Rritja e re me 6 lekë për litër në taksat e karburanteve është vetëm masa e fundit në radhën e një politike disa vjeçare, që gjithmonë ka ecur në një drejtim. Atë të rëndimit të barrës fiskale.
Të dhënat tregojnë se krahasuar me vitin 2005, qeveria i ka rritur taksat mbi karburantet me mbi 20 lekë për litër.
Kjo është rritje direkte pa përfshirë të ardhurat shtesë që shteti merr nga rritja e çmimit.
Historia nisi me akcizën, e cila në vitin 2005 ka qenë e fiksuar në nivelin 27 lekë për litër.
Që nga ajo kohë qeveria e ka rritur akcizën dy herë duke e çuar atë në 37 lekë për litër, që është dhe niveli aktual.
Ky ishte vetëm hapi i parë që u pasua nga të tjerë, gjithmonë në të njëjtin kah atë të rritjes së barrës.
Pas akcizës, qeveria ndërhyri në taksën e karbonit duke e rritur atë nga 1 në 3 lekë për litër.
Dhe menjëherë pas kësaj, që prej dy ditësh ka hyrë në fuqi një taksë e re shtesë, e ashtuquajtur taksa e qarkullimit, e cila nuk ka ekzistuar, por që këtej e tutje do të jetë 5 lekë për litër.
Në total rritja direkte nga akciza, taksa e karbonit dhe ajo e qarkullimit është 17 lekë për litër.
Mbi këtë barrë llogaritet edhe efekti i tatimit mbi vlerën e shtuar, i cili e shton barrën edhe me 3.4 lekë të tjera, duke e çuar atë në total 20.4 lekë taksa shtesë për çdo litër karburant krahasuar me vitin 2005.
Veç këtyre rritjeve direkte qeveria ka përfituar edhe nga kërcimi i çmimeve të naftës në treg, që i mundëson asaj të mbledh më shumë tatim mbi vlerën e shtuar.
Si rezultat, qeveria i merr qytetarëve si taksa 90 lekë për çdo litër naftë që ata blejnë në treg.
Që do të thotë më shumë se gjysma e çmimit të naftës është takes dhe pjesa tjetër është kosto prodhimi, transporti apo fitim tregtarësh./TCH/
Shume mire na e ben qeveria Berisha! Per sa kohe ne nuk e reagojme, kjo qeveri do te na rrisi cdo dite taksat! Mos u habisni kur te na vene dhe takse per ajrin qe thithim!
shume mire ja bene berisha tju apije gjkun edhe ti vrase po te ngrene krye koke palaret se vete e votuan injorentet fshataret e malokerija te nona berishes shkofshin
Nuk kuptoj nje gje ne shqiperi, ai qe ka makine 1200 CC paguan njesoj me ate qe ka makine 5000 apo 6000 CC. Ne te gjithe boten makinat e luksit taksohen ndryshe, pervec luksit ka takse me te larte per ndotje ambjenti, etj.
Kur thua ne te gjithe boten, per cilin vend e ke fjalen?! Ne vende te ndryshe te Evropes alikohet nje takse apo bonus ne funksion te sasise te CO2 qe leshon motorri i makines ne atmosfere, kjo takse aplikohet ne momentin e blerjes, me pas nuk ka taksa mbi fuqine e vetures.
Nje veture me motor te fuqishem dihet qe harxhon me shume, keshtu qe blihet ne princip nga shtresa qe kane mundesine te paguajne lluksin e motorit te fuqishem pa vrare mendjen per konsumin e karburantit te vetures.
Ne se keto leke do te kullandriseshin per ç’ka jepen do te ishte gjysma e se keqes dhepo keshtu edhe kaq sa llogaritet neto
Por ka edhe me ..
Per shkak te rritjes se shifrave te me siperme rritet çmimi i biletave te udhetimit qe rendon direkt ne kurriz te shqiptareve rriten çmimet e tjera si p sh te plugimit ,frezimit sperkatjes, ushqimeve ,punimeve ne ndertim etj e nje varg i tere influencash qe shkojne ne kurriz te popullit
Deri sa te fleme gjume keshtu do te xhvatemi ,nga karburantet ,energjia elektrike ,gazi etj
Mire ua ben. Hakun po u jep shqipetareve.Uroj ti ngreje me teper…Ate qe fut Berisha dhe Basha ne xhep duhet ta paguaje populli qe e voton….