Fundi i "forcës krijuese" në Tokë

25 Gusht 2011, 16:34Politika TEMA

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Apple ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

56-vjeçari, Stiv Xhobs, është parë si forcë krijuese që ndihmoi Apple-n të jetë njëra nga kompanitë më të suksesshme në botë.

Vite më parë, ai ka vuajtur nga kanceri në pankreas, ndërsa që nga janari ka qenë në pushim mjekësor, për shkaqe ende të pazbuluara.

Xhobs njoftoi për dorëheqjen e tij në një letër drejtuar Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Apple.

Ai shkroi: “Gjithmonë kam thënë se nëse vjen dita kur unë nuk mund t’i përmbush detyrat e mia si kryeshef ekzekutiv, do të jem i pari që do t’ju njoftoj. Fatkeqësisht, ajo ditë ka ardhur”.

Xhobs kërkoi që të lejohet për të shërbyer si kryetar i bordit, drejtor dhe punonjës i kompanisë Apple.

Ai po ashtu i rekomandoi kompanisë të emërojë Tim Kukun në postin e shefit ekzekutiv. Kuk, që është zyrtari më i lartë operativ në Apple, ka zëvendësuar Xhobsin gjatë mungesës së tij.

Analistët e sektorit të teknologjisë thonë se vizioni i Xhobsit ka qenë çelësi thelbësor për suksesin e kompanisë.

Ata thonë se Apple duhet t’i bindë investitorët dhe konsumatorët se kompania nuk ka nevojë për Xhobsin – që ishte forca prapa iMac-ut, iPod-it, iPhone-it dhe iPad-it – për të vazhduar futjen e produkteve të tjera të suksesshme.

Mark Njumën është analist i elektronikës së konsumit në firmën Sanford C. Bernstein në Hong Kong.

Mendoj se për një kohë afat-shkurtër, nuk është ndonjë ndryshim i madh. Është një ndjenjë negative, një faktor i frikës, sepse Stiv Xhobs, kohët e fundit, ka sjellë ndryshime masive. Por, megjithatë, mendoj se në një afat të shkurtër nuk është një ndryshim i madh. Apple ka një cikël të madh produktesh dhe të gjitha produktet e ardhshme tashmë janë projektuar”, thotë Njumën.

Por, investitorët e kanë trajtuar ndryshe largimin e tij. Pas publikimit të letrës së dorëheqjes, çmimi i aksioneve të Apple ka rënë për shtatë për qind në tregjet e mbarë botës.

Të shumtë janë ata që Xhobsin e kanë konsideruar si ikonë të industrisë së teknologjisë.

Shkrimtari britanik, Toni Parsons, tha se “Stiv Xhobs ishte Leonardo da Vinçi i epokës sonë”.

Erik Shmit, kreu i kërkimeve në internet i kompanisë Google, e ka quajtur Xhobsin “një nga udhëheqësit më të mëdhenj amerikanë”, duke thënë se ai ka kombinuar ndjenjën e artistit me vizionin e inxhinierit, për të ndërtuar një kompani të jashtëzakonshme”.

Një konsumator në kompaninë Apple, Kliv Ollkok, thotë:

Ai ka bërë një punë të madhe, duke e bërë Apple një kompani udhëheqëse. Kjo është një mburrje e madhe personalisht për të. Ai do të mbahet mend në botën e informatikës”.

Xhobs ka folur rrallë para publikut prejse është diagnostikuar me kancer. Por, ai ka folur gjerësisht për përvojën e tij me kancer gjatë fjalimit në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, në qershor të 2005-ës:
Të menduarit se do të jem i vdekur së shpejti, është mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë e që më ka ndihmuar të bëj zgjidhje të mëdha në jetë, sepse pothuajse çdo gjë – të gjitha pritjet, e gjithë krenaria, e gjitha frika e turpit ose e dështimit – duket e largët në prag të vdekjes”, pat thënë Xhobs.

Ai pat folur edhe për ndikimin filozofik të kancerit.

Askush nuk dëshiron të vdesë. As njerëzit që duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin. Por, megjithatë, vdekja është destinacioni i të gjithë neve. Askush nuk i ka ikur asaj”, ishte shprehur Xhobs./rel/

14 komente në “Fundi i “forcës krijuese” në Tokë”

  1. LexuesiTemes says:

    Gjigand!

    E shnderroi individin e tij ne Fenomen, dhe me pas do te jete nje Mit!

    Percaktime reale te bera per te; Da Vinci i koheve moderne.

    Menaxher i paperseritshem!

    1. Luan Kavaja says:

      Une mendoj se Sali shpellar, munde te beje nje pune me te madhe se Stiv Xhobs.

  2. Kkoli says:

    Respekt per te………………………….

  3. Andy says:

    Steve Jobs eshte nga ata njezer qe vine ne kete bote per te bere gjera te medha, nga ata njezer qe e shtyne njerezimin perpara me dekada, nga ata njezer qe e kane bere jeten tone me te lehte e me te bukur, por fatkeqsisht ne kete bote nuk lindin vetem Steve Jobs, lindin dhe monstra si Mubaraku, Gadafi, Asadi dhe qelbesira jone Sali Gerdeci

  4. gazi says:

    -ma merr mendja se te gjith ne ketu kemi I PHONE dhe MAC,hahaha

  5. Gazetari says:

    Hallall kombinimi, nga Gjinushi te Xhobs !

  6. kuksjani says:

    shof ca komentus ktu shum injoranta … po si nuk lat lajm pa e lidhur me saliun, juve edhe ne ne enderr ju del saliu
    toqa

    1. Agim says:

      Kuksian,
      Te gjithe shqiptaret jane te deformuar psiqikisht nga presioni i perditeshem 20-vjecar i shpellarit.
      Edhe ne ato momente kur je ngjizur ti o kuksian , yt ate ka qene duke pare fytyren e shpifur te Saliut dhe duke degjuar idiotesite e tij nga televizori…dhe mbas 9-muajsh u polle ti dhe per 20-vjet me rradhe u rrite dite per dite me Salen ne televizor. Tani je burre nga mosha..kurse nga trute (ti dhe te gjithe te tjeret ) te deformuar, perderisa pranojme monstren ne kurriz per njezet vjet me rradhe…prit-prit se nuk i duket fundi kerkund.

  7. Arsen says:

    Cdo vit nepermjet Steve Jobs, Apple ben prezantimin e produkteve te reja te vitit. Kush nuk i ka pare le te beje nje kerkim ne website-n e Apple. Mos humbni spektaklin.

    Jobs pervec kualiteteve si profesionist ka edhe kualitete te jashtezakonshme si njeri. Thjeshtesia, zgjuarsia dhe sensi i humorit te ketij njeriu jane leksione. Qe eshte Leonardo Davinci i kohes sone me duket thenia me e bukur per te. Jete te gjate ketij njeriu.

  8. alb says:

    sikur te kishte me shume njerez te zgjuar edhe te mire si ky ne bote kushedi se sa vite para do ishim.jam i sigurt do ishim si ne filamt me aliene gjysem zot.me njerez te tille shkenca ska fund ska semudnje qe nuk sherohet edhe plage nuk ka varferi luftra uri vrasje po vetem shkence ne univers po ce do qe jane te paket dhe do duhen vite te arrijme kete gje.

  9. Nje qytetare says:

    Eh, te shkretet ne. Shkon gjuha ku dhemb dhembi. Cfaredo qe te lexojme, prape te “ai burri” na vete mendja.

  10. geni.. says:

    po clidhje ka sala me stivin ………..

    1. shkodrani says:

      E vertete asnje lidhje.sali skizofreni eshte antiteza e steve jobs.ndersa steve eshte gjeniu I vertete I teknoligjise elektronike saliu eshte gjeniu I shkaterrimit te vendit tone te dashtun(jo vendi I tij).he si thua a nuk ngjasojne???

  11. Shqiptari says:

    Bota e Teknologjise nuk do te jete me njesoj pa Stiv Jobs.
    Shpresojme qe te mos e mundi semundja dhe te jete gjalle per te pare vepren e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje