Një vend që dëshpëron

25 Gusht 2011, 22:11Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë Shqipëria një vend me një shoqëri të mpirë? Një vend, shoqëria e të cilit, kryesisht lajmin e keq e konsumon thjesht dhe vetëm si thashethem të çastit, që pas një çasti harrohet për t´i lënë vendin lajmit të lig/thashethemit të rradhës? Një vend ku dashuria dhe urrejtja, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, shpresa dhe mungesa e saj, konsumohen si në një dramë banale, në të cilën kush vjen dhe kush ikën e konsumon atë në vetmi? Eshtë Shqipëria një vend me shoqëri hipokrite? Me moral të përmbysur, me gënjeshtarë që betohen për nder, me të ndershëm të rrallë që konsiderohen budallenj, me budallenj të shumtë që shfaqen si Doktorë Shkencash, me kurvëri që tregtohet si virgjinitet, me historira të turpshme që shpallen të lavdishme? Eshtë sot Shqipëria një trëndafil plot diell Mesdheu ku mbijnë gjëmba pafund Ballkani? Eshtë sot Shqipëria një vend që dëshpëron? Kjo është vetëm një listë e vogël në një listë shumë të gjatë trishtimi që do të helmonte individët e një shoqërie mbi të cilën u eksperimentua kolektiviteti, por mungon komuniteti. Një shoqëri e mpirë nën anestezi që përtyp me shumicë hipokrizi dhe dhembje.

Në dekadën e fundit të viteve 90´, divorci plot fraktura dhe i pakthyeshëm me komunizmin arkaik e feudal shqiptar, të paktën në pamje, i la shqiptarët me flokë të gjatë dhe përgjithësisht të dobët. Ishte ndoshta vendi i vetëm, gjeografikisht evropian, pa obezë. Pa dhjamë në trup, jo për shkak të palestrës dhe jetës së shëndetshme, por për shkak të kequshqyerjes, shqiptarët ishin të uritur për Coca-Cola, për Marlboro, për Mercedes dhe për jastëkë e dysheqe të mbushur me para. Idhulli i tyre ishte refugjati kuban me shenjë në fytyrë i filmit Scarface, njeriu që nisi jetën në Botën e Lirë, i cili nga hiçi dhe u bë milioner. Tony Montana, i luajtur në 1983 nga Al Paçino u bë modeli për shumicën dërmuese të shqiptarëve sepse ai kishte forcë për të bërë keq, raport të çmendur me të mirën, aftësi për të tradhëtuar “miqtë”, kishte gra e seks, drogë dhe mbi të gjitha, kishte para me të cilat mund të blinte seks nga gratë dhe armë për të vrarë miqtë e armiqtë. Të paduruar si ballkanas, gjaknxehtë nga dielli i Mesdheut, shqiptarët e fillimviteve 90´, nuk kishin durimin që të shihnin edhe vetë filmin deri në fund, kur “i keqi” Al Paçino, do të bëhej si shoshë cigani nga plumbat që do të merrte në trup. Një epilog logjik i historive të tilla, në një botë të rrëmujshme ku gjithçka nuk zhduket, por kompesohet, ku nuk ka krim pa ndëshkim, ku nuk ka lumturi pa fatkeqësi. Një përfytyrim i një çasti të vetëm: një emigrant shqiptar që sa ka lënë atdheun. 20 vjeç në vitet 90´. Pa asnjë qindarkë në xhep. Që endet anash vitrinave vezulluese të Perëndimit. Uturimat e makinave i ngjajnë simfoni muzikore. Vajzat e bukura të cilat i kishte parë vetëm në ekranet bardhezi të filmave të RAI-t apo stacioneve jugosllave, janë të gjitha të vërteta, ecin në krah të tyre dhe ata u marrin me vete imazhin në fjetoret me shumë vetë ku masturbohen me rradhë, pa turp e në sy të njëri-tjetrit. Ata, me fare pak përjashtime nuk kanë bërë kurrë seks më parë, ato janë të gjitha pa përjashtim të depiluara. Ato nuk kanë mustaqe si nënat në atdhe dhe këmbët i kanë të lëmuara. Madje kanë edhe aroma trallisëse parfumesh, ndërsa ata kanë ende në veshë zhurmën e dushit me vajguri të ritualit të së shtunës kur laheshin me sapun të zi Rogozhine. Gjithçka ishte kaq pranë për ta, por ishte kaq larg.

Në shtëpi i prisnin shokët dhe familjarët të cilët në fillim i gënjenin për jetën që bënin në Eldoradon evropiane, pastaj ju duhej të jepnin prova se edhe ata ishin pjesë e saj. Të guximshmit, pastaj, u shenjuan nga fati si Tony Montana. Sepse është në natyrën njerëzore që vesi të trajtohet me interesant se virtyti, pavarësisht se ka jetë të shkurtër. Ndaj shumëkush ju nënshtrua vesit me shpirtshitjen tek djalli me atë mendjelehtësinë tipike ballkanase “të dalë ku të dalë!”. Shumë nga ta sot janë nën dhe´, trupshpuar si idhulli i tyre kubanez, dergjen burgjeve apo dhe më keq akoma: vijnë vërdallë nëpër Tiranë si njerëz të nderuar sepse të varfërit e shumtë ju adhurojnë portofolin. Janë kudo. Në biznes dhe politikë, tashmë si model i suksesit të rremë që ka krijuar si ikonë shqiptari i zakonshëm. Të jesh i varfër sot është krim. Në këtë kuptim, ajo armatë e pafundme shqiptarësh që jetojnë keq dhe shumë keq, pensionistë dhe arsimtarë, të rinj të papunë dhe minatorë të uritur, militantë të zhgënjyer dhe banditë të vegjël, është një armatë “kriminelësh”. Sepse Shqipëria është një vend i dëshpëruar. I eksperimentuan kolektivizimin, por nuk e lanë të provonte shijen e komunitetit, e gënjyen me teatrin e përgjakur të komunizmit, por po e detyrojnë të jetojnë sërish nën komunizmin feudal, ku gjithësecili është vetëm një gur në piramidën e ngritur vetëm me një kriter: ke para, je i mirë, nuk ke para je i paaftë!

