Wikileaks: Ndarjet brenda Partisë Demokratike, Berisha kërkoi eleminimin e Topit

27 Gusht 2011, 21:15Politika TEMA

Në prill të vitit 2008, kur dy partitë e mëdha bënin gati ndryshimet kushtetuese, ambasada amerikane njofton se Berisha kërkonte eleminimin e rolit të presidentit Topi, duke propozuar madje që t’i firmoste ai dekretet, duke i zhveshur presidentit rolin kryesor të tij. Siç bën me dije ambasada amerikane, kjo tregonte ndarjen e vërtetë të partisë në franksione.

“Deri tani, fraksionet brenda Partisë Demokratike PD) ishin parë vetëm në kafene dhe restorante, apo në emërimet e zyrtarëve, që bëheshin sipas miqësive përkatëse. Por, në ditët e fundit, kur në rend të ditës janë vendosur ndryshimet kushtetuese, një ide filloi të qarkullonte për ndryshimin e shtyllave kushtetuese, duke sjellë në dritë  përçarjet brenda partisë në pushtet. Një amendament i propozuar shkaktoi debate të mëdha përmes tre grupeve të mëdha të PD-së në pushtet, dhe presidentit Topi (një anëtar i PD-së që u bë president). Javën e kaluar një deputet i PD-së në Parlament paraqiti një amendament që do të zhveshë thelbin e  fuqisë presidentit, si një institucion kryesor dhe i pavarur – firmosjen e dekreteve presidenciale. Sipas propozimit, të gjitha dekretet presidenciale do të bashkë-nënshkruheshin  nga kryeministri para se të hynin në fuqi. Oponenca u rrit nga fraksioni i deputetëve që mbështesnin Topin në PD, ndërkohë që kryeministri Berisha deklaroi se ai kishte qenë në dijeni të këtij propozimi. Ai më pas tha se ishte kundër tij. Edhe kështu, askush nuk pyeti se nga kush erdhi ideja. Duket se ideja ka ardhur nga vetë Berisha dhe u përqafua nga dy fraksione oportuniste brenda PD-së ( Topalli, kryetare e Parlamentit, dhe Rusmajli-Bode, ish-ministri i Drejtësisë dhe ministri aktual i Financave) që gëzojnë çdo shans për të sulmuar grupin e tretë  të Topit. Amendamenti u refuzua plotësisht nga Partisë Socialiste në opozitë dhe ideja shpejt vdiq. Rëndësia e incidentit është lindja e një përpjekje për të dobësuar pozitën aktuale të Topit dhe karrierën e tij politike në të ardhmen, si dhe përcaktimin e një grupi të mbështetësve të Topit brenda PD-së”.

14 komente në “Wikileaks: Ndarjet brenda Partisë Demokratike, Berisha kërkoi eleminimin e Topit”

  1. Shefqet Cela says:

    PD = Shporte me karavidhe me nje tiran ne mes!

    1. raimondi says:

      Ndersa PS-ja eshte nje gjrio Greqie me ate shkopin e gjate ne mes …..

      1. aq me teper qeai shkopi i gjate eshte kaur says:

        po po

        1. vlora says:

          po mire ja bon se ku oshte po duket edhe boshnjak me origjin

    2. jimy says:

      ky kriminele si salije berisha e ka eleminuare ate popull per 20 vjete duke i bere me fukarenje se asnjehere ne historine e njerzimit

  2. petriti says:

    Kur te mesojme te verteten se kush eshte sali berisha do te na vije turp mbeshtetesve te tije dhe jo mbeshtetesve te tije.Historia e Enver Hoxhes do te na duket lule krahasuar me bemat e ketij xhelati.Por vetem pak durim dhe zgjuarsi do te na duhet.Edhe ata me besniket e ketij krimineli do te fillojne te cicerojne para popullit.Do ti shikojme sa trima jan.

    1. Albann says:

      Do te thuash kur te dale se po shet Shqiperine prapa kraheve…po kjo dihet,por ata qe e perkrahin,e perkrahin edhe kur e shet Shqiperine.Ne tashme e dime qe per nje vend pune,apo pension shqipetarit si plas fare quhet shqipetar apo grek,nese Shqiperia quhet Shqiperi apo Sali-stan….Ky popull eshte pershtatur te jetoje nen diktature apo tu sherbeje popujve te tjere…Keto jane faktet…..Nuk ka asnje te vertete qe e ngre kete popull ne kembe….Vetem po i nxore nga shtepia dhe tu maresh leket nga xhepi mund te beje vaki qe te revoltohen …Sa per turpin mbeshtetesit e tij se njohin se c eshte…Aq sa turperohet Meta dhe mbeshtetesit e tij ,aq do turperohen dhe demokratet.

  3. peci luku says:

    SHUME NJERI I NDYRE SPIUN I MATH I PRISHI QETSINE POPULLIT LUMTURINE PASURINE AUTORITETIN KRIMET E SALIUT JANE KATASTROFIKE NE KRAHASIM ME TE ENVER HOXHES ZOTI DUET TI JAPI MENDJEN E HAIRIT NDONJE PJESTARI TE TRUPROJES I TE GARDES TI JAPIN NJE PLUMP NE KOK E TA SHOI AI SI ESHTE VDEKJA EATYRE TE 21JANARIT KU ME 22 JANAR THA DO VRAS E 3 E300 E 3000 PO QE NEVOJA SE MOS I HYNIN NE ZYRE SE ATJE VETEM LETRA PER TE FSHIRE B….KA SHKROJTUR VETEM TE MBJELLIM ARRA THOTE KUR TE NGORDI LE TI MBJELLIN TE VARRI

  4. VLADIMIR MEZINI says:

    deri tani koha ka treguar se ne PD figura te pastra si TOPI OKETA BIBERAJ ESHUME TE TJERE nuk pine uje ne PD por nje gje eshte e sigurt qe nuk do te jete e larget dita qe populli do dije ke do zgjedhe nga keto figura

  5. Marsela says:

    Nuk duhen ngaterruar partite politike me klanet politike mafioze, perndryshe rrihet uje ne havan. Per ta kuptuar me mire ndryshimin midis nje partie politike te vertete dhe nje klani politik mafioz, ia vlen te lexohet ky shkrim: http://www.proletari.com/?p=6016

  6. konizbalte says:

    pse mereni me nje njeri i cili nuk ka buze,ka gjysem trurri dhe ate shesh , qe mendon vetem per tja future sa me thell te gjithe shqiptareve si te majte dhe te djathte, qe nga taksat qe riten per dite per cdo qytetar por dhe per te ritur pasurin etij me ndihmsit ilire , frangaj fejzi,topall dhe ditezi si ritvan.

  7. vlora says:

    pe shume mire se Bamiri ka gjasa oshte me origjine boshnjake

  8. Arian says:

    Po ta shikosh me kujdes foton Berisha i ka dhene doren Topit po nuk e shikon ne sy,nga kjo kuptohet lehte se eshte i pabese intrigant dhe qe mban mbi shpine te gjithe te keqiat e kesaj bote,zoti i ruajt shqiptaret nga ky pis.

  9. ALBAN DEGA says:

    CFARE DO QE TE BEJE SALI BERISHA ….!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cfare do qe te beje Sali berisha… Edhe sikur Zvicer apo Norvegji ta beje Shqiperine, ai kurre nuk do te mund te shlyeje nga mendja, nga syte, nga shpirti e zemrat e nenave shqiptare gjakun dhe krimet, vrasjet e sakatimin e mbi 10 000 shqiptareve ne 1997, tragjedine makabre te Otrantos, tragjedine e mamutho- korrupsionit te qeverise se tij ne Gerdec. Shamite e zeza dhe mallkimet e tyre me ose pa shami do tA ndjekin edhe ne ferr e brez pas brezi…. Asnje nuk e vrau as sakatoi me doren e vet Sali berisha. Jo. I vrau e sakatoi me politiken e vet te mbrapsht, vrastare.
    Cfaredo qe te beje Sali Berisha kurre nuk do te mund te shlyeje nga syte, nga mendjet, nga truri i shqiptareve shkermoqjen e turpshme te shtetit te tij piramidal, te qeverise se tij “te gangstereve”, te “mafias se dale krejt jashte kontrollit”.
    Cfare do qe te qeje Sali Berisha, edhe sikur te ringjalle fizikisht Bashkim Gazideden, ai kurre nuk mund te ribeje historine sa te turpshme edhe tragjike te sundimit te tij me fasade demokratike me metoda staliniste, me stil enverist dhe me mendesi tipike bolshevike.
    Cfare do qe te beje Sali Berisha edhe sikur kryetar i Bashkimit Evropian te behet, ai nuk mund te fsheh me asgje faktin qe erdhi ne fuqi me kushtrimin mbare popullor “ E duam Shqiperine si e gjithe Evropa” dhe e la ate te fundit ne radhen per ne Evropen e Bashkuar.

    EDHE SIKUR KRYETAR I BOTES

    Cfare do qe te beje Sali Berisha, edhe sikur kryetar i Botes te behet ai nuk mund te mbuloje me asnje demagogji realitetin qe shqiptaret, populli me properendimor, me pro- evropian, me pro-amerikan ne Bote, sot jane te fundit evropiane qe akoma presin ne radhe si fakira per nje vize ne dyert e ambasadave evropiane….
    Cfare do qe te beje Sali Berisha nuk mund te zhbeje historine qe e solli ne majen e piramides shteterore shqiptare me parullen “ te gjithe bashkevuajtes e te gjithe bashkefajtore” dhe e rrenoi shtetin shqiptar deri ne sterrrenoja, deri ne shkrumb e ne hi me politiken e deshtuar e kunderproduktive “te gjithe bashkevuajtes e une diktator qe bej me faj e ndeshkoj cilindo qe nuk duartroket paudhesite e mia”.
    Cfaredo qe te beje Sali Berisha ai kurre nuk do te binde askend se nje gjysem-autostrade as 100 milje e gjate nuk mund te quhet “austostrade e kombit’ kur gjysma tjeter e saj akoma nuk ka filluar se ndertuari, qe nje gjysem autostrade e paguar sa frengu pulen me djersen e gjakun, me mundin e taksat e shqiptareve dhe jo me paret as te Sales as te krejt Berishajve ne shtateqind breza eshte nje kryeveper kombetare kur kostoja e saj eshte gati dyfishi I vleres se saj reale…. Ne cfare xhepash perfundoi kusuri?
    Cfaredo qe te beje Sali berisha jo kater a pese, por edhe sikur peseqint here ta peruroje per qellime elektorale apo komerciale nuk mund te fshehe nga drejtesia me minimale ne bote se ajo filloi pa nje projekt, pa nje kontrate te plote ne shqip por vetem ne anglisht, …. se huaja, kredia me te cilen ajo u ndertua u mor me interes rreth 12 per qind ne vit, gati dy here me shume se vlera mesatare e kredive komerciale ne tregun boteror te goditur nga kriza,
    Cfaredo qe te beje Sali Berisha nuk mund te fshehe se politika e tij e konfliktit e ka cuar Shqiperine gati ne nje perplasje e klacafytje te re civile te ngjashme me 1997- en dhe 1998-en…

    JEP BESE E BEN PABESI

    Cfaredo qe te beje Sali berisha nuk mund te zhbeje pabesine e tij…
    U thirr per besnik dhe u dergua si emisar nga Ramiz Alia per te percjelle mesazhet tek studentet e Dhjetorit historik 1990. Beri pabesi duke marre drejtimin e nje levizjeje qe kishte shkuar per ta fashitur ne mos per ta shuar qe ne fillesat e saj.
    Beri mareveshje e i dha bese Fatos Nanos ne Trieste e sapo ia hypi kalit te pushtetit perdori forcen e shtetit per ta vervitur ne qelite e Bences.
    Beri marreveshje e i dha bese Ibrahim Rugoves dhe Kosoves, por rubinetat e naftes ia hapi makines se luftes dhe terrorirt te Milloshevicit, Karaxhicit e Mlladicit ne Srebrenica e krejt Bosnje, ne Kosove e krejt ish- Jugosllavi. Dhe sot ka kurajon te thote se e bera per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves, sikur ata e jo Beogradi, sikur Ibrahim Rguova e jo Sllobodan Milloshevici te bente ligjin ne Beograd per te mos folur per Kosoven qe ishte nje koloni e mirefillte. Argument sa qesharak edhe i pabese qe nuk e han as shqiptari me injorant.
    U premtoi e dha bese luftetareve shqiptare te lirise ne Kosove dhe burgosi Adem Jasharin e shoket e tij te luftes ne Tirane, zhduku pa gjurme me Gazideden e xhelatet e tij sot a asaj dite Remzi Hoxhen, u orvat te sabotoje Rambujene edhe duke qene ne opozite… I quajti luftetaret e lirise si markistate- leniniste, enveriste, komuniste duke sabotuar hapour e nene rrogoz luften e tyre te shenjte…Po po te ishte ne pushtet!?
    Premtoi e dha bese se do ti fuste shqiptaret ne Evropen e Bashkuar e i futi ne Konferencen Islamike. Tregonte Perendimin me fjale e shkonte drejt lindjes me vepra.
    Premtoi e dha bese per lufte dhembe per dhemb e pa kompromis kunder mega-korrupsionit te Fatos Nanos e mamutheve te tij …. Ua ka kaluar me shumefish. Te pakten gjate qeverisjes se Nanos nuk pati ndonje Gerdec e as 97-te tjeter.

    LUFTA ME MULLINJTE E ERES

    Premtoi e dha bese per lufte pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe shkeljeve ligjore…
    Nuk i shpetoi pothuajse asnje nga ata qe u ngriten kunder tij ketu e 13 vjet me pare ne 97-en, Aferim! Nje mesim shume i mire edhe per opoziten e sotme. Cilido shkeles i ligjit duhet te jape llogari e ndeshkohet prej tij. Mirepo kaloi nje vit e as eshte kapur e as i eshte dhene drejtesise vrasesi i deputetetit te opozites Fatmir Xhindi, as ekzekutori terrorist i kryetarit te PDK-se se Malesise se Madhe, Aleksander Keka…
    Premtoi e dha bese per moral te larte e zero tolerance nga imoralitetit. Shkarkoi per kater minuta ish- ministrin e Kultures seksuale Ylli Pango qe u frenua vetem nga mbertheckat e viktimes se rastit , cka e pa e e degjoi gjithe Bota… Kujt ti besojme syrit e objektivit te kristalte te kameres se fshehte apo pallavrave dhe alibive te nje seksomani e llafomani te pacipe te kapur me p… presh e mberthcka ne duar…
    Premtoi drejtesi e dha bese per barazi para ligjit per cdo shqiptar… Gjyqtaret e sprovuar ne sherbim te tij si Agim Bendo e shprebleu Pangon me 400 000 euro te Top Chanalit. Po ky Berisha per dy minuta e riemeroi Kryetar i Komitetit te Shkences se Republikes se Shqiperise, nje post gati po aq i larte sa edhe ai i ish- Ministrit te Kultures.
    A nuk u veprua njesoj nga gjyqtari me benjaminin e Berishes Agim Shehu qe u shperblye me 140 milione leke dhe postin e numrit dy te tatimeve te Shqiperise, kur gjithe bota demokratike e denoncoi ne faqe te para te gazetave dhe kryelajmet televizivee si despotin dhe urdheruesin e dhunes kunder liderve te opozites dhe gazetareve perendimore ne rruget e Tiranes me 28 maj 1996??? Nese Agim Shehu zbatoi ligjin demokratik pse pati frike dhe u largua nga Shqiperia duke dezertuar ne 1997-en!?

    SHQIPTARET E SALES DHE SHQIPTARET E NJERKES

    Nese gjithe shqiptaret jane te barabate para ligjit pse qeveria e Berishes harxhoi rreth 250 000 euro per trajtimin mjekesor te Bashkim Gazidedes kur dihej se i ikishte ditet e numeruara perballe nje semundje si kanceri qe nuk fale as presidente supershtetesh e as miliardere e nuk gjeti vetem 40 mije euro per talentin e gazetarise shqiptare dhe poeten Sabajete Peposhin qe fitoi te drejten e studimit ne Oksford dhe me kete lenie pas dore e coi ne vetvrasje?
    Per cfare drejtesie e barazie te shqiptareve e ka fjalen Berisha dhe qeverisja e tij kur i ndan shqiptaret ne shqiptare te Sales dhe ne shqiptare te njerkes… Ky diskriminim shkon deri aty sa edhe ujesjellesi I Tiranes u dergon fatura miloneshe shqiptareve te njerkes( perkahes te opozites ) ndersa privilegjon shqiptaret e Sales me fatura deri ne njeqint here me te ulta, sic deklaruan dje qytetare te Tiranes.
    Ishte rasteti qe ndersa lexoja keto deklarata per politiken cnjerezore te qeverise shqiptare, edhe mua dje ne nje nga qytezat me te mira te shtetit te Nju Jorkut me erdhi fatura e ujit per tremujorin e fundit. E di sa ishte ajo!? 128 dollare amerikane per tri shtepi me gjashte familje brenda per tre muaj… Pra 100 mije leke te vjetra gjithsjet!?
    Vetem nje familjeje ne Tirane i kishte ardhur fatuyra 2. 2 milione leke te vjetra . O zot shpetoje Shqiperine e shqiptaret nga hajnat me cizme qe qeverisin apo kollandrisin hallet e tyre duke mbushur xhepat e vet qe po ju shqyhen…. Haram ne shtate breza e paste cilido qe ngaterron xhepin e shtetit me xhepin e vetit… Amen !

    EKONMI NE LULEZIM APO EKONOMI E SUDES ?

    Premtoi dhe trumbeton nate e dite ngritjen e pagave dhe te pensioneve sidomos kete te 1 korrikut 2010… A e dini sa do te jete kjo rritje ? 5- 15 per qind. Aferim Sali Berisha… Po sa jane rritur cmimet dhe taksat e shqiptareve vetem vitin e fundit …. Rreth 120 per qind . Pra niveli i jeteses se shqiptareve ka pesuar nje ulje prej rreth 100 per qind. Pra shqiptaret pas nje korrikut jane 100 per qind me keq se nje vit me pare. E Berisha kudo shkon u bie tupanave te rritjes se pensioneve e pagave per shqiptaret! Kudo qe shkon predikon ekonomine ne lulezim, rritjen ekonomike, lumturine e shqiptareve qe vjen duke rene cdo dite e me teper.
    Ka edhe me keq. Per te mbushur arken e boshatisur te shtetit shqiptar, Banka e Shtetit Shqiptar bleu keto dite Hotel Dajtin me nje shume kolosale prej rreth 300 milione lekesh. “ Na duhet per takime e mblEdhje pune” deklaroi drejtori i saj sikur te mos i mjaftonin mjediset me se te bollshme e mjaft komode qe ajo ka… Tamam nje piramide tipike qe shperdoron djersen e mundin e shqiptareve. Vetem se emri i saj nuk eshte as Sude, as Gjalica, as Alimuca… Eshte emri i Bankes se Shtetit Shqiptar… Pse!? C’ thote Saliu ben banka ndryshe kendon Hallo Hanka!
    E hade mos i beso ekonomise ne lulezim…. Nje ekonomi tipike ala Sude. Kur fitojme ne fitojne te gjithe… Bile dhe ata qe me se shumti humbin

    CILIT BERISHE TI BESOJME !

    Cilit Berishe ti besojme… Cilin te duatrokasim … E cilin te mos besojme e mallkojme. Bir Selman i Nenes ke te qajme me pare!?
    Premtoi e dha bese per vote te lire e te barabarte, per transparence e drejtesi per te gjithe. Bile shkoi edhe me larg duke klithur “ lufta per voten eshte lufte per koken”… Po kalon nje vit nga zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 e as kutite nuk u rihapen, as votat nuk u rinumeruan, as pas “ Krokodileve “ te Strasburgut.
    Premtoi e dha bese per qeverisje me duar te pastra e zero tolerance… duart jane ndotur deri ne shptulla e toleranca ndaj korrupsionit ia ka kaluar edhe tolerances kineze…
    Ministrat e akuzuar publikisht e boterisht per korrupsion dhe afera te pista rigradohen e riemerohen.
    U betua dhe sterbetua me dore ne Kushtetute se do te mbroje sovranitetin e teresine tokesore te Shqiperise…. Ish “Kolonele te Asfalise” greke gradohen deri ne Minister Mbrojtjeje i Republikes se Shqiperise per suksesin ne hartimin me urdherat e porosite personale te Berishes se Marreveshjes atdheshitese te Otrantos qe ia shiti Athines 355 kilometra katrore te teresise territoriale te Shqiperise.
    Cfare do qe te beje Sali Berisha …. nuk mund ti fsheh faktet e mesiperme e shume te tjera qe fshihen e ende jane sekrete ne arshivat e Beogradit, Parisit, Tiranes e ndofta deri ne Moske
    …. Cfare nuk mund te beje Sali Berisha… Per karriken e tij dhe te klanit te tij te korruptuar ai eshte gati t’ia vere flaken perseri jo vetem Shqiperise, por edhe krejt Evropes per te qendruar ne pushtet edhe 35 vjet vjet te tjera ose “ sa ka dhene ymer ai atje lart”

    VOX POPULI VOX DEUS – ZERI I POPULLIT ZERI I ZOTIT

    Historia mund te rishkruhet. Historia mund te falsifikohet sipas oreksit e interesit te ketij apo te atij despoti. Por hsitoria kurre nuk mund te ribehet. Ajo mbetet ashtu sic ndodh, ashtu sic eshte eshte, ashtu sic jetohet
    Cfaredo qe te beje Sali Berisha,,,, ai kurre nuk mund te dale mbi hsitorine e as mbi ate lart dhe ai kurre nuk mund ti shpetoje vleresimit real e objektiv te hsitorise dhe ndeshkimit dores se plotfuqishme te atij atje lar dhe te popullit ketu poshtet. Pse!
    Pergjigjen e kane dhene latinet e lashte qe thoshin Vox Populi Vox Deux. Pra Zeri I Popullit eshte Zeri I Zotit.
    Te presim e te shikojme…. Cfaredo qe te beje Sali Berisha nuk mund ta shmange te verteten historike, drejtesine dhe ligjin e Zotit. Ka bere aq zullume e aq faje ndaj popullit te tij sa shume veshtire se do ti shpetoje filozofise popullore latine “ Vox Populli Vox Deus” E zoti gjithnje degjon e zbaton Zerin e popullit !
    Nuk behet fjale per nje ze dosido. Behet fjale per nje kazan qe po zjen. Behet fjale per nje vullkan ne shperthim… Kur atyre u zihet fryma e dini cfare ndodhe!?… Shperthen kazani…. Gelon vullkani!
    Kambanat gjithnje bien per ata qe kane veshe te degjojne…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje