Bluja e Margaret Thatcher-it dhe bluja e Xhelal Mziut

24 Gusht 2011, 21:06Politika TEMA

Nga Bledi Mane*

 

1. Relaks

Nga ballkoni i shtëpisë së tim vëllai këtu në Rethimno të Kretës ku po pushoj këtë fund gushti, çdo mëngjes (mesditë) kur çohem nga gjumi më shtrihet para syve horizonti ku treten mes tyre ngjyrat blu të këtij pellgu. Bluja e çelur e qiellit teksa puth lehtshëm blunë e detit Mesdhe, pikturojnë magjishëm të dyja eliksirin e parajsës dhe si në pikturat e impresionistit francez Claude Monet, relaksohesh i tëri e mbushesh me energjitë e nevojshme të ditës. Bluja është një nga ngjyrat më të privilegjuara që njerzimi ka zgjedhur të simbolizojë paqen, parajsën, gjumin, shpresën. Qysh nga Iliada e Homerit e simbolizmi i virgjëreshës Mari, bluja mbetet një nga ngjyrat më fisnike dhe misticizmi që i kanë veshur kësaj ngjyre, e bën më mistike dhe më të dashur përdorimin e saj.

Bluja i mungonte Shqipërisë prej dekadash. Të skuqur 46 vjet rresht nga regjimi Bolshevik, askund në vendin tonë nuk kishte mbetur ndonjë hapësirë ku mund të shihje pak blu të paqtë. Me përjashtim të brekëve të Pogradecit që i vishnim të bardha çdo të hënë dhe i zhvishnim të zverdhura çdo të dielë, ne ishim të lyer kokë e këmbë të kuq. Edhe trurin na e kishin shpëlarë në të kuqe dhe pavarësisht se jemi një vend mesdhetar, skuqnim më shumë se Kamboxhia a Laosi së bashku. Mbaj mend gjatë fushatës elektorale të marsit 1992 një poster të paparë të Partisë Demokratike. Mes një lëndine me lule pranvere, një vajzë adoleshente vraponte shkujdesur dhe në sfond një qiell blu i pikturuar si me dorë. Një qiell blu, i cili kur e shikoje të mbushte mushkëritë me oksigjen dhe si të ishte dizajnuar në 3D, posteri dukej sikur të merrte për dore e të çonte pa kuptuar drejt fitores (parajsës) së opozitës së atëhershme.

Bluja na mungonte ne shqiptarëve ashtu si liria, ushqimet e përditshme dhe uji i pijshëm. Bluja mungonte që nga mentaliteti i byroistëve e deri tek tablotë e piktorëve, mungonte që nga fustanet e vajzave e deri te lodrat e fëmijëve. Megjithëse lagemi nga dy dete, bluja ishte e paprekshme nga të gjithë, ishte e ndaluar sikur të na ndillte drejt thellësive të saj, ku po të zhyteshim do të zbulonim se e kuqja që e mbanim edhe në qafë si shall pionieri, po na asfiksonte pak nga pak çdo ditë.

Mentalisht, artistikisht dhe politikisht, bluja çliron ndjesinë e largësisë, distancës dhe prespektivës. E përzgjedhur nga konservatorët si ngjyra simbol e tyre, blunë e përdorin edhe si imponim për t’u treguar njerzve se me trashëgimi, merita, punë dhe sakrifica, mundet që një ditë nëpër venat e tua të qarkullojë i famshmi gjak blu dhe veten ta ndjesh si personazh në romanin e famshëm “Helena” të shkrimtares anglo-irlandeze Maria Edgeworth.

Të mahnitur nga bluja qe prekëm me dorë pas viteve ’90, ne shqiptarët u lëshuam si skllevërit e ç’zinxhirosur dhe ia përpimë nektarin kësaj ngjyre fisnike. Detet i dhjemë me jashtëqitje dhe ndërtimet halabake pa leje, kurorën e gjelbërt pishave ua premë, plehrat i derdhëm mes ujit dhe nga blu, Adriatiku dhe Joni u konvertuan në këneta gjigande malarjesh. Ohrin, Lurën, Prespat, liqenin e Shkodrës, i zvenitëm dhe bashkë me ujërat e zeza, ua tronditëm dhe ritmin e dallgëve me tritolin që vramë peshqit dhe tektonikën shekullore të tyre. Lumenjtë anembanë vendit i shurrosëm si Lana mes Tirane, ndërsa oazeve të Komanit dhe Fierzës mbi Drin ua shpartalluam portat e i lëshuam si kuçedra mbi njerzit tanë, duke ua shkatërruar shtëpi e katandi 3-4 herë në vit.

 

2. Viçidolsi me gjak blu

 

I dëshiruar dhe i frymëzuar do të ketë qenë dhe grafisti i njohur shqiptar, i ndjeri Bujar Marika kur dizajnonte flamurin dhe logon e opozitës së parë shqiptare të vitit 1991. Nuk do ta ketë kursyer talentin dhe fantazinë zoti Marikaj dhe tek ngjyente penelin në bojën blu, mbushej me lirinë e munguar, siç mbusheshin gjithë bashkëatdhetarët e tij. Por, vetëm 3 vjet më pas bluja e flamurit të Partisë Demokratike filloi të ndotej. U bë paksa pis bluja e PD-së, porsi fletoret me njolla vaji të Henri Çilit në shkollën fillore të Labinot Fushës. Në nëntorin e 1994-ës, kur Berisha president kërkonte të kushtetueshmëronte Shqipërinë si Abdulla Salehi i Jemenit, e ndoti atë blunë e paqtë që e adhuronim të gjithë. Në vend të pastronte njollat e para vetëm 24 muaj më pas në maj të 1996, i njëjti president me katrahurën e zgjedhjeve parlamentare volli ndyrshëm mbi atë flamur. Tashmë flamuri simbol antikomunist i së djathtës shqiptare jo vetëm po ndotej, por filloi edhe të grisej me pragluftën civile të 1997-ës. Në shtator të 1998-ës flamurin qe rrinte i turpëruar në opozitë e shpuan me plumbat e Azem Hajdarit dhe nuk e prehën në paqe poshtë varrit, siç e do tradita, por e përplasnin mes dhimbjes dhe turpit në dyert e kryeministrisë, si për ti thënë Fatos Nanos që të largohej disa ditë drejt Maqedonisë sa të qetësohej situata. Edhe kur Ilir Meta ia vidhte votat së djathtës shqiptare me Dushkun e famshëm të 2001, flamuri blu i lodhur e i përçunduar strukej nën sqetullën leshverdhë të ndonjë militanti nga Bathorja e nuk ngrinte krye. I kalbur mes mykut dhe mizerjes së magazinave të PD-së, flamuri (jo Noka) më i parë i lirisë dhe kapitalizmit u valëvit sërish krenar e i bukur në korrikun e 2005-ës. Në duart e KOP-istave të rinj të sjellë si Mesia prej Argitës, flamuri blu udhëhoqi plot hijeshi ashtu siç e endërronim të gjithë, por jo gjatë, deri në mars të 2008. Flaka e Gërdecit e skuqi dhe e përcëlloi, e gjakosi dhe e plagosi, e nuk valëvitet më nëpër beteja krenar si dikur. Qysh atëhere, këtë flamur e përdorin si letër amballazhi për vjedhje dhe vrasje Lul Basha, gardistët republikanë, Namiku a kunetërit e Majlinda Bregut. Me këtë flamur, sa herë që vjen në Tiranë fshin bythën ortodoksi serbo bosnjak Fazlliç, të persekutuarit e vërtetë politikë nuk kanë shans as ta prekin, as ta arrnojnë, ndërsa shokët e Zenit fshijnë qurret sa herë teshtijnë nga ndonjë virus i çuditshëm. Bluja e bukur e dikurshme po i zvenitet dhe njerëz që nuk kanë aspak lidhje me të djathtën fisnike  e shpërdorojnë keqas sa herë që u nevojitet. Këtë flamur më tepër e përdor si facoletë Arben Ristani, si çarçaf e përdor Sashenka dhe Toma, si lines Monika Kryemadhi, si tanga Albana Vokshi,  derisa ta nxjerrin jashtë përdorimit. Bluja nuk është më feksëse dhe verbuese si më 1992-shin, por bajate dhe e pështirë. Kam frikë se ndoshta pas pak kohe, ashtu siç turpëruan dhe përdhunuan blunë dhe flamurin antikominist të së djathtës, do i vërsulen flamurit kombëtar. Do e ndotin, do e grisin, do e dhjesin porsi brekët qe mbante veshur në ’50 në Viçidol aristokrati me gjak blu, Saliu i Ram dhe Sheqere Berishës.

 

*facebook.com/bledi.mane

51 komente në “Bluja e Margaret Thatcher-it dhe bluja e Xhelal Mziut”

  1. Lir Koka says:

    O Bled, me mire te lexoj shkrimet e tua brilante, se pordhet e qelbura dhe servile te debil analisteve Cili and Co.
    Vazhdo o yll i ri i penes, o frasherlliu i ri e modern.

    1. CFURKU says:

      BUKUR, ME PELQEN AJO PUNA E BREKEVE TE SALES – BREKE TE KAFENJTA – SE SHOKET E KLASES THONE SE LAHEJ NJE HERE NE MUAJ. ARISTOKRAT ME GJAK BLU E ORIGJINE NGA FISI I MAJMUNEVE NE VICIDOLBURG.

      1. hasan says:

        Demokracia eshte e mire,por ne Shqiperin erdhi nga rruge e gabuar.Nuk duhej te kalonte nga Vuçidoli.

        1. Vlora says:

          flm.o Bledi qe nuk e le Meron vetem ne keto dite te qelbura qe po kalojme,,,,te goditura si gjithmon shkrimet e tua…po me ate moniken i ke rene ne te ….tamam aty posht e ka vene PD do ta perdori si lines, per sa koh ti duhet dhe pastaj do ta hedhi……ha ha ha

    2. Fitorja e Jone says:

      Edi Rama lexoje kete shkrim dhe merr mesime burrerie nga ky trim Shqiperie!
      Faleminderit vella.
      Sot me riktheve besimin se ky vend ka burra qe ashtu si shqiponjat fluturojn mbi lartesit e majave ku mediokriteti nuk mberrin dhe mbi shpella ku rriten e marrin jete shpellaret e shtetit tone.
      Faleminderit per kete perlotje burrash qe me solle.

      1. fieraku says:

        Fitore, kete qe po ben Bledi tani, Edi Rama e ka bere qe ne ’93. Nuk ka nevoje ai per mesime burrerie se e ka treguar atehere dhe po e tregon edhe tani, qe i jane vene kunder te gjithe, nga Milloshi deri te Sala.
        Ne, mund te rrime e te shohim televizor, te vemi ne proteste kur kemi kohe te lire, te ikim me pushime, kurse Rama duhet te vazhdoj t’i jap kazmes, pa pushim, a thua se e ka zene halli. Hallin e vertete e kemi ne, populli i thjeshte, nderkohe jemi ne qe perpiqemi me pak, duke pritur t’i zgjidhi gjerat Edi Rama.

      2. xhoni says:

        Edi Rama u ka dhene leksione burrerie e trimerie te gjitheve qe me 1990-ten dhe nuk ka nevoje t’a mesoje Blendi!!!Ti me injorance apo dashakeqesi kerkon t’i futesh ne armiqesi Edin dhe perkrahesit e tij me Bledin dhe perkrahesit e tij,qe sot per sot jane te njejte per te dy!!!ARMIKU I PERBASHKET I GJITHE SHQIPTAREVE SOT ESHTE SALI BERISHA,PRANDAJ TE GJITHA ARMET DUHET T’I DREJTOHEN ATIJ!!!Sa i perket Edi Rames,fakti,qe Berisha dhe zagaret e tij po i drejtojne vetem atij AKUZAT ME MONSTRUOZE,njelloj si pas zgjedhjeve te 2009-tes,kur ju TURREN:JEP DOREHEQJE SE HUMBE!!!!Haaa!!E njejta STRATEGJI!!Te njejtet njerez!!I njejte QELLIMI OGURZI!!!Detyra e njerezve te MENCUR,IDEALISTE,DEMOKRATE DHE PROGRESISTE duhet te jete vetem nje:TE BASHKOHEMI NE NJE ZE KUNDER ARMIKUT NR.1 TE SHQIPTAREVE,SALI BERISHES!!!

        1. Fitorja e Jone says:

          Kur nje njeri e vjedhin fajsohet hajduti.
          Kur hajduti gjendet hajduti denohet.
          Po kur viktima ka frik hajdutin mbyll gojen.
          Ma thoni ku eshte trimeria e viktimies ketu?
          Ne fund te fundit Edi Rama ate detyr e ka marre dhe sia kan dhene me zor.
          Ne duam qe ne mos halleve tona, votat tona qe i hodhem per te, ti dal zot dhe jo te fshihet.!
          Faleminderit

        2. Fitorja e Jone says:

          Kur nje njeri e vjedhin fajsohet hajduti.
          Kur hajduti gjendet hajduti denohet.
          Po kur viktima ka frik hajdutin mbyll gojen.
          Ma thoni ku eshte trimeria e viktimies ketu?
          Ne fund te fundit Edi Rama ate detyr e ka marre dhe sia kan dhene me zor.
          Ne duam qe ne mos halleve tona, votave tona qe i hodhem per te, ti dal zot dhe jo te fshihet.!
          Faleminderit

    3. jimy says:

      Bledi. sic e ke zemren mire e me mire ja kalfshe ne jeten tende te perditeshme . me rrespekte nga nje miku juaje . . .nga . .ZEJLANDA E RE

      1. jimy says:

        Ja [ kalofshe ] .me falni per gabimin ortografike

  2. nje historian says:

    Thelle ke hyre o Mane.Nuk e ka fajin ngjyra,or jo.Fajin e na zgjyra.Shqiptari nuk e ka huajtur te kuqen,por e ka dashur aq sa edhe blune qe pershkruan zotrote.Flamurin e pare shqiptari autokton e beri te kuq dhe me ate ka care ne luftrat legjendare per te ruajtur vehten dhe kombin ne shekuj.Veshtire o Mane te gjesh ndonje trendafil blu,me gjithse kisha deshire ta shikoja,por me tepr gjen te kuq,te berdhe,te verdhe ose te perziere.Kjo nuk do te thote se nuk duhet ti ndjesh eren trendafilit .Por po e leve me m…,ashtu si shpreheni ju edhe ai mer ere te keqe.Hamendesite tuaj te kesaj kadegorie jane donkishoteske.Letersia i pranon edhe te tilla “shakara”.Te lumte ,per frymezimin qe te karakterizon dhe nuk na ben per te qeshur…Problemi sot nuk eshte tek ngjyra,por tek zgjyra qe nuk po e pastrojme dot.Besoj mbetemi te qarte i dashur Mane.Faleminderit.

  3. arber says:

    po me mire komiciteti sesa serioziteti fallco i pseudointelektualeve qe shesin bythen per nje vend pune per vete dhe femijet…jemi vend bananesh dhe duhet trajtuar si e tille. bravo

  4. nela says:

    Dhe po te mos e kishte vene emrin do e kuptoja qe shkrimi qe i Bledi Manes. Relaksues dhe me humor po njekohesisht te ben te kesh fantazine e nje femije dhe te behesh i fuqishem e i padukshem e te zhdukesh te gjithe racen e shpellareve hajduteve, vrasesve dhe atdheshitesve.

    ps. u shkriva fare me ato fletoret me njolla vaji të Henri Çilit në shkollën fillore të Labinot Fushës.

    1. Nje qytetare says:

      Fiks, edhe une. Edhe pa emer duket qe ka doren e Manes. Kjo e fletoreve ishte e papare. ?

      1. labinotsi says:

        tek emri i Henri Cilit ka nje gabim. Nuk shkon shume fletore me njolla vaji me emrin Henri por me emrin e vertete Hekuran

  5. koli says:

    rrofsh bledi, je pene e arte.

  6. gazi says:

    –Bledi te pergezoj
    meeru me shum me keto artikuj ngjyre “blu” se te kan lezet–po dhe ne na freskon cik mendjen.

  7. Lenka says:

    Fazllici eshte serbo-boshnjak ore Blendi, por nuk eshte kurre orthodhoks. Ashtu si edhe ti qe mbiemrin e ke Mane, por nuk je mysliman. Te ishte orthodhoks nuk ishte Fazllici qe njohim e nuk kishte pune me Argiten e kompani.
    Kaq si verejtje.
    Por si gjithmone shkrimi ishe i papare. Mos na ler pa keto shkrime.

    1. Noni says:

      Lenke Bledi Mane eshte myslyman,te siguroj per kete…

  8. Savo Dukati! says:

    Kujt të lutem të lutemi të mos vdesin kurrë disa pena të arta, të cilat kanë shpërthyer sidomos mbas konsolidimit të tiranis së pushteti komit , i cili realizoi puçin e pastër të shtetit me votat e vjedhura.
    Pena e Mero Bazes, Anila Bashës, Mimoza Dervisht dhe të Blendi Manes, janë një stunam i cili ka shpërthyer dhe dëshirojmë të mos ndalet deri sa të rrëzohet neo diktatura komuniste dhe të fitoi pushteti i shtetit të së drejtës.Amen!

  9. Afërdita Kusi says:

    Kjo eshte per te qeshur dhe per te qarë.

  10. Brazili says:

    Ke nje stil shume te kendshem te shkruari.Je shume ndryshe nga te tjeret.Bravo Bledo

  11. vlora 1 says:

    hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaa gjaku blu i te birit te Sheqeres dhe Ram Birishes nga Vicidoli hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  12. altini007 says:

    bravo Bledi !
    te lexoj me kenaqesi te veçante

  13. I zhgenjyeri says:

    Mua Ciljeta si me blu me duket….

  14. Agim says:

    Bledi ju pershendes dhe ju faleminderit .
    Kam deshire te sjell mbylljen e shkrimit te juaj:
    “Bluja nuk është më feksëse dhe verbuese si më 1992-shin, por bajate dhe e pështirë. Kam frikë se ndoshta pas pak kohe, ashtu siç turpëruan dhe përdhunuan blunë dhe flamurin antikominist të së djathtës, do i vërsulen flamurit kombëtar. Do e ndotin, do e grisin, do e dhjesin porsi brekët qe mbante veshur në ’50 në Viçidol aristokrati me gjak blu, Saliu i Ram Berishes ( ish karrocieri i kooperatives dhe njekohesisht hoxhe ne ilegalitet ) dhe i Sheqere Berishës.

  15. Rilind says:

    Si u be kjo pune: hidh Mero nga nje ane e prit Bledi Mane nga ana tjeter. Po e e cmendin Saline e shkrete me shume se c’eshte i cmendur keta te dy !!! Pale edhe ajo Mimoza Dervishi me ate shkrimin e saj te djeshem. Po behen si 3 moskotieret keta.

  16. rikujtim says:

    Detet i dhjemë me jashtëqitje dhe ndërtimet halabake pa leje, kurorën e gjelbërt pishave ua premë, plehrat i derdhëm mes ujit dhe nga blu, Adriatiku dhe Joni u konvertuan në këneta gjigande malarjesh. Ohrin, Lurën, Prespat, liqenin e Shkodrës, i zvenitëm dhe bashkë me ujërat e zeza, ua tronditëm dhe ritmin e dallgëve me tritolin që vramë peshqit dhe tektonikën shekullore të tyre. Lumenjtë anembanë vendit i shurrosëm si Lana mes Tirane, ndërsa oazeve të Komanit dhe Fierzës mbi Drin ua shpartalluam portat e i lëshuam si kuçedra mbi njerzit tanë, duke ua shkatërruar shtëpi e katandi 3-4 herë në vit.
    Me vjen mire qe i ke permendur keto ne kete shkrim, por duhet permendur gjithashtu ( sepse shqiptaret e duan drejtperdrejte) qe te gjitha keto u ndertuan ne kohen e “te ndjerit”. Pavarsisht gabimeve qe beri keto nuk ia mohojme dot sepse nuk i trashegoi nga lufta as u ndihmua nga te huajt. Besoj se me kupton me kete, po ashtu e di qe shume do me quajne komunist, po s’ka problem.

  17. rikujtim says:

    Bledi, kjo eshte big. Bravo.

  18. Incest Vucidoli says:

    breket e kavalierit vicidolit duhej shkruar …aristokrat me dhembe te krimbur dhe te qethme sikur i shkurton floket me dinamit!!!! aristokrati i Ram malokut dhe Sheqere leshperpjetes….aristokrat nga familje incesti…

  19. Luan Kolonja says:

    Shkrim artistikisht perfekt, simbolike e fuqishme, fatekeqesisht i varfer dhe parodoksal ne ide e mesazhe qe ai percjell.
    Komenti im :Vini re;
    Autori i referohet ngjyres blu si simbolike e fuqishme e “Gjakut Blu” personifikim i ajkes rracore te nje shoqerie apo kombi. Nepermjet flamurit blu te PD, autori aludon per Berishen dhe origjinen e tij.
    Paradoksi i pare: Zoti Mane nuk pronon qe Berisha te jete me gjak blu, pasi eshte i biri i Rames dhe Sheqeres nga fshati i larget i Tropojes. Natyreshem lind pyetja: nga eshte vete Bledi dhe cfare ngjyre gjaku ka ai ne dejet e tij ? Do te pranonim pa ekuivok kete natyre shkrimi nese Blendi do te kishte vete nje gjak blu dhe do te isht pinjoll i ndonje dere te madhe… Sigurisht qe kjo eshte nje pytje provokative, por kur e fillon vete subjektin duhet te mendosh qe pytje te tilla do te keshe, ndryshe mos i hap keto letra. Sidoqofte, do te ishte me mire qe Bledi te shruante dicka pikerisht per kete Gjakun Blu Shiptar. Ne stilin e tij qe e ka mjafte te perpunuar, me siguri do te sillte dicka interesante. Por do ti lutesha atij te mos na nxirrte pa gjak fare ne Shqiptareve, sigurisht nese ai ka gjak shqiptar vete..
    Paradoksi i dyte: Ne simboliken e Binjakezimit te Flamurit te PD dhe te liderit te saj Sali Berisha, z.Bledi ben dy pohime te guximeshme: se pari, Sali Berisha qe ai qe krijoi kete flamur, e ngriti e valeviti ate me lavdi deri ne rrezimin e flamurit kuq komunist, dhe qe vazhdon ta valvise edhe sot, por ky flamur na paska ndryshuar ngjyre dhe qenka perdhosur….Natyrshem lind pyetja: a eshte Sali Berisha krijues i ketij flamuri, nese po, a duhet te kete ai atribute dhe merita per kete? Nese Saliu e ka perdhosur kete flamur, ai paska bere kete tek nje objekt i tij personal… Nese po, kjo do te ishte puna e biznesi i tij… kot fare. Apo thjeshte, Saliu ia ka vjedhur kete flamur dikujt dhe me te pa drejte e ka perdorur ate, dhe ndoshta ky dikushi mund te jete Edi Rama i Kristaqit me gjak Kuq-Blu-Kuq i cili tani don flamurin ti kthehet atij.
    Paradoksi i trete: Meqe ky flamur qenkerka ndotur, grisur e perdorur nga shume vete deri tek sllavo-greku-ortodoks, pyetja e pare qe lind natyreshem per zotin Bledi eshte: cfare besimi fetar paka Saliu apo ai eshte i pa fe pa din a pa imom. Pyetja e dyte, po zoti Bledi cfare feje ka ai vete dhe nese i eshte dhene rasti ta perdhose dhe ai kete flamur dhe si ka bere ai vete? Mos ndoshta i ka mbetur merak qe se beri dot. Populli thote, se qeni gjithmone shkon te urinoje tek lulet me te bukura. Edhe kjo kot fare.
    Paradoksi i fundit: Shpresoj qe lexuesi te jete ne gjendje te kuptoje keto blasfemi te autorit te shkrimit, ku ai eshte duke qendruar ne ballkonin e shtepise se vellait tij (jo shtepia e tij) ne parajsen e eliksirit blu te detit Grek, te ketij mengjesi (dreke) duke menduar dhe shkruar ne shqip per fatet e flamureve dhe ngjyrat e tyre ne nje vend qe quhet Shqiperi. Shkruhet bukur kur je jashte ketij vendi per kete vend. Krejt se koti edhe kjo.

  20. raimondi says:

    Jo mor jo , ja fut kot Blendi , Flamuri i PD-se ka vetem nje te mete esenciale per shkak t e politkes pro greke qe ben Sala,
    flamuri i PD-se ngjan si nje zgjatim i flamurit grek qe duket is breke plazhi —Mirpo ket nuk e thua ti o Blendo, se ke sindromen e Edushkes……. dhe po si Edushka ti i perkrah ato vepriemt pro greke dhe anti shqiptare te Sales —

    ———-Ti ore mik je pjese e fatkeqsise qe ka pllakosur kryesine e PS-se ——por natyrisht ti je i pademshem…
    … por nuk je as i dobishem ama….

  21. vjosa says:

    Te pershendes zoti Mane per shkrimin qe ke ber Dikur ne vitet 92 —98 arza qe e pickonte keq shokun SALI ishte vetem zoti JUPE Tani jeni ber 4 SHepresoi per nje kohe te shkuter te beheni dhe me shume te zhdukeni kte faren e keqe i cili eshte e keqia me madhe qe historia e shqiperis njeh deri me sote

  22. jodashakeqi says:

    Ah te mjeret ne,kaluan 20 vjet e nuk kemi marre vesh asgje.Tregojne per nje prift ne Shkoder ne fundin e vite 40 qe kur i komunikuan denimin me vdekje po buzeqeshte.Gjykatesi komunist e pyeti se perse po qesh.Prifti i pergjigjet:”Po imagjinoj se si ka me u qelbe Shqipnia kur t’ikni ju”.Kjo eshte profecia s’e kemi marre vesh akoma e qe nuk duam e nuk duam ta marrim vesh.As Bledi nuk don qe ta merri vesh se i ka mbete ora te Sala e don ti mbushi mendjen miletit se po te iki Sala punet do te na i rregullojene Edi me Gramozin e me djemkat e skretarev te pare te PPSH.Kjo qe na servire Bledi eshte lufte brenda llojit se si Sala siEdi e kompani nje “fare” jane,fara e keqe e komunizmit,edhe Bledi bashke me ta.

  23. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

    Bledi,
    Kur shoh nje artikull nga ty, te tjeret bien automatikisht ne radhen time te preferences.
    Nuk ka nevoje per lajka dhe elozhe, se besoj se ne frazen e pare ti kam thene te gjitha.
    Nese te bie rruga ketej nga Veriu (jo krahina e brekepalarit me gjak te mavinjte) i Evropes, do ishte kenaqesi te te kishim ne krye te tavolines.

  24. besa says:

    Vazhdo pushimet Bledi.

  25. vjollca kasi says:

    o bled je i papare te lumte ajo dore se e ke qare. me behet qejfi q eedhe sot ne kete kohe ka ne shqiperi te rinj qe e zhveshin lakuriq salen , blune e tij.edhe pd e vicidollit te falenderojme se po na kenaq cdo here me keto shkrime

  26. Ana says:

    VLERESOHESH ME CMIM!!!! URIME!!!!

  27. fush-milot says:

    E PA BESUESHME,POR JA QE KA,YJE QE PENEN E PERDORIN PER TE DEMASKUAR
    ME GUXIM DHE PA JU DRIDHUR QERPIKU KETE QERRE TE SHKATERRUAR TE PUSHTETIT
    QE SKA PER TE SHKUAR KURRE NE DESTINACIONIN QE I DHA POPULLI BRAVOOOOOOOOOOOO.

  28. shpellarofagos says:

    Bledi Mane, je figure e madhe e opozites shqipetare!!!

  29. tafuti says:

    Te gjithe lavderojne Blendi Manen per frymezimin qe e shtyn te shkruaje dhe harrojne personazhin Nr. 1,pa te cilin nuk do te kishte fare as Blendi Mane e as Mero Baze.Dhe ky eshte d.v. Sali Viçidolsi,nga Shen Viçidoli i Malcis tone kreshnike,burime i frymezimeve,muza e shkrimeve,ajka e idiotit shqiptar!

  30. tafuti says:

    Urraaaaa! Rrnofte Salih Berisha. Mirnjohje profesar-doktarr Berishs! Rrnofte ura Buns!
    Kjofte perjete Shkodra djep kulturet !
    Pse keni rene kaq poshte,oooo shkodrane?

    1. u says:

      o elzir autoru po thote qe ne mezi e prit ate blun qe po hiqte ate te kuqen qe kish bere krime pafund, pas kesaj po thote qe ajo bluja po behet prap si e kuqja.

      ps: mos harro as krimet e pushtetit qe po ju behen tani se komunzmit nuk besoj se ka shqipetar qe i harron krimet

    2. anticensurë says:

      eli ke të drejtë për ato që thua!saliu k bërë më pak krime se enveri!
      kështu që është më i mirë!ke të drejtë ne duhet ta mbajmë dhe bile të brohorasim gjith kohën RROFTË SALI BERISHA KRIMINELI QË I KA BËRË DËM SHQIPËRISË MË PAK SE ENVERI!
      ti ke një llogjikë fantastike!mendimi tënd që plumbi i lyer me sheqer është më i mirë se plumbi i lyer me helm është për tu marrë shëmbull!
      ta kam thënë gjithnjë mor debil!
      diktatura është diktaturë!vret një më shumë a një më pak nuk ka rëndësi!rëndësi ka që vret!!!!!!
      krimineli është kriminel vetëm mbiemri i mungon!i madh ose i vogël!
      ne nuk duam diktaturë nuk duam kriminelë të na drejtojnë, dhe jo si thua ti:diktaturë të butë dhe kriminel të vogël!
      shko mor debil harxhon njeriu kohën me trungun që ke mbi shpatulla!
      koka tënde ka vetëm dy funksione!
      I-të ndajë veshët nga njëri tjetri.
      II-për të mbajtur gjallë jashtqitjen!

  31. xhorxhi says:

    Hahaa..bukur B.Mane .Nji shkrim brilant . Ironi puro e fort ,qe si nji lopat i hedh plerat atje ku ato meritojn te jene .Nji qendrim kritik mjat korrekt vs Realitetit (qe cirret ,qe dikush ti vije ne ndihme ) e tregon talentin e intelektin e shqiptarve ,e te qenit KTU …ne kte Bote ….kur duam ,me kembe ne toke si cdo komb i civilizuar ,e te reagojme fort ne vend qe te kapitullojme e te shofim sesi nji grup njerezish te eger shpartallojne nji komb te tere , pasojat e te cilit i paguajn gjenerata te tera .Nji shkrim Klas pergezime.

  32. shkodrani says:

    Ke kene edhe je i madh o z.Mane….ku mundesh me ndejt pa e lexu kete shkrim kaq me vlere dhe me humor te thelle(ça me vjen keq qe nuk je shkodrane),por ke harru me fute edhe A.Hoxhen me ate surrate te palame ,bashke me zagaret servile te klanit…..Sa i madh je,ça kam qef me i kape ne dore disa gazetare qe me hiqen si te mençem.Rri e ruj pernate ndonji analize qe del nga dora e jote edhe e z.Mero

  33. nga deti kuq e zi says:

    blu i gjithe shkrimi yt ! perfekt.

  34. karaduzi says:

    Megjithate saliu nuki lexon komentet tona,ne mbetemi nje rreth vicioz jo per fajin tone apo te gazetes por te kultures militante e,te besnikerise ndaj liderve dhe jo ndaj se vertetes ,ne kete vend apatia eshte rreziku me i madh,te gjithe shajne flasin dhe e kerkojne ndryshimin nga te tjeret,kur te na dale gjumi do te jete shume von.

  35. argjiro says:

    O Bledi kam njohur ca nga ata qe kane zbritur keto vite nga malet .Dhe jane rregulluar goxha mire .Pune e tyre se si jane rregulluar .Po te vjen te shqyhesh gazit kur thone qe jane te djathte kur para 15 vjetesh shkulnin lisa ne kooperative ose kullotnin lopet ne mal .Po besoj se kete te djathte e dine sikur jane vendrt e autobuzit ose qe mbajne canten me doren e djathte ose qe flene ne anen e djathte te krevatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje