Wikileaks zbulon prapaskenat e sulmit mbi Temën

27 Gusht 2011, 19:45Politika TEMA

Hyrje:  Gazeta Tema po boton të plotë kabllogramin rreth raportit të ambasadës amerikane për mbylljen e saj. Shumë nga hamendjet e ambasadës kanë burim, siç shihet, Fatos Lubonjën dhe punonjës të tjerë të medias pro Berishës. Po i botojmë me shpresë se do t’u vijë turp nga vetvetja!

 

Më poshtë kabllogrami i plotë i ambasadës:

 

Mero Baze, publicisti i gazetës së përditshme me tirazh të vogël “Tema “ njoftoi më 23 janar që “Tema” po shkonte drejt mbylljes. Baze tha se për më shumë se një vit gazeta kishte pasur përpjekje të guximshme për të mbijetuar pasi u evakuua nga ambjentet e saj në 2008-ën. Gjithsesi, ai tha se nuk mund të vazhdonte në këto kushte. Në një deklaratë të datës 27 janar të katër organizatave të mediave theksohej  se mbyllja e “Tema-s” ishte shkurajuese për gazetarët.  Të tjerë gazetarë të njohur gjithsesi thanë se Baze e ka përdorur gazetën që të kritikojë ashpër qeverinë, pas shumë vitesh mbështetje personale dhe politike të fortë ndaj kryeministrit Berisha, duke hedhur  fjalë të këqija ndaj rolit dhe reputacionit të Temë-s. E vërteta është pak a shumë një kombinim i të dyjave. Në Shqipëri, media e “pavarur” nuk  është as më pak  as më  shumë se sa një armë publike e partive politike dhe e bizneseve, dhe praktikisht të gjithë operojnë nën urdhërin e një partie politike apo të një kompanie të madhe mediatike.  Gazetaria e pavarur në Shqipëri është një përjashtim, jo një normalitet.

23 janar. 376 ditë pas evakuimit të saj nga zyrat e mëparshme nga qeveria, tashmë antiqeveritarja e përditshme “Tema” njoftoi se ndërprerja e publikimit do të jetë e menjëhershme.  “Tema”, editori i së cilës, Mero Baze, ishte dikur një njeri i besuar i kryeministrit Sali Berisha, pati një periudhë të vështirë, që kur qeveria ndërpreu kontratën e qirasë me të në dhjetor 2008 dhe e largoi nga zyrat e saj, me arsyetimin për ta larguar nga qendra e publikimit të kartave biometrike.

(Shënim: Evakuimi hasi në vendimin e një gjyqi që lejonte Temën të qëndronte në zyrat e saj të mëparshme. Qeveria amerikane dhe qeveritë evropiane e dënuan veprimin publik të qeverisë, duke e përfshirë në raportin e të Drejtave të Njeriut 2008).

Ndarja, referuar shumë burimeve, ndodhi kur Berisha rrëzoi një marrëveshje të negociuar nga Baze për të mbështetur interesat e biznesit të pronarit të qendrës së argëtimit Taivan Center. Shumë burime thonë që Baze është paguar 500 mijë euro të çlirojë një licensë kazinoje, por më në fund dështoi që ta bëjë këtë. Pronari i Taivan Center,  Besnik Sulaj, thuhej se zotëronte “Tema-n”, sipas disa dokumeteve të siguruara nga Ministria e Financave.

Evakuimi ishte vetëm fillimi i problemeve të Bazes. Vetëm disa javë pas evakuimit, makina e Bazes u dogj dhe më pas shpërtheu. Një hetim policor nxori si përfundim se makina u dogj vetë, por gjithsesi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha se hetimi ishte i nxituar. Më vonë, në nëntor 2009, Baze u sulmua në një bar në Tiranë nga biznesmeni Rezart Taçi. Taçi është i lirë me kusht në pritje të gjyqit.

Një tjetër gazetar i njohur në vend tregoi një histori të ndryshme lidhur me mbylljen e “Temës”. Opinionisti Fatos Lubonja, në një bisedë private në rezidencën e ambasadës në Tiranë disa javë më parë, tha se  pronari i Temës ka interesa të rëndësishme biznesi. Të tjerë gazetarë vënë në dukje se gazeta u mbyll sepse ishte duke humbur para dhe shumë shpejt kishte nevojën e një pronari. Lubonja dhe të tjerë gazetarë kritikojnë sulmin ndaj Bazes, por janë të kujdesshëm që  të klasifikojnë “Temën”, nga një gazetë pro-Berisha që është kthyer në një gazetë anti-Berisha, si një marrëdhënie fitimprurëse që nuk ishte më produktive. Opinionisti Blendi Kajsiu  tha në një editorial që “Tema” u mbyll sepse asaj i mungonte një parti politike apo një biznes i madh pas saj. Kajsiu e quan Temën “gazeta e fundit e pavarur shqiptare”, pasi Tema nuk ishte nën urdhërat e opozitës, qeverisë apo interesave të ndonjë biznesi të madh.

 

Koment:

Historia e Temës është historia e gazetarisë shqiptare në mikrokozmos. Baze përdori lidhjet e tij të afërta me kryeministrin në avantazh të tij për të ndërtuar gazetën dhe të afrojë përpkrahës financiarë për Temën dhe sipas disave, të pasurojë vetveten. Marrëdhëniet e Bazës me Berishën datojnë në vitet 1990, kur Baze ishte një mbështetes i Partisë Demokratike dhe kritik i vendosur i Partisë Socialiste,veçanërisht i kryetarit aktual të saj Edi Rama. Por, “Tema” pastaj vuajti pasojat pas ndarjes së Bazes me Berishën. Megjithatë, do të ishte një shtirje të thuhet se vetëm sulmi i qeverisë e nxori “Temën” jashtë  biznesit të medias. Edhe pse Baze ishte një nga kritikët më të ashpër të kryeministrit, gazeta  kishte një qarkullim relativisht të vogël. Pothuajse asnjë media e përditshme në Shqipëri nuk është me të vërtetë e pavarur, gati të gjitha prej tyre i përgjigjen një partie, interesave të biznesit, ose të dyjave. Gjatë debateve televizive në zgjedhjet e vitit 2009 Berisha dhe Rama u dërgonin mesazhe gazetarëve apo drejtuesve të TVshou duke ndërhyrë.Të dyja, qeveria dhe opozita në mënyrë konstate ushtrojnë presion mbi mediat duke përdorur kontratat e qirasë dhe licensat si gurë.  Shumë gazeta gjithashtu marrin para nga bizneset në mënyrë që të shkruajnë artikuj kritikë ndaj kundërshtarëve konkurentë.

Shkurtimisht, mbyllja e Temës vë në qendër të vëmendjes klimën e pashëndetshme të medias shqiptare, ku politika, media dhe biznesi janë partnerë të pandashëm.

 

15 komente në “Wikileaks zbulon prapaskenat e sulmit mbi Temën”

  1. baro çorrogjafi says:

    NE DIKTATUREN E NVERISTE,PO TE DILJE KUNDER ENVERIT,OSE DO TE DENOHESHE ME BURG OSE DO TE HAJE KOQEN E PLUMBIT.NE KETE DIKTATUREN E RE TE BERISHES,PO E KUNDERSHTOVE ATE,HAKMARRJA MBI TY DO TE JETE E MADHE.EDHE ZOTI BAZE:DOLI KUNDER BERISHES,E PESOI,I MBYLLEN GAZETEN,I DOGJEN MAKINEN, E RRAHEN,QOFTE ME KAQ: BERISHA ,HAKMERRET KEQ.TE GJITHE E MBAJNE MEND KRYETARIN E GJYKATES SE KASLACIONIT Z.ZEF BROZI,I CILI DEKLAROI PUBLIKISHT SE KERCENOHEJ FIZIKISHT,DERI SA U LARGUA PER NE AMERIKE.PO ASHTU EDHE ISH MINISTRI I MBROJTJES ,I NDJERI ZHULALI,EDHE I NDJERI AZEM HAJDARI,KUR E FUTEN NE MAKINE NJEREZIT E BERISHES NE STADIUMIN “”THA:-DEGJONI! PO ME NDODHI GJE,MUND TE ME NDODHE VETEM NGA KY SHTET.(ATEHERE ISHTE SALI BESRISHA PRESIDENT) E KUSH MUND T’I MBAJE MEND KERCENIMET E BERISHES,VETEM ATA QE I KANE MARRE., E DINE -PRANDAJ,CFARE NUK PRET NGA SALI BERISHA.

  2. gazetari says:

    Duhej t’i kishit bere disa “redaktime” tekstit. Sepse, edhe vete dilni “zbuluar” per menyren se si keni vepruar ne emer te “lirise se medias”

    1. zana19 says:

      Mendoj se Tema s’ka gje per te fshehur se eshe e konfidente per “biografine” e saj.

      Une nuk di shume gjera, por mendoj nga cfare lexoj ne artikujt e Meros, qe problemi midis tij dhe Berishes duhet te kete qene me i thelle se pune parash. Ndonje dite Merua do te vije ne nje “kompromis” me ndergjegjen e tij e do te na e “thote” shkakun e thelle q

  3. gjethi i thate says:

    Ore po ku eshte futur ky Lubonja se kemi kohe qe nuk e shofim. Do kisha qejf te botohej ndonje gje per ate 55(patjeter qe duhet te kete se eshte monster Fariu).

  4. lili says:

    ajo cka duhet te na shqeteson nuk eshte historia e temes,i cila eshte viktima e radhes E Berishes.Ajo cka duhet te na shqetesoje eshte se ambasada amerikane i di te gjitha,i di te gjitha edhe per gerdecin edhe per Remzi hoxhen,edhe per te lalluaren komuniste te berishes, edhe prape vazhdon me mbeshtetjen e ketij krimineli! Kjo mbeshtetje per nje kriminel nga steti qe ne konsiderojme mik duhet te na kthellojne ,qe ne t’ia bejme sikur popujt arabe qe nuk pyeten per ameriken ne fund e larguar despotet e tyre!

    1. tafuti says:

      Ke nje gabim te vogel:Popujt arabe i larguan (disa) nga despotet e tyre kur deshi dhe ke deshi Amerika. Ka despote te tjere me despote se keta despotet qe Amerika i do (akoma) fort dhe popujt arabe akoma nuk jane kujtuar ti “largojne”.Akoma jo,derisa ti bjere ndermend CIA-a per kete pune dmth kur Amerika te mos kete nevoje per ta dmth kur te gjeje sahanlepires me te devotshem.

  5. arsen says:

    Ne fakt keto kabllogramat thone te verteten … Gjithashtu tregojne qe ka hije edhe nen logon e TEMES. Per fat te keq duket se asnje nuk lufton per te miren e pergjithshme, por vetem te veten.

  6. pasiguria says:

    çdo dite qe vjen me e theksuar eshte pasiguria ne vend e ne çdo drejtim.ikem nga shiu e rame ne bresher-nga enveri tek sala me zagaret e tij.

  7. pelasgian3 says:

    Une jam i mendimit qe nese gazeta Tema, per c’fare do lloj arsye ne nje moment te caktuar gjendet ne veshtiresi financiare dhe rrezikon mbylljen, te gjithe dashamiresit dhe lexuesit e saj duhet te kontribojne financiarisht qe t’a mbajne gazeten gjalle me tirazh dhe me botimin on-line.
    Une personalisht jam i gatshem te kontribuoj cdo muaj nje shume te caktuar!!!! (kuptohet gjithesecili sipas mundesive)

  8. Kaonia says:

    PLASI NE KUCOVE,PO TANI C DO THONI,APO DHE AMERIKANET GENJEJNE.FILM I BUKUR AI I XHAXHIT,ASGJE NUK HARROHET.

  9. agime kera says:

    lexova mevemendje cfare shkruhet mua nuk me shqetson fare dhe nuk dua te besoj se gazeta tema qe eshte gazeta me e fuqishme sot ne ate vend por nqse eshte ne veshtirsi financiare real dhe rrezikon mbyllje te gjthe qe po lexojme cdo nate per ngjarjet ne albanian edhe une jam gati per kontributin tim dhe do angazhoje te gjithe shoqerine time ketu ne new jork.ndersa ky krimb lubonja i krimbur do mbetet kush nuk kontribon ne shoqerine shqiptare te denoncojne krimet poshtersit politike ata qe mendojne diten se cfare pislleku do bejne naten sikur u dogj makina e zotit mero.nuk jam dakort me ju zoti arsen se ne kapitalizem nuk luftohet per te miren e pergjithshme se je privat je dhe me koke ne thes ne shqiperi se nuk ke mbrojtje ,mbrojtje kane kartelet e droges etj.ndersa ambasada amerikane i di te gjtha te gjitha cudirat qe behen ne ate vend kane nje te mire apo te keqe po te kane mik kur merziten ata nuk te njohin se kush je.dhe njihere ju uroj gjithe te mirat gazetes qe e dua shume dhe jam gati per kuoten mos u merzit zoti mero se zoti eshte me ju dhe cdo shqiptare i ndershem eshte me ju me respekt by by new jork kera

  10. star says:

    Fatos Lubonja nje i tredhur nga pushteti.Nuk ka gjetje me te goditur per kete njeri sharlatan dhe pa palce kurrizore. Mundohet te beje kompetentin ne cdo ceshtje .por eshte nje shkerdhate i pushtetit qe vetem kakaris sipas urdherave te padroneve te tije nga -Klani-

  11. Ton says:

    Fytyrat e ndyra jane perpjekur t’a zhdukin por kane deshtuar. U ka ngecur dobiçi ne dere.
    Femijet e komunisteve te persekutuar u kthyen ne disa qenie te pista qe ne shqiptaret u them ”as mish as peshk”.
    Lepuj pianece si puna e Tos Lubos nuk mund te mbyllin nje tempull te fjales se lire.
    Nuk arrij te kuptoj se si njerez te asaj sere qe i kane akoma dhemballet e thyera dhe kycet e dores akoma me plage te mbushura me krimba nga sejmenet e Bac Salihit mund te degjenerojne deri ne ate pike sa te shesin dhe sumen per nje tufe parash.
    E frikshme eshte se zelli i zagarit ndaj padronit eshte me i madh se sa vete padroni do te realizoje.
    Nqs Salihi do te mbushi kupen, plehrat me dhemballe te thyera e derdhin, vetem nga zelli i tepruar.
    Me vjen te qesh me ulerime kur shikoje Aleksander ”Frankon” te ktheje trumpetat e tij te ndryshkura nga salinizmi, ”full force” kunder ish shokeve te tij me zellin e tepruar te zagarit ndaj te zotit.
    Nuk arrij te kuptoj se keta zagare qe deri dje ishin lidhur me litare ne qafe (i shtrenguar aq sa t’i lejonte te merrnin pak ajer) ne rreze te pemes, sot lehin me ze te ngjirur dhe kafshojne per ate qe i lidhi dhe i la vurratat ne qafe per jete.
    Mero Baze, qendro i forte, sic ke qendruar, mos u terhiq se do te na zhgenjesh, mos u dorezo se do na vrasesh, mos u perkul se do na lendosh, mos i lejo plehrat te te mbulojne se jemi me ty dhe me TemA.
    Pushteti i vjedhur nuk zgjat shume…
    Ketu ku jetoj une eshte nje shprehje e bukur ” Each dog has his day”!
    Prit dhe do t’i shohim, Salat, Tosrat, Sandrat, kaposhet, zagaret, krimbat, vemjet dhe bythe-puthesit me dhembe te krimbur…

  12. alban says:

    Keto kabllograme nuk jane te mjaftueshem dhe nuk kane asnje rendesi ne kushtet e sotme, kur ambasadori i sotem i SHBA ne Tirane, Z. Arvi-ziu, megjithese e di se cili eshte Sali Berisha, mgjithese e di se sa i korruptuar eshte ai, megjithese e di se eshte jo vetem vrases i shqiptarevepor edhe vjedhes i pasurise kombetare dhe tradhetar i interesave te Shqiperise dhe te shqiptareve, e mbron, e mbeshtet dhe e inkurajon ne rrugen e tij tradhetare dhe korruptuese. Jam i sigurt se ky zoteri, permes raporteve qe i dergon Departamentit te Shtetit, nuk thote te verteten per situaten ne Shqiperi, perkundrazi e zbukuron, duke zbukuruar keshtu edhe vete Sali Berishen. Mallkimi i Zotit do te bjere mbi ata qe nuk thone te verteten dhe tradhetojne te verteten.
    Ja cfare thuhet per Sali Berishen ne WikiLeaks: “Ish-ambasadorit John Withers, me titull “Ringjalla e fantazmës se komunizmit”, thuhet se kryeministri Berisha, një ish-komunist, sekretar i partisë, përdor te njëjtat arme si dikur, për te mbajtura pushtetin e tij”. Dhe kjo eshte mese e vertete edhe sot.

  13. alban says:

    Perse “opinionisti” tradhetar dhe renegat, pjelle e komunizmit dhe sherbetor i verber (megjithese ky mban syze) i Sali Berishes permendet ne kete kabllogram. Ku jane edhe opinionet e dhjetra e qindra opinionisteve te tjere, analisteve te tjere, shqiptare dhe te huaj, shkrimeve te redaksive te ndryshme? Te gjithe shqiptaret tashme e dine se Fatos Lubonja, eshte njesuar me lakejte Artur Zheji, Artan Hoxha, Kreshnik Collaku, Henri Cili, pa permendur gazetare profesionist qe i sherbejne haptas Sali Berishes, ne kundershtim me interesat shqiptare dhe me rregullat e demokracise. Ne, as me pak dhe as me shume, jemi nje Libi dhe asgje tjeter, ku Gadaffi yne quhet Sali Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje