Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përgatitur një raport me shkeljet dhe abuzimet e kryera gjatë tendereve për ndërtimin e rrugëve. Rasti më tipik është ai i rrugës së Arbrit, ku është zhvilluar tender për punime të cilat nuk ekzistojnë.
Kontrolli përfshin vetëm lotin e parë të kësaj rruge, i cili fillon nga Ura e Vashës deri në Bulqizë. Problemet në këtë segment kanë të bëjnë me zhvendosjen e linjës së tensionit 110 kv si dhe vendosjen dy tombinove (kulluese uji) në rrugë.
Në fakt, nga sa konstaton KLSH, në atë zonë nuk ka ekzistuar fare asnjë linjë tensioni 110 kv dhe tenderi prej 17 milionë lekë për kryerjen e këtyre punimeve është zhvilluar gabim, bën të ditur Shekulli.
“Në projektin e kësaj rruge (segmenti Ura e Vashës-Bulqizë) janë parashikuar punime për spostimin e linjës së tensionit të lartë 110 kv. Por, në fakt në këtë segment rrugor nuk ka linjë TL 110 kv për t`u spostuar, çka do të thotë se ky zë është preventivuar gabim, e për pasoje vlera e kontratës është rritur fiktivisht në shumën 17,552,266 lekë me t.v.sh”, – shpjegon KLSH.
Krahas kësaj, gjatë vendosjes së kullueseve të ujit, kompania projektuese ka bërë përllogaritje të gabuara, duke rritur artificialisht koston e ndërtimit të rrugës me rreth 155 milionë lekë.
Abuzime me qindra milionë të tjera duket se janë bërë edhe në rrugët e tjera, sipas raportit të KLSH-së.
Vidhni o shpellare vidhni e rrjepeni ket shtet, ju ka dhene leter te bardhe krye-shpellari, patrioti i madh Salram Berisha.
DONI TA MERRNI VESH KU JANE KETO PARA ???? PALLATE E VILA JANE BERE NE ZONAT BREGDETARE ,, LEKET TONA QE DUHET TE ISHIN BERE SPITALE E RRUGE ,,,, KETE ZYREN E KORUPTUAR KONTROLL I LARTE I SHTETIT SE MARRE VESH ?? ESHTE FARE KOLLAJ DUKE FILLUAR NGA QEVERITARET RROGAT JUA DI , TJU SEKUESTROJ PASURIT ,,, LLOGARIA BEHET FARE THJESHT TE ARDHURAT VJETORE CA KANE TEPER SEKUESTRIM ,,, POR ME NGJANE QE EDHE KETA JANE TE PERLYER
Ku jane shpellaret pse nuk flasin ne forum per kete vjedhje te “Sali Skenderbeut” te tyre por jo te Shqiperise.
Kontrollin e shtetit nuk edegjon kush . Nuk di ndonje ekzekutim vendimi te ketij forumi . Akziston ose jo eshte e njejta gje . Marrin roge nje tufe me specjaliste dhe puna e tyre shumezohet me zero . Te isha ne vend te tyre do dorhiqesha ne forme proteste . Ka shume organizma formale , por KLSH , ze vendin e pare . Ketyre specialisteve u shkoi jeta kot me kot . Vetem konstatojne dhe pedikojne ! Illo
si p sh ilir kafsha ka qyshe ka mbaruar shkollen deputete sa leke ka marr jane te gjitha te dokumentuara sa pasuri ka dhe ku i gjete ne baz te llogarive ato qe i takojne hallall te tjerate sekuestrim por nuke i interesone berishes se eshte vete qe i kan dal siper kokes dhe eshte mbytur ne korrupsione
OH SA E BUKUR NATYRA SHQIPETARE;POR QEVERRIA TY T’KA SHKATERRU FARE