Pothuaj 30 vjet mbasi doli në ekran, tek shenja e Tony Montanës është ende njeriu i ri shqiptar që edhe nëse nuk i dorëzohet mëkatit, në shumicën dërmuese të rasteve e bën nga pamundësia, por jo se nuk e ka ëndërruar ta bëjë. Jo se nuk do ta bënte në rastin më të parë që do t´i paraqitej. Sot, shqiptarët i kanë pothuaj të gjitha. Që nga Coca-Cola, Marlboro, Mercedesat, vizat e liberalizuara për në Evropë dhe Tony Montanat e tyre. Janë dhe obezë. Si një shenjë idiote e lumturisë, si një simbol i statusit të suksesit. Edhe kur bëjnë palestër që të largojnë dhjamin, edhe kur hanë si të limaksur për të vënë dhjamë që pastaj ta heqin me palestër. Njëlloj si qeveritë që kanë pasur në këto 20 vjet, në të cilat gjeje si rregull dhe jo si përjashtim “emigrantë” kubanezë që në një moment të caktuar e gjenin veten në majë të piramidës së krimit. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi, qeveritë që e kanë mbajtur këtë vend në anestezi. Si komunistët dje, si “pluralistët” sot.

 

56 komente në “Një vend që dëshpëron”

  1. Dean says:

    PO,Lorenc, ESHTE.
    Jemi e njejta histori prej shekujsh.Asnje gje nuk ka ndryshuar,perderisa edhe BARBARET kane te drejte re kerkojne pushtet.
    Ne jemi per te qare hallin,dhe nuk ka as1 Shprese ne Horizont.
    EDI RAMA dhe 1 grusht i vogel njerezish nuk mjaftojne

    1. ZARBUA says:

      tani shqiptaret perdorin rendom sharjen :”te befsha sheqeren farmak”

      1. Efraim Diveroli says:

        Zarbo, mos e thuaj kete se po na ngelet me barre Sheqerja e do te beje ndonje Saluc tjeter.

      2. stalinsali says:

        Hahahaaaaaaa

    2. turi says:

      Nje shkrim,qe te kujton dy shkrimet e para , tek gazeta Zeri i Popullit, te komunistit pseudo demokrat dhe mostres se ligesise, Sali Berisha , ne vitet 90-te,vazhdimesi e skenareve te peshtira te rradhes, te porosise te Hoxhes dhe Alise, qe te shajme vetveten , duke mare vete ne dore ROLIN E DISIDENTIT , TE NJERIUT DHE PATRIOTIT TE NDERSHEM.

    3. Durim Sosuri says:

      Lorenci e paska qare kete shkrim. Kam lexuar nje novele te hershme te tij te titulluar “Ne banjon publike”, nje perle e vertete, ku autori pershkruan me detaje mjaft pikante mentalitetin shqiptar dhe shtypjen e njerezve nga lart-poshte. Suksese te metejshme dhe krijimtari te mbare.

  2. Shefqet Cela says:

    PLAGE DHE QELB NE TRUPIN E SEMURE ME NJE TUMOR NE KOKE. DUHET BISTURIJA.

  3. zjarri says:

    Inderuar Lorenc Vangjeli, jeni (Patriot e gazetar ) vetem ti e Baze do te clironi tiranin nga Sali Shpellari…Po mirmo te bekuare, te pa ngren (KOMENTUS) A kini sy dhe veshe!? keshtu do te llamatisni dhe shani njeri tjetrin! sipas mendimit tuaje,kush eshte kryetar qeverie? A nuk eshte ky Neritan Ceka, para 90-tes si breket me bythen me Ramis Alin? Ne funte te 90-tes Ramizi perpilovi dhe krijoje 5parti me ne krye 5besniket e ti dhe te partise komuniste, 5,pese spiun dhe agjente, pershembull (Sali Berisha, Sabri Godo, Fatos Nano, Neritan Ceka, Skender Gjinushi,) porosia e Ramizit ishte TE SHANI NJERI TJETRIN DHE ME NENAT, DHE KESHTU U BE DHE KESHTU DO TE BEHET …sa ju te zireni njer me tjetrin ne internet, per nje meter katerore vellaj vret vellan, babaj vret djalin!……..kurse Sala me alabaket e tipit Ceka TOKAT E SHQIPTARVE JA DHURON Damir Fazllicit. COHUNI MJAFTE NE GJUME…MJAFTE SE LARI PJATAT (kurbetllinje) EJANI KETU NE tiranin..

  4. england says:

    Goditje ne shenje “Made in Albania”
    vendi i cudirave,ku rrugacet me xhepat e fryra nga leket e pista
    i bejne karshillek kujtdo mesuesit,arsimtarit,doktorit megjithese
    nuk lidhin dot dy fjale bashke dhe me arsim te ulet 8-vjecar
    realitet qe te ben te ndjehesh i huaj ne vendin tend!
    Kur do vije dita e shpetimit?

    1. AK says:

      Ketu mesuesi doktori arsimtari te ben karshillek se jane fundosur ne korrupsion. Duhet revolucion i vertete. Thuajse e pamundur nuk ka dirte ne fund te tunelit. Rini e rendomte pa inisjative, brez i vdekur, Shiptaret thjesht vuajne nga smira e ligesia per njeri tjetrin. Nuk ka shprese….

  5. denis says:

    epo duhen thene gjerat troc ngadonjehere…

    zhurma e dushit me vajguri… e kisha harruar kete, shkrim i bukur.

  6. Savo Dukati! says:

    Të gjith analiza dhe vetëm analiza të një anshëme duke evidentuar, tmerret e faqe mender demokracis Arnaute. Analizat janë të vërteta të njohura, por dhe që të gjith po i heqin në kurris. Në këtë kënt gjykimi drejtpeshimi është prishur sepse nuk është plotësuar krahu tjetër i peshores, ajo se si duhet organizuar dhe vepruar që të dalim nga kjo lëngat e gjat dhe e fëlliqur.
    Dikush më ka thënë , mbasi nuk e kam lexuar vetë, se kur Napoleoni u shpartallua për së pari e internuan në ishullin e Korsikës nga dhe ishte. Populli frances u vetorganizua sepse nuk e duronte dot turpin dhe i shkojnë Napolonit në rrugë sekrete dhe e thërrasin ti udhëhiqte në beteja sepse populli frances sipas tyre ishte i gjithi me të. Ai bëri vetëm një pyetje: PO PARIZI?. Parizi është i gjithi me ju ishte përgjigjja. Athere po! thot Napoloni dhe filloi betejat deri sa u shpartallua me tradhëti në Vaterlo. Pa zgjatur i dashuri Lorenc moralin e kupton më mirë se unë sepse je gazetar i formuar. Në optikën time dhe shumë të tjerëve sa kam dëgjiuar nuk je përfshirë në gazetarët mercenarë, të cilët janë bërë në shumicë kasnecët e mafjes vertikale nga më të ndyrat e botës. Pra historikisht ç.do lëvizje progresiste në histri organizohet në kryeqytet dhe në formë centrifugare përhapet në gjithë vëndin. Kur korret fitoret inagurimi bëhet po në kryeqytet. Kryengritja e vitit 1996-97, ishte masive, por ajo u organizuaa nga periferia, jashtë Tiranës dhe u sabotua, kaloi në anarki, duke e marrë në dorë drejtimi turmat e pa kontrolluara të lumpenit. Rezultati ishte një regres ekonomik e social të cilin nuk e korigjojnë dot brezat. Pra Kaloni nga akademizmat tek veprat paqësore po të nxehta dhe do shikoni se populli do ju marrë pasë dhe një veprim konkret do jet shummë fishi i shkrimeve. Ok.?
    Ather të dashur intelektualë të Tiranës: Deputet të opozitës, gazetar, profesorë, akademikë, organizohuni dhe bëni një shfaqje parapopullit spektakolare në formën e demostratës paqësore. Do shihni se populli iTiranës dhe Shqipëris pjes pjes duke u shumuar do ju marri pasë deri sa pushtetit hajdut dhe shqipri shitëse të zihet frzma dhe të dorzohet. Kështu bandat e pushtetit mafioz do ngelen vetëm si balash si puna e drurit të mullarit mbasi i ka mbaruar bari.

  7. gazi says:

    –i ke rene pikes z.Vangjeli–keto jam perpjekur dhe un ti shkruaj ne komentet e mija,vetem fajit nuk na i ka vetem qeveria se dhe politikanet shqiptare jan,por kemi te gjithe
    se e mbajme sqepin ngritur si nje zog i vogel dhe kur e shikojme qe politikanet nuk na japin gje,i fusim nje”bota esht portokalle””secili per vete zoti per te gjithe”–DHE MARRIM RRUGET E KURBETIT
    komunistet “trima”i nxoren nga puna me te shara,por c’fare ben keta???
    gjysma me PD–gjysma ulen koken dhe ja mbathen ne kurbet
    dhe ketej ne kurbet nuk rrim rehat–shikojme njerin me lek”mos i henget themi”
    NE JEMI SI NJE MOLL FLAK E KUQE-POR PER FAT TE KEQ E KRIMUR BRENDA
    DUHET BERE THIRRJE PER BASHKIM DHE VELLAZERI—-STOP BABEZISE DHE INJORANCES

  8. DMSH says:

    Te lumte Z. Lorenc, i ke bere nje radiografi perfekte pjeses dermuese te shoqerise dhe politikes shqiptare qe ekziston sot.

  9. genti says:

    bah more lorenc e ke qendis realitetin shqiptar.je papare bravo

  10. Sulo says:

    Dy verejtje per shkrimin:
    Banoj jashte. Por asnjehere nuk jam lare aq mire sa c’jam lare dikur me ate sapunin e famshem te Rrogozhines. Pastaj ne fund te shplarjes pak uthull e floket beheshin mendafsh. Kurse cfaredo qe te perdor ketu, floket me rrine te ashper mbas dushit. Eshte edhe pune uji natyrisht. Nuk bej shaka.
    2. E kam degjuar edhe here tjeter: ne 1990 njerezit ishin te dobet nga kequshqyerja. Po mire, kjo do te thote se njerezit dmth shumica ushqehen mire sot? Atehere pse ankohen njerezit? Mire qenkemi, bukuri, te shendetshem. Mos u ankoni.
    Por per mendimin tim ka edhe nje spjegim tjeter: ushqimi atehere nuk ishte me bollek por njerezit atehere hanin ushqim shume me te paster, dmth pa kimikate. Perimet ishin nder me te mirat ne bote, vinin ere perime. Ankoheshim nga prasi, qepa, nga lakrat, fasulet, sallata…na mbine ne bark thonim. Po pikerisht keto ushqime jane nder me te ushqyeshmet e nder me te shtrenjtat sot kudo ne bote. Dhe e keqja eshte se nuk jane gje nga ana cilesore. Presh e laker pa shije, sallate koti, sikur ha bar..e keshtu me radhe. Pastaj 10-15 vjetet e fundit vertet kishim mangesira ne mish, bulmetra, veze,etj. Pra i bie qe konsumonim me pak yndyrna. A nuk eshte edhe ky nje spjegim pse ishim me pak te shendoshe atehere? Po ajo buka e zeze? A nuk ju ka marre malli? Binte ere gruri nje kilometer larg. Kurse buka qe shitet sot eshte si kashte para saj. Si mendoni?

    1. hasan says:

      Me mire me sapun Rrogozhne se sa ti ve kokes nje kile llak si Luani i LSI-se.

    2. Rajmonda says:

      Per te gjitha sa ke shkruar ke te drejte.

    3. turi says:

      Sulo te paska bo efektin sapuni i Rrogozhines,ta paska heq kapsllikun.O sulo dhe prast e kasharit te paskan lene pa mend.Po ku e gjete pastertine ti tek azotiku i Fierit apo tek superfosfati i Lacit qe ndoti gjithe Shqiperine,pa harruar patatet e qumshtin e Ukraines se Cernobilit,qe ngriheshe ne gjysme te nates per te marre dy litra qumesht allacernobil.Sulo pse falimentoje komunizmi yt deri tek tulloni,apo hengre nje luge supe te prishur ne komunizem dhe sot po vjell tere jeten.Sulo ju dhe soin tend nuk e shpeton me teorija komunisto-nazifashiste si”sherbe,perca e sundo,dhe rrej rrej se dicka do te mbetet”,ato kane dalun demode sot.Beso njehere te vetme o ateisti i punesuar.

  11. Albann says:

    Nje vend qe te sakaton thuaj….

  12. artur says:

    Jo te gjithe,, madje fare pak shqiptar jane keshtu…. Po keta duken e e dalin neper gazeta e Tv; jane ne qeveri dhe sundojne vendin,, sepse EMIGRANTET PUNETORE QE PUNOJNE JASHTE OSE JANE KTHYER SI UNE DHE E KAN MBAJTUR KETE VEND ME LEK E BUKE DHE NJEREZIT E MIRE NE SHQIPERI qe skane emigruar kurre RRINE E STRUKIN KOKAT NE MIZERJEN E PERDITSHME; PA GUXIM TE ORGANIZOHEN E NGRIHEN..

    MALLKIMI I KETIJ VENDI DHE I YNI NDER SHEKUJ KA QENE BURRACAKERIA E NJEREZVE TE MIRE PER TE LUFTUAR FORTE E ME TE GJITHA MENYRAT; DHE PERFUNDOJME TE SHTYPUR NGA IDIOTET,,, BREZ PAS BREZI,,,I BIRI PAS TE ATIT,,, DHE KRIMINELET INJORANT JETOJNE NE LUKS DHE SUNDOJNE (ASHTU SIC U ZBYTHEN DHE JA MBATHEN NE FUND TE BOTES BURRAT E MIRE TE SHQIPERISE NGA NJE COPES ESAT KURVE TOPTANI DHE AHMET ZOGU NE “25,, NJESOJ NE “45 NGA ENVER HOXHA,,, NJESOJ TANI NGA SALI KURVE BERISHA) kush ka 2 lek b**th e 2 lek mend te behet friend ketu http://www.facebook.com/profile.php?id=100002638061696&sk=info

  13. Aj..Vlora says:

    Shum me vende kjo qe thua kemi mbetur te perfaqsohemi nga njerez plehra,nje nga kta dhe nje ish qurash i vlores Dashi i Avas qe dhe kur ecen fryhet si kryearz hapu dhe te futemi sa posht qe jemi si vend.

  14. dorand says:

    ik o lenco se komunist katunar ngele. ti na tregon se e zeza eshte e zeze e e bardha eshte e bardhe. pse o komi nuk kemi sy neve? pastaj ju qe doni te ngriheni ngrihuni ngrihuni se 1 nga 1 do ju kepusim si bare i thate komunistash qe jeni.per lesh do ju cojme te gjithe.

    1. tg usa says:

      a eshte e vertete qe babai i top allit ka qene sekretar i ramiz alise?
      Po top allin a e ka cuar diktatura per studime ne itali para viteve 90

      1. dorand says:

        or zoteri ti krahason ato te pd me ps kush eshte me teper komunist? se mbase topalli eshte si thua ti po ps ka rrjedhur nga ppsh ti e di kete apo jo?

  15. G.Molla says:

    Po Zoti Vangjel. s’te mungon oratoria, je kurajoz derisa thua realitetin,je kritik nga qe do Shqiperi per se mbari, mbi te gjitha kerkon DREJTESI. Ndaj shqiptaret te admirojne kudo qe jane.Ju ndjekim edhe neper debate ku lartesoni veten tuaj per kulturen e dialogut dhe ide me buke qe shperndani.Me shqiptare si ju,duhen bashkuar gjithe inteligjentet e kolmbit,studentet e arthmja e vendit e cila po jeton katraurat e pa para o te degjuara ne bote,me Tiranen neodiktatoriale.Jemi me ju Z. Vangjeli.

  16. ermiri says:

    Z. Lorenc je i vonuar. M. Dervishi, nga Amerika, eshte treguar me e shpejte, me e sakte dhe me e qarte. Mos ngaterro nje pjese te vogel te shoqerise me gjithe shoqerine.

  17. Kristaq bashari says:

    ke te drejte me shkrimin por ne shqiptareve na pelqen te mburemi por zgjedhjet e majit treguan se populli idon shume hajdutet.Ti mbar me shendet

  18. +10 says:

    Ky nuk eshte pluralizem, ky eshte plurokomunizem.

  19. Luan Kolonja says:

    Nje shkrim realist, nje pasqyre realiste e shoqerise shqiptare sot.
    Komenti im:
    Sigurisht, nje zhvillim ky i natyreshem i nje shoqerie ne tranzicion nga nje shoqeri tolatalisht e izoluar nen thundren e nje sistemi politik ultra komunist e diktatorial, ne nje shoqeri te ekonomise se tregut me sistem politik pluralist. Sipas mendimit tim, kjo esht ne pergjithesi tabloja qe autori i shkrimit eshte perpjekur te na sjelle.
    Ky subjekt i zgjedhur nga auori i perket kryesisht fushes se socilogjise dhe doktrinave krahasuese te shoqerive njerzore qe pergjithesisht klasifikohen ne dy grupe krysore, ne ate Social-Komuniste dhe shoqerine Kapitaliste.
    Ajo qe une do te kundershtoja eshte fryma pesimiste qe autori perpiqet te servire rreth ketij realiteti.
    Megjithe pergjithesisht shkrimi eshte i sinqerte, ne fund te fundit ai te le dicka me shije te hidhur e te krijon nje ndjenje pesimiste per jeten e njerezve ne Shpiperi. Per here te pare autori nuk point out (ngre ceshtje) rreth konflikteve ndermjet fatktoreve e forcave politike ne vend, duke mos interferuar me pozicionim pro apo kunder, gje qe e ben ate me objektiv ne gjykim.
    Pa dyshim qe une nuk mund te mos pranoj qe conceptet per moralin, etiken, estetiken, te bukuren, te shemtuaren, vesin e virtutin, ne krahasim me ato qe ne ishim mesuar dhe indoktrinuar te pranonim, kane pesuar ndryshime thelbesore. Me keqardhje duhet te pranojme qe psh. koncepti te moralshmes, dhe te pamoralshmes (jo sipas konceptit komunist) por sipas tradicionit te kultures shqiptar, ka pesuar deformacion dhe regresion shume negativ. Sot kultura e mashtrimit, vjedhjes, korruptimit, abuzimit te pushtetit te fuqise ekonomike te individeve apo grup individesh deri ne vrasje kriminale, dukest qe te jete e pranueshme nga opinioni i gjere, ose te pakten opininioni eshte mesuar t’i quaje gjera te zakoneshme duke rreaguar gjithnje e me pak. Po ashtu, koncepti (burre i zoti), ka pesuar nje deviacion te cuditeshem, sot i zoti quhet ai qe din te gjeje mbeshtetes ne administrata, ne institucione, qe din sa e si te jape ryshfetin dhe te mbaroje pune. Po ashtu njerez te grupuar ne interesa te medha fitimprurese, perpiqen te krijojne network dhe arrijne te depertojne deri ne struktura te larta partiake, bile arrijne te zgjidhen dhe deputete.
    Cuditerisht autori nuk evidencon faktin se cdo vizitori te huaj apo emigranti qe kthehet pas nje kohe te gjate larg vendit, ato mbeten te befasuar me shpejtesine e implementimit te ekonomise tregut ne vend dhe zhvillimin dinamik te ekonomise vendit, krahasuar kjo me vendet fqinje apo me ato ish komuniste.
    Duhet te pranojme me ze te larte qe shqiptaret adaptohen shume shpejt ne kondita te reja packa se kjo shpesh e shoqeruar me deformacionet e siperpermendura.
    Ajo qe na ben me shume konfuze ne kete shkrim, eshte mospermendja e argumentit madhor dhe percaktues ne sferen social ekonomike te vendit, ne ate qe shoqeria shqiptare eshte ne tranzicion te vendosjes se sitemit te ekonomise tregut, sic quhet ndryshe, te Kapitalizmit, i cili presupozon iniciatiavat e lira te individit dhe perqasjen e tij ne nje ambient krejtesisht te ndryshuar, ku ligji themelor Kerkese-Oferte eshte determinant dhe nuk varet as nga individet dhe as nga qeverite.
    Ne kete kontekst, qeveria dhe institucionet e tjera te shtetit luajne vetem funsionin regullator qofte te ligjeve te tregut qofte te rishperndarjes te te ardhurave ne sferat sociale sic jane arsimi, rendi e qetsia publike, sigurimi normal i jetes se perditeshme te njerezve, funsione te percaktuara keto ne ligjin themelor kushtetues te vendit si dhe ligjet e tjera specifike.
    Per shembull, koncepti qe qeveria nuk na ben rrugen, nuk na rregullon kanalizimet, nuk na gjen pune nuk na mbeshtet greven etj, jane koncepte tashme te tejshkuara ne kohe. Tanime, partite politike, nepermjet programeve sociale qe normalisht paraqesin ne fushata, percaktojne shkallen e intensitetit te reformave social-ekonomike si dhe shperndarjen gjeo-ekonomike te investimeve ne vend, perparesite afatgjata te zhvillimin dhe investimet ne sferen publike sic jane ato ne ifrastrukture, shkollim, edukim, mbrojtje shendetesore, mbrojtjen e sigurimin e integritetit te vendit, sigurimin e qetesise publike, sigurimet shoqerore, pensionet, menaxhimin e pasurive kombetare dhe shkallen e privatizimit te tyre si dhe buxhetin shteteror.
    Pjesa tjeter e pushtetit lokal, administron dhe menaxhon njesite lokale e teritoriale, pak a shume si miniqeveri.
    Pjesa me e madhe prodhuese dhe e sherbimeve, i perket bisneseve private, te cilat tashme kane tejkaluar raportin me qeverine ne pikpamje te prodhimit, punesimit e te te ardhurave.
    E keshtu me rradhe. I permenda keto ketu, jo per te bere leksione, por per t’u rikujtuar cdo lexuesi, qe puna qofte i punesuar apo vete punesuar i cdo individi do te percaktoje nivelin e jetes te tij apo familjes tij. Energjite, talented, guximi dhe aftesie e menaxhimit do te jene percaktuese dhe askush tjeter. Asnjeri nuk duhet qe te mos paguaje taksa ne shkallen dhe perqindjen e percaktuar me ligj apo akte te tjera nenligjore, taksat duhen paguar ndryshe qeveria qendrore apo lokale nuk do kene mundesi per te luajtur rolin e duhur ne lagjen, qytetin apo rrethin perkates.
    Duke e mbyllur, do desha te keshilloj zotin qe fryma optimiste, perpjekjet per nje qeverisje me efikase, zbatimi i ligjit dhe puna e palodhur e cdo individi te shoqerise, sjell progres e mireqenie.
    Shqiptaret e kane kuptuar kete me kohe dhe cdo dite po e bejne jeten e tyre me te mire, me arritjet ashtu sic i permendet ne shkrimin tuaj.
    Nryshe nga ju, mesazhi im eshte optimist e real dhe aspak i zymte, per me teper Shqiperia eshte ne shina te mbara dhe po perparon cdo dite e me shume. Shqiptaret po jetojne me mire dhe ky vend i bekuar eshte dhe do te jete nje vend me qyteterim modern dhe standarte me te mira per ne dhe per brezat e femijeve tane. Sigurisht qe Kapitalizmi nuk i ben te gjithe te pasur por krijon mundesi per sejcilin te realizoje ambiciet ekonomike.

    1. shefqeti says:

      O luan ti duhet ta dishe qe qeveria eshte aksionere ne cdo ligj qe miratohet 20 30 50 perqind kjo varet. Njeher identifikohet gjahu pastaj behet ligji si dorashke per te patur tek gjahu inters te drejtperdrejte te individve qeveritar, keto i dini me mire e kote te permend raste. Ky eshte fenomeni i haracit dikur shum i perhapur ne zonen e kioskave ke parku rinia. Ne gojen e politikanve mbeten fjalet Ligji Ligji Ligji. Une pyes kush ligj, ajo dorashka qe kan bere vete, dhe ka brenda 20 30 50 perqinshin?
      Tani, ku e gjen ti optimizmin, dhe kurajon ta quash kete sistem “kapitalizem”. Nuk eshte ky kapitalizem, ky eshte nje sistem qyrre afrikano-turkmenistanas. Quaje te deshtuar misjonin tend neutralizues. Ky sistem eshte ne grahamat e fundit. Fatkeqsisht per sojin tend shqipria eshte gjeografikisht ne Evrope dhe forcerisht do injektohen sistemet ligjore perendimore.

    2. turi says:

      ti o luan ose je budall dhe nuk e kupton se cfare do te thote shtet,ose je pjese e kesaj mafijeje,pamvaresisht se je jasht.
      A e ke te qarte ti qe ne nje vend ku korrupsioni dhe krimi e drejton ate vend ,nuk behet fjale me per shtet te popullit ,por per shtet te mafies.Si mund ta quash ti ekonomine e vendit tone,qe ska ekonomi, eshte 0 ,nje ekonomi qe po ecen me hapa vigane dhe se ja kalon vendeve fqinje. A je ne terezi ti.A e di ti se cdo te thote fjala Shtet te se drejtes qe i sherben popullit dhe kur nje shtet ka sukses, apo futja katunit.Per cfare prodhimi dhe punesimi flet ti, ku aty ekziston ligji i xhungles , qe ti vete e pranon. Si mund ti ta quash shtet kete tonin , kur krimi dhe korrupsioni eshte kthyer dhe ulur kembekryq ne cdo institucion dhe hallke te politikes shqiptare?Sipas teje ne nje shtet te tille mafioz e gangster, do te fitoi i afti dhe ai talenti dhe do te kemi te mira materiale.
      A je ne terezi ti , kur thua se Shqiperia na qenka ne shina te mbara dhe po perparon cdo dite e me shume dhe se shqiptaret po jetojne me mire ? Ku e shef ti qyteterimin modern te shqiptareve dhe te Shqiperise?Aha po, keshtu si ti flet vetem nje hijene e ketij sistemi politik korruptiv e kriminal, ose ndonje qe heh endrra me sy hap.
      Nuk ja vlen , qe te diskutosh per ato qe ti ke shkrujt.
      Ato qe shkruan gazetari, qendrojne te gjitha, por e keqja eshte se shkrimi i tij me kujton dy shkrimet ehijenes, Sali ne vitet 90-te dhe them ,obobo cfare hijene tjeter , me te kamufluar ka pergatitur PPSH, per te na sjelle, ne vend te ketyre qe jane.
      Une i perveluari , i rraskapituri , i drejti, i afti, por i zhgenjyeri po te them se , PER SA KOHE DO TE DREJTOJNE NJEREZIT E LIGJ ME FYTYRE NJERIU; AS QE BEHET FJALE PER SHTET TE MIRFILLTE NE SHQIPERI, PER SHTET TE TE GJITHE SHQIPTAREVE; POR VETEM PER SHTET TE MAFIES DHE SE KY POPULL ESHTE SHUME PESIMIST SEPSE NUK PO SHIKON NJE DRITE JESHILE.

  20. raimondi says:

    Shoqeria shqiptare esht e mpire , sepse eshte opozita e mpire

    ——Njerezit jane te coroditur , sepse e shohin qe pushteti gabon cdo dite qe kalon dhe duan te protestojne,
    por opozita nuk i aprovon protestat e tyre ………..Ndaj edhe njerezit jane si te mpire ..-Nuk dijne cte bejne
    ——-Sepse opozita shqipotare nuk po kryen detyren e saj –Ajo duke mos u vene ne krye te protestave
    ka bllokuar mekanizmin kryesor te funxionimit te shoqerise ne demokraci …..

    1. shqiponja says:

      Me vjen keq t’ju kundershtoj por eshte e kunderta e asaj qe thoni ju. Opozita eshte e mpire sepse shoqeria eshte e mpire. Si mund te presesh nga opozita te levize kur shqiptaret paten paturpesine te futin qofte edhe nje vote te vetme ne kuti per kriminele si Berisha, Basha apo Meta? Pse duhet te levize opozita, apo se paguhet nga taksat e popullit? Edhe gjyqtaret apo punonjesit e administrates qe jane te korruptuar koke e kembe paguhen nga taksat e popullit por askush nuk e ngre gishtin te beje dicka per t’i ndaluar. Kur te gjithe e kane pranuar korrupsionin si te keqe te paevitushme per te mos thene se bashkejetojne ne harmoni te plote me te, pse te mos tabeje kete gje edhe opozita?

      1. turi says:

        Populli eshte i mpire sepse nuk i beson me kesaj politike te ndare ne grupime , sa djathtas e sa majtas, sepse e provuan per 70 vjet mbi kurriz dhe e ka te qarte se, persa kohe do ti serviren politikane te dale nga keto pjella te se keqes se tyre, asnjehere nuk do ta besojne dhe votojne ate.
        Persa kohe kjo lloj buce politike nuk do te lejoje zgjedhje te lira ,ku te marin pjese edhe ajo force politike, qe i eshte mohuar e drejta per dekada,per aq kohe nuk do te kemi demokraci te vertete ne Shqiperi.
        Shqiperise i mungon opozita e vertete, ajo ka 70 vjet qe po drejtohet vetem nga nje force politike qe e ka emrin diktature dhe e ndare ne te majte dhe ne te djathte. KY ESHTE NJE REALITET , QE ASKUSH NUK MUND TA TJETERSOJE.

      2. raimondi says:

        Opozita duhet te levize se e ka emrin OPOZITE –Dmth vete emri i saj domethe KUNDERSHTIM
        ——qe te kundershtoje cdo veprim jo normal , koruptiv dhe antishqiptar te puishtetit
        duke u vendos ne krye te protestave popullore –

        ———–Kjo eshte detyra Funxionale e opozites ne nje sistem demokratik

        Nqs opozita nuk e ben dot kete detyre atehere duhet te shkrihet dhe te krijohet nje opozite tjeter qe ta justifikoje emrin……..OPOZITE –OK ?

        Po ca thoni ore >–Ky gazetar eshte trap fare , por edhe shume mosmirenjohes ndaj elektoratit socialist

        — Si qenka e mpire shoqeria jone kur njerezit sa here ju ben thirje opozita vijne nga gjithe Shqiperia ne protesta
        ———-Njerezit u vrane dhe u gjakosen ne protesta kunder Sales ky thote jane te “Mpire”

        –Pas vjedhjes se votes per kryetar Bashkie gjithe populli kerkoi te dilte ne protesta ,
        dhe Edi nuk donte –

        -Kjo s’ka bere vaki ne asnje vend te Europes ku populli kerkon te protestoje dhe kreu i opzotes nuk e lejon –Kjo eshte skandal


        –Tani kush eshte i “mpire ” ne kete rast ? ——Shoqeria apo Edushka ?

        –Ca gazetari eshte ky qe akuzon popullin kur kryesia e opozites iken per vacanza ,ndersa populli kerkon te protestoje ????

        —Pastaj ky harron qe jemi ne demokraci , dhe ne dmeokraci njerezit votojne gjysma per njerin krah dhe gjysma per krahun tjeter

        –Ky gazetar kritikon popullin tone pa pasur asnje arsye– dhe nuk thote asnje fjale per ata minjte e grekut
        qe vegjetojne ne krye te PS-se dhe me shkojne per vacanza ne Greqi e kudo , ndersa populli
        i thjeshte ben greve urie kunder pushtetit ……

    2. gazi says:

      -pershendetje raimond
      ti thua qe je komunist(nga ata te vjetrit) dhe s’eshte shoqeria shqiptare e mpire po esht opozita
      e para kjo opozita jone perbehet nga shqiptare qe jan te lidhur me rracen tone nepermjet gjakut panvaresisht se ti gjen rrugen e lehte i quan grek dhe spiune te tij
      e dyta po ne 91 ju komunistet pse ishit te mpire,kur ju nxorren nga puna me te mbeshtytur,kur ju tradhetuan dhe nje pjes u ben demokrate(dhe po fut ketu dhe njerezit jo partiak se dhe ata z’ben GEK)-hee…. ku ishit pse ja mbathet ne greqi,a kuta di un???
      po ne 97 pse nuk marshuam te gjithe drejt Tiranes por perfunduam BANDITE dhe VIKTIMA?

      Kemi urrejtje per njeri-tjetrin,jemi hipokrite dhe indiferent,te babezitur dhe te pa vetpermbajtur dhe na duhen shum vjet ti eleminojme keto vese–po c’duhet te bejme NE tani esht muhabeti?
      Te behemi njerez me common sense sic thua ti,te hapim syte,ti themi jo babezise se po shkaterrojme Shqiperine,te BASHKOHEMI,te ORGANIZOHEMI,ti themi STOP te gjitha shkaterrimeve qe po i behen ketij vendi te bukur,te behemi vend SOCIAL,te shfrytezojme pasurite natyrore,te ndalojme vellavrasjen-
      dhe te gjitha keto na takojne ne EMIGRANTEVE ne radh te pare ti bejme-TA PRISHIM DHE NE CIK REHATIN MOS TE KERKOJME TA BEJNE VETEM ATA ATJE
      po ne qofte se Edi esht deshtak,pse ky vend me kaq shume “trima” me bole nuk nxjerr njerez te tjere qe te na BASHKOJE…..po sepse NUK KA,JAN TE GJITHE LEPUJ dhe u behet vone vetem “qe nga dera dhe brenda”
      si mo nuk doli njeri ne televizor dhe te bej thirrje per bashkim,ta tregoj qe ky vend ka njerez te ndershem?-sikur dhe nje njeri nga rruga ose emigrant te ishte….dhe te thoshte::
      -MOTRA DHE VELLEZER,SHQIPERINE E MORI LUMI-TE BASHKOHEMI O SOT O KURR
      po jam i sigurt qe nuk do dali njeri,se ky vend nuk ka burra por BURRACAK
      prandaj dhe shqiptaret e zakonshem si puna ime, kthehen ne rutinen e tyre,ne hallin e tyre
      ate hall qe e z’gjohen vete se ishte me i lehte
      ate te emigracionit apo te servilit ne shqiperi–se te kesh para ne Shqiperi je BOSS dhe meriton respekt pavaresisht me ca i ke bere dhe se z’di nga lidhet gomari
      prandaj motra dhe vellezer mos u lodhni kot se ky lumi jon e ka shtratin e tij dhe vetem po te punojme te gjithe nga pak ne te mire te vendit tone mund te arrijme ti ndryshojme drejtimin.

  21. eagle says:

    Cfare mund te thuash.Analize madheshtore.

  22. SHQIPERIA E SHQIPTAREVE JO E SALI-llareve says:

    me shum se nje artikull mu duke mendimi i te gjithe ne , por qe fatkeqesisht spo gjejm akoma nje rrugezgjidhje , kshu eshte kur krijohen mijra parti dhe mijra levizje vec PER 3MILJON SHQIPTAR , kush e kush te vjedh i pari..

  23. Shpati says:

    z Lorenc bravo per shkrimin,por ne shqiperi duehet me qart dhe troc dhe me shpesh,Opozita me gjithe sejo mjaftushem vitet e fundit ka levizur disi.po aty nuk ka Drejtesi nuk ka prekurori nuk ka demokraci ka vetem ajduteri.

  24. bobi says:

    ky qenka vetet keq nga trute e kokes. i duket meqe rri me llumin vete gjithe kohes se edhe te tjeret jane llum. po nga i vjen githe kjo urrejtje dhe hidhesi kunder shqiptareve? nuk eshte e thene qe te kesh shume para duhet te kesh po aq virtyt, cdo njeri e ben vete zgjedhjen e tij. apo mos eshte si puna e dhelpres me rrushin e “papjekur”. ca gjera vangjelo nuk jane per te gjithe, edhe para(jsa) nuk eshte per te gjithe. sidomos ti me kete emer duhet te dish mire.

  25. Elzir BUSHATI says:

    Ne fakte ky eshte njeriu i ri vepra me e shkylqyer e partise qe u farketua per 50 vite dhe sot eshte ne lulzim te plote , i pa fe , i pa prone , i pa moral , hipokrite , hajne , servil , spiju , keto ishin veset qe imponoi komunizmi , me luften e klasave te tmerrshme duke ju mohuar te drejtat per shkollim femijve dhe niperve te shumices se popullsise dhe femijve te ajkes ne vecanti krijuan dhe intelektualin moster dhe sot kjo moster eshte e plote ne lulzim po ti shtojme dhe pasaniket post komunizem qe shumica jane femijet ish numeklatures komuniste dal taman zallumuhija e sotcme .

  26. Gjej_lumturine says:

    Po meqe Shqiperia te deshperon kaq shume,ik o zoti vangjeli,ik e gjej lumturine diku tjeter……bota eshte e madhe,djale i ri je, inteligjent je,pasaporte biometrike ke,edhe ndonje lek menjane do kesh vene qe kur ishe zedhenes i kryeministrit(Pandit),ik dhe lumturohu diku tjeter.Mua per vete vendi im nuk me deshperon,sado qe ka nje mije halle e probleme,perkundrazi ndjehem mjaft mire me gjithe familjen time,shume mire do thosha,jo se jam i pasur,apo kam lidhje me pushtetin etj etj por sepse une e dua vendin tim dhe jo sali berisha por as enver hoxha nuk do me bente te ndjehesha as i deshperuar as te flisja keq per te.Vendose shpirtin tend per pak kohe ne paqe e qetesi,mos mendo cdo dite per sali berishen & Co mos gjyko vetem zi sterre dhe do shohesh nje Shqiperi ndryshe nje Shqiperi normale,nje vend ku dhe lumturi mund te gjesh. HIQI SYZET LORENC…………

    1. gazi says:

      -me duket se duhet te heqesh ti syzet-ose te fshish ekranin e kompjuterit se ai nuk thot gje per Shqiperin por per njerezit
      pastaj sipas teje te gjith ata qe kan ikur e urrejne Shqiperine???
      mos ja vini ne diskutim njerezve dashurin per atdheun

  27. timo says:

    Sapunin e Rogozhinës këtu ku jam unë e blej shumë shtrejt i dashur Vangjeli,veç me një ndryshim të vogël ,e quajnë “SAPUN BIO”. Ata që munden i janë këthyer “Rogozhinës” sepse alergjia është bërë “modë”. “Rogozhinës” i janë këthyer jo vetëm në higjenë por edhe në ushqim. Ata që dinë,sigurisht kur munden, ushqehen me bukë të zezë me krunde e ,kur gjejnë, edhe me bukë misri ose perzierje të tyre sepse kolitet janë bërë” modë” etj,etj.

  28. Bashkimi says:

    Jam kunder komentit te z. Vangjeli…….. Shqiperia nuk eshte nje vend qe te deshperon, shoqeria shqiptare nuk eshte shoqeri hipokrite dhe e gjore……. Ne Shqiperi njerezit i shohin te gjitha, praktikisht te gjitha dhe jane ne gjendje te shohin edhe hipokrizine, edhe deshprimin dhe cdo gje tjeter. Eshte hipokrizi e vertete ose ‘problem’ shendetsor e artikullshkruesit qe ne Shqiperi shikon vetem ‘ngjyren’ e zeze !!! Keshilla ime miqesore per te eshte te shkoje te beje nje vizite tek okulisti qe ta ndihmoje ti shikoje gjithe ngjyrat e spektrit ne Shqiperi !

  29. flori says:

    Jam shume dakord me kete shkrim sepse eshte bere objekt bisede ne cdo familje apo shoqerie te integruar qe luftojne kete lloje mentaliteti qe ekziston. Ky lloj fenomeni ”shqiptarizem” eshte bere i perhapuar pothuajse me shume ne 80% te shqip dhe e keqja qendron se edhe brezat e rinj po infektohehen ne nje fare menyre dashur pa dashur,qe po iu inponohet nga shoqeria e eperditeshme. nuk mund te bejne dot dallimin se si te jesh i suksesshem. quhet arritje e madhe qe te jesh mashtues, hajdut e kriminel dhe duke mos kthyer kurre koken prapa. fatkesisht te paket jane ata qe kane nje vizion ne thellesi..

  30. ediruci says:

    Mos i botoni komentet e mija se u prishin konformitetit majtist-komuniso-ramist.

  31. muri says:

    E MO LORENC.. U HODHET TE GJITHE NE MBORJTJE TE TEZES SE XHAXHIT ENVER (ME FALNI XHAXHIT EDI) QE FAJIN E KA POPULLI??? ASHTU THA DHE SHOKU SALI DJE NE LIBRAZHD.. POPULLI TA RRISI VETE MIREQENIEN THA.. BRAVO. BRAVO.. O MERO BOTOJI A DEREZI MOS U BEJ DHE TI SI ATA TE SHEKULLIT

  32. denny says:

    O Lenco,
    hartimet i bën të bukura ti, edhe me içik seks se e ke fiksim, po shqiptaret ne 1990 ishin si qente qe lëshohen nga zinxhiri, të sapodalë nga burgu 46 vjeçar komunist dhe ashtu si proletarët nuk kishin asgjë për të humbur përveç prangave…Të gjithë analistët perendimore e kane justifikuar si diçka normale ate qe ti e quan “fenomeni Toni Montana” dhe fajin ia hodhen diktatures me te eger te lindjes komuniste. Mesa kuptoj une ti perpiqesh te ngresh problemin e mungeses se qytetarise demokratike ne Shqiperi, por duhet te kesh parasysh se demokracite perendimore jane 200 dhe jo 20 vjeçare…
    Fajin Shqiperise dhe shqiptareve ua kane klasa politike e korruptuar dhe udheheqesit despotike ku nuk perjashtohet as Edi, as Sala.

  33. skenderbeu says:

    Nuk mund te gjesh artikull me realistik deri me sot,eshte gjynah per ne por eshte mire ta dime te verteten se ndryshe nuk mund te korigjohesh,ky eshte shume i vlefshem sidomos per gazetaret dhe median tone qe jane “intelektuale” qe jo vetem nuk ndihmojne ne emancipimin perendimor te shoqerisr shqipetare por e acararojne dhe destabilizojne me shume ate duke qene shembull i regresivitetit tone kulturor me ne krye gazeten “TEMA”

    THANK YOU

  34. TEFTA ALIKAJ says:

    nje vend qe te deshperon

    dhe femine e frikeson

    plakun e shpartallon

    te riun jashte e dergon

    gruaja nga puna renkon

    dhe shqiperia 20 vjet qe loton

    1. turi says:

      mos u merzit se tash po te kalon….

  35. kaposhi says:

    “Ato nuk kanë mustaqe si nënat në atdhe dhe këmbët i kanë të lëmuara. Madje kanë edhe aroma trallisëse parfumesh, ndërsa ata kanë ende në veshë zhurmën e dushit me vajguri të ritualit të së shtunës kur laheshin me sapun të zi Rogozhine.

    skenderbeu thotë:
    26 Gusht, 2011 më 7:40 pm Nuk mund te gjesh artikull me realistik deri me sot,eshte gjynah per ne por eshte mire ta dime te verteten
    ..ky te thote qe duhet ti rruash mustaqet plakes o derbardhe…prandaj eshte artikell realist o lol..

  36. PERIKLIU says:

    po mire e ke vangjellis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje