Shqipëria në flakë, shteti kërkon që përgjegjësit të paguajnë zjarrëfikësen

24 Gusht 2011, 19:36Politika TEMA

Zona të shumta të vendit, nga veriu në jug, prej ditësh ndodhen mes flakëve. Mësohet se deri më tani janë djegur 1300 hektarë pyjë, ndërsa jeta e shumë personave është vënë në rrezik.

Shumica e zjarreve duket se janë të qëllimshëm. Deri më tani, policia ka arrestuar shumë pak prej përgjegjësve të këtyre zjarreve.

Por, çudia më e madhe vjen nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në vend, Dilaver Laçi.

Ky i fundit e injoron faktin se këta zjarrëvënës duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe thotë se ata duhet të paguajnë shërbimin e zjarrëfikësve për të shuajtur zjarrin, si dhe koston financiare të dëmeve të shkatuara nga zjarri.

Siç duket, për shtetin më shumë rëndësi paska fakti se po harxhoojnë disa para për fikjen e zjarrit, se sa shkatërrimi i hektarëve të tërë me pyje dhe vënia në rrezik e jetëve të njerëzve.

8 komente në “Shqipëria në flakë, shteti kërkon që përgjegjësit të paguajnë zjarrëfikësen”

  1. ai says:

    Pse ka shtet në shqipëri?!!

  2. agbi... says:

    me nje fjale , po nuk paguan zjarrvensit sherbimin e zjarrfikseve ato sdo te ndizen fare , sipas Dilos .

  3. shqiptar says:

    u shemtua shqiperia komplet pa pyje vendi gri edhe i verdhe plehra vape e paduyrushme pluhur pasterti pa uje etj etj.nuk jetohet me atje.

    1. gazi says:

      -hahaha…sa ironike ta degjosh nga ty me nikun shqiptar

  4. Iliri says:

    Po çfar mos te digjet shqipnia ,zjarrin ja ka bo smunie te gjithve, pirromani me simpatik SHQIPTAR Dem dollapi.

  5. shqiptar says:

    pse ti gaz a je kinez apo grekofon.si do rregjistrohesh.nuk edi po ne qofte se nuk je shqiptar cfare kerkon ne kete gazete shqiptare shko e futu ne gazetat e origjines tende.

  6. enh says:

    cshtet eshte ky,qe ska fonde per gjera te parashikuara,cmund te ndodhi aty ne rast se ndodh,ndonje termet i forte apo ndonje incident atomik me kaq flota ushtarake qe jane ne mesdhe,perendia te na ndihmoje.

  7. Shefqet Cela says:

    Me falni dy pyetje:
    1. Do te paguje demin e pyllit qe u pervelua?
    2. Apo do paguaje “punen” e zjarrfikseve,qe nuk shuajne gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje