Pas shpëtimit të Libisë nga NATO-ja

27 Gusht 2011, 13:12Politika TEMA
Pas shpëtimit të Libisë nga NATO-ja

Nga Christopher Hill

Gaddafi ishte diktator brutal, mirëpo ai e mori pushtetin – dhe e mbajti për 42 vjet – për një arsye. Po qe se kemi mësuar diçka nga Iraku dhe Afganistani, atëherë ajo është se disa vjet politikë apo rindërtim institucional, nuk mund të shkelin shumë shekuj kulture. Ata shekuj, e jo pjesa e mbetur e regjimit të Qaddafit, ka shumë gjasa të bëhen armiku i vërtetë i ndryshimeve në Libi

 

Singapor, 25 gusht – Derisa NATO-ja mbase nuk do të dëshironte që ndërhyrjen e saj në Libi ta përsëriste në ndonjë pjesë të botës, duket se aleanca, me një ndihmë të vogël nga miqtë, korri fitore në Libi, duke e rrëzuar nga pushteti kolonelin Muammar el-Gaddafi. Është ky një çast i mirë për NATO-n, ndonëse ai më shumë paraqet ndjenjë lehtësimi, sesa kremtimi.

Duke e pasur parasysh mishmashin e politikës së shteteve anëtare (për rrëzimin e Qaddafit) dhe strategjinë për të “mbrojtur civilët” bazuar në një rezolutë të kontestuar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, NATO-ja natyrisht se mund të krenohet se ka menaxhuar një sfidë të madhe dhe e ka përforcuar rolin si institucion eminent euroatlantik.

Megjithatë, tani vjen pjesa e vështirë. Libia nuk ishte shtet që funksiononte pa probleme para luftës civile të gjashtë muajve më parë, mirëpo ajo është e shkatërruar në tërësi dhe do të ketë nevojë për rindërtim – operacione të pasluftës apo “operacione stabiliteti”, ndërtim kapacitetesh institucionale, reforma ekonomike dhe siguri.

Ashtu si edhe në shumicën e shteteve të pasluftës, udhëheqja efektive dhe legjitime do të jetë e vështirë të gjendet. Këshilli Nacional Transitor, organi qeverisës i themeluar në shkurt nga grupet e ndryshme rebele, ka funksionuar goxha mirë, duke pasur pengesat dhe presionet me të cilat është përballur. Mirëpo shkathtësitë e nevojshme për një udhëheqje gjatë kohës së luftës dallojnë nga ato që duhen për udhëheqjen e një shteti sovran.

Duke e pasur parasysh shumëllojshmërinë e Këshillit, do të ketë presion të natyrshëm brenda Libisë dhe jashtë saj për mbajtjen e zgjedhjeve të shpejta. Grupet e ndryshme politike duhet të diskutojnë rreth afatit për zgjedhjet popullore, ta informojnë bashkësinë e shqetësuar ndërkombëtare dhe në fund ta caktojnë (dhe ta respektojnë) datën. Mirëpo ajo datë nuk duhet të caktohet menjëherë, në mënyrë që të ketë kohë për rindërtimin e institucioneve politike dhe të ekonomisë.

Sistemi i sigurisë dhe drejtësisë, që ka qenë nën kontrollin strikt të Qaddafit, duhet të jetë prioriteti i parë, ndonëse paraqet fushën e cila ka më së shumti nevojë për një reformë të thellë dhe afatgjatë. Vetëm mund të merret me mend nepotizmi endemik dhe korrupsioni që ka karakterizuar në mënyrë tradicionale forcat policore të Libisë, mirëpo ato do të duhej të viheshin në funksion me shpejtësi, mbase përmes ndonjë betimi për besnikëri dhe stërvitje. Një zgjidhje e tillë nuk është ideale, mirëpo lejimi që rrugët të drejtohen nga paramilitarët dhe grupet e ndryshme fisnore do të ishte shumë më i rrezikshëm.

Mirëpo, sfida kryesore me të cilën do të përballet qeveria e re e përkohshme do të jetë se çfarë të bëhet me grupet e ndryshme rebele që e “çliruan” shtetin. Ne mund të presim që sulmet shkatërrimtare të NATO-s mbi forcat e Qaddafit do të harrohen së shpejti, në rrëfimet heroike të avancimit të shpejtë të rebelëve drejt Tripolit. Sa më shpejt të shpërbëhen këto forca, aq më mirë. Shumica mbase do të absorbohen në shërbimin libian të sigurisë, mirëpo të tjerët shpresojmë se do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Sasia e madhe e armatimit të shpërndarë nëpër shtet paraqet rrezik të madh për një Libi si shtet i suksesshëm me qeveri efektive.

Forcat e armatosura të Qaddafit ishin zgjedhur në bazë të besnikërisë dhe përkatësisë etnike, e jo në ndonjë koncept merite dhe për këtë arsye mbase mund të jetë i lartë motivimi për t’iu hequr atyre uniformat dhe për t’i dërguar në shtëpi. Mirëpo, leksioni më i rëndësishëm i nxjerrë nga Iraku erdhi nga vendimi pothuajse katastrofik për shpërbërjen e ushtrisë së Saddamit, pa pagesë apo pension. Ky vendim ishte rrënjë e shumë problemeve të mëvonshme irakiane të sigurisë.

Libia ka fat në shumë mënyra. Sektori i naftës duket të jetë relativisht i paprekur dhe mund të kontribuojë në të ardhurat e qeverisë shumë shpejt. Për dallim prej saj, shtetet e tjera që po kalojnë nëpër ndryshime radikale, përfshirë Egjiptin dhe Tunizinë, varen më shumë nga sektori i shërbimeve, përfshirë industrinë e turizmit.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e gatshme për ta ndihmuar Libinë. Vendimet kryesore duhet të merren në konsultime ngushta me udhëheqjen e re të shtetit, për ç’shkak institucionet ndërkombëtare, civile dhe ushtarake duhet të jenë të pranishme në terren. Sërish NATO-ja mund të jetë e popullarizuar tani, mirëpo një gjë e tillë mund të ndryshojë. Libianët, si popujt e tjerë arabë, mund të dalë se kanë qëndrime kundërthënëse, të cilat shkaktuan huti tek Perëndimi në Irak: ata mund të kenë nevojë për ne, mirëpo po ashtu do të duan që të largohemi.

Qeverisja, ndërtimi i institucioneve, siguria dhe arritja e marrëveshjes mbi një prani ndërkombëtare janë sfida të mëdha, mirëpo mbase aspekti më shqetësues i Libisë së pas-Gaddafit do të jetë qëndrimi midis ekspertëve perëndimore se përvojat në Irak e Afganistan na kanë dhënë njohuri dhe shkathtësi për menaxhimin e të gjitha këtyre operacioneve.

Njohuria kolektive e shteteve perëndimore nuk mund ta zëvendësojë mençurinë kolektive rreth historisë së veçantë të Libisë. Gaddafi ishte diktator brutal, mirëpo ai e mori pushtetin – dhe e mbajti për 42 vjet – për një arsye. Po qe se kemi mësuar diçka nga Iraku dhe Afganistani, atëherë ajo është se disa vjet politikë apo rindërtim institucional nuk mund të shkelin shumë shekuj kulture. Ata shekuj, e jo pjesa e mbetur e regjimit të Qaddafit, ka shumë gjasa të bëhen armiku i vërtetë i ndryshimeve në Libi.

(Autori, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit për Azinë Lindore, ka qenë ambasador i SHBA-së në Irak, Kore të Jugut, Maqedoni e Poloni. Ai po ashtu ka qenë emisar i posaçëm amerikan për Kosovën, negociator i Marrëveshjes Paqësore të Daytonit dhe kryenegociator i SHBA-së me Korenë Veriore gjatë viteve 2005-2009. Ai tani është dekan i Shkollës Korbel për Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit. Ky vështrim është shkruar për rrjetin e gazetarisë botërore, “Project Sindycate”

25 komente në “Pas shpëtimit të Libisë nga NATO-ja”

  1. Brazili says:

    Ky ka punuar edhe ne Shqiperi.

    1. Fatos Nano says:

      ka punuar he ka mbulura CIA-n vellai.

  2. tafuti says:

    Mire ben TemA qe botol broçkulla te tilla,se shihen me qarte hipokrizite amerikane te pohuara nga ata vete per gjoja luften kunder diktatoreve e diktaturave qe po zhvilloka Amerika (jone e dashur).
    Jane interesat amerikane qe prodhojne “diktatore” kur ua do nevoja,ashtu si prodhuan arme berthamore ne Irak qe te justifikonin agresionin e “çlirimit” te popullit irakian,ideal per te cilin qindra mijra irakiane nderruan jete dhe miliona ton nafte derdhen ne cisternat amerikane.
    Interesat amerikane prodhuan Bin Laden dhe jane gati te prodhojne gjithshka qe u del si pengese ujqerve amerikane ne kapjen e viktimes se tyre te radhes.

    1. Fatmir Lamaj i burgosur politik nga Fieri says:

      Lexoje se ky link tregon Ameriken e dashur sa e ka dashur Shqiperin.
      http://www.proletari.com/?p=6016

      1. ton says:

        Mjere ne per viktimat si puna juaj. Shiko emrat, tehyfte dhe burgaxhiu. Po mire o tehyfte, na shpjego pak…Po ne Kosove pse hyne ”ujqit amerikane”? Me siguri t’u merrnin naften dhe pasurite e papara qe ka Kosova he…?
        Ore, pse s’e gjykoni Ameriken ne marredheniet me Shqiperine po shqetesoheni per arabet?
        Po shqetesohet dhe i burgosuri politik nga Fieri qe na helmon forumin me artikullin e burgaxhiut nga proletari….
        Tani i’u vu vula politikes amerikane…I’a vune dy koka te ndritura.

        1. Fatmir Lamaj says:

          Zoti Toni e ke lexuar artikullin te proletari.com. Pastaj mu pergjigjë.

          1. raimondi says:

            Je komplet gabim ti –USA ne na ka ndihmuar pa asnje interesz –Natyrisht na ka ndihmuar sepse e drejta ishte ne anen tone
            —Por po te donte nuk na ndihmonte fare–sic ka bere Europa
            qe megjithsae e drejta ishte ne anen tone Europa donta ta prishte fare Shqiperine -Por ja mbajti doren Amerika

            –Ndaj mos fol kot — ——

  3. G.Harillo says:

    Qirjo tafuti sipas teje kush duhet ta drejtoje boten?

    1. Zenun Tanka says:

      Jam lexues i rregullt i Gazetës Tema shkruan vetem të vërtetën. Lexova shkrimin te linku proletarit.com Autori i shkrimit ”Leter e Hapur” ish i burgosurit politik i quajtur Agim Gani Hamiti nga Dukati i Vlorës, dhe jam i lumtur se na hapi sytë ku paskemi qënë deri sotë.

    2. tafuti says:

      Qirje Harallambos,boten e sheh te shtrember ti gjate procesit te paraemrit tend greqisht dhe grek

  4. durim hushi says:

    O Tartuf do te shkonte me shume Nicname MATUF

  5. XHIMI says:

    U kujtu nato mas 42 vjet darka e dreka me kadafi,ket vit e moren vesh se osht diktator ,vjet ishte ne Franc,e ngrejti çadren ne shons elize tu e nimu dhe sarkozi,sot perfunoj diktator,ksaj i thon me tall bythe n me miletin qe e majn gojen hap si peshku nga habia,egjitha kjo,boet ,per biznes armesh dhe gazi,mjer ati qe do i bi rradha me u qujt diktator,se amerika dhe europa,sot te bojn hero ,ne mjes perfundo,diktator mas interesave,te gjith secilit.Zoti qoft me ne dhe ishalla e vje i dit e ma par,rradha e kryeministrit ton,per me e pagzu me ket titull qe pagzun Kadafin.

  6. amerika says:

    Hahahahaha, si e shpetoi USA Libine hahahahahaha, e shpetoi per zoten, e shpetoi hahahaha

  7. fatmiri says:

    Dy llafe jo te mira: Cila eshte gjendja sot ne Irak? Po ne Avganistan? Sa vjet po behet keshtu zvarre? Po Palestinen pse nuk e njeh si shtet Amerika apo nuk ka nafte sa Libia? E shume te tjera. Hipokrizi.

    1. TEFTA ALIKAJ says:

      je i sakte

  8. hysni dajaku says:

    Gaddafi ishte dashi i radhes per tu ber kurban,jo se nuk e meritonte te hiqej,,po nga menyra selektive se si hiqen,dhe keto luftra japin iden e shpetimit te kombeve nga diktaturat gje qe eshte po aq e genjeshter se e ardhmja e afert,,Libia nuk ishte vendi problematik,qe duhej bere eksperiment,por u gjet si dele e ndar nga tufa qe i duhej pire qumeshti i zi i duhej ngrene mishi, i duhej marr lekura e me kete rast pak rendesi ka si do ven punet neser me popullin e thjesht qe do kacafytet e do telendiset si ne Irak ene Afganistan ku shijojne demokracine dita dites me te vrare nga 20 -30 vete,,bota e qytetruar ka arritur ne shkall te tilla sa duhet te gjej rruge me te sofistikuara e me te lehta se sa keto luftra idote e gjakatare ne emer te lirise qe mbhjellin me shume vdekje e viktima mbasi lufta mbaron,,keto vende nuk jan ne fazen e zhvillimit shoqeror qe mund te ndertojne shoqeri demokratike solide,ndaj duhet kujdes i madh,,pasi demokracia behet me e dhimbshme se diktatura,keto justifikimet bajate per gjoja djegje barku per popullin qe po vuan nen diktaure nuk i ha me njeri,,po te jet keshtu sa banore ka Libia ,jane puntorte komunales ne Pekin,qe eshte regjim jo demokratik e ka munges te theksuar demokracie,po ku te gjith keta kodoshet e garipat e NATO-s ven e kerkojne te bejne marveshje te bejne leshime e te marrin edhe mendihme,,,qe iku Gaddafi me gjith lesht e tij te pa qethur mire beri,por Libianet do vujane ketej e tutje kaosin dhe dhunen e demokracise qe do shperthej ne cdo cep te vendit njelloj si ne Afganistan e Irak

  9. Dino says:

    Pa diktatore bota arabe jo vetem qe do jete nje katrahure brenda botes arabe por do jete edhe nje vrastare e popujve te tjere te botes sidomos ne perendim.Fatekeqesisht duhet perdorur fraza e madhe:”Evgjiteri hesapi”

  10. sociologu says:

    do ta bejne njesoj sic e bene me ALBANIA-n tone per 20 vjet “DEMOKRACI” me ne krye nje Qaddaff Malok, Krye-SALIBERISHOVIC… Mos u cudisni!

  11. LADI says:

    REVOLUCIONET E PRANVERES ARABE ,KUNDER DIKTATORVE KARAGJOS, SI MUBARAKU APO GADAFI I LIBISE MIKU I SHTRENJTE I KLLAUNIT DEMOKRATIK BERLUSKONI, JANE TRUKIME ESTRADESKE. GAZETA BRITANIKE / INDIPEDENT/ E DATES 26 GUSHT BOTONTE NJE KARIKATUR ,KU NE PLANE TE PARE RREBELET LIBIAN ME ARME,DHE PRAPA TYRE DUKE SHYRE FUCITE E NAFTES ,ATA QE U QANE ZEMRA PER POPUJT ARAB. REVOLUCIONET NUK EKSPORTOHEN ,PROVA TE TILLA SELEKTIVE KANE PRAPAVIJ TE DYSHIMTE. POR SHESHI TAHRIR PRAP DO GJEMOJ DHE TERMETI I TIJ NUK DO JETE ,LODER KALAMAJSH ,.POPUJT ARAB JANE ZGJUAR

  12. lupo says:

    Christopher Hill is a crime diplomat and a idiot

    Libya Truth

    http://www.youtube.com/watch?v=aJURNC0e6Ek

  13. Gazmend Nushi USA says:

    Futja pordhes deri para ca kohesh dilnit ne fotografi me kete dhe kur ishte kaq i keq pse e late kaqe gjate ,se raste keni pasur sa te duash me e sulmuar dhe bete pikerisht tani qe u preken interesat e vojit.Dhe jam dakort me fjalet e Dinos,asgje nuk do shkoje me mire nuk mund te ndertojne shtet shoket e Zan Caushit dhe atyre i duhet dajaku nuk eshte kot ajo fjala qe dajaku ka dale prej xhenetit dhe ato e kane merituar.Shifeni Egjyptin dhe Tunizin te cilet jane ne rrezik te bijne ne dore te fondomentalisteve myslimane dhe pastaj te shohi bota se cfare do te ndodhi do shtohet numeri i Afganistaneve.Pse nuk nderhyn zoti Hill ne Siri,ne Jemen,ne Iran e ne vende te tjera ku ka dhune.Pergjigjja eshte e thjeshte sepse nuk ka voj.Sa per Libin une mendoje qe megjithe sforcen e perendimit e keqja tani ka filluar.Se ai magjyp qe ka pare kurre nuk ka per ti lene rehate ato po nuk u zhduk me soj e sorollop.

    1. Malo says:

      NUSHI na shpife me injorancen teande. S’paske haberë nga politika

  14. Nuci says:

    Halli i madh o shokë na ka gjetur ndertimi i shtetit post lufte eshte nje detyrë e veshtire.Ju bej thirje te gjitheve qe marin vesh nga shtetformimi te ndihmojme popullin Liban.

  15. ladi says:

    c,ndodhi ne egjypt, perlud per libine REVOLUCIONI ARAB, NE UDHEKRYQ..
    Mijera egjyptian ridolen ne sheshin tani te mirenjohur tahrir, kur ushtaraket dhe perendimi e korektuan revolucionin ne vendet arabe. Partite politike nuk jane, ne hapin e kerkesave popullore, ato duan ti bejne nje tualet ,vendit qe vuan nga rroga te ulta, 30 dollar ne muaj merr nje nenpunes,uria eshte kronike ne nje popull 90 miljon.
    asgje s,ka ndryshuar ne pese muaj ,nga revolta 18 ditore e popullit egjyptian.ka paqartesi dhe nderhyrie nga jashte ,per ta ulur dinamiken e kerkesave.Me revolucionin nuk luhet, ai pregatitet me seriozitetin me te madh.disa revolta spontane pa pregatitje, pa parti qe punoin per popullin, asgje te re nuk ka. Tashti ngrihet ceshtia e vrasieve dhe denimit ,per veglat e regjimit te mubarakut,por kjo ngrehin me hajdut e bashibuzuk, duhet shembur,ne vend te saj populli i vuajtur, e me tradita te lashta historike i egjyptit,duhet te ndertoi shtein e ri demokracin e vertet te popullit dhe jo fasada demokracie…

  16. ladi says:

    c,ndodhi ne egjypt, perlud per libine REVOLUCIONI ARAB, NE UDHEKRYQ..
    Mijera egjyptian ridolen ne sheshin tani te mirenjohur tahrir, kur ushtaraket dhe perendimi e korektuan revolucionin ne vendet arabe. Partite politike nuk jane, ne hapin e kerkesave popullore, ato duan ti bejne nje tualet ,vendit qe vuan nga rroga te ulta, 30 dollar ne muaj merr nje nenpunes,uria eshte kronike ne nje popull 90 miljon.
    asgje s,ka ndryshuar ne pese muaj ,nga revolta 18 ditore e popullit egjyptian.ka paqartesi dhe nderhyrie nga jashte ,per ta ulur dinamiken e kerkesave.Me revolucionin nuk luhetvl

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje