjale cdo gjest i saleshit te kujton edukaten komuniste qe ai ka marre.

  6. deso74 says:

    god bless wikileaks,,,,,ne dime shume gjera,,po te dish se c’raportojne ne te vertete zyrtaret amerikane,eshte gje tjeter,,,,z.Withers per cdo gje i shkonte ne zyre SHPELLARIT,,,e i terhiqte veshin me lezet,,,si ne rastin e bllokimit te mitingut te opozites,,,,jo si ky kinezi qe hapi gojen e tha brockulla pa e ditur me ca kishte te bente,,,,megjithate,,,,ajo qe thone amerikanet eshte qe s’u takon atyre te zgjidhin problemet e nje vendi qe eshte aleat(nato),,po si popull i trashe qe jemi vazhdojme qe 50 % ta votojne ket kafshe qe po e con ket vend ne humnere……shpresojme sa me shume publikime nga wikileaks

  7. Arbri says:

    Mendoj se sa te ki Berisha do rregullohet cdo gjepasi do vij ne pushtet:

    1. Ruci, Dade, Tom doshi, Fidel Ylli, Dash Peza, Dritan avllaj, dhe do rregullohemi… jo prit pak keta jan me keq,
    Me mire do vij brezi i te rinjve qe kan studiuar jashte:
    2. Erion veliaj, Dritan prifti, Lul basha, Besjan pesha, Dorian Ducka… po prit more keta jane me keq se baballaret…
    E gjeta do vijne akademiket dhe gazetaret, nje shtres intelektuale e padoktrinuar
    3. Profesor. Shqzai Rokaj, Fatos Lubonja … prit se ky akademiku Rokaj esht ortak me te pandehurin Meta. Hmmm sqenka e leht.

    Po te isha amerikan do thosha, wow this country is a pise of shit!

    1. salimuti2011 says:

      … pise… ?!
      …piece…!

  8. anja says:

    Ne jemi ne kete gjendje qe jemi sepse tani nuk kemi nje Enver ne krye po shume Envere nga qendra ne baze, nga fshati ne qytete e i mjeri shtetas shqiptar qe jeton te vetmen jete qe i ka dhene zoti ne kete vend. Fajin e ka ky popull qe vazhdon voton per keta njerez.

  9. MARIO says:

    NE SHQIPERI NUK DOTE KETE DEMOKRACI DERI SA TE ZBATOHET LIGJI SI SHKRUHET TE ZBATOHET SI KANUNI I LEK DUKAGJINIT SEPSE KURE KANE PASE PROBLEM DY VETA KA NDERHY NJE TJETER EKA ZGJILL JO SI SALA SI NUK PRENON NJERI ME FOLE VEQ AI VETE

  10. Agim says:

    Kush me thote pse RD nuk boton asnje nga kabllogramat e wikileaks?Apo pret te mbaroje iftari?
    Turp e faqe zeze,nuk ka nje ze te flase ndryshe ne ate gazete.Eshte katandisur PD parti eunukesh..Po koha jone me Sandrin c’po gatuajne????Edhe ata po hane Iftarin??Po Lubonja apo e ka ngrene Iftarin qe qemoti?

  11. Kaonia says:

    Kesaj pune i thone ,fol ne vesh te shurdhit.

  12. eltoni says:

    Sa i Zgjuar ky Gaz Nushi mor vella, sa mire e ka kuptuar se Withers eshte komunist. Mua kurre nuk do te me shkonte ndermendje po te mos kisha lexuar shkrimin e tij.Po mos ka ndonje Parti Komuniste ky dhe na ben hatane or ti.Une them se duhet pare mire kjo puna e komunizmit.

  13. Antoni says:

    Ore! po tani e kini marr vesh se ambasadoret e SH.B.A,se nuk kan detyr tjeter vetem me hetue e spiunue qeverit neper bote dhe ne fund me ja u qit te pa larat,siç po ndodh me kabllogramet per bqeverin shqiptare te drejtuar nga Saliu.Por fajet i ka Saliu se:Nuk esht ber inagurim ne shqipri ,jo vetem objekte te rendsisme si Gerdeci,rruga durres kukes ,po dhe ne inadurime kopshtesh,shkollash,e deri banjot publike,prandaj i ka ditur te gjitha hodhsit qe ka çue kabllogramet ne Washigton.qe sot po i bejn te njohura para opinjonit shqiptar dhe ati nderkombtar.
    Agiim! P.D dhe Saliu .nuk do te kursehej po te kishte kabllograme per partit tjera,se Saliu esht ai qe pa kabllograme dhe ka dhen te dhena se me ke i kan fmijt kundershtaret e tij.

  14. Engjelli says:

    Ne te gjitha gazetat opozitare,por edhe ato qeveritare ka mbetur ora vetem tek Berisha ,nuk ka gazete ,radio ,televizion dhe kjo pune jo pak por 20 vjet qe ky emer po nxin faqe te tera ,po trubullon dhe shqeteson tere shqipetaret jashte e brenda vendit.Nje bashk fshatari i jone ka lene nje thenie te goditur dhe kuptimplote ( Ndjese paste se po e permend pas vdekjes dhe te me falin djemte e te afermit e tij se ishte burre me mend dhe i nderuar ne fshat) Kur u prishem me Sovjetiket ne vitet 60 ( nuk me kujtohet se ç’vit konkretisht ) filloi nje propagande sqaruese per popullin ne fshat dhe ne qytet nga Partia e Punes
    Ne fshatin tone erdhi deputeti i zones per te bere sqarimet e duhura dhe pasi u mblodhen ne nje bahçe ne mes te fshatit filloi te fliste per situaten , nderkohe Shqiperia kishte siguruar mikun e madh Kinen e cila do te ndihmonte me çdo gje edhe me ushqime edhe me fabrika edhe me uzina e hidroçentrale etj etj .Ne bisede e siper i deleguari tha “Kina eshte aq e fuqishme dhe e madhe sa qe sikur vetem nje vakt te rrine pa ngrene, dhe te na e dergojne ne shqipetareve ,ne do te hanim si Duçja (do te ushqeheshim shume mire) per nje vit te tere
    Ndderkohe ,ky bashkfshatari i thote
    Me leje shoku Deputet !
    Urdhero Xha Brahim – i pergjigjet ai ( Xha Brahimi njihej pothuajse nga e gjithe udheheqja e asaj kohe sepse kishte shume kontribute te goditura per levizjen Nacional çlirimtare dhe raste te tjera te veprimeve teper burrerore, e te zgjuara.
    More ,po kam degjuar se ne Kine hane edhe bullar ,nuk e di me thuaj eshte e vertete ?
    Deputeti i zene ngushte u pergjigj ,por duke patur parasysh se me ke kishte te bente ,paksa me zbutje i tha
    Epo popull i madh ,mbi nje miliard fryme ( pa e saktesuar paergjigjien por duke lene te kuptohet )
    Mos more tha xha Brahimi
    Po sikur vakti qe do na lene kinezet te qelloje qe ata ta kene gatim me bullar ,Ne me demek bullar do hame gjith vitin ?! dhe plasi e qeshura
    Ne po hame me keq se tha xha Brahimi per 20 vjet kete gjelle
    Do ti propozoja medias qe ne vend te “Bullarit ” te agjerojme disa dite ,me mire pa ngrene fare se sa keshtu, dhe kjo te jete edhe nje shenje proteste.
    Kjo edhe per Wikileaks edhe per gjithe llojet e medias dhe do te shikoni se si do te ulerijne rrotat e qerres per kete graso te vjeter Pas kesaj ose nderroni rrotat ose grason .

  15. Pllumb Gjirokastra says:

    KIM JONG IL DHE SALI BERISHA PERBALLE ABRAHAM LINCOLN…

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lideri komunist Kim Jong Il bashke me te jatin Kim Ir Sen kane mbi 60 vjet qe sundojne me grushtin e hekurt ne Korene Veriore.
    Vetem dekaden e fundit rreth 2 milione koreanoveriore kane vdekur nga uria ndersa Pheniani prodhoi disa bomba atomike! Edhe po ti kishte perdorur ato bomba kunder popullit te vet nuk do te kishin shkaktuar kaq shume viktima….
    Ai ka shpallur se do te qendroje ne pushtet deri sa te vdese.
    Eshte edhe nje lider tjeter qe ka shpaklur se do te qendroje ne udheheqje deri sa ti jape jete ai lart… pra derisa te vdese.
    Dikur ne Shqiperi eshte kenduar nje kenge politike qe brezi im e mban mend mire:
    Enver Hoxha Mao Ce Duni
    Jane si buka e nje gruni…
    Tashme teksti i saj eshte ndryshuar nga politika zyrtare e Tiranes :
    Sali Berisha Kim Il Jungu
    Jane si buka e nje brumi
    Eshte nje kenge sa politike edhe tragjike per popujt e tyre.
    Andej uria…
    Ketej varferia.
    Andej bombat atomike.
    Ketej shperthimet Hiroshimike.
    Andej karkaleci…
    Ketej Gerdeci!
    Andej fatkeqesia…
    Ketej tragjedia…
    Ligjin e bejne
    Kimi dhe Salia!
    Andej e ketej
    antidemokracia.
    Cfare thote Saliu
    Zbaton Partia
    Harxhet e paguan
    Nene Shqiperia!
    Shqiptaret mbare
    Zjen vegjelia!
    Evrope kerkojme
    Na con nga Azia!
    Votat kerkojme
    Na sjell Teheran
    Demokraci kerkojme
    na con ne Phenian!
    Be ben ne Kushtetute
    E ben mantenute
    Otranton Athines
    Port Romanon shkines
    Per koke e kam mik
    Shqiperine ben ciflik
    Amerike aspirojme
    Na con nga Il-ia
    Gelon vullkani
    Po vjen liria
    Cili eshte shpetimi?
    Vec Demokracia!

    …. Vetem 56 vjet jetoi nje nga baballaret e demokracise amerikane Abraham Lincoln…
    Vetem kater vjet qendroi ne karriken e Presidentit te SHBA-se…
    Vazhdon te jetoje e do te jetoje! Frymezoi dhe vazhdon te frymezoje jo vetem demokracine amerikane, por edhe ate boterore edhe sot 145 vjet mbas vdekjes se tij.
    Zoti e bekofte lirine, demokracine,,, baballaret dhe luftetaret e saj ne cdo cep te Botes!

  16. ALBAN DEGA says:

    KIM JONG IL DHE SALI BERISHA PERBALLE ABRAHAM LINCOLN…

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lideri komunist Kim Jong Il bashke me te jatin Kim Ir Sen kane mbi 60 vjet qe sundojne me grushtin e hekurt ne Korene Veriore.
    Vetem dekaden e fundit rreth 2 milione koreanoveriore kane vdekur nga uria ndersa Pheniani prodhoi disa bomba atomike! Edhe po ti kishte perdorur ato bomba kunder popullit te vet nuk do te kishin shkaktuar kaq shume viktima….
    Ai ka shpallur se do te qendroje ne pushtet deri sa te vdese.
    Eshte edhe nje lider tjeter qe ka shpaklur se do te qendroje ne udheheqje deri sa ti jape jete ai lart… pra derisa te vdese.
    Dikur ne Shqiperi eshte kenduar nje kenge politike qe brezi im e mban mend mire:
    Enver Hoxha Mao Ce Duni
    Jane si buka e nje gruni…
    Tashme teksti i saj eshte ndryshuar nga politika zyrtare e Tiranes :
    Sali Berisha Kim Il Jungu
    Jane si buka e nje brumi
    Eshte nje kenge sa politike edhe tragjike per popujt e tyre.
    Andej uria…
    Ketej varferia.
    Andej bombat atomike.
    Ketej shperthimet Hiroshimike.
    Andej karkaleci…
    Ketej Gerdeci!
    Andej fatkeqesia…
    Ketej tragjedia…
    Ligjin e bejne
    Kimi dhe Salia!
    Andej e ketej
    antidemokracia.
    Cfare thote Saliu
    Zbaton Partia
    Harxhet e paguan
    Nene Shqiperia!
    Shqiptaret mbare
    Zjen vegjelia!
    Evrope kerkojme
    Na con nga Azia!
    Votat kerkojme
    Na sjell Teheran
    Demokraci kerkojme
    na con ne Phenian!
    Be ben ne Kushtetute
    E ben mantenute
    Otranton Athines
    Port Romanon shkines
    Per koke e kam mik
    Shqiperine ben ciflik
    Amerike aspirojme
    Na con nga Il-ia
    Gelon vullkani
    Po vjen liria
    Cili eshte shpetimi?
    Vec Demokracia!

    …. Vetem 56 vjet jetoi nje nga baballaret e demokracise amerikane Abraham Lincoln…
    Vetem kater vjet qendroi ne karriken e Presidentit te SHBA-se…
    Vazhdon te jetoje e do te jetoje! Frymezoi dhe vazhdon te frymezoje jo vetem demokracine amerikane, por edhe ate boterore edhe sot 145 vjet mbas vdekjes se tij.
    Zoti e bekofte lirine, demokracine,,, baballaret dhe luftetaret e saj ne cdo cep te Botes!

    SHKUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 22 GUSHT 2010

  17. ALBAN DEGA says:

    CFARE DO QE TE BEJE SALI BERISHA ….!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cfare do qe te beje Sali berisha… Edhe sikur Zvicer apo Norvegji ta beje Shqiperine, ai kurre nuk do te mund te shlyeje nga mendja, nga syte, nga shpirti e zemrat e nenave shqiptare gjakun dhe krimet, vrasjet e sakatimin e mbi 10 000 shqiptareve ne 1997, tragjedine makabre te Otrantos, tragjedine e mamutho- korrupsionit te qeverise se tij ne Gerdec. Shamite e zeza dhe mallkimet e tyre me ose pa shami do tA ndjekin edhe ne ferr e brez pas brezi…. Asnje nuk e vrau as sakatoi me doren e vet Sali berisha. Jo. I vrau e sakatoi me politiken e vet te mbrapsht, vrastare.
    Cfaredo qe te beje Sali Berisha kurre nuk do te mund te shlyeje nga syte, nga mendjet, nga truri i shqiptareve shkermoqjen e turpshme te shtetit te tij piramidal, te qeverise se tij “te gangstereve”, te “mafias se dale krejt jashte kontrollit”.
    Cfare do qe te qeje Sali Berisha, edhe sikur te ringjalle fizikisht Bashkim Gazideden, ai kurre nuk mund te ribeje historine sa te turpshme edhe tragjike te sundimit te tij me fasade demokratike me metoda staliniste, me stil enverist dhe me mendesi tipike bolshevike.
    Cfare do qe te beje Sali Berisha edhe sikur kryetar i Bashkimit Evropian te behet, ai nuk mund te fsheh me asgje faktin qe erdhi ne fuqi me kushtrimin mbare popullor “ E duam Shqiperine si e gjithe Evropa” dhe e la ate te fundit ne radhen per ne Evropen e Bashkuar.

    EDHE SIKUR KRYETAR I BOTES

    Cfare do qe te beje Sali Berisha, edhe sikur kryetar i Botes te behet ai nuk mund te mbuloje me asnje demagogji realitetin qe shqiptaret, populli me properendimor, me pro- evropian, me pro-amerikan ne Bote, sot jane te fundit evropiane qe akoma presin ne radhe si fakira per nje vize ne dyert e ambasadave evropiane….
    Cfare do qe te beje Sali Berisha nuk mund te zhbeje historine qe e solli ne majen e piramides shteterore shqiptare me parullen “ te gjithe bashkevuajtes e te gjithe bashkefajtore” dhe e rrenoi shtetin shqiptar deri ne sterrrenoja, deri ne shkrumb e ne hi me politiken e deshtuar e kunderproduktive “te gjithe bashkevuajtes e une diktator qe bej me faj e ndeshkoj cilindo qe nuk duartroket paudhesite e mia”.
    Cfaredo qe te beje Sali Berisha ai kurre nuk do te binde askend se nje gjysem-autostrade as 100 milje e gjate nuk mund te quhet “austostrade e kombit’ kur gjysma tjeter e saj akoma nuk ka filluar se ndertuari, qe nje gjysem autostrade e paguar sa frengu pulen me djersen e gjakun, me mundin e taksat e shqiptareve dhe jo me paret as te Sales as te krejt Berishajve ne shtateqind breza eshte nje kryeveper kombetare kur kostoja e saj eshte gati dyfishi I vleres se saj reale…. Ne cfare xhepash perfundoi kusuri?
    Cfaredo qe te beje Sali berisha jo kater a pese, por edhe sikur peseqint here ta peruroje per qellime elektorale apo komerciale nuk mund te fshehe nga drejtesia me minimale ne bote se ajo filloi pa nje projekt, pa nje kontrate te plote ne shqip por vetem ne anglisht, …. se huaja, kredia me te cilen ajo u ndertua u mor me interes rreth 12 per qind ne vit, gati dy here me shume se vlera mesatare e kredive komerciale ne tregun boteror te goditur nga kriza,
    Cfaredo qe te beje Sali Berisha nuk mund te fshehe se politika e tij e konfliktit e ka cuar Shqiperine gati ne nje perplasje e klacafytje te re civile te ngjashme me 1997- en dhe 1998-en…

    JEP BESE E BEN PABESI

    Cfaredo qe te beje Sali berisha nuk mund te zhbeje pabesine e tij…
    U thirr per besnik dhe u dergua si emisar nga Ramiz Alia per te percjelle mesazhet tek studentet e Dhjetorit historik 1990. Beri pabesi duke marre drejtimin e nje levizjeje qe kishte shkuar per ta fashitur ne mos per ta shuar qe ne fillesat e saj.
    Beri mareveshje e i dha bese Fatos Nanos ne Trieste e sapo ia hypi kalit te pushtetit perdori forcen e shtetit per ta vervitur ne qelite e Bences.
    Beri marreveshje e i dha bese Ibrahim Rugoves dhe Kosoves, por rubinetat e naftes ia hapi makines se luftes dhe terrorirt te Milloshevicit, Karaxhicit e Mlladicit ne Srebrenica e krejt Bosnje, ne Kosove e krejt ish- Jugosllavi. Dhe sot ka kurajon te thote se e bera per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves, sikur ata e jo Beogradi, sikur Ibrahim Rguova e jo Sllobodan Milloshevici te bente ligjin ne Beograd per te mos folur per Kosoven qe ishte nje koloni e mirefillte. Argument sa qesharak edhe i pabese qe nuk e han as shqiptari me injorant.
    U premtoi e dha bese luftetareve shqiptare te lirise ne Kosove dhe burgosi Adem Jasharin e shoket e tij te luftes ne Tirane, zhduku pa gjurme me Gazideden e xhelatet e tij sot a asaj dite Remzi Hoxhen, u orvat te sabotoje Rambujene edhe duke qene ne opozite… I quajti luftetaret e lirise si markistate- leniniste, enveriste, komuniste duke sabotuar hapour e nene rrogoz luften e tyre te shenjte…Po po te ishte ne pushtet!?
    Premtoi e dha bese se do ti fuste shqiptaret ne Evropen e Bashkuar e i futi ne Konferencen Islamike. Tregonte Perendimin me fjale e shkonte drejt lindjes me vepra.
    Premtoi e dha bese per lufte dhembe per dhemb e pa kompromis kunder mega-korrupsionit te Fatos Nanos e mamutheve te tij …. Ua ka kaluar me shumefish. Te pakten gjate qeverisjes se Nanos nuk pati ndonje Gerdec e as 97-te tjeter.

    LUFTA ME MULLINJTE E ERES

    Premtoi e dha bese per lufte pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe shkeljeve ligjore…
    Nuk i shpetoi pothuajse asnje nga ata qe u ngriten kunder tij ketu e 13 vjet me pare ne 97-en, Aferim! Nje mesim shume i mire edhe per opoziten e sotme. Cilido shkeles i ligjit duhet te jape llogari e ndeshkohet prej tij. Mirepo kaloi nje vit e as eshte kapur e as i eshte dhene drejtesise vrasesi i deputetetit te opozites Fatmir Xhindi, as ekzekutori terrorist i kryetarit te PDK-se se Malesise se Madhe, Aleksander Keka…
    Premtoi e dha bese per moral te larte e zero tolerance nga imoralitetit. Shkarkoi per kater minuta ish- ministrin e Kultures seksuale Ylli Pango qe u frenua vetem nga mbertheckat e viktimes se rastit , cka e pa e e degjoi gjithe Bota… Kujt ti besojme syrit e objektivit te kristalte te kameres se fshehte apo pallavrave dhe alibive te nje seksomani e llafomani te pacipe te kapur me p… presh e mberthcka ne duar…
    Premtoi drejtesi e dha bese per barazi para ligjit per cdo shqiptar… Gjyqtaret e sprovuar ne sherbim te tij si Agim Bendo e shprebleu Pangon me 400 000 euro te Top Chanalit. Po ky Berisha per dy minuta e riemeroi Kryetar i Komitetit te Shkences se Republikes se Shqiperise, nje post gati po aq i larte sa edhe ai i ish- Ministrit te Kultures.
    A nuk u veprua njesoj nga gjyqtari me benjaminin e Berishes Agim Shehu qe u shperblye me 140 milione leke dhe postin e numrit dy te tatimeve te Shqiperise, kur gjithe bota demokratike e denoncoi ne faqe te para te gazetave dhe kryelajmet televizivee si despotin dhe urdheruesin e dhunes kunder liderve te opozites dhe gazetareve perendimore ne rruget e Tiranes me 28 maj 1996??? Nese Agim Shehu zbatoi ligjin demokratik pse pati frike dhe u largua nga Shqiperia duke dezertuar ne 1997-en!?

    SHQIPTARET E SALES DHE SHQIPTARET E NJERKES

    Nese gjithe shqiptaret jane te barabate para ligjit pse qeveria e Berishes harxhoi rreth 250 000 euro per trajtimin mjekesor te Bashkim Gazidedes kur dihej se i ikishte ditet e numeruara perballe nje semundje si kanceri qe nuk fale as presidente supershtetesh e as miliardere e nuk gjeti vetem 40 mije euro per talentin e gazetarise shqiptare dhe poeten Sabajete Peposhin qe fitoi te drejten e studimit ne Oksford dhe me kete lenie pas dore e coi ne vetvrasje?
    Per cfare drejtesie e barazie te shqiptareve e ka fjalen Berisha dhe qeverisja e tij kur i ndan shqiptaret ne shqiptare te Sales dhe ne shqiptare te njerkes… Ky diskriminim shkon deri aty sa edhe ujesjellesi I Tiranes u dergon fatura miloneshe shqiptareve te njerkes( perkahes te opozites ) ndersa privilegjon shqiptaret e Sales me fatura deri ne njeqint here me te ulta, sic deklaruan dje qytetare te Tiranes.
    Ishte rasteti qe ndersa lexoja keto deklarata per politiken cnjerezore te qeverise shqiptare, edhe mua dje ne nje nga qytezat me te mira te shtetit te Nju Jorkut me erdhi fatura e ujit per tremujorin e fundit. E di sa ishte ajo!? 128 dollare amerikane per tri shtepi me gjashte familje brenda per tre muaj… Pra 100 mije leke te vjetra gjithsjet!?
    Vetem nje familjeje ne Tirane i kishte ardhur fatuyra 2. 2 milione leke te vjetra . O zot shpetoje Shqiperine e shqiptaret nga hajnat me cizme qe qeverisin apo kollandrisin hallet e tyre duke mbushur xhepat e vet qe po ju shqyhen…. Haram ne shtate breza e paste cilido qe ngaterron xhepin e shtetit me xhepin e vetit… Amen !

    EKONMI NE LULEZIM APO EKONOMI E SUDES ?

    Premtoi dhe trumbeton nate e dite ngritjen e pagave dhe te pensioneve sidomos kete te 1 korrikut 2010… A e dini sa do te jete kjo rritje ? 5- 15 per qind. Aferim Sali Berisha… Po sa jane rritur cmimet dhe taksat e shqiptareve vetem vitin e fundit …. Rreth 120 per qind . Pra niveli i jeteses se shqiptareve ka pesuar nje ulje prej rreth 100 per qind. Pra shqiptaret pas nje korrikut jane 100 per qind me keq se nje vit me pare. E Berisha kudo shkon u bie tupanave te rritjes se pensioneve e pagave per shqiptaret! Kudo qe shkon predikon ekonomine ne lulezim, rritjen ekonomike, lumturine e shqiptareve qe vjen duke rene cdo dite e me teper.
    Ka edhe me keq. Per te mbushur arken e boshatisur te shtetit shqiptar, Banka e Shtetit Shqiptar bleu keto dite Hotel Dajtin me nje shume kolosale prej rreth 300 milione lekesh. “ Na duhet per takime e mblEdhje pune” deklaroi drejtori i saj sikur te mos i mjaftonin mjediset me se te bollshme e mjaft komode qe ajo ka… Tamam nje piramide tipike qe shperdoron djersen e mundin e shqiptareve. Vetem se emri i saj nuk eshte as Sude, as Gjalica, as Alimuca… Eshte emri i Bankes se Shtetit Shqiptar… Pse!? C’ thote Saliu ben banka ndryshe kendon Hallo Hanka!
    E hade mos i beso ekonomise ne lulezim…. Nje ekonomi tipike ala Sude. Kur fitojme ne fitojne te gjithe… Bile dhe ata qe me se shumti humbin

    CILIT BERISHE TI BESOJME !

    Cilit Berishe ti besojme… Cilin te duatrokasim … E cilin te mos besojme e mallkojme. Bir Selman i Nenes ke te qajme me pare!?
    Premtoi e dha bese per vote te lire e te barabarte, per transparence e drejtesi per te gjithe. Bile shkoi edhe me larg duke klithur “ lufta per voten eshte lufte per koken”… Po kalon nje vit nga zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 e as kutite nuk u rihapen, as votat nuk u rinumeruan, as pas “ Krokodileve “ te Strasburgut.
    Premtoi e dha bese per qeverisje me duar te pastra e zero tolerance… duart jane ndotur deri ne shptulla e toleranca ndaj korrupsionit ia ka kaluar edhe tolerances kineze…
    Ministrat e akuzuar publikisht e boterisht per korrupsion dhe afera te pista rigradohen e riemerohen.
    U betua dhe sterbetua me dore ne Kushtetute se do te mbroje sovranitetin e teresine tokesore te Shqiperise…. Ish “Kolonele te Asfalise” greke gradohen deri ne Minister Mbrojtjeje i Republikes se Shqiperise per suksesin ne hartimin me urdherat e porosite personale te Berishes se Marreveshjes atdheshitese te Otrantos qe ia shiti Athines 355 kilometra katrore te teresise territoriale te Shqiperise.
    Cfare do qe te beje Sali Berisha …. nuk mund ti fsheh faktet e mesiperme e shume te tjera qe fshihen e ende jane sekrete ne arshivat e Beogradit, Parisit, Tiranes e ndofta deri ne Moske
    …. Cfare nuk mund te beje Sali Berisha… Per karriken e tij dhe te klanit te tij te korruptuar ai eshte gati t’ia vere flaken perseri jo vetem Shqiperise, por edhe krejt Evropes per te qendruar ne pushtet edhe 35 vjet vjet te tjera ose “ sa ka dhene ymer ai atje lart”

    VOX POPULI VOX DEUS – ZERI I POPULLIT ZERI I ZOTIT

    Historia mund te rishkruhet. Historia mund te falsifikohet sipas oreksit e interesit te ketij apo te atij despoti. Por hsitoria kurre nuk mund te ribehet. Ajo mbetet ashtu sic ndodh, ashtu sic eshte eshte, ashtu sic jetohet
    Cfaredo qe te beje Sali Berisha,,,, ai kurre nuk mund te dale mbi hsitorine e as mbi ate lart dhe ai kurre nuk mund ti shpetoje vleresimit real e objektiv te hsitorise dhe ndeshkimit dores se plotfuqishme te atij atje lar dhe te popullit ketu poshtet. Pse!
    Pergjigjen e kane dhene latinet e lashte qe thoshin Vox Populi Vox Deux. Pra Zeri I Popullit eshte Zeri I Zotit.
    Te presim e te shikojme…. Cfaredo qe te beje Sali Berisha nuk mund ta shmange te verteten historike, drejtesine dhe ligjin e Zotit. Ka bere aq zullume e aq faje ndaj popullit te tij sa shume veshtire se do ti shpetoje filozofise popullore latine “ Vox Populli Vox Deus” E zoti gjithnje degjon e zbaton Zerin e popullit !
    Nuk behet fjale per nje ze dosido. Behet fjale per nje kazan qe po zjen. Behet fjale per nje vullkan ne shperthim… Kur atyre u zihet fryma e dini cfare ndodhe!?… Shperthen kazani…. Gelon vullkani!
    Kambanat gjithnje bien per ata qe kane veshe te degjojne…..

  18. gjinaj says:

    me vjen mire qe shqiptaret kan filluar ti kuptojne gabimet .klasa politike ne vendin tone eshte e shthurur , e papergjegjeshme, eshte e perfshire ne skandale , nuk ka as planifikim as kendveshtrim per te arritur ate qe ne shqiptaret deshirojme dhe enderrojme kac kohe . derisa ne do luajme lojen qe na diktojne politikane te tille do mbetemi te varfer , te mjere e per te ardhur kec ne sy te botes .keshtu nuk jemi shqipetare, gjithcka mund te quhemi por jo te tille.SHQIPTAR quhesh kur i ve ndere ATDHEUT . Nuk eshte demokracia kjo , qeverisje te tilla themelosin vetem diktatua ,fatmiresisht kjo eshte e njohur per ne , athere mbetet te bashkohemi qe te mos shtjellohemim me te tilla ndyresira qe se kan per gje shkatrrimin e vlerave kombetare .votat tona te cliruara nga pasionet politike jan e vetmja rruge eshpetimit nga klanet e errta politike.

  19. luciano Amsterdam says:

    Si nuk u lodhem duke shkruajtur komente…per Sali Rame Sllobodan Berisha…e gjithe populli shqiptare e din se ky njeri po pasurohet me djersen dhe gjakun e shqiptareve te ndershem….ky kriminel..urgjentisht duhet vrare…dhe masakruar…se bashku me sllobodanken e tij…nuk ka me kohe ..duhet ti japim fund ketij horrit..Ne emer te popullit je denuar me vdekje ..o Sali Rame Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje